Faqja kryesore
     Kur'an
     Kuran shqip
     Radijo islame
     5 Kushte te fejes
     Dowloads
     Falja e Namazit
     Libra
     Dr. Shefqet Krasniqi 1
     Bekir Halimi 1
     Dr. Zekerija Bajram
     Sadulla Bajrami
     Filma islam
     Contact
     MILIONERI
     Kamata
     Shkenc
     => ETAPAT EMBRIOLOGJIKE
     => ISLAMI DHE SHKENCA
     => Argumentet në dete dhe oqeane
     => Rreth qendrave nervore në lëkurë dhe përshkrimit të tyre Kur'anor
     => TË DHËNA NATYRORE DHE GJEOGRAFIKE
     => Etapa e krijimit të njeriut I
     => Etapa e krijimit të njeriut II
     => ZBULIMEVE SHKENCORE DHE AJETEVE KUR'ANORE
     => KODRAT
     => Pershkrimi i krijimit të njeriut
     => Rreth thënjeve të prof.
     => Shfaqja e sëmundjeve dhe epidemive me paraqitjen e amoralitetit
     => TË VËRTETA ASTRONOMIKE
     => THELLËSITË DETARE DHE OQEANIKE
     islam video
     Libra islam
     40 Hadithe
     Ilahi
     T
     Enis Rama live




hixhret - Argumentet në dete dhe oqeane


Argumentet që gjenden në dete dhe oqeane


Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botërave.
Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhammedin a.s., familjen, shokët dhe ata që e ndjekin rrugën e tij derisa të jetë jeta.
Ky është profesor Haj. Me të bëmë një udhëtim në det që të na tregonte mbi disa dukuri detare, të cilat kishin të bënin me temën e seminareve tona, rreth mrekullisë shkencore në Kur'an dhe në Sunnet.
Profesor Haj është ndër dijetarët më të njohur të oqeanologjisë në Amerikë. Gjatë këtij udhëtimi e pyetëm mbi shumë dukuri detare si dhe rreth sipërfaqes së deteve dhe asaj që e ndan pjesën sipërfaqësore të deteve dhe thellësirave të tyre. E pyetëm gjithashtu edhe mbi pengesat ujore në mes të ujërave të deteve dhe lumerjve dhe ai na u përgjigj në mënyrë të hollësishme për të gjitha këto. Kur filluam të merremi me sqarimin e pengesave në mes të detrave të kripur, ai shpjegoi se detet e kripur s'janë një det ashtu siç i sheh syri, por ata janë dete të ndryshëm, kanë shkallë të ndryshme temperature, kripe dhe dendësie siç shihet në këtë fotografi.
fig.11
Në këtë fotografi shohim vijat e bardha, që simbolizojnë pengesat që gjenden në mes deteve. Çdo pengesë bën ndarjen në mes dy deteve të ndryshëm, të cilët ndryshojnë nga temperatura, përqindja e kripës dendësia, gjallesat ujore dhe oksigjeni.
Kjo fotografi me këtë pamje për herë të parë është bërë në vitin 1942, pasi dijetarët vendosën qindra pika studimi mbi det për të studiuar veçoritë e tij.
Do të shohim në vijim atë që ndan detin Mesdhe nga oqeani Atlantik. Këtu në mes gjëndet trekëndëshi që tregon malin e Tarikut, sipas të cilit ka marre enirin ngushtica e Gjibraltarit (rrjedh nga fjala Xhebel-kodër dhe Tarik sipas Tarik ibn Zijad-it). Këtu shohim me ngjyra të qarta atë që dallon ujërat e deteve. Kjo gjë nuk duket me sy, mirëpo tani ajo është e vërtetë shkencore. Përsosja e satelitëve ka bërë të mundur studimin e deteve. Kështu me ndihmën e tyre u bë nga lartësi të mëdha fotografimi i deteve. Pra, këta satelitë mundësuan fotografimin e këtyre deteve si dhe kufijtë që ndajnë detet apo thënë më mirë ajo që ndan detet nga njëri - tjetri. (fig. 1 1)
"Ai i lejoi dy detet që të puqen mes vete. Ndërmjet atyre të dyve është një pengesë që ata nuk e kapërcejnë." (Err-Rrahman 19, 20)
Pra, siç e shohim kjo pengesë është ajo që i ndan detet. Dijetarët myslimanë rreth komentimit të këtij vargu kur'anor dhanë dy mendime.Grupi i parë tha:
Fjala "merexhe" e përdorur në këtë varg kur'anor në kuptimin etimologjik ka kuptimin e "përzierjes", që sipas tyre do të thotë se Zoti i përzien dy detet, kurse fjala "në mes atyre të dyve është një pengesë" dhe fjalia "ata nuk e kapërcejnë", nënkupton atë që uji i njërit det s'mund të kalojë ujin e detit tjetër.
Grupi i dytë duke iu përgjigjur grupit të parë tha:
Meqënëse mes tyre ka pengesa dhe në fund të vargut kur'anor thuhet se ata nuk e kapërcejnë pengesën, atëherë si thoni se fjala "merexhe" do të thotë "përzierje".
Ndërkaq zbulimet shkencore treguan domethënien e vërtetë të këtyre vargjeve kur'anore. Pra, ujrat e detit Mesdhe përzihen me ujrat e oqeanit Atlantik dhe anasjelltas dhe në mes tyre ka pengesë ujore. Kur uji i njërit det e kalon këtë pengesë dhe kalon në detin tjetër fillon të humbë veçoritë e tij, duke marrë vetitë e ujit tjetër. Kjo përputhet plotësisht me përshkrimin kur'anor ku thuhet se "asnjë det nuk e kapërcen detin tjetër". Pra, me kalimin e Ujit nga njëri det në tjetrin, uji që kalon pengesën fillon të marrë veçoritë e ujit tjetër. Me zhvillimin e shkencës u bë i mundur kuptimi i drejtë i vargjeve kur'anore duke dëshmuar kështu edhe një herë mbi mrekullinë e Kur'anit*.
Me profesor Haj biseduam mbi këtë fenomen të përmendur në këtë varg kur'anor dhe vargje të tjera kur'anore. Në fund e pyetëm: "Ç'farë mendoni mbi këtë fenomen të cilin Po e shihni në vargjet kur'anore të cilat zbritën para më shumë se 1400 vjetësh e që na përshkruajnë hollësisht krijimin dhe shumë fenomene të tjera, të cilat ishin të pamundura që të njiheshin në atë kohë?
Shkenca bashkëkohore sot është dëshmitare për këtë duke na sqaruar atë që Kur'ani e përmendi para 1400 vjetësh. Çfarë mendoni ju mbi këtë?
PROFESOR HAJ - "Jam shumë i impresionuar që gjenden të tilla dije në Kur'anin famëlartë. S'mund ta di se nga kanë ardhur ato. Është shumë interesante që këto vargje shkencore gjenden në Kur'an dhe vazhdimisht po punohet në zbulimin e domethënieve të vargjeve të tij."
-Domethënë ju e mohoni se këto vargje kur'anore mund të jenë produkt i mendjes njerëzore. Atëherë nga kanë ardhur këto njohuri?
"Besoj se vërtet këto janë prej Zotit"
PROF EZ ZENDANI
Pra, Kur'ani është fjalë e Zotit, i cili iu shpall Muhammedit a.s. i dërguari i fundit i Allahut, Muhammedi a.s. ka thënë:
"Allahu çdo të dërguari të Tij, i dha atë që e besonin njerëzit. Kurse mua m'u dha Kur'ani, Shpallja e Allahut.Lus që të kem numrin më të madh të ithtarëve në Ditën e Gjykimit* * ".
Ky është Kur'ani, mrekulli e përsosur dhe argument i qartë për mbarë njerëzimin deri në ditën e Gjykimit.
"Në emër të Allahut, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit!
"Atyre që u është dhënë dija, e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti është e vërtetë dhe se udhëzon në rrugën e Fuqiplotit, të Lavdëruarit. (Sebe,6)
* Oqeanografi i famshëm francez, Jacque Yvés-Cousteau (Zhak Kusto) që e ka kaluar jetën e tij në zbulimet e nëndetit dhe që konsiderohet një autotite i madh në këtë fushë, shpjegon:
"Po marrim në analizë disa hipoteza në lidhje me pengesat që ndajnë nga njëra-tjetra masat ujore të dy deteve të ndryshëm. Në fund të kërkimeve pamë se si masa ujore, ashtu edhe veçotitë si të Detit Mesdhe, ashtu edhe të Oqeanit Atlantik, ishin të ndryshme nga njëra-tjetra. Sipas fakteve, këto dy masa ujore, bashkohen në Ngushticën e Gjibraltarit, ku përqindja e kripës dhe dëndësia e tyre duhet të ishin të barabarta. Por pamë që një gië e lillë, përgjatë zonave të takimit të të dy deteve nuk po ngjiste aspak. Pra, ujrat nuk po përziheshin me njëri-tjetrin. Si përfundim i kërkimeve që ne bëmë, rezultoi se ekziston një pengesë e mahnitshme ujore që pengonte përzierjen e ujrave. Kapiten Costeau këto ia shpjegoi mikut të tij, i cili që më parë ishte bërë musliman, Dr Maurice Bucaille. Ky, pasi i thotë që kjo dukuri nuk është diçkë e re dhe se këtë Kur'ani i Madhëruar e ka shpjeguar qysh para 14 shekujsh në mënyrë të qartë, Costeati, i cili, i mahnitur nga kjo, tha këto fjalë: Dëshmoj se me të vërtetë Kurani është Fjala e Zotit. Kështu, ai u bë musliman.
**Transnieton Buhariu në "Vlerat e Kur'anit, kapitulli I- hadithi 4981 nga Ebu Hurejre

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free