Shfaqja e sëmundjeve dhe epidemive me paraqitjen e amoralitetit
PROF PARSAN
"Unë nuk e kam të vështirë të pranoj se ky është frymëzim ose shpallje, i cili i është zbritur Muhammedit a. s. për sqarimin e çështjeve."
PROF EZ ZENDANI
Ky është proefesor PARSAN, përgjegjës i anatomisë në fakultetin e mjekësisë në Kanada. Me të na njohu doktor MUR. Doktor Mur na tha se ka dijetar objektiv të cilëve u intereson e Vërteta, e ndër ta është edhe profesor Parsan.
Ky profesor është autor i njohur. Ka disa libra, që i ka shkruar në fushën e gjinekologjisë. Në këto libra ai ka shtuar disa nga ato që janë përmendur në Kur'an dhe në thëniet e Muhammedit a.s. Ai paraqiti një numër studimesh në disa simpoziume, në mes të cilave është edhe seminari i tij i mbajtur mbi thëniet e Muhammedit a.s. të cilat i transmeton koleksiohuesi i njohur i haditheve, Muslimi.
Muhammedi a.s. thotë: "Kur embrioni bën 42 netë, Allahu dërgon engjëllin, i cili i jepformën atij, i krijon të dëgjuarit, të parit, mishin, lëkurën dhe eshtrat, pastaj engjëlli thotë: 0 Zoti im, mashkull apo femër? Zoti yt bën atë që do."
Sikurse e shohim në këtë forografi kjo pamje e pikës së ujit (spermes) është në ditën e 35-të. Në këtë kohë nuk dallojmë formën e njeriut.
fig. 12
Kjo fotografi që shohim tani është bërë, kur embrioni mbushi 42 ditë. Deri tani, sikurse thotë profesor Parsan, nuk vërehet aspak pamja e njeriut. Tani shohim këtë fotografi të qartë, të cilën na e ka ofruar kompania "SIBA". Kjo kompani këtë fotografi të embrionit, kur ai mbushi 42 ditë ua ofroi mjekëve të gjithë botës.
Pas kësaj jave, konkretisht në javën e 7-të, pikërisht pas ditës së 42-të ndryshon pamja e embrionit, siç shihet në fotografi. Fjalët e Muhammedit a.s. të cilat i dëgjuam më parë thonë: "Kur embrioni mbush 42 netë, Allahu dërgon engjëllin, i cili i jep formën atij, i krijon të dëgjuarit, të parit, mishin, lëkurën dhe eshtrat... ashtu siç e pamë më parë në fotografi.
Profesor Parsani paraqiti studime mbi lidhshmërinë e Kur'anit dhe shkencës bashkëkohore. Në mes të studimeve të tij është edhe studimi mbi përmbajtjen e fjalëve të Muhammedit a.s., të cilat na i transmeton Hakimi dhe Bejhekiu.
Muhammedi a.s. thotë:
"Sa herë që shfaqet imoraliteti në mënyrë të hapur në një popull, tek ai popull do të bien epidemi dhe shumë sëmundje të tjera që nuk ekzistonin mëparë."
PROFESOR PARSAN na shpjegon një pjesë nga punimi i tij. Ai thotë:
"Tani është pranuar se ndryshimet negative që ndodhin në mitër kanë të bëjnë me moshën e grave, numrin e marrëdhënieve seksuale dhe numrin e lindjeve. Marrëdhëniet intime reciproke janë shumë të rëndësishme. Dashuria e shfrenuar mund që në një shkallë të madhe të shkaktojë kancerin. Pasoja dhe rreziku nga marrëdhëniet jo legjitime seksuale si dhe marrëdhëniet seksuale në mënyrë jo të rregullt janë përmendur nga Muhammedi a.s. që para 1400 vjetësh.
Besoi se jam në rregull. Sa herë aë shfa et imorali teti në mënyrë të hapur në një popull, tek ai popull do të bjerë epidemia dhe shumë sëmundje të tjera që nuk ekzistonin më parë.
Fjala "fahishe" e përdorur në hadith nënkupton tradhtinë, homoseksualizmin, pederastinë, lesbizrnin e të gjitha format e tjera të amoralitetit.
Dëshmi për këtë janë edhe sëmundjet e kohës së sotme ndër të cilat është SIDA dhe HERPESI.
PROF. EZ ZENDANI
Ky është shpjegimi që i bëri profesor PARSAN fjalëve të Muhammedit a. s. "Sa herë që shfaqet imoraliteti në inënyrë të hapur në n jë popull, tek ai popull do të bien epidemi diie shumë sëmundje të tjera që nuk ekzistonin më parë".
Në Amerikë dhe Evropë, pasi u legjitimua homoseksualizmi, prostitucioni dhe imoraliteti me të gjitha format e tij, me shpejtësi filluan të përhapen sëmundje të cilat po kërcënojnë ardhmërinë e këtyre vendeve.
Të vërtetën e ka thënë i dërguari i Allahut, Muhammedi a.s. Këto janë sëmundje të reja të cilat përhapen mes njerëzve duke mbjellur tek ata frikë dhe panik.
Profesor PARSAN dha një kontribut të madh në këtë aspekt. Kur u kërkua mendimi i tij mbi këtë fenomen, të cilin e njohu vetë dhe mori pjesë me studimet e tij.
Prof. RPARSAN tha:
"Më është shpjeguar se Muhammedi a.s. ishte njeri i zakonshëm dhe nuk dinte shkrim e lexim. Ai jetoi para më shumë se 1400 vjetësh, ishte analfabet e dha sqarime dhe shpjegime të thella dhe të detajuara (hollësishme) që përputhen çuditërisht me shkencën.
Unë personalisht nuk mund të them se kjo u bë rastësisht. Ka shumë gjëra që janë përmendur saktësisht. Prandaj sikurse doktor MURI dhe unë s'e kam të vështirë që të pranoj me logjikën time se Kur'ani është frymëzim ose SHPALLJE HYJNORE që i është dhënë Muhammedit a.s. për sqarimin e çështjeve.
PROF. EZ ZENDANI
Po, Kur'ani është SHPALLJE E ZOTIT, të cilin e zbriti nga dij a e Tij.
Allahu dëshmon për atë që ta zbtiti ty, i cili ta zbriti nga dija e Vet. (En-Nisa: 166)
Kur'ani është udhëzim, dëshmi dhe argument, është udhërrëfyes dhe atij i drejtohemi. Është e vërtetë e amshueme, deri në Ditën e Gjykimit.
"Në emër të Allahut, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit!
"Atyre që u është dhënë dija, e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti është e vërtetë dhe udhëzon në rrugën e Fuqiplotit, të Lavdëruaiit!" (Sebe, 6)
|