ETAPAT EMBRIOLOGJIKE
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botërave.
Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhammedin a.s., familjen, shokët dhe ata që e ndjekin rrugën e tij derisa të jetë jeta.
Ky është profesor XH. S. Gorenger, profesor në fakultetin e mjekësisë, dega e anatomisë, në universitetin Xhorxh Taun, në Uashington.
U takuam me këtë profesor dhe e pyetëm se a është përmendur në historinë e embriologjisë fakti se njeriu zhvillohet në disa perioda. A ka libra që kanë lidhje me embriologjinë dhe që i kanë përmendur këto perioda, ne kohën e Muhammedit a.s. gjegjësisht në shekullin e 7-të ose pak më vonë?
Zhvillimi i embrionit në perioda a nuk është zbuluar në shek. 19-të?
PROF GORENGER u përgjigj:
Grekët e vjetër u munduan që ta studiojnë embrionin, disa prej tyre u munduan që t'a përshkruajnë atë që pëson embrioni. I thamë se ne e dimë se pati disa teori në mes të cilave dhe teoria e Aristotelit, por a pati në atë kohë apo më vonë ndonjë i cili përmendi se embrioni gjatë zhvillimit të tij kalon disa perioda. Ne e dimë se këto perioda u zbuluan në shek. e 19-të dhe u konfirmuan në fillim të shek. të 20-të.
Pas një diskutimi të gjatë ai tha - Po kjo është e vërtetë.
I thamë atij:- A ka terma me të cilat janë emëruar këto perioda sikurse janë emëruar në Kur'anin famëlartë?
Ai tha: Jo.
I thamë: Atëherë çfarë mendoni mbi këto terma kur'anore që i emërtojnë periodat e embrionit? Pas një diskutimi të gjatë ai paraqiti seminarin e tij, në simpoziumin e 8-të të mjekësisë në Arabinë Saudite. Ai foli mbi periodat e përmendura në Kur'an dhe mosnjohien e tyre nga njerëzit deri në kohën e sotme, mbi përshkrimin e saktë dhe konçiz të bërë në Kur'an me fjalë që çuditërisht përputhen me shkencën e sotme. Duke folur mbi këtë çështje prof. Gorenger thotë: "Ky është përshkrim që i është bërë zhvillimit të njeriut që nga fillimi e derisa tek ai formohen gjymtyrët, në brendësi të mitrës së nënës. Ky përshkrim dhe këto sqarime të qarta dhe përmbledhëse të çdo periode, nëpër të cilën kaIon embrioni për nga vjetërsia i përket shekujve para se të bëhej përshkrimi i periodave të ndryshme të embrionit e që është përmendur nga dijet tradicionale".
PROF EZ ZENDANI
Studimi i bërë nga prof. Gorenger rreth këtij fenomeni të cilin shkenca e zbuloi kohët e fundit, hedh poshtë pretendimet e ithatrëve të disa feve. Ithtarët e disa feve s'e imagjinojnë krijimin e njeriut pa babë. Sipas tyre nuk mund të ketë krijesa që nuk kanë babë! Rreth kësaj çështjeje Kur'ani na shpjegon duke sjellë shembullin e Ademit a.s. Allahu i madhëruar thotë:
"Vërtet shembulli i krijimit të Isasë pa babë, tek Allahu është sikurse shembulli i Ademit, të cilin e krijoi nga dheu, pastaj i tha: "Bëhu" e ai - Ademi - u bë" (Ali Imran, 59).
Ne kemi tre lloje krijimesh:
1) Krijimi pa babë e pa nënë, sikurse është rasti i Ademit a. s.
2) Krijimi pa nënë, sikurse është rasti me hazretin HAVANE, nëna e njerëzimit;
3) Krijimi pa babë, sikurse është rasti me Isanë a.s.
Allahu i Gjithëfuqishëm i Cili krijoi Ademin a.s. pa babë e pa nënë, krijoi Isanë a.s. pa babë. Allahu na sjell edhe shumë fakte të tjera që dëshmojnë mbi fuqinë e Tii.
Disa thonë se s'kanë parë dhe s'mund të imagjinojnë se një krijesë mund të krijohet pa babë, prandaj ithtarët profetëve të tyre u dhanë epitete të ndryshme.
Ndërkaq shkenca bashkëkohore ka zbuluar se shumë gjallesa në këtë botë shtohen dhe shumohen dhe pa fekondimin e femrës nga mashkulli. Një fenomen i tillë njihet me emrin PARTENOGJENEZË, me të cilën nënkuptohet zhvillimi i një individi nga një vezë e papllenuar. Kjo haset në disa grupe shtazore. Po rasti më tipik është ai i bletës. Bleta mashkull lind nga veza e cila nuk është e fekonduar nga mashkulli. Kurse nga veza, e cila fekondohet nga mashkulli, lind bleta femër. Ndërkaq bleta mashkull lind nga veza e mbretëreshës së pafekonduar nga mashkulli. Rreth kësaj ka shumë shembuj. Përmes shkencës bashkëkohore njeriu arriti t'i zhvillojë vezët e disa krijesave pa fekondimin e krijesës mashkull.
PROFESOR GORENGER na flet mbi këtë çështje:
"Tek shumë gjallesa kurrizore, ujëtokësore dhe gjitare, veza e pafekonduar mund të nxitet dhe të zhvillohet në mënyra mekanike, sikurse është shpimi me gjilpërë ose me anë të temperaturës, apo në mënyra kimike, nëpërmjet lëndëve kinùke dhe kështu veza e tyre vazhdon fazat e zhvillimit të saj. Madje tek disa Iloje, kjo mënyrë konsiderohet si zhvillim i natyrshëm i embrionit."
PROF EZ ZENDANI
Prandaj për të krishterët që thonë që, njeriu s'mund të lindë pa babë, shkenca bashkëkohore e hedh poshtë pohimin e tyre. Ai sjell fakte duke dëshmuar se një gjë e tillë është e mundshme gjë që është vertetuar gjatë eksperimenteve të ndryshme. Allahu i Madhëruar në Kur'an solli shembullin e Ademit a.s. të cilin e besojnë të gjitha fetë. Ademi a.s. s'pati as nënë, as babë. Atë Allahu e krijoi nga dheu. Pra, s'është e pamundur që njeriu të krijohet pa babë ose pa nënë. Prandaj edhe ai njeri, që lind pa babë është si gjithë të tjerët, është njeri i zakonshëm.
Si Ademi a.s. ashtu edhe Isai a.s. u krijua nga fuqia e Allahut. Kur'ani thotë:
"Vërtet shembulli i Isasë, i lindur pa babë, tek Allahu, është sikurse shembulli i Ademit të cilin Allahu e krijoi nga dhèu, e i tha "Bëhu" e ai u bë". (Ali Imran, 59)
Deshi Allahu që shkenca bashkëkohore me zbulimet e saj të sjellë fakte duke konfirmuar të vërtetën që na solli Kur'ani famëlartë rreth kësaj çështje. Kështu vazhdimisht po konfirmohet e po vertetohet ky libër i Zotit.
Me kalimin e kohës po vertetohen vargjet kur'anore dhe shenjat e tij duke iu bërë e qartë dijetarëve të mëdhenj të kohës sonë dhe dijetarëve të ardhshëm se Kur'ani është i vërtetë. Ky është libër për të cilin dijetarët nuk kanë të ngopur. Mrekullitë e tij nuk kanë fund.
"Në emër të Allahut, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit!
"Atyre që u është dhënë dija, e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti është e vërtetë dhe se udhëzon në rrugën e Fuqiplolit, të Lavdëruarit!" (Sebe, 6)
|