Dispozita Islame mbi mjekrrën dhe duhanin
Dispozita Islame mbi mjekrrën dhe duhanin
Ali bin Hasen AbdulHamiid el Halebi el Etheri
Përktheu:Unejs shuajb Murati
"Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje, që All-llahu të ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë". Ali Imran 31
Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë nga All-llahu mbrojtje nga të këqiat tona. Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, askush s'mund ta humbë; atë që Ai e humb, askush s'mund ta udhëzojë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër i cili meriton të adhurohet pos All-llahut të vetëm dhe pa ortakë, dhe dëshmoj se Muhamedi, alejhi selam, është rob dhe i dërguari i Tij.
Në vazhdim:
Dije, vëlla musliman, se shpërndarja e diturisë së dobishme është pasuria më e mirë që një musliman mund të posedojë gjatë jetës së tij, dhe kjo duke praktikuar fjalën e Muhamedit, alejhi selam, kur thotë:”Mirësitë e diturisë janë më të mira sesa mirësitë e ibadetit/adhurimit”1, apo thënia e tij, alejhi selam:”Mirësitë e dijetarit ndaj adhuruesit, janë si mirësitë e mia ndaj ndonjërit nga ju”2.
Kërkuesi i diturisë ka shpërblim të madh tek All-llahu, subhanehu ve teala. Është transmetuar nga Sahabiu i sinqertë, Safvan bin Assalel Muradi, All-llahu qoftë i kënaqur me të, të ketë thënë:"Kam ardhë tek i dërguari i All-llahut, alejhi selam, i cili ishte në xhami i shtrirë në një shtrojë me ngjyrë të kuqe, dhe i thashë atij:'O i dërguar i All-llahut, unë kam ardhur për të kërkuar dituri'. Muhamedi, alejhi selam, tha:'Mirë se ke ardhë, o kërkues i diturisë! Me të vërtetë kërkuesin e diturisë e mbulojnë melaiket me krahët e tyre, dhe ashtu palë-palë mbërrijnë deri në qiell nga ajo mirësi që po kërkon ky (kërkuesi i diturisë)“.3 Nuk është vetëm kjo për kërkuesin e diturisë, por dituria është ajo e cila e pason besimtarin edhe pas vdekjes së tij. Ka thënë Muhamedi, alejhi selam:”Me të vërtetë ajo që e pason njeriun pas vdekjes, si rrjedhojë e punës dhe të mirave të njeriut, është dituria të cilën e ka praktikuar dhe shpërndarë...”4
Mjetet e thirrjes janë të shumta, dhe rrugët e shpërdarjes së diturisë islame janë të lehta. Dhe, nga më të mirat dhe më të rëndësishmet janë shkrimet dhe botimet.
--------------------------------------------------------------------------------
1.Transmeton et-Taberani në 'Evsat', dhe Bezati me zinxhir të mirë nga Hudhejfete. (Sahih Xhami es-Sagir 4090, të profesorit tonë, el Albani.)
2.Transmeton Ahmedi dhe et Taberani me zinxhir të mirë dhe Ibn Hibani në Sahi-në e tij, si dhe Hakimi, dhe ka thënë zinxhiri është i vertetë. (Sahih et Tergib ve Terhib 69.)
3.Transemton Tirmidhi me zinxhir te vërtetë nga Ebi Umametu. (Sahih Tergib ve Terhib 78.)
4.Transmeton Ibn Maxhe dhe Bejhakiu me zinxhir të mirë. (Sahih Xhamiu Sagir 2227 dhe Irvau el Galil 1079.)
--------------------------------------------------------------------------------
E gjithë kjo më shtyri të i qasem këtyre rreshtave në pika të shkurtëra, duke shpresuar diçka nga shpërblimi i madh që ka kjo. Dhe ajo që më shtyri në formulimin e këtyre rreshtave, është edhe përgjegjësia dhe xhelozia ndaj islamit, si dhe këshilla ndaj muslimanëve. Vetëm se është vërtetuar nga Muhamedi, alejhi selam, të ketë thënë:”Feja është këshillë…”,5 dhe kjo broshurë është këshillë për të gjithë muslimanët, që i rikujton për udhëzimin e Muhamedit, alejhi selam, dhe rrugët e dritës. Po e shkruaj në kohën kur nevoja që muslimanët ta pasojnë Librin e All-llahut, subhanehu ve teala, dhe Sunnetin e Muhamedit, alejhi selam, është shumë e madhe.
Lus All-llahun e madhërishëm, që të ma bëjë të mundshëm këtë pasim dhe të më forcojë në besim dhe udhëzim; të më japë përfundim të mirë në të gjitha gjërat; ta bëjë këtë vepër të sinqertë për hir të Tij dhe të dobishme për çdo musliman. Përshëndetjet tona qofshin mbi Muhamedin, alejhi selam, dhe shokët e tij. Dhe lutja jonë e fundit është: falënderimi i takon Zotit të botëve.
Shkruar nga Ebul Harith Ali Bin Hasen bin Ali el Halebi
--------------------------------------------------------------------------------
5.Transmeton Muslimi, Ahmedi, Ebu Davudi dhe të tjerët nga Temim ed-Dari dhe gjithashtu është transmetuar edhe nga hadithi i Thevbanit, Ibn Omerit, Ibn Abasit, dhe të tjerëve. (Sahih Xhamiu Sagir 3411)
--------------------------------------------------------------------------------
Kreu i parë
Muslimani i Vërtetë
Me të vërtetë All-llahu, xheleshanuhu, ka qartësuar të vërteta në librin e Tij, nëpër të cilat ne si muslimanë duhet të kalojmë. Thotë All-llahu në Kur’an:”Çka t'ju jep Pejgamberi, atë merrni; çka t'ju ndalojë, përmbahuni dhe kini frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër”.6
“Kush e kundërshton All-llahu dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë do ta fusë në zjarr të përjetshëm dhe për të ka një dënim të rëndë”.7
Është vërtetuar nga Muhamedi, alejhi selam, të ketë thënë:”Kush largohet nga Sunneti im, ai nuk është i imi…"8
Na u bë e qartë nga këto argumente Kur’anore dhe hadithe pejgamberike, se nuk ka mundësi me qenë musliman i sinqertë vetëm se pasi të kapemi për Kur’anin dhe Sunnetin në të gjitha sferat, si në akide, në farze/detyra te domosdoshme, në lutjet, si dhe në sunnetet nga fjalët dhe veprat në përgjithësi, duke e pëlqyer atë dhe duke u nënshtruar me sinqeritet, në veprat e brendshme edhe të jashtme, e posaqërisht kur të ketë kundërthënie të i japë përparësi fjalës së All-llahut para fjalës së çdo krijese mbi sipërfaqen e tokës, që mos ta dëgjojë mendim e ndonjë hoxhe apo ndonjë prijësi, apo ndonjë thënie të thënësit, nëse ajo është në kundërshtim me udhëzimin e Muhamedit, alejhi selam.
--------------------------------------------------------------------------------
6.Suretu el Hashr, 7
7.En-Nisa, 14
8.Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Enesi. (Xhamil Usul 1/294)
--------------------------------------------------------------------------------
P.sh. Nuk lejohet që du'aja (lutja) të i drejtohet dikujt tjetër veç All-llahut, gjë që është nga llojet e adhurimeve për të cilën na ka urdhëruar All-llahu, për çka All-llahu thotë në Kur’an:
”Zoti juaj ka thënë: Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem".9
Gjithashtu therja, kërkimi i ndihmës, tavafi, lutjet, dhe të tjera gjëra, të gjitha këto nuk janë të lejueshme t'i kushtohen si adhurim ndokujt tjetër pos All-llahut, dhe kur ka paqartësi në këto, atëherë duhet të hedhen në peshoren e saktë, e cila është Kur’ani dhe Sunneti i të dërguarit; nëse është në pajtim me të, veprohet, e nëse jo, refuzohet. Muslimani i vërtetë ndalet në atë që ka adhuruar Muhamedi, alejhi selam, dhe refuzon çdo gjë që ka ardhë nga mendja e njerëzve apo rrugët e grupacioneve të devijuara, për shkak se nuk ka të mira në adhurimin të cilin nuk e ka bërë Muhamedi, alejhi selam, dhe shokët e tij të sinqertë.
Vetëm me këtë muslimani mund të jetë musliman i vërtetë, respektues i All-llahut dhe pasues i Muhamedit, alejhi selam. Thotë All-llahu në Kur’an:
”Përvetësoni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq (përkrahës) pos Tij. Pak është ajo që po merrni përvojë”.10
”E kush i përmbahet fesë së All-llahut, ai padyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë”.11
Muslimani i sinqertë patjetër duhet ta ngjyrosë jetën e tij me ngjyrë të islamit, duke mos dalluar nga ai gjëra të vogla apo të mëdha. Islami është një tërësi që nuk copëtohet. E vërteta nuk pranon copëtim, dhe nuk lejohet pranimi i një pjese të saj dhe refuzimi i tjetrës. Nuk kemi gjendje të mesme, që t'i besojmë disa dhe t'i lëmë disa tjera. Se një gjë e vogël në sytë e dikujt është shumë e madhe në peshoren e islamit, ashtu siç ka thënë edhe All-llahu, subhanehu ve teala, për ngjarjen e Ifkut, ku thotë:
”Kur ju atë (shpifjen) e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që nuk kishit kurrfarë dije, folnit duke menduar se ajo ishe imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe”.12
”O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafoni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik i juaji i hapët”.13
Ka thënë imam Ibn Kethiri, All-llahu e mëshiroftë (në komentimin e këtij ajeti):"Ata që kanë besuar pejgamberllëkun e Muhamedit, alejhi selam, e marrin islamin në përgjithësi me dispozitat e tij, i praktikojnë të gjitha urdhërat e tij dhe largohen nga ndalimet e tij aq sa ka mundësi”.14
Ka thënë dijetari el Alusi, All-llahu e mëshiroftë: “Kuptimi është: Hyni në Islam në përgjithësi, duke mos lënë asgjë nga ajo që është sipërfaqësore dhe e brendshme vetëm se të jeni në të, në mënyrë që mos t’u lëmë vend të tjerëve (të thonë se ndahet në pjesë)”.15
Tani pasi e kuptove këtë, vëlla i dashur, dije se duhani dhe rruajtja e mjekrrës janë nga gjërat me të cilat janë sprovuar shumë muslimanë. Dhe nëse i këshillon këta të sprovuar për t'u larguar nga ky gabim i tyre apo nga kjo neglizhencë e tyre, ata nuk pajtohen me gabimin e tyre dhe arsyetohen duke thënë: kjo është punë e vogël!
A jemi ruajtur nga gjërat e urryera dhe mëkatet e mëdha si kufri apo devijimi apo humbja, që t'u vijë rendi këtyre gjërave "të parëndësishme" si rruajtja e mjekrrës, vënia e unazës së arit, pirja e duhanit apo edhe të tjera si këto gjëra "jo të rëndësishme"!!??
Gjithashtu thonë: Ja, muslimanët sot janë të dobët. Ata po masakrohen në vendet e tyre. Kishat në lindje lidhin marrëveshje me kishën në perëndim për shkatërrimin e muslimanëve. Çifutët hartojnë plane për nxjerrjen dhe shkatërrimin e islamit me rrënjë, e ju po folni për gjërat dytësore dhe bëni përçarje mes njerëzve!!!
U them këtyre dhe atyre që vazhdojnë në këtë gabim:
Thënia e juaj, ”Kjo është lëvore, përqendrohuni në bërthamë”, nga disa kahje, është transmetuar në Sunnetin Pejgamberik. Kjo është një thënie shumë e rrezikshme, e cila ka pasoja negative në zemrat e njerëzve të rëndomtë, dhe anon nga shpërfillja e dispozitave sipërfaqësore, duke çuar zemrat e tyre në imanin më të dobët,16 - urrejtja me zemër, e cila është detyrë e domosdoshme për çdo musliman. Ne do t'i këshillonim se çështjet balancohen në rezultate, dhe secila nga këto çështje ka lëvore dhe bërthamë, e jo se lëvoren All-llahu e bëri të jetë diçka e panevojshme - larg kësaj -, por e ka krijuar për një urtësi shumë madhështore, që është mbrojtja e asaj që është në brendësi – bërthamës. Pra, kjo na bënë që mos ta injorojmë lëvoren, meqë ajo është mbrojtëse e sigurt e bërthamës, e gjithashtu edhe çështjet sipërfaqësore të fesë që përmbajnë akide/besim, ibadat/adhurime, ahlak/moral!!
--------------------------------------------------------------------------------
14.Tefsir el Kur’an el Adhim 1/247. Shiko Umdetu et Tefsir 2/79 nga dijetari Ahmed Shakir.
15.Rruhl el Meani 2/97.
16.Ashtu siç ka thënë edhe Muhamedi, alejhi selam:”Ai midis jush që sheh ndonjë te keqe, le ta largojë me dorën e tij; nëse nuk ka mundësi (ta largojë me dorë), atëherë me gjuhën e tij; nëse nuk ka mundësi (të flasë), atëherë le ta urrejë me zemrën e tij, e ky është besimi më i dobët”. (Transmeton Muslimi dhe koleksioni i Sunneneve nga Ebi Said. (Sahih el Xhami 6126))
--------------------------------------------------------------------------------
Ndërsa atë që e përmendin lidhur me dobësimin e muslimanëve, apo okupimin që ua kanë bërë jomuslimanët, e të tjera, u them atyre:
Kjo është shprehje përfshirëse; diku është e qëlluar, diku është e gabuar. E gabuar është ajo se keni përzier gjërat. Fjala e juaj mund të jetë e vërtetë nëse përmirësojmë thënien se këshilla apo të dhënit pas çështjeve anësore kundërshton ballafaqimin dhe luftimin e armikut. E vërteta është se nuk ka kundërshtime mes tyre. Sepse, qartësimi i së vërtetës në çështjet anësore, nuk e pengon luftimin e armikut, nëse qëllimi kryesor është qartësimi i së vërtetës, e jo polemika e kotë. Vetëm se janë ballafaquar gjenerata e parë me rrezikun e shkapërderdhjes së rreshtave të tyre, por kjo nuk i ka bërë që ata t'i lënë anash gjërat anësore, dhe me këtë e sunduan botën dhe i rrëzuan fronat e mosbesimtarëve dhe e ngriten parullën e besimit si kodër. E, ai që largohet nga bashkëpunimi me muslimanët është nga ata që polemizojnë me të vërtetën pasi që u është qartësuar ajo, dhe bën polemika dhe shfaq dyshime të urryera.
Me pak fjalë, u them atyre që janë në dyshim se thirrja për praktikimin e Sunneteve dhe urrejtjen e të ndaluarave nuk bie në kundërshtim në asnjë mënyrë me çështjet madhore, të cilat i ka përmendur All-llahu në librin e Tij dhe i ka qartësuar Muhamedi, alejhi selam, në Sunnetin e tij, por këto vetëm i forcojnë rrënjët e tyre.
Dije, vëlla musliman, All-llahu na e lehtësoftë adhurimin, se nëse i kaplon muslimanët ndonjë fatkeqësi, nga shkaqet kryesore për largimin e saj është nxitja edhe shtimi i zbatimit të Sunnetit,17 duke u larguar nga gjërat e urryera e të vogla, të cilat bëhen të mëdha nëse nuk largohemi nga ato.
E lus All-llahun e madhërueshëm, që të na e bëjë të mundshme mua dhe juve praktikimin e Sunneteve dhe mposhtjen e së urryerës, dhe të na e bëjë të mundshme të gjithëve të jemi muslimanë të vërtetë, që pasojnë librin e All-llahut dhe Sunnetin e Muhamedit, alejhi selam.
Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij në përgjithësi.
--------------------------------------------------------------------------------
17.“Tebsir ulul el Bab bi Bidati Taksim ed-Din ila Kashrin ve Lubab”, me shtojca, f. 122-136, nga shejh Muhamed bin Ismail, All-llahu e ruajt.
--------------------------------------------------------------------------------
Kreu i dytë
Mjekrra
Ndoshta ajo që së pari duhet të vështrojmë është mjekrra, duke rikujtuar se shkurtimi i mjekrrës është traditë që është bartur si rezultat i okupimeve perëndimore të shteteve islame gjatë luftës së parë botërore. Aso kohe filloi të luftohet kultura islame, me ç'rast u futën tradita dhe zakone që nuk ishin nga traditat islame, që s'ishin as islame as të arabëve, e as lindore, dhe ndër këto tradita pothuajse me e theksuara është shkurtimi apo rruajtja e mjekrrës.
Argument se këto nuk kanë qenë nga traditat e muslimanëve, është edhe historia. Duke shikuar gjyshërit e afërt, të cilët kanë qenë me mjekrra, kjo qartë argumenton se origjina e traditave islame është të qenurit me mjekërr.
E përmendëm këtë si ilustrim, por rreth kësaj kemi edhe hadithe të shumta të vërteta, kujdesi ndaj të cilave është kujdes ndaj pamjes së islamit në përgjithësi, duke qenë të bindur se e gjithë kjo është trashëguar nga Selefët e sinqertë që nga koha e Muhamedit, alejhi selam, shokëve të tij, dhe atyre që kanë pasuar rrugën e tyre deri në ditët tona.18
Definicioni terminologjik dhe gjuhësor i mjekrrës
Thotë Fejruz Abadi në “el Kamus el Muhit”: "Mjekrra është: qimet e dy faqeve dhe të nofullës".19
--------------------------------------------------------------------------------
18.Shiko “Dispozita e Islamit mbi Mjekrrën dhe Zbukurimin”, f. 11-12, nga shejh Uthman Safi.
19.“Kamus el Muhit“ 4/387. Fjalë të njëjtë ka thënë edhe Ibn Haxheri në “Fet'h el Bari” 10/350. Shiko “Taxh el Arus” 10/323.
--------------------------------------------------------------------------------
Shejh Ahmed ed-Dihleviu thotë:”Mjekrra për së gjati është qimet poshtë buzës deri te fundi i nofullës, ndërsa për së gjeri është qimet e faqeve dhe qimet e nofullës - kjo në tërësi është mjekërr".20
Abdul es Setar ed Dihleviu thotë:"Nëse ke kuptuar atë që ka ardhur në librat e gjuhës, të është qartësuar se çdo qime që është në fytyrë nga qimet poshtë buzëve dhe ato që janë në faqe për së gjeri është mjekërr, përveç mustaqeve".21
Hadithet e transmetuara për lëshimin e mjekrrës22
a) Transmetohet nga Ibn Omeri se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:"Kundërshtoni mushrikët; shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrrat".23
b) Transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:"Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrrat. (Me këtë) Kundërshtoni zjarrputistët”.24
c) Transmetohet nga Ebu Umameh se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:"Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrrat. (Me këtë) Kundërshtoni Ehlul-Kitabët (Hebrenjtë dhe të Krishterët)".25
d) Transmetohet nga A'isha se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:"Dhjetë gjëra janë prej natyrshmërisë: shkurtimi i mustaqeve, lëshuarja e mjekrrës…”.26
Dhe hadithe tjera në këtë temë.27
--------------------------------------------------------------------------------
20.“Mesail el Lihjetu”, f.35-39. Shiko “Argumentet e Ndalimit të Shkurtimit të Mjekrrës”, f.89.
21.“Xhevahir es-Sunne fi I’ifau el Lihjetu”, f.5, dhe i shkurton mustaqet që dalin jashtë buzëve. Shiko “Adab ez-Zefaf”, fq.120, nga profesori ynë, el Albani.
22.Shkurtim dmth lënie, pa marrë parasysh nëse e lë shumë apo pak. Kanë ardhur argumente të shumta, ku është përmendur kjo shprehje. Shiko “Libas ve Zinetu fi Sheriatu Islamije” nga Dr. Muhamed Abdul Aziz Amr, f.412, dhe “Sherh es-Sune” 12/108.
23.Tra. Buhari dhe Muslim. Shiko “Irvaul Galil”, f.77.
24.Tra. Muslim, Bejheki, Ahmed dhe të tjerët. Shiko “Hixhab el Meretu el Muslimetu”, f.95.
25.Tra. Muslim dhe katër Sunenet.
26.Tra. Muslim dhe katër Sunenet, “Sahih Xhami” 3904.
27.Shiko “Mewarid edh-Dhamaan li Durusi Zeman” 2/200, dhe “Sherh es-Sunne” 12/106-109.
--------------------------------------------------------------------------------
Argumentet mbi ndalimin e rruatjes së mjekrrës
a) Ndryshimi i krijesës së Allahut
Kur flet Allahu i Lartësuar për shejtanin në Kur’an, thotë:
Allahu e mallkoi atë, ndërsa ai tha,”Do të përfitoj një pjesë të caktuar nga robërit e Tu. Me siguri unë do t’i ngatërroj dhe do t’u ngjalli dëshira të rreme, do t’i urdhëroj që t'ua presin veshët bagëtive dhe gjithashtu do t’i urdhëroj që ta ndryshojnë atë që Allahu ka krijuar“. Dhe kushdo që zgjedh shejtanin për mbrojtës dhe mik në vend të Allahut, pa dyshim ai ka pësuar humbje të qartë”.28
Ky është një tekst i qartë që tregon se ndryshimi i krijesës së All-llahut pa lejen e Tij, është nënshtrim ndaj shejtanit të mallkuar dhe mosrespektim i urdhërave të Allahut. Dhe padyshim se edhe vetë Pejgamberi, alejhi selam i ka mallkuar ata që e ndryshojnë krijesën e All-llahut për hir të zbukurimit, ku edhe thotë:"Allahu i ka mallkuar ato që bëjnë tatuazh, dhe ato që kërkojnë t'u bëhet tatuazhi, dhe ato të cilat i ndukin vetullat, dhe ato të cilat lënë zbrazëtirë në mes dy dhëmbëve të parë që të zbukurohen, të cilat (me këtë) e ndryshojnë krijesën e Allahut”.29
Prej këtij hadithi kuptojmë se çdo gjë që ndryshohet prej krijesës së All-llahut për hir të zbukurimit, hyn nën këtë mallkim. Dhe nuk ka dyshim se nëse rruajtja e mjekrrës bëhet për shkak të zbukurimit, atëherë edhe ata që e rruajnë mjekrrën hyjnë nën këtë mallkim.30
Shejh et Tehanevi në tefsirin e tij “Bejanul-Kur’an", thotë:“Rruajtja e mjekrrës hyn nën këtë shprehje (të Pejgamberit në hadith)".
Pastaj et Tehanevi, duke sqaruar hadithin e lartpërmendur, thotë:”Është vërtetuar se ndryshimi i krijesës është shkak për të hyrë në mallkim, dhe se atë që e ka ndaluar Muhamedi, alejhi selam, ajo është e ndaluar edhe tek All-llahu, ashtu siç ka ardhur edhe në Kur’an:”Çka t’ju jep Pejgamberi, atë merrni; çka t’ju ndalojë, përmbahuni dhe kini frikë All-llahun”.31
--------------------------------------------------------------------------------
28.En-Nisa: 118,119
29.Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ibn Mes’udi,”Sahih Xhami” 4980, dhe “Gajetul Meram”, f. 94.
30.“Adab ez Zefaf”, f.119.
31.el Hashr, 7
--------------------------------------------------------------------------------
Kurse ed-Dehlevi32 thotë:"Shkurtimi i mjekrrës është prej traditës së zjarrputistëve, dhe kjo është prej ndryshimit të krijesës së All-llahut”.33
Uthman bin Adbul Kadër es-Safi34 thotë:"Nuk ka dyshim se mjekrra është nga gjërat që ndryshojnë krijesën e All-llahut, dhe gjithë kjo hyn në aspektin e krijimit të njeriut ashtu siç u përmend më lart. Por nuk ka vend të thuhet për gruan se rruajtja e mjekrrës së saj është ndryshim i krijesës së All-llahut, dhe të themi se kjo hyn në dispozitat që nxirren nga ajeti i mëhershëm, apo si argumentim të përgjithshëm".
Kundërshtim i urdhërit të Pejgamberit, alejhis-selam
Ky urdhër manifestohet në disa hadithe që i përmendëm më herët, siç është:"Lëshoni mjekrrat…”, dhe të gjitha këto hadithe janë në mënyrën urdhërore. Dhe, kur folja vjen në mënyrën urdhërore, atëherë ajo tregon në detyrim, përveç nëse ka ndonjë tekst apo argument që e largon foljen nga mënyra urdhërore.35
Në këtë rast nuk kemi diçka të tillë, por përkundrazi, kemi argumente apo tekste tjera të cilat e përforcojnë edhe më shumë urdhërin për lëshuarjen e mjekrrës.
Prej këtyre teksteve është: (Rruajtja e mjekrrës) Është në ngjasim me mosbesimtarët
Meqë u vërtetua edhe më herët në hadithet e Pejgamberit, alejhi selam:"Kundërshtoni mushrikët", dhe "Kundërshtoni zjarrputistët", dhe "Kundërshtoni ehlul-kitabët…"
Shejh Albani, duke pëlqyer fjalët e dijetarit Ebu Muhamed Bediu ed-Din er-Rrashidi es-Sindij, thotë:
--------------------------------------------------------------------------------
32."Huxhxhetull-llahi el–Baligah" 1/182.
33.Shiko “Argumentet e Ndalimit të Shkurtimit të Mjekrrës”, f. 65-76.
34.“Hukmu Sherh fi el Lihjetu vel Ezja”, f.19.
35.Shiko “Irshad el Fuhul”, f.101-105; “Tefsir en-Nusus fi Fik'hul Islami” 2, f.246-275 nga Dr. Muhamed Edib Salih, dhe skriptën Usul Fik'h nga esh-Shankiti, f.191-192.
--------------------------------------------------------------------------------
Ka treguar më i sinqerti, Muhamedi, alejhi selam, se rruajtja e mjekrrës është nga traditat e politeistëve, dhe muslimani, i cili beson në All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe i ka besuar këto, detyrohet që të i kundërshtojë dhe mos t’u gjasojë atyre, se kanë ardhë premtime të rrezikshme si thënia:“Kush i gjason një populli, ai është prej tyre'.36
Dijetari et Tevrishti thotë:”Shkurtimi/rruajtja e mjekrrës ka qenë nga traditat e të huajve, ndërsa sot është traditë e politeistëve: Francezëve apo Hindusëve, nga ata që nuk kanë moral në fe nga grupacionet e mosbesimtarëve, All-llahu e pastroftë islamin nga ta".37
Është në ngjasim me gratë
Pa dyshim se kur mashkulli e rruan mjekrrën e tij – e që Allahu me të e ka dalluar nga femra - ai me këtë më së shumti i gjason femrës. Dhe mashkulli i cili i gjason femrës është i mallkuar me gjuhën e Pejgamberit, alejhi selam,38 dhe këtë përngjasim, fekihu ibn Haxher el Hejtemi, e ka llogaritur të jetë nga mëkatet e mëdha.39
Ebu Hamid el Gazali thotë:”Dhe me të – mjekrrën - dallohet burri nga gruaja”.40
Ibn Kajjimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:”Në qimet e mjekrrës ka dobira të shumta, ndër to: zbukurimi, mbrojtja, burrëria, dhe nga dobitë tjera është se e dallon burrin nga gratë".41
El Kendeheliju thotë:"Kjo nuk do të thotë se nuk ka përngjasim tjetër mes burrit dhe gruas përveç mjekrrës, mirëpo ky është përngjasim më i madh se përngjasimi në rroba, për atë se mjekrra e burrit është dallimi i parë mes burrit dhe gruas, ashtu siç shihet qartë tek të gjithë njerëzit, e që nuk kundërshton ndonjë përveç atij që dëshiron ta tradhtojë vetën e tij, apo të pasojë epshet e veta dhe të marrë cilësi të gruas pasi që e ka zbukuruar All-llahu me formën e burrit".42
--------------------------------------------------------------------------------
36.Hadithi është i vërtetë, e transmeton Ebu Daud në “Sahih Xhami” 6025.
37.“Ifau Ilahi Hashijetu Ifai el Lahji”, faqja 3, nga Muhamed Hajat es Senedi, dhe Ebi Ahmed er Rrashidi, i cili ka transmetuar nga “Lum’at et Tenkih Sherh Mishkat el Mesabih” nga Abdul Hak ed Dehlevi 2/67.
38.Hadithi nga Ibn Abasi që transmeton Buhariu dhe Tirmidhiu dhe të tjerët, shiko “Adad ez Zefaf”, f.121.
39.Kjo është nga mëkatet e mëdha, të radhitura në 107, shiko ”ez Zevaxhir an Iktiraf el Kebair” 1/155.
40.“Ihjau Ulum ed Din” 2/275.
41.“et-Tibjan fi Aksam el Kur’an”, f.231.
42.“Vuxhub I’fai el Lihjetu”, f.31-32.
--------------------------------------------------------------------------------
Kundërshtim i Fitres (natyrshmërisë)
Esenca e Fitres (natyrshmërisë) është forma e parë e krijimit, dhe nga kjo është krijimi i qiellit dhe tokës.43
Ibn el Ethir thotë:”el Fitre, dmth sunnet i Pejgamberëve, alejhim selam, dhe jemi të urdhëruar që të i pasojmë ata me të".44
Kurse es-Sujuti thotë:”Se komentimi më i mirë që është thënë për sa i përket Fitres, është ai se: Fitreh është një traditë e vjetër, që e kanë zgjedhur të gjithë pejgamberët dhe është pjesë e të gjitha ligjeve (të Allahut). Dhe sikur ata kanë qenë të frymëzuar në këtë mu nga natyrshmëria".45
Dhe ajo se lëshuarja e mjekrrës është nga gjërat e natyrshmërisë, argumenton se arabët kanë qenë të pastër në këtë, dhe kanë qenë nga ata që i kanë lëshuar mjekrrat, gjë e cila ka qenë trashëgimi nga babai i tyre, Ibrahimi, alejhi selam.46
Kundërshtim i traditës së pejgamberëve dhe njerëzve të mirë
Dijetari i madh, shejh Shenkiti, duke komentuar47 ajetin e Kur’anit në tefsirin e tij:”Ai (Haruni) i tha, ”O biri i nënës sime! Mos më kap as për mjekrre as për flokë! Se vërtet unë kisha frikë se mos po thua: ’Ti ke bërë përçarje mes Bijve të Israilit dhe nuk e ke respektuar porosinë time”48, thotë:
"Prej këtij ajeti kuptojmë se lëshuarja e mjekrrës, është prej traditës së pejgamberëve. Dhe se ky ajet aludon në atë se lëshuarja e mjekrrës është prej kërkesave të Sheriatit".
Me argumentin nga fjala e All-llahut,”Mos më kap as për mjekrre”, mësove se Haruni kishte mjekërr. Sikur të kishte qenë i rruar, me siguri nuk do ta kishte kapë për mjekrre. Nga kjo u qartësua se lëshuarja e mjekrrës është traditë nga traditat për të cilat na ka urdhëruar All-llahu në Kur’anin e madhërishëm, e që ka qenë edhe traditë e pejgamberëve të sinqertë, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi ta…
--------------------------------------------------------------------------------
43.“Nil el Evtar” 1/123.
44.“ en Nihajetu” 3/275. Shiko “Fet’h el Bari” 10/339.
45.“Tenvir el Havaleke” 2/219.
46.“Thelatheu Sheair”, f.40. Shiko “Argumentet e Ndalesës së Rruatjes së Mjekrrës”, f.60-65.
47.“Edvaul Bejan” 4/506-507.
48.Ta-Ha, 94.
--------------------------------------------------------------------------------
Nga cilësitë e Muhamedit, alejhi selam, ka qenë edhe ajo se ka pasur mjekërr të shpeshtë.49 Profesori ynë, Bediu ed-Din er-Rrashidij, thotë:"Në sahih Muslim, nga hadithi i Xhabir bin Semurete, thuhet se Muhamedi, alejhi selam, ka pasur shumë qime në mjekërr. Gjithashtu është transmetuar nga Hulefau Rrashidinët dhe nga sahabët e tjerë se kanë pasur mjekrra të mëdha. Ebu Bekri ka pasur mjekërr të madhe, siç është cekë në “Kutul Kulub” 4/9. Omeri ka pasur mjekërr të madhe, siç është cekë në “el Isabetu” 2/511. Uthmani ka pasur mjekërr të madhe, siç është cekë në “el Isabetu” 2/455 dhe në “Tabakat” nga Ibn Seadi 3/58 nga el Vakidi, se ka pasur mjekërr të madhe. Transmeton Ibn Seadi në “Tabakat” 3/25, se esh-Sheabiju ka thënë:"Kam parë Aliun, All-llahu qoftë i kënaqur me të, me mjekërr aq të madhe, saqë mjekrra e tij ia ka mbuluar gjoksin, gjithashtu edhe në “Tarih el Hulefau”, f.129. Ata kanë qenë njerëzit më të mençur, dhe për këtë janë pajtuar të gjithë dijetarët dhe ata që i pasojnë me mirësi".50
Thëniet e dijetarëve në lidhje me rruajtjen e mjekrrës
Shumica (xhumhuri) e ulemave janë deklaruar se rruajtja e mjekrrës është haram, kurse disa prej tyre kanë thënë se është mekruh (e urryer), duke pasur parasysh se me mekruh te ta është menduar në haram, siç është cekë në shumë libra të usuli-fikhut.51
1.Ibn Hazmi thotë:"Dijetarët kanë rënë në ujdi se rruajtja e mjekrrës është deformim52 i cili nuk lejohet".53
2.Ibn Tejmije në “el Ihtijarat” thotë:"Ndalohet rruajtja e mjekrrës".54
3.Ibn Abidin, njëri prej dijetarëve të mëdhenj hanefit, thotë:"Mashkujve u ndalohet shkurtimi i mjekrrës”.55
--------------------------------------------------------------------------------
49.Shiko “Sherh es Sune” 13/262.
50.“I’ifau el Lihjeti”, f.5,6.
51.Shiko “I’ilamul Muvaki'in” nga Ibn Kajjimi 1/39-43, dhe “Bedaiu el Fevaid” 4/6.
52.Shiko “en Nihajetu” 4/294.
53.“Meratib el Ixhama”, f.157. Shiko “el Muhala” 2/189.
54.“el Ihtijarat el Ilmije”, f.6.
55.“Reddul-Muhtar” 2/418.
--------------------------------------------------------------------------------
4.El-Adeviju, njëri prej dijetarëve të njohur Malikit, thotë:"Është transmetuar nga Imam Malik se ai aq shumë e ka urrejtur rruajtjen e mjekrrës, saqë ka thënë se kjo është prej veprave të mexhusive (zjarrputistëve)...”.56
Ibn Abdil Berr thotë në “et-Temhid”:"Ndalohet rruajtja e mjekrrës dhe nuk e bën këtë vepër askush përveç atij i cili dëshiron të marrë cilësi të grave".57
Shejh Ahmed bin Kasim el Abadi, një nga dijetarët e Shafive, thotë siç vijon:"Thotë Ibn er Rrifati në “Hashijetu el Kafijetu”:'Imam Shafiu ka thënë në “el Um” se është haram rruajtja e mjekrrës. Gjithashtu e ka cekë edhe ez Zerkeshiju dhe el Hulejmiju në “Shubel Iman”, dhe gjithashtu nga profesori el Kafal esh-Shashi në ”Mehasinu esh-Sheriati" për ndalimin e rruajtjes së mjekrrës".
Es-Seferaniju, një nga dijetarët e Hambelive, thotë siç vijon:"Në drejtimin tonë ka unanimitet se është haram rruajtja e mjekrrës".58
Perveç këtyre dijetarëve të hershëm, edhe shume dijetarë të kësaj kohe e kanë ndaluar rruajtjen e saj, siç janë Abdul-Xhelil Isa, Ali Mahfudh, Abdul-Aziz ibn Baz, Nasiruddin Albani, Sultan el-Measumi, Ebu Bekr el Xhezairi, Ismail el Ensari, dhe kështu me radhë.
A bën ta shkurtojë muslimani mjekrrën e tij?
Dijetarët kanë polemizuar shumë lidhur me atë se a lejohet ta shkurtojë muslimani mjekrrën e tij, mirëpo këtu nuk është vendi ta përmendim këtë, por e them shkurtimisht:
Shumica e atyre që e lejojnë këtë, bazohen nga ajo që është transmetuar nga Amër bin Shuajb nga baba i tij nga gjyshi i tij se Muhamedi, alejhi selam, ka marrë/shkurtuar nga gjerësia dhe gjatësia e mjekrrës së tij, dhe ky është hadith, e transmeton Tirmidhiu 2763, el Bejhakiu në “Shubel Iman”, f.266; Ebu Shejh në “Ehlak en Nebij”, f.306; dhe Ibn el Xhevzi në “Ilel el Mutenahijetu” 1142. A është transmetuar kjo?
--------------------------------------------------------------------------------
56.“Hashijetu el Aduvi ala Sherh Risaletu Ibn Ebi Zejd” 2/411. Shiko “Hukmu el-Lihjetu fil Islam” nga shejh Muhamed el Hamid, f.17.
57.“Argumentet e Ndalesës së Rruajtjes së Mjekrrës”, f.96.
58.“Gidhau el Bab” 1/376.
--------------------------------------------------------------------------------
Ibn el Xhevzi, pasi vështron, thotë:"Ky hadith nuk ështe transmetuar nga Muhamedi, alejhi selam. Dhe lidhur me Omer bin Harun el Belhi, i cili është i dyshimtë, el Ukejli thotë:"Nuk dihet ky transmetim përveç nga ky njeri".59 Jahja thotë:"Është gënjeshtër". Nisaiu thotë:"Është i lënë". el Buhariu thotë:"Nuk di për ndonjë hadith veç këtij nga Omer Harun el Belhi".
Është transmetuar nga Ibn Omeri, All-llahu qoftë i kënaqur më të, se kur ai ka bërë haxhin apo umren, e ka kapur mjekrrën dhe çka ka qenë më shumë se një grusht, e ka shkurtuar.60 Ka mospajtime se a ka qenë e veçantë kjo vetëm në haxh dhe në umre, apo në jetën e përditshme, apo ndalim i përgjithshëm!!
Sa e bukur është fjala e shejh Ismail el Ensarit, që shton në transmetimin e Ibn Omerit:"Argumeti është në transmetim, jo në mendimin e tij. S'ka dyshim se fjala e Muhamedit, alejhi selam, dhe vepra e tij është më e merituar të pasohet nga fjalët dhe veprat kujtdo qoftë".61
Dobitë natyrore në lëshuarjen e mjekrrës
Mbi këto qime kalojnë yndyrëra të fshehta në trupin e njeriut dhe kjo liron energji që gjallëron. Ashtu siç është toka me bimë të freskëta, që ujitet me ujë e që këto bimë e gjallërojnë, ashtu edhe kur rruajtja e mjekrrës i humb këto detyra, ajo thahet dhe bëhet e ngurtë.62
Me pak fjalë:
Për muslimanin është detyrim që ta ketë çdo herë ahiretin në mendje dhe mos të mashtrohet me shfaqjen e kësaj bote mashtruese dhe të rrejshme. Se jeta është shumë e shkurtër dhe secili nga ne është udhëtar nga kjo jetë për në jetën e pafund, e atje do të qëndrojmë para All-llahut e do të bëhet pyetje për çdo gjë që ka kaluar në këtë botë.63
Kjo është thënia e fundit mbi mjekrrën, dhe falënderimi i qoftë All-llahut që ma mundësoi të shkruaj këta rreshta. Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të dërguarin e Tij, shokët dhe pasuesit e tij.
--------------------------------------------------------------------------------
59.Ështe transmetuar nga Muhamedi, alejhi selam, me transmetim të mirë, se ka thënë:”Lëshoni mjekrrat dhe shkurtoni mustaqet”, dhe ky transmetim është më i fortë se i pari. Shiko “Silsiletul Ehadith ed-Daifetu”, f.288.
60.Buhariu 10/296.
61.“E’alamul Muvekiin” 3/49-52 nga Ibn Kajjim el Xhevzijeti, All-llahu e mëshiroftë.
62.“Vuxhub I’ifai el Lihjetu” nga Kendeheliju, f.32-33, dhe “Hukmu el Lihjetu fil Islam” nga Muhamed Hamid, f.15-13.
63“Vuxhub I’ifai el Lihjetu” nga Kendeheliju, f.51.
--------------------------------------------------------------------------------
Kreu i tretë
Duhani
Është e njohur tek njerëzit e mençur, që janë të shëndoshë mentalisht, se është detyrim të kërkohet ajo çka u sjell dobi dhe të iket nga ajo çka u sjell dëme. Jeta kalon në këtë qark që nga kohët e para të krijimit, gjë që është e kuptueshme për të mençurit.
Thjesht gjykimi i njerëvze në atë që u sjell dëme dhe dobira, ndryshon nga njëri në tjetrin dhe kjo mbetet si mangësi e njerëzve varësisht nga njëri në tjetrin, nga fuqia apo dobësia e tij. Sa e sa gjëra të mira dhe të dobishme i kanë shikuar njerëzit si të dëmshme dhe janë larguar nga to, dhe sa gjëra të dëmshme kanë pranuar njerëzit dhe janë bindur se janë të dobishme dhe kanë vepruar me to.
E në të kundërtën, ka shumë gjëra që janë të fshehura e të panjohura tek shumica e njerëzve, që nuk e dinë se a janë të dobishme dhe se duhet t'i kërkojmë arritjen e tyre apo se janë nga gjërat e dëmshme, nga të cilat e kemi detyrim të largohemi!
Dhe për këto të vërteta, argument është hadithi i Muhamedit. alejhi selam:”Hallalli është i qartë dhe harami është i qartë. Dhe në mes tyre ka gjëra të dyshimta, të cilat nuk i dinë shumica e njerëzve…”64
Hallalli është i dobishëm ndërsa harami është i dëmshëm. Prej tyre është e njohur se çka është e mirë dhe e dobishme, psh mjalta, dhe e kundërta, se është e njohur çka është e keqe dhe e dëmshme, psh helmi. Gjithashtu dobia e mirësisë dhe dëmet e keqbërësit: mes tyre ka shumë gjëra, dobia apo dëmi i të cilave nuk dihet përveç nga ata që kanë përvojë. Nga këto është duhani, gjë e cila është përvjedhur dhe keqkuptuar nga shumica e njerëzve.65
Për këtë shkak e pashë të arsyeshme që të mbledh dhe të paraqes thënie të dijetarëve nga kahje të shumta lidhur me këtë çështje, në mënyrë që të qartësohet ky problem, të triumfojë e vërteta, dhe të kuptohet e ngatërruara.
Historia e shfaqjes së Duhanit
Duhani është shfaqur për herë të parë përafërsisht në vitin 1492, kur disa tregtarë Spanjollë kanë gjetur bimën e duhanit në kohën kur është zbuluar Amerika.
Pastaj është përhapur në Europë me një shpejtësi të madhe në fund të shekullit XVI (16), dhe ka vazhduar kështu deri me ardhjen e mbretit të parë Britanik, Xhejmsit, i cili nisi luftën kundër duhanit dhe konsumatorëve të tij, dhe shpërndau brushura kundër duhanit në vitin 1604. Gjithashtu mori vendim të prerë dhe të frikshëm kundër duhanit në vitin 1634, ku thuhej se çdo person i cili përdor, shet apo blen duhan, dënimi për të është me rrahje, burgim apo edhe vrasje!!
Në shekullin XVII (17) Danimarka, Suedia, Greqia e shumë vende tjera shpallen dekrete për ndalimin e konsumimit të duhanit.
Për herë të parë në vendet islame duhani u shfaq në fund të viteve 1000 H, dhe për herë të parë në vendet islame e sollën të Krishterët.66
--------------------------------------------------------------------------------
64.Transmeton Burahiu dhe Muslimi nga Numan bin Beshir.
65.“et-Ted’hin Madeten ve Hukmen” nga Ebi Beker el Xhezairi, f.4-5.
66.“el Eshribetu ve Ahkamuha” nga Dr. Maxhid Ebi Rrhijetu, f. 380-389. Shiko “el Mevsuatu el Arabijetu el Mesiretu” 1/489 nga Muhamed Shefik Garbali.
--------------------------------------------------------------------------------
Nga çka prodhohet Cigarja?
Duhani është prodhim nga shumë materie helmuese, e jo siç mendojnë shumica e njerëzve se ai përmban vetëm nikotin, por ka edhe të tjera lëndë edhe më të rrezikshme dhe më te dëmshme se sa nikotina.
Nga këto substanca helmuese:
1- Gaz të acidit të qymyrgurit, që është i njohur se aktivizon helmin.
2- Substancë plumbi të rëndë helmues që ngjitet, dhe nuk ka mundësi trupi i njeriut ta pastrojë.
3- Benzubir, për të cilën s'ka mospajtime mes mjekëve se është shkaktar i sëmundjes së kancerit.
4- Nikotinë, e cila është aq substancë helmuese, saqë 50 mlg. mjafton për ta mbytur njeriun nëse përdoret njëherësh në arterie.67
5- Plunium, e cili bën të mundshëm dallimin e konsumuesit të duhanit (pasojat e duhanit ne mushkëritë e tij).
6- Katran, e cila është një materie e verdhë dhe ngjitëse, që bën ngjyrosjen e dhëmbëve me ngjyrë të verdhë, të cilën e sheh edhe vetë konsumuesi në filterin e cigarës, dhe kjo është substanca më e rrezikshme.
7- Arsenik: përdoret për mbrojtje në filtruesin e cigares. Përmbajtja e saj është 10%.
8- Alkool dhe shumë substanca të ngjashme që përdoren për ruajtjen nga lagështia, të cilat janë shumë të rrezikshme dhe helmuese.68
Dëmet nga Duhani
Ka qartësuar dijetari afgan, Muhamed AbdulGafar, në librin e tij të titulluar “99 Fatkeqësit e Duhanit”, se duhani është shkaktar i shumë sëmundjeve për të cilat kanë treguar mjekët, e që numri i tyre arrin në 99.
Në seminarin vjetor të organizuar nga mjekët Amerikanë, i mbajtur në Çikago në vitin 1966, ku temë aktuale ishte studimi dhe mbrojtja nga rreziku i tij – pas kunsultimit të mjekëve – u bë e njohur se duhani është shkaktar i kancerit dhe i lodhjes, siç tha edhe mjeku Amerikan, Eduard Kvilerhamund, drejtor i zbulimeve në qendrën Amerikane të kancerit:"Me të vërtetë kanceri vjen nga duhani, siç qëndron edhe në revistën “Bota e Diturisë”, nr.9, viti i parë, se ka ardhë koha që njerëzit ta kuptojnë gjithë rrezikun e duhanit, se kjo materie shkakton vdekjen dhe shumë sëmundje të dhimbshme dhe të rrezikshme".
Duhet të qartësohet sa më shumë rreziku i duhanit, me shpresë që të shpëtojmë shumë nga rinia që kanë rënë viktimë e tij, të cilët habiten kur dëgjojnë tema rreth duhanit.
--------------------------------------------------------------------------------
67.Shiko “et-Ted’hin Bejne el Muejidin vel Muaridin”, f.14, nga Dr. Hani Armush.
68.“el Eshribetu ve Ahkamuha”, f. 93-394.
--------------------------------------------------------------------------------
Në 60 vitet e para të këtij shekulli, është shtuar sëmundja e kancerit më shumë se më herët.69
Duhani është shkaktar edhe i shumë sëmundjeve tjera pos dëmit ekonomik që ia bën personit dhe popullit.70
Argumentet mbi ndalimin e Duhanit
Duhani nuk ka ekzistuar në kohën e Muhamedit, alejhi selam. Feja jonë është madhështore edhe e gjerë, dhe vetëm se ka ardhë me baza të përgjithshme e që pastaj degëzohen në degë të shumta. Me këto baza të përgjithshme, dijetarët Islamë, All-llahu i mëshiroftë, kanë argumentuar për ndalimin dhe bërjen haram të duhanit.
Bazat në të cilat janë mbështetur ata ose janë ajete nga Kur’ani, ose hadithe nga Muhamedi, alejhi selam.
Po paraqesim në pika të shkurtëra këto argumente:
1- Fjala e All-llahut që cilëson Muhamedin, alejhi selam:”… e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet”.71
Ajeti i madhërishëm na tregon se është e lejuar ajo që është e mirë, dhe është e ndaluar ajo që është e pakëndshme, dhe nuk dyshon asnjë i mençur që duhanin nuk është i mirë, për shkak se gjuhësisht e pakëndshme dhe e keqe është ajo që është e urryer si ushqimi, era, shija72 dhe të gjitha këto cilësi i gjen tek duhani. Dhe gjëja që na bindë edhe më shumë, është materia e verdhë që lenë gjurmët e saj gjatë pirjes, të cilën e cekëm më lart.
--------------------------------------------------------------------------------
69.el Hamer Vesail el Muskirat”, f.159-160, nga Dr. Ahmed bin Haxher el Butami.
70.Shiko më qartë këto shkaqe në librin “el Eshribetu ve Ehkamuha”, f.394-400.
71.el A’raf, 157
72.“Misbahul Munir” 1/174. Shiko “el Lisan” 2/141-145, “el Mufredat”, f.141; dhe “Muxhemul el Vasit” 1/213.
--------------------------------------------------------------------------------
2- All-llahu në Kur’an thotë:
”Po mos shpenzo tepër e pa rrugë. Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve”.73
“Dhe (hani/jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit”.75
Dhe, thënia e Muhamedit, alejhi selam, ”...i urren thashethemet, pyetjet e shumta dhe humbjen e pasurisë”.76
Pa dyshim se shpenzimi në duhan është humbje e pasurisë, teprim dhe harxhim, dhe e gjithë kjo pa dyshim është e ndaluar me pëlqimin unanim të dijetarëve.
3- Thënia e Muhamedit, alejhi selam:”Kush han qepë apo hudra, le të largohet nga ne, le të largohet nga xhamitë tona dhe le të qëndrojë në shtëpinë e tij".77 E gjithë kjo për erën e këtyre dy fryteve, e çka po mbetet për erën e duhanit, që është edhe më e dëmshme dhe shkatërruese edhe për njerëzit tjerë?!
Dëmtimi i muslimanit pa dyshim se është i ndaluar në ligjin e All-llahut dhe fenë e tij.
4- All-llahu thotë:
”Dhe jepni për në rrugën e All-llahut e mos hidhni veten në rrezik, dhe bëni mirë”.78 Duhani shkakton sëmundje të ndryshme e shkatërruese si kanceri, veremi, e të tjera.
5- Thënia e All-llahut:”…dhe mos mbytni veten tuaj”,79 gjithashtu edhe thënia e Muhamedit, alejhi selam:”…Kush merr helm dhe e mbyt vetën e tij, ai do ta helmojë vetveten në zjarrin e Xhehennemit përgjithmonë”.80 Ndërsa dihet që duhani ka përbërje helmuese të shumta, që konsumuesi i tij pa hetuar fare bën shkatërrimin e vetës në mënyrë të ngadalshme gjatë përdorimit të tij.
6- Muhamedi, alejhi selam, thotë:”Mos dëmto dhe mos u bë dëmtues”.81 Duhani në çdo rast është i dëmshëm dhe dëmtues, siç e cekëm më lart.
--------------------------------------------------------------------------------
73.el Isra, 26-27
74.el En’am, 141
75.Mutefekun alejhi nga hadithi i Mugires; “Sahih el Xhami”, f.1745, nga Profesori ynë Albani.
76.Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Xhabiri. Shiko “Sahih el Xhami”, f.596; “Irvaul Galil”, f.540.
77.el Bekaretu 195.
78.en–Nisa, 29.
79.Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Xhabiri shiko “Sahih el Xhami”, 6335.
80.Transmeton Ahmedi dhe Ibn Maxhe nga Ibn Abasi. Shiko “Sahih el Xhami” 7393, “Irvaul Galil” 888, dhe “Silsiletu Ehadithe es-Sahiha” 250.
--------------------------------------------------------------------------------
7- Pas gjithë kësaj, nëse njeriu bëhet mendjemadh dhe nuk pranon argumentet që cekëm dhe qartësuam më lart, le ta ketë frikë All-llahun për vetën e tij. Dije mirë se më së paku çka mund të thuhet për duhanin, është se ai është nga gjërat e dyshimta që ka përmend i dërguari i All-llahut, alejhi selam, se kush gjindet në to gjindet në haram dhe na ka urdhëruar Muhamedi, alejhi selam, që të largohemi prej tyre, ku thotë:”Ajo çka është e lejuar është e qartë, dhe ajo çka është e ndaluar është e qartë. Në mes të këtyre janë çështjet e dyshimta për të cilat shumica e njerëzve nuk kanë njohuri. Kushdo që u shmanget çështjeve të dyshimta, e ruan fenë dhe nderin e tij, ndërsa kushdo që bie në çështjet e dyshimta, bie në atë që është e ndaluar. Ashtu si një burrë që i kullot delet e tija afër kullosës private të huaj, ai pa vonuar do të humbë në të. Me të vërtet çdo mbret ka rezervat privat. Rezervati i All-llahut janë ato gjëra të cilat Ai i ka ndaluar. Në trup ka një copë mishi, e cila nëse është e mirë, i tërë trupi është i mirë, por nëse është e prishur, i tërë trupi është i prishur. Vërtet kjo copë është zemra".81
--------------------------------------------------------------------------------
81.Sahih sunen ibn Maxhe 2/1318
--------------------------------------------------------------------------------
Opinionet e dijetarëve për ndalimin e duhanit
1- Shafi'itë
Ibn Alan, komentuesi i “Rijadu Salihin”, “el Edhkar”, dhe të tjerë, i cili ka dy shkrime për ndalimin e duhanit. Nga ta edhe shejh AbduRrahim el Gazi, Ibrahim bin Xheman, dhe nxënësi i tij, Ebu Bekër el Ehdeli el Kalubi el Buxhejremi, dhe të tjerë.
1- Malikitë
Kunun Muhashi, gjithashtu edhe dijetari i njohur Ebu Zejd Sejjid Abdurrahman el Fasi, i cili thotë:”Ajo në çka duhet të besojmë pa përjashtime, e që mirësitë kthehen në fe dhe dunja, është detyrimi për qartësimin dhe lajmërimin në të gjitha vendet islame se duhani është nga gjërat e ndaluara…”; gjithashtu edhe shejh Ibrahim el Lakani dhe hoxha i tij, Salim es Senhuri, dhe shumë të tjerë.
2- Hanefitë
Muhamed el Ajni, i cili ka shkrime për ndalimin e duhanit dhe ka përmend katër shkaqe që e bëjnë të ndaluar; shejh Muhamed el Havaxheh, Isa esh Shehavi el Hanefi, Mekki bin Feruh, Sead el Belhi el Medeni, Umer bin Ahmed el Misri el Hanefi, Ebu es-Seud, muftiu i Stambollit, dhe të tjerët.
4- Hambelitë
Janë të pajtimit se është i ndaluar, përveç disa mendimeve që kanë përjashtime e që nuk mund të mbështetemi në to. Nga ata të cilët e kanë ndaluar: shejh Muhamed bin Abdul Wehabi, Muhamed bin Ibrahim Abdurrahman bin Nasir es Seadi, Abdullah Ebu Batin, dhe të tjerë.
Nga dijetarët islamë, Muhamed bin Abdullah el Mesuti ishte aq i rreptë ndaj duhanit dhe konsumuesit të tij, saqë shumicën e shkrimeve të tij i kishte në lidhje me këtë ndalim.
A e dini se...
Ministria e shëndetësisë e shteteve Arabe, në seminarin e pestë të mbajtur në fillim të vitit 1980 në Tunis, në vendimin e saj me nr.24 del me qartësimin se:
- Duhani është shkaktari kryesor për përhapjen e kancerit, sëmundjet e zemrës, dhe arteriosklerozës.
- Qendra për mbrojtje nga kanceri me seli në Jordan, shpall qartësimin me titull “Duhani Azrail82 - Shpirtëmarrës i Shekullit Tonë”, të cilët dolën me një formulë të thjeshtë (se duhani shkakton): Anginë + Paralizë + Shtypje të lartë te gjakut + Kancer = Vdekje.
Duke shkruar edhe paragrafin në vijim, se: Dora e cila ndezë cigaren, nuk është dorë e sinqertë, dhe është armiku yt që të ndihmon në mbytjen tënde.
Organizata botërore e shëndetësisë, përmend se 347.000 njerëz në vit vdesin nga pasojat e duhanit në Amerikë, 55.000 në Britani, dhe 8.000 në Suedi.83
Duhani është shkatar e vdekjes i më se 140.000 Kinezëve brenda një viti, dhe se 90% nga 660 e të infektuarve me kancer në spitalin e Shangajit janë për shkak të duhanit.84
--------------------------------------------------------------------------------
82.Tërheqim vërejtjen se emri Azrail nuk është përmendur në librin e All-llahut e as në Sunetin e Muhamedit, alejhi selam, mirëpo është i përhapur tek njerëzit. Ndërsa emri i vërtetë i engjëllit të vdekjes është: Melek i Vdekjes. Ndaj, kujdes!
83."Pirjet dhe rregullat e saj", f.412; "Alkooli dhe Pijet Dehëse", f.162.
84.Revista Saudite “ed-Dawetu”, e datës 02/03/1984.
--------------------------------------------------------------------------------
Dhe, përqindja e të vdekurve nga pasojat e duhanit, është shumë me e madhe sesa e të vdekurve nga fatkeqësitë në trafik, luftra, etj.
Përmbyllje
E lus All-llahun, subhanehu ve teala, që të na e bëjë të mundur realizimin e punëve të mira, të na largojë nga gjërat e këqia, dhe të na bëjë nga ata që dëgjojnë dhe praktikojnë. Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi Muhamedin, alejhi selam, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe pasuesit e tyre në mirësi deri në Ditën e Gjykimit.
Zerka, Jordan
23/Rrebiu el Evel/1404H.
|