Faqja kryesore
     Kur'an
     Kuran shqip
     Radijo islame
     5 Kushte te fejes
     Dowloads
     Falja e Namazit
     Libra
     => 40 HADITHE KUDSIJ
     => Hilet e Shejtanit
     => SHPIRTI I VARFËR
     => Shërimi i shpirtrave
     => Halifët besimdrejtë
     => Shenjat e Kijametit
     => Jeta e Kësaj Bote
     => Për diten e rikthimit
     => E mira dhe e keqja
     => ISAI DO TË KTHEHET
     => FRIKA NDAJ ALLAHUT
     => SahihŽ ul ŽBuhari 1 Shqip
     => SahihŽ ul ŽBuhari 1
     => SahihŽ ul ŽBuhari 2
     => SahihŽ ul ŽBuhari 3
     => SahihŽ ul ŽBuhari 4
     => SahihŽ ul ŽBuhari 4
     => Hadithe mbi Xhihadin
     => SahihŽ ul ŽBuhari 8
     => Krijimi i Univerzit
     => Moskryerja e Namazit
     => Jeta dhe vdekja
     => Dita e gjykimit
     => Islami feja e lehtësisë
     => Daveti në shtëpi
     => 20 Mënyra për syefaqësi
     => Islami fe e Mëshirës...
     => Popujt e zhdukur
     => Muhamed a s
     => të përg me xhennet
     => Pse Islami
     => Urdhërimi dhe ndalimi
     => Rregullat e shitblerjes
     => mjekrrën dhe duhanin
     => Edukimi e fëmijëve
     => Te ruash gjuhen
     => Dija
     => Dobitë e Ibadetit
     => Islami Është Fe...
     => Pendimit të sinqertë
     => Fshehtësia e sprovës
     => Krijimi i njeriut
     => Të mendosh thellë
     => Përkushtuarit Allahut
     => Disa sekrete të Kur'anit
     => Mjeshtëria e Allahut...
     => Xhenneti .
     => Karakteri i Muslimanit
     => Dëshiroj të pendohem, por.
     => Pengesat në rrugë
     => Profeti Jusuf
     => Kur'ani drejt shkences
     => Parimet themelore të Islamit
     => T'a mësojmë Islamin
     => Përse e pranuam islamin?
     => Ngritja e Islamit
     => Përmbledhje tregimesh
     Dr. Shefqet Krasniqi 1
     Bekir Halimi 1
     Dr. Zekerija Bajram
     Sadulla Bajrami
     Filma islam
     Contact
     MILIONERI
     Kamata
     Shkenc
     islam video
     Libra islam
     40 Hadithe
     Ilahi
     T
     Enis Rama live




hixhret - Daveti në shtëpi


 


Daveti në shtëpi


Nga sheikh Selman el Audeh
Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga ë vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

“O ju që keni besuar, keni frikë Allahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë myslimanë!” (Al-Imran: 102)

“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vete dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është Mbikëqyrës   mbi ju.” (En-Nisa:1)

“O ju besimtarë, keni frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab: 70:71)

Tema e shqyrtimit në këtë punim të shkurtë është çështje shumë e rëndësishme. Këtë temë duhet ta njohin punonjësit islam, ndërsa njerëzit e fushave të ndryshme duhet të dëgjojnë për të. Këtë e themi sepse çdo familje kërkon një lloj shtëpie për të jetuar në të. Kjo shtëpi përfshinë një strukturë të plotë të shoqërisë. Aty ka prindër, fëmijë të vegjël dhe po ashtu ka të rritur, që kanë arritur pjekurin, meshkuj e femra. Shtëpia është një institucion i kompletuar. Është një institucion më i vogël, nga i cili është ndërtuar shoqëria si tërësi.

Nëse i shikojmë shoqëritë të cilat ekzistojnë dhe kanë ekzistuar në tërë botën, ne gjejmë se disa nga institucionet, që rëndom lidhen me ekzistencën civile, mund të mos jenë të pranishme. Për shembull ka pasë shoqëri pa shkolla dhe shoqëri pa industri, e   madje shoqëri pa qeveri. Në anën tjetër, kurrë nuk ka pasë shoqëri në botë pa shtëpi, në të cilën familjet do të gjenin rahati. Nuk ka rëndësi se a ka qenë shoqëria e pasur ose e varfër, e vogël ose e madhe, myslimane ose jo myslimane. Familjet jetojnë në shtëpi të cilat ekzistojnë në të gjitha shoqëritë njerëzore. Një institucion me një rëndësi të tillë gjithëpërfshirëse dhe universale na tërheqë vëmendjen.

Shtëpia në ligjin Islam

Një mënyrë për të çmuar rëndësinë e shtëpisë në Islam është hedhja e vështrimit në disa rregulla të cilat i ka vendosur ligji islam lidhur me këtë:

1. Është e ndaluar hyrja në shtëpinë e ndokujt pa e pyetur dhe pa marr leje nga banorët e saj. Allahut thotë: “O ju që keni besuar mos hyni në shtëpi të huaj pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj.”
2.
Sure Nur 27

Pra nuk lejohet hyrja në shtëpinë e ndokujt pa pyetur së pari dhe pastaj pa t’u dhënë leja. Ligji shkon edhe më larg se kaq. Ai rreptësishtë e ndalon bile edhe shikimin në shtëpinë e ndokujt. Njëherë Muhammedi a.s. ishte në shtëpi duke i krehur flokët. Një njeri i cili qëndronte jashtë shikonte vjedhurazi në të. Kur e vërejti pejgamberi a.s., iu drejtua me fjalët: “Sikur ta dija se po më shikonit vjedhurazi do t’ju godisja me krehër në sy.” Arsyeja e vetme që është obligim për të kërkuar leje para se të hyni në një shtëpi është për shkak të shikimit.[1] Rregulla islame këtu është mjaft e ashpër. Është e lejueshme që atij i cili shikon vjedhurazi në shtëpi të huaj t’i shpohet syri dhe kush e zbaton këtë nuk ka nevojë t`ia kompensojë për shpimin e syrit. Arsyeja për këtë është se shikimi në shtëpinë private të dikujt tjetër i humbë të drejtën për kompensim ligjor.

2.     Ligji islam i vë theks të madh të drejtave të fqiut. Kjo dëshmohet me numrin e madh të rregullave ligjore të cilat paraqesin këto të drejta. Muhammedi a.s. ka thënë: “Engjëlli Xhibril vazhdonte të më porosiste për të drejtat e fqiut derisa fillova të dyshoi se ata do të marrin pjesë në trashëgimi.”[2]

3.     Pëlqehet që namazet vullnetare të falen në shtëpi. I dërguari i Allahut i urdhëronte myslimanët t’i kryenin këto namaze në shtëpi. Ai porosiste: “Mos i ktheni shtëpitë në varreza.”[3] Ai po ashtu thoshte: “Namazi më i mirë pas namazeve obligative, është namazi që personi e fal në shtëpi.” [4]
Falja në shtëpi i sjell falësit dobitë vijuese:

1.     E ruan falësin nga prirja për syefaqësi.

2.     Sjellë shembull të mirë për anëtarët tjerë të familjes.

3.     E mban shejtanin larg shtëpisë duke ushqyer brenda saj një ambient të përkujtimit të Allahut dhe lutjeve.

4.     Kur në shtëpi falët namaz, shtëpia bëhet gati si xhami. Ndërsa kur nuk falet namazi në shtëpi, shtëpia bëhet si varrezë ku ligji islam e ndalon kryerjen e faljes.

Sa keq bëhet kur shtëpitë tona bëhen vend i mëkateve dhe veseve të këqija. Këto shtëpia janë më të këqija se varrezat. Ato janë më afër shtëpive publike.

Kapitulli i parë

Thirrja në bindje ndaj Allahut në shtëpi

Islami e ka pajisur shtëpinë me një nder të veçantë. Na është obliguar neve për t’i thirrur anëtarët e shtëpisë në bindje ndaj Allahut. Nëse ne mundemi t’i bindim vëllezërit të kujdesen vetëm për çështjet e tyre në shtëpi dhe t’i drejtojnë përpjekjet e tyre për dave në shtëpitë e tyre, ne do të shohim se do ndodhin mrekulli.

Nëse kombet më të fuqishme dhe më të pasura në tokë do të dëshironin të mobilizonin një ushtri misionare, për të ngritur një ide ose parim të caktuar, ata do t’ia dilnin të mobilizonin më së shumti disa mijëra persona. Në anën tjetër, nëse ne do të arrinim ta bindim çdo mysliman fetar t’i kryej detyrat e thirrjes në Islam brenda familjes së tyre, imagjinoni çfarë rezultati do të kishte. Rasti do të ishte ku miliona njerëz do të mobilizoheshin për punë islame, pa u ofruar ndonjë kompensim financiar.

Për më tepër, ju keni mobilizuar një forcë të aftë për të depërtuar në shtëpi. Një punonjës islamik ndoshta u flet njerëzve në xhami, në qendra islame ose në sheshe publike. Mirëpo ai zakonisht nuk ka qasje të drejtëpërdrejt ndaj jetës private në shtëpitë e tyre. Madje edhe nëse mund të arrijë të hyjë në jetën private, ai rrallë mund ta ketë ndikim e njëjtë që ka anëtari i shtëpisë.

I dashur lexues! ju jeni njëri nga elementet që përbëjnë shtëpinë tuaj bashkë me babanë, nënën, vëllezërit dhe motrat tuaja dhe ndoshta bashkëshortin, bashkëshorten ose fëmijët. Këta janë njerëzit me të cilët keni lidhje më të forta dhe marrëdhënie më të afërta. Për këtë arsyeje ju keni mundësi të arrini me këta njerëz atë që nuk mund ta arrini me dikën tjetër. Kështu që mos prit që të tjerët të vinë në shtëpinë tuaj dhe të njoftohen me familjen tuaj për t’i thirrur ata në bindje ndaj Allahut në vendin tuaj.

Islami fillon në shtëpi

Falënderimi i takon Allahut që sot gjejmë njerëz që po kthehen në Islam me numër të madh. Kjo sjell gëzim në zemrat e besimtarëve. Kurdoherë që flasim për këtë ringjallje, na bën të lumtur të mendojmë se Islami është në duar të besimtarëve dhe, se si Allahu po e çon Islamin përpara në ditën dhe kohën tonë. Allahu ua shtoftë atyre udhëzimin.

Sa i takon armiqve të Islamit, ata po flasin me nxitim si njerëz të cilët janë tronditur nga diçka që kurrë nuk e kanë pritur. Qendrat e pushtetit në perëndim nxjerrin rezolutë pas rezolute që theksojnë rreziqet e ringjalljes Islame dhe rëndësinë e kundërvënies ndaj Tij.

Ringjallja e bekuar ka shkaktuar dëshirë te shumë të rinj tanë për të parë forcimin e serishëm të Islamit. Ata dëshirojnë ta shohin atë se e ka kthyer forcën që më parë e gëzonte. Këto shpresa të çmueshme janë në të gjitha zemrat tona.

Si mysliman, ne të gjithë jemi të njohur me këto shpresa dhe aspirata. Ne shikojmë drejt qëllimit të rindërtimit të Islamit, ngritjen e tij në tokë dhe përhapjen e tij nëpër tërë botën.

Siç thotë fjala e urtë: “një udhëtim një mijë kilometra fillon me një hap të vetëm.” Atëherë, cili është hapi ynë i parë? Përgjigjja është se në momentin kur dikush vendos të bëj da’ve, hapi i parë është që ai të merret me shtëpinë e vet.

Rruga e sahabeve

Është pikëllim të shohim të rinj e të reja tona duke shpresuar ta   ndërrojnë botën kur ata madje nuk mund ta ndërrojnë gjendjen brenda shtëpive të tyre. Si mundet që një person i cili nuk mund ta përmbush një amanet aq të vogël, të shpresoi të bartë barrën e një amaneti aq të madh?

Sahabet si Ebu Bekri, Omeri, Othmani, Aliu, Selmani, Biladhi dhe Suheibi, Allahu qoftë i kënaqur me ta, ëndërronin që Islami të triumfonte, derisa po pësonin persekutimin më brutal në Mekke. Ata mbetën të durueshëm dhe të qëndrueshëm deri kur Allahu u dha fitore. Tërë kohën ata ishin në dijeni të faktit se fitorja fillon në shtëpi.

Nëse e shikojmë jetën e Ebu Bekrit, ne do të shohim se fëmijët e tij ishin në mes të myslimanëve. Ata i besuan të Dërguarit a.s. dhe luftuan për Islam. Ne duhet të kemi në mendje rolin të cilin e luajtën bijtë dhe bijat e tij gjatë emigrimit.

Ne duhet gjithashtu të shikojmë birin e Omerit, Abdullah Ibn Omerin, i cili ka qenë kandidat për halife, pas kohës së halifeve të drejtë.

Gjithashtu duhet t’i shohim edhe fëmijët e Aliut, Hasanin dhe Husenin, për të cilët pejgamberi a.s. ka thënë se do të jenë prijësit e rinisë në Xhenet.

Ne po ashtu duhet të vlerësojmë familjen e Zubejrit. Fëmijët e tij, sidomos Abdullah Ibn Zubeirin, të cilët u rritën me Islam dhe bën sakrifica të mëdha për fenë.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sahabët tjerë. Shtëpia e çdonjërit nga ata ishte çerdhe për edukim të duhur Islam. Secila nga këto çerdhe nxorën njerëz të mëdhenj të cilët i shërbyen Islamit. Ata formuan ushtritë dhe udhëheqësit e tyre dhe Allahu ndërtoi Islamin me duart e tyre.

Kapitulli i dytë

Gjenden tri detyra themelore, të cilat duhet të zbatohen brenda çdo shtëpie. Secilën prej tyre do ta diskutojmë me radhë:


Detyra e parë:
Përmbushja e nevojave të familjes

Ne duhet t’i përmbushim nevojat familjare. Nuk duhet të mendojmë që një djalosh fetar në shtëpi, duhet të kalojë gjithë kohën e tij duke udhëtuar me vëllezër tjerë myslimanë, për të shkuar në qendra islame ose për të ndjekur ligjërata fetare ose t’ia kushtojë gjithë kohën aktiviteteve personale si të lexuarit, të recituarit e Kur’anit, dëgjimin e ligjëratave ose duke fjetur, pa bërë asgjë për familjen dhe nevojat e tyre. Atëherë kush do t’i kryej punët e shtëpisë? Kush do t’i çojë anëtarët e familjes në vendin ku duhet të shkojnë? Kush do t’i pres mysafirët? Kush do ta marrë familjarin tjetër nga aeroporti? A ka arsye që anëtari fetar i familjes të jetë ai që thotë: “më falni! Nuk kam kohë, jam i zënë!” Ky djalosh fetar nuk e ka kryer rolin e tij si duhet. Si rezultat duhet të jetë dikush tjetër për ta kryer atë. Ky person tjetër mund të jetë i dobët në fe, por për shkak se kujdeset për nevojat e shtëpisë ai do të ketë ndikim më të madh në familje. Fjalëve të tij do t”ia vënë veshin dhe urdhërave të tij do t’i binden. Mendimet e tij do të çojnë peshë. Sa i përket djaloshit fetar, fjala e tij nuk do të ketë peshë fare, meqë ai nuk bën asgjë që do t’i bënte dobi ndokujt.

Nganjëherë situata është edhe më keq. Ka raste kur njeriu fetar nuk ia lë çështjet e familjes në përgjegjësi vëllait të vet por ia lë shërbëtorit ose shoferit. Shoferi i çon vajzat në shkollë dhe në dyqan-treg. Ky i huaj qëndron me ato në veturë ose në qendra tregtare me orë të tëra.

Ky është njëri prej gabimeve më të mëdha në të cilat biejnë disa nga njerëzit fetar.

Shërbimi ndaj anëtarëve të familjes është mënyra më e mirë për të ndikuar te ta. Një djalosh fetar duhet ta ruajë familjen prej largimit të panevojshëm nga shtëpia. Ai vetë duhet të kujdeset për nevojat e tyre. Ai duhet të dalë në treg për ta. Ai fare nuk do të mund t’i pengojë gratë nga dalja në treg, nëse nuk del në vend të tyre, duke u arsyetuar së është i zënë. Shtëpia e tij nuk është hotel ku duhet të flejë, ha dhe pi. Përfundimisht nuk është vend për të mos bërë asgjë tjetër, pos të veprojë si perandor duke urdhëruar tjerët dhe duke u vënë ndalesa pa u siguruar alternativa.

Nëse dëshironi që të tjerët t’u dëgjojnë, atëherë ju duhet të gjeni pak kohë dhe të bëni përpjekje për të qenë të siguruar se nevojat e familjes po përmbushen. Duhet të gjeni kohë për t’i blerë gjërat që ju duhen dhe për t’i çuar atje ku kanë nevojë.

Fjalët e njëjta mund t’i themi për motrat tona të devotshme, pasi që disa nga motrat e reja fetare, nuk po i kryejnë punët e shtëpisë që kërkohet nga ato.

Mundet që një motër të arsyetohet se nuk ka kohë për t’i bërë punët e shtëpisë për shkak se po lexon Kur’an ose po dëgjon një ligjëratë në kasetë. Atëherë e pyet veten se si mund të ketë ndikim pozitiv në anëtarët tjerë të familjes së saj dhe t’i vë fund sjelljeve të liga që ata i shfaqin?

Për të qenë të aftë që ta luftoni sjelljen e keqe të anëtarëve, e cila zhvillohet në shtëpi, së pari duhet të ndërtoni pozitën tuaj brenda familjes, duke u shërbyer atyre dhe duke ua plotësuar nevojat. Mos e bëni veten të padukshëm! Bëni që prezenca juaj të ndihet duke u ndihmuar të tjerëve! Disa nga të rinjtë tanë fetar në një farë mënyre ikin nga shtëpitë e tyre në momentin kur përqendrohen në fe. Ata e ndiejnë se nuk mund ta përballojnë qëndrimin në shtëpi sepse ajo është e rrethuar me mëkate.

Disa prej tyre mendojnë se ata mund të ikin duke bërë xhihad. Ata shpesh nuk u vënë veshin rregullave ligjore islame lidhur me një vendim të tillë serioz, i cili lehtë mund të rezultojë në vdekje. Disa të rinj thjesht e pranojnë se dëshirojnë të bëjnë vetëvrasje dhe e shohim xhihadin si një mënyrë të ligjshme Islame për të vepruar ashtu.

Të tjerët kërkojnë të arratisen, për të studiuar ose thjesht për t’u shpërngulur nga shtëpia. Shpesh vërejmë shenja të qarta në sjelljen e tyre që lënë të kuptojmë se ata thjesht po arratisen nga shtëpia. Disa prej tyre e lënë shtëpinë pa lejen e prindërve të tyre. Ata harrojnë se kur një njeri e pyeti Muhammedin a.s. nëse kishte mundësi të shkojë në xhihad, pejgamberi a.s. menjëherë e pyeti se a i kishte gjallë prindërit. Kur ai u përgjigj se ata ishin gjallë, pejgamberi a.s. i tha: “Xhihadi juaj është kujdesi për prindërit”.[5] Ata po ashtu harrojnë se kur një i ri tjetër iu afrua pejgamberit a.s. për t’i kërkuar leje të shkojë në xhihad, pejgamberi a.s. e pyeti se a e kishte nënën gjallë. Kur e mori vesh se ajo ishte gjallë, ai a.s. i tha: “Mjerë për ty! Kujdesu për të, do ta fitosh Xhenetin!”[6] Kështu që nëse dëshirojmë Xhenetin, mënyra më e shpejtë për të arritura atje është nderimi i nënave tona.

Gjatë sundimit të Omeri Ibn Hatabit, një djalosh i quajtur Kullab shkoi për xhihad në Siri me ushtrinë e Jezid Ibn Ebu Sufjan. Babai i djalit vajti te Omeri dhe i tregoi atij me vargje poetike se si djali i tij e kishte braktisur babanë dhe nënën. Omeri e pyeti se për çfarë po bëhej fjalë. Plaku iu përgjigj se djali i tij ishte nisur për në Siri dhe i kishte braktisur dy prindërit e tij të vjetër. Me të dëgjuar këtë, Omeri filloi të qajë dhe shpejt i shkroi Jezidit duke e urdhëruar të riun të kthehej me të gjitha plaçkat e tij te Omeri.

Kur djaloshi arriti, Omeri e pyeti: “Ju jeni Kullabi?” Pastaj i tha: “Shko te prindërit tuaj, nderoi ata dhe qëndro me ta derisa të vdesin.”

Edhe pse xhihadi është nga veprat më të ndershme në Islam, kërkohet leja e prindërve. Pa këtë leje, është e ndaluar të shkohet, përveç në raste kur xhihadi bëhet obligim për çdo individ.

Nganjëherë një person nuk mund t’ia del me thirrjen në Islam të familjes se tij. Një person i tillë nuk do të mund të angazhohet në dave ose përpjekje larg nga shtëpia. Si mund që një person i cili madje nuk mund t’i bëj ballë detyrave në shtëpinë e vet të mendojë se mund të merr përsipër detyra, të cilat do të ndikojnë në ummetin islam.?

Detyra e tij e parë është të bëjë vend duke i përmbushur përgjegjësit e tij ndaj familjes. Ai duhet të përpiqet të qëndrojë në shtëpi, pa marrë parasysh se çfarë rrethanash janë krijuar dhe të bëj atë që ka mundësi për t’i rregulluar gjërat.

Detyra e dytë: Edukimi, udhëzimi dhe udhëheqja

Farefisi më i afërt i personit është brenga primare dhe ata janë të parët, të cilët duhet të trajtohen mirë nga ai. Nuk ka dyshim se thirrja e tyre në atë që është e drejtë është pjesë e këtij trajtimi të mirë që duhet t’u bëjmë.

Allahu duke iu drejtuar pejgamberit a.s thotë: “ Dhe tërhiqja vërejtjen farefisit tënd më të afërt.”  

Kur’an Esh Shuaraë 214

Pasi i zbriti ky ajet pejgamberit a.s., ai i mblodhi farefisin e tij dhe u tha: “ O kurejshitë! Shpëtoni veten nga zjarri, sepse unë nuk mundem të bëj asgjë për ju tek Allahu. O Ebu Abd Menaf! Unë nuk mundem të bëj asgjë për ju tek Allahu. O Safie, halla e të dërguarit të Allahut! Unë nuk mundem të bëj asgjë për ju tek Allahu. O Fatime, bija e Muhammedit! Shpëtoje veten nga zjarri, sepse unë nuk mundem të bëj asgjë për ju tek Allahu. Më kërkoni nga pasuria çfarë dëshironi, por unë nuk mundem të bëj asgjë për ju tek Allahu![7]

Farefisi juaj i ngushtë kanë më shumë të drejtë për t’u thirrur në bindje ndaj Allahut se sa të tjerët. Është gabim t’i thërrasësh të tjerët në Islam, ndërsa familjen tënde ta lësh në devijim dhe mëkate. Ju duhet t’i filloni përpjekjet në shtëpi dhe t’u tregoni rrugën e drejtë anëtarëve të familjes. Ka shumë mënyra për ta bërë këtë.

Mënyra e parë është arsimimi. Ju duhet të filloni me një hallkë të dijes në shtëpi. Kjo është në pajtim me sunnetin. Një ditë gratë shkuan te pejgamberi a.s. dhe i thanë: “ Burrat po ju marrin gjithë kohën. Na jep një ditë për të na mësuar.” Ai u premtoi atyre se do të veprojë ashtu. Njëherë gjatë ligjëratës ai i këshilloi ato duke u thënë: “Nëse një grua ka tre fëmijë dhe të gjithë i vdesin, ata do të jenë mburojë në mes saj dhe zjarrit.” Një grua pyeti nëse është e njëjtë për dy fëmijë dhe ai i tha: “Dy gjithashtu.” [8] Në një transmetim tjetër, përmendet se një grua tjetër foli dhe pyeti: “Po për një fëmijë?” Kësaj iu përgjigj pejgamberi a.s. duke thënë: “Madje një.”[9]

Ne mund të kuptojmë nga ky hadith se pejgamberi a.s. caktoi një ditë të veçantë ku do t’i mësonte gratë. Buhariu e vendosi këtë hadith nën kapitullin ‘A duhet t’u caktohet grave një ditë e veçantë për ligjërim? Ne gjithashtu duhet të kemi parasysh faktin se kur pejgamberi a.s. u foli grave, ai i informoi mbi çështjet të cilat kishin nevojë të dëgjonin. Si rrjedhim, ne duhet të përpiqemi për t’i dhënë anëtarëve të familjes udhëzime që i përkasin nevojave të tyre.

Disa hapa praktik që mund të merren:

1.       Bëni një bibliotekë të vogël në shtëpinë tuaj që përmban libra dhe artikuj të cilat i drejtohen nevojave të burrave, grave dhe fëmijëve në familjen tuaj. Ju gjithashtu duhet të keni disa libra tregimesh me tematika islame për fëmijë. Ju duhet t’i merrni disa libra të historisë Islame dhe disa punime interesante. Ju duhet të organizoni librarinë mirë dhe duhet të jetë e kapshme nga anëtarët e ndryshëm të familjes, kështu që ata do ta përdorin dhe përmes saj do të bëhen të predispozuar për pranimin e rrugës së drejtë.

2.       Përveç bibliotekës me libra ju duhet të siguroni një bibliotekë të vogël me kaseta që përmban ligjërata të incizuara, ilahi, Kur’an dhe lutje për të gjithë anëtarët e shtëpisë. Duhet të ketë ligjërata që kanë të bëjnë me ligjet Islame dhe me kryerjen e adhurimeve dhe disa që kanë të bëjnë ekskluzivisht me çështjen e gruas. Ju gjithashtu duhet të bëni një program për t’i ndihmuar anëtarët e shtëpisë të përfitojnë nga këto dy biblioteka.

3.       Është e domosdoshme që çdonjëri nga ne të mbaj një orë fetare në shtëpi, së paku një herë në javë, për të gjithë familjen. Ajo duhet të përfshijë memorizimin e Kur’anit, memorizimin e haditheve, një sesion pyetje-përgjigje, udhëzime se si duhet të kryhen aktet e adhurimit me saktësi dhe diçka për t’i zbutur zemrat. Në këtë mënyrë ju do të keni ndikim në familje dhe do t’u mësoni atë që kanë nevojë.

Një mënyrë tjetër është urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja. Ne duhet ta bëjmë atë ashtu si ka vepruar pejgamberi a.s.

Njëherë pejgamberi   a.s. kaloi pranë një gruaje, e cila po qante mbi një varr. Ai i tha asaj: “ Ke frikë Allahun dhe bëhu durimtare.”   Ajo, duke mos kuptuar se kush i foli, iu përgjigj: “Më le rahat. Ju nuk jeni goditur me atë që më ka ndodhur mua dhe ju nuk e keni njohur këtë njeri.”

Kur i treguan se njeriu që e këshilloi ishte vetë pejgamberi a.s., ajo shkoi te dera e pejgamberit a.s. dhe gjeti se askush nuk e ruante derën. Ajo e pa pejgamberin a.s dhe i tha: “Unë nuk e dita se ju ishit.” Ai iu përgjigj: “Koha për durim është në fillim të fatkeqësisë.[10]

Këtu pejgamberi a.s. së pari e urdhëroi në të mirë duke e thirrur të jetë e durueshme dhe t’i frikësohej Allahut. Pastaj ai iu përgjigj asaj duke e informuar se duhet të jetë e durueshme në fillim të fatkeqësisë. Kjo është mënyra si pejgamberi a.s. i mësoi sahabët të urdhërojnë në të mirë dhe të ndalojnë nga të këqijat. Kurdo që ai e shihte një të keqe, ai do ta nxirrte në pah atë në mënyrë të butë dhe do t’u përkujtonte Allahun.

Kjo nuk është një kohë për të shfaqur fuqinë dhe autoritetin tuaj,   por koha për të urdhëruar në të mirë dhe për të ndaluar nga të këqijat në të njëjtën kohë për t’i përkujtuar për Allahun. Nga ne kërkohet t’i ngjallim zemrat e njerëzve në familje dhe të mbjellim në zemrat e tyre frikën dhe dashurinë ndaj Allahut dhe një dëshirë për të kënaqur Atë dhe për të fituar Xhenetin. Kjo kërkon nga ne një qasje që do të mbjell besim në zemra.

Detyra e tretë

Mbikëqyrja dhe monitorimi i çështjeve të familjes

Kjo detyrë vjen pas dy detyrave tjera. Është shkallë të cilën ju dhe familja juaj duhet ta arrini. Megjithatë, kur arrihet kjo shkallë, ju duhet të keni mundësi të monitoroni çështjet e familjes suaj dhe t’i merrni në llogari për gabimet e tyre. Pejgamberi a.s. e përmbushi këtë detyrë shumë bukur. Abdullah Ibn Amar transmeton: “Ne ishim me të dërguarin e Allahut a.s. kur ai e vërjeti një vajzë të cilën nga largësia nuk mund ta njihte. Kur ne iu afruam asaj, doli se ishte vajza e tij, Fatimja. Ai e pyeti atë: “Fatime, çfarë ju bëri të dilni nga shtëpia?”

“Erdha ta vizitoj familjen e të ndjerit që të mund t’i ngushëlloja.”

Ai e pyeti: “Mos shkove te varrezat me ta?”
Ajo u përgjigj: “Allahu më ruajt prej veprimit të asaj pune, pasi ju kam dëgjuar se çfarë keni thënë për një punë të tillë.”

Ai i tha asaj: “Nëse do shkonit te varrezat me ta, nuk do ta shihnit xhenetin siç nuk e ka parë stërgjyshi juaj.”[11]

Natyrisht se stërgjyshi i saj ishte pabesimtar. Ajo që na intereson këtu është interesimi i pejgamberit a.s. që ta dijë se pse ka dal ajo nga shtëpia.

Njëherë pejgamberi a.s. shkoi në shtëpinë e Fatimes dhe nuk e gjeti Aliun në shtëpi, kështu që e pyeti se ku ishte ai. “Ne patëm një mospajtim dhe ai më zemëroi, kështu që ai doli dhe nuk e bëri pushimin e mesditës në shtëpi.” Pejgamberi a.s. e porositi dikë që ta gjejë Aliun. Njeriu u kthye dhe e informoi se Aliu ishte në xhami duke pushuar. I dërguari i Allahut shkoi te xhamia dhe e gjeti Aliun të shtrirë. Pallto i kishte rrëshqitur nga supet dhe ishte bërë me dhe. I dërguari a.s. filloi t’i heq pluhurin dhe i tha: “ Ngrihu, o Ebu Turab ( Zotëri i dheut)” Nga ajo ditë, Aliu ishte shumë krenar për atë kunj, sepse pejgamberi a.s. ia kishte lënë.[12]

Aishja transmeton: “Kur më erdhi rradha ta kaloja natën me të dërguarin e Allahut, ai erdhi në dhomë, hoqi pallton dhe i zbathi këpucët, të cilat i vuri pranë këmbëve të tij. Ai shtriu mbulesën në shtrat dhe u shtri në të duke qëndruar ashtu deri sa mendoi se më kishte marrë gjumi. Pastaj ai e hapi derën dhe doli. Duke e mbyllur atë lehtë, unë e mbulova kokën, vura mbulesën dhe i lidha rrobat. Atëherë dola për të shkuar hapave të tij deri sa ai arriti në varreza. Ai qëndroi atje për një kohë të gjatë. Pastaj i ngriti duart tri herë. Pastaj ai u largua dhe po ashtu unë u largova. Ai ecte shpejt edhe unë ecja shpjet. Pastaj ai filloi të vrapojë edhe unë fillova të vrapoj. Unë arrita të kthehem   në shtëpi para tij dhe u shtriva në shtrat. Ai hyri brenda dhe më pyeti: “ Pse oj Ajshe ke mbetur pa frymë?” Unë i thashë: “Asgjë s’ka ndodhë.”

Ai tha : “Më trego ose Njohësi i hollësive do të më informojë.”

Unë i thash: “ O i dërguar i Allahut, flijofsha babën dhe nënë për ty.” Pastaj i tregova gjithë ngjarjen.”

Ai më pyeti: “A ju ishit figura e errtë që e shihja para meje?”
Unë thash: “Po.”

Ai më qëlloi në gjoks që më shkaktoi pak angështi dhe më tha: “A menduat se Allahu dhe i dërguari   i Tij do të veprojnë padrejtësisht me juve.”

Unë i thashë: “Çfarëdo që njerëzit e fshehin Allahu e dinë atë.”

Ai tha: “ Xhibrili më erdhi kur ju më pat mua. Ai më thirri mua dhe e fshehu veten nga ju. Unë iu përgjigja thirrjes së tij, por unë e fsheha atë nga ju. Ai nuk do të hynte derisa ju nuk ishit krejt të veshur. Unë mendova se ju kishit rënë në gjumë dhe nuk dëshirova t’ju zgjoja, duke u frikësuar se ju mund të tronditeshit. Xhibrili pastaj më tha: “Zoti juaj ju ka urdhëruar të shkoni te banorët e varrezave dhe të kërkoni falje për ta.[13]

Ne duhet t’i shqyrtojmë të gjitha pyetjet që i dërguari i Allahut ia bëri Aishes. Pastaj ai e informoi atë se ajo çfarë brengosej kurrë nuk mund të ndodhte dhe i tregoi arsyejen e largimit dhe punën që e kishte bërë. Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton edhe shumë incidente tjera interesante.

Arsyeja e përmendjes së këtij tregimi është të ilustrojmë se si i dërguari i Allahut kujdesej për veprimet e familjes së tij. Ai na urdhëroi të bëjmë të njëjtën gjë me ata që i kemi nën kujdesin tonë.

Kapitulli i tretë

Sot shtëpia përshkohet nga ndikime të shumta. Disa nga ato vijnë nga brenda shtëpisë kurse të tjerat jashtë saj. Është me rëndësi të madhe që të jemi në dijeni të këtyre ndikimeve. Le t’i shikojmë disa prej tyre.

Shkolla
Shtëpia nuk është vend i vetëm ku bijat tona edukohen. Gjendet një institucion tjetër që ka hise në këtë. Shkolla ka një ndikim të dukshëm. Ne duhet ta pyesim veten se çfarë efekti kanë shkollat në bijat tona.

Ne mund t’i përgjigjemi kësaj pyetje vetëm nëse i hapim sytë dhe shikojmë se çfarë po sjellin bijat në shtëpi nga shkolla. A vijnë ato me diturinë e saktë, sjelljet e mira dhe frikë-respekt për Allahun apo zhduken këto cilësi për çdo ditë?

Është gabim që ne t’i vëmë fëmijët tanë në çfarëdo shkolle dhe pastaj t’i themi vetes se ata janë në duar të sigurta. Është më mirë të sigurohemi se a me të vërtetë po i vendosim në duar të sigurta. Madje edhe kur kemi besim se shkolla është e mirë, ne nuk duhet të harrojmë rolin që duhet ta luajmë në shkollë.

Shokët

Bijat tona pashmangshëm do kenë një grup të shoqeve me të cilat shoqërohen në shkollë ose diku tjetër. Ato shpesh formojnë lidhje të ngushta me njëra-tjetrën dhe kalojnë shumë kohë bashkë. Ndoshta këto shoqe janë të mira, por edhe nëse është kështu ne duhet të jemi të kujdesshëm se mos po drejtohen nga një vajzë, e cila është më pak e virtytshme dhe që mund t’i llastojë shumicën.

Ka tregime të tmerrshme, të cilat mund t’ju tregoj por ju e keni   të vështirë t’i besoni. Këto tregime nuk kanë të bëjnë me vajzat në shkollat e larta por me ato të shkollave të mesme. Vajzat në këtë moshë janë shumë mendjelehta dhe të ndikueshme. Zemrat e tyre janë pastra në thelb. Megjithatë, në mes tyre mund të qëllojë një vajzë e cila është e keqe, por ka personalitet të fort. Një vajzë e tillë mund t’i devijojë shumë të tjera.

Të njëjtat fjalë mund t’i themi për djemtë. Shokët janë prej ndikuesve më të mëdhenj që fëmijët kanë dhe është detyrë e prindërve t’i përcjellin fëmijët se më kë po shoqërohen. Prindërit, pra duhet ta dinë se kush janë shokët e fëmijëve të tyre.

Telefoni

Ky është një kërcënim i rëndë brenda shtëpisë. Rrallë ka një shtëpi ose dhomë pa telefon në kohën tonë.

Shumë njerëz të cilët nuk i kanë frikë Allahut e përdorin telefonin për qëllime të ndyta. Gati çdo krim që kryhet në shoqërinë tonë mbështet në një telefonatë një kohë para kryerjes së krimit.

Nganjëherë fillon si lojë ose si mjet për ta humbur kohën. Kjo shpie në një takim dhe pastaj në gjëra më të pista. Kështu kalohet nga një punë e keqe në një më të keqe e me rrallë. Para shumë kohe një poet ka shkruar:

Një shikim, një buzëqeshje, një përshëndetje shoqërore,

Pak biseda, një takim, pastaj........

Si rrjedhim ne duhet të mbjellim në fëmijët cilësi të cilat do t’i fortifikojnë nga këto rreziqe. Ne duhet t’i mësojmë që t’i shmangen shfrytëzimit të kotë të kohës dhe sjelljes së ligë.

Nëse ne prindërit jemi indiferent në këtë çështje atëherë kemi shkelur amanetin që na është dhënë. Njeriu është bari për shtëpinë dhe familjen e tij. Ai është bari për kopenë e tij.

Tregu
Tregu është një vend i hapur ku përzihen të gjitha kategoritë e njerëzve. Disa vijnë aty për të blerë, disa për të shitur dhe disa tjerë vijnë për qëllime tjera. Në këtë vend vajzat u ekspozohen fjalëve provokuese dhe keqpërdorimeve. Atje gratë shkëmbejnë shikime dhe gjithashtu ndonjë fjalë të ndytë. Paramendoje se sa e rrezikshme është një situatë e tillë. Paramendoje se në çfarë joshje po ekspozohen vajzat. Një bari i cili e lë të lirë kopenë e tij në hapësirë të hapur dhe pastaj kotet, mund të pres që ujqit t’ia hanë delet.

Përfundimi
Të gjithë atë që e thamë na sjell deri te një përfundimi i pashmangshëm se shtëpia ka rëndësi të madhe. Nëse ne kemi sukses t’i bëjmë burrat dhe gratë punonjës islamik në shtëpi, ne do të arrijmë shumë.   Ne do të kemi mundësi të depërtojmë në çdo shtëpi dhe do të kemi ndikim pozitiv në çdo anëtar të gjeneratës tonë.
Ka shumë mënyra për të bërë reforma në shtëpi:
1.         Duke krijuar pozitë në shtëpi përmes ofrimit të shërbimeve për familjen.
2.         Duke përdorur metoda të ndryshme të arsimimit, mësimit dhe udhëzimit brenda shtëpisë.
3.         Duke i mbikëqyrur anëtarët e familjes. Vendosja e tyre nën mbrojtjen dhe kujdesin tonë pa u bërë të dyshimtë, të lodhshëm dhe të padurueshëm.
Ne lusim Allahun që ky punim t’i ndihmojë njerëzit në kryerjen e roleve të tyre në shtëpi. Qëllimi i shkrimit të këtij punimi është që t’i nxisë vëllezërit dhe motrat që ta vënë në praktikë atë që shkruhet. Sot ka shumë ndikime negative që rrethojnë shtëpitë tona dhe ato tani po veprojnë brenda familjeve tona.
Zëri i këngëtarit që dëgjohet në shtëpitë tona, valltarit, spikerit, kasetës, libri, volumi i poezive, piktura dhe revista janë të gjitha pjesë të këtij komploti për të ndikuar në ne. Askush nga ne s’është i sigurt nga pasojat e tyre, përveç atë që Allahu e ka ruajtur.
Ne lusim Allahun që të na dhënë sukses në reformimin e familjeve tona dhe në përmbushjen e amanetit që Allahu na ka ngarkuar. Allahu i dinë çështjet tona më së miri.
Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi shërbëtorin dhe të dërguarin e Tij, Muhammedin dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Përktheu nga anglishtja: Driton Maxhuni
Redaktor gjuhësor: Avni Avdiu
Titulli në origjinal: “Islamic Work at Home”
Autor: Selman el Audeh
Marrë nga: www.islamtoday.com
Publikuar për herë të parë në shqip nga: www.klubikulturor.com

________________________________________
[1] Sahihul Buhariu (6392). Sahihul Muslim (4013).
[2] Sahihul Buhariu (5556).   Sahihul Muslim (2757).
[3] Sahihul Buahriu (414, 1114). Sahihul Muslim (1296).
[4] Sahihul Buhariu (689). Sahihul Muslim (1301).
[5] Sahihul Buhariu (2728) Sahihul Muslim (4623)
[6] Sunnen Ibn Maxhe (2771) Hadithi është i saktë
[7] Sahihul Buhariu (2548). Sahihul Muslim (305).
[8] Sahihul Buhariu (99). Sahihul Muslim (4768).
[9] Al-Tabarani (2489).
[10] Sahihul Buhariu (1203)
[11] Sunen El-Nesaiu (1857). Sunen Ebu Daëud (2716). Musned Ahmed (6286).
[12] Sahihul Buhariu (422). Sahihul Muslim (4426).
[13] Sahihul Muslim (1619).
 

 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free