Faqja kryesore
     Kur'an
     Kuran shqip
     Radijo islame
     5 Kushte te fejes
     Dowloads
     Falja e Namazit
     Libra
     => 40 HADITHE KUDSIJ
     => Hilet e Shejtanit
     => SHPIRTI I VARFËR
     => Shërimi i shpirtrave
     => Halifët besimdrejtë
     => Shenjat e Kijametit
     => Jeta e Kësaj Bote
     => Për diten e rikthimit
     => E mira dhe e keqja
     => ISAI DO TË KTHEHET
     => FRIKA NDAJ ALLAHUT
     => SahihŽ ul ŽBuhari 1 Shqip
     => SahihŽ ul ŽBuhari 1
     => SahihŽ ul ŽBuhari 2
     => SahihŽ ul ŽBuhari 3
     => SahihŽ ul ŽBuhari 4
     => SahihŽ ul ŽBuhari 4
     => Hadithe mbi Xhihadin
     => SahihŽ ul ŽBuhari 8
     => Krijimi i Univerzit
     => Moskryerja e Namazit
     => Jeta dhe vdekja
     => Dita e gjykimit
     => Islami feja e lehtësisë
     => Daveti në shtëpi
     => 20 Mënyra për syefaqësi
     => Islami fe e Mëshirës...
     => Popujt e zhdukur
     => Muhamed a s
     => të përg me xhennet
     => Pse Islami
     => Urdhërimi dhe ndalimi
     => Rregullat e shitblerjes
     => mjekrrën dhe duhanin
     => Edukimi e fëmijëve
     => Te ruash gjuhen
     => Dija
     => Dobitë e Ibadetit
     => Islami Është Fe...
     => Pendimit të sinqertë
     => Fshehtësia e sprovës
     => Krijimi i njeriut
     => Të mendosh thellë
     => Përkushtuarit Allahut
     => Disa sekrete të Kur'anit
     => Mjeshtëria e Allahut...
     => Xhenneti .
     => Karakteri i Muslimanit
     => Dëshiroj të pendohem, por.
     => Pengesat në rrugë
     => Profeti Jusuf
     => Kur'ani drejt shkences
     => Parimet themelore të Islamit
     => T'a mësojmë Islamin
     => Përse e pranuam islamin?
     => Ngritja e Islamit
     => Përmbledhje tregimesh
     Dr. Shefqet Krasniqi 1
     Bekir Halimi 1
     Dr. Zekerija Bajram
     Sadulla Bajrami
     Filma islam
     Contact
     MILIONERI
     Kamata
     Shkenc
     islam video
     Libra islam
     40 Hadithe
     Ilahi
     T
     Enis Rama live




hixhret - Shenjat e Kijametit


 

SHENJAT E KIJAMETIT
            
Afërsia e ndodhjes së Kijametit


Ajetet dhe hadithet e sakta udhëzojnë në atë, se ndodhia e Kijametit nuk dihet, ndërsa paraqitja e shumicës së shenjave të Kijametit është argument se është afruar dhe se ne jemi në ditët e fundit të kësaj bote.
All-llahu s.v.t thotë:“Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të.”- (El ENBIJA – 1).
Njerëzit të pyesin për kijametin(katastrofën) e ti thuaj:”Për atë di vetëm Allahu!E,ku mund ta dish ti,ai ndoshta është afër!” (El AHZAB 63)
“Kurse Neve ai na duket afër” (El Me’arixh 6-7)
“Momenti (i katastrofës së përgjigjthshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh)” (El KAMER – 1).
...... dhe shumë ajete tjera që tregojnë afrimin e fundit të jetës së kësaj bote, dhe kalimit në botën tjetër ku çdo veprues gjenë veprën e tij, nëse ka vperuarë mirë do të gjejë të mirën, e nëse ka vepruar vepra të këqia do të gjejë të keqën.
I Dërguari s.a.v.s thotë “ Jam dërguar une dhe kijameti si këta dy-dhe bëri me shenjë me dy gishtat”57
Pejgamberi s.a.v.s thotë: “Afati i juaj nga afati i popujve që kanë kaluar, është sikur koha në mes namazit të Ikindisë dhe perëndimit të diellit”58
I Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] thotë:“ jam Dërguar në fillimin e Kijametit”( thotë Albani e transmeton Ed-Dulabijj. Në librin (El-Kuna) 1/23 dhe ibn Munedih në librin El-Marifeh 2/234/2 dhe zingjiri është i saktë (shiko më gjërësisht silsiletus-sahiha 2/467 (808)). Transmeton ibn Umeri r.a dhe thotë : ishim ulur me Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ndërsa dielli kishte rënë mbi kodrën Kuajkiam (kodër në anën jugore të Mekkes për 12 mila) pas namazit të Ikindisë, Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] tha: “ Jeta e juaj në krahasim me jetën e atyre që kanë kaluar është sikurse ajo që ka mbetur nga dita dhe ajo që ka kaluar” - (Transmeton Ahmedi në Musnedin e tij (8/176) Ahmed Shakiri thotë: zingjiri është i saktë).
Kjo tregon se ajo që ka mbetur në krahasim me atë që ka kaluar është shum pak, mirëpo koha që ka kaluar nuk e din askush përveç All-llahut s.v.t. dhe nuk është transmetuar nga i mbrojturi (i Dërguari)
57 Sahihul Buhari,Kitabu rekaik,babu kavlin nebijji : buithtu ena we saatu kehatejni,nga sehli r.a (11/347 meal fet-h).
58 Sahihul Buhari,Kitabu Ehadithil enbijai,babu ma dhukire an beni israil (6/495-meal fet-h).

diçka e saktë që kufizon kohën, e që ne të mbështetemi në atë,e të dihet koha që ka mbetur nga ajo që ka kaluar, mirëpo dihet se është shum pak në krahasim me atë që ka kaluar.59 Nuk ekzistonë fjalë më e pasur se fjala e të Dërguarit [salallahu alejhi ve selem], që tregon afrimin e ditës së Kijametit, ku thotë: : Jam dërguar unë dhe kijameti afër (së bashku) saqë do të më kalonte. – (Musnedi i Ahmedit 5/348, Ibnu Haxheri thotë: e transmeton Ahmedi,Taberiu dhe zingjiri i hadithit është i mirë-Fet-hul Barij 11/348).
Ky është sinjal që flet për afrimin e kijametit me shpallejn e Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] derisa është frikësuar i Dërguari [salallahu alejhi we selem] se do ta kaloj.


Çlirimi i Mesxhidul Aksas

Nga shenjat e kijametit është çlirimi i Mesxhidul Aksas, sikur që është lajmëruar në hadithin që e transmeton Avf ibn Malik r.a se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Numëro gjashtë ndodhi që do të ndodhin para kijametit…(dhe ka përmendur)...çlirimin e Mesxhidul Aksas”.
Në kohën e Umer ibn Hatabit u plotësua çlirimi i Mesxhidul Aksas në vitin gjashtëmbëdhjet hixhrij, siç thonë historianët musliman.
Shkoi Umeri r.a bëri marëveshje me banorët e saj, e çliroj dhe e pastroj nga Çifutët dhe të Krishterët, e ndërtoj një xhami në anën e kibles të Mesxhidul Aksas2.
Transmeton Imam Ahmedi me zingjirë nga Ubejd ibn Adem thotë: Kam dëgjuar Umer ibn Hatabin duke i thënë Ka’bul Ehbarit3, ku mendon të falem? E ai tha: Nëse e merr mendimin tim, falesh pas rrasës ashtuqë gjithë Kudësin do ta kesh para vete. Umeri r.a tha: Jo o biri i qifutes,

1 shih: Et-Tedhkireh të Kurtubiut f.(629-630).
2 shih: El-bidaje ve Nihajeh (7/55-57).
3 Është Ka’b ibn Matia’ El-Humejrij nga dijetarët dhe nga dijetaët e pasuesve të librit, e ka pranuar islamin në kohën e Ebu Bekrit r.a, ndërsa në kohën e Umerit r.a. ka shkuar në medine pastaj ka jetuar në sham dhe ka vdekur në kohën e hilafetit të Uthmanit r.a. pasiqë i ka kaluar njëqindvite.
Shih: Tekribu tehdhib(2/135), Tehdhibu Tehdhib(8/438-440), Tedhkiretul Hufadh (1/52).


Do të falem aty ku është falë i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] dhe shkoi në anën e Kibles dhe atje u falë, pastaj erdhi e shtrojë rrobën e mbllodhi bërllokun në rrobën e tij dhe kështu vepruan njerëzit tjerë.1

Dërgimi i Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem]


Dërgimi i Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem]
I Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] na ka lajmëruar se dërgimi i tij është lajmërim për afrimin e kijametit dhe se ai është Pejgamber para kijametit, në hadithin që e transmeton Sehli nga i Dërguari [salallahu alejhi ve selem]: “Jamë dërguar para kijametit sikur këta dy, dhe bëri shenjë me dy gishtat (gishtin tregues dhe të mesëm)”.1
Transmeton Enesi r.a se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Jamë dërguar para kijametit sikur këta dy, dhe bashkoi gishtin tregues me gishtin e mesëm”.2
Transmeton Kajs ibn Ebu Hazim nga Ebi Xhubejrete se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Jamë dërguar në fillim (të shenjave) të kijametit”3.
Prandaj shenja e parë e kijametit është dërgimi i të zgjedhurit (Muhamedit salallahu alejhi ve selem) ai është Pejgamberi i fundit, nuk vjen pas Tij Pejgamber tjetër, por e pason me rradhë kijameti sikur që vie me rradhë gishti i mesëm pas gishtit tregues dhe nuk ka gishtë tjetër në mes tyre, apo siç ia kalon njëri gishtë tjetrit.4
Aludon në këtë transmetimi i Tirmidhiut: “Jamë dërguar unë dhe kijameti si këto dy (në transmetimin e Ebu Davudit thotë: “Bëri shenjë me gishtin tregues dhe të mesëm”)- për sa ja kalon njëri gishtë tjetrit.5
Në transmetimin e Muslimit thotë Shu’betu: kam dëgjuar Kataden duke thënë sikur që ia kalon njëri(gishtë) tjetrit, nuk e di, e ka përcjellur nga Enesi apo është fjalë e Katadës6.
Thotë Kurtubiu: Shenja e parë nga shenjat e kijametit është Pejgamberi, ngase është pejgamber i kohës së fundit dhe është dërguar, ndërsa mes atij dhe kijametit nuk ka pejgamber tjetër.7
Allahu s.v.t thotë:{ Muhamedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e Allahu është i dijshëm për çdo send}.
1 sahihul buhari, kitabu rekaik, babu kavlin nebiji:buithtu ena ve saatu ke hatejni, (11/347-fet-h).
2 sahihu muslim, kitabul fiten ve eshratus saaati, babu kurbu saaati (18/89-90-sherh imam Nevevij).
3 transmetoi Dulabij në ((El-Kuna))(1/23) dhe ibnu munedih në ((el-m’arifeh)) (2/234/2).
4 shiko: ((et-tedhkireh)) f.625-626, fet-hul barij 11/439 dhe tuhfetul ehvedhij sherhu tirmidhij 6/460.
5 xhamiu tirmidhij, dhe hadithi është i mirë.
6 sahihu muslim, kitabul fiten ve eshratus saati, babu: kurbus saati ((18/89-sherh Nevevij))
7 shih:Et-tedhkiretu fi ehvalil mevta f.626.

Fitneja e thënjës “Kur’ani është i krijuar”

Pas kësaj më vonë në kohen e dinastis Abasite ndodhi fitneja e fjalës “Kur’ani është i krijuar”.
Këtë fjalë e e thoshte Halifeja Abasijë, El-Me’mun, dhe në këtë e pasuan Xhehmit dhe Mu’tezilit të cilët e kanë përkrahur tek ai.
Për këtë çështje u sprovuan shumë nga dijetarët Islam dhe mbi muslimanët ndodhi sprovim i madh, e që i angazhoi një periudhë të gjatë kohore dhe përshkak të kësaj fjale hynë në besimin e muslimanëve bindje që nuk ishin nga besimi i tyre.
Kjo është njëra nga fitnet, ndërsa fitnet që kanë ndodhur janë shumë dhe nuk kan fund dhe vazhdojnë fitnet të dalin dhe të shtohen.
Përshkak këtyre fitneve muslimanët u ndanë në fraksione të shumta, ku çdonjëra nga ato thërret në veten e saj dhe pretedon se është në të vërtetën, kurse të tjerët në të kotën.
I Dërguari [salalahu alejhi ve selem] ka lajmëruar për ndarjen e këtij ummeti siç janë ndarë popujt që kanë qenë para tyre.
Transmeton Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Janë ndarë jehudët në shtatëdhjet e një fraksione, dhe janë ndarë të krishterër në shtatëdhjetë e dy fraksione, ndërsa do të ndahet ummeti im në shtatëdhjet e tri fraksione. (transmetohet në “Sunenet” përveç Nesaiu).
Nga Ebi Amir Abdullah ibn Luhaj thotë: kemi bër haxhin me Muavije ibn Ebi Sufjanin, e kur kemi arrit në Mekke u ngrit pasi që fali namazin e drekës dhe tha: “Vërtet i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve sele]ka thënë: “Vërtet pasuesit e librave (Jehudët dhe të krishterët) janë ndarë në fenë e tyre në shtatëdhjetë e dy fraksione, ndërsa ky ummet do të ndahet në shtatëdhejt e tri fraksione-që do të pasojnë epshin-të gjitha do të jenë në zjarrë përveç njërës dhe ai është xhemati (ata që pasojnë xhematin e parë të muslimanëve).
Vërtet nga ummeti im do të dalin njerëz që epshi do të hyjnë tek ata (risit në fe) siç hynë hidrofobi në të sëmurin, nuk lenë damarë ose nyje e mos të hyjë”.
Pasha Allahun o ju Arab nëse nuk e kryeni atë me të cilën ka ardhur Pejgamberi juaj, të tjerët nga njerëzit më tepër do të lënë veprimin me të.

Pasimi i traditave të popujve të kaluar

Nga fitnet e mëdha është edhe pasimi i traditave të Jehudëve dhe të krishterëve dhe emitimi i tyre.
Disa nga muslimanët kanë emituarë mosbesimarët, i përngjajnë atyre, kanë marrë sjelljet e tyre dhe u kanë pëlqyerë ata.
Kjo është vërtetim i asaj që ka lajmëruar Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] në hadithin që transmeton Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Nuk do të ndodhë Kijameti derisa ummeti im të mos vepron atë që kanë vepruar popujt e kaluar, pëllëmb pas pëllëmbe dhe kut pas kuti” i thanë: O i Dërgauar i Allahut! Siç veprojnë Persianët dhe Romakët?
Tha: “E kush mund të jetë prej njerëzve përveç atyre”.(Transmeton Buhariut).
Ndërsa në transmetimin e Ebu Seid i thamë: O i Dërguar i Allahut! Jehudët dhe të krishterët?
Tha: e kush?(nëse jo ata). (transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Ibn betali thotë: “I Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka lajmëruar se ummeti i tij do të emitojnë gjërat e shpikura, risit dhe epshet, ashtu siç ka ndodhur me popujt e më hershëm para tyre dhe ka lajmëruar në shumë hadithe se të fundit janë më të këqinjë dhe se kijameti nuk ndodhë vetëm në njerëzit më të këqinjë, kurse feja mbetet tek njerëz të veqantë”
Ibn Haxheri thotë: “Shumica e asaj që ka lajmëruar i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka ndodhur dhe do të ndodhë ajo që ka mbetur nga ajo që ka lajmëruarë”.
Në këtë kohë ka shumë nga muslimanët që u përngjajnë mosbesimtarëve nga lindja dhe perëndimi, ashtuqë burrat dhe gratë tona u përngjajnë burrave dhe grave të tyre dhe janë sprovuar me ta derisa ka rritur çështja tek disa njerëz të dalin nga feja, duke besuar se nuk mundet të ndodhë përparimi, civlizimi vetëmse me hudhjen e Kur’anit dhe sunnetit pas shpine.
Kush e njeh islamin e saktë e kupton se ku kanë rënë muslimanët në shekujt e fundit, nga largimi prej mësimeve të islamit, daljes nga akideja e tij, ashtuqë nuk ka mbet tek disa nga islami përveç emrit.
Kanë gjykuar ligjet e mosbesimtarëve dhe janë larguarë nga sheriati (ligji) i Allahut.
Prandaj nuk ka cilësim më i plotë se sa përshkrimi i Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] muslimanët në emitimin dhe arbitrimin e tyre te mosbesimtarët, kur thotë: “Pëllëmb pas pëllëmbe, kut pas kuti, derisa nëse hynë në vrimën e hardhucës do ti pasoni”.
Imam Neveviu thotë: “Qëllimi me fjalën pëllëmbë, kutë, dhe vrimë është përshkrimi i përgjasimit të madh atyre, ndërsa me fjalën përgjasim ka për qëllim ndjekjen e tyre në mëkate e jo në mosbesim dhe në këtë ka mrekulli të dukshme në të Dërguarin [salallahu alejhi ve selem], ngase ka ndodhur ashtu siç ka paralajmëruar”.
Fitnet nuk kanë fund, fitnet e grave, të pasuris, dashuria ndaj epsheve, dashuria ndaj fuqis, sundimit dhe postit, të gjitha këto janë fitne ndoshta e shkatërrojnë njeriun, lusim Allahun të na ruajë dhe të na shpëtojë.

KAPITULLI PARË

Shenjat e Kijametit

Pjesa e parë – definimi i shenjave të kijametit

Pjesa e dytë – pjesët e shenjave të kijametit

Pjesa e tretë – shenjat e vogëla të kijametit

Pjesa e parë
Definimi i shenjave të kijametit
Shenjave të kijametit në gjuhën arabe i thuhet: “eshratus saati”. Kuptimi i fjalës:Eshartu-e që është njëjës i fjalës Eshratu-është:shenjë.
Esaatu në kuptimin etimologjik ka për qëllim një pjesë prej pjesëve të natës ose ditës.
Domethënja e fjalës Esaatu në kuptimin terminologjik:
Momenti në të cilin do të ndodh kijameti quhet Esaatu,quhet me këtë emër përshkak të llogaris së shpejt që bëhet,ose përshkak që i habit njerëzit në atë çast dhe vdesin të gjitha krijesat me një thirrje.60
Shenjat e kijametit janë ato shenja të cilat ndodhin para Kijametit dhe tregojnë afrimin e Kijametit.
Fjala (Es-saatu) – Kijameti vjen me tre kuptime:
Es-Saatu Esugra (Kijameti vogël) – është vdekja, kush vdes kijameti i tij ka ndodhur ngase ka hyrë në botën e Ahiretit.

59 En nihajetu/El fitenu wel melahim (1/195).
60 shiko:En nihajetu fi garibil hadith (2/422),lisanul arab (8/169),tertibul kamusul muhit (2/647) t[ Tahir Ahmed Errevazij.

Es-saatul Vusta – (Kijameti i mesëm) – është vdekja e njerëzve të një shekulli, siç tranmseton Aishja r.a dhe thotë: Fshatarët kur vinin te i Dërguari i All-llahut [salallahu alejhi ve selem] e pyetnin: kur do të ndodhë Kijameti ? shikonte në më të riun nga ata dhe thoshte “nëse jeton ky, para se të vjetrohet bëhet kijameti i juaj” kishte për qëllim vdekjen e atyre që u fliste. ( Fet-hul Barij 11/363)
Es-saatul Kubra – ( Kijameti i madhë) – është ringjallja e njerëzve nga varret e tyre për llogaritje dhe shpërblim.
Në Kur’an kur të përmendet fjala “Es-Saatu” ka për qëllim Kijametin e madh.
All-llahu s.v.t thotë: .”Njerëzit të pyesin për es-saatu (kijametin)” (el Ahzab 63).
Allahu thotë:“është afruar Es-saatu”(el kamer 1). don të thotë është afruar Kijameti.
All-llahu s.v.t ka përmendur dy Kijametet në Kur’anin fisnik-kijameti i madh dhe kijameti i vogël- gjenë se si janë përmendur dy Kijametet në një sure, siç është në suren
“El-Vakia 1-7”
Sëpari ka përmendur kijametin e madh, ku Allahu s.v.t. thotë:{E kur të ngjajë ndodhia (kijameti).Realiettin e asaj ndodhie nuk ka kush që do ta përgënjeshtrojë. Ajo është që rrëzon, është që ngrit (lart). (ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta. E bëhet pluhur i shpërndarë. Dhe ju ndaheni në tri grupe.
Pastaj në fund të sures është përmendur Kijameti i vogël, dhe ajo është vdekja :
Përse pra,kur arrin shpirti në fyt, E ju në atë moment shikoni (se çpo i ngjet). E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk e shihni” (VAKIA 83:85)
Gjithashtu ka përmendur dy kijametet në suren “El-Kijame”. Në ajetin e parë është përmendur Kijameti i madhë “Betohem në ditën e kijametit” (El KIJAME:1),pastaj ka përmendur vdekjen, thotë: “Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit)”(El KIJAME : 26 ) dhe ky është kijameti i vogël.
E shumë vende tjera në Kur’anin fisnik ku nuk mjafton vendi që t’i përmendim të gjitha. Ne në këtë rast kemi për qëllim të përmendim shenjat e Kijametit të madh, të cilat janë përmendur në Kur’an dhe sunnet.61


Pjesët e shenjave të kijametit

Shenajt e kijametit ndahen në dy pjesë:
1. shenjat e vogëla: janë shenjat që ndodhin para Kijametit për një kohë të gjatë, dhe janë prej llojit tëadaptuar, sic është ngritja e diturisë, paraqitja e xhehlit, pirja e alkoolit,garimi në ndërtim ….. e të tjera, ka mundësi paraqitja ndonjë shenje nga këto e shoqëruar me shenjat e mëdha ose pas shenjave të mëdha.
2.Shenjat e mëdha: janë ndodhi të mëdha që paraqiten me afrimin e ndodhies së Kijametit, nuk janë ndodhi të natyrshme, siç është paraqitja e dexhallit, zbritja e Isaut a.s, dalja e Jexhuxhit dhe Mexhuxhit dhe lindja e diellit nga perëndimi ( shiko Et-Tedhkireh të Kurtubiut f.624) ( Fet-hul Barij 13/485)

Disa dijetarë kanë ndarë shenjat e kijametit në aspektin e paraqitjes në tre pjesë:62

            1) shenjat që janë paraqitur dhe kan kaluar
            2) shenjat që janë paraqitur dhe vazhdojnë të shtohen
            3) dhe shenjat që ende nuk janë paraqitur deri tash


Dy grupet e para janë nga shenajt e vogëla të Kijametit, ndërsa në pjesën e tretë marrin pjesë shenjat e mëdha dhe disa shenja të vogëla.




Pjesa e tretë
Shenjat e vogëla të kijametit
Shenjat e vogëla të kijametit që i kanë përmendur dijetarët janë shumë, ndërsa unë këtu kamë përmendur ato shenja që janë vërtetuar me sunnet se janë; nga shenjat e vogëla dhe kam lënë ato shenja që nuk janë të vërtetuara në sunnet -këtë e kam bërë mbrenda kufijve të diturisë sime të shkurtër- pasiqë kam bër një shikim rreth atyre haditheve dhe jamë njoftuar me fjalën e dijetarëve që ka të bëjë me saktësinë apo dobësin e atyre haditheve, ndoshta ka edhe shenja tjera të vërtetuara e që unë nuk kam lexuar për to ndonjë hadith të sakët.
Këto shenja i kam përmendur pa rradhitje, ngase nuk kam lexuar ndonjë hadith apo hadithe që tregojnë rradhitjen e tyre, ashtuqë sëpari kam përmendur shenjat për të cilat thonë dijetarët se janë paraqitur dhe kanë kaluar, pastaj kamë qenë i kujdesshëm në përmendje e shenjave tjera dhe i kamë dhënë përparësi shenjave që vet ngjarjet japin të kuptojmë përparësin e atyre shenjave, si për shembull: “Paraqitja e fitneve” është para ngritjes së diturisë, ngase fitnet janë paraqitur në kohën e sahabëve, mandej kam përmendur luftën kundër Romakve para çlirimit të Istambollit, sepse hadithi ka ardhë në këtë formë dhe kamë përmendur çlirimin e Istambollit para luftës me qifutët, e që do të ndodhë në kohën e Isaut a.s, pasi që çlirimi i Istambollit do të jetë para paraqitjes së degjallit, ndërsa zbritja e Isaut a.s. do të jetë pas paraqitjes së Degjallit, e kështu me radhë……
Disa shenja mbeten të përmenden në fund, ngase nuk paraqiten vetëm pas shenjave të mëdha, siç janë rrënimi i Qabes nga dora e Habeshve dhe paraqitja e erës që do ti merrë shpirtërat e besimtarëve.
Ajo që duhet të dihet është: se shumë nga shenjat e kijametit fillimi i tyre është paraqitur në kohën e sahabëve dhe janë në shtim, pastaj vazhdimisht janë shtuar në disa vende por jo edhe në vendet tjera, ndërsa ajo me të cilën pason dita e Kijametit është intensifikimi i atyre, ashtuqë ngritjen së diturisë nuk i vie përballë vetëmse injoranca e plotë, por kjo nuk don të thotë: se nuk do të ekzistojë një palë që do të posedojë dituri, ngase do të jenë të të harruarë në mesin e injorantëve, me këtë krahaso shenjat tjera.1
Meriton të përmendet edhe ajo: se disa prej njerëzve, nga fjala “Shenjat e kijametit” nënkuptojnë se janë çështje të ndaluara, pasiqë janë prej shenjave të kijametit!
Ky rregull është i pa pranuar, ngase për ato shenja, që ka lajmëruar i Dërguari [sallallahu alejhi ve selem] se janë nga shenjat e kijametit, nuk don të thotë; se janë të ndaluara ose të urrejtura.
Garimi i barinjëve në ndërtimin e pallatëve, shtimi i pasurisë dhe pesëdhjet gra që do të kenë një kujdestar, nuk don të thotë se janë edhe të ndaluara, por janë shenja të kijametit dhe në këto shenja nuk kushtëzohet diç e tillë. Prandaj mundet të jenë nga të mirat, të këqiat, të lejuarat, të ndaluarat, të obliguarat dhe nga të tjerat, e që Allahu e din më së miri.

1 shiko:fet-hul barij ((13/16)), më vonë do të vijë shpjegim në detaje kur të flasim për ngritjen e diturisë dhe paraqitjes së injorancës.


Mbytja e Uthmanit r.a.

Kjo fitne ka ndodhur në kohën e sahabëve r.a. pas vrasjes së Umerit r.a. e që ishte dera e mbyllur e fitneve, e kur u vra ai u paraqitën fitne të mëdhaja dhe u paraqitën thirrësit e saj, e që ishin prej atyre që nuk ishte ngulitur besimi ende zemrat e tyre dhe nga munafikët të cilët para njerëzve i shfaqin të mirat, ndërsa në zemërat e tyre i fshehin të këqiat dhe kurthat që i pregadisin kësaj feje.
Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Hudhejfe r.a. se Umer ibn Hattabi r.a. ka pyetur kush nga ju e din hadithin e të Dërguarit të Allahut [salallahu alejhi ve selem] për fitnen?
Hudhejfe r.a. tha: unë e di ashtu siç e ka thënë i Dërguari [salallahu alejhi ve selem].
(Umeri r.a) tha: ma trego se ti je i guximshëm.
(Hudhejfa r.a.) tha:”I Dërguari i Allahut ka thënë: “sprovimin e njeriut me familjen, pasurin dhe fqiun e tij e shlyen namazi, lëmosha, urdhërimi në të mira dhe ndalimi nga të këqiat”.
 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free