|
XHENNETI
Iben Kajim el-Xhewzije
Xhenneti eshte i krijuar (1)
Te gjithe sahabet, tabi'inet, tebi tabiinet, ehli sunneti dhe ehli el-hadithi, si dhe fukahate e Islamit, besojne dhe pohojne ekzistencen e tij. Kete besim, ata e mbeshtesin ne tekste te Kur’anit dhe Sunnetit. Besimi se xhenneti eshte i krijuar, njeherit eshte edhe nje domosdoshmeri ne te cilen ftuan dhe per te cilin lajmeruan te gjithe pejgamberet, qe nga i pari deri te perjgamberi i fundit.
Bazuar ne kete, kur dijetaret e selefit permendin akiden e ehli-sunetit, thone se xhenneti dhe Xhehenemi jane te krijuar.
Ebu el-Hasen el-Eshariu ne librin e tij "Mekalat el-Islamije we Ihtilafu e el-Mudilin", nder te tjera shkruan:"Ata (d.m.th. ehli-sunneti) besojne se xhenneti dhe Xhehennemi jane te krijuar".
Allahu i Lartesuar thote:"Vertet qe ai (Muhamedi) e pa ate (Xhibrilin) ne nje zbritje tjeter (edhe nje here tjeter). Afer Sidreti el-Munteha (peme ne kufirin me te larte mbi qiellin e shtate, pertej se ciles askush nuk mund te kaloje). Prane saj eshte Vendbanimi i xhennetit". (Nexhm, 13-15)
Pra, pejgamberi pa Sidretu el-Munteha dhe po aty pa edhe xhennetin, siç eshte transmetuar ne dy permbledhjet me te sakta te hadithit, se Pejgamberi ka thene:"Me pas, Xhibrili ka vazhduar rrugetimin me mua derisa kemi perfunduar te Sidretu el-Munteha, te cilen e mbulonin larmi ngjyrash. Hyra ne xhenet, ku kishte shtepi te ndertuara nga margaritaret, kurse dheu kishte ere misku".
Imam Muslimi transmeton nga Enesi i cili thote:"Nje dite ndersa po kendohej ikameti, pejgamberi tha:'O ju njerez! Une jane imami juaj, prandaj mos shkoni ne ruku dhe sexhde para meje dhe as kokat mos i ngrini para meje, sepse ju shoh nga para dhe nga mbrapa. Pasha Ate (Allahun), ne doren e te Cilit eshte shpirti im, sikur ju te kishit pare ate qe kam pare une, do te kishit qeshur pak dhe do te kishit qare shume".
I eshte thene:'Çka ke pare, o i derguar i Allahut?'
'E kam pare xhennetin dhe Zjarrin', - u pergjigj ai.
Transmeton imam Muslimi nga Xhabiri i cili thote se e kam degjuar Pejgamberin te thote:"Kam hyre ne xhennet, ku pashë nje pallat. Pyeta: I kujte eshte ky? Me thane se ky pallat eshte i nje njeriu nga fisi Kurejsh. Shpresova te jem une ai njeri, kur papritmas me thane:'Ky pallat eshte i Omer bin Hatabit!' Sikur te mos ishte xhelozia jote, o Omer, do te hyja ne te. Omeri, posa degjoi fjalet e Pejgamberit, qau dhe tha:'A mund te xhelozohet ndaj teje, o i Derguar i Allahu!!'"
Keto jane pak nga shume hadithe, te cilat pohojne se xhenneti eshte i krijuar.
Dyert e xhennetit (2)
Allahu i Lartesuar thote:''E ata qe ishin te devotshem ndaj Zotit te tyre, sillen ne grupe te xheneti. Kur arrijne aty, dyert e tij i gjejne te hapura dhe roja e tij u thote: Selamun alejkum (Paqja qofte mbi ju), punuat mire, andaj hyni ne te pergjithmone''(Zumer, 73). Ndersa ne lidhje me cilesimin e banimit te zjarrit, Allahu i Lartesuar thote:''Kur ata arrijne tek ai, dyert e tij hapen''. (Zumer, 71)
Derisa melaiket u grahin xhehnemlinjeve, dyert e xhehenemit jane te mbyllura. Ne çastin kur ata perfundojne tek ai, befas dyert e tij hapen, ku ata gjejne nje suprize shume te hidhur. Perball fytyrave te tyre shohin denimin qe i pret. Keshtu veprohet me ata qe nuk ishin te permbajtur. Ata nuk kerkojne leje nga ruajtesit e tij per t'u futur ne te, sepse xhehennemi eshte banim poshtrimi e perçmimi.
Xhenneti eshte shtepia e Allahut dhe banimi i nderit. Ai eshte vend per te zgjedhurit e Allahut. Kur ata mberrijne tek dyert e tij, ato i gjejne te mbyllura. Ata kerkojne nga Zoti i tij (xhennetit) qe t'u jape leje ulu-elazmit nga pejgamberet, qe te ndermjetesojne tek Ai per hapjen e tyre. Asnjeri nga ata nuk merr guximin ta beje kete, por vetem atehere kur radha t'i vjen pejgamberit te fundit (per ndermjetesim), i cili eshte zoteriu dhe vula e pejgambereve. Ai thote:"Mua me perket kjo çeshtje". Shkon nen Arsh dhe i bie ne sexhde Allahut te Lartesuar, e lut Ate aq sa deshiron dhe me pas i lejohet qe ta ngre koken dhe te kerkoje ate per te cilen ka nevoje. Allahu e pranon ndermjetesimin e tij per hapjen e dyerve. Ai e ben kete per te treguar poziten dhe nderin qe gezon Pejgamberi tek Ai. Keshtu hyhet ne nje vendbanim siç eshte xhenneti, shtepia e Mbretit te mbreterve, Zotit te boteve, pas tere asaj frike dhe atij ankthi, qe nga momenti kur morem vesh per te deri kur perfunduam tek ai. Kaluan neper shume pengesa dhe perjetuan veshtiresi te ndryshme deri tek ky moment, kur Allahu lejoi qe vula e pejgambereve dhe krijesa me e dashur e Tij te ndermjetesoje per hapjen e dyerve te tij. Nje veprim siç eshte ky, eshte shume madheshtor ne plotesimin e miresive dhe arritjen e kenaqesive, sepse ne te kunderten mund qe ndonje injorant te mendoje se ai eshte han ku hyn kush te doje.
Xhenneti eshte i larte dhe i shtrenjte. Ne mes tij dhe njerezve ka shume pengesa dhe rreziqe, pa kalimin e te cilave ai nuk arrihet. Ate nuk mund ta arrije ai qe bie pre e epsheve dhe u beson deshirave te rreme, te cilat mendon t'ia plotesoje Allahu. Gjate drejtimit te dy grupeve ne dy vendbanimet, njera pale jane te gezuar me vellezerit e tyre, me te cilet ecin ne grup, ku çdonjeri eshte i shoqeruar me ata, punet e te cileve ishin te njejta. Po keshtu, se bashku, drejtohen edhe ata te banimit tjeter, duke e mallkuar dhe bezdisur njeri-tjetrin. Natyrisht, sjellja e tyre ne grup paraqet nje poshterim dhe nje demaskim me te madh se sa sikur ata te silleshin veç e veç.
Ruajtesit e xhennetit u thone xhennetlinjeve:''Selamun alejkum (Paqja qofte mbi ju)''. Kjo pritje nenkupton se ata jane te mbrojtur nga çdo e keqe dhe çdo e lig. D.m.th. nga sot jeni te shpetuar dhe nuk ju godet ndonje e keqe. Me pas u thone:''Punuat mire. Hyni pra ketu per te banuar pergjithmone''. D.m.th. u perfshiu meshira e Allahut dhe hyte ne te me miresjelljet tuaja. Pra, hyni ne te, te pergezuar me paqe, miresi, dhe banim te perjetshem.
Ndersa banoret e zjarrit, ashtu siç jane te pikelluar dhe te merzitur, porsa te perfundojne te ai u hapen dyert e tij. Kjo ben qe dhimbjet t'u shtohen edhe me tej. Dhimbjet u shtohen edhe me teper kur ata marrin qortimin e ruajtesve:''A nuk ju erdhen juve nga mesi juaj te Derguar duke ju bere te njohura vargjet e Zotit tuaj dhe duke ju keshilluar per takimin e kesaj dite'' (Zumer, 71). Ata pohojne fjalet e Allahu, ndersa meleket u tregojne se ata do te banojne pergjithmone ne vendin me te keq.
Mendo ne fjalet e ruajtesve te xhennetit qe ua thone banoreve te tij:''Hyni ne te'', dhe ne fjalet e ruajtesve te zjarrit qe ua thone banuesve te tij:''Hyni ne portat e tij''. Pasi portat e banimit te denimit jane gjeja me e frikshme dhe me e tmerrshme, hyresit priten nga tmerri me i madh. Me te hyre ne portat e tij, ata i godet pikellimi, poshterimi dhe tmerri. U thuhet:''Hyni ne portat e tij'', ne shenje perçmimi e poshterimi. Pastaj u thuhet se puna juaj nuk perfundon vetem me te hyre ne porta, mirepo pas tyre u pret zjarri i perjetshem. Ndersa xhenneti, shepia e paqes, te cilin Allahu e ka pergatitur per te zgjedhurit e Tij, banuesit e tij qe nga momenti i pare futen ne banimet e perjetshme te tij. Allahu i Lartesuar thote:''Kopshtet e perhershme te xhennetit te Adnit, dyert e te cilit do te jene te hapura per ta. Atje ata te mbeshtetur kerkojne peme e pije te llojeve te ndryshme" (Sad, 50-51). Pra, pasi ata te futen ne te, dyert e tij do te mbeten te hapura.
Ndersa banoreve te zjarrit, posa te futen ne te, u mbyllen dyert, siç thote Allahu i Lartesuar:''Vertet qe ato do t'u mbyllen atyre. Ato do te kene shtylla te zgjatura'' (Humezeh, 8-9). Keto shtylla do t'i mbajne dyert nga mbrapa, mu ashtu sikur nje gur i madh qe vendoset mbrapa nje dere.
Imam Buhariu dhe imam Muslimi transmetojne nga Sehl bin Sadi, se Pejgamberi ka thene:"Xhenneti ka tete porta. Njera nga ato dyer quhet Rejan, nga e cila hyjne vetem agjeruesit."
Gjithashtu ne dy permbledhjet me te sakta te hadithit, eshte transmetuar nga Ebu Hurejra se pejgamberi ka thene:"Kush shpenzon dy gjera te njejta ne rrugen e Allahut, i behet thirrje atij nga dyert e xhennetit:'O rob i Allahut, kjo pune qe ke bere eshte nga punet e mira!' Kush eshte prej atyre qe bejne namaz, do te thirren nga dera e namazit. Kush eshte prej atyre qe bejne xhihad, thirren nga dera e xhihadit. Kush eshte prej atyre qe agjerojne, do te thirren nga dera Rejan. Kush eshte prej atyre qe japin sadaka, do te thirren nga dera e sadakas. Atehere, Ebu Bekri tha:'O i derguar i Allahut, a ka mundesi qe dikush te thirret nga te gjitha dyert?' 'Po, dhe shpresoj qe ti je nga ata', – iu pergjigj pejgamberi".
Transmeton imam Muslimi nga Omer bin Hattabi, se Pejgamberi ka thene:"Çdonjeri nga ju qe merr abdest mire dhe pastaj thote: Eshhedu en la ilahe il-Allahu vhdehu la sherike leh, we eshhedu enne Muhameden abduhu we resuluhu (Deshmoj se nuk ka te adhuruar tjeter me te drejte veç Allahut, i Cili eshte Nje dhe i pa shok, dhe njashtu deshmoj se Muhammedi eshte rob dhe i derguar i Tij), i hapen tete portat e xhennetit dhe hyn nga cila te doje."
Gjerësia e dyerve të xhennetit (3)
Ebu Hurejra thotë:"Pran Pejgamberit u soll një pjatë me therid1 dhe mish. Ai e mori shpatullën, sepse nga mishi i deles ajo konsiderohej më e preferuara për të. Pasi e kafshoi një herë, tha:'Unë jam zotëria i njerëzve Ditën e Kjametit'. Pastaj e kafshoi edhe një herë dhe tha:'Unë jam zotëria i njerëzve Ditën e Kjametit'. Kur pa se shokët e tij nuk po e pyesnin, ai u tha:'A nuk po thoni si?' Ata i thanë:'Si, o i Dërguar i Allahut?' Kur njerëzit të ngrihen para Zotit të të gjithë botëve, t'i përshkojë shikimi dhe të dëgjojnë kur thirren...', e përmendi hadithin e shefatit tërësisht dhe në fund të tij tha:'Do të shkoj nën Arsh dhe t'i bie në sexhde Zotit tim. Atëherë Ai do të më ngrejë në një vend të lartë, të cilin nuk ia ka dhënë askujt, as para meje dhe as që do t'ia jep ndokujt pas meje. Do t'i them:'O Zot! Mëshiroje ymetin tim, mëshiroje ymetin tim! Allahu i Lartësuar do të më thotë:O Muhammed, futi nga dera e djathtë ata pasues tu të cilët nuk kanë për të dhënë llogari. Ata njëkohësisht nuk janë të penguar të hyjnë edhe nga dyert e tjera. Për Atë (Allahun), në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhammedit, vërtet largësia nga njëra kanat (e portës) e xhennetit deri te tjetra është sa largësia e Mekes nga Hixhra2, ose sa largësia e Mekes nga Busra. [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
Ku është vendi i Xhennetit (4)
Allahu i lartësuar thotë:''Vërtet që ai (Muhamedi) e pa atë (Xhibrilin) ne një zbritje tjetër (edhe një herë tjetër). Afër Sidreti el-Munteha (pemë ne kufirin më të lartë mbi qiellin e shtatë, përtej së cilës askush nuk mund të kalojë). Pran saj është Vendbanimi i Xhennetit'' (Nexhm, 13-15). Është vërtetuar që Sidreti el-Munteha gjendet mbi qiej. Aty është fundi i tërë asaj që zbret nga Allahu i lartësuar dhe nga aty, Allahu i lartësuar mbërthen gjërat që ngrihen tek Ai. Allahu i Lartësuar thotë:''Dhe në qiell është rrizku juaj dhe çfarë ju është premtuar'' (Dharijat, 22). Ibn Nexhiu transmeton se Muxhahidi ka thënë:"Aty është xhenneti. Ndërsa ibn Mundhiri, e gjithashtu edhe disa të tjerë, transmetojnë se Muxhahidi gjithashtu ka thënë:'Aty është xhenneti dhe Zjarri". Mirëpo kjo do një shpjegim më të gjerë, sepse Zjarri (xhehenemi) nuk është në qiell, por në ultësirën më të thellë. Domethënia e asaj që u transmetua nga Muxhahidi dhe njashtu është transmetuar edhe nga ibn Abasi, është se e mira dhe e keqja, që të dyja nisen nga qielli. D.m.th. shkaqet për t'u futur në xhennet apo në Zjarr janë të përcaktuara në qiell nga Allahu.
--------------------------------------------------------------------------------
2. Gatesë që përgatitet nga buka e thërrmuar dhe uji në të cilin është zier mishi.
3. Hixhra thuhet se është fshat në Bahrejn.
--------------------------------------------------------------------------------
Abdullah bin Selami thotë:"Muhamedi është krijesa më fisnike dhe xhenneti është mbi qiell".
Imam Buhariu dhe imam Muslimi transmetojnë se Pejgamberi ka thënë:"Xhenneti është njëqind shkallë. Largësia në mes dy shkallëve është sa largësia e qiellit nga toka". Ky hadith tregon se xhenneti është në kulm të lartësisë.
Versioni tjetër i këtij hadithi është:"Në xhennet ka njëqind shkallë, të cilat Allahu i ka përgatitur për ata që luftojë në rrugën e Tij. Dhe largësia në mes dy shkallëve është sa largësia e qiellit nga toka". Mësuesi im anon nga versioni i dytë i këtij hadithi, sepse ky i fundit nuk mohon që në xhennet të ketë më shumë se njëqind shkallë. I njëjtë me këtë është edhe hadithi tjetër i vërtet, në të cilin Pejgamberi thotë:"Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra, njëqind pa një. Kush i numëron ata (beson kuptimet e tyre, vepron sipas tyre) hyn në xhennet3". Këtë e saktëson edhe fakti se vendi i Pejgamberit është përmbi të gjitha këto shkallë dhe nuk ka pozitë më të lartë se grada e tij, ndërsa këto njëqind gradë arrihen me xhihad nga persona të ndryshëm të ymeti të tij.
Xhenneti me kube është Firdewsi. Ai është pjesa e mesme, më e gjerë dhe më e lartë e xhennetit. Ai gjithashtu është edhe kulmi i xhennetit. Pejgamberi ka thënë:"Kur të kërkosh prej Allahu, kërko Firdewsin i cili është pjesa e mesme dhe më e lartë e xhennetit. Kulmi i tij është Arshi i të Mëshirëplotit dhe prej aty rrjedhin lumenjtë e xhennetit4".
Pasi Arshi është më afër Firdewsit, kjo nënkupton se nuk ka xhennet tjetër mbi të dhe nën Arsh. Për këtë, Arshi është kulmi i tij dhe nuk është kulm i xhenneteve tjera. Dhe për shkak të gjerësisë dhe lartësisë së madhe të tij, ngritja bëhet gradualisht nga shkalla më e ultë, tek ajo që është më e lartë, ashtu siç:"I thuhet lexuesit të Kur'anit:'Lexo dhe ngrihu, se vendi yt është te ajeti i fundit që do ta lexosh5".
--------------------------------------------------------------------------------
4. Hadithi që argumenton se emrat e Allahut nuk janë të përkufizuar në nëntëdhjetë e nëntë është ky:"O Allah! Të lutem me çdo emër Tëndin me të cilin ke emëruar vetën Tënde, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave Tua, apo që e ke mbajtur të veçuar te dija jote e fshehtë". Hadithi është i saktë. Transmeton imam Amedi. Ky hadith nuk qëndron në kontradiktë me hadithin e sipërshënuar, sepse ai tregon se nga të gjithë emrat e Allahut ka nëntëdhjetë e nëntë, të cilët kush i numëron hyn xhennet.
5. Transmeton imam Buhariu(2790)
Çelësi i xhennetit (5)
Transmeton imam Ahmedi se pejgamberi ka thënë:"Çelësi i xhennetit është dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të lartësuar1".
Vehb bin Munbihut i është thënë:"A nuk është fjala La ilahe il-Allah çelësi i xhennetit?"
"Gjithsesi. Mirëpo çdo çelës ka dhëmbë. Në qoftë se ti e sjell çelësin me dhëmb, ajo të hapet, përndryshe jo",- u përgjigj ai2.
Transmeton imam Ahmedi se pejgamberi i ka thënë Muadh bin Xhebelit:"A të të udhëzoj për tek njëra nga dyert e Xhennetit?"
"Po", - iu përgjigj ai.
Pejgamberi i tha:"La hawle wela kuwete ila billah (S'ka ndryshim dhe fuqi vetëm se me ndihmën e Allahut)3."
Është transmetuar nga Muxhahidi se Jezid bin Shexhere ka thënë:"Vërtet shpatat janë çelësat e xhennetit4."
Çdo gjëje të kërkuar, Allahu i lartësuar i ka vënë një çelës me të cilin ajo hapet. P.sh. çelësi i namazit është pastërtia, siç thotë pejgamberi:"Pastërtia është çelësi i namazit5". Çelësi i haxhit është i ihrami. Çelësi i bamirësisë është besnikëria (sinqeriteti). Çelësi i xhennetit është Tevhidi. Çelësi i diturisë është të pyeturit, të dëgjuarit dhe të kuptuarit mirë. Çelësi i fitores dhe triumfit është durimi. Çelësi i shtimit të begative është falënderimi. Çelësi i shpëtimit është devotshmëria. Çelësi i ndihmës (suksesit) është dashuria dhe frika. Çelësi i përgjigjes është lutja. Çelësi i dashurisë për botën tjetër është asketizmi në këtë botë. Çelësi i besimit është të menduarit në atë për të cilën Allahu i lartësuar na ftoi të mendojmë. Çelësi i hyrjes tek Allahu është të dorëzuarit e zemrës Atij, dashuria e urrejtja dhe kryerja e obligimeve, si e lënia e ndalesave për hir të Tij. Çelësi i ngjalljes së zemrës është përsiatja mbi Kur'anin, lutja para agimit dhe lënia e mëkateve. Çelësi i arritjes së mëshirës është adhurimi i Krijuesit duke e pasur Atë parasysh, si dhe duke qenë bamirës ndaj robërve të Tij. Çelësi i arritjes së krenarisë është bindja nga Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Çelësi i përgatitjes për botën tjetër lënia e shpresës së gjatë. Dhe çelësi i çdo të mire është dashuria ndaj Allahut dhe botës tjetër, ndërsa çelësi i çdo sherri është dashuria ndaj kësaj bote dhe shpresa e gjatë.
--------------------------------------------------------------------------------
1. Hadith i dobët. Transmeton imam Ahmedi (5/242).
2. Ky ether (transmetim) është i dobët.
3. Hadithi është i saktë. Transmeton imam Ahmedi (5/228).
4. Kuptimin e këtij ether e përforcon hadithi tjetër, të cilin e transmeton imam Muslimi (1743):"Vërtet xhenneti është nën hijen e shpatave".
5. Hadithi është hasen (i mirë). Transmeton Ebu Davudi (61), Termidhiu (3) dhe imam Ahmedi (1/123).
--------------------------------------------------------------------------------
Njohja e çelësave me të cilët futemi te e mira apo largohemi nga e keqja është një kapitull madhështor, nga kapitujt më të dobishëm të diturisë. Kapitull të cilin nuk mund ta kap çdonjëri, por vetëm ai që është vigjilent dhe i jep sukses Allahu i lartësuar. Allahu i lartësuar para çdo të mire dhe çdo të keqeje ka vënë një çelës dhe një derë nga e cila hyhet tek ajo. P.sh. Allahu i lartësuar bëri që shirku, mendjemadhësia, lënia pas dore e Sunnetit, shkujdesja ndaj përmendjes së Tij dhe moskryerja e obligimeve ndaj Tij të jenë çelësi i Zjarrit, alkooli të jetë çelësi i çdo mëkati, mëkatet të jenë çelësi i zinasë, shikimi i fotografive të jetë çelësi i dashurisë epshore, përtacia dhe pushimi të jenë çelësi i dështimit dhe privimit nga të mirat, mëkatet të jenë çelësi i pabesimit, rrena të jetë çelësi i nifakut (dyfytyrësisë), koprracia dhe tubimi i pasurisë të jenë çelësi i prishjes së mbarëvajtjes me të afërmit dhe fitimit të pasurisë nga rrugët e ndaluara, si dhe shmangia nga Sunneti i pejgamberit të jetë çelësi i çdo risie (bidati) dhe humbjeje.
Rruga që çon për në xhennet është një (6)
Në lidhje me këtë çështje kanë rënë dakord të gjithë pejgamberët, që nga i pari deri te pejgamberi i fundit, Muhammedi. Ndërsa sa i përket rrugëve që qojnë për në xhehenem, ato janë aq të shumta sa nuk mund të numërohen. Për këtë arsye, Allahu i lartësuar e përmend rrugën e xhennetit në numrin njëjës, derisa rrugët e xhehenemit i përmend në numrin shumës. Allahu i lartësuar thotë:''Kjo është Rruga Ime e Drejtë. Kështu që ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugë të tjera, pasi ato do t’ju largojnë nga Rruga e Tij'' (Enam, 153). Dhe gjithashtu thotë:''Dhe për Allahun është t'u qartësojë rrugën e drejtë, por ka edhe rrugë të tjera jo të drejta'' (Nahl, 9), d.m.th. prej rrugëve jo të drejta është ajo që të çon tek gajji.6 Allahu i lartësuar thotë:''Kjo është rruga e cila do t'i udhëheqë drejt e tek Unë.'' (Hixher, 41)
Abdullah bin Mesudi thotë:"Pejgamberi vizatoi një rrugë dhe pastaj tha:'Kjo është rruga e Allahut'. Më pas vizatoi disa rrugë të tjera në anën e djathtë dhe të majtë të saj dhe tha:'Këto rrugë - në çdo njërën prej tyre është nga një shejtan që thërret në të', pastaj lexoi:'E kjo, kjo është Rruga Ime e Drejtë. Prandaj mbajeni këtë dhe mos pasoni rrugë të tjera, e të ndaheni nga Udha e Tij". (el-En’am, 153)
Shtrohet pyetja: si do të ishte përgjigja ndaj atij që argumenton me fjalët e Allahut të lartësuar (se rrugët janë të shumta):''Vërtet që ju ka ardhur nga Allahu një dritë (pejgamberi) dhe një libër i qartë (ndriçues/Kur'ani), me anë të të cilit Allahu udhëheq të gjithë ata të cilët kërkojnë kënaqësinë e Tij drejtë rrugëve të paqes''. (Maide, 15-16)
Do t'i thuhej kështu: Këto rrugë, që të gjitha takohen te një rrugë të vetme, si një rrugë e qartë dhe e gjerë, tek e cila bashkohen rrugët e tjera. Këto rrugë janë sikur degët e Imanit (besimit), të cilat i bashkon Imani, ashtu siç i bashkon trungu i pemës degët dhe rrembat. Nga këto rrugë i përgjigjemi thirrësit të Allahut, duke i besuar lajmet dhe duke iu bindur urdhrave të Tij, dhe përgjigja ndaj thirrësit është rruga për në xhennet.
Transmeton imam Buhariu në Sahihun7 e vet nga Xhabiri i cili thotë:'Një grup nga melaiket erdhën te pejgamberi, disa prej të cilave thanë:'Ai është duke fjetur', ndërsa disa të tjera thanë:'Sytë flenë kurse zemra është e zgjuar'. Ata thanë:'Në lidhje me shokun tuaj ekziston një shembull, andaj thoni atë?' Ato thanë:'Shembulli i tij është sikur shembulli i një njeriu i cili ka ndërtuar një shtëpi, ku dhe ka shtruar një gosti. Pastaj ka dërguar një thirrës. Kush i përgjigjet thirrësit hyn në shtëpi dhe merr nga gostia, ndërsa kush nuk i përgjigjet thirrësit nuk hyn në shtëpi dhe as nuk ushqehet nga gostia'. Ata thanë:'Sqaroja shembullin që të kuptojë?' Ata thanë:'Shtëpia është xhenneti, kurse thirrësi është Muhammedi. Kush i bindet Muhammedit i është bindur Allahut, ndërsa kush e kundërshton Muhammedin e ka kundërshtuar Allahun8'''.
--------------------------------------------------------------------------------
6. Thuhet se është luginë në xhehenem.
7. (7281)
8. Në një transmetim tjetër thuhet: Mëshiruesi ka ndërtuar xhennetin dhe i ka ftuar robërit e Tij. Kush i përgjigjet hyn në xhennet, ndërsa kush kundërshton dënohet. Transmeton Termidhiu (2861).
--------------------------------------------------------------------------------
Shkallët e xhennetit (7)
Allahu i Lartësuar thotë:''Nuk janë të barabartë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre (që nuk luftuan), përveç atyre që nuk mundën, me ata që me pasurinë dhe jetën e tyre luftuan në rrugën e Allahut. Allahu i ka parapëlqyer (i gradoi) me një shkallë më të lartë ata që luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre përmbi ata që rrinë në shtëpitë e tyre (me arsye). Për secilin Allahu ka premtuar mirësi (xhennet), por Allahu ka parapëlqyer (graduar) ata që luftojnë përmbi ata që rrinë në shtëpi me grada shumë më të larta. Shkallë të larta vlerësimi prej Tij, si dhe falje dhe mëshirë. Dhe Allahu është vazhdimisht falës i madh dhe kurdoherë mëshirëplotë''. (Nisa, 95-96)
Dahaku në lidhje me fjalët e Allahut ''Ata kanë shkallë të larta te Zoti i tyre'', thotë:"Njëra palë në shkallë më të larta se tjetra. I sheh ata sipër të cilëve qëndron dhe nuk i sheh ata të cilët qëndrojnë në shkallë më të larta se ai, dhe kështu mendon se askush nuk është më lart se ai".1
Shiko si Allahu së pari mbivlerësoi me një shkallë më lartë luftëtarin përmbi atë që nuk doli në luftë për shkak të pamundësisë dhe, së dyti, mbivlerësoi me shumë shkallë më lart atë që luftoi (muxhahidin) përmbi atë që pa arsye nuk doli në luftë.
Allahu i Lartësuar thotë:''A është atëherë ai që ndjek dhe kërkon kënaqësinë më të mirë të Allahut, njësoj si ai që tërheq mbi vete zemërimin e Allahut. Vendbanimi i tij është xhehenemi dhe sa i keq është një fund i tillë! Ata janë në shkallë të ndryshme pranë Allahut dhe Allahu është Vëzhgues për çdo gjë që ata bëjnë.'' (Ali Imran, 162-163)
''Besimtarë janë vetëm ata të cilët kur përmendët Allahu ndjejnë frikë në zemrat e tyre dhe kur u lexohen ajetet e Tij (Kur'ani), ato ua shtojnë edhe më besimin, dhe ata i mbështeten vetëm Zotit të tyre. Të cilët e falin namazin dhe që shpenzojnë nga ato gjëra me të cilat Ne i kemi furnizuar. Mu këta janë besimtarët e vërtetë. Për këta do të ketë shkallë të larta te Zoti i tyre dhe falje e begati të nderuar''. (Enfal, 2-4)
Në dy përmbledhjet më të sakta2 të hadithit është transmetuar nga Ebu Seid el-Huduriu se Pejgamberi ka thënë:"Banorët e xhennetit do t'i shohin nga lart banesat në xhennet, ashtu siç e sheh një yll që shkëlqen larg nga lindja a perëndimi. Kjo për shkak të epërsisë së tyre ndaj njëra-tjetrës në shpërblim". Kur ata dëgjuan këtë, thanë:"O i Dërguar i Allahut, a janë këto vendbanime të larta për pejgamberët dhe që nuk mund t'i arrijë askush tjetër?" Pejgamberi u përgjigj:"Jo! Për Atë, në Duart e të Cilit është jeta ime, këto janë për ata njerëz që besuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij".
--------------------------------------------------------------------------------
1. E transmeton iben ebi Hatimi në Tefsirin e tij (8799) me zinxhirë të saktë transmetuesish.
2. Buhariu (3256) Muslimi (2831).
--------------------------------------------------------------------------------
Gjithashtu në dy përmbledhjet më të sakta të hadithit është transmetuar nga Sehl bin Sadi se Pejgamberi ka thënë:"Banorët e xhennetit do t'i shohin banesat e xhenetlinjëve ashtu siç shihet një yll në lartësi të qiellit".3
Transmeton imam Ahmedi se Pejgamberi ka thënë:"Poseduesit të Kur'anit kur të futet në xhennet i thuhet:'Lexo dhe ngrihu!'. Ai lexon dhe për çdo ajet ngrihet një shkallë më lartë deri te ajeti i fundit që di".4
Ky hadith argumenton qartë se xhenneti ka më tepër se njëqind shkallë.
Ndërsa hadithi të cilin e transmeton Buhariu nga Ebu Hurejra se pejgamberi ka thënë:"Në xhennet ka njëqind shkallë të cilat Allahu i ka përgatitur për ata që luftojë në rrugën e Tij dhe largësia në mes dy shkallëve është sa largësia e qiellit nga toka. Kur të kërkosh prej Allahu, kërko Firdewsin i cili është pjesa e mesme dhe më e lartë e xhennetit. Kulmi i tij është Arshi i të Mëshirëplotit dhe prej aty rrjedhin lumenjtë e xhennetit". Këto njëqind shkallë ose duhet të jenë pjesë e shkallëve tjera, ose duhet të jenë sipër/nën shkallëve.
Mendimin e parë e përforcon hadithi të cilin e transmeton Muadh bin Xhebeli se Pejgamberi ka thënë:"Kush fal këto pesë namazet e detyrueshme dhe agjëron muajin e ramazanit, ka një pretim të drejtë nga Allahu që ta falë atë, pavarësisht se a bën hixhret, apo rri në vendin ku e ka lindur nëna e tij". Muadhi tha:'O i Dërguar i Allahut, më lejo të dalë dhe t'i përgëzojë njerëzit?' Ai iu përgjigj:'Jo! Lëri njerëzit të punojnë, sepse në xhennet ka njëqind shkallë dhe largësia në mes dy shkallëve është sa largësia e qiellit nga toka. Shkalla më e lartë është Firdewsi, mbi të qëndron Arshi, ai është mesi i Xhennetit dhe prej aty rrjedhin lumenjtë e xhennetit. Kur të kërkoni nga Allahu, kërkoni Firdewsin"5.
Cila është shkalla më e lartë dhe si quhet ajo (8)
Imam Muslimi (384) transmeton nga Abdullah bin Amer bin Asi i cili e ka dëgjuar Pejgamberin të ketë thënë:"Kur ta dëgjoni muezinin, thoni po atë që thotë ai. Pastaj më dërgoni salavat, sepse kush më dërgon mua salavat një herë, Allahu shpreh salavat mbi të dhjetë herë. Dhe kërkoni për mua Wesilen, e cila është shkallë në xhennet. Ajo i jepet vetëm një njeriu dhe shpresojë të jem unë ai. Kush e lut Allahun që të ma jep mua Wesilen, atij i lejohet ndërmjetësimi im".
--------------------------------------------------------------------------------
3. Buhariu (6555) Muslimi (2830).
4. Hadithi është i saktë.
5. Albani thotë: Hadith i saktë.
--------------------------------------------------------------------------------
Imam Buhariu dhe imam Muslimi transmetojnë nga Xhabiri se Pejgamberi ka thënë:"Kush thotë këto fjalë pas dëgjimit të ezanit:''O Allah, Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe i namazit që do të falet, jepi Muhammedit Wesilen (shkallën më të lartë) dhe nderimin dhe ngrehe në vendin më të lartë (më të lavdishëm) të cilin ia premtove', ai e meriton ndërmjetësimin tim".
Ebu Nuajmi6 transmeton se Ajshja ka thënë:"Një njeri erdhi te Pejgamberi dhe i tha:'Për Allahun, vërtet që ti je më i dashur tek unë se vetja ime, se familja ime dhe se fëmijët e mi. Kur jam në shtëpi dhe të përmend, nuk mund të përmbahem derisa të vijë të të shoh. Ndërsa po e kujtoja vdekjen time dhe vdekjen tënde, kuptova se kur të futesh në xhennet do të ngrihesh në shkallë me pejgamberët, ndërsa unë kur të futem në të, kam frikë se nuk do të shoh më. Pejgamberi nuk iu përgjigj vetëm pasi erdhi xhibrili me këtë ajet:''Dhe kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit (Muhammedit), ata do të jenë në shoqërinë e atyre të cilët Allahu i begatoi; me pejgamberët, me besnikët (ndaj Pejgamberit), me dëshmorët dhe me të drejtit. Sa shoqërues të mirë janë ata''. (Nisa, 69)
Shkalla e Pejgamberit është quajtur Wesile7, sepse është shkalla më e afërt me Arshin e Mëshiruesit. Ajo gjithashtu është edhe shkalla më e afërt me Allahun. Fjala ''Wesile'' e ka kuptimin e ndërmjetësit.
Ai (wesilja) është xhenneti më i mirë, më i ndershëm dhe më i ndritshëm. Salih bin Abdulkerimi thotë se Fudajl bin Ijadi na tha:"A e dini pse është zbukuruar xhenneti? Sepse Arshi është kulmi i tij".
Duke e komentuar wesilen, Kelbij thotë:"Kërkoni afrim tek Ai me vepra të mira". Këtë kuptim të wesiles e ka zbuluar qartë Allahu i Lartësuar në fjalët e Tij:''Ata të cilët i thërrasin (i adhurojnë) duke kërkuar afrim (wesile) te Zoti i tyre me atë (të adhuruarit e tyre të kotë), për të cilin (mendojnë se) është më i afërt i Tij''. (Isra, 57) Fjala e Allahut:''Për të cilin (mendojnë se) është më i afërt i Tij'', është komentimi i wesiles (afrimit) të cilën ata (idhujtarët) bëjnë gara për ta arritur duke i lutur dhe adhuruar zotat e tyre të kotë. Përderisa Pejgamberi qe krijesa më e devotshme, që më së miri njohu madhërinë e Allahut, që më së shumti iu frikësua dhe e deshi Allahun, grada e tij qe grada më e afërt me Allahun, pra shkalla më e lartë e xhennetit. Që Allahu t'i ngrejë dhe t'ua shtojë besimin ummetit të tij, Pejgamberi i urdhëroi ata që ta kërkojnë këtë shkallë për të. Ndërsa ummeti i tij e bëjnë këtë në shenjë respekti për besimin dhe udhëzimin që arritën nëpërmes duarve të tij.
--------------------------------------------------------------------------------
6. el-Hilje (4/239). Shejh Mukbili e ka vlerësuar këtë hadith si të mirë (hasen).
7. Iben Kethiri në tefsirin e tij (5/200)thotë:"Wesila është ndërmjetës me anë të të cilës arrihet qëllimi. Gjithashtu wesila është edhe emër i shkallës më të lartë në Xhennet. Ajo është grada dhe banesa e Pejgamberit në xhennet dhe vendi më i afërt me Arshin.
Paraqitja e mallit nga Allahu para robërve të vet, çmimi që kërkoi nga ata dhe marrëveshja...(9)
Allahu i lartësuar thotë:''Me të vërtetë Allahu ka blerë nga besimtarët jetën dhe pasurinë e tyre me xhennet. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin (mosbesimtarët) dhe vriten. Është një premtim i vërtetë të cilin Ai ia detyroi Vetës në Tewrat, Inxhil dhe në Kur'an. E kush është më i vërtetë në besën e vet sesa Allahu. Pra, gëzohuni për marrëveshjen që keni përfunduar me Të. Ky është ngadhënjim madhështor''. (Towbe, 111)
Allahu i madhërishëm këtu vuri si çmim të xhennetit jetën dhe pasurinë e besimtarëve, kur ata të sakrifikojnë ato për ta merituar xhennetin. Allahu i lartësuar këtë marrëveshje e ka përforcuar me disa përforcime:
- Allahu i lartësuar këtë e ka treguar si lajm dhe e ka përforcuar me pjesëzën 'inne' (me të vërtetë);
- Këtë lajm e ka cekur në kohën e shkuar, gjë që na bënë të kuptojmë se një gjë e tillë ka ndodhur dhe të është vërtetuar;
- Këtë marrëveshje, d.m.th. se Ai ka blerë jetën dhe pasurinë e tyre, ia ka adresuar Vetvetes;
- Ka premtuar se pagesën do t'ua dorëzojë dhe kurrsesi nuk do t'ua mohojë;
- U ka treguar robërve të vet se këtë Ai ia ka obliguar Vetës së vet;
- Ka treguar se këtë premtim e ka thënë në librat më të mirë të zbritur nga qielli: në Tewrat, në Inxhil dhe në Kur'an;
- Më pas e ka përforcuar këtë duke pyetur se a është ndokush tjetër më zbatues i premtimit se Allahu;
- I ka urdhëruar ata që t'i gëzohen kësaj marrëveshjeje dhe të përgëzojnë njëri-tjetrin me të. Marrëveshje kjo që është kryer dhe s'ka mundësi zgjedhjeje a anulimi;
- I ka lajmëruar se kjo shitblerje është ngadhënjimi më i madh dhe se kjo do t'u paguhet me xhennet.
Allahu i lartësuar më pas ka përmendur të zotët e kësaj marrëveshjeje të cilëve u është aprovuar ajo, përkundër disa të tjerëve. Ata janë të penduarit nga çdo gjë e urryer nga Allahu, të cilët e adhurojnë Atë me tërë atë që është i kënaqur Ai, të cilët e falënderojnë për atë që u pëlqeu a nuk u pëlqeu - 'saihunët', që mund të jenë për qëllim agjëruesit, ose ata që udhëtuan në kërkim të diturisë, ose ata që luftuan në rrugën e Allahut (muxhahidinët), ose ata që vazhdimisht janë të nënshtruar ndaj Allahut. Mendimi më i pranuar këtu është se ata janë të cilët vazhdimisht e përmendin (përkujtojnë) Allahun dhe e duan Atë, të penduarit dhe të përmalluarit për takimin me Të.
Shiko si Allahu i lartësuar bëri që pendimi dhe adhurimi të jenë në lidhje varësie me njëra-tjetrën. Njëra, të lësh atë që Allahu i lartësuar urren dhe tjetra, të bësh atë që Ai pëlqen. Të njëjtën gjë bëri me falënderimin dhe sijahun. E para realizohet duke e lavdëruar Atë me cilësitë e plota të Tija dhe e dyta, sijahi me gjuhë, duke e përmendur Atë me dhikrin më të mirë, si dhe sijahi me zemër duke e dashur, duke e përkujtuar dhe duke e madhëruar Atë.
Ai gjithashtu bëri që islami dhe imani të jenë në lidhje varësie me njëra-tjetrën. Njëra është e dukshme, kurse tjetra është në zemër, e padukshme, siç është transmetuar në Musnedin e imam Ahmedit se pejgamberi ka thënë:"Islami është i dukshëm (i publikuar) ndërsa imani është në zemër1". Gjithashtu veproi me rukunë dhe sexhden, me të urdhëruarit për të mirë dhe të ndaluarit nga e keqja, dhe këto dy të fundit i ka bashkuar me lidhëzën (këpujore) 'waw'/'dhe', për të treguar se asnjëra nuk shkon pa tjetrën. Pra bëri që ato të jenë në varësi të njëra-tjetrës për ruajtjen e kufijve të Allahut. Me njërën ruan kufijtë e Allahut në vetveten e tij, kurse me tjetrën urdhëron të tjerët që edhe ata t'i ruajnë kufijtë e Allahut.
Ky ajet e bëri njeriun të kuptojë rrezikun që mund t'i kanoset, apo nderin dhe madhërinë që mund të arrijë. Sepse, kur ai nuk e ka të qartë vlerën e mallit, i duhet të shikojë se kush është blerësi dhe cili është çmimi që i ka vënë atij malli. Malli është jeta, blerësi është Allahu, ndërsa çmimi i këtij malli është xhenneti i përhershëm, dhe ndërmjetës në këtë marrëveshje është krijesa më e mirë e më fisnike nga melekët dhe njashtu krijesa më e mirë dhe më fisnike nga njerëzit.
Imam Termidhiu transmeton nga Ebu Hurejra se pejgamberi ka thënë:"Kush fal namazin e natës - dhe a e dini çfarë rëndësie ka namazi i natës! - ka arritur gradë. Vërtet, malli i Allahut është i shtrenjtë. Malli i Allahut është xhenneti2".
Ebu Nuajmi transmeton nga Enesi i cili thotë se te pejgamberi erdhi një beduin dhe i tha:"Cili është çmimi i xhennetit?" Pejgamberi i tha:"Çmimi i xhennetit është fjala La ilahe il Allah3". Hadithet që dëshmojnë kuptimin e këtij hadithi janë të shumta. Transmetohet në dy përmbledhjet më të sakta të hadithit nga Ebu Hurejra i cili thotë:"Te pejgamberi erdhi një beduin dhe i tha:'O i Dërguar i Allahut, më trego një punë të cilën nëse do ta bëja do të hyja në xhennet?' Pejgamberi i tha:'Ta adhurosh Allahun dhe të mos i shoqërosh diçka tjetër në adhurim, të falësh namazin, të japish zekatin e detyrueshëm dhe të agjërosh Ramazanin'. Beduini tha:'Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është jeta ime, as nuk do të shtojë përmbi këtë dhe as nuk do të lë mangët'. Pasi beduini është nisur, pejgamberi tha:'Kë e gëzon shikimi në një person të banorëve të xhennetit, le ta shikojë këtë njeri4."
--------------------------------------------------------------------------------
1. Ahmedi (3-134-135). Shejh Albani këtë hadith e ka vlerësuar si të dobët (daif) në librin 'Daif el-Xhami' (2280).
2. Shejh Albani në librin e tij 'es-Sahiha' këtë hadith e ka vlerësuar si të mirë (hasen).
3. Shejh Albani në librin e tij 'Daif el-Xhami' (2615) thotë se ky hadith është i dobët (daif).
4. Buhariu (1397) dhe Muslimi (14).
--------------------------------------------------------------------------------
Imam Muslimi transmeton nga Othman bin Afani se pejgamberi ka thënë:"Kush vdes duke e ditur se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, hyn në xhennet5."
Ndërsa imam Ahmedi dhe Ebu Davudi kanë shënuar hadithin e Muadh bin Xhebelit, i cili thotë se e ka dëgjuar pejgamberin të ketë thënë:"Kush vdes duke e ditur se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, hyn në xhennet6."
Në dy përmbledhjet më të sakta të hadithit, është transmetuar nga Ebu Dherri se pejgamberi ka thënë:"Më erdhi Xhibrili dhe më lajmëroi, ose më përgëzoi se kush vdes nga ymeti im duke mos i shoqëruar Allahut asgjë në adhurim, hyn në xhennet. I thashë:'Edhe nëse bën amoralitet (zina) dhe vjedh?' Më tha:'Edhe nëse bën zina dhe vjedh7'".
Gjithashtu imam Buhariu dhe imam Muslimi transmetojnë nga Ubade bin Samit se pejgamberi ka thënë:"Kush dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i Cili është Një dhe i pa shok, se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, se Isa është rob dhe i dërguar i Tij, se fjala e Tij ("Bëhu!") dhuruar Merjemes është shpirt i krijuar prej Tij, dhe se xhenneti është i vërtetë dhe se xhehennemi është i vërtetë, Allahu do ta fusë në xhenet nga cila portë të dojë nga tetë portat e xhennetit8." Në një version tjetër thuhet:"E fut Allahu në xhennet me veprat që ka bërë, edhe sikur ato të jenë të pakta".
Transmeton Rrewh bin Ubade nga Habib bin Shehid, e ky nga Haseni të ketë thënë:"Çmimi i xhennetit është fjala La ilahe il Allah9".
Shënim: Këtu na paraqitet një çështje të cilën duhet ta sqarojmë. Në xhennet hyhet më Mëshirën e Allahut dhe kurrsesi njeriun nuk e fusin në të vetëm veprat e veta, edhe pse ato bëhen shkak. Për këtë Allahu ka pohuar hyrjen në të me vepra në fjalët e Tij:''Me atë që punuat'', ndërsa pejgamberi ka mohuar që dikush të futet në të me veprat e veta:"Asnjëri nga ju nuk do të hyjë në xhennet me veprat e veta10." Këto dy citate assesi nuk bien në kontradiktë me njëra-tjetrën për dy shkaqe:
- Të parin e sqaron thënia e Ebu Sufjanit dhe e disa të tjerëve, se shpëtimi nga zjarri është me faljen e Allahut, hyrja në xhennet është me Mëshirën e Tij, ndërsa ndarja e shkallëve bëhet në bazë të veprave. Këtë e argumenton hadithi të cilin e transmeton Ebu Hurejra, se pejgamberi ka thënë:"Pasi të futen banorët e xhennetit në të, marrin vendet në bazë të vlerës së veprave të tyre11";
- I dyti: Pejgamberi ka thënë:"Ta dini se asnjëri nga ju nuk do të shpëtojë vetëm me punën e vet. I thanë:'As ti, o i Dërguar i Allahut?' 'As unë. Vetëm në qoftë se më përfshin Mëshira e Allahut', tha ai12".
--------------------------------------------------------------------------------
5. (27)
6. Ahmedi (5/233), Ebu Dawudi (3116). Shejh Albani thotë se hadithi është hasen ("Irwa", 686).
7. Buhariu (1237) dhe Muslimi (93).
8. Buhariu (3435) dhe Muslimi (26).
9. Transmeton ibën Ebi Shejbe (13529). Dijetarët thonë se zinxhiri i këtij etheri është i saktë.
10. Transmeton Muslimi (2817).
11. Transmeton Tirmidhiu (2545). Albani thotë se ky hadith është i dobët ("Daifeh", 1721).
12. Buhariu (5464, 6467) dhe Muslimi (6818).
--------------------------------------------------------------------------------
Kërkimi i xhennetit nga banorët e tij dhe...(10)
Allahu i Lartësuar thotë:''Zoti ynë! Vërtet ne kemi dëgjuar thirrjen e një ftuesi (të Muhammedit) që thërret në besim:'Besoni Zotin tuaj', dhe ne kemi besuar. Zoti ynë! Na i fal neve mëkatet tona, na i mbulo veprat tona të këqija dhe na bëj që të vdesim me të mirët, me të përkushtuarit në besim. Zoti ynë! Na jep Ti atë që nëpërmjet të dërguarve Tu na premtove dhe Ditën e Kiametit mos na pikëllo. Vërtet, Ti kurrë nuk thyen premtimin Tënd''. (Ali Imran, 193-194)
Domethënë na jep atë – xhennetin, që Ti na e premtove me anë të gjuhës së të dërguarve Tu. Një palë tjetër thanë: Na jep atë që Ti na e premtove për besimin në të dërguarit Tu. Mendimi i parë është më i drejtë, sepse siç u përmend më parë në fjalët e tyre, 'Zoti ynë! Vërtet ne kemi dëgjuar thirrjen e një ftuesi (të Muhammedit) që thërret në besim: Besoni Zotin tuaj, dhe ne kemi besuar', kjo tregon qartë për besimin e tyre në të dërguarit dhe Dërguesin, sepse më pas, ata ndërmjetësuan tek Ai me besimin e tyre që t'u jap atë që u premtoi nëpërmjet të dërguarve të Tij. Kjo njëkohësisht nënkupton besimin e tyre në të dërguarit, pasi ata ishin përcjellës të premtimit të cilin e besuan dhe kërkuan që t'ua japë.
Mendo se si ky ajet ngërthen në vete besimin në Allahun, bindjen ndaj urdhrave e ndalimeve të Tij, besimin në të dërguarit, besimin në premtimin dhe kërcënimin e Tij, besimin në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij; besimin se premtimi i Tij është i vërtetë, frikën nga kërcënimi i Tij dhe bindjen ndaj urdhrave të Tij. Me të gjitha këto, ata u bënë besimtarë në Zotin dhe u bë i drejtë ndërmjetësimi i tyre me këtë lutje, për t'ua plotësuar premtimin dhe për t'i shpëtuar nga dënimi.
Disave u solli problem lutja e tyre që t'ua çojë në vend premtimin, duke e ditur se Ai e bën këtë pa kurrfarë dyshimi. U është përgjigjur se ky është adhurim që nuk i kuptohet domethënia, i ngjashëm fjalët e Tij:''Zoti im! Gjyko Ti me të vërtetën'' (Enbija, 112), ose si fjalët e melaikeve:''Fali ata që pendohen e ndjekin Udhën Tënde'' (Gafir, 7). Ata nuk e kuptuan se premtimi është i varur nga disa kushte: dëshira e Allahut, lutja e tyre që t'ua çojë në vend premtimin, ashtu siç është i varur edhe nga besimi (imani) i vërtetë dhe që këtë të fundit mos ta njollosin me diçka që e prish atë. Kur ata e lusin Atë që t'ua çojë në vend premtimin e dhënë, kjo nënkupton suksesin, përforcimin dhe ndihmën që u është dhënë në realizimin e shkaqeve me anë të të cilave Ai e çon në vend premtimin. Dhe për këtë, kjo lutje konsiderohet nga lutjet më të rëndësishme e më të dobishme për të cilën ata janë më të nevojshëm sesa për shumë lutje të tjera.
Ndërsa fjala e Allahut:''Zoti im! Gjyko Ti me të vërtetën'' (Enbija, 112), është lutje e bërë Zotit që t'u ndihmojë kundër armikut të tyre dhe t'ua shënojë fitoren dhe mundjen. Njësoj komentohet edhe lutja e melaikeve për faljen e të penduarve. Ajo është nga shkaqet që e bën të domosdoshme atë. Allahu i Lartësuar ka kurdisur shkaqet, në bazë të së cilave vepron atë që do me të zgjedhurit dhe armiqtë e Tij. Dhe ka bërë që ato shkaqe të jenë realizuese të vullnetit të Tij dhe në bazë të tyre të ndodhë ajo që Ai do. Pra nga Ai është shkaku dhe e shkaktuara. Në qoftë se nuk të mbushet mendja për këtë, atëherë shiko në shkaqet e krijuara të cilat e bëjnë të domosdoshme dashurinë a hidhërimin e Tij. Allahu dëshiron, pëlqen dhe hidhërohet e zemërohet në bazë të shkaqeve të cilat i ka krijuar dhe i ka dëshiruar. Të gjitha janë nga Ai, të filluara nga dëshira dhe vullneti i Tij dhe po ashtu mbarojnë në urtësinë e Tij.
Ky është një kapitull madhështor nga kapitujt e Tewhidit, të cilit nuk i referohen vetëm se të diturit për madhërinë e Allahut. I njëjtë me këtë ajet është edhe ajeti tjetër, ku Ai kërkon për ta atë që e ka premtuar:''Thuaj:'A është ai (ndëshkim) më i mirë apo xhenneti i përjetshëm si shpërblim dhe vendbanim i të devotshëmve. Për ta atje do të ketë çfarë të dëshirojnë dhe do të banojnë në të përherë. Ky ishte premtim i kërkuar nga Allahu'' (Furkan, 15-16). Pra, Ai e kërkon atë për robërit e Tij besimtarë, e kërkojnë melaiket për ta, xhenneti kërkon nga Allahu banorët e vet, banorët e tij e kërkojnë atë nga Allahu dhe pejgamberët e kërkojnë atë për pasuesit e tyre. Ditën e Kiametit Allahu vendos këto para Tij dhe u mundëson të ndërmjetësojnë për futjen e besimtarëve në xhennet. Kjo tregon përsosurinë e mbretërisë së Tij dhe e bën të dukshme mëshirën, bamirësinë, fisnikërinë dhe plotësimin e lutjeve ndaj robërve të Tij. Këto janë domosdoshmëri e emrave dhe cilësive të Tij, si dhe rezultat i tërë asaj që nënkuptojnë dhe janë gjurmë e tyre. Prandaj kurrsesi nuk duhet mohuar gjurmët dhe vendimet e tyre. Ai është fisnik dhe Atij i përket e tërë fisnikëria. Ai dëshiron që me anë të lutjeve dhe kërkesave t'i drejtohemi Atij. Ai i ka krijuar ata që e lusin, i ka inspiruar ta lusin dhe gjithashtu e ka krijuar atë që kërkohet prej Tij. Pra, Ai është krijues i lutësit, i lutjes dhe i asaj për të cilën lutemi. E gjithë kjo për të treguar dashurinë që ka për lutjen e Tij dhe për t'i inkurajuar ata që ta bëjnë këtë. Ai hidhërohet nëse nuk kërkohet nga Ai:
Allahu hidhërohet nëse s'kërkohet nga Ai
Ndërsa bijtë e Ademit - po kërkove nga ta, hidhërohen
Krijesa më e dashur e Tij është ajo që më së tepërmi dhe më së miri e lut Atë. Ai i do ata që këmbëngulin në plotësimin e lutjes dhe sa më tepër që robi tregohet këmbëngulës në lutje, Ai aq më tepër e do, e afron dhe i jep. Në hadith thuhet:"Kush nuk kërkon nga Allahu, Ai hidhërohet ndaj tij1". La ilahe il-Allah, sa krim të madh kanë kryer ato rregulla2 të prishura ndaj Imanit (besimit). Janë bërë pengesë në mes zemrave dhe njohjes së Zotit, emrave dhe cilësive të plota e madhështore të Tij. Gjithë lavdërimet e falënderimet i takojnë Allahut, i Cili na udhëzojë në këtë (besim të drejtë), pasi ne nuk do të drejtoheshim sikur të mos na udhëzonte Ai.
Transmeton Enesi se Pejgamberi ka thënë:'Nuk ndodh që ndonjë musliman ta kërkojë xhennetin tri herë, vetëm se xhenneti thotë:'O Allah, fute në të'. Dhe kush kërkon mbrojtje nga Allahu që ta ruaj nga Zjarri, Zjarri do të thotë:'O Allah, mbroje nga Zjarri3'".
--------------------------------------------------------------------------------
1. Transmeton Tirmidhiu (3373), ibën Maxheh (3727), e të tjerë. Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë ('Sahihah', 2653).
2. Rregulla të vëna nga bidatçinjtë për mohimin e emrave dhe cilësive të Allahut.
3. Termidhiu (2572), Nesaiu (8/279), ibën Maxheh (4340). Shejh Albani e ka vlerësuar si të vërtetë në librin e tij 'Sahih et-Tirmidhi', me numër 2572.
Emrat e Xhennetit dhe kuptimet e tyre (11)
Kur kemi në konsideratë tiparet e tij, ai ka disa emra, ndërsa qenia e emërtuar është një. Nga ky vështrim, emrat e tij janë sinonime, ndërsa kur kemi parasysh cilësitë e tij, ata ndryshojnë. Po kështu puna qëndron edhe me emrat e Allahut, emrat e librit të Tij, emrat e Pejgamberit, emrat e Ditës së Gjyqit dhe emrat e Zjarrit.
Emri i parë: Xhenneh. Ky emër është i përgjithshëm dhe si i tillë përfshin në vete tërë banimin me të gjitha begatitë, prehjet, gëzimet, kënaqësitë, etj. Kjo fjalë është nxjerrë nga fjala seter, që do të thotë mbulojë. Për këtë arsye embrioni është quajtur xhenin, sepse është i mbuluar në bark. Gjithashtu edhe i çmenduri është quajtur mexhnun, për shkak të mbulimit të mendjes së tij. Edhe kopshti është quajtur xhenneh, sepse brendësia e tij është e mbuluar nga pemët.
Emri i dytë: Daru sselam (Banesa e paqes). Allahu i lartësuar e ka quajtur kështu në fjalët e veta: ''Për ta do të jetë Shtëpia e Paqes te Zoti i tyre'' (Enam, 127), dhe ''Allahu ju fton në Shtëpinë e Paqes'' (Junus, 25). Pasi aty janë të mbrojtur nga çdo sprovë, shqetësim a fatkeqësi, kjo shtëpi meriton të quhet ashtu. Pra selam (paqe, siguri) është Shtëpia e Allahut dhe njëherësh është edhe emër i Tij. Ai e ka bërë atë banim të paqes edhe i ka shpëtuar banorët e tij.
Allahu i lartësuar thotë: "Dhe selam (paqe, siguri nga çdo e keqe) do të jenë përshëndetjet e tyre atje'' ( Junus, 10), "Dhe melekët do të hyjnë tek ata nga çdo portë (e xhennetit duke u thënë) selamun alejkum (paqja qoftë mbi ju) ngaqë duruat'' (Rad, 23-24). Gjithashtu Allahu i lartësuar do t'u jap selam nga lart. Allahu i lartësuar thotë: "Ata do të kenë fruta dhe gjithçka që kërkojnë. (Do t'u thuhet): Selam (Paqja qoftë mbi ju) fjalë nga Zoti (Allahu) Mëshirëploti'' (Jasin, 57-58). Në hadithin e Xhabirit, i cili do të pasojë, përmendët se Allahu i përshëndet ata me selam në xhennet. Edhe fjalët e tyre të gjitha do të jenë selam. Aty në do të flasin fjalë të ulëta, të ndyta e të kota, siç thotë Allahu i lartësuar: ''Ata nuk do të dëgjojnë atje ndonjë lagwa (fjalë të kota e të rreme), por vetëm selam''. (Merjem, 62)
Emri i tretë: Dar el-huldë (Shtëpia e përhershme). Është quajtur kështu, sepse banorët e saj kurrë nuk do ta lënë atë. Allahu i lartësuar thotë: ''Shpërblim (dhuratë) pa fund'' (Hud, 108)", ''Ky është furnizimi Ynë që nuk do të shterojë kurrë" (Sad, 54), ''Dhe nuk do t'u kërkohet kurrë që të dalin prej tij''. (Hixhër, 48)
Emri i katërt: Dar el-mukameh (Shtëpia e qëndrimit pambarim). Allahu i lartësuar kur flet për banorët e këtij vendbanimi, thotë: ''Gjithë lavdërimet dhe falënderimet i qofshin Allahut, i Cili ka larguar prej nesh të gjitha hidhërimet. Vërtet që Zoti ynë gjithherë është falës i madh dhe çmues i veprave të mira. I Cili nga mirësia e Tij na ka strehuar në Shtëpinë e qëndrimit pambarim. Atje as mundim nuk do të na prekë, as lodhje nuk do të ndjejmë'' (Fatir, 34). Mukatili, në lidhje me domethënien e këtij ajeti, thotë: "Na ka vendosur në shtëpinë e përjetshme, ku do të qëndrojmë përgjithmonë. Aty as nuk do të vdesin, e as nuk do ta lënë kurrë atë".
Emri i pestë: Xhennetu el-me'wa (Kopshti i strehimit). Allahu i lartësuar thotë: ''Pran saj është xhennetu el-me'wa (kopshti i strehimit)''. (Nexhm, 15)
Ibën Abasi thotë: "Ai është xhenneti ku vendoset Xhibrili dhe melaiket".
Muxhahidi dhe Kelbi thonë se ai është xhenneti ku vendosen shpirtrat e dëshmorëve.
Ajshja thotë ai është njëri nga kopshtet e xhennetit.
E vërteta është se xhennetu el-me'wa është emër nga emrat e xhennetit, siç thotë Allahu i lartësuar: ''Ndërsa, sa për atë që iu frikësua qëndrimit para Zotit të vet dhe e ndaloi vetën nga dëshirat e liga dhe nefsi i njollosur, vërtet që xhennetu el-me'wa do të jetë vendbanimi i tij'' (Naziat, 39).
Emri i gjashtë: Xhennatu adën. Thuhet se ky është emër i njërit nga xhennetet, mirëpo e vërteta është se ky është emër i të gjitha xhenneteve dhe që të gjitha janë xhenatu adën. Allahu i lartësuar thotë: ''Xhennetet e adënit i Gjithmëshirshmi ua ka premtuar robërve të vet, të cilët besuan gajbin (të fshehtat e Tij)'' (Merjem, 61), ''Ata do të hyjnë në xhennetet e adnënit, ku do të stolisen me byzylykë ari dhe perlash, ndërsa rrobat e tyre atje do të jenë penj mëndafshi'' (Fatir, 33), ''Në banesat e këndshme në xhennetet e adënit'' (Saf, 12). Vetë prejardhja e emrit tregon se ky është emër i të gjitha xhenneteve. Ai vjen nga fjala el-ikame dhe dewam, që do të thotë qëndrim dhe vazhdim. Thonë: adene bi mekan, nëse qëndron në të.
Emri i shtatë: Dar el-hajewan. Allahu i lartësuar thotë: "Vërtet që banesa (xhenneti) e jetës së përjetshme, ajo është e përjetshmja, e pasosura'' (Ankebut, 64). Komentuesit thonë se fjala el-ehireh nënkupton xhennetit, ndërsa fjala lehije elhajewan do të thotë se ajo është vërtet shtëpia e jetës ku nuk ka vdekje.
Emri i tetë: Firdews. Allahu i lartësuar thotë: ''Këta janë me të vërtetë trashëguesit, të cilët do të trashëgojnë Firdewsin. Ata do të jenë aty përgjithmonë'' (Mu'minun, 10-11). Me këtë emër quhet i gjithë xhenneti dhe gjithashtu me këtë emër quhet xhenneti më i mirë dhe më i lartë, dhe ndoshta ky i fundit është më meritorë për këtë emër.
Firdews do të thotë kopsht. Muxhahidi dhe Zuxhaxhi mendojnë se kjo fjalë është e huazuar dhe e ka domethënien e kopshtit i cili përmban çdo gjë që mund të gjendet në ndonjë kopsht.
Emri i nëntë: Xhennatu e-nneim. Allahu i lartësuar thotë: ''Vërtet se ata që besojnë dhe punojnë mirësi, për këta janë kopshtet e kënaqësisë (xhennatu e-nneim)'' (Lukman, . Ky gjithashtu është prej emrave përmbledhës të të gjitha xhenneteve, sepse përmban në vete të gjitha llojet e kënaqësive me të cilat kënaqemi, siç janë ushqimet, pijet, veshjet, pamjet, erërat e mira, banesat e gjera dhe kënaqësitë e tjera të dukshme e të padukshme.
Emri i dhjetë: el-Mekamu l-emin (Vendi i sigurisë). Allahu i lartësuar thotë: ''Sigurisht se të devotshmit do të jenë në vendin e sigurisë'' (Duhan, 51). el-Mekam quhet vendi ku qëndrohet, ndërsa el-Emin do të thotë i sigurt nga çdo e keqe, nga çdo prishje dhe nga çdo gjë e urryer. Pra ky vend përmban të gjitha tiparet e sigurisë. Është i sigurt nga përfundimi, nga prishja dhe nga çdo gjë që ndikon negativisht. Banorët e tij janë të sigurt se nuk do të nxirren nga aty, nuk do t'u pakësohen të mirat dhe janë të mbrojtur nga çdo gjë e bezdisshme - ''Pasha këtë qytet të sigurisë'' (Tin, 3), në të cilin janë të sigurt banorët e tij nga ajo të cilës ia kanë frikën.
Mendo si Allahu i lartësuar e ka potencuar sigurinë në fjalët e vet: ''Sigurisht se të devotshmit do të jenë në vendin e sigurisë'' (Duhan, 51), dhe ''Ata do të kërkojnë çdo lloj frute në paqe e siguri'' (Duhan, 55), ka bashkuar në mes sigurisë së vendit dhe sigurisë së ushqimit. Ata nuk kanë frikë se frutat do t'u sosen ose do t'u lënë pasoja, ose do t'u bëjnë dëm. Ata janë të sigurt se nuk do të nxirren nga aty dhe njëherësh janë të sigurt se nuk do të vdesin.
Emri i njëmbëdhjetë: Makadu e-ssidëk. Allahu i lartësuar thotë: "Me të vërtetë që të devotshmit do të jenë në kopshte të begata dhe lumenj, në kuvendin e së vërtetës" (Kamer, 54-55). Është quajtur kështu sepse aty mund të arrihet e tërë ajo që dëshirohet nga një kuvend i mirë.
Numri i xhenneteve - Ato janë dy lloj: dy nga ari dhe dy nga argjendi (12)
Xhenneh (parajsë) është emër që përfshin në vete kopshtet, banesat, pallatet etj. Ato janë të shumta. Transmeton imam Buhariu në Sahihun e vet nga Enes bin Maliku se Umu e-Rrebia bint Bera, e cila ishte nëna Harithe bin Suraka, erdhi te Pejgamberi dhe i tha: "O i Dërguar i Allahut, më trego se ku është Haritheh?" Pejgamberi tha: "Ky qe vrarë nga një shtizë, kur u godit nga dikush i panjohur". Umu e-Rrebia bint Bera ia ktheu: "Në qoftë se ai është në xhennet, do të bëja durim, e në qoftë se ai është diku tjetër, do përpiqesha ta vajtoja1". Pejgamberi tha: "Oj nëna e Harithes, në xhennet ndodhen shumë xhennete dhe djali yt e ka mbërritur Firdewsin, i cili është xhenneti më i lartë2".
Në dy përmbledhjet më të sakta të hadithit, është transmetuar nga ebu Musa el-Eshariu se Pejgamberi ka thënë: "Dy xhennete janë nga ari me enët, stolitë dhe gjithçka që ndodhet në to. Dy të tjera janë nga argjendi me enët, stolitë dhe me gjithçka që gjendet në to. Dhe, në mes njerëzve dhe pamjes së tyre të Zotit të tyre, është vetëm mbulesa e madhërisë së Tij, mbi Fytyrën e Tij në xhennetin Adën. Allahu i lartësuar thotë: "Dhe për atë i cili i frikësohet daljes para Zotit të vet, për të janë dy xhennete (kopshte)" (Rrahman, 46). Dhe pasi përmendi këto dy kopshte, tha: "Dhe përveç këtyre dy xhenneteve, janë edhe dy të tjera nën to (ose mbi to)" (Rrahman, 62). Pra, janë katër xhennete.
Ka mospajtime rreth fjalëve të Allahut të lartësuar: 'min dunihima', se a kuptohet nga kjo sa ato janë sipër dy të parave apo nën to. Njëra palë thanë: "Min dunihima do të thotë se ato janë më afër Arshit se dy të parat dhe kjo nënkupton se ato janë sipër tyre. Pala tjetër thanë se min dunihima do të thotë se ato janë përfund tyre. Ata thanë se kjo domethënie është përcjell nga Arabët. Kur ata thonë: Hadha dune hadha, kjo do të thotë se ky është nën të me shkallë. Dhe konstrukti i fjalisë na bën të kuptojmë se dy xhennetet e para janë më të çmuara, dhe kjo mund të arsyetohet nga dhjetë pika:
1. Fjalët e Allahut: "dhewata efnan"/"Me degë të hapura" ose "Ka nga të gjitha llojet" (Rrahman,48). Janë dy mendime tek dijetarët sa i përket fjalës efnan. Mendimi i parë është se fjala efnan është shumësi i fjalës fenen, që do të thotë degë (degë e hapur, e drejtë), ndërsa mendimi tjetër është se kjo fjalë është shumësi i fjalës fennun, që do të thotë lloj i diçkaje, e që kuptimi i ajetit do të ishte: ka nga të gjitha llojet, nga frutat dhe gjërat tjera, ndërsa këto nuk janë përmendur tek dy xhennetet e tjera.
--------------------------------------------------------------------------------
1. Ibën Haxheri thotë: "Kjo qe një ndodhi që ndodhi para se të ndalohej vajtimi i të vdekurve. Vajtimi i të vdekurve është ndaluar në prag të betejës së Uhudit, ndërsa kjo ngjarje ndodhi menjëherë pas betejës së Bedrit". (Fet-h: 6/35)
2. Buhariu (2809).
--------------------------------------------------------------------------------
2. Fjalët e Allahut: "Në ato dy (xhennete) janë dy kroje që rrjedhin", kurse për dy xhennetet tjera thotë: "Në ato dy janë dy burime që gurgullojnë".
Kroi që ecën është më i mirë se ai që gurgullon, sepse ai që ecën mundet edhe të gurgullojë.
3. Në lidhje me dy xhennetet e para, Allahu i lartësuar thotë: "Në ata dy prej çdo frute ka nga dy lloje", kurse për dy xhennetet e tjera thotë: "Në ata dy ka fruta, hurma dhe shegë". S'ka dyshim se cilësimi i dy xhenneteve të para është më i plotë. Dhe siç duket këtu janë për qëllim frutat e ëmbël dhe të thartë, të bardhë e të kuq. Dhe kur llojet e frutave ndryshojnë, ato janë më të pëlqyeshme, më të dëshirueshme dhe më të këndshme për syrin dhe gojën.
4. Allahu i lartësuar thotë: "Të shtrirë në shtretër të vijëzuar me mëndafsh e brokadë, dhe frutat e të dy xhenneteve do t'i kenë pranë" (Rrahman, 54). Ndërsa për dy të tjerat thotë: "Të mbështetur mbi refrefin (jastëk) të gjelbër dhe shtroja të bukura" (Rrahman, 76). Fjala refref është kometuar me el-mehabis (çarçaf), me el-busut (qilima), furush (shtretër), mirëpo cilëndo që ta marrim nga këto komentime, nuk e mbërrin cilësimin e shtretërve të dy xhenneteve të para.
5. Allahu i lartësuar thotë: "Dhe frutat e dy xhenneteve do t'i kenë pranë" (Rrahman, 54), d.m.th. i kanë afër dhe i mbërrijnë lehtë ashtu siç dëshirojnë. Këtë nuk e ka përmendur për dy xhennetet tjera.
6. Allahu i lartësuar thotë: "Aty janë ato që përqendrojnë shikimet vetëm në burrat e vet" (Rrahman, 56). Duke qenë se ato janë të kënaqura me burrat e vet dhe i duan ata, ato nuk dëshirojnë të tjerë. Kjo njëkohësisht nënkupton se edhe burrat e tyre përqendrojnë shikimet vetëm mbi to, sepse bukuria e tyre nuk i lejon ata që të shikojnë ndonjë tjetër.
Ndërsa për dy xhennetet e tjera thotë: "Hyri (bukuroshe) të ruajtura në hije të tendës" (72). Ajo e cila e pozicionon shikimin vetëm mbi burrin e vet me dëshirën e vet, është më e mirë se ajo e cila e bën këtë duke qenë e ndikuar nga jashtë.
7. Allahu i lartësuar e ka cilësuar pastërtinë e lëkurës së hyrive, shkëlqimin dhe bukurinë e saj (lëkurës) me rubinet dhe me diamantet, dhe këtë nuk e ka bërë për ato të dy xhenneteve tjera.
8. Allahu i lartësuar për dy xhennetet e para thotë: "A ka shpërblim tjetër për të mirën veç të mirës" (Rrahman, 60). Kjo nënkupton se banorët e këtyre dy xhenneteve janë mirëbërës të vërtetë, andaj edhe shpërblimi për ta është mirësia e plotë.
9. Allahu i lartësuar filloi me cilësimin e dy xhenneteve të para, të cilat i bëri për ata të cilët i frikësohen daljes para Tij, për të treguar se ky është shpërblimi më i lartë për ta. Dhe pasi ata që i frikësohen Allahut janë dy lloje, makarrebin3 dhe as'hab el-jemin4, së pari ka përmendur dy xhennetet e makarrebinëve dhe më pas ato të as'habu el-jemin.
10. Allahu i lartësuar thotë: "Dhe përveç këtyre dy xhenneteve janë edhe dy të tjera nën to". Thurja e fjalisë tregon se fjala 'dun-nën' është e kundërta e fjalës fewk/sipër, siç thotë Xhewheriu. Nëse thuhet: si u janë ndarë këto katër xhennete atyre të cilët i frikësohen daljes para Allahut?, thuhet kështu: pasi ata që i frikësohen Allahut qenë dy lloj, siç e përmendëm më herët, për mukarrebinët janë dy xhennete të larta, ndërsa për ashab el-jemin dy xhennetet të cilat janë nën to.
Nëse shtrohet pyetja: Dy xhennete, të cilat janë dy kopshte, u përkasin që të gjithëve? Thuhet se në këtë çështje ka dy mendime të komentuesve, dhe mendimi i dytë e mund të parin për dy arsye: e para është se përkrahësit e këtij mendimi kanë transmetuar se Pejgamberi ka thënë: "Ata dy janë dy kopshte në xhenet". Dhe e dyta, se njëri është pagesë për kryerjen e obligimeve, ndërsa tjetri pagesë për lënien e ndalesave.
--------------------------------------------------------------------------------
3-4. Allahu i lartësuar thotë: "Në qoftë se është prej mukarrebinve (prej atyre që sillen afër tek Allahu), për të do të ketë qetësim, begati dhe kopshte të kënaqësive (xhennete). E në qoftë se ai është prej as'hab el-jemin (prej të djathtëve), atëherë paqe dhe shpëtim për ty (që je) nga as-hab el-jemin" (Vakia, 88-91).
Dyert e xhennetit, ruajtësit e tyre dhe cili është i pari dhe kryetari i tyre (13)
Allahu i lartësuar thotë: ''Ata që qenë të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xheneti. Kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë: 'Selamun alejkum (Paqja qoftë mbi ju). Punuat mirë, andaj hyni në të përgjithmonë''' (Zumer, 73). el-Hazeneh është shumësi i fjalës hazin, sikurse hafedha-hafidh, (është ai) të cilit i është besuar diçka dhe ka pranuar që ta ruajë.
Transmeton imam Muslimi në Sahihun e vet nga Enesi, se Pejgamberi ka thënë: "Ditën e Kijametit do të vij te dera e xhennetit dhe do të kërkoj të më hapet. Ruajtësi do të më thotë: 'Kush je ti?' Do t'i them: 'Muhammedi'. Ai do të më thotë: 'Patjetër. Jam urdhëruar që mos t'ia hap askujt tjetër para teje'''.1
Më herët e kemi përmendur hadithin e Ebu Hurejres, i cili gjendet në dy përmbledhjet më të sakta të hadithit: ''Kush shpenzon dy gjëra të njëjta në rrugën e Allahut, do ta thërrasin ruajtësit e çdo dere: '(O fulan) Eja!' Ebu Bekri tha: 'O i Dërguar i Allahut! A kjo është ajo, ku nuk ka humbje?' Pejgamberi i tha: 'Shpresoj të jesh prej tyre"', ndërsa në versionin tjetër: "A ftohet dikush nga të gjitha ato dyer?" I tha: ''Po, dhe shpresoj të jesh prej tyre".
Pasi që ambiciet e Ebu Bekrit për të plotësuar të gjitha shkallët e imanit qenë ngulmuese, dëshiroi që të thirret nga të gjitha ato dyer, kështu që e pyeti Pejgamberin se a i ndodh kjo dikujt, e në rast se po, atëherë të punojë që ta arrijë atë. Ai i tregoi se kjo është e arritshme dhe e përgëzoi se ai është prej tyre. Sikur ai ta ketë pyetur duke i thënë: A i plotësohen dikujt të gjitha këto (gradët e imanit) dhe të thirret Ditën e Kijametit nga të gjitha dyert. Për Zotin, (mendo) sa ambicie e lartë që është kjo dhe sa shpirt i madh që është ky!
Allahu i lartësuar, të madhin e ruajtësve e ka emëruar Riduan, emër ky i nxjerrë nga (fjala) rida. Ndërsa ruajtësin e Zjarrit e ka emëruar Malik, emër ky i nxjerrë nga (fjala) mulk, që do të thotë forcë dhe ashpërsi.
Kush është i pari që troket derën e xhennetit
Kaloi hadithi i Enesit të cilin e transmeton Tabaraniu me një shtesë: ''Ngrihet roja dhe thotë: 'Nuk ia hap askujt para teje dhe nuk ngrihem më për askënd pas teje''.2
Kjo ngritje e posaçme për të, bëhet për të treguar shquarjen dhe pozitën e tij. Ai nuk ngrihet që ta shërbejë askënd pas tij. Madje, ruajtësit e xhennetit ngrihen për ta shërbyer atë, duke qenë ai në mesin e tyre si mbret.
--------------------------------------------------------------------------------
1.Muslimi (189).
2.Këtë shtesë e ka transmetuar Ebu Nuajmi në librin ''Sifetu el-Xhenneh'' (83), me sened shumë të dobët.
--------------------------------------------------------------------------------
Transmeton Muslimi në Sahihun e vet nga Enesi se Pejgamberi ka thënë: ''Kam më së shumti njerëz që më pasojnë Ditën e Kijametit dhe jam i pari që do ta trokas derën e xhennetit''.3
Cili është ummeti i parë që do të hyjë në xhennet
Në dy përmbledhjet më të sakta të hadithit është transmetuar nga Ebu Hurejra se Pejgamberi ka thënë: ''Ne jemi të parët Ditën e Kijameti, veçse atyre u është dhënë libri para nesh dhe neve pas tyre''.4 D.m.th. ata nuk na e kanë kaluar neve veçse me kaq.
Në Sahihun e imam Muslimit (transmetohet) nga Ebu Hurejra se Pejgamberi ka thënë: ''Ne të fundit do të jemi të parët Ditën e Kijametit. Jemi të parët që do të hyjmë në xhennet, meqenëse atyre u është dhënë libri para nesh dhe neve pas tyre. Ata patën kundërshtime dhe neve Allahu i lartësuar na udhëzoi në të vërtetën me lejen e Tij, për sa i përket asaj që ata u kundërshtuan''.5
Ky ummet janë të parët që do të dalin nga toka, të parët që do të qëndrojnë në vendin më të lartë në meukif (vend ku do gjykohen), të parët që do të jenë nën hijen e Arshit, të parët që do të gjykohen, të parët që do ta kalojnë siratin (urë që shtrihet mbi xhehennem) dhe të parët që do të hyjnë në xhennet. Xhenneti është i ndaluar për pejgamberët derisa të hyjë Muhammedi dhe gjithashtu është i ndaluar për ummetet derisa të hyjë ummeti i tij.
--------------------------------------------------------------------------------
3.Muslimi (196).
4.Buhariu (238) dhe Muslimi (855).
5.Muslimi (855).
--------------------------------------------------------------------------------
Cilësitë e atyre që do të hyjnë të parët në xhenet (14)
Në dy përmbledhjet më të sakta të hadithit është transmetuar nga Ebu Hurejra se Pejgamberi ka thënë:''Grupi i parë që do të hyjë në xhenet do të duken si hëna e plotë natën e Bedrit. Atje as nuk do të pështyjnë, as nuk do të kryejnë nevojën dhe as nuk do të fryjnë hundët. Enët dhe krehrat do t'i kenë prej floriri dhe argjendi. Në mangall do të digjet uluweh (dru me erë të mirë). Djersët e tyre do të japin erë misku. Çdonjëri do t'i ketë dy gra, të cilave nga bukuria (e rrallë) u duket palca e kockës (në këmbë) nëpërmjet mishit. Ata nuk do të kenë mosmarrëveshje dhe as urrejtje në mes vete. Zemrat e tyre do të jenë si një zemër dhe e lavdërojnë Allahun në mëngjes dhe mbrëmje.''
Gjithashtu në dy Sahihet transmetohet nga Pejgamberi të ketë thënë:"Grupi i parë që do të hyjë në xhennet do të shndrisin si hëna e plotë natën e Bedrit. Dhe ata që do t'i pasojnë do të shkëlqejnë më shumë se një yll që vezullon në qiell. Atje nuk urinojnë, nuk kryejnë nevojën, nuk pastrohen dhe nuk fryjnë hundët. Krehrat do t'i kenë prej floriri. Djersët e tyre do të lëshojnë erë misku. Në mangall do të digjet uluweh (dru me erë të mirë). Gratë e tyre do të janë hyritë. Morali i tyre do të jetë si morali i një njeriu dhe do të kenë formën e babait të tyre, Ademit, gjashtëdhjetë parakrahë i lartë kah qielli.''
Imam Ahmedi transmeton në Musnedin e vet si edhe Taberaniu në Mu'xhem nga Abdulla bin Omeri i cili e ka dëgjuar Pejgamberin të thotë:"A e dini se cilët janë ata që do të hyjnë të parët në xhenet?'' I thanë:'Allahu dhe pejgamberi e dinë më së miri'. Ai u tha:''Të parët do të hyjnë të varfrit e muhaxhirëve, nëpërmjet të cilëve mënjanohen të këqijat. Ndonjëri prej tyre vdes duke mos mundur t'i kryej nevojat që mban në gjoksin e vet. Melaiket thonë:'Zoti ynë, ne jemi melaiket Tua dhe ruajtësit (shërbyesit Tu) Tu, banues në qiellin Tënd. Mos i shti ata para neve në xhenet. Atëherë Ai u thotë:'Ata janë robërit e Mi të cilët nuk më shoqërojnë asgjë në adhurim. Nëpërmjet tyre mënjanohen të këqijat. Ndonjëri prej tyre vdes duke mos mundur t'i kryej nevojat që mban në gjoksin e vet'. Atëherë atyre u hyjnë melaiket nga çdo derë duke u thënë:'Selamun alejkum (paqja pushoftë mbi ju) për durimin që bëtë. Sa e mirë është shtëpia e fundit!'"
Kur Allahu i lartësuar përmendi llojet e bijve të Ademit, të lumturit dhe të mjerët, të lumturit Ai i ndau në dy: sabikin (të përparmit) dhe as-hab el-jemin (të së djathtës). Allahu i lartësuar thotë:''Dhe ata më të parët, më të parët'' (Vakia, 10). Dijetarët kanë tre mendime sa i përket domethënies së këtij ajeti:
1. Se ky është një lloj përforcimi, që si kallëzues për të janë fjalët e Allahut:''Këta janë ata më të afërtit (tek Allahu)'' (Vakia, 11).
2. Fjala e parë, ''es-sabikun (të parët)'', është kryefjalë, kurse e dyta kallëzues i të parës.
3. Që e para të ketë kuptim të ndryshëm nga e dyta, dhe kuptimi do të ishte kështu: Ata të cilët janë të parët në punë të mira në këtë botë, janë të parët ditën e kijametit në xhenet; ata që janë të parët në iman, po ata janë të parët në xhenete. Dhe ky është mendimi më i qartë.
Nëse thuhet: Si mund t'i përgjigjeni hadithit, të cilin e transmeton imam Ahmedi dhe Tirmidhiu, dhe ky i fundit thotë se është sahih (i saktë), nga Burejde bin Husajb i cili thotë:"Kur pejgamberi u zgjua, e ftoi Bilalin dhe i tha:'Me çka ma kalove për në xhenet, sepse sa herë që kam hyrë në xhenet kam dëgjuar para meje hashhashatek (zhurmën e lëvizjeve tua). Mbrëmë hyra në të dhe dëgjova hashhashatek (zhurmën e lëvizjeve tua), dhe vazhdova deri sa erdhe tek një pallat katërkëndësh i ndërtuar nga floriri. Pyeta:'I kujt do të jetë ky pallat?' Më thanë:'I një arabi'. 'Unë jam arab. I kujt është ky pallat?' – i pyeta. Më thanë:'I një njeriu nga fisi Kurejsh'. Unë jam nga fisi Kurejsh, kështu që i kujt është ky pallat?' – u thashë. Më thanë:'Është i një njeriut nga umeti i Muhamedit'. U thashë:'Unë jam Muhamedi. I kujt është ky pallat?'. Më thanë:'Është i Omer bin Hatabit'. Atëherë Bilali i tha:'O i dërguar i Allahut, sa herë qe e kam kënduar ezanin i kam falur dy rekate dhe pas çdo prishje abdesi kam marrë abdest dhe e kam parë si obligim t'i fali dy rekate'. Pejgamberi i tha:'Me këtë pra!'"
Thuhet: E pranojmë dhe e besojmë; mirëpo kjo nuk tregon se dikush do të hyjë në xhenet para pejgamberit. Ndërsa hyrja e Bilalit para pejgamberit ndodh sepse Bilali ftonte me ezan për tek Allahu, dhe ezani këndohej para pejgamberit, kështu që hyrja e tij para pejgamberit është sikurse e rojës a e shërbëtorit.
Hyrja e të varfërve në xhennet para të pasurve (15)
Transmeton imam Ahmedi nga ebu Hurejra se Pejgamberi ka thënë: ''Të varfrit e muslimanëve do të hyjnë në xhennet para të pasurve për gjysmë dite e cila është pesëqind vjet''.1
Ndërsa në "Sahihun" e imam Muslimit2 transmetohet nga Abdullah bin Umer i cili thotë se e ka dëgjuar Pejgamberin të thotë: ''Të varfrit e Emigrantëve do t'i kalojnë të pasurit ditën e kijametit për dyzet vjeshta''. Në "Sahih" është transmetuar se ata do t'u paraprijnë për dyzet vjeshta. Ky transmetim duhet të jetë i saktë, ose që të dy. Përparësia ndryshon sipas gjendjes së të varfërve dhe të pasurve. Disa i kalojnë për dyzet, disa të tjerë për pesëqind, ashtu sikurse vonohet qëndrimi i mëkatarëve monoteistë në zjarr në varësi të gjendjes së tyre.
Mirëpo, një çështje që duhet të kihet parasysh këtu është se ata që kanë hyrë para tyre, nuk është e domosdoshme të jenë në banesa më të larta. Mundet që dikush të jetë në banesë më të lartë se tjetri edhe pse ai mund t'ia ketë kaluar në hyrje. Argument për këtë është fakti se prej ymetit do të hyjnë në xhenet shtatëdhjetë mijë pa dhënë llogari dhe është e mundur që disa prej atyre që japin llogari të jenë më të mirë se shumica e tyre. Nëse i pasuri jep llogari për pasurinë e vet dhe rezulton se e ka falënderuar Allahun për të dhe i është afruar Atij me lloje të ndryshme të bamirësisë, me sadaka, do të jetë në shkallë më të larta se i varfri i cili ka hyrë para tij dhe nuk i ka patur të gjitha këto vepra, posaçërisht kur i pasuri e shoqëron në veprat e tij dhe shton mbi to. Allahu nuk ua humb shpërblimin punëmbarëve.
Dallimi është dy llojesh: Dallimi me hyrje dhe dallimi me ngritje. Këto (dy lloje) mund të bashkohen dhe mund të ndahen. Është e mundur që dikujt t'i jepet përparësia (në hyrje) dhe ngritja, kurse tjetrit t'i mohohen. Dikujt mund t'i jepet përparësia dhe jo lartësia, kurse tjetrit lartësia dhe jo përparësia. Këto u ndahen në bazë të gjërave me të cilat arrihen ato dyja, ose njërën prej tyre, ose asnjërën.
--------------------------------------------------------------------------------
1.Hadithi është i vërtetë. E transmetojnë Ahmedi (2/296), Termidhiu (2353), iben Maxheh (4122), etj.
2.Muslimi (2979).
Në lidhje me kategoritë e banorëve të Xhenetit, të cilëve u është garantuar ai
Allahu i lartësuar thotë:''Dhe nxitoni në rrugën (që të çon drejt) faljes nga Zoti juaj dhe drejt Xhenetit, të gjerë sa hapësira e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Ata që shpenzojnë në kohë begatie e fatkeqësie, ata të cilët e përmbajnë zemërimin dhe ata të cilët e falin njëri-tjetrin; vërtet, Allahu i do shumë muhsinunët (bamirësit në rrugën e Allahut). Dhe ata të cilët kur kanë bërë fahishah (shkelje të kurorës, apo marrëdhënie imorale të tjera, të paligjshme, zina) apo që e kanë njollosur veten me gjynah, e kujtojnë Allahun dhe kërkojnë falje për gjynahet e tyre – dhe kush mund të falë gjynahet, përveç Allahut? - dhe nuk vazhdojnë në gabimin që kanë bërë, kur e dinë atë. Për të tillët, shpërblimi është falje nga Zoti i tyre dhe kopshte me lumenj, që rrjedhin poshtë tyre, për të banuar ndër to përgjithmonë. Sa i shkëlqyer është ky shpërblim për punuesit!'' (Ale Imran, 133-136)
Allahu i lartësuar, njoftoi në këtë ajet se Ai e ka përgatitur Xhenetin vetëm për të devotshmit, dhe më pas ka përshkruar cilësitë e të devotshmëve. Ka përmendur bamirësinë që ata tregojnë, ndërsa ndodhen në vështirësi a lehtësim, në fatkeqësi a begati, duke e ditur se prej njerëzve ka të atillë që shpenzojnë vetëm kur janë të lirë dhe të begatë dhe nuk shpenzojnë kur ndodhen përball vështirësive a fatkeqësive. Pastaj ka përmendur ata të cilët pengojnë dëmet nga njerëzit, duke e përmbajtur zemërimin dhe duke e zëvendësuar hakmarrjen me falje. Në vazhdim, ka potencuar raportet që ata mbajnë me Zotin, kur bëjnë mëkat. Ata, kur bëjnë ndonjë mëkat, e kujtojnë Allahun, pendohen, kërkojnë falje dhe nuk vazhdojnë me të. Këto janë raportet e tyre ma Allahun, ndërsa ato qenë raportet me krijesat.
Allahu i lartësuar thotë:''Me ata të cilët të parët përqafuan Islamin nga muhaxhirët (besimtarët që u shpërngulën nga Meka në Medinë) dhe ensarët (besimtarët e Medinës që i strehuan dhe i ndihmuan ata) si dhe ata që i ndoqën besnikërisht (në Besim), me këta Allahu është mjaft i kënaqur dhe ata janë më se të kënaqur me Të. Ai ka përgatitur për ta Kopshte të Begata, nën të cilët rrjedhin lumenj, për të banuar atje përherë. Ky është ngadhënjimi madhështor'' (Teube, 100). Këtu tregoi se Ai e ka përgatitur atë për muhaxhirët dhe ensarët, dhe për ata që i ndoqën ata besnikërisht, ndërsa ata që devijuan nga rruga e tyre, ai (Xhenneti) nuk mund të jetë synim i lakmive të tyre.
Allahu i lartësuar thotë:''Besimtarë janë vetëm ata të cilët, kur përmendet Allahu, ndjejnë frikë në zemrat e tyre; kur u lexohen Vargjet e Tij (Kurani), ato ua shtojnë edhe më Besimin. Ata i mbështeten vetëm Zotit të tyre. Ata të cilët kryejnë me përpikëri faljet e rregullta të përcaktuara dhe që shpenzojnë nga ato gjëra, me të cilat Ne i kemi furnizuar'' (Enfal, 2-3). I ka cilësuar si të atillë që i çojnë në vend obligimet ndaj Allahut, ato që nuk duken (të zemrës) dhe ato që kryhen haptas, dhe detyrimet ndaj robërve të Tij.
Në Sahihun e Imam Muslimit, transmetohet nga Omer bin Hatabi, i cili thotë:''Ditën e Hajberit, një grup nga sahabet e Pejgamberit u aviten dhe thanë:’'Filani ra shehid! Filani ra shehid! Filani ra shehid!'', derisa e përmendën një njeri, për të cilin thanë:''Filani ra shehid!''. Atëherë, Pejgamberi tha:"Kurrsesi! Unë e pashë në zjarr, për shkak të një pallte, të cilën e përvetësoi para se të ndahej preja e luftës’'' Pastaj, Pejgamberi tha:''O (Omer) ibën Hatab, shko dhe lajmëroji njerëzit se, vërtet, në xhenet hyjnë vetëm ata që janë besimtarë''. Omeri thotë:''Dola dhe i lajmërove se në xhenet nuk hynë askush, veç besimtarëve''.
Në Sahihun e Imam Muslimit, transmetohet nga Ijad bin Himar el-Muxhashii, se Pejgamberi, një ditë prej ditësh, ndërsa po mbante rytbe, tha:''Nga kjo ditë, Zoti im më urdhëroi t'jua mësoj atë që nuk e dini dhe që Ai ma mësoi mua. Çdo pasuri që ti ia falë një robi, ajo është e lejuar për të. Vërtet, Unë i krijova të gjitha krijesat në një natyrë të pastër (Islame), dhe shejtanët ishin ata që u erdhën dhe i devijuan nga feja e tyre (e vërtetë), duke ua ndaluar atë që Unë ua lejova dhe duke i urdhëruar të më shoqërojnë të tjerë në adhurim, të cilët nuk kanë kurrfarë legjitimiteti nga Unë. Vërtet, Allahu ka shikuar banorët e tokës, arabët dhe joarabët, dhe i ka urryer, veç një pjese që kishin mbetur, nga pasuesit e librave të shenjtë. Ai tha: Vërtet, të dërgova për të të sprovuar, dhe për t’i sprovuar të tjerët me ty, dhe ta zbrita Librin, të cilin nuk e shlyen uji (sepse ruhet edhe në gjokset e besimtarëve), që e lexon kur je në gjumë dhe kur je zgjuar. Vërtet, Zoti im më urdhëroi ta ndez fisin Kurejsh, kurse unë i thashë:’Zoti im, nëse veproj kështu, do më braktisin ashtu siç braktiset buka e copëtuar’. Atëherë, Ai më tha:’'Nxirri ata, ashtu siç të nxorën ty dhe luftoji, se do të të ndihmoj. Nëse ti shpenzon, Ne do të shpenzojmë në ty; nëse dërgon një ushtri, Ne dërgojmë pesë si ajo (nga melaiket). Lufto, me ata që t'u bindën, kundër atyre që të kundërshtuan. Dhe (mëso) se banorët e xhenetit janë tre: Sovrani i drejtë; ai që shpenzon dhe që Allahu i dha sukses; njeriu mëshirues, me zemër të butë për çdo të afërm dhe musliman, shumë i dëlirë dhe me farefis. Ndërsa banorët e xhehenemit janë pesë: njeriu mendjelehtë, që e ndalon (të varfërve) atë pasuri që nuk i duhet, të cilët në mesin e jush janë pasues dhe nuk kërkojnë (nuk përpiqen për) familje as pasuri; tradhtari, që porsa i zbulohet ndonjë lakmi, qoftë dhe e imët, ai tradhton. Pastaj përmendi koprracinë, rrenën, kurvërinë (ai që ka moral të keq). Dhe, vërtet, Allahu më ka shpallur: Të jeni aq modest sa të mos mburret njëri ndaj tjetrit dhe të mos tregohet i padrejtë njëri ndaj tjetrit".
Në dy librat më të saktë (të hadithit) është transmetuar nga Harithete bin Vehb, i cili e ka dëgjuar Pejgamberin të thoshte:''A t'ju tregoj për banorët e xhenetit? (Ndër ta është) Çdo i dobët (nga modestia), që njerëzit e marrin si të pafuqishëm, të cilit, po të betohet në Allahun (për diçka), Allahu ia miraton (e realizon) betimin e tij. Dhe, a t'ju tregoj për banorët e zjarrit? (Ndër ta është) Ai i cili, kur armiqëson (grindet), kalon çdo kufi, që ka pak durim dhe është mendjemadh”.
Ndërsa imam Ahmedi transmeton nga Abdullah Amer bin Asi, se Pejgamberi ka thënë:''Vërtet, banor i Zjarrit është çdo njeri i ashpër (i vrazhdë), me pak durim, kryelartë, që grumbullon (pasuri) dhe ua mohon të tjerëve, ndërsa banorët e Xhenetit janë të dobëtit e mundur".
Transmeton ibën Abasi, se Pejgamberi ka thënë:''A t'ju tregoj për burrat tuaj, të cilët janë banorë të Xhenetit: Pejgamberi është në Xhenet, i sinqerti është në Xhenet, shehidi është në Xhenet, një njeri që e viziton vëllain e tij, në skaj të qytetit, vetëm për hir të Allahut, do të jetë në Xhenet, dhe gratë tuaja, të dashura, që do të jenë në xhenet, janë po ato që kur ai ose ajo hidhërohen, vjen dhe e vë dorën e saj mbi dorën e burrit dhe pastaj i thotë se nuk shti gjumë (në sy), derisa ti të mos jesh i kënaqur me mua".
Në dy përmbledhjet më të sakta (të hadithit) është transmetuar nga Enes bin Malik, i cili thotë: ''(Pejgamberi) kaloi pran një xhenaze, të cilën e kujtuan me të mira. Atëherë, Pejgamberi tha:''Wexhebet! Wexhebet! Wexhebet! (i takon, domosdo, të hyjë në xhenet)". Pastaj kaloi pran një xhenaze, e cila u kujtua me të këqija, dhe Pejgamberi tha:''Wexhebet! Wexhebet! Wexhebet!" Omeri, kur dëgjoi fjalët e Pejgamberit, tha:''O i Dërguar, unë për ty flijoj babanë dhe nënën time, më trego pse, kur kaluam pran një xhenaze, të cilën e kujtuan me të mira, thatë 'Wexhebet, wexhebet, wexhebet', ndërsa, kur kaluam pran një tjetrës, të cilën e kujtuan me të këqija, thatë:'Wexhebet, wexhebet, wexhebet?' Atëherë, Pejgamberi tha:'Atë që ju e kujtoni me punë të mira, Xheneti për të bëhet i domosdoshëm; atë që ju e kujtoni me punë të këqija, Zjarri për të bëhet i domosdoshëm. Ju jeni dëshmuesit e Allahut në tokë'".
Përgjithësisht, banorët e Xhenetit janë katër kategori, të cilat Allahu i ka përmendur në fjalët e Tij:''Dhe kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit, ata do të jenë në shoqërinë e atyre, mbi të cilët Allahu ka derdhur Mëshirën e Tij, (në shoqërinë) e Pejgamberëve, e siddikëve (e të besuarve), e Martirëve, e të Drejtëve. Dhe sa të shkëlqyer janë këta shoqërues!" (Nisa, 69).
E lus Allahun, që, me mirësinë dhe bujarin e Tij, të na bëjë prej tyre.
Xheneti dhe kënaqësitë e banorëve të tij
Autorë:
Musaid bin Sad el-Huxhejli
Ahmed bin Rashid e-Rruhejli
Xheneti është një vendbanim, të cilin Allahu e ka përgatitur për ata të cilët i binden Atij. Në të, për robërit e Tij, Ai ka përgatitur mirësi, atë që syri nuk e ka parë, kurrë; atë për të cilën veshi nuk ka dëgjuar dhe që nuk i ka shkuar ndërmend, kurrë. Allahu i lartësuar thotë:
''Askush nuk e di se çfarë është ruajtur për ta nga kënaqësitë e syrit, si shpërblim për çfarë ata punuan'' (Sexhde, 17).
Ndërtesat janë të ndërtuara prej tjegullave të floririt dhe argjendit. Llaçi i tij lëshon një erë shumë të fortë parfumi. Guralecët janë merxhan dhe rubin. Dheu i tij ka ngjyrë shafrani. Vërtet, në të është një pemë, nën hijen e të cilës kalëruesi ecën njëqind vite dhe nuk e kalon. Në xhenet ka njëqind shkallë (gradë). Distanca, në mes dy shkallëve, është sa largësia e qiellit nga toka. Shkalla më e lartë është Firdewsi. Prej tij vërshojnë lumenjtë e xhenetit. Lumenj të kthjellët, lumenj nga qumështi, shija e të cilëve nuk ka ndryshuar; lumenj nga vera, që është e këndshme për ata që e pinë, dhe lumenj nga mjalti i kulluar. Banorët e xhenetit do të shndrisin si hëna e plotë, në natën e bedrit. Ushqim i tyre janë frutat, të cilat mund t'i zgjedhin, dhe mishi i zogjve, të cilin ua ka ënda. Pije e tyre është vera e përzier me kamfur1 dhe xhenxhefil2. Atje, ata as nuk do të pështyjnë, as nuk do të fryjnë hundë, as nuk do të kryejnë nevojën dhe as nuk do të urinojnë. Nevoja e ndonjërit prej tyre është gogësima dhe djersët që lëshojnë erë misku. Enët i kanë nga ari dhe argjendi, të cilat shkëlqejnë si qelqi. Rrobat e tyre do të jenë nga mëndafshi. Do të stolisen me byzylykë ari dhe merxhani. Do të kenë shtretër të vijëzuar, me mëndafsh e brokadë. Çdonjëri prej tyre do t'i ketë dy gra nga hyritë, të cilave, nga bukuria (e rrallë), u duket palca e kockës (në këmbë), tejpërtej mishit. Sikur ndonjëra prej tyre t'u shfaqej banorëve të tokës, do ta shndriste këtë botë, do ta mbushte me erë hapësirën në mes qiellit dhe tokës, dhe do ta fikte dritën e diellit. Vendi sa zë një kamxhik, në xhenet, është më i mirë se kjo botë me gjithçka ka në të. Kënaqësia më e madhe e banorëve të xhenetit është kur Allahu t'u lejojë nga kënaqësitë e Tij, të përgatitura për ta. Kulmi i kënaqësisë është një ditë që, si shtesë, do të kenë vizitën e të Madhërishmit, të Lavdëruarit. Ndërsa fundi i të gjitha begative është shikimi në Fytyrën e Tij fisnike. Kur ata e shijojnë këtë, harrojnë të mirat në të cilat ishin. Ky është caku, për të cilin përpiqen ata që duan të jenë të përpjekur (të nxitojnë, me padurim, në bindje dhe përkushtim ndaj Allahut), dhe për këtë le të punojnë punëtorët.
--------------------------------------------------------------------------------
1. Lëndë kimike, e bardhë, e kristaltë, me erë të fortë, që nxirret kryesisht nga një lloj druri, me fletë si dafina, dhe që përdoret, sidomos, në mjekësi, si nxitës i sistemit nervor.(f.gj.sh. faq.542)
2. Bimë barishtore shumëvjeçare e vendeve të nxehta, me gjethe si heshta e me lule të verdha, rizomat e së cilës kanë një lloj vaji dhe përdoren të thara, për t'u dhënë erë të mirë pijeve, gatesave etj.(f.gj.sh. faq:1484)
Përktheu: Çuni
Përktheu: Blerim Krasniqi
|
|
|
|