Faqja kryesore
     Kur'an
     Kuran shqip
     Radijo islame
     5 Kushte te fejes
     Dowloads
     Falja e Namazit
     Libra
     => 40 HADITHE KUDSIJ
     => Hilet e Shejtanit
     => SHPIRTI I VARFËR
     => Shërimi i shpirtrave
     => Halifët besimdrejtë
     => Shenjat e Kijametit
     => Jeta e Kësaj Bote
     => Për diten e rikthimit
     => E mira dhe e keqja
     => ISAI DO TË KTHEHET
     => FRIKA NDAJ ALLAHUT
     => SahihŽ ul ŽBuhari 1 Shqip
     => SahihŽ ul ŽBuhari 1
     => SahihŽ ul ŽBuhari 2
     => SahihŽ ul ŽBuhari 3
     => SahihŽ ul ŽBuhari 4
     => SahihŽ ul ŽBuhari 4
     => Hadithe mbi Xhihadin
     => SahihŽ ul ŽBuhari 8
     => Krijimi i Univerzit
     => Moskryerja e Namazit
     => Jeta dhe vdekja
     => Dita e gjykimit
     => Islami feja e lehtësisë
     => Daveti në shtëpi
     => 20 Mënyra për syefaqësi
     => Islami fe e Mëshirës...
     => Popujt e zhdukur
     => Muhamed a s
     => të përg me xhennet
     => Pse Islami
     => Urdhërimi dhe ndalimi
     => Rregullat e shitblerjes
     => mjekrrën dhe duhanin
     => Edukimi e fëmijëve
     => Te ruash gjuhen
     => Dija
     => Dobitë e Ibadetit
     => Islami Është Fe...
     => Pendimit të sinqertë
     => Fshehtësia e sprovës
     => Krijimi i njeriut
     => Të mendosh thellë
     => Përkushtuarit Allahut
     => Disa sekrete të Kur'anit
     => Mjeshtëria e Allahut...
     => Xhenneti .
     => Karakteri i Muslimanit
     => Dëshiroj të pendohem, por.
     => Pengesat në rrugë
     => Profeti Jusuf
     => Kur'ani drejt shkences
     => Parimet themelore të Islamit
     => T'a mësojmë Islamin
     => Përse e pranuam islamin?
     => Ngritja e Islamit
     => Përmbledhje tregimesh
     Dr. Shefqet Krasniqi 1
     Bekir Halimi 1
     Dr. Zekerija Bajram
     Sadulla Bajrami
     Filma islam
     Contact
     MILIONERI
     Kamata
     Shkenc
     islam video
     Libra islam
     40 Hadithe
     Ilahi
     T
     Enis Rama live




hixhret - Rregullat e shitblerjes


 

RREGULLAT E SHITBLERJES



Shkëputur nga libri:
"el Uexhiz fi Fikhis Suneti uel Kitabil Aziz"
(Përmbledhës në fikhun e Sunetit dhe Librit të Shtrenjtë)

Autor:
Abduladhim bin Bedeui el Halefi

Shtojcë:
“Pasuria dhe gjykimi për të!”

Autor:
shejh Mesh’hur ibën Hasen Al Selman
(Allahu e ruajt!)

Përktheu:
Ebu Enes Bledar HOXHA

Boton:
Libraria “Imam Albani”

e-mail: imamalbani_libri@yahoo.com






PËRMBAJTJA



PARATHËNIE
KAPITULLI I SHITBLERJES
Ç'është shitblerja
Gjykimi për shitblerjen
Nxitja për të arritur jetesën me djersë
Nuk ka ndalim të pasurohesh nëse i frikësohesh Allahut në të
Nxitja për të qënë ekonomik në kërkimin e rrizkut
Nxitja për të qënë i sinqertë dhe ndalimi nga gënjeshtra
Nxitja për lehtësim dhe falje në shitblerje
Dobia në konsiderimin e atij që është ngusht
Ndalimi i mashtrimit
Nxitja për t'u ngritur herët në kërkimin e rrizkut
Çfarë thuhet kur hyn në treg
Allahu e ka bërë të lejuar shitblerjen
Llojet e shitblerjes të cilat i ka ndaluar sheriati
Bejul-garar
Shitja me të prekur dhe me të hedhur
Shitja e të voglit të të voglit të barsës
Shitja me guraleca
- Shitja e diçkaje që nuk e posedon në të vërtetë
- Shitja e mallit që ke blerë para se ta marrësh në dorë
- Shitja mbi shitjen e vëllait tënd (tregtarit tjetër)
- Shitja e Ijnes (me hile)
- Shitja me afat duke rritur çmimim (shitja me këste)
Gjërat të cilat nuk lejohet shitja e tyre
ZGJEDHJA
Llojet e zgjedhjes
KAMATA
Ç'është kamata
Gjykimi për kamatën
Llojet e kamatës
Gjërat në të cilat ndalohet kamata
MARRËVESHJA NË KULTIVIMIN E TOKËS
Ç'është marrëveshja në kultivim
Gjykimi për të
Kujt i takojnë shpenzimet
Çfarë nuk lejohet në këtë lloj tregtie
MARRËVESHJA NË PËRKUJDESJEN PËR PEMËT
Ç'është marrëveshja në përkujdesjen për pemët
Gjykimi për të
NGJALLJA E TOKËS SË VDEKUR
Ç'është toka e vdekur
Nxitja e Islamit për tek ajo
QIRAJA
Ç'është qiraja
Gjykimi për qiranë
jërat në të cilat lejohet qiraja
Qiraja (paga) e punëtorit
Gjynahu i atij që nuk ia jep hakun punëtorit
Gjërat në të cilat nuk lejohet qiraja
Qiraja në leximin e Kuranit
SHOQËRITË TREGTARE
Ç'është shoqëria tregtare
Gjykimi për shoqërinë tregtare
Shoqëria tregtare sipas sheriatit
AZHIOTAZHI
Ç'është azhiotazhi
Gjykimi për azhiotazhin
Besnikëria e punëtorit
PARAPAGIMI
Ç'është parapagimi (es-selem)
Gjykimi për të
Parapagimi atij që nuk e posedon bazën e mallit (farën)
BORXHI
Dobia e borxhit
Shtrëngimi në të
Ai që merr të hollat e njerëzve dhe ka për qëllim t'i kthejë ato
Urdhëri për shlyerjen e borxhit
Mirësjellja në kërkimin e kthimit të borxhit
Shtyrja e afatit të atij që është ngushtë:
Mosshlyrja e borxhit prej atij që ka mundësi është padrejtësi
Izolimi i atij që ka mundësi të shlyejë borxhin dhe nuk e bën
Çdo borxh që sjell fitim është kamatë
PENGU
Ç'është pengu
Gjykimi për pengun
A lejohet përdorimi i pengut
TRANSFERIMI I PARAVE
Ç'është transferimi i parave
DEPOZITIMI
Ç'është depozitimi
Gjykimi për të
Kompensimi i amanetit nëse prishet në dorën e mbajtësit
HUADHËNIA
Ç'është huadhënia
Gjykimi për të
Urdhëri për kthimin e huasë
Kompensimi i saj nëse prishet
GJËJA E GJETUR
Ç'është gjëja e gjetur
Detyra e atij që gjen diçka të humbur
Delet dhe devetë e humbura
Gjetja e gjërave që hahen dhe atyre pa vlerë të konsiderueshme
Gjëja e gjetur në Harem (në territorin e Kabes)
FËMIJA I GJETUR
Gjykimi për të
Feja e tij, liria dhe shpenzimi për të
Trashëgimia e fëmijës së gjetur
Pohimi i prejardhjes së tij
DHURATA
Ç'është dhurata
Nxitja në të
Pranimi i dhuratës edhe nëse është pak
Dhurata që nuk refuzohet
Kush ka më shumë të drejtë për t'i dhuruar atij
Ndalimi nga bërja dallim mes fëmijëve në dhuratë
Nuk lejohet që ndokush të kërkojë atë që dhuroi dhe as ta blejë atë
Gjykimi për atë që bën një dhuratë dhe më pas e trashëgon atë
Dhurata që marrin nënpunësit është e pamerituar
MARRJA E DIÇKAJE ME FORCË
Gjykimi për të
Ndalimi nga përfitimi i të marrurës me dhunë
Kush vritet duke ruajtur pasurinë e tij, është dëshmor
Rrëmbimi i tokës
ESH SHUFAH
Ç'është esh shufah
Gjërat në të cilat pranohet Shufah
Shufah e komshijve që kanë diçka të përbashkët
AUTORIZIMI
Ç'është autorizimi (el Uekale)
Gjykimi për të
Gjërat në të cilat lejohet autorizimi
I autorizuari duhet të jetë besnik
Pasuria dhe gjykimi për të





PARATHËNIE




Falenderimet i takojnë vetëm Allahut, vetëm Atë falenderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje të gjynaheve tona. I lutemi Allahut të na ruaj nga e keqja e veteve dhe punëve tona! Atë të cilin e udhëzon Allahu, është i udhëzuar dhe atë të cilin humb Allahu nuk do të gjendet askush për ta udhëzuar. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij.



Disa vëllezër të mi më kërkuan që t'iu përgatis një material përmbledhës në rregullat e shitblerjes, duke u ankuar se libra të tillë në gjuhën shqipe nuk ka fare, ose janë shumë të rrallë. Kështu, duke parë këtë nevojë të vëllezërve të mi muslimanë për këtë degë të fikhut Islam dhe për vetë rëndësinë e kësaj teme, ku siç dihet, shitblerja është diçka e përditshme dhe të gjithë e praktikojnë për plotësimin e nevojave të tyre, mora shkas për përgatitjen e këtij libri. Kjo të bën të kuptosh edhe shkakun e lejimit të shitjes dhe ndalimin e kamatës. Shitja është e dobishme dhe e domosdoshme për njerëzit në përgjithësi, ndërsa kamata është shkatërruese e ekonomisë së popujve në përgjithësi dhe grumbullim i saj në duart e një pjese të vogël njerëzish, të cilët janë të pasurit.



Prej këtu kuptohet kapitalizmi dhe sherri i tij mbi njerëzimin. Qëllimi i tij është që i pasuri të shtojë pasurinë e tij, kurse i varfëri të zhytet edhe më shumë në varfëri. Njerëzit të punojnë shumë dhe të posedojnë pak.


Pikërisht kjo është ajo që fshihet pas kamatës (fajdes), shkatërrueses së ekonomisë së popujve dhe ky është shkaku që Islami e ka ndaluar rreptësisht kamatën, ndërsa Allahu i ka shpallur luftë atij që e merr apo e jep atë.


"O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe ndërprisni çfarë ju ka mbetur nga kamata (këtej e tutje), në qoftë se jeni me të vërtetë besimtarë. Dhe në qoftë se nuk e bëni këtë, atëherë merrni njoftimin për luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Nëse do të pendoheni, atëherë merrni origjinën e pasurisë tuaj. Kështu që as nuk i bëni askujt padrejtësi as nuk iu bëhet padrejtësi." (Bekare:278-279)



Ndërsa në anën tjetër komunizmi kërkon heqjen e pronës private nga rrënjët dhe zëvendësimin e saj me pronën e përbashkët, duke rënë kështu ndesh me natyrën njerëzore në dëshirën për të poseduar. Në mes këtyre dyjave, qëndron Islami me drejtësinë e tij në të gjitha fushat e jetës si dhe sistemin ekonomik. Sistemet joislame të ekonomisë, na nxisin të mësojmë sistemin Islam dhe praktikimin e tij për zgjidhjen e problemeve ekonomike, për të qenë kështu brenda rregullave të sheriatit. Libri që keni në duar, është një përmbledhje e thjeshtë dhe e qëlluar e autorit, në të cilin janë përfshirë thuajse të gjitha çështjet e fikhut të shitblerjes dhe marrëdhënieve ekonomike. Libri është hartuar në mënyrë të tillë, ku në fillim janë vendosur temat e nëntemat, pastaj domethëniet e tyre, gjykimi i sheriatit për to të argumentuar nga Kurani dhe Suneti. Vlen të përmendim se të gjitha hadithet me të cilat autori është argumentuar, janë të sakta dhe shumë prej tyre gjenden në dy librat e saktë (sahihat) të haditheve atë të Buhariut dhe Muslimit. Nëse hadithi ndodhet te Buhariu, jemi mjaftuar vetëm me përmendjen e tij, sepse dihet që është i saktë (sahih), por në rast se hadithi është i mirë (hasen) e kemi shënuar. Të gjitha hadithet e tjera, që nuk gjenden te Buhariu apo Muslimi, kemi shënuar në kllapa gradën e hadithit, gjykimi i të cilëve është marrë nga librat e shejh Muhamed Nasirudin Albanit (Allahu e mëshiroftë!).



I lutem Allahut të Lartësuar të më fal mua dhe vëllezërit e mi muslimanë, të na e bëjë të kuptueshëm Islamin dhe Ligjet e Tij si dhe të na japë sukses në praktikimin e tyre!


Allahu është Zoti i kësaj dhe i Vetmi që mundet për këtë!
kthehu lart



Ebu Enes
Janar 2004
Jordani





KAPITULLI I SHITBLERJES




Çështë shitblerja


Shitja është kalimi i diçkaje që ke në pronësi te dikush tjetër kundrejt një vlere, ndërsa blerja është pranimi i asaj pronësie.




Gjykimi për shitblerjen


Allahu i Lartësuar thotë:


"Allahu e ka bërë të lejuar tregtinë (shitblerjen) dhe e ka bërë të ndaluar kamatën"1


"O ju që keni besuar! Mos e hani pasurinë tuaj pa të drejtë ndërmjet jush, vetëm nëse bëni tregti me pëlqimin e njëri-tjetrit."1



Transmeton Hakim bin Hizam (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Shitësi dhe blerësi janë të lirë në zgjedhje deri sa të ndahen nga njëri-tjetri."3



Të gjithë muslimanët janë bashkuar (ixhma) në mendimin se shitblerja është e lejuar. Edhe urtësia e përmban këtë, sepse nevojat e njerëzve shpesh lidhen me diçka që është në duart e dikujt tjetër, që ndoshta nuk ia përkushton atë atij, kështu që me lejimin e shitblerjes arrihet nevoja pa ndonjë problem.




Nxitja për të arritur jetesën me djersë


Transmeton Mikdami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Askush nuk ka ngrënë ushqim më të mirë se ai i duarve të tij. Edhe i Dërguari i Allahut, Daudi (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) hante prej punës së duarve të tij."4


Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Më mirë për ndonjërin prej jush është të mbajë dru mbi shpinën e tij (për t'i shitur), se sa t'i kërkojë njerëzve që mund t'i japin apo mund mos t'i japin."5




Nuk është e ndaluar të pasurohesh nëse i frikësohesh Allahut në të.


Muadh bin Abdullah bin Hubejb transmeton nga babai i tij dhe ky nga xhaxhai i tij se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Nuk është e ndaluar të kesh pasuri nëse i frikësohesh Allahut në të. Shëndeti për të devotshmin është më i mirë se pasuria…"6



--------------------------------------------------------------------------------
1.Suretu Bekare:275.
2.Suretu Nisa:29.
3.Mutefekun alejhi.
4.Buhariu.
5.Buhariu, Tirmidhiu, Nesaiu.
6.Ibnu Maxheh (sahih).

--------------------------------------------------------------------------------


Nxitja për të qenë ekonomik në kërkimin e rrizkut.


Xhabir bin Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"O njerëz! Kini frikë Allahun dhe kërkojeni rrizkun në të lejuar (hallall), sepse nuk do të vdesë ndonjë trup pa plotësuar rrizkun e tij edhe nëse ai i vonohet. Kini frikë Allahun dhe kërkojeni rrizkun mirë! Merrni atë që është e lejuar (hallall) dhe lini atë që është e ndaluar (haram)."7




Nxitja për të qenë i sinqertë dhe ndalimi nga gënjeshtra.


Hakim bin Hizam transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Shitësi dhe blerësi janë të lirë në zgjedhje deri sa të ndahen. Nëse ata janë të sinqertë dhe të qartë (në tregtinë e tyre), atëherë tregtia e tyre ka begati; nëse i fshehin dhe mashtrojnë njëri-tjetrin, atëherë tregtia e tyre zhvishet nga begati."8


Ukbetu bin Amir (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) të thotë:


"Muslimani është vëlla i muslimanit. Nuk i lejohet muslimanit që t'i shesë vëllait të tij diçka që ka ndonjë të metë, vetëm nëse ia bën atë të qartë."9




Nxitja për lehtësim dhe falje në shitblerje.


Xhabir bin Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Allahu e mëshiroftë atë person i cili është falës kur shet, falës kur blen dhe falës në gjykatë!"10




Marrja në konsideratë e atij që është ekonomisht i pamundur.


Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Një tregtar u jepte borxh njerëzve dhe nëse shihte ndonjë që nuk kishte të paguante, i thoshte punëtorëve të tij: “Faljani atij se ndoshta Allahu na fal neve!” Atëherë Allahu e fali atë."11




Ndalimi i mashtrimit.


Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:



--------------------------------------------------------------------------------
7.Ibnu Maxheh (sahih).
8.Mutefekun alejhi.
9.Ibnu Maxheh (sahih).
10.Buhariu.
11.Buhariu.

--------------------------------------------------------------------------------

"I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) kaloi pranë një burri që shiste një lloj ushqimi. Futi dorën e tij në të dhe pa që ai ishte i përzierë (lart i mirë dhe brenda i keq), atëherë tha:


"Nuk është prej nesh ai që mashtron."12




Nxitja për t'u ngritur herët në kërkimin e rrizkut.


Sahr el Gamidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thënë:


"O Zoti im! Jepi bereqet popullit tim në mëngjesin e herët të tij (në punën që fillojnë që herët në mëngjes)."13




Ç’thuhet kur hyn në treg.


Salim bin Abdullah bin Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton nga babai i tij, e ky nga gjyshi i tij se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Kush thotë kur hynë në treg: La ilahe il lAllah uahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu, juhji ue jumijtu, ue huue hajun la jemutu, bijedihi el hajru kul luhu, ue huue ala kul li shejin kadijr (Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të Pashok. I Tij është sundimi dhe Atij i takon falenderimi Ai jep jetë dhe vdekje, Ai është i Gjallë dhe nuk vdes. Në Dorën e Tij është e gjithë e mira dhe Ai është i mundshëm për çdo gjë), atij Allahu i shkruan një milion të mira, i fshin një milion të këqia dhe i ndërton një shtëpi në xhenet."14




Allahu e ka bërë të lejuar shitblerjen.


Shitblerja në origjinë, e çdo lloji qoftë ajo, është e lejuar nëse dy palët janë në një dhe të kënaqur me të dhe nëse nuk ka gjë të ndaluar nga sheriati.




Llojet e shitblerjes të cilat i ka ndaluar sheriati.



1. Bejul garar.


Eshtë çdo shitblerje që përmban njohuri jo të plota (të fshehta që nuk i di njëra palë apo të dyja) ose që përmban rrezikshmëri apo kumar.


Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:



--------------------------------------------------------------------------------
12.Ibnu Maxheh Ebu Daud, Tirmidhi, Muslim (sahih).
13.Ibnu Maxheh, Tirmidhi, Ebu Daud (sahih).
14.Ibnu Maxheh (hasen)

--------------------------------------------------------------------------------

"I Dërguari i Allahut ka ndaluar nga shitja me guraleca15 dhe nga shitja e gararit (mosnjohjes së plotë të mallit)."16



Imam Neueuiu (Allahu e mëshiroftë!) në komentimin e tij të “Sahihul Muslim”, thotë:


“Shitja e gararit është një bazë e madhe prej bazave të kapitullit të shitblerjeve dhe për këtë shkak Muslimi e filloi këtë kapitull me të. Në këtë lloj shitblerje hyjnë shumë çështje të pakufizuara, si: shitja e të arratisurit, shitja e asaj që nuk ekziston, shitja e asaj që nuk e njeh, asaj që nuk ke mundësi ta dorëzosh te blerësi, asaj që nuk e ke akoma në pronësi, shitja e peshkut që është në ujin e detit apo lumit, e qumeshtit në gji, e asaj që ndodhet në barkun e kafshës barsë, e një rrobeje prej rrobeve (e papërcaktuar), një dashi prej deshëve e të tjera si këto, shitblerja e të cilave është batil (e kotë), e papranueshme, e palejuar, sepse është gabim (verbëri) i panevojshëm. Nëse nevoja kërkon ndonjëherë që të kryhet ndonjë lloj garari (gabimi verbërisht) që është e pamundur të ruhesh prej tij, vetëm se me stërmundime dhe nëse gabimi është i arsyetueshëm, atëherë shitblerja lejohet. Muslimanët janë bashkuar në mendimin se shitblerja e xhybes së mbushur (me pambuk a diçka tjetër) është e lejuar edhe nëse ata nuk e hapin për ta parë çka brenda. Por nëse shitet vetëm mbushja e saj, atëherë kjo shitblerje nuk lejohet. Dije se shitja e të prekurit (nëse prek mallin atëherë duhet ta blesh atë që preke), shitja e litarit (ato që kap litari që zgjat je i detyruar t'i blesh), shitja e guralecave, e të tjera si këto, janë prej shitblerjeve për të cilat kanë ardhur tekste të veçanta (në ndalimin e tyre). Të gjitha ato hyjnë në ndalimin e shitjes së gararit (verbërisë), por ato janë përmendur të veçuara për shkak se kanë qenë prej shitblerjeve të njohura në kohën e injorancës, para Islamit. Allahu e di më së miri”.




Shitja me të prekur dhe me të hedhur.


Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë:


"Jemi ndaluar prej dy shitblerjeve; shitja me të prekur (el mulamese) dhe shitja me të hedhur (el munabedhe). “el mulamese” është prekja e çdonjërit prej dy personave rroben (plaçkën) e tjetrit pa dashje, kurse


--------------------------------------------------------------------------------
15.Shitja me guraleca është një lloj tregtie e cila praktikohej në kohën e injorancës dhe kryhej duke hedhur disa guraleca mbi mall dhe malli ku binin guralecat bëhej i detyrueshëm të blihej.
Muslim, Tirmidhi, Ebu Daud, Ibnu Maxheh, Nesai (sahih).

--------------------------------------------------------------------------------

“el munabedhe” është hedhja e çdonjërit prej atyre dyve rroben e tij tek tjetri pa parë njëri prej tyre rroben e tjetrit."17



Ebu Seid el Hudri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë:


"Na ka ndaluar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) nga dy shitblerje dhe dy veshmbathje: Na ka ndaluar nga shitblerja me të prekur dhe me të hedhur. Të prekurit (el mulamese) është të prekë një person rroben e një tjetri me dorën e tij, natën apo ditën dhe kjo prekje e detyron ta blejë atë, kurse të hedhurit (el munabedhe) është të hedhë një person rroben e tij tek një tjetër dhe ai tjetri të hedhë rroben e tij tek ky i pari, duke qenë kjo shitblerja e tyre pa marrë parasysh pranimin apo pëlqimin."18




Shitja e të voglit të të voglit të barsës.


Ibnu Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:


"Njerëzit në kohën e injorancës kryenin shitblerjen e mishit të të vegjëlve deri në të voglin e të voglit të barsës. I vogli i barsës është që të pjellë deveja dhe pastaj të mbarset i vogli i saj që ajo polli. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i ndaloi ata nga kjo shitblerje."19




Shitja me guraleca.


Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:


"I Dërguari i Allahut ka ndaluar nga shitja me guraleca dhe nga shitja e gararit (mosnjohjes së plotë të mallit)."20



Imam Neueuiu (Allahu e mëshiroftë!) në komentimin e “Sahihut të Muslimit” thotë:


"Përsa i përket shitjes me guraleca, ka tre mendime:


I pari: Kur shitësi thotë se: Të kam shitur ato rroba mbi të cilat do të bjenë këto gurë që do të hedh ose të kam shitur pjesën e tokës nga këtu e deri atje ku do të shkojë ky gurë.


I dyti: Kur shitësi thotë se: të kam shitur atë që do zgjedhësh deri sa të hedh gurin.


I treti: Kur hedhjen e gurit e quajnë shitje dhe kur thuhet se: nëse e godet këtë rrobë me gurë, atëherë e ke blerë me kaq lek."



--------------------------------------------------------------------------------
17.Muslim (sahih).
18.Mutefekun alejhi.
19.Mutefekun alejhi.
20.Muslim, Tirmidhi, Ebu Daud, Ibnu Maxheh, Nesai (sahih).

--------------------------------------------------------------------------------

2. Shitja e diçkaje që nuk e posedon në të vërtetë.

Hakim bin Hizam (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “I thashë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!): Nëse dikush më kërkon t'i shes diçka që nuk më ndodhet, a t'ja shes atij?” Ai tha:


"Mos e shit atë që nuk ndodhet tek ti!"21



3. Shitja e mallit që ke blerë para se ta marrësh në dorë.


Ibnu Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Kush blen një ushqim, mos ta shesë atë para se t'i dorëzohet në dorë!"


Ibnu Abasi thotë: "Dhe çdo gjë tjetër llogaritet si ushqimi."22



Transmeton Tausi nga Ibnu Abasi se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Kush blen një ushqim, mos ta shesë atë deri sa ta peshojë!"


I thashë Ibnu Abasit: “Përse kështu?” Ai tha: “A nuk i sheh disa që shesin e blejnë me ar (flori) kurse ushqimi vonohet?"23



4. Shitja mbi shitjen e vëllait tënd (tregtarit tjetër).


Ibnu Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Askush prej jush mos të shesë mbi shitjen e vëllait të tij!24 (duke i thënë blerësit që është te tregtari tjetër duke bërë pazar, hajde blije tek unë me kaq lek, më pak se sa i tha i pari).



5. Shitja e Ijnes (me hile).


Kjo është ajo shitje e cila bëhet duke i shitur një mall dikujt dhe lekët i lë me të pritur deri në një afat të caktuar. Pastaj blerësi ia shet të njëjtin mall atij që ia bleu, por me lek në dorë dhe më pak se sa e bleu. Kjo është një lloj kamate me hile, sepse në fakt ai nuk donte mallin por lekët borxh.



Ibnu Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Në kohën kur të blini e shisni me hile (ijneh), të shkoni pas bishtit të lopës (pasurirë së kësaj bote), të pëlqeni të mbjellat dhe të lini xhihadin, atëherë Allahu do hedhë mbi ju përçmim e përulje dhe nuk do ta heqë atë prej jush deri sa t'i ktheheni fesë tuaj."25



--------------------------------------------------------------------------------
21.Ibnu Maxheh, Tirmidhi, Ebu Daud (sahih).
22.Mutefekun alejhi.
23.Mutefekun alejhi.
24.Mutefekun alejhi.
25. Ebu Daud (sahih).

--------------------------------------------------------------------------------

6. Shitja me afat duke rritur çmimim (shitja me këste).


Në këto kohë është përhapur shitja me afatizim dhe me rritje të çmimit origjinal të mallit, e cila njihet me emrin: shitja me këste. Siç është e njohur, kjo shitje bëhet duke shitur mallin me këste dhe duke shtuar në çmimin e tij kundrejt kohës së shtyrë, si p.sh: të jetë çmimi i mallit një mijë $ dhe të shitet me këste një mijë e dyqind $. Kjo lloj shitjeje është e ndaluar.


Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Kush bën dy shitje në një shitje, ose ta prishë njërën, ose ka ngrënë kamatën."26




Gjërat që nuk lejohen të shitet.



1. Alkooli.


Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) thotë: “Kur zbritën disa ajete nga fundi i sures Bekare, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) doli dhe tha:


"U ndalua tregtia e alkoolit."27



2. E ngordhura, derri dhe idhujt.


Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) në çlirimin e Mekës të thotë:


"Allahu dhe i Dërguari i Tij e ka bërë të ndaluar shitjen e alkoolit, të ngordhurën, derrin dhe idhujt." I thanë: “O i Dërguari i Allahut! Po dhjamin e të ngordhurës, sepse me të lyhen anijet, fërkohen lëkurat e kofshëve dhe e hanë njerëzit në mëngjes?” Ai tha:


"Jo, ai është i ndaluar" I Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) në atë çast shtoi: "Allahu i vraftë çifutët! Kur Allahu ua ndaloi atyre dhjamin e të ngordhurës, ata e zbukuruan atë e pastaj e shitën dhe hëngrën çmimin e tij!"28



--------------------------------------------------------------------------------
26.Ebu Daud (hasen).
27.Mutefekun alejhi.
28.Mutefekun alejhi.

--------------------------------------------------------------------------------

3. Qeni.

Transmetohet nga Ibnu Mesud el Ensari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e ka bërë të ndaluar shitjen e qenit, të hollat e imorales dhe të fallxhorit."29



4. Pikturat që përmajnë gjëra me shpirt.


Seid bin ebi Hasen thotë: “Isha te Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kur tek ai erdhi një burrë e i tha: “O Ibën Abas! Unë jam një njeri që e ha bukën me punën e duarve të mia dhe pikturoj këto piktura”.


Ibën Abasi tha: Po të them ty vetëm atë që kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i cili ka thënë:


"Kush pikturon ndonjë pikturë, Allahu do ta dënojë atë deri sa t'i japë asaj shpirt dhe ai nuk do të mund t'i japë kurrë shpirt asaj."


Burri u mërzitë shumë, derisa iu zverdh fytyra. Atëherë Ibën Abasi i tha: “Nëse do patjetër të pikturosh, atëherë pikturo këto pemë dhe çdo gjë që nuk ka shpirt."30



5. Frutat e pemëve para se të dalin kokrrat apo të piqen.


Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar nga shitja e frutave të pemëve para se të piqen, si edhe nga shitja e hurmave (temër/hurmat arabe) para kohe. Dikush i tha: "Kur është koha e tyre?" Ai (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) tha: “Kur të skuqen apo të zverdhen."31



Gjithashtu Enesi transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar nga shitja e pemëve para pjekjes. I thanë: “Kur piqen ato?” Tha: “Kur të skuqen”. Pastaj tha: “Çfarë thoni nëse Allahu i ndalon frutat të dalin e të piqen, atëherë çfarë do t'i japë ai që ka marrë lekët e vëllait të tij?"32



6. Të mbjellat para forcimit të kokrrës.


Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar nga shitja e “temrit” para pjekjes dhe nga agrumet para se të focohet kokrra dhe të sigurohet se nuk është prekur me ndonjë sëmundje. Ka ndaluar edhe shitësin edhe blerësin."33



--------------------------------------------------------------------------------
29.Mutefekun alejhi.
30.Mutefekun alejhi.
31.Buhariu.
32.Mutefekun alejhi.
33.Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu (sahih).

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart



ZGJEDHJA




Ç'është zgjedhja.


Zgjedhja është të kërkosh më të mirën për vete prej dy gjërave: ose të zgjedhësh plotësimin e aktit të shitblerjes (ta përfundosh atë), ose ta prishësh aktin dhe të tërhiqesh.




Llojet e zgjedhjes.



1. Zgjedhja në vend.


Kjo e drejtë për të zgjedhur është për të dyja palët, që nga fillimi i aktit deri sa të ndahen nga njëri-tjetri, me kusht që të mos kenë rënë në një mendje për rrëzimin e zgjedhjes (d.m.th. nëse vendosin kusht që në fillim që askush nuk ka të drejtë të tërhiqet nga akti edhe nëse vazhdojnë të jenë bashkë) ose ta rrëzojnë atë pas aktit apo ta rrëzojë vetëm njëri, atëherë rrëzohet e drejta e tij në zgjedhje dhe mbetet e drejta e tjetrit.


Ibnu Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Kur bëjnë akt shiblerjeje dy vetë, çdonjëri nga ata të dy ka të drejtën të zgjedhë deri sa të jenë bashkë dhe mos të jenë ndarë, apo njëri nga ata ta ketë lënë tjetrin për të zgjedhur. Nëse njëri ia lë në dorë tjetrit për të zgjedhur dhe pastaj bien në një mendje, atëherë është kryer akti i shitblerjes (dhe detyrohet blerësi të marë mallin dhe shitësi vlerën). E nëse ndahen pas aktit por njëri nuk e ka mbaruar aktin, atëherë është kryer akti në çdo rast."34




- Është i ndaluar largimi nga vendi i aktit nga frika se pala tjetër ndërron mendje.


Transmeton Amër bin Shuajb nga babai i tij e ky nga gjyshi i tij se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Dy palët në tregti kanë të drejtën e zgjedhjes deri sa të ndahen, vetëm nëse kanë vënë ndonjë kusht zgjedhjeje. Nuk i lejohet askujt që të ndahet nga shoku i tij nga frika e kthimit nga ai akt."35



--------------------------------------------------------------------------------
34.Mutefekun alejhi.
35.Ebu Daud, Tirmidhi, Nesai (sahih).

--------------------------------------------------------------------------------

2. Zgjedhja e vënies së kushteve.


Kjo zgjedhje është që të vënë kusht të dyja palët ose njëra që të ketë të drejtën e zgjedhjes deri në një afat të caktuar, sado i gjatë qoftë ai. Ky akt dhe ky kusht është i saktë.


Ibnu Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Dy palët në tregti kanë të drejtën e zgjedhjes deri sa të ndahen ose të jetë akti me kushte (të vëna nga të dyja palët ose njëra)."36



3. Zgjedhja në mallin me defekt.


Përmendëm më parë ndalimin e fshehjes së defektit të mallit, dhe nëse ndokush blen një mall me defekt, të cilin nuk e ka parë para se të ndaheshin nga akti, atëherë ai ka të drejtën e kthimit të mallit tek shitësi.


Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Kush blen një dele të pamjelë (për shumë kohë që të duket sikur jep shumë qumësht) dhe e mjel atë, atëherë nëse e pëlqen ashtu le ta mbajë, nëse nuk e pëlqen atëherë ta kthejë tek i zoti dhe bashkë me të të japë një tas me hurma arabe (temër) për qumështin që i mori."37


Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Nuk lejohet lënia e deles dhe devesë pa mjelë me qëllim që t’i fryhen gjitë. Nëse ndonjë e blen një të tillë, ai ka të drejtën e zgjedhjes pas mjeljes së saj; ose ta mbajë nëse do, ose ta kthejë bashkë me një tas hurma arabe (temër)."38
kthehu lart





KAMATA




Ç'është kamata.



Kamata (apo fajdeja) është shtesa ose në origjinën e diçkaje, si në Fjalën e Allahut:



--------------------------------------------------------------------------------
36.Muttefekun alejhi.
37.Muttefekun alejhi.
38.Buhariu, Ebu Daudi, Nesai.

--------------------------------------------------------------------------------

"…dhe e sheh tokën të vdekur por kur zbresim mbi të ujin tundet, shtohet dhe mbin në të prej çdo çifti bimësh"39, ose shtesa në shkëmbim si në shkëmbimin e një dirhemi me dy dirhem.




Gjykimi për kamatën.


Sipas Kuranit , Sunetit dhe Ixhmait kamata është e ndaluar


Allahu i Lartësuar thotë:


"O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe largojuni asaj që ka ngelur prej ribasë (kamatës) nëse jeni besimtarë! Nëse nuk e bëni këtë, atëherë përgatituni për luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, e nëse pendoheni, atëherë merrni vetëm origjinën e të hollave tuaja! Kështu ju nuk i bëni padrejtësi askujt dhe nuk iu bëhet padrejtësi."40


"Ata që hanë kamatën nuk ngrihen vetëm si ngrihet ai që e ka prekur djalli."41


"Allahu e zhduk kamatën42 dhe e shton lëmoshën (ia shton atij që jep lëmoshë)."43



Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Largojuni shtatë shkatërruesëve!" Thanë: “Kush janë ato o i Dërguari i Allahut?”


Tha: "Vënia shok Allahut, magjia, vrasja e atij që ka ndaluar Allahu vetëm se me të drejtë, ngrënia e kamatës (fajdeve), ngrënia e pasurisë së jetimit, dezertimi kur je përballë armikut dhe shpifja ndaj besimtareve të pastërta e të pafajshme."44



Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:


"I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e ka mallkuar ngrënësin e kamatës, dhënësin e saj, atë që e shkruan (në akt) dhe atë që dëshmon dhe ka thënë: “Ata janë njësoj."45



Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:



--------------------------------------------------------------------------------
39.Suretu Haxh:5.
40.Bekare:278-279.
41.Bekare:275.
42.E zhduk kamatën duke e hequr plotësisht nga dora e marrësit të saj ose ia bën të ndaluar (haram) begatinë e pasurisë së tij, madje ia heq atë në këtë botë dhe e dënon në botën tjetër.
43.Bekare:276.
44.Mutefekun alejhi.
45.Muslim.

--------------------------------------------------------------------------------

"Kamata është shtatëdhjetë e tre llojesh. Më e lehta e tyre është njësoj sikur të martohet dikush me nënën e tij."46

Abdullah bin Handhale (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Një dirhem që ha dikush nga kamata, është më e rëndë se tridhjetë e gjashtë herë zina (imoralitet)."47



Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Çdokush që vazhdon ta hajë kamatën, do të përfundojë në pakësim të pasurisë."48




Llojet e kamatës.


Kamata është dy llojesh: “Nesieh” dhe “Fadl”.


Kamata nesieh është shtesa e kushtëzuar, të cilën e merr borxhdhënësi prej borxhmarrësit kundrejt kohës së borxhit. Kjo lloj kamate është e ndaluar sipas Kuranit, Sunetit dhe Ixhmas.


Kamata e fadlit është shitja e të hollave me të holla, ose shitja e ushqimit me ushqim, duke shtuar në njërin krah (p.sh. të japësh 5 euro dhe të marrësh 6 euro, ose të japësh 1kg. oriz dhe të marrësh 2kg.) Kjo lloj kamate është e ndaluar sipas Sunetit dhe Ixhmas, sepse ajo të shpie drejt llojit të parë të kamatës.




Gjërat në të cilat ndalohet kamata.


Kamata ndalohet vetëm në gjashtë llojet, të cilat i ka përmendur hadithi i mëposhtëm:


Ubadetu bin Samit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Ari me ar, argjëndi me argjënd, gruri me grurë, elbi me elb, hurma arabe me hurma arabe (temër) dhe kripa me kripë (shkëmbehen) në të njëjtën sasi, në të njëjtën peshë, dorë më dorë. Nëse ndryshojnë këto lloje, atëherë shisni si të doni me kusht që të jetë dorë më dorë."49



Nëse shitet një nga këto lloje me të njëjtin lloj, si p.sh. ar me ar, apo hurmë arabe me hurmë arabe, atëherë është e ndaluar shtesa e njërës anë dhe gjithashtu është i ndaluar edhe afati. Duhet patjetër që të jenë të njëjtë në



--------------------------------------------------------------------------------
46.el Hakim (sahih).
47.Ahmedi (sahih).
48.Ibnu Maxheh (sahih).
49.Muslimi.

--------------------------------------------------------------------------------

peshë e masë pa marrë parasysh cilësinë, si dhe duhet patjetër që të kryhet shkëmbimi i mallit dorë më dorë në vendin dhe çastin e aktit:


Ebu Seid el Hudrij (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Mos e shisni arin me ar, vetëm nëse janë të barabartë dhe mos shtoni në njërën anë …dhe mos i shisni ato një në dorë e një në mungesë!"50



Umer bin Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Ari me ar është kamatë, vetëm nëse shkëmbehet dorë më dorë, gruri me grur është kamatë, vetëm nëse shkëmbehet dorë më dorë, elbi me elb është kamatë, vetëm nëse shkëmbehet dorë më dorë, hurma arabe me hurmën arabe është kamatë, vetëm nëse shkëmbehet dorë më dorë."51



Ibën Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) na vinin hurma arabe të përzierë dhe shkëmbenim dy tasa me një. Kur e mori vesh i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) këtë gjë tha:


"Jo dy tasa hurme me një, as dy tasa grurë me një dhe as një dirhem me dy dirhem!"52


Nëse shitet një nga këto gjashtë lloje me lloj tjetër jo prej të njëjtit lloj si p.sh. të shkëmbesh ar me argjend, ose grur me elb, atëherë lejohet dallimi në peshë apo masë me kusht që të bëhet shkëmbimi i mallit në vend, ashtu siç thuhet në hadithin e lartëpërmendur të Ubades “Nëse ndryshojnë këto lloje, atëherë shisni si të doni, me kusht që të jetë dorë më dorë."53



Si dhe në hadithin e Ubades, i cili ndodhet tek Ebu Daudi e të tjerë, ku i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë:


"Nuk ka asnjë problem nëse shkëmbehet ari me argjënd duke qenë se argjend ka më shumë, por dorë më dorë dhe jo për në një kohë të caktuar. Nuk ka asnjë problem nëse shkëmbehet gruri me elb duke qenë se elb ka më shumë, por dorë më dorë dhe jo për në një kohë të caktuar."54



--------------------------------------------------------------------------------
50.Mutefekun alejhi.
51.Mutefekun alejhi.
52.Mutefekun alejhi.
53.Muslimi.
54.Ebu Daud (sahih).

--------------------------------------------------------------------------------

Nëse shkëmbehet një prej këtyre gjashtë llojeve me një lloj tjetër të ndryshëm nga ai, si p.sh: ar me grurë, ose argjend me kripë, atëherë lejohet dallimi në masë e peshë si dhe afati i dorëzimit.


Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmeton se: "I Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) bleu ushqim (grurë) prej një çifuti për t'ia paguar pas një afati të caktuar dhe i la peng mburojën e tij të luftës."55



Emir Sanani thotë në librin "Subulus Selam":


"Dije se dijetarët kanë rënë dakord në lejimin e shkëmbimit të një lloji në të cilin rrjedh kamata me një lloj tjetër në të cilin rrjedh kamata, por të cilët nuk janë të të njëjtit lloj. Ky shkëmbim lejohet me afatizim apo me dallim në masë e peshë, siç është shkëmbimi i arit me grurë, argjendit me elb, etj."



Nuk u lejohet shkëmbimi i hurmave të njoma me të thata, përveç se të varfërve që nuk zotërojnë pemë hurme. Atyre u lejohet që të blejnë hurma të njoma (rutab) të marra prej pemës, me hurma të thata.


Abdullah bin Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar nga shitja me kile e frutave që janë në pemën e hurmës me hurma të thata, si dhe nga shitja me kile e rrushit të njomë me rrush të thatë."56


Zejd bin Thabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se:


"I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka lehtësuar për të varfërit që kanë hurma të thata, t'i shkëmbejnë ato me hurma të njoma, duke i përcaktuar me mendje ata që kanë përvojë."57


Shkaku që i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar nga shkëmbimi i hurmave të njoma me të thata është se të njomat nëse thahen, atëherë pakësohen:



Seid bin ebi Uekkasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: U pyet i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) për shkëmbimin e hurmave të njoma me të thata dhe ai tha: "A pakësohen të njomat nëse thahen?" Thanë: “Po”. Atëherë ndaloj nga kjo gjë."58



--------------------------------------------------------------------------------
55.Buhariu.
56.Mutefekun alejhi.
57.Mutefekun alejhi.
58.Ebu Daud, Ibën Maxheh, Tirmidhi, Nesai (sahih).

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart


MARRËVESHJA NË KULTIVIMIN E TOKËS




Ç'është marrëveshja në kultivim.



Në kuptimin gjuhësor është të kultivosh tokën dhe të marrësh një pjesë të fitimit.


Këtu është për qëllim me kultivimin, "el Muzareah": T’i japësh tokën dikujt për ta punuar e mbjellë, me kusht që fitimi të ndahet përgjysëm ose afër saj.




Gjykimi për të


Transmeton Nafi se Abdullah bin Umer i ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) bëri marrëveshje me çifutët e Hajberit që t'i japin atij gjysmën e prodhimeve bujqësore dhe të pemëve."59



Kajs bin Muslim transmeton nga Ebi Xheafer se ka thënë: “Të gjithë muhaxhirët në Medine kultivonin tokën dhe merrnin gjysmën e fitimit apo një të tretën e tij. Këtë e ka bërë edhe Aliu, Sead bin Malik, Abdullah bin Mesudi, Umer bin Abdulaziz, El Kasim, Urueh dhe familja e Ebu Bekrit, Umerit dhe e Aliut." Përmblodhi Buhariu




Kujt i takojnë shpenzimet.


Nuk ka problem që shpenzimet e tokës t'i paguajë pronari i tokës ose punëtori, ose të dy së bashku.60


Buhariu thotë: "Umeri i merrte në punë njerëzit me kusht që nëse farën e sillte ai, atëherë do të marrë gjysmën e fitimit dhe nëse e sillnin ata, atëherë do të marrin kaq e aq." Buhariu thotë se: ka thënë Haseni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Nuk ka problem që toka të jetë e njërit prej atyre dyve dhe shpenzimet e atë që del t'i ndajnë të dy”.



--------------------------------------------------------------------------------
59.Mutefekun alejhi.
60.Dhe sigurisht që fitimi do të ndahet pasi të jenë ndarë shpenzimet e tokës dhe t'i jenë dhënë atij që i ka shpenzuar.

--------------------------------------------------------------------------------


Çfarë nuk lejohet në këtë lloj tregtie.


Nuk lejohet kultivimi me kusht që një pjesë e tokës të jetë për pronarin dhe tjetra për punëtorin.


Gjithashtu, nuk lejohet për pronarin e tokës të thotë se unë do të marr nga fitimi një numër të caktuar kuintalësh.


Transmeton Handhaletu bin Kajs nga Rafi bin Hadixh se ka thënë: “Më kanë treguar dy xhaxhallarët e mi se ata punonin tokën në kohën e të Dërguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe merrnin prodhimin e anës së kanalit apo një pjesë të cilën ua ndante pronari. Atëherë i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i ndaloi nga kjo gjë”. I thashë Rafiut: “Po nëse kjo bëhet me dinar e dirhem, a lejohet?" Tha: "Nuk ka problem të paguhen me dinar e dirhem (të holla)”.


Lejthi ka thënë: "Ajo që ndalohej prej kësaj tregtie, ishte ajo në të cilën po të shihte ai që e kupton të lejuarën dhe të ndaluarën, nuk do ta lejonte atë., për shkak të rrezikshmërisë që ka (sepse nuk i dihet nëse do të ketë fitim apo jo, madje mund të ketë humbje nëse prodhimin e zë sëmundja apo ndonjë gjë tjetër)."61



Transmetohet gjithashtu, nga Handhale se ka thënë: “Pyeta Rafi bin Hadixh për të punuar në tokën e dikujt me të holla62 dhe më tha: "Nuk ka problem për këtë, …nëse është diçka e ditur dhe e siguruar (për të cilën kanë rënë në një mendje), nuk ka problem në të."63
kthehu lart





MARRËVESHJA NË PËRKUJDESJEN E PEMËVE




Ç'është marrëveshja në përkujdesjen e pemëve.


Ajo është të ngarkojë një pronar dikë që të kujdeset për një numër të caktuar të pemëve të tij, me kusht që t'i japë atij gjysmën e frutave apo afër gjysmës.



--------------------------------------------------------------------------------
61.Buhariu, Nesai.
62.Siç ndodh përgjithësisht sot nëpër firmat, të cilat kanë blerë toka dhe punësojnë punëtorë me pagesë për mbjelljen dhe kultivimin e tyre.
63.Muslim, Ebu Daud, Nesai (sahih).

--------------------------------------------------------------------------------

Gjykimi për të:


Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i vuri kusht çifutëve të Hajberit që t'i paguajnë muslimanëve gjysmën e të korrave dhe gjysmën e frutave të pemëve."



Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se ensarët i thanë të Dërguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!): “Ndaji pemët e hurmave mes nesh dhe mes muhaxhirëve!” Ai tha: “Jo. Atëherë hiqni ju shpenzimet e shërbimit dhe i ndajmë frutat e tyre”. Thanë: “Dëgjuam dhe u bindën."65
kthehu lart





NGJALLJA E TOKËS SË VDEKUR




Ç'është toka e vdekur.


Toka e vdekur është ajo tokë e pabanuar (djerrë). Banimi është krahasuar me jetën, ndërsa djerra me vdekjen.


Ngjallja e tokës së vdekur është që të shkojë dikush te një copë tokë, të cilës nuk i njihet ndonjë pronar dhe ta ngjallë atë me pastrim, mbjellje, vaditje apo ndërtim, duke e bërë kështu pronë të tij.




Nxitja e Islamit për ngjalljen e tokave.


Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmeton se i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Kush ngjall një tokë e cila nuk i përket askujt, atëherë ajo bëhet pronë e tij."66



Urvatu thotë: “Kështu gjykoi Umeri në kohën e hilafetit të tij”.



Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Kush ngjall një tokë të vdekur, ajo është e tij."67



Transmeton gjithashtu, Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Kush e rrethon një tokë (me gardh a diçka tjetër), ajo është e tij."68



--------------------------------------------------------------------------------
66.Mutefekun alejhi.
67.Mutefekun alejhi.
68.Buhariu.
69.Tirmidhiu (sahih).

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart


QIRAJA




Ç'është qiraja.


Qiraja është sundimi i dobisë (p.sh: strehimi është dobia e banesës) së diçkaje kudrejt një pagese.




Gjykimi për qiranë:


Allahu i Lartësuar thotë:


"Nëse ato i japin qumësht fëmijëve tuaj, atëherë jepuni atyre shpërblimin (qiranë) e tyre."69



"Njëra prej atyre dyjave tha: “O babai ynë! Punësoje atë me qira, sepse ai është më i miri që ke punësuar, është i fortë dhe besnik."70



"Ata gjetën aty një mur që donte të rrëzohej dhe ai e ngriti atë. Shoku i tij i tha (Musai i tha Hidrit): “Nëse do, mund të merrje shpërblim për të."71



Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmeton se i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe Ebu Bekri morën me qira një burrë prej fisit dejl pastaj një prej fisit Abd bin Udej, të cilët ishin udhëzues dhe njohës të mirë të shtegjeve (kjo ka qenë në hixhran e të Dërguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të! për në Medine)."72



--------------------------------------------------------------------------------
69.Ebu Daud (sahih).
70.Talak:6.
71.Kasas:26.
72.Kehf:77.

--------------------------------------------------------------------------------


Gjërat në të cilat lejohet qiraja.

Çdo gjë prej së cilës ka dobi dhe struktura e saj qëndron e pa prekur, lejohet qiraja nëse nuk ka ndonjë pengesë nga sheriati në lidhje me të.


Është kusht që gjëja e marrë me qira të jetë e njohur, gjithashtu vlera e qirasë të jetë e njohur, koha e qirasë dhe lloji i punës.


Allahu i Lartësuar tregon për të moshuarin e Medjenit kur i tha Musait (Paqja e Allahut qoftë mbi të)!:


"Unë dëshiroj të të jap njërën nga dy bijat e mia (për martesë) dhe (mehri i tyre është) të më shërbesh tetë vjet, nëse i plotëson dhjetë, atëherë do të të isha mirënjohës."73



Transmetohet nga Handhale bin Kajs se ka thënë: “Pyeta Rafi bin Hadixh për të punuar në tokën e dikujt me të holla74 dhe më tha: "Nuk ka problem për këtë, …nëse është diçka e ditur dhe e siguruar, nuk ka problem në të."75




Qiraja (paga) e punëtorit.


Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Jepjani hakun punëtorit para se t'i thahet djersa!"76




Gjynahu i atij që nuk ia jep hakun punëtorit.


Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Allahu i Lartësuar thotë: “Unë jam armik i tre personave në Ditën e Kiametit: një personi që jep për hirin Tim pastaj tradhëton; një personi që shet një njeri të lirë dhe e ha çmimin e tij, dhe një personi që merr në punë një punëtor dhe pasi ai ia kryen punën, ky nuk ia jep të drejtën (hakun) e tij."77




Gjërat në të cilat nuk lejohet qiraja.


Allahu i Lartësuar thotë:


"Dhe mos i detyroni robëreshat për prostitucion nëse ato dëshirojnë dlirësinë, me qëllim që të përfitoni diçka nga pasuritë e kësaj bote.



--------------------------------------------------------------------------------
73.Kasas:27.
74.Siç ndodh përgjithësisht sot nëpër firmat të cilat kanë blerë toka dhe punësojnë punëtorë me pagesë për mbjelljen dhe kultivimin e tyre
75.Muslim, Ebu Daud, Nesai.
76.Ibën Maxhe (sahih).
77.Buhariu (hasen).

--------------------------------------------------------------------------------

Por nëse ndonjë i detyron ato, atëherë Allahu pas një detyrimi të tillë është Falës i Madh, Mëshirëplotë."78



Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se një robëreshë e Abdullah bin Ubej bin Selul (koka e munafikëve) që quhej Mesikeh dhe një tjetër që quhej Emimeh, detyroheshin nga ai për prostitucion dhe ato u ankuan tek i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Atëherë Allahu zbriti Fjalën e Tij: “Mos i detyroni robëreshat për prostitucion…” deri në Fjalën e Tij: “Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë."79



Ebu Mesud el Ensari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e ka bërë haram çmimin e qenit, paratë e prostitucionit dhe qiranë e fallxhorit."80




Qiraja në leximin e Kuranit.


Abdurrahman bin Shibël el Ensari thotë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) të thotë:


"Lexoni Kuran dhe mos u ushqeni me të. Mos shtoni pasurinë me të, mos e harroni atë (duke ndenjur gjatë pa lexuar) dhe mos e teproni në të (duke zbukuruar zërin së tepërmi)!"81



Xhabir bin Abdullah thotë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) doli tek ne, ishim duke lexuar Kuran e në mesin tonë ndodheshin beduinë dhe joarabë. Ai tha:


"Lexoni, se leximi juaj është i saktë! Do të vijnë pas jush njerëz që do ta teprojnë në leximin e tij (duke zbukuruar zërin dhe duke u përpjekur që të nxjerrin shkronjat në një mënyrë të tepruar, me qëllim që të mburren e të bëhen të njohur), do të kërkojnë shpërblimin e tij shpejt dhe nuk do ta vonojnë atë (do të kërkojnë shpërblimin (qiranë) e leximit në këtë botë dhe do t’i japin përparësi mbi shpërblimin e botës tjetër)."82

Ebu Seid el Hudri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) të thotë:



--------------------------------------------------------------------------------
78.Nur:33.
79.Muslim (sahih).
80.Mutefekun alejhi.
81.Ahmed (sahih).
82.Ebu Daud (sahih).

--------------------------------------------------------------------------------

"Mësojeni Kuranin dhe kërkojini Allahut me të xhenetin para se ta mësojnë atë njerëz që kërkojnë me të (mësimin e tij) dunjanë! Kuranin e mësojnë tre persona: një person që mburret me të (për të fituar emër), një që ushqehet me të dhe një që e lexon atë për Hir të Allahut."83
kthehu lart





SHOQËRITË TREGTARE




Ç'është shoqëria tregtare.


Shoqëria tregtare është një marrëveshje e cila bëhet ndërmjet dy personave apo më shumë, që të bashkohen me qëllim që të arrijnë të fitojnë në tregti. Kjo shoqëri mund të ndodhë edhe pa ndonjë marrëveshje, siç është rasti me trashëgiminë.




Gjykimi për shoqërinë tregtare.


Allahu i Lartësuar thotë:


"Dhe me të vërtetë, shumë bashkëpjesëtarë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit përveç atyre të cilët besojnë dhe punojnë mirësi e drejtësi. E sa pak janë këta!"84


"Nëse ndonjë burrë apo grua nuk lë pas as paraardhës, por ka vëlla ose motër, secili prej tyre merr një të gjashtën (e trashëgimisë. Por nëse lë më shumë se dy, atëherë ata janë pjesëmarrës (ortakë) në një të tretën e trashëgimisë."85



Es Saib (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i ka thënë të Dërguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!): "Ke pas qenë ortaku im në kohën e injorancës dhe ishe ortaku më i mirë (që gjendej)…"86



--------------------------------------------------------------------------------
83.Ibën Nasër (sahih).
84.Suretu Sad:24.
85.Suretu Nisa:12. Ajeti është argument për pohimin e ortakësisë dhe shoqërive të ndryshme përgjithësisht.
86.Ibën Maxheh (sahih).

--------------------------------------------------------------------------------

Shoqëria tregtare sipas sheriatit.



Imam Sheukani në "Sejli el xhirar", vëll. lll, f. 246-248 thotë:


"Shoqëria e rregullt në sheriat është ajo shoqëri që gjendet si rrjedhojë e pëlqimit të dy palëve apo më shumë, në mënyrë që çdonjëri prej tyre të fusë një sasi të caktuar të hollash dhe pastaj t'i fusin ato në tregti, me qëllim që të arrijnë të fitojnë dhe në fund ta ndajnë fitimin, në atë mënyrë që secili të marrë në raport me të hollat që futi në atë aktivitet biznesi. Nëse ata bienë dakord që ta ndajnë fitimin në mënyrë të barabartë pa marrë parasysh se nga sa lekë kanë futur, atëherë kjo është e lejuar, meqë ata e kanë pëlqyer një gjë të tillë qoftë edhe sikur të jetë pasuria që ka futur ndonjëri prej tyre shumë e vogël dhe pasuria e tjetrit e madhe. Nuk ka problem në sheriat për një gjë të tillë, përderisa ajo tregti të jetë me pëlqimin e të gjithë ortakëve dhe me dëshirën e tyre”.
kthehu lart





AZHIOTAZHI (EL MUDARABE)




Ç'është azhiotazhi.


Azhiotazhi (el mudarabe) është marrë nga udhëtimi nëpër tokë, që do të thotë udhëtim me qëllim tregtie.


Allahu i Lartësuar thotë:


"…Dhe të tjerë udhëtojnë nëpër tokë duke kërkuar begatitë e Allahut…"87



Në arabisht quhet Kirad (ndarje, shkëputje), sepse i zoti i pasurisë ndan një pjesë të pasurisë së tij për ta futur në tregti, si dhe një pjesë të fitimit me ortakun që bëri tregti me pasurinë e tij.


Me azhiotazhin këtu është për qëllim: "Marrëveshja ndërmjet dy palëve për të paguar njëra palë shumën që duhet për aktivitetin e caktuar palës tjetër, e cila do t'i punojë ato në atë aktivitet dhe fitimin do ta ndajnë sipas asaj që bien në një mendje që në fillim (njëra palë ka të hollat kurse tjetra përvojën dhe mundimin)"



--------------------------------------------------------------------------------
87. Muzemil:2

--------------------------------------------------------------------------------


Gjykimi për azhiotazhin.


Ibën Mundhir (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë në librin tij "el Mexhmu'", f.124:


"Dijetarët janë bashkuar në mendimin se azhiotazhi me ar e argjend (të holla, para) është i lejuar. Janë bashkuar, gjithashtu, edhe në fjalën se punëtori ka të drejtë t'i vendosë kusht financuesit për të marrë një të tretën e fitimit, gjysmën e tij ose aq sa bien në një mendje që në fillim të marrëveshjes, me kusht që të jetë e ditur nga të dyja palët që në fillim."



Edhe shokët e të të Dërguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) kanë punuar me azhiotazh.


Zejd ibën Eslem transmeton nga babai i tij se ka thënë: Abdullahi dhe Ubejdilahi, dy bijtë e Umer bin Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), dolën me një ushtri për në Irak. Kur mbërritën, kaluan nga Ebu Musa el Eshari i cili ishte kryetar i Basras. Ai u uroi mirëseardhjen dhe pastaj u tha: “Nëse do të mund të bëja diçka për ju, do ta bëja. Ah, po, këtu kam prej pasurisë së Allahut (të hollat e zekatit të banorëve të Basras), të cilën desha t'ia dërgoj prijësit të besimtarëve. Unë po ua jap juve që të bleni prej mallit të Irakut dhe pastaj ta shisni në Medine. Pasi ta shisni mallin, jepini origjinën e të hollave prijësit të besimtarëve, ndërsa fitimin e keni ju të dy”. Ata thanë: “Do ta donim një gjë të tillë. Ashtu bëri dhe i shkroi Umer bin Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që të marrë të hollat (e zekatit) prej tyre. Pasi erdhën në Medine dhe fituan prej tregtisë, shkuan tek Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për të paguar lekët e zekatit që u dha Ebu Musa.


-A i dha të gjithë ushtrisë kështu si juve? – pyeti Umeri.


-Jo.


-Domethënë ju dha meqë jeni bijtë e prijësit të besimtarëve! Dorëzojeni pasurinë e zekatit bashkë me fitimin!


Abdullahi nuk foli, kurse Ubejdilahi tha: “Nuk duhet ta bësh këtë, o prijësi i besimtarëve, sepse nëse kjo pasuri do të ishte pakësuar në tregti apo do të kishte humbur e gjitha, atëherë ne do ta kompensonim atë!


-Dorëzojeni! – tha Umeri.


Abdullahi përsëri heshti, kurse Ubejdilahi tha të njëjtën gjë.


Atëherë dikush prej të pranishmëve tek Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha:


-O prijësi i besimtarëve! Përse nuk e llogarit si azhiotazh?


-Si të tillë po e llogaris. Atëherë Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) mori origjinën e pasurisë (të hollat e zekatit) dhe gjysmën e të gjithë fitimit (për t'i vënë në arkën e pasurisë së muslimanëve) ndërsa Abdullahi me Ubejdilahin, dy bijtë e Umer bin Hatabit, morën gjysmën tjetër të fitimit."88




Besnikëria e punëtorit.


Azhiotazhi është i lejuar në çdo formë, qoftë i kufizuar (nga i pasuri, si p.sh. të thotë që bëj këtë lloj tregtie apo mos e ngarko mallin në anije etj.) apo i pakufizuar (si p.sh.: të thotë që bëj çdo lloj tregtie që do) dhe punëtori nuk kompenson asgjë vetëm në rast se e prish diçka me dashje apo duke bërë diçka që ia ka ndaluar i zoti i pasurisë.


Ibën Mundhiri thotë: “Dijetarët janë bashkuar në mendimin se nëse i zoti i pasurisë e ndalon punëtorin të shesë mall pa lekë në dorë dhe ai shet, atëherë punëtori duhet ta kompesojë atë (nëse nuk ia kthejnë borxhin)”.



Hakim ibën Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!), shok i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) kur i jepte dikujt pasuri me qëllim azhiotazhi, i vendoste kusht që mos ta fuste atë para në mëlçi të njoma (ushqime që prishen), mos të kalonte me të detin dhe mos të kalonte nëpër barqet e luginave. Nëse bën ndonjë prej këtyre, atëherë do të kompesosh mallin tim."89
kthehu lart





PARAPAGIMI




Ç'është parapagimi (es selem).


Es Selem është shitja e diçkaje të përshkruar e të përcaktuar, e cila nuk është present, por që pritet të vijë duke paguar çmimin para dorëzimit të mallit.




Gjykimi për të:



Allahu i Lartësuar thotë:



--------------------------------------------------------------------------------
88.Malik, Bejhaki (sahih).
89.Darakutni, Bejhaki (sahih).

--------------------------------------------------------------------------------

"O ju që keni besuar! Kur të lidheni për një borxh për një kohë të caktuar, shkruajeni atë!"90


Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: "Betohem se parapagimin e siguruar për në një kohë të caktuar, Allahu e ka bërë të lejuar në Librin e Tij. Pastaj lexoi ajetin e mësipërm."91


Gjithashtu, ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë:


"Kur i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) erdhi në Medine, ata shisnin hurmat me paradhënie dy apo tre vjet para. Ai (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) tha:


"Kush parapaguan për diçka, atëherë të jetë pesha e caktuar, masa e caktuar dhe koha e caktuar!"92




Parapagimi atij që nuk e posedon bazën e mallit (farën).


Nuk është kusht në es selem që i parapaguari për një mall të caktuar ta posedojë atë në çast.


Muhamed ibën ebi Muxhahid thotë: “Më dërgoi Abdullah ibën Shidad dhe Ebu Burde tek Abdullah ibën ebi Auf (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe më thanë: “Pyete atë nëse parapaguanin shokët e të Dërguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) në kohën e tij për grurin? Abdullahi tha: "Parapaguanim fise të Shamit për grur, elb dhe vaj, për sasi të caktuar dhe kohë të caktuar." I thashë: “A i paguanit vetëm atij që e kishte farën?” Tha: “Nuk pyesnim fare për këtë gjë. Pastaj më dërguan te Abdurrahman ibën Ebza dhe pasi e pyeta më tha: "Shokët e të të Dërguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) parapaguanin në kohën e tij dhe nuk i pyesnim nëse kishin farë apo jo."93
kthehu lart





BORXHI




Dobia e borxhit.


Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Kush i heq muslimanit një ankth e brengë në këtë botë, atij Allahu do t'i heqë një nga ankthet e Ditës së Gjykimit; kush ia lehtëson atij që është ngusht (duke ia falur borxhin ose duke ia larë atë, apo duke ia



--------------------------------------------------------------------------------
91.Bekare:282.
92.Hakimi, Bejhaki (sahih).
93.Mutefekun alejhi.
94.Buhariu, Ebu Daudi, Nesai, ibën Maxheh.

--------------------------------------------------------------------------------

shtyrë afatin), Allahu do t'ja lehtësojë atij në dynja dhe ahiret. Allahu është në ndihmën e robit të Tij derisa ai të jetë në ndihmën e vëllait të tij."94.



Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:


"Çdo musliman që i jep borxh vëllait të tij dy herë, i shkruhet sikur ka dhënë sadaka sa vlera e njërës herë."95




Shtrëngimi në borxh.


Theubani, shërbëtori i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut
 

 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free