FENOMENET DETARE NË MES ZBULIMEVE SHKENCORE DHE AJETEVE KUR'ANORE
PROF SHRUVEJDER:
"Doktor Zendani, tregoi se si dijetari e vërteton në realitet atë që Kur'ani e tha para shumë shekujsh. Të vërtetën e Kur'anit po e zbulojnë dijetarët e kohës sonë."
EZ ZENDANI
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botërave.
Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhammedin a.s., fanùljen, shokët dhe ata që e ndjekin rrugën e tij derisa të jetë jeta.
Ky është profesor Shruvejder një ndër dijetarët e oqeanologjisë në Gjermaninë Perëndimore. U takuam gjatë një simpoziumi të organizuar nga Universiteti mbretëror Abdul Azis në Xhide të Arabisë Saudite. Nga unë u kërkua që të mbaja ligjëratën mbi fenomenin oqeanologjik në mes të zbulimeve shkencore dhe vargjeve kur'anore. Pasi e mbajta këtë ligjëratë u ngrit profesor Shruvejder në ditën e dytë që të diskutojë rreth ligjëratës sime. Ndër të tjera ai tha:
"Dëshiroj të shtoj diçka rreth ligjëratës së djeshme të doktor Zendanit. Dua të them se unë e vlerësoj këtë ligjëratë të mbajtur në këtë simpozium shkencor. Jo vetëm për besimtarët muslimanë, por edhe për mua është me rëndësi që shkencën mos ta kufizojmë si deri më sot, por t'i japim dimensions më të gjera duke e lidhur me fenë. Për mua me rëndësi është që shkenca të jetë në kuadrin e fesë".
PROF ZENDANI
Pastaj profesor Shruvejder vazhdoi të flasë mbi raportin në mes religjionit dhe shkencës. Ai në vazhdim flet mbi dallimin e madh të religjionit dhe shkencës, ku siç thotë ai ka mospajtime dhe kontradikta të mëdha në mes klerikëve fetarë dhe shkencëtarëve. Mixëpo ai u befasua shumë, kur dëgjoi vargjet kur'anore dhe të vërtetat të cilat janë përmendur në këtë libër, para 1400 vjetësh.
Rreth kësaj Prof. Shruvejder vazhdoi duke thënë: "Dijetarët mendojnë se përparinù i shkencës ka hedhur dyshim rreth doktrinave fetare. Prandaj feja duhet t'i nënshtrohet shkencës. Ne këtu kemi të bëjmë me një qëndrim krejt tjetër. Doktor Zendani na shpjegoi se dijetari vërteton në realitet atë që e tha Kur'ani para shumë e shumë shekujsh. E vërteta e Kur'anit po zbulohet sot nga dijetarët bashkëkohorë. Unëjam i bindur se është me rëndësi që ky simpozium, këtë të vërtetë t'ua transmetojë dijetarëve të të giithë popujve.
Unë jam i bindur se të gjithë pas këtij simpoziumi do të kthehemi duke menduar më shumë rreth lidhshmërisë që ekziston mes oqeanologjisë dhe Kur'anit."
PROF EZ ZENDANI
Ajo që po zbulohet nga dijetarët e sotëm është përmendur para më shumë se 1400 vjetësh në Kur'anin e Madhërishëm. Shtrohet pyetja:
Kush e njoftoi Muhanunedin a.s. mbi këto, kush ia shpalli ato?
Në Kur'anin e shenjtë ka të vërteta të cilat po i zbulojnë dijetarët e kohës sonë, qofshin ata dijetarë të astrononùsë, oqeanologjisë, gjeologjisë apo të çfarëdo Iloj shkence, të cilat njihen në kohën tonë e që i ka përmendur Kur'ani famëlartë ose që rreth tyre kanë aluduar fjalët e Muhammedit a.s.
PROFESOR SHRUVEJDER, pasi dëgjoi këto me bindje të plotë rreth kësaj çështje, foli duke thënë:
"Rezultatet e një dijetari nuk janë shkëputur nga ato, të dijetarëve të tjerë. Nuk mund të jetë shkenca në një anë dhe feja në anën tjetër. Të gjithë ata ecin në një drejtim. Ata thonë të njëjtën gjë edhè pse në gjuhë të ndryshme, si me gjuhë të latta shkencore, me gjuhë të rëndomtë, ose me gjuhën e shenjave siç u shpreh doktor Zendani."
PROFESOR EZ ZENDANI
Ai kërkon në mënyrë të qartë, që kjo t'i tregohet gjithë botës, gjithë njerëzve e veçanërisht dijetarëve në simpoziumet e tyre shkencore në të gjitha gjuhët që ta kuptojnë këtë fenomen dhe t'u bëhet e qartë lidhshmëria e vërtetë ndërmjet fesë së padevijuar dhe shkencës së vërtetë, të cilat s'mund të ndahen nga njëra-tjetra. S'ka dyshim se feja e vërtetë, feja Islame e urdhëron marrjen e shkencës së vëltetë. Në Kur'an thuhet:
"Ajanë të barabartë ata që dinë me ata që sdinë?" (ez-Zumer 9)
"Dije se ska Zot tjetërpërveç Allahut! (Muhammed, 19)
"Thuai.- Vështroizi me vëmendje çka ka nga argumenter në qiej e në tokë. (Junus, 101)
"Për besimtarët ka argumente në qiej e në tokë. Për një popull që është i bindur sinqetisht ka argumente edhe në krijimin tuaj edhe në krijinzin e shtazëve të shpërndara. Edhe në ndërrimin e natës dhe të dites dhe në riskun që Allahu lëshon prej qielli dire me të pasi të ketë vdekur, (Toka) e ngiall atë. Dhe në lëvizien e erërave ka argumente për një popull që logiikon. Këto janë shenja të AHahut që po t'i lexojmë ty, në mënyrë të saktë. Pra, cilës ftalë përveç fjalës sëallahut dhe shenjave të Tij, i besojnë ata?" (el Xhathije, 3-6)
Pra, feja islame na urdhëron që të merremi me shkencë, që të vështrojmë universin rreth nesh. Shkenca përulet përpara kësaj feje të vërtetë. Kështu pra, ne gjende@ në prag të një kohe të re, kohë të bashkëpunin-iit në mes fesë dhe shkencës, por kuptohet mes shkencës së vërtetë dhe fesë së vërtetë, që kështu të kuptohet e vërteta nga bashkëkohësit tanë.
Në emër të Allahut, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit!
"Atyre që u është dhënë dija e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti është e vërtetë dhe se udhëzon në rrugën e Fuqiplotit dhe të Lavdëruarit. " (Sebe, 6)
|