Faqja kryesore
     Kur'an
     Kuran shqip
     Radijo islame
     5 Kushte te fejes
     Dowloads
     Falja e Namazit
     Libra
     => 40 HADITHE KUDSIJ
     => Hilet e Shejtanit
     => SHPIRTI I VARFËR
     => Shërimi i shpirtrave
     => Halifët besimdrejtë
     => Shenjat e Kijametit
     => Jeta e Kësaj Bote
     => Për diten e rikthimit
     => E mira dhe e keqja
     => ISAI DO TË KTHEHET
     => FRIKA NDAJ ALLAHUT
     => SahihŽ ul ŽBuhari 1 Shqip
     => SahihŽ ul ŽBuhari 1
     => SahihŽ ul ŽBuhari 2
     => SahihŽ ul ŽBuhari 3
     => SahihŽ ul ŽBuhari 4
     => SahihŽ ul ŽBuhari 4
     => Hadithe mbi Xhihadin
     => SahihŽ ul ŽBuhari 8
     => Krijimi i Univerzit
     => Moskryerja e Namazit
     => Jeta dhe vdekja
     => Dita e gjykimit
     => Islami feja e lehtësisë
     => Daveti në shtëpi
     => 20 Mënyra për syefaqësi
     => Islami fe e Mëshirës...
     => Popujt e zhdukur
     => Muhamed a s
     => të përg me xhennet
     => Pse Islami
     => Urdhërimi dhe ndalimi
     => Rregullat e shitblerjes
     => mjekrrën dhe duhanin
     => Edukimi e fëmijëve
     => Te ruash gjuhen
     => Dija
     => Dobitë e Ibadetit
     => Islami Është Fe...
     => Pendimit të sinqertë
     => Fshehtësia e sprovës
     => Krijimi i njeriut
     => Të mendosh thellë
     => Përkushtuarit Allahut
     => Disa sekrete të Kur'anit
     => Mjeshtëria e Allahut...
     => Xhenneti .
     => Karakteri i Muslimanit
     => Dëshiroj të pendohem, por.
     => Pengesat në rrugë
     => Profeti Jusuf
     => Kur'ani drejt shkences
     => Parimet themelore të Islamit
     => T'a mësojmë Islamin
     => Përse e pranuam islamin?
     => Ngritja e Islamit
     => Përmbledhje tregimesh
     Dr. Shefqet Krasniqi 1
     Bekir Halimi 1
     Dr. Zekerija Bajram
     Sadulla Bajrami
     Filma islam
     Contact
     MILIONERI
     Kamata
     Shkenc
     islam video
     Libra islam
     40 Hadithe
     Ilahi
     T
     Enis Rama live




hixhret - Dëshiroj të pendohem, por.


 

DËSHIROJ TË PENDOHEM, POR…
MUHAMMED SALIH MUNEXH-XHID
PARATHËNIE



Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë kërkojmë. Atë që e udhëzon Allahu, s’ka kush që e humb, e ai që e humb rrugën e vër¬tetë, s’ka kush që e udhëzon përveç Allahut. Dëshmoj se nuk ka Zot tje¬tër veç Allahut. Ai është Një dhe nuk ka ortak. Dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dër¬guar i Tij.
Allahu i ka urdhëruar të gjithë besimtarët të bëjnë teu¬be (pendim) kur tha: “Pendohuni të gjithë tek Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (Nur: 31) Ai, ro¬bërit i ndau në të penduar dhe mizorë, duke mos lënë vend për të tretin, andaj edhe tha: “E ata që nuk pendohen janë mizorë.” (Huxhurat: 11)
Kjo është koha kur shumica e njerëzve janë larguar nga feja e Allahut. Gjynahet na përshkuan e fesati u përhap aq shumë, sa gati të gjithë i përfshiu diçka nga fëlli¬që¬si¬rat e gjyna¬he¬ve, përveç atyre që i ruajti Allahu.
Por, deshi Allahu të përhapet Drita e Tij dhe i zgjoi shumë nga të zhyturit në errësirë dhe të koturit në gjumë, që të hetojnë se i kanë lënë pas dore detyrat ndaj Allahut. Ata u penduan për lajthit¬jet dhe mosdë¬gji¬min dhe i drejt-uan zemrat e tyre kah kështjella e pendimit. Disa të tjerë e braktisën jetën e mërzitshme dhe telashet e saj për t’i hyrë rrugës që i nxjerr nga errësira në dritë.
Këta kalorës, gjatë shtegtimit të tyre, hasin në pen¬gesa dhe frikësohen se mos vallë nuk do të arrijnë de¬ri te pen¬dimi. Këto pengesa janë ose të karakterit indi¬vidual-shpir¬të¬ror, ose të karakterit të jashtëm, nga rrethi ku jetojnë.
Kjo ishte edhe arsyeja kryesore për shkrimin e kësaj broshure, duke pasur shpresë se në të do të ketë shpa¬lim për pshtjellimet, sqarim për dyshimet, argu¬ment për vendi-met dhe pengesë për shejtanin.
Kjo broshurë përmban një hyrje për rrezikun e pa¬kuj¬desisë ndaj gjynaheve, pastaj një shpjegim rreth kush¬teve të pendimit dhe mjekime shpirtërore së bashku me fetva të rën¬dësishme të përforcuara me argumente nga Kur’ani, Suneti dhe mendimet e dijetarëve.
Lus Allahun që me këto porosi të kem dobi unë dhe vëllezërit e mi muslimanë. Nga ata do të më mjaf¬ton¬te një dua e përzemërt ose një këshillë e sinqertë. Allahu na i faltë gabimet të gjithëve!
Autori


VËSHTRIM NË RREZIKUN E ASGJËSIMIT TË GJYNAHEVE


Dije, Allahu të mëshiroftë, se kur Allahu i Ma¬dhë¬ruar urdhëroi robërit e Tij që t’i pendohen, e bëri kusht që teu¬be-ja të jetë e sinqertë dhe tha:
“O ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë!” (Tahrim:
Allahu na dha afat për t’u penduar para se të fi¬llojnë të regjistrojnë Kiramun Katibin (Melekët e regjis¬t¬rimit). Për këtë Muhammedi alejhi selam tha: “Me¬le¬ku që qëndron në anën e majtë për besimtarin gabim¬tar ngre lapsin (nuk re¬gjistron) gjashtë orë. Nëse pen¬dohet dhe i kërkon falje Alla-hut, e lëshon lapsin, e nëse jo, i regjistrohet një gabim.”
Transmeton Taberaniu dhe Bejhekiu
Por Allahu na jep edhe një afat pas regjistrimit, afat që zgjat deri para momentit të vdekjes.
Është fatkeqësi që shumica e njerëzve nuk shpre¬soj¬në tek Allahu dhe as që dëshirojnë të jenë të nder¬shëm, andaj edhe i bëjnë gjynah Allahut ditë e natë. Një grup tjetër është zënë me asgjësimin e gjynaheve. Të tillët i sheh tek i asgjësojnë disa gjynahe të vogla, duke thënë për shembull: “Ç’dëmton një shikim apo një përshëndetje me një femër të huaj?!” Ata zbaviten duke shikuar lakuriqësi në¬për revista dhe fil¬ma, saqë disa prej tyre, pasi kup¬toj¬në se një çështje është haram, pyesin pa u brengosur fare: “Sa të këqija ka në të? A është gabim i madh apo i vogël?” Nëse vërtet e ke vërejtur një gjendje të tillë, atëherë kra¬haso këtë gjendje dhe dy urtë¬sitë vijuese të shënuara në “Sahihun” e Imam Buhariut, Allahu e mëshiroftë:
1) Transmetohet se Enesi (radijAllahu anhu) ka thë¬në: “Ju jeni duke bërë disa punë që në shikimin tuaj ja¬në më të imta se qimja, kurse ne, në kohën e Pej¬gam¬berit alejhi selam, i kemi llogaritur se janë shk¬a¬tërruese.”
2) Transmetohet se Abdull-llah ibni Mes’udi (radij¬Allahu anhu) ka thënë: “Besimtari i sheh gabimet e ve¬¬ta sikur të jetë ulur nën një bjeshkë, nga e cila ka fri¬kë se mos po i bie mbi kokë, ndërsa gjynahqari i sheh gabimet e veta sikur një mizë, e cila kalon kah hun¬da e tij, e ai e tremb (me dorën e tij) dhe e largon.”
A thua këta gjynahqarë e vërejnë rrezikun e çështjes në fjalë kur lexojnë hadithin e Muhammedit aljehise¬lam “Mjerë ju nëse i asgjësoni gjynahet! Ai që i asgjëson gjynahet është si shembulli i një grup njerëzish të cilët (gjatë rrugës) zbre¬sin në një luginë. Çdonjëri prej tyre sjell nga një krande, de¬risa grumbullojnë aq sa mund ta pjekin bukën e tyre. Nëse një person merret me agjë¬si¬min e gjynaheve ato pady-shim do ta shkatërrojnë atë”. Sipas një transmetimi tjetër: “Mjerë ju nëse i asgj묬soni gjynahet! Ashtu ato do t’i grumb-u¬llohen per¬so¬nit dhe do ta shkatërrojnë atë.”
Transmeton Ahmedi
Dijetarët kanë theksuar se gjynahu i vogël vjen nga pakësimi i turpit, mosbrengosja, mosfrika ndaj Allahut dhe asgjësimi i vetë gjynahut, kështu që i bashkangjitet gjy¬nahut të madh dhe ngrihet në shkallën e tij. Dijetarët kanë thë¬në: “Gjynahu i vogël nuk trajtohet si i vogël nëse përsë¬ri¬tet, kurse gjynahu i madh nuk traj¬tohet si i madh nëse kër¬kohet falje (istigfar).” Kujt është në këtë gjendje i themi: Mos shiko në peshën e gjynahut, por shiko kujt po i bën gjynah.
Nga këto fjalë me siguri do të kenë dobi të sinqerta, insha¬Allah, ata që i ndiejnë të metat dhe gabimet shpirtëri-sht, e jo ata që janë shfrenuar në marrë¬zitë e tyre dhe janë këmbëngulës në gabime.
Këto fjalë janë për ata që u besojnë Fjalëve të Allahut:
“Njoftoji robërit e Mi se, vërtet, Unë jam Ai që fal shu¬më dhe jam Mëshirues i madh. Po njoftoji se dë¬nimi Im është dënim i dhimbshëm.”
(Hixhr:49-50)


KUSHTET E PENDIMIT DHE PIKAT PLOTËSUESE TË TIJ


Fjala teube (pendim) është fjalë e madhe, me kup¬tim të thellë e jo si mendon dikush: shprehje me gojë e pastaj vazh¬dim në gabime. Nëse e vrojtojmë ajetin kur’¬¬anor: “Kër-kojeni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthe¬huni) tek Ai.” (Hud:3), do të shohim se teubeja ësh¬të shtesë mbi istigfarin (kërkimi i faljes).
Pasi çështja është mjaft me rëndësi dhe me pe¬shë të madhe, patjetër duhet të ketë kushte. Dijetarët islamë kanë cekur disa kushte të teubes, të mbësh¬te¬tura në ajete dhe hadithe. Ato janë:
I pari: Braktisja e gjynahut menjëherë.
I dyti: Pendimi për gabimin e bërë.
I treti: Zotimi se nuk e përsërit më.
I katërti: Kthimi i hakut atyre që dëmtoi ose kërkimi i faljes.
Disa dijetarë shtojnë edhe disa pika plotësuese për teuben e sinqertë, të cilat do t’i citojmë së bashku me disa shembuj:
E para: Lënia e gjynahut të jetë vetëm për Allahun, jo për ndonjë qëllim tjetër, sikur pamundësia për ta bërë ose frika nga fjalët e njerëzve.
Shembull: Nuk llogaritet i penduar ai që i braktis gjy¬na¬het për pozitë ose autoritet, ose nga frika se mos po largohet nga vendi i punës.
Po ashtu, nuk llogaritet i penduar ai i cili i braktis gjy¬na¬het për ta ruajtur shëndetin dhe fuqinë e tij, sikur ai që e lë zinan (prostitucionin) nga frika e sëmundjeve ngji¬tëse ose pse ia dobëson trupin dhe kujtesën.
Nuk llogaritet i penduar as ai që e lë vjedhjen nga arsye¬ja se nuk e ka gjetur hyrjen e shtëpisë, se nuk ka pa¬sur mundësi që ta hapë arkën, apo ka pasur frikë nga roj¬tari a polici.
Gjithashtu, nuk është i penduar ai që e lë marrjen e ryshfetit nga frika se mos dhënësi i tij është nga ndonjë sho¬qa¬të që lufton ryshfetin.
Nuk llogaritet i penduar kush e lë pirjen e alkoolit apo marrjen e drogës nga arsyeja se ka mbetur pa të holla.
Po ashtu, nuk llogaritet se është penduar ai që nuk ësh¬të në gjendje ta bëjë gjynahun nga ndonjë shkak jashtë dë¬shirës së tij. Shembull: Rrenacaku që e kap ndo¬një së¬mun¬dje që ia merr gojën; zinaqari që e humb fuqinë për kontakt sek¬sual; vjedhësi që humb duart në ndonjë fat¬ke¬qësi. Pra, personat e këtillë patjetër du¬het ta pranojnë gjynahun me keqardhje dhe të pen¬dohen për të. Gjithashtu, t’i shmangen krejtësisht e pas¬taj mos të përmallohen apo të dëshpë¬ro¬hen nëse u ikën, prandaj edhe alejhi selami thotë: “Pendimi është teube.”
Trasmeton Ahmedi dhe Ibni Maxhe
Allahu e konsideron të paaftin, të cilit i bie ndër mend të bëjë një gjy¬nah, njëjtë si bërësin e gjynahut. E ja seç tha Muhammedi alejhi selam: “Kjo botë është për katër persona: Një rob të cilin e furnizon Allahu me pasuri dhe dituri, e ai nëpërmjet tyre ia ka frikën Zotit, nga ato u ndan të afërmve dhe e di se edhe Allahu ka në to hak, ky është në pozitën më të nderuar. Dhe një rob të cilin Allahu e ka furnizuar me dituri, por jo edhe me pasuri, e ai thotë me sinqeritet: “Sikur të kisha pasuri, do të veproja siç vepron filani.” Sipas kë¬tij qëllimi, edhe ky ka shpërblimin e njëjtë me të parin. Dhe një rob të cilin Allahu e ka fur¬ni¬zuar me pasuri, por jo edhe me dituri, e ky e keqpërdor pasurinë e vet pa dituri. Krahas pasurisë nuk ia ka frikën Allahut, nuk u ndan të afërmve dhe nuk e di se edhe Allahu ka në to hak. Ky është në pozitën më të poshtër. Dhe një rob të cilin Allahu nuk e furnizoi as me dije as me pasuri, e ai thotë: “Sikur të kisha pasuri, do të veproja siç vepron filani.” Sipas qëllimit, edhe ky e ka dënimin e njëjtë me të fundit.”
Transmeton Ahmedi dhe Tirmi¬dh¬i¬u
E dyta: Ta ndiejë të keqen e gjynahut dhe dëmin e tij. Kjo do të thotë se pendimi i vërtetë nuk mund të je¬të krahas ndjenjës së kënaqësisë dhe gëzimit kur i kuj¬ton gjynahet e kaluara, ose kur lakmon kthimin e tyre në të ardhmen. Ibni Kajjimi në dy librat e tij “Ed-dau ved-devau” dhe “El-fevaid” ka cekur dëmet e shumta që sjellin gjynahet. Prej tyre ja¬në: mosarritja deri te di¬turia, egërsimi i zemrës, vështir¬ë¬simi i çështjeve, do¬bë¬simi i trupit, humbja e respek-tit, largimi i bereqetit, pakësimi i suksesit, ngushtimi i shpir-tit, lindja e prob¬¬le¬meve, adaptimi në gjynahe, mosrespekti ndaj Allahut, mosrespekti ndaj njerëzve, mallkimi i kaf¬shë¬ve ndaj tij, veshja e petkut të nënçmimit, vulosja e zemrës, hyrja në mallkim, mospranimi i duave, shtimi i turbu¬lli¬rave në tokë dhe në det, zhdukja e xhelozisë, humbja e turpit, ndërprerja e nimeteve, ardhja e dënimit, trishtimi i zemrës së gjynahqarit, mbetja në robëri të shejtanit, përfundimi i keq në këtë botë dhe dënimi i dhembshëm në botën tjetër.
Njohja e pasojave të rënda që sjellin gjynahet e dety-ron besimtarin të largohet nga gjynahet në tërësi. Disa nje¬rëz kalojnë prej një gjynahu në një gjynah tjetër për disa shkaqe. Ndër to janë:
1) beson se dëmet e gjynahut tjetër janë më të lehta;
2) shpirti i anon më tepër, kurse epshi e nxit;
3) rrethanat e këtij gjynahu janë më të volitshme, për¬kundër të tjerave, të cilat kërkojnë më tepër përgatit¬je dhe kush¬tet nuk i kanë të gatshme dhe të plota;
4) shoqëria e tij ende shkon pas gjynaheve, prandaj atij i vjen vështirë të ndahet prej tyre;
5) nganjëherë personit gjynahu i sjell autoritet dhe po¬zi¬të në shoqëri dhe i vjen vështirë që ta humbë këtë po¬zitë, prandaj edhe vazhdon në këtë gjynah, mu si disa qeveritarë të cilët bien pre e sherrit dhe e fesatit. Prej tyre ishte edhe Ebu Nuvasi, i cili, kur u këshillua dhe u qortua për këmbë-nguljen në gjynahe prej Ebul Atahijjes, poetit fetar, tha:
A mendon, o Atahijje,
unë t’i lë këto zbavitje?
Ta shkatërroj me adhurime
unë në popull pozitën time?
E treta: Ta shpejtojë njeriu teuben e mos ta vo¬no¬jë, sepse vonimi i saj në thelb është gjynah që kër¬kon teube të sërishme.
E katërta: Të frikësohet se mos teubeja e tij është e mangët dhe mos të garantohet se i është pranuar e pas¬¬taj t’i mbështetet vetes dhe të sigurohet nga ndësh¬kimi i Allahut.
E pesta: Ta kompensojë atë që i ka kaluar nga haku i Allahut, për shembull, nxjerrja e zekatit që nuk e jepte më parë, sepse zekati është hak (e drejtë) e të varfërit.
E gjashta: Ta braktisë vendin e gjynahut, nëse prania atje e fut në gjynah.
E shtata: Ta braktisë atë që i ndihmoi në gjynah (kjo pikë dhe ajo më parë janë urtësi të hadithit “vra¬së¬si i njëqin¬dë¬ve”, i cili do të ceket më vonë).



Allahu thotë:
“Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.” (Zuhruf: 67)
Bashkëpunëtorët në të keqe do të mallkojnë njëri-tjet¬rin Ditën e Gjykimit. Andaj është detyrë jotja, o i pen¬duar, të lar¬gohesh nga ata dhe t’i shkëpusësh të gjitha lidh¬jet, të kesh kujdes nga ata, nëse nuk ke mundësi t’i thë¬rrasësh në rrugën e shpëtimit. Gjithashtu, ruaju mos të të tërheqë shejtani dhe ta zbukuron kthimin te ta nëpërmjet thirrjes tënde në rrugën e shpëtimit, kur ti e di se je i dobët dhe nuk mund t’u rezistosh.
Kemi shumë raste ku disa persona janë kthyer përsëri në gjy¬nahe duke i përtërirë lidhjet me shokët e më¬parshëm.
E teta: Shmangia e gjërave të ndaluara, si p.sh.: pijet alkoolike, veglat muzikore, fotografitë dhe filmat e shfrenu-ar (porno¬grafikë), tregimet erotike dhe statujat. Ato duhen thyer, shmangur ose djegur.
Është e domosdoshme zhveshja e të gjitha rrobave të xhahilijjetit nga i penduari në prag të marrjes së qën¬drimit islam. Sa prej rasteve kemi që janë bërë shkak këto rroba që të penduarit të kthehen nga pendimi i sin¬qer¬të dhe ta shtrem¬bë¬rojnë rrugën e tyre pas udhë¬zi¬mit. Lusim Allahun të na forcojë!
E nënta: Të zgjedhë shokë të mirë, të cilët do t’i ndih¬mojnë për t’i zëvendësuar të këqijtë. Gjithashtu, duhet të ma¬rrë pje¬së në tubimet ku përmendet Allahu dhe zhvi¬llohet dija, në mënyrë që ta mbushë kohën me gjërat që i sjellin dobi e mos të gjejë vend shejtani për t’ia për¬kuj¬tuar të kaluarën.
E dhjeta: Ta pastrojë trupin e tij, të cilin e ka mbaj¬tur me fitim të palejueshëm, dhe ta shpenzojë fuqinë e tij duke e respektuar Allahun.
E njëmbëdhjeta: Ta bëjë teuben para gargarës (pa¬ra se t’i vijë fryma në fyt) dhe para se të lindë Dielli nga perëndi¬mi. “Gargara” është zëri që del nga fyti me rastin e daljes së shpirtit. Qëllimi parësor është që teubeja të bëhet para se të ndodhë kijameti i vogël (vdekja) dhe ki¬ja¬meti i madh (shkatërrimi i botës), duke pasur për argument fjalën e Pejgam¬berit alejhi selam: “Kush pendohet para gargarës, Allahu ia pranon teuben.” Dhe: “Kush pendohet para se të lindë Dielli nga perëndimi, Allahu ia pranon pen¬dimin.”
Transmeton Muslimi



PENDIMI I MADH


Këtu do të përmendim shembuj të pendimit në kohën e gjeneratës së parë, në kohën e sahabëve të Pejgamberit alejhi selam.
Transmetohet nga Burejde (radijAllahu anhu), se Ma¬iz bin Malik el-Eslemi erdhi tek i Dërguari dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, unë i kam bërë zullum vetes dhe kam bërë zina, dëshiroj të më pastrosh!” Pejgamberi e ktheu. Të nesërmen erdhi prapë dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë kam bërë zi¬na.” Ai prapë e ktheu. Pejgam¬be¬ri alejhi selam dërgoi dikë te populli i tij dhe pyeti: “A mos dini diçka në është i sëmurë nga mendtë?” Ata thanë: “Ne dimë se mendjen e ka të plotë dhe me sa sho¬him është prej të mirëve.” I erdhi ai edhe për të tretën herë. I Dërguari prapë pyeti për të dhe e informuan se nuk ka gjë dhe është i shëndoshë. E kur i erdhi edhe për të katërtën herë e hapi një gropë për të, urdhëroi që të gu¬rë¬zo¬het dhe ashtu u bë. Burejdeja tha: “Pastaj erdhi Gamidija dhe i tha: “O i Dërguari Allahut, unë kam bërë zina, më pastro!” Edhe atë e ktheu. Të nesër¬men i tha: “Pse më kthen? A do të më kthesh siç e ke kthyer Maizin? Për Zotin, unë jam me barrë.” Atëherë tha: “Nëse jo, atëherë shko derisa ta lindësh.” Kur lindi, i erdhi me fëmijën në pelena dhe i tha: “Ja, ky është, e kam lindur.” Ai ia ktheu: “Shko dhe ushqeje derisa ta ndash nga gjiri.” Kur e ndau nga gjiri, erdhi së bashku me fë¬mi¬jën, i cili në dorën e tij mbante një copë bukë, dhe i tha: “Ja, o i Dërguari i Allahut, e kam ndarë nga gjiri dhe po ushqehet vetë.” Atëherë ia dha në mbrojtje fë¬mi¬jën njërit prej muslima¬nëve, urdhëroi që t’i hapet një gropë deri në gjoks dhe dha urdhër te njerëzit që ta gurëzojnë. Halid bin Velidi mori një gur dhe e gjuajti në kokë, saqë gjaku i saj e spërkati fytyrën e Halidit, e ky e shau. Pejgamberi alejhi selam e dëgjoi sharjen e tij dhe i tha: “Ngadalë, o Halid, se pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, ajo ka bërë një teube që, sikur ta kishte bërë mbledhësi i tatimeve (haraxhit dhe zekatit), do t’i falej. Pas¬taj ia fali namazin e xhenazes dhe e varrosën.”
Transmeton Muslimi
Sipas një transmetimi tjetër tregohet se Umeri i ka thë¬në të Dërguarit të Allahut: “O i Dërguar i Allahut, njëherë e gurëzove e pastaj po ia fal edhe xhe¬na¬zen?!” Pejgamberi ia ktheu: “Ka bërë një teube që, sikur t’u ndahej shtatëdhjetë ba¬norëve të Medinës, do t’u mjaftonte. A ke gjetur diçka më të vlefshme se ajo që sak¬rifikoi vetveten për Allahun?!”
Transmeton Abdur-Rezaku në koleksionin e tij
PENDIMI I FSHIN TË KALUARAT
Dikush mund të thotë: Dëshiroj të pendohem, por çfarë më garanton faljen e Allahut nëse pendohem? Unë dëshiroj të ndjek rrugën e sigurtë, por më ndërhyn ndjenja e dyshimit. Si¬kur ta dija se Allahu m’i fal gjy¬nahet, do të pendohesha!
I them atij: Atë që ti ndien në shpirtin tënd e kanë ndier në shpirtrat e tyre edhe të tjerë para teje, sa¬ha¬bët e Resu¬lull-llahut alejhi selam.
Sikur të ndalesh pak e të mendosh për këto dy rastet vi¬jue¬se, hamendja ka për t’u larguar nga shpirti yt, me le¬jen e Allahut.
Imam Muslimi (rahimehull-llah) na përcjell rastin e pranimit të Isla¬mit nga Amër ibën Asi, i cili thotë: “Kur Allahu e da¬shu¬roi Islamin në zemrën time, i shkova Pejgam-berit alej¬hi selam dhe i thashë: “Zgjate të djathtën, se dua të ta jap besën.” E zgjati të djathtën e unë i tërhoqa duart e mia. Atëherë më tha: “Ç’ke, o Amër?” I thashë: “Desha të shtroj disa kushte.” Ai më tha: “Çfarë kushtesh?” I thashë: “Të më falen gabimet!” Ai ma ktheu: “A nuk e di, o Amër, se Islami i fshin të kaluarat, edhe hixhreti i fshin të kaluarat, por edhe haxhi i fshin të kaluarat?”
Imam Muslimi transmeton, nga Ibni Abbasi (radijAllahu anhuma), se disa njerëz nga mushrikët kanë bërë vrasje, saqë e kanë tepruar, gjithashtu kanë bërë zina, saqë e kanë tepruar. Pastaj erdhën te Muhammedi alejhi se¬lam dhe e pyetën: “Ajo që po thua dhe po ajo në të cilën na thërret është vërtet e mirë. Sikur të na lajmëroje se, për atë që kemi bërë, ka falje, atëherë do ta pranonim!” Atëherë zbri¬ti ajeti kur’anor: “Dhe ata që përveç Allahut nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeri përveç kur e meri¬ton, në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndër¬¬sa kush i punon këto, ai e gjen ndëshkimin.” (Furkan: 68)
Gjithashtu ajeti tjetër: “Thuaj: “O robërit e Mi, ju të cilët e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.” (Zumer: 53)

A MË FAL ALLAHU?


Ti mund të thuash: Dëshiroj të pendohem, por gjy¬nahet e mia janë të shumta. Nuk ka lloj prej punëve të ndyra që nuk e kam bërë, saqë nuk e di se a mund të m’i falë Allahu?
Por të them ty, or vëlla, se ky problem nuk është vetëm yti, por i shumicës së atyre të cilët dëshirojnë të pen¬dohen. Më kujtohet rasti i një të riu, i cili m’u drejtua me pyetje duke më treguar se ka filluar të bëjë gjynahe qysh në vitet e her¬shme, se si ai kishte kaluar vetëm të shtatëmbëdhjetat kurse regjistri i tij ishte përplot me veprime të ndyra, të mëdha e të vogla, nga të gjitha llo¬jet, me të gjitha moshat. Ai kishte dhunuar një vajzë të vogël, kishte bërë një mori vjedhjesh dhe më në fund thotë: “Unë jam penduar tek Allahu xhel-le shanuhu. Ta¬ni zgjohem natën dhe fal namaz, i agjëroj të hënat dhe të enjtet, lexoj Kur’an çdo herë pas namazit të sa¬habut. A thua, a pranohet pendimi im?”
Është bazë tek ne, si ithtarë të Islamit, t’i kthehemi buri¬mit, Kur’anit dhe Sunetit, kur janë në pyetje dis¬po¬zitat, zgjidhjet dhe ilaçet. Kur i kthehemi Kur’anit, aty gjejmë Fjalën e Allahut:
“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar ve¬ten me shumë gabime, mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet. Ai është që shumë fal dhe ësh¬të Mëshirues. Dhe kthehuni tek Zoti juaj dhe pen¬dojuni Atij.”(Zumer:53,54)
Ja, pra, kjo është përgjigjja e saktë për problemin e si¬për¬përmendur dhe është aq e qartë, saqë nuk ka ne¬vojë për sqarim. Ndërsa të menduarit se gjynahet janë më të mëdha se vetë falja e Allahut rrjedh nga mosbindja e per¬sonit në gjerësinë e rahmetit të Allahut, nga mungesa e besimit në fuqinë e Allahut për t’i falur të gjitha gjynahet, nga dobësimi i një virtyti të rëndë¬si¬shëm prej virtyteve të zemrës, e ajo është shpresa, dhe mosbesimi në fuqinë e pendimit në shlyerjen e gjy¬na¬heve të kaluara.
Tani do t’i përgjigjemi çdonjërës prej këtyre dilema¬ve:
E para: Mjafton për të si sqarim Fjala e Allahut:
“Mëshira Ime përfshin çdo gjë.” (A’raf: 156)
E dyta: I mjafton hadithi kudsijj dhe i vërtetë: “Thotë Allahu: “Kush e di se Unë kam fuqi për t’i falur gjynahet, ia fal atij dhe nuk më vjen vështirë, nëse nuk më bën tjetërkë ortak.”
Transmeton Taberaniu dhe Hakimi
Qëllimi i këtij hadithi është kur robi ta takojë Zotin e tij në ahiret.
E treta: Këtë dilemë do ta shërojë hadithi kudsijj vi¬jues: “O bir i Ademit, çdoherë që më thërret dhe më lu¬tesh, Unë t’i fal ato që i ke bërë dhe nuk më vjen vësh¬tirë. O bir i Ade¬mit, sikur të arrijnë gjynahet e tua ku¬pën e qiellit, e pastaj të më kërkosh falje, do të të fal dhe nuk më vjen rëndë. O bir i Ademit, sikur të vish tek Unë me gjynahe sa është toka, dhe më takon pa më bërë as¬kë ortak, do të të vij me falje sa është toka.”
Transmeton Tirmidhiu
E katërta: I mjafton hadithi i Resulull-llahut alej¬hi selam kur thotë: “Ai që pendohet nga gjynahu, është si ai që nuk ka bërë gjynah fare.” Transmeton Ibni Maxhe.
Atij që e vështirëson faljen e Allahut për gjy¬na¬het e tij të grumbulluara, po ia përkujtojmë hadi¬thin në te¬mën vijuese.


TEUBEJA E VRASËSIT TË NJËQIND VETAVE



Nga Ebi Seid El-Huderiu transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Nga ata që kanë qenë para jush, ka qenë një njeri që i ka mbytur 99 veta. Pastaj kër¬koi nje¬riun më të ditur në sipërfaqe të tokës. Atë e drejtuan te një prift, të cilit i shkoi dhe e pyeti: “Për një që ka mbytur 99 veta, a ka teube?” Ai iu përgjigj: “Jo.” E ky edhe këtë e mbyti dhe i plotësoi një¬qind. Pastaj prapë kërkoi njeriun më të ditur në sipër¬faqe të tokës. E drejtuan te një njeri i ditur dhe e pyeti: “Për një njeri që i ka mbytur njëqind veta, a ka teube për të? Ai iu përgjigj: “Po, e kush mund ta ndajë atë nga teubeja?!” Pastaj vazhdoi: “Shko në filan vend, në të cilin ka njerëz që i bëjnë ibadet Allahut dhe adhuro Allahun së bashku me ta, e mos u kthe në vendin tënd, se ai është vend i fesatit.” Mori rrugën dhe, pasi e kaloi gjys¬mën e rrugës, i erdhi vdekja. Atëherë ranë në dile¬më melaiket e rahmetit dhe melaiket e dënimit. Melaiket e rahmetit thanë: “Ai u pendua dhe u drejtua me zem¬rën e tij kah Allahu.” Melaiket e dënimit thanë: “Ai ku¬rrë një punë të mirë s’e ka bërë.” Atëherë u erdhi një melek në formë të njeriut dhe e bënë ndër¬mje¬të¬sues të tyre. Ai u tha: “Mateni largësinë mes dy vende¬ve dhe, te cili është më afër, atij i takon. Kur e matën, e panë se është më afër vendit ku dëshironte të shkonte dhe e morën melaiket e rahmetit.”
Transmeton Buhariu, Muslimi
Në një transmetim tjetër të vërtetë thuhet: “Ka qenë më afër fshatit të mirë për një pëllëmbë dhe u konsiderua prej tyre” Kurse në një transmetim tjetër, gjithashtu të vër¬tetë, thuhet: “E urdhëroi Allahu njërin fshat të largohet e tjetrin të afrohet dhe u tha: “Mateni largësinë e të dyve”, dhe e panë se është më afër fshatit për një pëllëmbë, ashtu që iu falën gjynahet.”
Po, po kush mund ta ndajë atë nga teubeja?! E ti që dë¬shiron të pendohesh, a mos të duken gjy¬na¬het e tua më të mëdha se të këtij personi të cilit Allahu ia fali?! Kurrsesi, atëherë pse dëshpërohesh?!
Por çështja, more vëlla musliman, është edhe më e çudit¬shme se kjo. Studio pak Fjalën e Allahut:
“Ata që përveç Allahut nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton, në bazë të drejtësisë, dhe nuk bën kur¬vëri, ndërsa kush e punon këtë, ai e gjen ndëshkimin. Atij i dyfisho-het dënimi Ditën e Kijametit dhe aty mbe¬tet i përbuzur për¬gjith¬monë. Përveç atij që është pen¬duar dhe ka bërë vepra të mira, Allahu ua shndë¬rron të këqijat në të mira. Allahu është Mëshi¬rues, ndaj ai fal shumë” (Furkan: 68:70)
T’i hedhim një shikim Fjalës së Tij: “Të tillëve Allahu ua shndërron të këqijat në të mira”, na e bën të qartë sa i mëshirshëm është Allahu ndaj nesh. Dije¬ta¬rët thonë se shndë¬rrimi këtu është dy llojesh:
I pari: Shndërrimi i vetive të këqija në veti të mira ashtu siç shndërrohet shirku në iman, zinaja në nder dhe pastërti, gënjeshtra në drejtësi, tradhtia në be¬suesh¬mëri, e kështu me radhë.
E dyta: Shndërrimi i të këqijave me të mira Ditën e Kijametit. Mendo pak në Fjalën e Allahut: “Ua shndërron Allahu të këqijat në të mira.” Ai nuk tha: “Çdo të keqe do ta shndë¬rroj¬më me çdo të mirë që do të bëjnë, sepse ato mund të jenë më pak, baraz apo më shumë me numër apo me pe¬shë, po kjo matet sipas sinqeritetit të të penduarit dhe vlerës së pendimit të tij. Po a ka nimet më të madh se ky? Tani shiko sqarimin e kësaj dhuntie hyjnore në këtë hadith të bukur:
Nga Abdur-rahman bin Xhubejri transmetohet se Ebi Tavil Shatb el-Memdudi i ka ardhur Pejgamberit alejhi selam, kur¬se në disa versione të tjera thuhet: “I ka ardhur një plak i shtyrë në moshë, saqë vetullat i kishin rënë mbi sy, i mbështetur në shkop, iu afrua Pejgamberit alejhi selam dhe i tha: “Më trego për një njeri që i ka bërë të gjitha gjynahet dhe nuk ka lënë asgjë prej tyre pa punuar, pra i ka bërë të gjitha, qofshin të vogla apo të mëdha.” Në një version tjetër: “ka bërë çdo gjë që i ka ardhur në dorë, saqë, sikur të shpërndahej gjynahu i tij në mes banorëve të tokës, prapë do t’i shkatërronte ata.) A ka vend për pendim? Alejhi selami tha: “A je bërë mus¬¬li¬man?” Njeriu tha: “Sa më përket mua, unë dësh¬moj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se ti je i Dër¬guari i Allahut.” Atëherë Resulull-llahu i tha: “Bë vepra të mira dhe lëri të këqijat, ashtu që Allahu të t’i shndërrojë të gjitha në të mira.” I mahnitur i tha: “Edhe tradhtitë edhe krimet e mia?!!!” Pejgamberi iu për¬gjigj: “Po!” Atëherë njeriu filloi të brohorasë: “Allahu Ekber!”, dhe vazhdoi kështu derisa humbi nga shi¬ki¬met tona”
Transmeton Taberaniu dhe Bezzari
Tani disa nga të penduarit mund të pyesin: Unë, de¬ri¬sa isha në rrugë të humbur, nuk kam falur namaz, isha jashtë bazave islame, por i kam bërë disa vepra të mi¬ra. A më llo¬gariten edhe pas pendimit apo i ka ma¬rrë era?!
Edhe për të ka përgjigje: Transmetohet nga Urve ibni Zubejri se Hakim ibni Hazami e ka lajmëruar se ai i ka thënë Pejgamberit alejhi selam: “O Resulull-llah, ç’thua për disa punë me të cilat doja të arrija sevap në xhahilijjet, siç është sadakaja, lirimi i robërve dhe vizita e farefisit, a ka për to shpërblim?” Pejgamberi alejhi selam iu përgjigj: “Kur je bërë musliman, i ke ma¬rrë edhe të gjitha të mirat që i ke bërë më parë.”
Transmeton Buhariu
Gabimet falen, të këqijat shndërrohen në të mira, të mirat e kohës së xhahilijjetit po përcillen te personi edhe pas pendimit, atëherë çka mbeti?!!!


SI TË VEPROJ KUR BËJ GJYNAH?


Mund të thuash: Nëse bëj ndonjë gjynah, si të pen¬do¬hem nga ai menjëherë? A ka ndonjë punë që duhet bë¬rë pas teubes në moment?
Përgjigjja është kjo: Pas braktisjes së gjynahut, du¬het të bëhen dy gjëra:
E para: Pendimi me zemër, vendosja për moskthim. Ky është rezultat i frikës ndaj Allahut.
E dyta: Aktivizimi i trupit me mirësi të ndryshme, në mesin e tyre edhe me namazin e teubes, ndërsa teksti i tij është si vijon:
Transmetohet nga Ebu Bekri (radijAllahu anhu), se ai ka thënë:
“Kam dëgjuar Resulull-llahun alejhi selam duke thë¬në: “Çdo njeri i cili bën gjynah, pastaj ngrihet dhe pastrohet, fal (dy rekate) dhe kërkon falje nga Allahu, Allahu atë do ta falë.” Pastaj lexoi këtë ajet: “Ata të cilët, kur bëjnë ndonjë mëkat të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes së tyre, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre. E kush i fal mëkatet përveç Allahut? E që, duke e ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).” (Ali Imran 135)
Hadithin e transmetojnë Es’habus-sunen
Ndërsa në disa transmetime të tjera të vërteta ekzis¬tojnë edhe disa veçori të tjera të namazit, të cilat i fshijnë gjy¬nahet. Këtu, do t’i cekim shkurtimisht këto veçori:
1) Nga Ukbe ibni Amiri transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Zotit ka thënë: “Çdonjëri që merr abdest dhe e merr abdestin me përpikëri e pastaj i fal dy re¬kate, i për-qendruar me zemrën dhe fytyrën e tij, atij do t’i bëhet borxh xheneti.”
Abdesti sjell shumë dobi, se me përpik¬më¬ri¬në e marrjes së abdestit dalin gjynahet nga gjymtyrët e lagura së bashku me ujin apo me pikën e fundit të ujit. Gjithashtu, nga mirësitë e abdestit janë Bismil-lahi në fillim dhe duatë pas mbarimit. Ato janë: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Alla-hut, i vetëm është, nuk ka ortak dhe dëshmoj se Muham¬me¬di është rob dhe i Dër¬guar i Tij” Ose duanë: “O Allah, më bë nga të pen¬duarit dhe më bë nga të pastërtit.” Ose duanë: “Lav¬dia të qoftë Ty, o Allah, dhe duke të Të fa¬lënde¬ruar dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Teje. Kërkoj fal¬je prej Teje dhe pendohem tek Ti.” Këto lutje, që bëhen pas marrjes së abdestit, kanë shpërblim të madh.
2) Ngrihet dhe fal dy rekate.
3) Përqendrohet me zemrën dhe fytyrën e tij në atë namaz.
4) Të mos hutohet.
5) Dhikrin dhe përlushmërinë ndaj Allahut i bën me respekt të plotë.
6) Pastaj i kërkon falje Allahut (i bën istigfar)
Ndërsa rezultati i saj është:
1) I falen gjynahet e bëra më parë.
2) I bëhet borxh xheneti.
E dyta: Të bëhen sa më shumë vepra të mira dhe sjell¬je të bukura. A ju kujtohet Umeri (radijAllahu anhu), kur e kuptoi gabimin e tij me Resulull-lla¬hun në pole¬mi¬kën që u zhvillua në marrëveshjen e Hu¬dejbisë, e pas saj tha: “Kam bërë pastaj për këtë gabim vepra të mira (për shlyer¬jen e gjynahut).”
Mendo pak në shembullin që ceket në këtë hadith të vërtetë: “Shembulli i atij që bën vepra të këqija e pastaj u kthehet veprave të mira, është si shembulli i një njeriu që ka pasur një mburojë (rrobë e hekurt që vesh luftëtari) të ngushtë, nga e cila gati ngulfatej, pastaj e ka bërë një vepër të mirë dhe i është çliruar një hallkë, pastaj e ka bërë edhe një tjetër dhe i është çliruar edhe një hallkë. Kështu vazh¬doi derisa është çliruar nga mburoja.”
Transmeton Taberaniu
Veprat e mira e lirojnë njeriun nga burgu i gjynahe¬ve dhe e nxjerrin në botën e gjerë të përkushtimit.
Për ty, vëlla i dashur, po sjellim edhe këtë tregim këshillu-es:
Transmetohet nga Ibni Mes’udi, i cili ka thënë: “Erdhi një njeri te Muhammedi aleji selam dhe i tha: “O Resulull-llah, kam takuar një grua në një kopsht dhe kam bërë me të çmos, përveç marrëdhënieve intime. E kam puthur dhe e kam përkëdhelur, por nuk kam bërë diçka tjetër. Ti më dëno mua si të duash.” Pejgamberi alejhi selam nuk i tha asgjë, atëherë njeriu shkoi. Umeri tha: “Allahu do t’ia mbulonte gjynahun, sikur ta mbulonte ky vetë.” Pejgam-beri e përcolli ate me shikim dhe tha: “Kthejeni tek unë.” E kthyen tek ai, e Pejgamberi recitoi: “Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, si dhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është këshillë për ata që pranojnë këshillat.” (Hud: 114) Muadhi tha: (Sipas një versioni tjetër Umeri tha:) “O i Dërguar i All-lla-hut, ajo është vetëm për të apo edhe për të gjithë njerëzit?” Ai i tha: “Jo, por për të gjithë njerëzit.”
Transmeton Muslimi


KEQBËRËSIT MË PENGOJNË


Dikush thotë: Dëshiroj të pendohem, por keqbërësit nga shoqëria ime e mëparshme më pengojnë dhe më nën¬çmojnë në çdo vend. Posa dëgjuan se ka disa ndryshime tek unë, filluan të më sulmojnë rrezikshëm. Unë po e ndiej vetën të dobët, si të mbrohem?
Këta persona i këshilloj të bëhen të durueshëm. Ky ësh¬të caktim i Allahut për t’i sprovuar robërit e Tij të sin¬qertë, që të dallohen të drejtët nga rrena¬cakët dhe t’i dallojë Allahu të ndjyrët nga të pastërtit.
Kush vendos t’i përmbahet kësaj rruge dhe ka filluar të ha¬përojë në të, le të përqendrohet në të. Shejtanët prej xhi¬nëve dhe njerëzve e inspirojnë njëri-tjetrin që t’i kthejnë të penduarit në të kaluarën, e ata nuk duhet t’i dëgjojnë. Ata në fillim thonë: “Ky është shqetësim i përkohshëm, shpejt do të të kalojë. Kjo është vetëm kri¬zë momentale.” Çudia më e ma¬dhe është se disa prej keqbërësve, në fillim të pendimit, i tho¬në shokut të ty¬re: “Shpresojmë se nuk të ka kapur ndonjë e keqe!”
Gjithashtu është për t’u çuditur se njëra prej fem¬ra¬ve, kur dashnori i saj ia mbylli telefonin në fillim të bisedës, sep¬se ai është penduar dhe nuk dëshiron të vazh¬dojë në gjynah, ajo e thërret përsëri dhe i thotë: “Ndosh¬ta të ka kaluar shqe¬tësimi?!” Ndërsa Allahu tho¬të:
“Thuaj: “Mbështetem (mbro¬hem) me Zotin e nje¬rëz¬¬ve. Sunduesin e njerëzve. Të Adhuruarin e njerëz¬ve. Prej të keqes së cytësit që fshihet, i cili bën cytje në zemrat e njerëzve. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët apo njerëzit.” (Nas: 1-6)
Kush ka përparësi që të respek¬to¬het: Zoti yt, apo shokët e së keqes?
Duhet ta dish se ata do të të pengojnë në çdo vend dhe do të mundohen të të kthejnë në rrugën e humbjes me çdo mënyrë. Më kanë treguar se, pas pendimit, njëra nga ish-shoqet e tij e urdhëronte shoferin e saj t’i vihet pas, ndërkohë që ai ishte në rrugë për në xhami, ndërsa ajo i flet atij nga dritarja.
Në këtë rast:
“Allahu forcon ata që besuan në fjalën e fortë, në jetën e kësaj bote dhe në jetën e botës tjetër.” (Ibrahim: 27)
Keqbërësit do të përpiqen t’ua përkujtojnë të ka¬lua¬rën dhe në çdo mënyrë t’ua përkujtojnë gjynahet e bëra, sikur kujtimet, thirrjet telefonike, fotografitë, let¬rat etj. Ata nuk guxojnë t’i dëgjojnë, por të kenë kuj¬des nga mashtrimet e tyre dhe le të përkujtojnë ras¬tin e Ka’b bin Malikut, sahabit të ndershëm, kur i Dër¬guari i Allahut urdhëroi sahabët që ta bojkotojnë atë për shkak të mospjesëmarrjes së tij në betejën e Tebukut, derisa të jepte leje Allahu. Gjatë kësaj kohe mbre¬ti i Gassanëve i dërgoi një letër, ku i tha: “Kemi dëgjuar se shoku yt ka hequr dorë prej teje, por Allahu nuk të ka lënë në vend të shkretë dhe të humbur. Eja tek ne, se do të të ndihmojmë.” Kështu, jobesimtari dëshiron ta për-fitojë besimtarin, që ai të dalë nga Medina dhe të shkatë-rrohet në vendin e kufrit. Por cili ishte qën¬drimi i këtij sahabi të ndershëm?! E ja se çka tha Ka’¬bi: “Porsa e lexova letrën thashë: “Edhe kjo është gji¬thashtu sprovë!” E futa në zjarr dhe e dogja.”
Kështu le të qëndrojë çdo besimtar ndaj kujdo që i dërgon letër, mash¬kull apo femër. Le ta dje¬gin de¬risa të bëhet hi dhe le ta përkujtojnë zjarrin e xhehenemit derisa janë duke e djegur. Allahu thotë:
“Ti, pra, bë durim, se premtimi i Allahut është i saktë, e kurrsesi mos të të luhasin ata që janë të dyshimtë.” (Rum: 60)
ATA MË KËRCËNOHEN!
Dëshiroj të pendohem, porse shokët e mi të më¬parshëm më kërcënohen se do t’i nxjerrin në shesh marrë¬zitë e mia dhe do t’i përhapin fsheh¬tësitë e mia në masë. Ata kanë fotografi dhe dëshmi, e unë kam frikë për autoritetin tim. Unë jam tepër i shqetësuar!
Atij i themi: Luftoji bashkëpunëtorët e shejtanit, se kurthi i tyre është e dobët. Këto janë vetëm presione nga ndih¬më¬sit e Iblisit. Ata të grumbullohen, por para sab¬rit dhe këm¬bëngulësisë së besimtarit shumë shpejt shpërndahen dhe shkatërrohen.
Dije se, nëse vazhdon të ecësh me ta dhe u nënsh¬tro¬¬hesh dëshirave të tyre, ata do të tubojnë edhe më shu¬më material kun¬dër teje. Ti kështu do të jesh i dështuar, si në fillim ashtu edhe në fund. Atëherë, pra, mos i dë¬gjo ata dhe kërko ndih¬më prej Allahut kundër tyre dhe thuaj: “Më mjafton mua Allahu; sa ndihmëtar i mirë është Ai.” Resulull -llahu, kur frikësohej nga të këqi¬jat e një populli, thoshte: “O Allah, ne t’i lëmë Ty qafat e tyre dhe të kërkojmë ndih-më nga të këqijat e tyre.”
Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi
Vërtet rasti është shumë i vështirë. Keqbërësi lajmëron në telefon besimtaren e gjorë dhe të penduar dhe i thotë: “I kam incizuar bisedat e tua, gji¬thash¬tu kam edhe fo¬tografi të tuat. Nëse nuk pranon të da¬lësh me mua, do të të posh¬tëroj te familja.” Vër¬tet këto fjalë janë prekëse, pran¬daj edhe gjendja e saj nuk mund të nëpërkëmbet.
Shiko, se çfarë lufte zhvillojnë bashkëpunëtoret e shej¬tanit me të penduarit nga radhët e këngëtarëve dhe kën¬gë¬tareve, aktorëve dhe aktoreve. Ata publikojnë produk¬sionet më të marra të tyre, si në media ashtu edhe në treg, me qëllim presioni dhe luf¬te psikike. Por mos të harrojmë se Allahu është me tak¬valitë dhe teubexhitë. Ai është edhe kujdestar i be¬simtarëve. Nuk i nënçmon dhe nuk i lë të vetëm. Çdo rob që i është mbështetur Allahut, as¬një¬herë nuk ësh¬të poshtëru-ar. Dije se pas çdo vështërsie ka leh¬¬të¬sim dhe pas çdo ngushtësie ka lirim.
Vëlla i dashur, për ty po paraqesim një tregim të prek¬shëm, që dëshmon qartë për atë që themi. Ky është tregimi i sahabit të ndershëm Murthid bin Ebi Murthid El Ganevi, i cili ka flijuar duke i mbartur muslimanët e do¬bët fshehurazi prej Mekës në Medine.
“Ka qenë një nje¬ri që quhej Murthid bin Ebi Murthid. Ai iu mbarte robërit prej Mekës dhe i çonte në Medine. Ndërsa në Mekë ka qenë një femër lavire, që quhej Anaka, të cilën ai e kishte shoqe. Ai i kishte premtuar një njeriu nga robërit e Mekës se do ta dër¬gonte në Medine. Rastin e tij ai e rrëfen kështu: “Duke ecur rru¬gës arrita deri te një strehë e një muri të Mekës, në një natë plot hënë. Në moment erdhi Anaka. Ajo vërejti errësirën e hijes sime përskaj murit dhe filloi të vijë drejt meje. Kur u afrua afër, më njohu dhe tha: “Murthidi?!” Iu përgjigja: “Po, Murthidi.” Ajo më tha: “Mirë se ke ardhur, eja dhe buaj tek ne sonte.” Unë i thashë: “O Anaka, Allahu e ka ndaluar zinanë.” Atëherë klithi: “O banorët e çadrave, ky njeri është duke transportuar robërit tuaj!” Menjëherë filluan të më ndjekin tetë veta e unë ia mësyva Mandemit (kodër e njohur te njëra nga hyrjet e Mekës) dhe u ndala te një shpellë, duke hyrë brenda. Ata m’u afruan aq shumë, saqë për pak preknin kokën time. Por, Allahu i qorroi e pastaj u kthyen. Iu kthe¬va shokut tim dhe fillova ta mbaj. Ishte shumë i rëndë. E afrova te një vend më i sigurtë, ia zgjidha prangat dhe e mbajta ashtu i lodhur derisa arrita në Medine. Shkova te Pejgam¬beri alejhi selam dhe i thashë dy herë: “Pejgamber i Allahut, dua të marto-hem me Anakën.” Pejgamberi heshti dhe nuk u përgjigj, derisa zbriti ajeti: “Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë vetëm se me ndonjë lavire ose idhujtare, edhe lavirja, me të nuk do të duhej të martohet kush, vetëm se ndonjë lavir ose idhujtar.” (Nur: 3)
Atëherë Pejgamberi alejhi selam tha: “O Murthid, zinaqari nuk marton kë përveç zinaqares apo mushrikes dhe zinaqarja nuk marton kë përveç zinaqarit apo mushrikut, prandaj edhe mos u marto   me të.”
Transmeton Tirmidhiu
A e sheh se si Allahu i mbron ata të cilët besojnë dhe si është në anën e bamirësve?
Edhe nëse të ndodhë më e keqja, së cilës i frikësohesh, dhe të zbulohen disa gjynahe, aq sa çështja kërkon sqarim, sqarojua qëndrimin tënd të tjerëve. Thuaju. “Po, vërtet kam qe¬në gjynahqar e tani jam penduar tek Allahu. Tani, çka dë¬shi¬roni prej meje?!”
Ta kemi parasysh të gjithë, se turpi i vërtetë ësh¬të ai që do të zbulohet para Allahut në Ditën e Kija¬metit, Ditën e përçmimit të madh, jo para njëqind apo dyqind, një mijë apo dy mijë, por në dëshminë e të gji¬tha krijesave, mela¬ikeve, xhinëve dhe njerëzve prej Ade¬mit e deri te njeriu i fundit.
Ejani të kthehemi së bashku te duaja e Ibrahimit alejhi selam:
“Mos më turpëro ditën kur do të ringjallemi. Ditën kur nuk bën dobi as pasuria as fëmijët. (Ka dobi) vetëm ai që i paraqitet Allahut me zemër të shëndoshë.” (Shuara: 87-89)
Mbrohu në momentet e vështira me duatë pejgam¬be¬rike: “O Zot, mbuloji të metat tona dhe sigurona nga ajo që kemi frikë. O Zot, na bë (të fortë) t’u hak¬me¬rremi atyre që na kanë bërë zullum. Na ndihmo kundër atyre që na kanë bërë padrejtësi. O Zot, ndërpreje da¬sha¬keqësinë e armiqve dhe ziliqarëve ndaj nesh!”


GJYNAHET MA NGULFASIN JETËN


Mund të thuash: “Unë kam bërë shumë gjynahe dhe jam penduar tek Allahu. Por gjynahet e mia më mun¬dojnë. Kujti-mi i veprimeve të mia të mëpar¬sh¬me ma ngulfat jetën, ma vrazhdësojnë shtratin, ma braktisin gjumin dhe ma prishin qetësinë. Cila është më¬nyra që të qetësohem?”
Të them or vëlla i dashur: Këto ndjenja janë she¬njat e pendimit të sinqertë dhe kjo pra është thelbi e teubes së vërtetë. Pendimi është teube. Shikoje atë që ka kaluar me syrin e shpresës. Me shpresë se Allahu do të të falë ty. Mos u dëshpëro dhe mos i ul duart nga rahmeti i Allahut, sepse Ai thotë: “Askush nuk e humb shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç aty¬re që janë të humbur.” (Hixhr 56)
Ibni Mes’udi (radijAllahu anhu) ka thënë: “Më i madhi gjynah është: t’i bësh ortak Allahut; të sigu¬ro¬hesh nga ndësh¬kimi i Allahut; t’i ulësh duart nga rah¬meti i Allahut; të dyshosh në faljen e Allahut.”
Transmeton Abdur-Rezaku
Besimtari ecën rrugës së Allahut mes frikës dhe shpre¬sës. Por ndonjëherë e mund njëra anë: kur bën gjy¬nah, anon më shumë nga frika. Frika e dety¬ron të pendohet. E kur pendohet, anon nga shpresa. Shpre¬sa e detyron të kërkojë falje nga Allahu.
A TË PRANOJ?
Një njeri me zë të pikëlluar pyet: “Dëshiroj të pen¬dohem, por a duhet patjetër të shkoj në vend të cak¬tuar dhe të pranoj gjynahet? A është prej kush¬te¬ve të teubes të pranoj para gjykatësit atë që kam bërë dhe të kërkoj ekze-kutimin e dënimit?
Çfarë kuptimi ka rasti që kam lexuar pak më parë mbi teuben e Maizit dhe Gamidijes dhe rasti i njeriut që zbavitet me gruan në kopsht?”
Të themi ty, o vëlla i dashur, se lidhja e robit me Zo¬tin e tij pa kurrfarë ndërmjetësimi është prej veçorive të këtij be¬simi të madh, me të cilin është i kënaqur Allahu. Në Kur’¬¬an thuhet: “E kur robërit e mi të pyesin për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet.” (Bekare: 186)
Nëse jemi të bindur se teube¬ja i bëhet vetëm Allahut, atëherë edhe pranimi bëhet vetëm prej Allahut. Në duanë e sejjidul-istigfarit thuhet: “I pranoj dhuntitë e Tua ndaj me¬je dhe i pra¬noj gjynahet që kam bërë.”
Ne nuk jemi si të krishterët, për atë e falënderojmë Allahun. Atyre prifti ua fal gabimet nëse ulen në ulësen e pra¬nimit të gabimeve. Por, Allahu në Kur’an thotë: “A nuk e dinë ata se Allahu është Ai që pra¬non pendimin prej robërve të vet?” (Teube: 104), prej robërve, pra, por pa kurr¬farë ndërmjetësuesi.
Sa i përket ekzekutimit të dënimeve, përderisa nuk ka arri¬¬tur akuza tek imami apo gjykatësi, nuk je i de¬tyruar të shkosh dhe ta pranosh. Ai, të cilit Allahu ia ka mbuluar gjyna¬het, nuk është keq nëse e mbulon vet¬ve¬ten. Do t’i mjaf¬tonte teubeja si dëshmitar mes tij dhe Allahut. Nga em¬rat e Allahut të Madhë¬ri¬shëm është “Es-Sit-tir” (Mbu¬lues), prandaj, edhe Ai e do mbulimin e gjynaheve të robërve të Tij.
Ndërsa sa i përket sahabëve, si Maizi dhe gruaja që kanë bërë zina dhe njeriu që është zbavitur me gruan në kopsht, ata (Allahu qoftë i kënaqur me ta) kanë bë¬rë një vepër (kur e pranuan gabimin) që nuk kanë qe¬në të detyruar. Ata e kanë bërë nga dëshira për t’u pas¬truer, pasi Pejgamberi alejhi selam, kur i erdhi Maizi dhe gruaja, në fillim i refu¬zoi. Gjithashtu fjala e Umerit për njeriun që është zbavitur me një femër në kopsht: “Allahu do t’ia mbulonte gjynahun sikur ky ta mbulonte vetë”, ndërsa Pejgamberi alejhi selam heshti me pohim.
Prandaj, nuk është nevoja të shkohet në gjyq dhe të bë¬het pranimi, nëse Allahu ia ka mbuluar gjynahet. Po ashtu, nuk ka pse të shkohet te imami i xhamisë dhe të kërkohet ekzekutimi i dënimit, e as kërkimi nga ndonjë shok për ta shko¬pëzuar në shtëpi, siç mendojnë disa.
Kështu del në shesh qëndrimi i neveritshëm i disa të paditurve ndaj të penduarve, siç është rasti që vijon:
Një gjynahqare shkon te një imam i paditur në një xhami. Pranon para tij gjynahet që ka bërë dhe kërkon prej tij zgji¬dh¬jen. Ky imam i thotë: “Patjetër duhet të shkosh njëherë në gjyq, ta vërtetosh pranimin sipas she¬riatit dhe të ekzeku¬to¬het dënimi e pastaj të shikohet çështja jote.” E gjora, kur e pa se nuk mund ta zbatojë fjalën e tij, ia ktheu shpinën teubes dhe u kthye në gjendjen e mëparshme.
Shfrytëzoj këtë rast që të bëj një apel të rëndë¬si¬shëm: O ju muslimanë, njohja e vendimeve të fesë ësh¬të amanet, gji¬thashtu kërkimi i tyre nga burimet e sakta është amanet. An¬daj edhe Allahu thotë:
“Pyetni pra dijetarët, nëse nuk dini.” (Nahl 43)
E në një ajet tje¬tër thotë:
“Ai është Mëshiruesi. Për Të pyete ndo¬një shumë të dijshëm.” (Furkan 59)
Çdo vaiz nuk është në gjendje dhe nuk na takon ta pye¬sim për fetva. Nuk na takon të pyesim çdo imam xhamie apo muezin për vendimet e sheriatit në çështjet e njerëzve. As çdo poeti apo prozatori nuk i takon t’i inter¬pretojë fetvatë. Besimtari është përgjegjës prej kujt i merr ato, sepse janë pjesë e ibadetit. Edhe vetë i Dërguari alejhi selam ka pasur frikë për umetin nga imamët që çojnë në dalalet. Një¬ri nga se¬lefi (muslimanët e parë) ka thënë: “Vërtet kjo di¬turi (marrja e fetvave) është fe. Shikoni me kujdes prej kujt po e merrni fenë tuaj.” Adhurues të Allahut, hapni sytë dhe kini kujdes nga këto rrëshqitje. Kërkoni ata që janë dije¬tarë për atë që nuk kuptoni, e Allahu do t’ju ndihmojë.


FETVA TË RËNDËSISHME PËR TË PENDUARIT


Dikush thotë: “Dëshiroj të pendohem, por nuk i di rre¬gu¬llat e pendimit. Në mendje më sillen shu¬më pyetje për vlef-shmërinë e teubes, kur i bëj disa gjynahe, për më¬nyrën e plotësimit të disa haqeve të Allahut, që i kam lënë pa i kryer, si dhe për më¬ny¬rën e kthimit njerëzve haqet e shkelu-ra. A ka përgjigje për këto pyetje?”
Për ta shuajtur etjen dhe për ta freskuar zemrën e atij që i është kthyer rrugës së Allahut, po i paraqesim këto pyet¬je dhe këto përgjigje:
Pyetje: Unë e bëj gjynahun e pastaj pendohem për të. Por pastaj më mund epshi, i cili të çon drejt së keqes (nef¬sul emma¬re), dhe i kthehem përsëri. Me këtë, a zhvlef¬tësohet pendimi i parë dhe a mbetet gjynahu i parë dhe ai pas tij?
Përgjigjie: Pjesa dërrmuese e dijetarëve thonë se nuk është kusht për vlefshmërinë e teubes që mos t’i kthehet gjy¬na¬hut, por vlera e teubes qëndron në atë se ajo për¬qen¬drohet në brak¬tisjen e gjynahut, në pendimin prej tij dhe në vendosjen e pre¬rë për shmangien e përdorimit të tij. Nëse e bën, atë¬herë trajtohet si ai që bën gjynah të ri. Atij i nevojitet pen¬dim i ri, kurse pendimi i parë është i vlefshëm.

Pyetje: A pranohet teubeja nga një gjynah derisa unë jam duke bërë tjetrin?
Përgjigjie: Pranohet teubeja nga një gjynah edhe nëse je duke bërë tjetrin, me kusht që të mos jetë prej të njëjtit lloj dhe nuk ka lidhje me gjynahun e parë. Shembull, në¬se pendohet nga kamata, por nuk pendohet nga pirja e alkoolit, pendimi i tij nga kamata pranohet dhe anas¬jell¬tas. Por nëse pendohet dhe nuk punon me kamatën e rëndomtë e në anën tjetër vazh¬don të punojë me kamatë kreditore, atëherë pendimi i tij nuk pranohet. Edhe atij që pendohet nga marrja e drogës ndërsa vazh¬don me pirjen e alkoolit, nuk i pranohet teubeja. Gjithashtu, kush pendohet nga zinaja me një femër dhe vazhdon me tjetrën, edhe atij nuk i pranohet. Ajo që kanë arritur është se janë shmangur nga një gjynah, por janë duke bërë gjynahun tjetër nga i njëjti lloj.

Pyetje: Kam lënë disa detyra ndaj Allahut në të kaluarën: na¬maze që nuk i kam falur, agjërim që nuk e kam mbajtur, dhe zekat që nuk e kam dhënë. Tani, si të veproj?
Përgjigjie: Lënësi i namazit nuk e ka për detyrë ta bëjë ka¬za. Ky është mendimi më i saktë, ngase atij i ka kaluar koha e rre¬gullt dhe nuk mund ta arrijë tjetër herë. Na¬ma¬zin e kompen¬son me kërkim faljëje (istigfarë) dhe me fal-jen e shpeshtë të nafi¬le¬ve, ndoshta Allahu në këtë mëny-rë ia fal. (Pjesa dërr¬muese e dijetarëve islamë, në mesin e tyre edhe dijetarët ha¬nefi, e kushtëzojnë përsëritjen (kazanë) e nama-zeve të ka¬luara për vlefshmërinë e teubes, duke bërë kraha-sim (kijas) me kazanë e domosdoshme të gjumashit dhe harrestarit. Shë¬nim i përkthyesit.
Sa i përket lënësit të agjërimit, nëse ka qenë musliman në kohën kur e ka lënë agjërimin, e ka për detyrë ta bëjë ka¬za së bashku me të ushqyerit e një varfanjaku për çdo ditë që ka lënë gjatë Ramazanit, kur arrin Ramazani tjetër pa arsye. Kjo është keffaret (kompensim) për voni¬min e agjëri-mit. Agjërimi bëhet ditë për ditë, edhe nëse grum¬bullohen muajt e paagjëruar. P.sh. Një njeri i ka lënë 3 ditë të Ramazanit të vitit 1400 hixhrij dhe 5 ditë të Rama¬za¬nit të vitit 1401 hixhrij. Pas disa vitesh është penduar tek Allahu. Ai duhet t’i bëjë kaza tetë ditë të agjërimit dhe ta ushqejë një varfanjak po aq ditë. Shembull tjetër. Një femër ka hyrë në pubertet në vitin 1400 hixhrij dhe është turpëruar t’i lajmërojë prindërit e saj, ashtu që i ka agjëruar edhe tetë di¬tët e rregullta (të menstruacionit) dhe nuk i ka bërë kaza. Tani ajo është penduar tek Allahu. Edhe për te vlen vendimi i mëparshëm. Këtu pra është fjala për ata që e kanë lënë agjë¬rimin nga përtesa apo nga turpi, sepse disa dijetarë islamë janë të mendimit se për ata që e kanë lënë agjërimin me qëllim dhe pa arsye nuk ka kaza.
Ndërsa sa i përket lënësit të zekatit, ai detyrohet ta nxje¬rrë dhe ta japë zekatin, sepse ai është hak i Allahut nga njëra anë dhe hak i varfanjakut nga ana tjetër.

Pyetje: Nëse gjynahu i bërë hyn në hakun e njeriut, atëherë si duhet bërë teubeja?
Përgjigjie: Bazë për këtë kemi hadithin e Resulull-llahut: “Kush i ka bërë padrejtësi vëllait të vet në pasuri apo në nder, le t’i kërkojë hallallëk menjëherë dhe para se t’i merret atë ditë kur nuk do të ketë dinar as dirhem. Nëse ka ndonjë vepër të mire, i merret me masën e padrejtësisë së tij, e nëse nuk ka vepra të mira, atëherë i merren të këqijat e vëllait të vet dhe i ngarkohen atij.”
Transmeton Buhariu
I penduari mund të lirohet nga padrejtësitë e veta vetëm për¬mes kthimit të hakut atij që i takon, ose përmes kërki¬mit të hallallëkut dhe faljes. Nëse e falin, lirohet, përndry¬she duhet t’ua kthejë.

Pyetje: Kam marrë nëpër gojë shumë njerëz, ndërsa disa të tje¬rë i kam akuzuar me gjëra prej të cilave ata janë të pastër. A është kusht t’i lajmëroj për veprimet e mia dhe t’u kër¬koj falje? Nëse nuk kushtëzohet, atëherë si të bëj teube?
Përgjigjie: Kjo pyetje vlerësohet sipas levërdive dhe dëmeve. Në¬se kur i lajmëron për përgojimin apo akuzat që ua ka bërë, nuk i hidhërohen dhe nuk u shtohet urrejtja dhe inati, mund të kërkojë falje prej tyre edhe nëse nuk i thekson veprimet e bëra. Shembull, t’i thotë: “Unë kam bërë gabime ndaj teje në të kaluarën ose të kam bërë zullum me disa fjalë. Tash më jam penduar tek Allahu, të lutem më fal.” pa mos i shtje¬llu¬ar veprimet. Kështu bën të veprohet.
E nëse, kur i lajmëron për përgojimin dhe akuzat që ua ka bërë, hidhërohen dhe u shtohet urrejtja dhe inati (bile në shumi¬cën e rasteve ndodh kështu); ose, nëse i lajmëron me fjalë të shkurtra ata do të kërkojnë sqarime të gjata, që, kur do t’i dëgjojnë, do t’u shtohet edhe më tepër urrejtja, atë-herë më mirë është të mos i lajmërojë, sepse sheriati islam nuk preferon të shtohen dëmet. Kështu që lajmërimi i personit për disa çështje, prej të cilave ka qenë i rehatuar para se t’i dëgjojë dhe të cilat sjellin urrejtje, vjen në kun¬dërshtim me synimet e sheriatit, i cili preferon lidhjen shpir-tërore dhe dashurinë mes besimtarëve. Mund të ndodhë që vetë lajmërimi të jetë shkak për një armiqësi pas së cilës nuk mund të arrihet asnjëherë më deri te qetësimi i shpirtit të atij që është akuzuar apo është marrë nëpër gojë dhe t’i rikthejë marrëdhëniet e mira me akuzuesin. Me këtë rast mjaftojnë disa pika për vlefshmërinë e teubes. Ndër to:
1 - Pendimi dhe kërkimi i faljes nga Allahu, duke e kuj¬tuar pasojën e këtij krimi dhe bindjen në ndalimin e tij.
2 – Përgënjeshtrimi i vetvetes kur e dëgjon diken duke e përcjellë përgojimin e tij apo duke e përhapur akuzën (iftiran) e tij dhe ta pastrojë të akuzuarin.
3 - Përmendja për të mirë e atij që ka marrë nëpër gojë në ato vende ku e ka marrë në qafë dhe t’i përhapë të mirat e tij.
4 - Mbrojtja nga ata që e përgojojnë dhe t’i rrijë krah kur dikush dëshiron ta marrë nëpër këmbë.
5 – Bërja dua për të dhe kërkimi i faljes kur është në vetmi.
Vëlla musliman, vëreji dallimet mes hakut në pasuri dhe kri¬meve fizike. Nga të drejtat materiale kanë dobi ata që u takon: nëse lajmërohen për të dhe u kthehet, ata sigurisht do të gëzohen, prandaj edhe nuk guxon të mbahet fshehtë, përkundër të drejtave morale, prej të cilave nuk shtohet asgjë përveç dëmit dhe urrejtjes.

Pyetje: Si të pendohet vrasësi i qëllimshëm?
Përgjigjie: Vrasësi i qëllimshëm i ka tri obligime: Obligim ndaj Allahut, obligim ndaj të vrarit (viktimës) dhe obligim ndaj tra¬shë¬gimtarëve të tij.
Obligimi ndaj Allahut nuk mund të kryhet vetëm se me teube të sinqertë.
Obligimi ndaj trashëgimtarëve të viktimës është që t’u dorëzohet atyre dhe ta marrin hakun e tyre, qoftë me kisas (dë¬nim me të njëjtën masë), qoftë pagim të gjakut ose t’i falet.
Këtu mbetet haku i të vrarit, i cili nuk mund të kryhet në këtë botë. Dijetarët islamë thonë, se nëse pendimi i vrasësit bëhet e sinqertë dhe bën vepra të mira, atëherë Allahu e liron nga haku i të vrarit, ndërsa të vrarin e kompenson me të mirat e Tij ditën e ringjalljes. Kjo është prej përgjigjeve më të sakta.
Pyetje: Si të pendohet vjedhësi?
Përgjigjie: Nëse sendi i vjedhur gjendet tek ai, e kthen te pronari i saj. E nëse është harxhuar, prishur apo ka mangësi në vle¬rën e tij gjatë përdorimit, duhet t’ua kompensojë, përveç në¬se ia falin.




Pyetje: Ndiej vështërësi të madhe kur ballafaqohem me ata që u kam vjedhur. Nuk mund t’u tregoj e as t’u kërkoj falje. Si të veproj?
Përgjigjie: Nuk është keq të kërkosh ndonjë rrugë me të cilën do ta zbusësh ngushtësinë tënde kur takohesh me ta. Shembull, për¬mes dërgimit të gjërave të tyre me ndonjë person tjetër duke kërkuar të mos përmendet emri yt, ose me anë të pos¬tës. Mund t’i lësh, gjithashtu, fshehurazi tek ata, ose të për¬dorësh ndonjë truk dhe t’u thuash se ky është haku i tyre që ka qenë te një person i cili nuk dëshiron t’i përmendet emri. Me rëndësi është t’u kthehet pronarëve haku i tyre.

Pyetje: Kam pas vjedhur më parë nga babai fshehurazi. Tani dëshiroj të pendohem, por nuk e di se sa kam vjedhur sak¬të¬sisht, dhe më vjen vështirë t’i dal karshi.
Përgjigjie: Duhet ta vlerësosh përafërsisht pasurinë e vjedhur dhe po atë vlerë të hollash lejohet t’ia kthesh babait tënd fshe¬hurazi, ashtu siç ia ke marrë.

Pyetje: Kam vjedhur prej njerëzve pasuri të ndryshme, e tashmë jam penduar tek Allahu, por unë nuk i di adresat e tyre.
Përgjigjie: Duhet t’i kërkosh sa të mundesh dhe të kesh kohë. Nëse i gjen, kthejua dhe falëndero Allahun. Por nëse ka vde¬kur pronari i pasurisë, t’ua kthesh trashigimtarëve të tij. E nëse nuk i gjen, përkundër përpjekjes tënde të mad-he, atëhe¬rë jepe atë sadaka në zëvendësim të tyre dhe bëje nijet për ta, edhe nëse janë jomuslimanë, sepse Allahu, nëse nuk u jep në ahiret, i shpërblen në dynja.
Kjo çështje është shumë e afërt me rastin që e cek Ibni Kajjimi në librin e tij “Medarixhus-salikin” (Gradacionet e be¬sim¬tarëve), se një njeri ka vjedhur në armatën e muslima¬nëve. Pas një kohe ai pendohet dhe e sjell atë që ka vjedhur para gjeneralit të ushtrisë, por, ai nuk e pranoi. Ai i tha: “Si ta pranoj kur nuk di se si t’ua shpërndaj ushta¬rë¬ve haqet e tyre pasi që ata janë kthyer?! I penduari shkon te një dijetar i quajtur Haxh-xhaxh bin Shair dhe kërkon fetva prej tij.” Ai u përgjigj: “O njeri, Allahu i njeh ushtarët dhe i di emrat e tyre. Një të pestën e pasurisë ndaje për buxhetin ushtarak, kurse tjetrën jepe sadaka në emër të tyre, se Allahu do t’i shpërblejë për të.” Ai ashtu veproi. Kur dëgjoi Muaviu tha: “Sikur ta jepja unë këtë përgjigje, do të më ishte më e dashur se gjysma e pasurisë sime.”

Pyetje: Ua kam grabitur pasurinë disa jetimëve, pastaj kam bërë tregti dhe kam fituar prej tyre. Kjo pasuri është shtuar disa herë. Pastaj iu frikova Allahut dhe u pendova për atë që kam bërë. Si më pranohet teubeja?
Përgjigjie: Dijetarët islamë kanë mendime të ndryshme rreth kë¬saj çështjeje. Mendoj se mendim më i afërt është ai i cili tho¬të se pyetësi e ka për detyrë tua kthejë kapitalin jeti¬mëve dhe t’ua shtojë gjysmën e fitimit.
Atëherë do të konsiderohet ortak i tyre në fitim, kurse kapitali u mbetet atyre.

Pyetje: Kam blerë një veturë me të holla e të cilave gjysma ishin të fituara hallall e gjysma tjetër haram. Vetura gjendet ende tek unë, si të veproj?
Përgjigjie: Kush blen një send që nuk ndahet, si shtëpi apo ve¬tu¬rë me pasuri, gjysma nga hallalli e gjysma nga harami, ai du¬het të ndajë nga pasuria tjetër në masë të haramit dhe e ndan sadaka për pastrimin e pasurisë. Nëse kjo pjesë e pasu¬risë e fituar haram është hak i tjetërkujt, duhet t’ua kthejë atyre me të njëjtën vlerë, siç e sqaruam më parë.

Pyetje: Çka të bëhet me një pasuri e cila është fituar nga ha-rami ose është përzier me pasuri hallall?
Përgjigjie: Kush bë tregti me mall haram duke ia ditur ven¬di¬min atij e pastaj pendohet, fitimin e kësaj tregtie të ndaluar e jep në vend hallall me qëllim të pastrimit e jo me qëllim të sadakasë, sepse Allahu është i Pastër dhe e do të pastrën.
Nëse malli haram përzihet me mall tjetër, siç është rasti me dyqanxhiun i cili shet alkool së bashku me mallin tjetër, ai duhet të vlerësojë këtë pasuri haram me një çmim të përafërt dhe t’i nxjerrë ato të holla në atë mënyrë që men¬dja t’i anojë se e ka pastruar mallin e tij nga harami, kurse Allahu do t’ia kthejë me fitim më të mirë, sepse ka mjaft për besimtarët.
Në përgjithësi, kush ka pasuri haram dhe dëshiron të pen¬do¬het, nëse ka qenë jomusliman kur e ka fituar pasurinë, në mo¬mentin e teubes nuk obligohet ta nxjerrë atë, sepse Pej¬gamberi alejhi selam nuk i obligoi sahabët, kur u bënë musli¬mane, ta nxjerrin pasurinë që e kanë fituar me haram. Por, nëse ka qenë musliman kur e ka fituar pasurinë nga harami dhe ka qenë i vetëdijshëm për këtë, atëherë ai, po të pen¬do¬het, duhet ta nxjerrë nga pasuria e tij atë që është haram.

Pyetje: Kam pasur pasuri të marrë nga kamata, por unë e kam harxhuar të tërën, ashtu që nuk ka mbetur gjë prej saj. Tani unë jam penduar, si të veproj?
Përgjigjie: Nuk ke kurrfarë detyrë përveç teubes tek Allahu i madhëruar, teube të sinqertë. Duhet ta dish se ka¬ma¬ta është gjë e rrezikshme. Allahu urdhëron në Kur’an që të mos të luftohet askush, përveç atyre që e marrin kamatën. De¬risa pasuria jote nga kamata është harxhuar krejtësisht, atë¬herë nuk ke në këtë pikëpamje kurrfarë obligimesh.

Pyetje: Një njeri ka marrë ryshfet, pastaj Allahu e udhëzoi në rrugë të drejtë. Ç’të bëjë me pasurinë e marrë nga ryshfeti?
Përgjigjie: Ky person ka marrë ryshfet në dy mënyra:
1 - Ka marrë rryshfet nga dikush që ka qenë i dety¬ruar ta japë këtë, që të arrijë deri tek e drejta e tij, sepse nuk ka pasur tjetër rrugëdalje përveçse të japë rysh¬fet. Në këtë rast i penduari duhet t’ia kthejë pasurinë atij që ia ka marrë, sepse kjo pasuri llogaritet si pasuri e plaçkitur dhe se ai që e ke dhënë ka qenë i detyruar ta bëjë këtë.
2 - Ka marrë ryshfet nga dikush që ka synuar të arrijë disa qëllime që nuk janë e drejtë e tij. Atij nuk i kthehet ajo që i është marrë, por i penduari pas¬trohet nga kjo pasuri e ndaluar duke e shpërndarë në vende të nevojshme, si fukarave për shembull. Ai duhet të pendohet nga veprimi që u ka shkaktuar dëme atyre që ua ka marrë të drejtat.
Pyetje: Kam bërë punë të ndaluara, e për to kam marrë të holla. A jam e detyruar, pasi jam penduar, t’ua kthej këto të holla atyre që m’i kanë dhënë?
Përgjigjie: Personi i cili bën punë të ndaluara ose bën shërbime të ndaluara dhe për to merr të holla, nëse pendohet, duhet të pastrohet nga ajo pasuri, por nuk duhet t’ia kthejë atyre që ua ka marrë.
Zinaqarja që merr të holla për zina, nëse pendohet, ato të holla nuk ia kthen zinaqarit. Këngëtari q
 

 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free