PENGESAT NË RRUGË
ABDUL MALIK EL-KASIM
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
“Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e Allahut e shumëpërmendëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.”
(Ahzabë, 35).
HYRJE
Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të gjithë botëve. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi më të nderua¬rin e Pejgamberëve, Muhammedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i All¬ahut qoftë mbi të!), mbi familjen dhe shokët e tij.
Rruga për në Ahiret është e gjatë dhe e mundimshme. Ajo ësh¬të e shtruar me pengesa, barriera, të meta dhe gabime. Me¬gji¬thatë kurdoherë që muslimani ose muslimanja bie në ga¬bim ai ose ajo pason gabimin e tij me pendim, duke e lutur Allahun që ta fal, duke iu kthyer Atij.
Ka shumë lloje të pengesave që muslimani mund t’i hasë në rru¬gë për në Botën Tjetër. Disa shembuj të këtyre pen¬ge¬sa¬ve mund të jenë: përtacia në kryerjen e veprave të adhurimit, injo¬rimi i adhurimit vullnetar, angazhimi i tepërt me gjëra të pa¬pëlqyera, (të cilat Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk i pre¬ferojnë, edhe pse ato nuk hyjnë në veprat e ndaluara) veprimi i asaj që Allahu e ka ndaluar, humbja e kotë e kohës dhe ener¬gjisë. Pa marr parasysh se a janë pengesat e vogla ose të mëdha, ato akoma janë pengesa të pakapërcyeshme për ata, të cilët nuk e kanë përgatitur veten sa duhet për këtë detyrë.
Është e vërtetë që nganjëherë, rënia në gabime ndoshta si¬nja¬¬li¬¬zon fillimin e devotshmërisë dhe rrugës, e cila shpie në pen¬dim. Nëse ndodh ashtu, njeriu duhet të qëndrojë në rrugë me vendosmëri derisa ai ose ajo të arrijë fundin e saj, ku die¬lli i kësaj jete perëndon për herë të fundit, ndërsa dielli i botës tje¬tër lind. Atje besimtarët do të jetojnë në kopshtet e Adnit në kënaqësi dhe rahati. Ne e lusim Allahun të na bëj të gji¬thë¬ve banorë të xhenetit!
Abdul Malik el-Kasim
Pengesa e parë
MOS RESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË FQINJIT
Ka filluar muaji i shenjtë i ramazanit, muaj ky, të cilin kur mus¬limanët e agjërojnë me bindje ndaj Allahut dhe me këtë përpiqen të afrohen më tepër tek Ai. Barqet janë të uritura dhe perëndimi i diellit është afër. Familja është e ulur rreth ta¬vo¬linës, ku është vendosur ushqimi për ta hapur agjërimin. Sytë e të gjithëve, e sidomos të fëmijëve, po përcjellin lëviz¬jet e nënës në pritje të ngrënies së ushqimit dhe pijeve që u ka përgatitur. Kanë mbetur vetëm disa minuta për ta hapur agjë¬ri¬min. Duart janë larë dhe mëngët janë përvilur. Atëherë dë¬gjo¬het zëri i myezinit që lajmëron fundin e ditës së dhjetë të muajit të shenjtë. Të gjitha duart garojnë me nguti drejt pja¬ta¬ve, kur papritmas tingulli i ziles së derës e thyen qetësinë e çastit. Një nga fëmijët, i cili kishte agjëruar vetëm gjysmën e ditës (sepse ai akoma është i ri dhe nuk e ka obligim të agjë¬ro¬jë) nxiton te dera dhe pyet: “Kush është?” Një zë i dobësuar nga uria dhe turpi përgjigjet: “Unë jam fqinja juaj.” Djaloshi vrapon t’i tregojë nënës së tij dhe një ndjenjë e brengës e kap¬lon familjen. “Çka e ka sjell fqinjën në këtë kohë?” “Mos i ka ndodhur ndonjë fatkeqësi asaj ose fëmijëve të saj?” Nënës be¬fas i kujtohet se bashkëshorti i fqinjës nuk ndodhet në shtëpi qe një kohë dhe ajo ngutet për t’ia hapur derën. Pasi i dëshi¬ron mirëseardhje fqinjës së saj, ajo e pyet: “Çfarë të ka ndo¬dhur?” “Shpresoj se çdo gjë është në rregull!” Fqinja e saj e ul kokën dhe i thotë me një zë të turpshëm: “Ne po kërkojmë diç¬ka për ta çelur agjërimin. Fëmijët e mi janë të uritur dhe unë akoma jam agjërueshëm.” Kështu që nëna e tërheq fqi¬njën brenda me mirësi dhe i ofron bamirësinë dhe bujarinë e saj.
Kur babai doli në xhami për ta kryer namazin me xhemat, ai vuri shikimin në shtëpinë e fqinjës dhe e kuptoi se vetëm një mur ndanë në mes të urisë dhe barkut të ngopur, varfërisë dhe bollëkut. Ai e pyet veten: “Fqinja jonë kërkoi ndihmë vetëm kur iu përkeqësua gjendja shumë. Si ndodhi që ne nuk e ki¬shim pyetur për gjendjen e saj? Pse nuk e kishim vizituar? Pse ajo erdhi te ne? A është se ne jemi fqinjët më të afërm ose, sepse asaj i vjen turp dhe frikësohet që njerëzit e saj ta marrin vesh se ajo është nevojtare?”
Ka shumë familje, të cilat jetojnë në kushte të njëjta të pa¬du¬¬ruesh¬me, sepse u mungojnë elementet themelore për t’i plo¬¬¬të¬suar nevojat e ushqimit dhe pijes. Të gjithë ne duhet t’i fri¬¬¬k묬so¬hemi dënimit të Allahut, sepse ne flemë me bark të ngo¬pur, ndërsa fqinjët tanë muslimanë vuajnë nga uria, të afër¬¬mit tanë i ka mundur hidhërimi dhe shokët tanë janë në gjen¬dje dëshpërimi.
Një herë një i afërm i imi drejtoi një hulumtim pranë një orga¬nizate bamirëse për të vërtetuar gjendjen e familjeve që për¬fi¬toj¬në nga ndihmat e organizatës. Rezultati ishte se disa nga për¬fituesit e ndihmave janë familje që u përkasin fiseve të njo¬hura për pasurinë e tyre. Ai përmendi disa mbiemra të fa¬¬mil¬jeve, anëtarët e të cilave kanë mundësi që nga zekati që du¬het ta paguajnë çdo vjet, t’i mbajnë këto familje.
Materializmi ka hedhur shigjetat e helmuara në zemrat e mus¬limanëve sa që frikësohem se komuniteti musliman do të pësojë nga kjo deri në atë masë që vëllai nuk do të mbajë lidh¬je më vëllain dhe e njëjta do të ndodhë me të afërmit dhe fqinjët. Nëse nuk jemi në anën e të afërmve dhe fqinjëve kur ata përjetojnë momente të vështira, atëherë kur do të jemi? A kur Allahu t’u dërgojë ndihmën dhe ata në këtë mënyrë t’i ka¬lojnë vështirësitë?
Përgjigja duhet të jetë, “Jo.” Në vendin ku jetojmë ka jeti¬më, të veja dhe nevojtarë. Si rrjedhim, sigurohu të pyetsh për gjendjen e tyre dhe ndihmoju ta marrin atë që kanë nevojë kështu që edhe ata ta lusin Allahun për juve, e ndoshta Allahu për shkak të lutjeve të tyre do t’ju bëjë që kurrë të mos përje¬to¬ni mjerim.
Tregime nga të parët (Selefët)
Shekik bin Ibrahim thotë: “Derisa ishim me Ibrahim bin Ed’¬he¬min, një njeri kaloi pranë nesh dhe Ibrahimi pyeti: “A nuk është ky njeri filani?” Ne i thamë: “Po”. Ibrahimi i tha një bu¬rri në tubim: “Shkoi pas dhe tregoi se Ibrahimi po pyet pse nuk na përshëndete me selam.” Pasi e arriti personin në fjalë dhe i parashtroi pyetjen, ai u përgjigj: “Pasha Allahun, gruaja vetëm sa më ka lindur dhe unë nuk kam asgjë para vete, kësh¬tu që nuk isha vetëdijshëm për atë që më rre¬thon¬te.” Njeriu u kthye dhe e rrëfeu atë që e dëgjoi. Ibrahimi i befasuar nga ngjar¬ja shtoi: “Ne të gjithë jemi të Allahut. Si është e mundur që ne nuk e kemi ditur gjendjen e shokut tonë, derisa puna e tij u keqësua aq shumë?” Ibrahimi i tha një burri që ishte i pra¬¬nishëm që të shkonte te një vëlla mus¬li¬man dhe t’i hua¬zon¬te dy dinarë, pastaj të shkonte në treg dhe të blinte gjithë çka i vinte me një dinar, ndërsa dinarin tjetër t’ia dhuronte për nevojat tjera. Burri rrëfen tregimin e tij: “Unë shkova në treg dhe bleva çdo gjë që më erdhi me një di¬nar dhe pastaj shko¬¬va te familja e nevojtarit. Trokita në derë. U përgjigj grua¬¬ja e tij, e cila pyeti se kush ishte. Unë i thashë: “Më duhet burri juaj.” Ajo u përgjigj se nuk është tani në shtëpi. E luta që ta hapte derën me qëllim që ta bartnim ma¬llin që e kishim ngarkuar në deve. Ajo pyeti se kush e kishte sjell gjithë atë. Unë iu përgjigja: “Vëllai juaj në Islam, Ibra¬him bin Ed’hemi. Ajo tha: “ O Allah! Mos e harro atë që ndo¬dhi sot nga Ibrahimi.”
Pengesa e dytë
GËNJESHTRA NË ÇËSHTJE MARTESORE
E gjithë bota s’mund ta përfshijë lumturinë time, të cilën nuk e fsheh, dhe një buzëqeshje e pafajshme duket në fytyrën ti¬me derisa po dëgjoj shoqen duke më treguar për vëllain e saj. “Ai dëshiron të martohet me ju,” thotë ajo. Pastaj filloi të lav¬dë¬rojë sjelljen e tij dhe shtoi: “Ju do të jetoni si princeshat e Mes¬jetës. Ai do të përpiqet t’ju sjellë rehati dhe do t’ju mbu¬lojë me dashuri.” Gjërat ndodhën shpejt dhe ngazëllimi im nuk më lejoi të mendoj me kujdes. Unë nuk kërkova asgjë, bi¬le as metrin, ose vendin ku do të jetoja. Madje as që pyeta se a punonte, ose ku punonte. Ai ishte vëllai i shoqes sime të ngushtë. Unë fillova t’i bëj planet për fustanin e nusërisë dhe këshillohesha me të se çfarë stofi të përdorja, çfarë ari të bli¬ja, si duhet të ishin enët e kuzhinës, çka i pëlqente atij dhe çka nuk i pëlqente, dhe më në fund cila do të ishte dhurata më e preferuar e tij.
Babai im u mahnit me përkushtimin tim për t’u martuar me kë¬të njeri, mirëpo e luti Allahun t’i bekonte përpjekjet e mia, nga¬se unë isha bija e tij e vetme.
Bashkëshorti im i ardhshëm zgjodhi hotelin më të shtrenjtë për dasmën dhe unë isha e hutuar se çfarë dhurata do të më jepte. Ndërkohë, e pushtuar nga ëndrrat dhe pasioni gjatë ditës së dasmës isha shumë e lumtur. Megjithatë ëndrrat mba¬ruan shpejt kur e kuptova se atij as që i interesonte se çfarë po ndodhte dhe kalonte një pjesë të gjatë të natës jashtë shtëpisë. Kurdoherë që dëshiroja të flisja për këto brenga, shoqja ime më thoshte se unë duhej t’i kapërceja këto gjëra të vogla, sepse ai ishte bashkëshort. Atëherë e kuptova se unë isha mar¬tuar me të dhe jo me shoqen time dhe më në fund e mora te¬lefonin dhe e thirra babanë, i cili u gëzua kur ma dëgjoi zë¬rin. Mirëpo, unë me një zë të lodhur i thash: “Unë nuk e dua atë, ai është narkoman. Babai më pyeti më zë të fuqishëm: “Si ashtu, ku jeni tani?”
Ditët e lumturisë mbaruan shpejt dhe gëzimi u shndërrua në pikëllim. “Si patët mundësi, shoqja ime e ngushtë, të më mash¬troni në këtë mënyrë? Nëse dikush si ai do të dëshironte të martohej me ju, a do ta pranonit? A nuk patët turp të më gënjeni?”
Disa gra kërkojnë nga motrat muslimane që të martohen me ndonjë të afërm të tyre, i lavdërojnë ata dhe i përmendin cilë¬sitë e mira të tyre. Megjithatë, shumë nga ajo që thuhet është gënjeshtër ose së paku zmadhim. Këtyre grave u themi: “Nëse dikush ju gënjen, ju sigurisht do të zemëroheni? Pse atë¬herë i gënjeni njerëzit, sidomos në çështje të martesës? A pajtoheni që e njëjta t’i ndodhë bijës suaj?”
Tregime nga të parët
Shqyrtoje këtë shembull të njeriut, cili e flet vetëm të vër¬te¬tën. Motra e Er-Rebi’ bin Hejthem erdhi ta vizitojë atë dhe e përqafoi djalin e tij duke i thënë: “Si jeni djali im?” Er-Re¬bi’ e pyeti: “A i ke dhënë gji?.” Ajo tha: “Jo.” Er-Rebi’ pas¬¬taj tha: “Pse atëherë nuk e flisni të vërtetën dhe ta quani atë ‘nipi im?”
Pengesa e tretë
EKSPOZIMI I SEKRETEVE TË NJERËZVE
Kamerat e televizionit janë të përqendruara në fytyrën tën¬de dhe i transmetojnë fjalët dhe shpresat tua. Ato transme¬tojnë lën¬gimet dhe momentet e lumtura, bile edhe detajet më të vog¬la të asaj çfarë ndodh në mes juve dhe bashkëshortit në dho¬¬¬mën e fjetjes. Këto kamera të televizionit e transmetojnë gji¬thë këtë deri te veshët që dëgjojnë duke i përdorur fjalët tua.
Për ta elaboruar këtë themi se disa gra, sidomos ato që veç sa janë martuar, u pëlqen të bisedojnë me shoqet e tyre dhe të afërmet për bashkëshortët duke thënë: “Ai tha atë ose këtë; ai më bleu një byzylyk ose më çoi në një vend të mrekullue¬shëm, e kështu me radhë.” Disa nga ato madje i përsërisin fja¬lët e dashurisë që burrat ua thonë, disa herë duke thënë se bash¬¬këshortët e tyre nuk mund të qëndrojnë larg tyre, bile edhe për një kohë të shkurtë! Dikush nga ato ndoshta flet për shprehitë e burrit të vet sa i përket gjumit dhe problemet që i ka lidhur me këtë, duke ua përshkruar bashkëshortin shoqeve, duke i përmendur të metat dhe gabimet e tij e kështu me ra¬dhë. E gjithë kjo është e palejueshme në fe, pashije dhe çka është më e rëndësishme, një lloj përgojimi dhe bartje fjalësh. Nuk është e udhës që gruaja të përmend qoftë edhe një vepër të mirë që ai e kryen për hir të Allahut, sidomos nëse ai nuk dëshiron që të tjerët ta dinë.
E nderuara motër në Islam! Pse bisedoni për një çështje që ai ua ka përcjell në besueshmëri? Mendoni për gratë, të cilave u pëlqen që t’ju dëgjojnë kur ju u ekspozoni sekretet tuaja, di¬sa nga ato do të gëzohen që shoqja e tyre është e lumtur, mi¬rëpo do të dëshironin që bashkëshorti i shoqes të ishte bash¬kë¬shor¬ti i tyre ose i bijave të tyre. Disa nga këto gra i kraha¬soj¬në bashkëshortët e tyre me bashkëshortin për të cilin mbu¬rret shoqja gjithë kohën dhe ato fillojnë të mendojnë se kurrë nuk ka¬në qenë të lumtura ose kurrë nuk kanë dëgjuar ndonjë fjalë të mirë nga bashkëshortët e tyre. Në këtë mënyrë, nëse i eks¬po¬zoni sekretet tua dhe bisedoni për bashkëshortin me gra¬të tjera, ju ndoshta do të ndihmoni në shkatërrimin e mar¬te¬save të këtyre grave.
E nderuara motër e martuar, a është me rëndësi që ju t’i eks¬¬po¬zoni sekretet tuaja, ose ato të bashkëshortit, ndaj atyre që as nuk do të përfitojnë e as nuk do t’ju përkrahin nëse dë¬gjoj¬¬në lajme të tilla. Në të kundërtën, ato ndoshta do t’ju kenë zili dhe do ta hedhin syrin e keq në ju dhe në martesën tuaj. Po ashtu ju dhe bashkëshorti juaj do të jeni temë e bisedës në shumë ndeja, ku ju nuk jeni të pranishëm dhe ju do të bëheni temë e bisedave dhe shakave, ajo çfarë ka ndodhur mes juve do të bëhet përrallë për t’u treguar. Kjo nuk është mënyra për ta çmuar dhuntinë që Allahu i ka dhënë motrës muslimane, duke e martuar me një burrë të përshtatshëm.
Si rrjedhim, nëse ju e ekspozoni atë që ndodhë në marte¬sën tuaj, sidomos në natën, javën, muajin dhe vitin e parë, ky lajm do të arrijë në veshët e shumë grave dhe burrave. Men¬do¬¬ni se a do të ishte kjo e pranueshme dhe ju natyrisht do të për¬gjigjeshit në mohore. Për këtë arsye duhet të jeni në dijeni për kamerat e televizionit që janë fokusuar në fytyrën tënde, kur ju jeni duke biseduar me të afërmet, shoqet, motrat etj., sep¬se çfarëdo që thoni mund të bëhet ‘program sentimental me seri’ që transmetohet në shumë shtëpi. Përmbaje gjuhën tënde!
Tregime nga të parët!
Ataë bin Rebah thotë: “Ata të cilët ishin para jush e kon¬si¬de¬ronin bisedë të kot çdo gjë përveç asaj që Allahu ka zbritur (Kur’anin dhe Sunetin), urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja dhe bisedimin për çështje prej të cilave varet jete¬sa në tokë. A thoni se nuk i keni me vete ata që ju shikojnë, Kiramen Katibin, (shkruesit e ndershëm të veprave, njëri në të djathtë dhe tjetri në të majtë, të cilët i shkruajnë veprat e tij ose të saj) as një fjalë nuk e shqiptoni e të mos ketë kujdestar të gatshëm për ta regjistruar atë?” A nuk do t’ju vijë turp nëse njërit nga ju i hapet regjistri i punëve që i bën gjatë ditës, e të mos gjejë aty asnjë vepër për Botën Tjetër?”
Pengesa e katërt
MOSVESHJA E HIXHABIT
E lyer me kozmetikë, ajo ka të veshur një vello të hollë, të ci¬¬lën do ta fiksojë kurdoherë që i lëvizë nga fytyra, ajo ec drejt shoferit të familjes dhe e thirr: “Piter!” Piteri përgjigjet me nxi¬¬tim dhe më përulje qëndron disa hapa larg saj, “Çfarë d묬shi¬roni?’ Ajo i jep disa para dhe kërkon që të shkojë për të blerë qumësht për foshnjën. Ai nxiton t’i bindet urdhrit të saj, derisa ajo kthehet në shtëpi.
Kur kushëriri i saj troket në derë, ajo ngutet ta hap atë për të, duke i tundur duart, edhe pse qafa dhe flokët i duken. Ajo bi¬¬se¬¬don me të dhe kënaqet duke qeshur, ndërsa ai rri ulur bren¬¬da shtëpisë dhe e pret çajin që ajo e përgatit, derisa bash¬k묬shor¬ti ose vëllai vjen të takohet me të. Pastaj, kunati troket në derë dhe ajo i hap derën, tund duart me të dhe e fton bren¬da, edhe pse bashkëshorti i saj nuk është ende në shtëpi.
Më vonë, e veshur me rrobën e jashtme, abajen, ajo e mbyll de¬rën e veturës dhe shoferi e çon te rrobaqepësi, ku ka shumë bu¬rra të huaj të pranishëm, por ajo nuk brengoset. Ajo bise¬don me rrobaqepësin, sikur të bisedonte më nënën ose gjy¬shen e vet. Ai ia merr masat, pastaj ajo e mbulon fytyrën dhe merr leje.
Pastaj shkon në dyqan të parfumeve, ku e lë të lirë hundën që të gjejë erën më të mirë. Shitësi i ndihmon, duke i spërka¬tur këtë ose atë parfum në dorë. Ai thotë: “Ky parfum është për gosti dhe ky tjetri është për këtë ose atë ngjarje.” Ajo pas¬taj i ofron dorën tjetër, kështu që të mund të nuhat aromat tjera. Ajo bisedon me të lirshëm.
Pas kësaj ajo shkon tek argjendari dhe lirisht i jep dorën që ai t’i provojë llojet e ndryshme të unazave dhe byzylykëve në gisht ose dorë të saj. Ajo pastaj shkon në dyqanin e rrobave dhe i ankohet shitësit se e ka blerë një palë rroba dhe po kër¬kon një palë tjetër që shkon me to. Ai i tregon asaj rroba të ndryshme dhe ajo vendos se çfarë ngjyre shkon me rrobat që i kishte blerë. Atëherë afrohet te shitësi dhe e pyet për çmimin e rrobave që i ka zgjedhur. Ai i thotë se çmimi është më i lar¬të, por do të bëj një zbritje. Ajo përpiqet ta ul më shumë çmimin e rrobave dhe i thotë: “Për mua sa m’i jepni?” Me kë¬të ajo e humb turpin; ai i jep ato me një çmim të mirë.
Unë e mbroj nderin tim me para dhe kurrë nuk e njollosi atë, Allahu mos i bekoftë paratë pas humbjes së nderit!
A e pranoni xhehenemin si vendbanim dhe flakët e tij si ha¬¬pë¬sirë për frymëmarrje? Ju jeni zotëruese e turpit dhe e naty¬rës së mirë, kush të urdhëroi të vishni hixhab? A nuk të urdhë¬roi Allahu dhe i Dërguari i Tij të vishni hixhab?
Atëherë pse e zemëroni Zotin e qiejve dhe tokës, i Cili ka mun¬¬dësi që gëzimin t’ua bëjë pikëllim, mirëqenien t’ua bëjë s묬mun¬dje dhe lumturinë t’ua bëjë mjerim? A keni mundësi t’i rezistoni ndonjërës nga këto ose a ju pyet dikush për këtë? Kush ju urdhëroi që hixhabin (mbulesën islame) ta konside¬ro¬ni dy llojesh? Një lloj që i lejon disa burrave ta shohin fyty¬rën, flokët dhe duart dhe një lloj që nuk u lejon burrave këto liri? Ku do të qëndrojnë shoferi, shitësi, rrobaqepësi, i biri juaj dhe bashkëshorti Ditën e Gjykimit, në krahasim me juve? Ju do të qëndroni vetëm, e përulur nga barra e rëndë e gabi¬me¬¬ve dhe mëkateve. Kur shikoni në të djathtë ju shihni xhe¬ne¬¬tin dhe kur shikoni në të majtë ju shihni flakën e xhehe¬ne¬mit. Si rezultat, ju zgjodhët destinacionin tuaj.
Kam dëgjuar se njëherë një grua vuante nga një dhimbje e ma¬dhe e veshit dhe pasi që e bindën me vështirësi që ta lejojë mjekun t’ia kontrollojë veshin, ajo e zbuloi vetëm veshin, ndër¬¬sa pjesën tjetër të fytyrës e mbante të mbuluar. Kjo e nxi¬ti mjekun që t’i thotë: “Unë jam mjeku dhe ju jeni si nëna ime, kështu që zbuloje fytyrën.” Ajo i tha me bindje të fortë ndaj Zotit: “Ju erdhët të ma kontrolloni veshin dhe unë ua zbu¬lova atë!”
Tregime nga të parët
Hatim el-Asam tha: “Është e mashtruar zemra e atij që nuk men¬don për katër rreziqe dhe ai kurrë nuk është i sigurt nga mjerimi. Së pari, rreziku i Ditës së Ndarjes, kur Allahu do të dek¬larojë: “Ky grup është për në xhenet dhe ky grup është për në xhehenem. Njeriu nuk e di se cilit grup do t’i takojë. Së dyti, njeriu u krijua në tri errësira, kur engjëlli e shpalli atë në mesin e njerëzve të lumtur ose në mesin e njerëzve të mjerë. Njeriu nuk e dinë se a është caktuar se do të jetë nga njerëzit e lumtur ose të mjerë. Së treti, kujtimi i trishtimit që pason pas vdekjes, sepse njeriu nuk e di a do t’i jepen lajme të mira të kënaqësisë së Zotit ose lajme të këqija të zemërimit të Tij. Së katërti, Dita kur njerëzimi do të qëndrojnë në grupe të shpërndara (kështu që t’u tregohen veprat e tyre) dhe njeriu nuk e di se nga cila rrugë do të merret.”
Pengesa e pestë
VONIMI I MARTESËS
Ajo kërkon te i fejuari cilësi, të cilat janë më afër ëndrrave se sa realitetit, për këtë arsye ajo refuzon çdo burrë që i ofron mar¬tesë, sepse nuk i ka këto cilësi. Atë e kërkojnë njerëz fe¬tar, me sjellje të mirë, mirëpo kur njoftohet se është i varfër ose se nuk e ka vazhduar shkollën ajo e refuzon dhe pret se çfa¬¬rë do t’i sjellë e ardhmja, duke mos e hetuar se ditët dhe ne¬¬tët po kalojnë dhe se ajo po plaket me kalimin e kohës. Pa¬prit¬mas, ajo e kupton se vajzat e moshës së vet janë martuar dhe kanë shtëpi e fëmijë derisa ajo ende këmbëngul në men¬di¬min e vet. Vitet kalojnë dhe rinia e saj fillon të zbehet, kësh¬¬tu që ajo bën lëshime në disa kushte në të cilat insistonte më parë, duke pranuar atë që është më i dobët në besim, sjell¬je dhe edukim. Ajo tani po vuan sepse nuk e praktikoi urdh¬rin e të Dërguarit të Allahut, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): “Nëse u kërkon dikush për martesë, fenë dhe sjelljen e të cilit e pëlqeni, atëherë prano që të martohesh me të.”
Në këtë hadith, e nderuara motër, i Dërguari i Allahut, (Lav¬dë¬ri¬mi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka përmendur dy kushte, të cilat garantojnë një jetë të lumtur martesore, feja dhe sjellja e mirë. Ato janë dy tipare të lidhura njëra me tjet¬rën dhe për¬bë¬rës esencial për një martesë të qëndrueshme, e cila është plot lumturi dhe dashuri.
Sa i përket ëndrrës së saj për burrin e qëlluar, është fakt se shu¬mica e të rinjve që kanë arritur moshën martesore janë në gjen¬dje të njëjtë financiare. Sa të rinj ka që i kanë milionat ose që punojnë si ministra në qeveri? Në të kundërtën, shumë të rinj që dëshirojnë të martohen janë studentë, të cilët nuk ka¬në pasuri të mjaftueshme. Disa çifte të martuara thonë se vi¬¬tet më të lumtura të martesës kanë qenë gjatë kohës së stu¬di¬meve, kur gruaja qëndron pranë burrit dhe e ndihmon atij t’i avancojë studimet përpara.
Si rezultat, e nderuara motër muslimane, mos u mbështet në ëndrra ose pamje të jashtme kur të zgjedhësh njeriun me të cilin do të martohesh, e as mos e bë pasurinë shpresë për të ci¬lën lëngon. Kur vjen për t’ju kërkuar në familje një djalë i mi¬rë e fetar, sjelljen e të cilit e pëlqeni, atëherë mos hezito për t’u martuar me të për shkak të gjendjes së vështirë fi¬nan¬cia¬re që ka, sepse pasuria nuk mund t’ju sjell lumturi. Ndosh¬ta Allahu ju dhuron devotshmëri dhe me këtë arrini çfa¬rëdo që dëshironi.
Tregime nga të parët
Esma bint Ebu Bekër thotë: “Ez-Zubejr, u martua me mua në kohën kur nuk kishte asnjë para, rob ose ndonjë pasuri tje¬tër përveç një kali dhe një deve. Unë e ushqeja kalin, kuj¬de¬se¬sha për të. Po ashtu e ushqeja edhe devenë me fara të shty¬pu¬ra të hur¬mave dhe i sillja ujë. Farat e hurmave i bartja në ko¬kë nga një largësi prej tetëmbëdhjetë milje. Kur Ebu Bekri, paqja qoftë mbi të, më dërgoi një shërbëtore për t’u kujdesur për kalin, ky ishte një lehtësim i madh për mua!
Pengesa e gjashtë
MOSTOLERIMI I TË METAVE TË NJËRI-TJETRIT
Polemika u nxeh, zërat u ngritën dhe pastaj pasoi vaji. Kësh¬tu rro¬dhën gjërat, qetësia kaploi dhomën bashkë me vuaj¬t¬jet shpir¬tërore që i solli kjo ngjarje.
Motër muslimane! Çdo person, mashkull ose femër, ka të me¬¬ta. Gruaja e mençur, e cila e ka parasysh këtë fakt, nuk i shi¬¬¬kon njerëzit në ndonjë mënyrë tjetër, ashtu siç nuk e shi¬kon edhe bashkëshortin e vet.
Ajo e di se nuk është martuar me një bashkëshort të për¬kryer, sepse nuk ka njeri të përkryer, përveç pejgamberëve të Alla¬¬hut. Si rezultat, ajo përdorë urtësinë e saj për t’i para¬nda¬luar rrugët dhe mjetet që e mërzitin dhe e zemërojnë bashkë¬shor¬¬tin. Ajo gjithashtu kërkon rrugë dhe mënyra, të cilat i ndih¬¬moj¬në ta përfitojë dashurinë dhe respektin e tij.
Gruaja muslimane e kërkon shpërblimin e Allahut për çdo pu¬në që e bën në shtëpi për bashkëshortin dhe fëmijët. Ajo mbësh¬tet në ndihmën dhe udhëzimin e Allahut për ta drejtuar bashkëshortin e saj në destinacionin që është i kënaqur, duke përdorur fjalë të mira dhe dashuri të sinqertë.
Në të kundërtën, shumë gra gabojnë për shkak të kuptimit të shtrembër të gjërave ose për shkak të të metave që kanë, kur mendojnë se e meritojnë këtë ose atë tretman, sepse ajo është ky ose ai person. E nderuara motër, më mirë për juve është të kuptoni se keni edhe të drejta e edhe obligime. Në këtë mënyrë, si një grua e mençur muslimane, ju me durimin që e bëni shpresoni në shpërblimin e xhenetit. Pra, kur diçka nuk ju pëlqen, ju do të përmbaheni dhe do të duroni e me këtë meritoni shpërblimin e Allahut. Për më tepër, nëse hiqni dorë nga ajo që e dëshironi shumë dhe bashkëshorti juaj vepron në të njëjtën mënyrë, anija e familjes do të drejtohet në brigjet e sigurisë dhe qetësisë.
E nderuara motër, dije se çdo bashkëshort ka çaste të lum¬tu¬ri¬së dhe çaste të lodhjes. Ju duhet të zgjidhni momentin e du¬¬hur për t’i diskutuar kënaqësitë dhe pakënaqësitë tuaja. Për më tepër, edhe nëse bashkëshorti juaj është nga njerëzit më të mirë, dije se ai ndoshta nuk është në dijeni për disa ankesa tua, sidomos nëse është i angazhuar me punë. Si rrjedhim, nga ju le të dëgjojë vetëm fjalë të mira, të shoqëruara me bu¬zë¬qeshje dhe mos nxito me kundërpërgjigje. Mos thuaj se kjo është shenjë dobësie. Nëse e meta që ju mërzit juve do të ish¬te e metë e juaja dhe nëse ai do t’ju këshillonte duke për¬do¬rur fjalë të ashpra dhe duke e ngritur zërin, ju sigurisht nuk do ta pëlqenit këtë fare. Në anën tjetër, nëse ai u për¬kuj¬ton për të metat tuaja, duke përdorur këshilla të buta, ju naty¬risht do ta pëlqeni këtë sjellje. Në fund, zgjidhni mënyrën më të mi¬rë që të tjerët dëshironi t’ju trajtojnë dhe preferoje bashkë¬shor¬tin tuaj me këtë.
Tregime nga të parët
Transmetohet se një burrë erdhi tek Umeri r.a. për t’iu an¬kuar për sjelljen e keqe të bashkëshortes. Kur u afrua te shtë¬pia e prijësit të muslimanëve, ai dëgjoi gruan e Umerit r.a. duke i folur fjalë të ashpra, ndërsa Umeri qëndronte i qetë dhe nuk ia kthente fjalën (ndonëse Umeri kishte mundësi ta nda¬lonte atë). Kështu burri vendosi të kthehet, duke i thënë vetes: “Në¬se kështu është puna me prijësin e besimtarëve, atëherë çfarë pres unë?” Umeri r.a. doli dhe e pa burrin duke u larguar. Ai e thirri: “Çka keni nevojë?” Burri tha: “O prijës i be¬simta¬rë¬ve! Unë erdha që të ankohem për sjellje e keqe të gruas time dhe dë¬gjova atë që ndodhi në mes juve dhe gruas tuaj. Kështu që u ktheva me mendimin se nëse kështu është gjendja me pri¬jë¬sin e besimtarëve, atëherë çfarë pres unë.” Ume¬ri r.a. tha: “Unë jam i durueshëm me të, sepse ajo ka të drej¬ta ndaj meje.”
Pengesa e shtatë
MARRJA ME PUNË TË HUAJA
Ajo nxori një ofshamë në shenjë qetësimi, derisa e mbyllte de¬rën e veturës dhe ulej pranë bashkëshortit. Ajo nuk i dha shan¬¬sin bashkëshortit që ta pyes për mendimin që kishte për të afërmit e tij. Ajo tha: “Ishte sikur me qenë në provim, ndo¬në¬se shkova si vizitor për t’i përshëndetur ata. Ata më bën shu¬më pyetje, bashkë më dukej sikur të hidhnin shigjeta në mua. Më pyetën se ku studioja, sa e kam blerë fustanin, kush ta ka blerë e kështu me radhë. Nuk kisha kohë të merrja fry¬më, më dukej sikur t’i kisha përpara tre topa, ku posa mba¬ron¬te punën i pari do të fillonte i dyti. Ata më ofruan çaj, i cili u ftoh shpejt, sepse isha e zënë me përgjigje dhe sqarime.
E nderuara motër, disa burra dhe gra mendojnë se është mi¬rë¬si të mbledhësh informata për jetën private të njerëzve tje¬rë, ndo¬nëse nëse u bën atyre pyetje ata nuk do t’ju japin një për¬gjigje të drejtë. Megjithatë, vërtet kjo është një lloj i sjell¬jes së keqe.
Shmangia nga ajo që nuk të intereson është shenjë e shkël¬qi¬¬mit të njeriut në fe. Çfarë do të humbni nëse nuk i dini pu¬nët e të tjerëve? Është e mjaftueshme që t’i përshëndetni ata me se¬lam dhe të bisedoni me ta për gjëra të mira. Takimet e tilla nuk duhet të bëhen vende të marrjes në pyetje, sepse kjo është e padurueshme, ndoshta, për këtë shkak njerëzit nuk ju vizitojnë dhe i shkëputin lidhjet e dashamirësisë me ju.
Si rezultat, mos bë shumë pyetje, sepse nëse e vëni veten në pozitë të njëjtë, ju do të jepni përgjigje të përgjithshme ose do t’ju shmangeni përgjigjes në pyetje për shkak të mosre¬ha¬tisë dhe bezdisjes. Pjesë e sjelljes së mirë dhe mirëpritjes është mos¬turpërimi dhe mosbezdisja e mysafirëve. Në të kundërtën, shu¬më gra e kanë bërë shprehi të pyesin shumë për të tjerët në mënyrë direkte ose indirekte, kështu që as një çështje nuk lë¬në pa e kontrolluar, e vogël apo e madhe.
Atëherë, e nderuara motër, mos të interesojnë çështjet e të tje¬rëve e me ketë të ngjallësh pikëllim dhe depresion te të tjerët, sepse ata që merren me punët e të tjerëve do ta mbysin veten me hidhërim. Për më tepër, nuk ka ndonjë përfitim ma¬terial ose fetar nëse merreni me punët e njerëzve.
Tregime nga të parët
Një burrë nga fisi Temim thotë: “Unë e kam shoqëruar Er-Re¬bi’ bin Hejthem për dhjetë vjet dhe vetëm dy herë e kam dëgjuar se ka biseduar për çështje të kësaj jete. Njëherë kur më pyeti: “A e ke nënën ende gjallë?” dhe njëherë tjetër kur më pyeti: “Sa xhami gjenden në vendin tuaj?”
Pengesa e tetë
GABIMET E VOGLA
Larg nga dëgjimi i vajzave tjera, qëndrojnë disa goca duke biseduar më fshehtësi. Ajo është e ulur në mesin e tyre dhe po i dëgjon. Njëra thotë: “Ai më dashuron dhe thotë se dëshiron të martohet me mua.” Në atë çast nga çanta e nxjerrë një dhu¬ra¬¬të që ai ia kishte dhënë. Vajza tjetër flet për xhelozinë e dash¬norit të vet, i cili proteston kur ajo shkon vetë në treg.
Ajo i dëgjon ato me kënaqësi dhe zbavitet. Pastaj fillon të bi¬se¬dojë me to, kur njëra i drejtohet me fjalët: “Ne do të për¬pi¬qe¬mi t’ju gjejmë një dashnor, vetëm sa për të biseduar me të në telefon dhe me këtë ta largoni mërzinë në jetë. Vetëm një thirrje telefonike, hiq më tepër.”
Disa ditë më vonë, e mërzitur dhe e dëshpëruar, një varg men¬di¬mesh kalojnë në kokën e saj. Kjo e nxitë mësuesen për ta pyetur: “Çfarë ka ndodhur me ju?”
Ajo thotë se ka një problem në familje, por në të vërtet, zem¬ra e saj vuan për një djalë të ri, me të cilin bisedoi në te¬lefon. Ai tashmë e kishte parë atë dy herë gjatë muajit dhe ajo tani vepron çka i thotë ai dhe përmbahet nga ajo që ia ndalon. Ai pastaj kërkoi më tepër kënaqësi.
Tani e kupton gabimin e vet, mirëpo ai i ka kasetat dhe fo¬to¬¬grafitë e saj dhe e kërcënon t’ia tregojë ato babait të saj, në¬se nuk dëshiron ta takojë atë përsëri. Ajo qanë dhe ia kujton Allahun, mirëpo ai thotë se është i dashuruar me të dhe do të bënte çmos për të qenë afër saj. Papritmas, dashnori i qetë dhe i shkujdesur, shndërrohet në ujk që kërkon ta sulmojë nde¬¬rin dhe dinjitetin e vajzave.
A e keni parë, motër e nderuar, poshtërimin dhe degradi¬min që mëkati dhe e keqja i sjellë. Disa vajza kanë rënë në të liga më të mëdha, se sa thjesht biseda me telefon me disa të rinj që paraprakisht menduan se ishin shokë të tyre.
Si rrjedhim, thirrjet telefonike të këtij lloji janë joshje e rre¬zik¬shme dhe gropë pa fund. Ajo bart pasojat e humbjes së ko¬¬hës në atë që të sjellë turpërim dhe reputacion të keq në mes të njerëzve. Mirëpo, kjo nuk është e tëra, sepse ajo që i pret njerëzit të cilët veprojnë kështu, është dënimi i rëndë në Botën Tjetër.
Për këtë arsye, i këshillojmë nënat muslimane që t’u kush¬toj¬në kujdes të veçantë bijave të tyre adoleshente. Njëherë i Dër¬guari i Allahut, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) e pyeti bijën e tij Fatimen, gruan e Aliut, r.a: “Prej nga po vini?” Ajo nuk u mërzit nga kjo pyetje, ndonëse ishte e nder¬sh¬me dhe jashtëzakonisht e mençur. Mirëpo, ajo thjesht iu për¬gjigj babait: “Unë erdha nga shtëpia e familjes së filanit, ku shkova t’i ngushëlloj për humbjen.”
Kështu, e nderuara motër muslimane, çfarë ju pengon nëse inte¬resoheni se çka bën bija juaj? Ju nuk duhet të ndiheni faj¬to¬re nëse ato mendojnë se po përzihesh në çështje të tyre pri¬vate. Është detyrë dhe e drejtë e juaja. Mirëpo, ju duhet ta bëni këtë në mënyrën më të mirë, duke e ofruar veten si sho¬qe të bijës, duke e dëgjuar atë që e shqetëson bijën tuaj dhe duke i dëgjuar mendimet e saj në çështje të ndryshme. Në kë¬të mënyrë ju do të bëheni shoqja, motra si dhe nëna e saj.
Allahu i Madhëruar në Kur’an thotë:
“Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.” (Israë, 32).
Në këtë ajet, Allahu na paralajmëron që të mos i afrohemi rru¬gës së zinasë (imoralitetit). Allahu nuk tha thjesht: “Mos bë¬ni imoralitet,” sepse imoraliteti nuk ndodh pa joshje, të ci¬lat shpien deri tek ai. Mirëpo, ka hapa të ndryshëm, fjalë dhe vepra që shpien në imoralitet, duke përfshirë edhe thirrjet te¬le¬fonike në mes të djemve dhe vajzave, të cilat mund të du¬ken të lehta dhe më pak të rrezikshme në krahasim me aspek¬te tjera të sjelljes së paligjshme seksuale.
Nga hadithi i ndershëm
Kur pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) mo¬ri besatimin nga burrat në malin Safa, ai filloi ta marr be¬sa¬ti¬min nga gratë. Umeri r.a e kreu këtë detyrë në emër të të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!). Hind bint Utbe, gruaja e Ebu Sufjanit, erdhi atje tërësisht e mbuluar nga frika se mos e njihte Pegamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), për shkak të asaj që i kishte bërë axhës së tij, Ham¬zës. I Dërguari i Allahut, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) tha: “Më jepni besën se nuk do të shoqëroni as¬kënd në adhurim ndaj Allahut.” Umeri r.a. e mori besatimin nga gratë se ato nuk do të shoqërojnë askënd në adhurim ndaj Allahut. Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) pastaj tha: “Dhe që ju nuk do të vidhni.” Hindi tha: “Ebu Suf¬jani është koprrac, a më lejohet të harxhoj parat e burrit tim (për nevoja familjare)?” Ebu Sufjani tha: “Unë ju lejoj çfarëdo që merrni?” I Dërguari i Allahut qeshi kur e njohu zërin e saj dhe i tha: “Ju jeni Hindi?” Ajo tha: “Po. Më fal për gabimin që e kam bërë, o i Dërguar i Allahut!” Ai tha: “Allahu ju faltë!” Ai pastaj vazhdoi: “Dhe që të mos bëni imoralitet.” Hindi ndërhyri: “A bën imoralitet gruaja e lirë, o i Dërguar i Allahut?!”
Pengesa e nëntë
BISEDA E LIGË
Takimin e kaploi një qetësi e plotë. Një gruaje i hapet goja nga habia, tjetra i bashkon duart, ndërsa një tjetër lëvizë më afër. Ato të gjitha janë kureshtare për të dëgjuar çdo fjalë që po flitet, sidomos kur folësja flet me dëshmi. “Filanja shkoi tek ai dhe u shërua, falënderimi i takon Allahut! Filani nuk e donte gruan e vet, ndërsa tash nuk mund të qëndrojë larg saj....” Kur e mbaroi bisedën ato të gjitha e pyetën: “Si mund ta gjejmë këtë njeri?” Pastaj çdonjëra filloi t’i përmend anke¬sat e veta. Njëra tha se nuk mund të flejë, për shkak të dhim¬b¬jeve në shpinë. Një grua tjetër thotë se i dhemb këmba. Një grua e moshuar thotë se bija e saj ka një martesë me telashe, ndoshta i ka bërë dikush magji.
Brenda një jave, krejt lagjja po e kërkon njeriun. Gruaja që an¬kohej nga shpina përfundoi duke i treguar për telashet që kishte me burrin. Një grua tjetër tha se është martuar para një muaji ose para një viti dhe nuk po mbetet shtatzënë, e kështu me radhë. Një pamje mahnitëse, ku lloje të ndryshme të prob¬lemeve po parashtrohen dhe po shqyrtohen. Pas një jave më¬sueset dhe studentet e përcollën lajmin në shkollë, kështu që shumë gra tjera kërkojnë shërim nga ‘mjeku’ i çuditshëm.
E nderuara motër! A keni dëgjuar tregime të ngjashme? Ku është besimi në Allahun dhe pse zbehet kaq lehtë? Si bë¬het që gratë muslimane të hapin tema aq të këqija në takimet e tyre? Nganjëherë është fakt se shumë gra muslimane shkoj¬në te këta ‘shërues’ të njohur, të cilët përdorin magjinë dhe ja¬në gë¬njeshtarë të qartë, në vend që të shkojnë në spitale. Ato nuk le¬xojnë Kur’an dhe nuk përdorin shëruesit për të ci¬lët na inku¬¬r¬ajon Islami, si për shembull lutjet autentike të Mu¬ham¬me¬dit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ose të për¬do¬rin barëra. Është për t’u habitur me faktin se shumë pak gra mus¬limane e lexojnë Kur’anin rregullisht, mirëpo shpesh i vi¬zi¬tojnë këta gënjeshtarë. Ku është besimi i saktë islam, tev¬hi¬di dhe ku është fjala e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Alla¬hut qoftë mbi të!): “Ai i cili shkon te falltari dhe i beson asaj çfarë thotë, ka mohuar atë që më është zbritur mua.”
Tregime nga të parët
Hasani thotë: “Kurrë nuk kam shikuar me sy, kurrë nuk kam folur me gjuhë, kurrë nuk e kam përdorur dorën dhe ku¬rrë nuk kam qëndruar në këmbë, vetëm pasi kam menduar se a është kjo që e bëj në bindje ose në mosbindje ndaj Allahut. Nëse do të ishte në bindje unë do të vazhdoja dhe nëse do të ishte në mosbindje unë do të largohesha.”
Pengesa e dhjetë
NEGLIZHIMI I FËMIJËVE
Babai im u plak dhe sëmundja më tepër ia dobësoi shën¬de¬tin, derisa vdiq. Shumë njerëz vinin të shprehnin ngushëllime, shu¬micën prej të cilëve as që i njihnim. Kjo është shoqëria mus¬¬¬limane, e dashur dhe e mirë, sidomos kur njerëzit i go¬da¬sin fatkeqësitë dhe kanë nevojë për fjalë të buta e të kënd¬sh¬me, të cilat do t’i ngushëllojnë dhe ngrohin zemrat e tyre.
Gjatë këtyre ditëve të pikëllimit dhe lotëve, ne ende ishim të ri. Nëna ime përpiqej që t’i fshihte lotët, ndonëse ajo e don¬te babanë shumë. Ajo nuk donte që pikëllimi të zgjaste dhe lotët të vazhdonin të derdheshin. Ne e thirrëm vëllain, i ci¬li ishte du¬ke studiuar jashtë dhe ai këmbëngulte të kthehej, duke thë¬në se vëllai jonë është ende i ri dhe nuk ka kush të na ndih¬¬mon¬te. Nëna ime iu përgjigj me bindje se ai duhet t’i vazh¬¬don¬te studimet. Atëherë vëllai kërkoi të vinte vetëm për disa ditë. Përsëri nëna i tha se nuk kishte nevojë të vinte dhe kur telefonata mbaroi, ajo shkoi në dhomë për ta shfryer do¬bë¬sinë dhe barrën e rëndë të fatkeqësisë. Ajo përpiqej që të mos e dëgjonim duke qarë. Burri i saj ishte varrosur, biri i saj ishte larg dhe fëmijët ende ishin të ri. Mirëpo, vendosmëria e saj nuk u dobësua dhe ajo përmbahej. Disa vite më vonë, vetëm di¬sa muaj para se të kthehej vëllai, nëna vdiq dhe u va¬rros pra¬në babait. Ai nuk e gjeti nënën e tij të dashur për ta ndarë gë¬zimin me të.
E nderuara motër, ka prind, të cilët nuk këmbëngulin që fë¬mi¬jët e tyre të punojnë me zell në studime ose punë, ndo¬nëse Ume¬ti jonë nuk ka nevojë për më tepër burra të dobët. Me¬gji¬thatë, burrat rriten nga nënat e tyre, të cilat duhet t’i udhë¬zoj¬në në rrugë të mirë dhe të dedikojnë vite në kujdes ndaj tyre.
Nëna, me punën e saj, merr pjesë në ndërtimin e Umetit, de¬ri¬sa ajo të jetë dëshmitare për vendin që kjo farë do ta zë në sho¬qëri, qoftë ai një vend i dobët, në të cilin sulmohet Islami ose një fortifikatë, e cila vetëm sa forcohet me kalimin e vi¬teve. Ju, e nderuara motër, me përpjekjet tua të drejta dhe të mi¬ra ndihmoni në formimin e të ardhmes të Umetit Islam.
Tregime nga të parët
El-Esmai rrëfen: “Unë dhe një shok dolëm në shkretëtirë dhe e humbëm rrugën. Më vonë kaluam pranë një tende dhe i përshëndetëm banorët e saj me selam. Selamin na ktheu një grua. Ajo pyeti se kush ishim. Ne i thamë se kishim humbur rru¬gën dhe se ishim gëzuar që gjetëm banorë këtu. Ajo na hodhi një sfungjer për t’u ulur dhe tha që të prisnim derisa të kthehej biri i saj, Akili. Më vonë kur e ngriti derën e tendës, e pa se po afrohej një kalorës. Ajo papritmas u shprehë: “O Allah! Unë kërkoj shpëtim për vizitorin që po vjen, sepse deveja është e birit tim, mirëpo ai nuk është në deve. Kalorësi erdhi tek ajo dhe i tha: “O nëna e Akilit, Allahu ua kompen¬sof¬të humbjen.” Ajo tha: “Mjerë për juve. A ka vdekur biri im, Akili?” Ai tha: “Po.” Ajo pyeti: “Si?” Ai u përgjigj: “Atë e kishin rrethuar devetë dhe u detyrua të kërcejë në pus.” Ajo i tha: “Zbrit nga deveja që të më ndihmoni t’i përmbushi të drejtat e mysafirëve.” Ajo i dha një dele, të cilin e preu dhe e pjeku për neve. Kur mbaruam të ngrënit, ajo doli dhe tha: “A dinë dikush prej jush ndonjë pjesë nga Kur’ani?” Unë thash: “Po.” Ajo tha: “Lexo, disa ajete të cilat mund t’i përdori për ngushëllim. Unë thash: “Allahu i Lartësuar ka thënë në Librin e Tij: “Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakënd¬shme thonë: “Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthe¬hemi!” Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.” (Bekare, 155-157). Ajo tha: “A ka ajet si ky në Librin e Allahut?” Unë thash: “Pasha Allahun, Allahu thotë kështu në Kur’an.” Ajo tha paqja qoftë mbi ju dhe filloi të fal namaz vullnetar. Pastaj shtoi: “Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi! Unë pres shpërblim nga Allahu për humbjen e Akilit.” Ajo e përsëriti këtë tri herë, pastaj tha: “O Allah! Unë bëra ashtu siç më urdhëruat, kështu që më jep atë që më premtove.”
Pengesa e njëmbëdhjetë
TRAJTIMI I KEQ I PRINDËRVE
Në rrugë për në shtëpi, kur po kthehej pas një dite të lodh¬shme pune, ai ndjente nxehtësinë e madhe të diellit në ballin e djersitur. Bashkëshortja e tij i hapi derën dhe me buzëqeshje në fytyrë e mirëpriti ngrohtësisht. Ishte muaji i parë i marte¬sës. Ai u ul në karrige dhe i fshinte djersët nga nxehtësia. Ai e pyeti bashkëshorten: “Është mjaft nxehtë këtu, pse nuk e akti¬vizuat klimën para se të vija?” Ajo tha me zë të ulët: “Nuk më la nëna juaj.” Ai u shpreh: “Ajo është plakë, duhet ta dini...” dhe vazhdonte ta përsëriste këtë. Në këtë mënyrë ai ia hapi asaj derën e ankesave për nënën! Ai me këtë kishte për që¬llim se nëna është e vjetër dhe nuk kupton. Ditët kalonin dhe ankesat e saj të reja për vjehrrën shtoheshin, derisa ai u mërzitë me nënën e vet dhe mendoi se nëna ishte në gabim, kurse bashkëshortja kishte të drejtë.
Ai i dha asaj dritën e gjelbër për ta siguruar se sjellja e saj ësh¬të në rregull, duke e akuzuar nënën për gabimet e ndrysh¬me, vetëm se kështu i thoshte bashkëshortja e tij. Nëna e tij u bë burim i mërzitjes dhe mosrehatisë. Bashkëshortja e tij i tha një shoqes se më në fund burri i saj po kërkon një shtëpi tjetër, ku nuk do të ketë nevojë që të kujdeset për një plakë. Burri i saj vendosi ta gjejë një shtëpi tjetër, me qëllim që të ik nga xhehenemi, siç thoshte ajo dhe tani ai mori me qira një banesë, duke e lënë vetëm, nënën tetëdhjetë vjeçare, e cila ndi¬het e vetmuar dhe e frikësuar. Motra e tij e pyeti kunatën: “A nuk kërkon e drejta jote për t’u trajtuar njerëzisht nga bu¬rri juaj, që ai të jetë i dëgjueshëm ndaj nënës? Çfarë do të bëhet me juve kur të plakeni dhe të sëmureni? A do të jetë atëherë burri juaj i durueshëm ndaj juve, kur ju e ndihmuat që ta largojë mëshirën nga zemra e tij, duke e shtyrë që t’ia kthejë shpinën nënës?”
E nderuara motër, vitet do të kalojnë dhe pleqëria do t’ju vijë, a pajtoheni që ju të trajtoheni në të njëjtën mënyrë që burri juaj e trajtoi nënën e tij? Ai ia bëri këtë nënës së vet, e ci¬la e kishte rritur dhe ushqyer për më tepër se njëzet vjet, mi¬rëpo brenda disa muajve ju ia arritët që t’i shfaqni da¬shu¬rinë dhe e bëtë që t’i shkëput lidhjet farefisnore. Çfarë gruaje jeni ju dhe çfarë burri është ai? Juve ju ka kapluar egoizmi dhe si rezul¬tat, e keni privuar veten nga lutjet e mira që vjehrra do t’i bënte për juve nëse do të ishit e dëgjueshme. Ndërsa, ai është një burrë, i cili preferoi të paktën në vend të asaj të mjaf¬tueshmes që do të vinte, duke sakrifikuar nënën e tij për t’iu bindur bashkëshortes. Nesër edhe ju do të bëheni viktimë e papërgjegjshmërisë së burrit!
E nderuara motër muslimane! A nuk kënaqesh kur burri juaj i trajton me mirësi të afërmit tuaj që ju vizitojnë? Pse e urre¬ni atëherë kur ai e trajton personin më të shtrenjtë në më¬ny¬rë njerëzore? Ai sot bëri gabim, mirëpo nesër ndoshta pen¬do¬het dhe ju urren për atë çfarë e nxitët të vepronte. Ndoshta ju thoni se nuk kërkohet nga Islami që të jeni e dëgjueshme ndaj nënës së tij. Edhe pse, ju përsëri duhet të silleni mirë me ata që i donë burri juaj dhe t’u shërbeni atyre që nga ai kër¬ko¬het t’u shërbejë, në këtë mënyrë do të shpërbleheni për mirë¬sinë dhe besnikërinë.
Sa i përket argumentit tuaj se nëna e tij është e rreptë dhe ze¬më¬rohet për gjërat më të vogla, mbaje në mend se ajo është e vjetër dhe ndoshta nuk do të jetojë gjatë. Gjithashtu, edhe ju do të plakeni si ajo, a dëshironi të hidheni jashtë dhe të brak¬ti¬seni? Para se gjithash, ajo është muslimane dhe meriton të trajtohet mirë.
Sa i përket juve që jeni urdhëruar te jeni të dëgjueshëm ndaj nënës, ndaj nënës, ndaj nënës dhe pastaj ndaj babait, mos e preferoni epshin e bashkëshortes ndaj nevojave të asaj që ju ushqeu dhe kaloi shumë net pa gjumë për t’u kujdesur për ju. Nuk kërkohet që (detyrimisht) gruaja t’i shërbejë në¬nës suaj, mirëpo dije se nëse vepron ashtu ajo do të jetë e dë¬gjueshme ndaj jush dhe asaj. Si rrjedhim përdor fjalë të mi¬ra për ta bindur bashkëshorten që të kujdeset për nënën tënde, si¬domos nëse e dinë se ju dëshironi që ajo të jetë e mirë me në¬nën tënde.
E nderuara motër, këto janë rrugët dhe mënyrat e depot¬sh¬mërisë për ata që kërkojnë mirësi, por në të kundërtën ka pengesa që shejtani i ngritë për ata që i ka nën kontroll.
Tregime nga të parët
Ibën Avn rrëfen se një herë e kishte thirr nëna e tij. Ai ish¬te përgjigjur, por ndihej se zëri i tij kishte qenë më i ngri¬tur se zëri i saj, kështu që ai i liroi dy robër për ta fshirë gabimin.
Pengesa e dymbëdhjetë
NEGLIZHIMI I TË DREJTAVE TË PRINDËRVE
Ajo e shikoi nënën derisa po ecte me nxitim dhe i tha se ish¬te e zënë. Nëna e saj e përcolli me shikim dhe iu përvesh pu¬nës, ndonëse ishte e sëmurë. Ajo u lodh nga puna dhe iu desh të pushonte për pak kohë në dysheme, pastaj u ngrit dhe vazh¬doi punën.
Ajo foli me vete: “Ajo thotë se është e zënë dhe refuzon të më ndihmojë, edhe pse më ka nënë.” Ajo e tejkaloi pikëllimin dhe kur ra nata, ajo u ul me të bijën për të biseduar sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Nëna i tha: “Unë të lash disa gjëra për t’i kryer, kështu që mos harro t’i kryesh ato.” Bija u ngrit në këmbë dhe tha se duhej të përgatitej për ligjëratën e nesër¬me në kolegj. Nëna i tha: “Çdo ditë ju duhet të përgatiteni për këtë ligjëratë ose të dëgjoni atë kasetë, a nuk ka nëna të drejta ndaj jush?” Me të dëgjuar fjalët e nënës dhe me të kujtuar fjalët e Allahut: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kuj¬de¬sit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).” (Israë, 23), ajo solli kasetën me ligjëratë fetare që po e dëgjonte dhe tha: “Kjo është kaseta që po dëgjoja. Ne do ta dëgjojmë së bashku në kuzhinë. Unë kurrë nuk do t’ju lë që vetë t’i bëni të gjitha punët e shtëpisë.
Vërtet, e nderuara motër, bindja ndaj nënës është më e mi¬rë së sa dëgjimi i një kasete ose përgatitja për ligjëratë, për të cilën ju padyshim keni kohë të mjaftueshme. Bindja ndaj në¬nës është e kërkuar, përveç nëse ajo të thirr në mosbindje ndaj Allahut. Dëgjueshmëria ndaj saj është vepër që të afron te Allahu.
E nderuara motër, thuaj nënës sate: “Më fal për të metat e mia, të cilat janë rezultat i ngutjes të moshës së re. Pas kësaj, kurrë nuk do t’ju lë vetëm, e as nuk do t’ju bëj të zemëroheni dhe as nuk do t’i lejojë njerëzit të thonë se jam e padëgjuesh¬me ndaj prindërve. Unë do të jem shembull i mirë që ju sjell nderime dhe lumturi.” Bëje këtë e nderuara motër, ndoshta Allahu ju bën banor të xhenetit, i cili është i mbushur me çdo gjë që është e mirë dhe e drejtë.
Tregime nga të parët
Ebu el-Lejth thotë: “Ka qenë njëherë një burrë i depot¬shëm, i cili nuk kërkonte gjëra nga i biri, nga frika se ndoshta nuk do t’i bindej dhe në këtë mënyrë të përfundonte në zjarr.”
Pengesa e trembëdhjetë
SHOKËT E KËQINJ
Ajo ende është në shkollë, shumë aktive dhe energjike. Merr pjesë në aktivitet e shkollës dhe në aktivitete tjera shoqërore. Çdonjëri e pëlqen atë, sidomos mësueset dhe shoqet, sepse ajo ua mëson Kur’anin dhe mënyrën e leximit të tij. Ajo gji¬thash¬tu kryen vepra vullnetare të adhurimit dhe bindjes. Ajo i agjëron tri ditë të çdo muaji dhe çdo të hëne dhe të enjte. Ajo është shtatëmbëdhjetë vjeçare, mirëpo afati i jetës së saj skadoi. A pyet vdekja moshën ose datëlindjen?
Është fatkeqësi e madhe për familjen e saj, sepse vetëm ajo vdiq në aksidentin me veturë, ndërsa krejt të tjerët mbi¬jetuan. Familjen e saj e tronditi lajmi. Ajo dje ishte me ne, e dëgjonim zërin e saj dhe e shikonim duke i kryer punë e veta. Tani, karrigia e saj gjendet akoma e zbrazët dhe letrat e saj akoma gjenden në bankë Pikërisht sot ajo kishte planifikuar t’i mësonte shoqet në lexim të Kur’anit. Kur mësuesja kërkoi nga një nxënëse tjetër që të ulej në karrigen e shoqes, ajo ngu¬rroi, mirëpo u ul aty kur mësuesja insistoi, duke i fshehur lotët dhe duke thënë se ajo vdiq dhe kurrë nuk do të kthehet.
Çfarë mund të bëjmë për të, nëse vërtet e kemi dashur, si¬do¬mos pasi ajo vdiq e re pa lënë fëmijë dhe pasuri në këtë botë? Kështu ata i dhanë një dhuratë familjes së saj dhe fi¬llu¬an një bamirësi të vazhdueshme në emër të saj.
Kjo vërtet është shoqëria e drejtë dhe dashuria e vërtetë. Ajo shkoi me trup, mirëpo mbeti dashuria në zemrat, veçanë¬risht kujtesa për cilësitë e mira të saj. Ky është shembulli i ndih¬mës për njëri-tjetrin në punë të mira në këtë jetë dhe shem¬bulli i lutjeve për mëshirë dhe falje për të ndjerin. Kjo është miqësia e vërtetë. Nëse gaboni, ne ju përmirësojmë, në¬se shmangeni nga rruga e vërtetë, ne me ndihmën e Allahut ju kthejmë prapa. Kjo është shoqëria e njerëzve të namazit dhe të memorizimit të Kur’anit në fjalë dhe praktikë. Për këtë arsye ju duhet të keni shoqe të tilla, të cilat e lusin Allahun për ty, Ai i Cili e pranon lutjen e të devotshmëve. Nëse ju duhet diçka, ato garojnë t’ju ndihmojnë.
Atëherë, pse shikoni në anën tjetër të rrugës? Ato janë sho¬qe të këqija, të cilat përpiqen shumë që t’ju bëjnë të ga¬boni dhe ta humbni jetën kot. Ju kurrë nuk përfitoni nga ato dhe kurrë nuk mësoni dituri të dobishme, përveç rrugëve të shkatërrimit dhe udhëzimit të gabuar. Ato të joshin në rrugë të keqbërjes dhe gabimeve, kështu që ke kujdes nga to e nde¬rua¬ra motër, sepse ju jeni gurë i çmuar që nëse thyhet, ndreq¬ja e tij bëhet shumë e vështirë. Rri larg rrugëve dhe mjeteve të të keqes dhe qëndro larg shoqërisë së ligë. Në vend të kësaj përgatituni për afatin, afrimin e të cilit mundoheni ta harroni.
Tregime nga të parët
Muhammed bin Jusuf el-Asfehani thotë: “Kush është më i mirë se shoku i drejtë? Familja juaj do të ndajë trashëgiminë që e keni lënë dhe do të kënaqet me parat tuaja, ndërsa shoku juaj do të jetë i pikëlluar, i brengosur me trashëgiminë e vep¬ra¬ve që ju i kryet dhe destinacionin final në të cilin do të përfundoni, derisa jeni i varrosur nën dhe.”
Pengesa e katërmbëdhjetë
HIXHABI I MANGËT
Një shok, i cili udhëtoi në Uzbekistan, me qëllim të da’¬ve¬tit, me tregoi se pamja më e mirë në atë vend ishin gratë mulli¬ma¬ne, të cilat vishnin rroba modeste dhe me këtë ruanin nde¬rin e tyre, mirëpo unë u ndjeva i pikëlluar, sepse shumë prej vajzave dhe grave tona kalojnë kohën në tregje, ndonëse nuk kanë nevojë të madhe për të shkuar atje. Për më tepër, ku ësh¬të hixhabi me të cilin i ka urdhëruar Allahu? Dikush ven¬dos aba¬jen mbi supe, derisa të tjerat veshin rroba të ngushta ose pantallona. Ky nuk është hixhabi me të cilin ju ka urdhë¬ruar Alla¬hu! Ato gjithashtu përzihen me burra dhe lirshëm bise¬dojnë me ta. Në ketë mënyrë shejtani i sprovon zemrat e tyre, sepse tregu është shtabi i shejtanit, ku ai e ngrit flamurin për t’u përdhunuar nderi i motrave.
E nderuara motër, çfarë nevoje kanë gratë muslimane, të cilat i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe shkojnë në treg? Natyrisht se nëse kanë nevojë, ato mund të gjejnë dyqane për gra, ku motra jonë është larg ngacmimeve të burrave dhe kjo është më e mirë për juve, edhe nëse këto dyqane nuk i kanë llojet e rrobave më të mira që ju dëshironi t’i blini. Po ashtu, bash¬kë¬shorti, i biri ose vëllai mund t’i blejnë shumë artikuj që ju du¬hen grave, pa pas nevojë që ato të shkojnë në treg.
E nderuara motër, le të jetë brengë e juaj konkurrimi në kryerjen e adhurimeve dhe jo konkurrimi në blerjen e shumë rrobave ose xhevahireve. Bukuria juaj qëndron në besim dhe nder. Nëse duhet të shkoni në treg atëherë sigurohuni se keni veshur hixhabin e kompletuar, largohu përdorimit të parfumit dhe bisedave të lirshme me burra të huaj, e sidomos me shi¬të¬sit. Mbaje në mend se kur gratë muslimane kanë nevojë të da¬lin, ato i kryejnë punët që kanë dhe menjëherë kthehen në shtëpi.
Gratë muslimane nuk kanë nevojë të shkojnë në treg shpesh ose të veshin rroba të reja çdo ditë. Është fakt që kur bash¬kë¬shor¬tja është e kënaqur dhe i bindet Allahut, ajo bëhet më e bukur në shikim të burrit, sidomos kur është e përkushtuar në shërbim të tij. Nëse një grua përpiqet shumë të garojë në bler¬jen e rrobave dhe xhevahireve dhe kalon shumicën e kohës jashtë shtëpisë, duke kërkuar gjëra të lira ose këpucë të mira, mendja e saj nuk do të jetë te burri. Kjo nuk është një grua e mirë për të jetuar me të, e as shembull i mirë për t’u pasuar.
Pengesa e pesëmbëdhjetë
MOSKUJDESI NDAJ FËMIJËVE
Islami i kushton vëmendje të veçantë edukimit të fëmijë¬ve, siç demonstrohet me fjalët e të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpë¬ti¬mi i Allahut qoftë mbi të!): “Urdhëroni fëmijët të falen në moshën shtatë vjeçare dhe disiplinoni për namazin në moshën dhjetë vjeçare.”
Ky hadith urdhëron edukim të kujdesshëm dhe të plotë të fëmijëve dhe shfrytëzim të kohës në mënyrën më të mirë. Për shembull, në moshën shtatë vjeçare ai urdhërohet dhe ikura¬jo¬het të falet për tre vjetët e ardhshëm. Secilën ditë thirret t’i bash¬këngjitet namazit, pesë herë në ditë, me të dëgjuar të ezanit.
E nderuara motër, imagjinoni sa herë thirret fëmija dhe inku¬rajohet të falet para se ai të disiplinohet ose të qortohet për moskryerjen e tij? Janë më tepër se pesë mijë herë gjatë tre vjetëve, në mes moshës shtatë vjeçare dhe moshës dhjetë vje¬çare! Gjatë këtyre viteve fëmija mësohet të falet, duke iu përgjigjur ezanit dhe duke i parë të tjerët si falen. Pesë mijë lek¬sione të dhëna mbi faljen e namazit janë të mjaftueshme që ai të mos e harrojë atë ose të mos e merr si çështje të pa¬rën¬dësishme. Namazi mbush jetën e fëmijës dhe bëhet pjesë e aktiviteteve të tij ditore. Ai pret namazin e akshamit, pasi e falë ikindinë dhe pastaj e pret jacinë, e kështu me radhë.
Si rrjedhim, e nderuara motër, ka kohë të mjaftueshme për t’i mbjellë farat e devotshmërisë në fëmijët tanë, në dhjetë vjetët e para të jetës së tyre, kështu që ata edukohen për t’u bërë gra dhe burra të devotshëm.
Gjatë këtyre viteve, ata duhet të mësojnë pjesët themelore të fesë dhe të memorizojnë një pjesë të madhe të Kur’anit, nëse jo krejt. Ka raste të mjaftueshme ku nëna mund t’u ri¬kuj¬tojë fëmijëve atë që kanë mësuar nga Kur’ani. Për më te¬për, babai duhet t’u mësojë dhe t’u rrëfejë tregime të Pejgam¬berit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) dhe njerëzve të devotshëm. Në këtë mënyrë prindërit e shfrytëzojnë kohën me fëmijët e tyre, të cilët mësohen dhe zbaviten në të njëjtën kohë. Nëna po ashtu mund t’u jap fëmijëve kaseta islame që tregojnë për jetën e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) dhe shokëve të tij. Sidomos në kohën para gjumit.
E nderuara motër, esenca e vërtetë e secilës familje duket në fytyrat e fëmijëve, sepse fëmija bëhet emisar i familjes me mënyrën si vepron dhe sillet. Gjithashtu nënë e mençur është ajo, e cila përpiqet në edukimin e fëmijëve dhe bisedon me ta sikur të ishin të rritur, me mirësi dhe dashuri, duke mos i kërcënuar ose ndëshkuar rregullisht.
E nderuara motër, a nuk shpresoni që fëmijët ndoshta bë¬hen adhurues të drejtë të Allahut. Si rezultat, mësoi dhe edu¬koi ata në mënyrën më të mirë dhe merreni përgjegjësinë tuaj që është jashtëzakonisht e rëndësishme. Njerëzit thonë se gra¬të janë gjysma e shoqërisë, e cila edukon gjysmën tjetër. Në këtë mënyrë çdo nënë duhet të mendojë për llojin e shoqërisë që po e prodhon dhe edukon.
Tregime nga të parët
Malik bin Dinar e pa një burrë duke u falur shkel e shko dhe komentoi: “Më vjen keq për fëmijët e tij.” Ai u pyet: “Ai nuk falet si duhet, e juve ju vjen keq për fëmijët e tij?” Ai tha: “Ai është kryetari i familjes dhe ata marrin mësim nga ai!”
Pengesa e gjashtëmbëdhjetë
BASHKËSHORTJA SHKURAJUESE
Disa gra i nxitin burrat të mos i pëlqejnë për shkak të sjell¬jes së tyre të pahijshme dhe fjalëve të këqija. Për shembull, ato i konfrontojnë burrat e tyre duke ua përmendur të metat, qoftë fizike ose financiare. Ajo mund t’ia përmend për çali¬min e tij ose shkurtësinë, ta turpërojë atë sepse është i varfër ose i paarsimuar. Ajo kurrë nuk është bashkëshorte inkurajue¬se. Në të kundërtën, kurrë nuk hesht për të metat e tij, duke ia rikujtuar dhe duke e nënvlerësuar si pasojë.
Ka qenë njëherë një grua e pasjellshme, e cila kurrë nuk e linte burrin e saj të pushonte sa herë që vinte në shtëpi, derisa ai detyrohej të largohej nga aty. Ajo i përmendte të metat e tij dhe shpesh i bërtiste, kështu që ai e kërcënoi se do ta marrë një grua tjetër me qëllim që të mund të gjente paqe e lumturi. Ajo qeshte dhe i thoshte: “Kush martohet me ty? Ju jeni i varfër! Nëse do të vinit tani të më propozonit martesë, unë kurrë nuk do të pajtohesha të martohem.” Ai thotë me vete: “Edhe nëse nuk do të isha bashkëshorti i saj, ajo nuk bën të më nënçmojë në këtë mënyrë, sepse unë jam musliman. Pasuria dhe varfëria janë prej Allahut, siç është edhe puna e krijesave.”
Ai pastaj kërkoi këshillën e një shoku, i cili u përpjek t’ia lehtësonte gjërat. Ai i tha: “Unë do t’ju bëj një kontratë mar¬te¬sore të falsifikuar me një grua që nuk ekziston dhe ju tre¬go¬ni asaj për martesën dhe lavdëroje këtë grua për sjelljen dhe cilësitë e saj. Tregoi se dasma do të bëhet shpejt dhe tregoja kontratën nëse nuk të beson.” Ai u kthye në shtëpi, trokiti në derë, kështu që ajo e hapi atë si zakonisht dhe i tha: “Çfarë të solli kaq herët?” Ai, i lumtur dhe i qetë, u ul në vendin ku zakonisht ulej. Bashkëshortja e pyeti përsëri: “Pse jeni aq i lum¬tur sot dhe pse keni vendosur parfum?” Ai i tregoi, por ajo nuk i besoi, duke i thënë: “Kush do të martohet me juve?” Ai e lejoi atë t’i cekte morinë e zakonshme të të metave që ajo i sheh te ai dhe kur ajo mbaroi, ai i tregoi kontratën e mar¬te¬sës. Ajo filloi të qajë dhe t’i pranojë gabimet dhe padrejtë¬sitë e kaluara që ia kishte bërë. Ajo u përpoq të kërkonte falje për sjelljen ndaj tij, mirëpo, kërkoi ta divorcojë gruan tjetër. Ai i tha se do të mendojë për këtë!
Tregime nga të parët
Jahja bin Muadh thotë: “Me besimtarin sillu në njërën nga këto tri mënyra. Nëse nuk i bën mirë, atëherë mos i bën keq. Në¬se nuk e bëni të lumtur, atëherë se paku mos e bëni të mje¬rë. Nëse nuk e lavdëroni, atëherë se paku mos e qortoni.”
Pengesa e shtatëmbëdhjetë
EKSPOZIMI I SEKRETEVE TË FAMILJES
Nëna dhe babai e dinë mirë se fëmijët sëmuren shpesh ose ankohen nga ndryshimi i motit. Një ditë, gruaja ime dhe unë e dër¬guam djalin te mjeku. Unë u ula në dhomën e pritjes për bu¬rra, ndërsa gruaja u ul në dhomën e pritjes për gra. Pritëm dhjetë minuta derisa e takuam mjekun. Kur po ktheheshim në shtëpi, gruaja më tregonte se derisa po priste mjekun një grua filloi t’i ankohej për sëmundjen e vet dhe domosdoshmërinë e vizitave te mjeku ose qëndrimin në spital. Ajo pastaj filloi t’i përmend emrat e fëmijëve të vet dhe ankohej për secilin, duke thënë se njëri prej tyre ha dhe fle shumë, djali tjetër jeton larg dhe kurrë nuk i viziton. Ajo gjithashtu bisedonte për bashkëshorten e djalit të fundit, e cila është e pasjellshme dhe nuk e pëlqen atë dhe për këtë arsye ata nuk e vizitojnë. Ajo gjithashtu bisedonte për bashkëshortin, i cili nuk e kishte sjellë te mjeku kur i kishin filluar dhimbjet, mirëpo e solli sot. Ajo brenda disa minutave mbajti një fjalim të gjatë. Unë u be¬fasova dhe e pyeta bashkëshorten nëse e kishte njohur këtë grua më herët. Ajo tha se kurrë nuk e kishte parë dhe as që ia dinte emrin. Unë e pyeta se çfarë përfitimi kishte nga ankesat, sidomos kur ajo ka ekspozuar sekretet e familjes. Kur bash¬kë¬shortja e pa se sa u habita, ajo filloi të më sqarojë se kjo ësh¬të tipike për gratë kur takohen. Ato ankohen dhe thonë gji¬thë çka kanë në zemër. Disa gra tregojnë gjër
|