Faqja kryesore
     Kur'an
     Kuran shqip
     Radijo islame
     5 Kushte te fejes
     Dowloads
     Falja e Namazit
     Libra
     Dr. Shefqet Krasniqi 1
     Bekir Halimi 1
     Dr. Zekerija Bajram
     Sadulla Bajrami
     Filma islam
     Contact
     MILIONERI
     Kamata
     Shkenc
     => ETAPAT EMBRIOLOGJIKE
     => ISLAMI DHE SHKENCA
     => Argumentet në dete dhe oqeane
     => Rreth qendrave nervore në lëkurë dhe përshkrimit të tyre Kur'anor
     => TË DHËNA NATYRORE DHE GJEOGRAFIKE
     => Etapa e krijimit të njeriut I
     => Etapa e krijimit të njeriut II
     => ZBULIMEVE SHKENCORE DHE AJETEVE KUR'ANORE
     => KODRAT
     => Pershkrimi i krijimit të njeriut
     => Rreth thënjeve të prof.
     => Shfaqja e sëmundjeve dhe epidemive me paraqitjen e amoralitetit
     => TË VËRTETA ASTRONOMIKE
     => THELLËSITË DETARE DHE OQEANIKE
     islam video
     Libra islam
     40 Hadithe
     Ilahi
     T
     Enis Rama live




hixhret - TË DHËNA NATYRORE DHE GJEOGRAFIKE


TË DHËNA NATYRORE DHE GJEOGRAFIKE


Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botërave.
Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhammedin a.s., familjen, shokët dhe ata që e ndjekin rrugën e tij derisa të jetë jeta.
Si mund t'u sjellim argumente mbi fenë islame atyre të cilët nuk e flasin gjuhën arabe dhe nuk e njohin mrekullinë gjuhësore të Kur'anit në origjinalin e tij, në gjuhën arabe!?
A duhet që edhe ata që nuk e njohin gjuhën arabe, ta mësojnë atë dhe t'i përvetësojnë shkencat e saj, në mënyrë që të kuptojnë mrekullinë gjuhësore të Kur'anit.
S'ka dyshim se Allahu është i Mëshirshëm ndaj atyre që nuk e njohin gjuhën arabe, prandaj solli argumente të mjaftueshme në Kur'an për të gjithë njerëzit, të cilët janë të ndarë në popuj, flasin gjuhë të ndryshme, jetojnë në vende dhe kohë të ndryshme. Sot me ne është profesor BALMAR, njëri prej dijetarëve më të njohur të gjeologjisë në SHBA. Ishte kryetar i shoqatës, e cila organizoi kremtimin e 100-vjetorit të shoqatës gjeologjike amerikane.
Kur u takuam me të i treguam për mrekullinë shkencore të Kur'anit dhe të Sunnetit (thënieve të Pejgamberit a.s.). U befasua. Më kujtohet një rrëfim i bukur.
Fillova me të duke i thënë se Kur'ani përmend pjesën më të ulët të sipërfaqes tokësore dhe tregon se kjo gjendet afër xhamisë "AKSA", në KUDS (Jerusalem).
Kur'ani përshkruan betejën e cila u zhvillua në mes persianëve dhe bizantinëve dhe në këtë përshkrim aludohet për atë që thamë më parë. Në Kur'anin famëlartë, lexojmë:
"Elif, Lam, Mim! Bizantinët u mundën në pjesën më të ulët, por pas disfatës së tyre ata do të ngadhnjejnë." (Err-Rrum, 1,3)
Fjala e përdorur në vargun kur'anor "EDNA" nënkupton "pjesën më të afërt" dhe "pjesën më të ulët".
Komentatorët e Kur'anit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, e kanë komentuar këtë fjalë sipas shpjegimit të parë, duke thënë se me këtë nënkuptohet pjesa më e afërt me tokën arabe. Mirëpo kjo fjalë ka edhe kuptimin e dytë, pra nënkupton edhe pjesën më të ulët. Kështu në Kur'anin famëlartë një fjalë përmban në vete shumë kuptime dhe çdo kuptim ka domethënien e vet. Muhammedi a.s. thotë: "Më është dhënë të folurit përmbledhës".
Kur studiuam pjesën më të ulët të sipërfaqes tokësore, zbuluam se kio është pjesa në të cilën u zhvillua kjo betejë.
"Bizantinët u mundën në pjesën më të ulët"
Kur i treguain për këtë profesor Baimarit, ai tha:
-Jo, ka shumë vende më të ulta se kjo pjesë dhe përmendi disa vende në Evropë dhe Amerikë.- Ne i. thamë:
-Doktor ne e kemi verifikuar këtë gjë, Ai kishte globin, në të cilin ishin shënuar vendet më të larta dhe më të ulta tokësore. Pastai ai tha se kjo gjë është e lehtë, se ky glob na tregon vendet më të ulëta dhe e rrotulloi globin që ta shihnim atë pjesë rreth xhamisë "AKSA" në KUDS (Jerusalem). Aty shihej një shigjetë e cila tregonte se aty gjendej pjesa më e ulët e rruzullit mbi sipërfaqen e globit. Shpejt ndryshoi dhe tha se kjo është e vërtetë. Pastai filloi të shpjegojë duke folur mbi globin dhe tha se vërtet kio pjesë është më e ulëta në sipërfaqen tokësore.
"Vërtet, kjo pjesë e cila gjendet pranë Detit të Vdekur, është pjesa më e ulët".
PROF EZ ZENDANI
Profesor BALMARI u magjeps, kur pa se Kur'ani e përshkruan të kaluarën, se si ka filluar krijimi i tokës, se si janë formuar malet dhe se si mbijnë bimët. Se si Kur'ani përshkruan të gjitha këto, malet dhe ato që gjenden mbi to, pastaj përshkruan gjendjet në të cilat kaloi toka, ajo që ndodhi në gadishullin arabik, ai përshkruan gjendjen e vendeve arabe dhe të rruzullit tokësor në të ardhmen.
Profesor Balmar thotë se ky libër është i çuditshëm. Ai na përshkruan të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.
Mirëpo ashtu si edhe dijetarët e tjerë ai nuk ka qëndrim të prerë në fillim, po më vonë ata e shprehin atë që besojnë. Kështu ai në Kajro paraqiti seminarin e tij rreth mrekullisë shkencore të Kur'anit famëlartë në shkencat e gjeologjisë.
PROF BALMAR seminarin e tij e përfundoi me këto fjalë:
"Unë nuk e di se në çfarë shkalle të kulturës ishin njerëzit që jetonin në kohën e Muhammedit a.s., nuk e di as nivelin e tyre shkencor.. Nëse gjendja ishte ashtu si edhe tek popujt e tjerë ku njohuritë ishin në një shkallë shumë të ulët, ku s'kishin mundësitë e sotme, s'ka dyshim se këto njohuri të cilat ne i lexoimë sot në Kur'an janë DRITË nga DIJA e ALLAHUT, të cilin Allahu ia shpalli Muhammedit a.s. ".
Ai përfundoi duke thënë:
"Jam marrë me studirnin e historisë së hershme të Lindjes së Mesme dhe nuk kam hasur të dhëna të tilla dhe përderisa në atë kohë s'kishte kësisoj të dhëna, ky fakt na forcon bindjen se Allahu nëpërmjet Muhammedit dërgoi pak dije nga dija e Vet, të cilën t e fundit po e zbulon shkenca moderne. Ne do të vazhdojmë të merremi me aspektin gjeologjik në Kur'an."
PROF EZ ZENDANI
Kështu pëfundon profesor Balmar. Ky është një prej dijetarëve më të niohur të gjeologjisë së sotme në SHBA.
Ai është këmbëngulës që të pranojë të vërtetën, ta paraqesë atë dhe ta shpjegojë, por ka nevojë për një që t'ia tregojë të vërtetën.
Në Perëndim dhe Lindje u zhvillua një luftë e pandërprerë në mes religjionit dhe shkencës. Kjo patjetër duhej të ndodhte, sepse të gjitha religjionet e mëparshme u shtrembëruan dhe u devijuan.
Prandaj Allahu i madhëruar ia shpalli Muhammedit a.s. Kur'anin që të përmirësojë atë që u shtrembërua dhe u devijua më parë nga dora e njeriut.
Ndoshta dikush pyet: Si mund të pranojnë njerëzit nga ne fenë islame, kur ne kemi ngelur prapa dhe nuk i përmbahemi plotësisht fesë sonë?!
Përgjigja është se dija ua hap sytë dijetarëve dhe ata i shohin të vërtetat shkencore në Kur'anin famëlartë dhe shohin realitetin e muslimanëve.
Është shkenca ajo që në mënyrë të vazhdueshme po e lartëson Islamin dhe janë dijetarët e mëdhenj ata të cilët po përulin kokat e tyre në shenjë respekti ndaj Kur'anit, librit të Allahut dhe thënieve të Muhammedit a.s.
Njerëzit të cilët Allahu i krijoi me natyrë të pastër mund të jenë të qetë vetëm duke besuar në fenë e vërtetë. Njerëzit pa besim të drejtë janë të shqetësuar dhe të tronditur shpirtërisht.
Sot jetojmë në kohën kur çdokush e shpreh atë që beson. Kur dijetarët e kuptojnë të vërtetën ata e shprehin atë pa marrë parasysh asgjë.
Gjatë emisioneve tona dëgjuam dijetarë të cilët e pranuan mrekullinë e kohës sonë, mrekullinë e gjallë e të përhershme derisa të jetë jeta.
Ata e pranuan Kur'anin famëlartë.
Në emër të Allahut, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit!
Atyre që u është dhënë dija, e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti yt është e vërtetë dhe se udhëzon në rrugën e Fuqiplotit, të Lavdishmit!" (Sebe, 6)

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free