THELLËSITË DETARE DHE OQEANIKE
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botërave.
Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhammedin a.s., familjen, shokët dhe ata që e ndjekin rrugën e tij derisa të jetë jeta.
Mrekullia e Kur'anit është e vazhdueshme dhe e përhershme derisa të jetë jeta. Ai është i kuptueshëm për njerëzit e kulturave dhe popujve të ndryshëm. Si beduini i shkretëtirës ashtu edhe profesori i universitetit gjen në Kur'an atë që i nevoitet.
Ky është profesor Derga Bursad Rav, profesor i oqeanologjisë. Tani është profesor në Universitetin "Melik Abdul Azis" në Xhede të Arabisë Saudite. U takuam me të dhe i treguam disa vargje Kur'anore dhe thënie të pejgamberit, Muhammedit a.s., që kanë të bëjnë me shkencën. Ai u befasua kur dëgjoi dhe lexoi kuptimin e vargjeve kur'anore rreth fenomenit shkencor.
Prof. Rav vendosi që të merret me shpjegimin e këtij vargu Kur'anor.
"Si errësirat në det të thellë, të cilën e mbulojnë valë mbi valë dhe mbi ato, retë e dendura, pra errësira njëra mbi tjetrën, sa që nuk mund t'a shoh ai as dorën e vet. Atij, të cilit Allahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë." (En Nur 40)
PROFESOR RAV shpjegoi:- Këto errësira u njohën nga dijetarët, kohët e fundit, pas përdorimit të nëndetëseve, të cilat mundësuan zhytjen në thellësitë e mëdha detare. Njeriu pa përdorimin e mjeteve zhytëse, nuk ka mundësi të zhytet në thellësinë mbi 20-30 metra. Zhytësit të cilët kërkojnë margaritarë në zonat e Gjirit Persik, zhyten në thellësira që janë më pak se 30 m. Njeriu që zhytet në thellësinë mbi 200 metra, s'mbetet i gjallë.
Vargu kur'anor, i referohet këtii fenomeni që haset në detet e thellë. Prandaj Zoti në Kur'an thotë: "Si errësirat në det të thellë.." Errësirat që shtresohen njëra mbi tjetrën, në detet e thellë, formohen nga dy shkaqe. Shkaku i parë është si rezultat i humbjes së ngjyrave shtresë pas shtrese. Rrezet e dritës përbëhen nga 7 ngjyra. Kur këto rreze zbresin në ujë, ngjyrat përbërëse zbërthehen. Kështu pjesa e sipërme e detit, në thellësinë deri në 10 metra, absorbon ngjyrën e kuqe. Nëse një zhytës, zhytet në thellësinë deri në 30 metra dhe nga dëmtimi i trupit të tij del gjak, ai S'mund ta shohë gjakun e vet, sepse ngjyra e kuqe në këtë thellësi nuk dallohet. Pas ngjyrës së kuqe, uji absorbon ngjyrën portokall, kurse në thellësinë prej 50 metrash fillon të absorbojë ngjyrën e verdhë. Duke zbritur më tej, në thellësinë prej 100 metrash, uji absorbon ngjyrën e gjelbërt, ndërsa në thellësinë prej 200 metrash absorbon ngjyrën e kaltërt.
Pra, kemi formimin e disa errësirave në shtresat e ndryshme të ujit, të cilat janë të vendosura njëra mbi tjetrën. Përsa i përket shkakut të dytë të errësimit, ai ndodh për arsye të pengesave të cilat pengojnë dritën, sepse një pjesë e rrezeve ndriçuese të diellit, gjatë zbritjes së tyre në tokë, thithen prej reve, kurse pjesa tjetër shpëmdahet prej tyre. Kështu forinohet një tjetër errësim për shkak të reve. Në fakt ky është errësimi i parë. Kur rrezet ndriçuese të diellit, zbresin në det të trazuar, ato reflektohen nga valët duke vezulluar. Prandaj kur valët e detit trazohen, shkëlqimi vezullues është i fortë në varësi nga pjerrësia e valës. Kështu valët e detit dëbojnë rrezet e dritës duke shkaktuar një tjetër errësim. Rrezet ndriçuese që arrijnë të depërtojnë, zbresin poshtë dhe realizojnë ndarjen e detit në dy shtresa: në shtresën e sipërme, në të cilën ndodhet drita e nxehtësia dhe në shtresën e poshtme, në të cilën gjendet errësira e fiohtësia. Këto dy shtresa ndryshojnë nga cilësitë dhe veçoritë e tyre. Madje ekziston një brez ndarës mes shtresës sipërfaqësore dhe asaj të thellë. Ky brez i brendshëm ndarës paraqet pengesë për dritën dhe e reflekton atë. Kjo gjë u bë e njohur në vitîn 1900. Kështu në det gjenden errësira mbi errësira, që janë të ngjeshura njëra mbi tjetrën, si pasojë e pengesave që paraqesin retë, valët etj., dhe errësira që shkaktohen si rezultat i zbërthimit të ngjyrave përbërëse të dritës në ujë, gjë që është përtnendur në këtë varg kur'anor qysh para 1400 vjetësh:
"Pra errësira njëra mbi iyetrën, sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet. Atij të cilit Allahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë. (En Nur, 40)
Në këto zona të thella ka errësira të forta dhe kur nëndetset zbresin në këto thellësira nuk mund të shohin, prandaj përdorin burime drite akumulative për të parë.
Pra, kush e njoftoi Muhammedin a.s. për këto mrekulli?!
Kjo ishte ajo rreth së cilës diskutoi prof. Ravi. Pastaj analizuam së bashku me të, shumë ajete kur'anore që kanë të bëjnë me sferën e specializimit të tij
E pyetëm: - Profesor, si e komentoni ju fenomenin e mrekullisë shkencore në Kur'an dhe Sunnet?! Si i mësoi Muhammedi a.s. këto të vërteta shkencore para 1400 vjetësh?!
PROF. RAV u përgjigj:
"Është vështirë të imagjinohet se këto njohuri kanë ekzistuar në atë kohë, pra para 14 shekujsh. Edhe pse disa gjëra përfshijnë mendime të përgjithshme, përshkrirrù i disa detajeve në hollësi është gjë shumë e vështirë. Nga kjo kuptohet se kjo s'është dije njerëzore, sepse njeriu i zakonshëm s'ka mundësi t'i shpjegojë këto fenomene me kaq përpikmëri. Kjo më shtyn të mendoj për një Fuqi Mbinatyrore e Mbinjerëzore dhe më bën të besoj se këto njohuri kanë ardhur nga një burim Hyjnor.
PROF EZ ZENDANI.
Patjetër që po! Burimi i kësaj dije duhet të jetë një burim mbinatyror, që qëndron mbi fuqinë njerëzore, ashtu siç pohoi edhe prof. Ravi. Dhe kjo është e vërtetë, sepse Kur'ani është fjalë e Atij që e njeh natyrën, universin dhe sekretet e tii...
"Thuai: Atë ta zbriti Ai, i Cili e di të fshehtën në qiej e në tokë... "
Kështu gërshetohen dëshmitë e shkencëtarëve, dëshmi pas dëshmie duke shpjeguar se ky libër që është dritë dhe udhërrëfyes, vërtet ka fakte dhe argumente mbi vërtetësinë e tii.
Kur'ani i shenjtë është udhërrëfyes, është argument dhe dëshnù e amshueme deri në Ditën e Gjykimit.
"Në emër të Allahut, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit!
"Atyre që u është dhënë dija e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti është e vërtetë dhe se udhëzon në rrugën e Fuqiplotit dhe të Lavdëruarit." (Sebe, 6)
|