Faqja kryesore
     Kur'an
     Kuran shqip
     Radijo islame
     5 Kushte te fejes
     Dowloads
     Falja e Namazit
     Libra
     => 40 HADITHE KUDSIJ
     => Hilet e Shejtanit
     => SHPIRTI I VARFËR
     => Shërimi i shpirtrave
     => Halifët besimdrejtë
     => Shenjat e Kijametit
     => Jeta e Kësaj Bote
     => Për diten e rikthimit
     => E mira dhe e keqja
     => ISAI DO TË KTHEHET
     => FRIKA NDAJ ALLAHUT
     => SahihŽ ul ŽBuhari 1 Shqip
     => SahihŽ ul ŽBuhari 1
     => SahihŽ ul ŽBuhari 2
     => SahihŽ ul ŽBuhari 3
     => SahihŽ ul ŽBuhari 4
     => SahihŽ ul ŽBuhari 4
     => Hadithe mbi Xhihadin
     => SahihŽ ul ŽBuhari 8
     => Krijimi i Univerzit
     => Moskryerja e Namazit
     => Jeta dhe vdekja
     => Dita e gjykimit
     => Islami feja e lehtësisë
     => Daveti në shtëpi
     => 20 Mënyra për syefaqësi
     => Islami fe e Mëshirës...
     => Popujt e zhdukur
     => Muhamed a s
     => të përg me xhennet
     => Pse Islami
     => Urdhërimi dhe ndalimi
     => Rregullat e shitblerjes
     => mjekrrën dhe duhanin
     => Edukimi e fëmijëve
     => Te ruash gjuhen
     => Dija
     => Dobitë e Ibadetit
     => Islami Është Fe...
     => Pendimit të sinqertë
     => Fshehtësia e sprovës
     => Krijimi i njeriut
     => Të mendosh thellë
     => Përkushtuarit Allahut
     => Disa sekrete të Kur'anit
     => Mjeshtëria e Allahut...
     => Xhenneti .
     => Karakteri i Muslimanit
     => Dëshiroj të pendohem, por.
     => Pengesat në rrugë
     => Profeti Jusuf
     => Kur'ani drejt shkences
     => Parimet themelore të Islamit
     => T'a mësojmë Islamin
     => Përse e pranuam islamin?
     => Ngritja e Islamit
     => Përmbledhje tregimesh
     Dr. Shefqet Krasniqi 1
     Bekir Halimi 1
     Dr. Zekerija Bajram
     Sadulla Bajrami
     Filma islam
     Contact
     MILIONERI
     Kamata
     Shkenc
     islam video
     Libra islam
     40 Hadithe
     Ilahi
     T
     Enis Rama live




hixhret - Dija


 

DIJA

nga shejkh Abdul-Aziz Bin Abdullah Bin Baz


Shenim
Te gjitha lavderimet jane per All–llahun. Paqja dhe lutjet qofshin mbi Muhammedin familjen e tij, Shoket e tij dhe te gjithe ata te cilet pasojne gjurmet e tyre deri ne Diten e Gjykimit.
Ne faqet e meposhtme eshte nje ese i shkurter nga njeri nder dijetaret me te medhenj ne kohen e sotme ne meritat e tij per dijen dhe karakteristikat e dijetarit. Shejkhu, All–llahu e ruajte ate, shume bukur ka pershkruar rendesine e kerkimit te dijes, veprimit bazuar ne te dhe çeshtje tjera te ngjashme. Shpresojme qe ky liberth do te ndihmoje te krijoje nje kuptim per rendesine e dijes dhe statutit te dijetareve.
Ky liberth eshte botuar ne Arabisht nen titullin ‘El–Ilm We Akhlaku Ehlihi.' Perkthyesi (i anglishtes) All–llahu e shperblefte ate, ka shtuar disa shenime te komentuara dhe ka perfshire nje shtese qe permban disa pika shume te vlefshme, marre nga shkrimet e Ibn Kajim el–Xheuzije. Autori, Abdul–Aziz Bin Abdullah Bin Baz, All–llahu e ruajte, eshte nje nga dijetaret me te medhenj te kesaj kohe, i cili ka shpenzuar jeten e tij duke thirrur ne Islamin e paster, ne besim, gjithashtu ne metodologji, siç eshte kuptuar nga Sahabet, pasuesit (e sahabeve) dhe pasuesit e tyre. All–llahu e shperblefte ate.


DIJA
(ILMI)

Te gjitha lavderimet dhe falenderimet i takojne All-llahut, Zotit (Pronarit) te boterave, dhe perfundimi i mire eshte per te miret. Lutjet dhe paqja qofshin mbi Robin dhe te Derguarin e Tij, me te mirit nder krijesat e Tij, te besueshmin ne shpalljen e Tij, Profetin, Udheheqesin (Komandantin) tone Muhamedin te birin e Abdullahut, mbi familjen e tij, shoket e tij, dhe te gjithe atyre qe pasojne rrugen e tij deri ne Diten e Gjykimit, ne vazhdim:
Sigurisht virtytet dhe meritat e dijes (ilmit) jane te mirenjohura per çdonjerin. Eshte gjeja me fisnike (madheshtore) qe ndonjeri mund te beje, dhe gjeja me e mire qe nje kerkues (hulumtues) mundohet te arrije. Dija perbehet nga shume dege, por persa i perket dijetareve (ulemave) te Islamit, “Çfare eshte eshte nenkuptuar me dije ne kuptimin e plote (sensin absolut) eshte Dije Islame.”

Ky eshte kuptimi i synuar i dijes ne Librin e All-llahut dhe Sunnetin e te Derguarit te Tij . Ne kuptimin e plote (sensin absolut) ajo eshte dija persa i perket All-llahut, emrave te Tij, sifateve (cilesive) te Tij, dija e te drejtes se Tij mbi krijesat e Tij, dhe ne ate çfare Ai - i Vetmi, qe nuk ka te meta, me i Larti - ka urdheruar (caktuar) per to.
Kjo dije Islame eshte me e vlefshmja nga shkencat qe ia vlen te merresh me te, sepse nepermjet saj All-llahu njihet dhe falenderohet, dhe nga ajo Ai adhurohet (Sh.P. All-llhu adhurohet me dije). Kush e zoteron (posedon) kete dije e din se çfare ka bere All-llahu te ligjshme (hallall) per te dhe çfare Ai ka bere te ndalueshme (haram) per te, çfare e kenaq Ate dhe çfare ngjall (shkakton) zemerimin e Tij. Me kete dije, njeriu e di rezultatin e tij tek All-llahu dhe fundin e tij. Nga mesi i njerezve jane ata qe kane marre mbi veten e tyre te zbatojne porosite (rregullat, normat) e Fese, perfundimi i te cileve eshte Xhenneti dhe lumturia (gezim te madh), dhe te tjeret (te cilet jane shumica) qe do te perfundojne ne nje vend te turpshem, poshterues dhe te mundimshem (me vuajtje e dhimbje). Njerezit e dijes na kane paralajmeruar rreth kesaj, dhe na kane shpjeguar se dija eshte e kufizuar ne kete kuptim.
Midis dijetareve (ulemave), i cili e deftoi kete eshte el–Kadi Ibn Abil’ Izz (1) (Komentuesi i Akidatut–Tahawijeh) ne fillimin e shpjegimit (komentit) te tij. Gjithashtu edhe te tjeret kane shpjeguar (komentuar) ne lidhje me te, si Ibn Kajim, shejkh–ul–Islam Ibn Tajmijeh (2) dhe shume te tjere.
Eshte shume e qarte qe meritat dhe te mirat (virtytet) e dijes ndryshojne varesisht nga permasat e zbatimit te saj. Me e rendesishmja dhe me e shkelqyeshmja dije eshte ajo e cila i takon (perket) All-llahut, emrave te Tij, cilesive (sifateve) te Tij, dhe kjo dije eshte e njohur si ‘Akide (Besimi). Sigurisht se All-llahut, te Lavderuarit dhe me te Lartesuarit, i perket shembulli me i mire, i cili eshte pershkrimi me madhor ne çdo aspekt te qenies se Tij, emrave, cilesive (sifateve) dhe veprimeve.
Ndjekja e kesaj eshte ajo qe ka te beje me te drejtat e All-llahut ndaj krijimit (krijesat) e Tij, çfare Ai ka urdheruar (porositur) mbi to. Zbatimi i kesaj mbeshtet (perforcon) dhe lidh kete ne te kuptuarit, siç eshte dija e parimeve te Arabishtes, terminologjise Islame, parimet e Fikhut, Hadithit, Metodologjise, dhe shkencave te tjera qe jane te lidhura me kete dije, e cila ndihmon ne te kuptuarit dhe saktesi.
Biografia e Profetit, Historise Islame, biografise se transmetuesve te haditheve dhe te Ulemeve (dijetareve) Islame jane gjithashtu pjese e kesaj dije.
All-llahu i ka nderuar dhe lavderuar njerezit qe zoterojne (posedojne) kete dije, dhe Ai e ka ngritur lart statutin e tyre. Ai i beri ata deshmitaret e vertete te Njeshmerise se Tij, me perkushtim (devotshmeri) te sinqerte.
All–llahu vertetoi se nuk ka Zot tjeter qe meriton te adhurohet perveç Tij, edhe engjejt e dijetaret, (po ashtu deshmojne per kete) dhe se Ai (gjithmone) eshte Zbatues i drejtesise. Nuk ka Zot tjeter qe meriton te adhurohet perveç Tij, Fuqiplotit, e te Urtit (3).
Njerezit e dijes deshmojne per Njeshmerine e Tij bashke me melaiket (Engjejt). Melaiket (meshira e All-llahut qofte mbi ta) dhe njerezit e dijes, pohojne Njeshmerine e All-llahut me devotshmeri te sinqerte kundrejt Tij, qe Ai eshte Zoti i boterave, Hyjnija e vertete qe meriton te adhurohet, dhe qe adhurimi i tjeterkujt perkrah Tij eshte i kote (i padobishem) dhe i pavlefshem.
________________________________________
(1) Ebul–Hassan Sadrudin Ali Bin Ala–udin Ibn Abil Izz el–Hanefi. Vdiq ne vitin 792H.

(2) Shejkh–ul–Islam Taki ud–Din Ahmad Ibn Tejmije, nje nga dijetaret me te medhenj te Islamit, i mirenjohur per dijen e tij te gjere dhe ndershmeri. Ai eshte autor i shume librave me nje shumellojshmeri temash. Vdiq ne vitin 728H. Imam Ibn Kajim el–Xheuzije ishte nje nga studentet (talebet) e tij, nje dijetar (alim), i cili ka shkruar shume libra te vlefshem. Vdiq ne vitin 751H.

(3) Sureja Ali Imran: 18. Shiko shtesen ne fund te librit per disa pika te rendesishme qe mund te vijne nga ky ajet.
________________________________________
Ne vetvete ky pohim eshte prove e mjaftueshme per te treguar piken e tyre te larte, nga fakti qe All-llahu i beri ata te deshmojne per Njeshmerine e Tij, dhe te drejten e adhurimit te Tij. Ai, me i Larti, e ka shpjeguar qarte se askush nuk eshte i barabarte me ta:
“...Thuaj: A jane te barabarte ata qe dine dhe ata qe nuk dine? Po, vetem te zotet e mendjes marrin mesim”(4).
Dhe, Madheshtori dhe Me i Madherishmi thote:
“A eshte i njejte ai qe e di se ajo qe t'u shpall ty nga Zoti yt eshte e vertete, si ai qe eshte i verber? Vetem njerezit e arsyeshem qe kane mendje te shendoshe e kuptojne te verteten” (5).
Prandaj, njerezit e dijes dhe injorantet nuk jane te njejte. Njeriu qe ka dije mbi ate çfare Allahu ka shpallur dhe çfare eshte e vertete(a), udhezim dhe rruge e suksesit, nuk eshte i barabarte me ate qe eshte i verber ne rrugen e tij dhe ne dijen e tij. Ekziston nje dallim i thelle midis te diturit dhe injorantit. Ky eshte dallimi midis atij qe e di te verteten dhe arrin mprehtesi nepermjet drites se saj (dijes) dhe vepron sipas udhezimit te saj derisa te takoje Zotin e tij duke arritur sukses me fisnikeri, dhe ai qe eshte i verber ndaj kesaj rruge dhe pason deshirat e tij duke ndjekur rrugen e Shejtanit.
Keto dy grupe nuk jane te ngjashem. All–llahu qarte ka deklaruar se Ai i ngre shkallet e njerezve te dijes per shkak te efektit te tyre tek njerezit dhe perfitimet (dobite) e medha qe njerezit marrin nga ata. Keshtu, disa nga njerezit e dijes kane thene: “Çfare eshte me e dobishme sesa efekti i tyre tek njerezit! Çfare eshte me e demshme sesa efekti i njerezve tek ata.”
Ndikimi i dobishem i tyre tek njerezit eshte drejtimi i njerezve nga ajo qe eshte e drejte dhe udhezimi i tyre ne te verteten, duke siguruar qe udhezimi t'i mberrije ata, dhe keto jane dobite e medha qe perftohen nga ata. All-llahu (6) i falenderon ata dhe besimtaret i falenderojne ata per veprimet e tyre te denja (te meritueshme, te lavderueshme).
________________________________________
(4) Sureja ez–Zummer: 9

(5) Sureja er–R’ad: 19

(6) Kjo do te thote qe Ai i shperblen ata dhe ua fal gjynahet e tyre. Per nje diskutim me te zgjeruar referohuni ne Sifatullahi Azewexhel el-Wurideh Fil Kittabi We Sunneh nga Ibn ‘Abdul–Kadir.
________________________________________
Ne krye te te gjithe dijetareve jane profetet (meshira e All-llahut qofte mbi ta). Ata jane udhezuesit dhe thirresit ne Islam. Ata jane me te dijshmit dhe me te mesuarit nder njerezit persa i perket All-llahut dhe Sheriatit te Tij. Njerezit me te mire pas profeteve jane ata qe i ndjekin ata (profetet), ata qe e njohin mire ate me çka erdhen profetet (Shpalljen), dhe ata qe therrasin ne Islam ne menyren me te mire: me durim (saber) dhe duke drejtuar (udhezuar, keshilluar) njerezit tek kjo. Me i Larti thote:
“...All-llahu larteson ata qe besuan prej jush, i larteson ne shkalle te larte ata te cileve u eshte dhene Ilm (dije)...” (7)
“Keto jane argumentet tona qe ia dhame Ibrahimit kunder popullit te tij. Ne ngrisim ne shkalle te larte ate qe duam...” (8)
Ai, me i Larti, u shpjegoi njerezve te dijes t'i frikesohen Atij aq sa duhet t'i frikesohen Atij, ndonese kjo frike, te flasesh ne pergjithesi, eshte e pranishme ne besimtaret dhe te tjeret. Por, frika e vertete dhe e plote eshte e pranishme vetem midis dijetareve (ulemave) ne krye te te cileve jane profetet (meshira e All-llahut qofte mbi ta).
“...vetem ata qe kane dije nga roberit e All-llahut ia kane friken Atij...” (9).
Ajo eshte frike e plote dhe e perkryer. Ulemate (dijetaret) kane dijen mbi All-llahun, emrat e Tij, sifatet (cilesite) e Tij, dhe Sheriatin (ligjit) te Tij, me çka Ai dergoi profetet. Pra, kur disa nga njerezit moren dijen ne te cilen Profeti i All-llahut po udhezonte, e konsideruan kete te jete e pamjaftueshme, thane: “Ne nuk jemi si ti, o i derguar i All-llahut. All-llahu t'i ka falur gabimet e kaluara dhe te ardhmet”. Profeti tha: “Pasha All-llahun! Me te vertete une jam ai i cili i frikesohet All-llahut nder ju dhe me i miri nga ju” (10).
________________________________________
(7) Sureja el–Muxhadileh: 11

(8) Sureja el–En’am: 83

(9) Sureja el–Featir: 28

(10) Teksti i plote i hadithit eshte si me poshte:

Transmetuar nga Enes Bin Malik (ra): “Nje grup prej tre njerezish erdhen tek shtepite e grave te Resulullahut (salallahu alejhi ue selam) per te pyetur se si adhuronte Resulullahu (salallahu alejhi ue selam), dhe kur ata u informuan rreth kesaj, e konsideruan adhurimin e tyre te pamjaftueshem dhe thane: “Ku jemi ne (ne pozite) ne krahasim me Resulullahun (saws) ndersa gjynahet e tij te kaluara dhe te ardhme jane te falura”. Atehere, njeri nga ata tha: “Une do te falem pa nderprerje gjithe naten pergjithmone”. Tjetri tha: “Une do te agjeroj pa nderprerje pergjate gjithe vitit pa nderpreje dhe nuk do ta nderpres agjerimin”. I treti tha: “Une do te rri larg grave dhe asnjehere nuk do te martohem”. Profeti i All-llahut (salallahu alejhi ue selam) tha: “A jeni ju ata njerez qe thane keshtu e keshtu? Pasha All–llahun! Me te vertete une jam ai i cili i frikesohet All-llahut nder ju dhe me i miri nga ju. Une agjeroj dhe e prish agjerimin, falem dhe flej, dhe martohem me gra. Keshtu, ai qe kundershton Sunnetin tim nuk eshte nga une”. Transmetuar nga Imam el–Bukhari ne Sahihun e tij.
________________________________________
Dijetaret jane me te frikesuarit nga All-llahu nder njerezit per shkak te dijes se tyre rreth All-llahut, fese se Tij, emrave te Tij, dhe cilesive (sifateve) te Tij. Ata jane me te etshmit nder njerez per te verteten varesisht nga sasia e dijes se tyre lidhur me All-llahun. Me tutje siper tyre dhe me te persosurit jane profetet, meqe ata i frikesohen All-llahut me shume. Me i persosuri nga ata persa i perket dijes, frikes dhe perkushtimit (fetar), eshte profeti yne Muammedi .
Jane shume hadithe qe nxjerrin ne dukje virtytet dhe meritat e dijes. Nje nga ato eshte kur ai thote: “Cilido qe merr rruge per te kerkuar dije, All-llahu do t'ia beje te lehte atij rrugen per ne Xhennet”.
Keshtu, kjo na tregon epersine e studenteve te dijes. Kushdo qe ndreq qellimin (njetin) e tij ne ate, duke kerkuar dije dhe deshiruar vetem fytyren e Tij, ai eshte ne rrugen e shpetimin (nga Zjarri) dhe lumturise (ne Xhennet) (11).
Dija duhet te kerkohet per arsye te drejta (mira) dhe per zbatimin e saj, e jo per hir te mburrjes (deshires per t'u dukur) rija (12), fame, apo per hir te ndonje tjeter perfitimi nga perfitimet kalimtare te kesaj bote. Me sakte, ai e meson ate (dijen) per t'u njohur me fene (dinin) e tij, per te pasur mprehtesi ne ate çka All–llahu ka bere te detyrueshme per te, per t'u perpjekur te nxjerre njerezit nga erresira ne drite. Keshtu ai kerkon dijen dhe vepron sipas saj dhe meson te tjeret rreth te mires, te cilen Muslimani eshte urdheruar ta beje.
Çdo rruge qe ai merr ne kerkim te dijes eshte nje rruge per ne Xhennet. Kjo eshte e vertete per çdo rruge, ne kuptimin e drejtperdrejte ose tjeter, rrugetimi i tij nga nje vend ne tjetrin, duke shkuar nga nje rreth i dijes ne tjetrin dhe nga nje xhami ne tjetren, per te vetmin qellim - kerkimin e dijes. Keto jane nga menyrat (rruget) e marrjes (perfitimit) te dijes, gjithashtu memorizimi dhe studimi i librave Islamike te dijes, hulumtimi (leximi dhe ekzaminimi me kujdes te madh) dhe shkrimi jane gjithashtu nga menyrat e kerkimit te dijes.
________________________________________
(11) Teksti i plote i hadithit eshte si me poshte:

Nen autoritetin e Ebu Hureires (ra) se Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thene: “Cilido qe largon nje hall te kesaj bote nga nje besimtar, All-llahu do t’ia largoje nje nga hallet ne Diten e Gjykimit. Cilido qe lehteson per nje person te skamur, All-llahu do t'ia lehtesoje pjesen (hisen) e tij ne kete bote dhe tjetren. Cilido qe fsheh (hesht) gabimet e nje Muslimani, All-llahu do t'ia fshehe (mbuloje) gabimet e tij ne kete bote dhe tjetren. All-llahu do ta ndihmoje nje sherbetor (te Tij) aq sa ky ndihmon vellane e tij. Cilido qe kerkon (ndjek, gjurmon) nje rruge per te kerkuar dije, All-llahu (si rrjedhim) do t'ia beje te lehte atij rrugen per ne Xhennet. Asnje grup njerezish nuk grumbullohet bashke ne nje nga shtepite (mesxhidet, xhamite) e All-llahut, duke lexuar Librin e All-llahut dhe duke e studiuar ate midis tyre, pa zbritur paqja mbi ta, pa i kapluar dhe qetesia dhe pa i rrethuar melaiket ata, dhe me All-llahun duke i permendur ata tek ata qe jane me Ate. Cilido qe eshte vonuar (ngadalesuar) ne veprat e tij nuk do te pershpejtohet perpara nga pasardhesit e tij." Transmetuar nga Imam Muslimi ne Sahihun e tij.

(12) Nen autoritetin e Mahmood bin Lubejd se Resulullahu (salallahu alejhi ue selam) ka thene: “Gjeja qe frikesohem me shume per ju eshte Shirku el–Asgar (shirku i vogel)” Sahabet pyeten: “O Resulullah, ç’ka eshte shirku el–Asghar?” Ai u pergjigj: “Mburrja (deshira per t'u dukur).” Sahih, mbledhur nga Ahmad. Beiheki mblodhi shtesen ne Shu’ab el–Iman: “Ne Diten e Gjykimit, All–llahu do t'i shperbleje njerezit per veprat e tyre. Ai do te thote: “Shkoni tek ata njerez per te cilet ju bete keto vepra, dhe shikoni nese ju do te gjeni tek ata ndonje shperblim!”
________________________________________
Nje student i mire eshte i lidhur me te gjitha keto rruge qe udheheqin (çojne) tek dija. Ai e kerkon ate, duke deshiruar Fytyren e Zotit te Tij, te Pushtetshmin dhe te Madherishmin. Ai do te kerkoje kenaqesine e All–llahut dhe nje shtepi ne Xhennet; ai do te kuptoje dhe mendoje (persijatet, thellohet) mbi fene e Tij; ai do te dije ate çfare All–llahu ka bere detyrim per te, dhe ate çfare Ai e ka ndaluar per te, mandej vepron ne perputhje (me sa thame me siper); ai do ta njohe Zotin e Tij me mprehtesi dhe vetedije; ai do te ndihmoje njerezit (nga Zjarri i Xhehennemit); ai do te jete midis thirresave te udhezuar duke u perpjekur per te verteten; dhe ai do te udhezoje njerezit per tek All–llahu nepermjet dijes. Keshtu, kudo qe ai kthehet eshte ne nje shkelqim te madh me keto qellime te drejta (sakta) – ne qofte se ai flen me qellim qe te forcoje veten e tij per kerkimin e dijes, ose te mesoje permendsh (memorizoje) nje liber te dijes, atehere gjumi i tij eshte vleresuar si adhurim (13), ne kundershtim me ate te cilin ka qellim te keq (dreqeror), per te cilen (ky i fundit) eshte ne nje rrezik te madh (14).
Eshte treguar ne hadithin qe Resulullahut ka thene: “Ne qofte se ndonjeri meson dije nga gjerat prej te cilave kenaqesia e All–llahut eshte kerkuar, dhe ne kundershtim (me piken me lart) ai e meson ate (dije) vetem per te marre epersi (te mira) te kesaj bote, ai nuk do ta ndjeje aromen e Xhennetit Diten e Llogarise (15)."
Ky eshte nje paralajmerim i madh per personin i cili ka nje qellim te lige. Eshte transmetuar se Resulullahu ka thene: “Cilido qe perfiton dije me qellim per te konkurruar me dijetaret (ulemate), ose te hahet me injorantet, ose te terheqe vemendjen e njerezve – atehere Zjarri! Zjarri!”
Ilmi (dija) perfitohet nga studimi (16) pastaj duke e zbatuar (vene ne jete) ate per kenaqesine e All–llahut, sepse Ai ka urdheruar ate dhe e ka bere ate menyre nepermjet (me ane te) te se ciles e verteta eshte shprehur (shfaqur, manifestuar).
________________________________________
(13) Shejkh–ul-Islam Ibn Tejmije (ra) thote: “Adhurimi eshte nje term i pergjithshem per çdo gje qe All–llahu don dhe eshte i kenaqur me te nga ajo qe thuhet dhe veprohet, e fshehur apo e dukshme.

(14) Umer Ibn Khattab (ra) se Resulullhau (salallahu alejhi ue selam) ka thene: “Veprat jane llogariten sipas qellimit (njetit) dhe secilit njeri i takon vetem ajo qe ka pasur per qellim. Keshtu, ai, hixhra (emigrimi) i te cilit ishte per All–llahun dhe Resulullahun (salallahu alejhi ue selam) atehere (emigrimi) i tij ishte per All–llahun dhe Resulullahun (salallahu alejhi ue selam), dhe ai, hixhra (emigrimi) i te cilit ishte per disa qellime te kesaj bote ose te martoje nje grua, atehere hixhra (emigrimi) i tij ishte per ate te cilen ai beri hixhret (migroi)”. Transmetuar nga el–Bukhari dhe Muslimi ne Sahihet e tyre.

(15) Transmetuar nga Ebu Dawud ne Sunenin e tij me nje zinxhir te forte te transmetimit (Ibn Baz)

(16) Resulullahu (salallahu alejhi ue selam) ka thene: “Dija perfitohet duke studiuar ...” Shikoni Silsiletil el–Ahadith es-Sahihah (I/605-342) nga Shejkh el–Albani.
________________________________________
Te paret nga njerezit, te cilet do te gjuhen ne Zjarr, do te jene midis atyre te cileve perfituan ilmin (dijen) dhe recituan Kur’anin per te tjeret perveç All–llahut, duke shpresuar qe t'i thuhet: Ai eshte dijetar, ose t'i thuhet se eshte nje recitues (17). Nuk ka as fuqi as force, perveç se me All–llahun!
O rob i All–llahut! O nxenes i dijes! Eshte mbi ty te jesh i sinqerte ne adhurimin (ibadetin) tend, duke e pasur si qellim ate vetem per All–llahun. Ti duhet te jesh serioz dhe i etur (i mprehte) ne kerkimin e ilmit (dijes) me ngulmim (durim), pastaj te veprosh mbi ate te cilen ilmi (dija) kerkon (e ben te nevojshem), pasi qe ajo çka eshte kerkuar eshte zbatimi (venia ne jete), e jo qe te behesh dijetar apo te arrish nje shkalle te larte. Me te vertete qellimi kryesor i kerkimit te dijes (ilmit) eshte qe te veprosh ne perputhje me te, duke udhezuar njerezit drejt te mires, dhe rrjedhimisht duke u bere nga pasuesit e profeteve duke thirrur njerezit ne te verteten. Resulullahu ka thene: “Atij qe All–llahu ia do te miren, i jep kuptueshmerine e fese (dinit).” (18)
Kjo tregon virtytet dhe te mirat e dijes, te cilat jane nga shenjat e miresise, lumturise dhe suksesit, qe ne qofte se All–llahu deshiron te tregoje miresi tek robi i Tij, Ai i jep atij kuptueshmerine e Dinit (fese), qe ai te munde te dalloje te verteten nga e paverteta (batili) dhe udhezimin nga devijimi, me qellim qe te njohe Zotin e tij nga Emrat e Tij, karakteristikat (sifatet) dhe te drejtat e Tij te medha, keshtu qe ai te dije shperblimin e shokeve (ewliya) te All–llahut dhe armiqve te Tij.
Shperblimi i shokeve (ewlijave) te All–llahut eshte Xhenneti, prane Zotit te tyre, duke shikuar ne fytyren e Tij, (19) ne nje vend te nderuar. Fundi i armiqve te All–llahut eshte ne nje vend te tortures, denimit, poshterimit, te penguar qe ta shohin All–llahut. (20) Keshtu ne vijme dhe kuptojme epersine (rendesine) e dijes, e cila eshte me e mira dhe gjeja me fisnike per çdonjerin qe kerkon ate me qellimin (njetin) e duhur, sepse nga ajo ai rrjedhimisht e di me te mirin dhe me te madhin obligim, i cili eshte adhurimi i All–llahut ne Njeshmerine e Tij (Teuhid) me perkushtim te sinqerte.
________________________________________
(17) Nen autoritetin e Ebu Hurejres (ra), i cili tha: Degjova Resulullahun (salallahu alejhi ue selam) duke thene: “... (Nje tjeter) do te jete nje njeri i cili ka perfituar ilm (dije) dhe e ka mesuar ate, dhe i cili recitonte Kur’anin. Ai do te sillet (ne Diten e Gjykimit) dhe All–llahu do t'ia beje te ditur favoret e Tij dhe ai do t'i pranoje ato. (I Plotfuqishmi) do te thote: "Dhe çka bere me to?" Ai do te thote: "Une studiova ilmin (dijen) dhe ua mesova ate dhe kendova Kur’an per hir Tendin. Ai do te thote: "Ti ke genjyer. Ti i ke bere keto (fitove ilmin) qe te mund te thuhet (per ty): Ai eshte i mesuar. Ti kendove Kur’an qe te mund te thuhet (per ty): Ai eshte kendues." Dhe keshtu ishte thene. Atehere, do te urdherohet te terhiqet zvarre ne fytyren e tij derisa te hedhet ne Zjarr...” Per hadithin e plote referojuni Sahih Muslim, et–Tirmidhi ose en–Nesa’i.

(18) Transmetuar nga el–Bukhari dhe Muslim ne Sahihet e tyre.

(19) Besimtaret do te shikojne All–llahun ne ahiret. Ky eshte besimi korrekt. All–llahu, me i Larti, thote ne Kur’an: “Disa fytyra ate dite do te shkelqejne, duke shikuar drejt Zotit te tyre” Sureja el–Kijameh: 22–23
Transmetohet nga Kais se Xhabiri ka thene: “Ne ishim me Resulullahun (salallahu alejhi ue selam) dhe ai shikoi henen – hene e plote – pastaj tha: “Sigurisht do ta shihni Zotin tuaj siç e shikoni henen dhe nuk do te keni veshtiresi duke e shikuar”. Transmetuar nga el–Bukhari ne Sahihun e tij.

(20) All–llahu, me i Larti, thote ne Kur’an: “Dhe per me teper! Sigurisht qe ata (keqberesit) do te mbulohen (qe te mos shohin dot) nga te paret Zotin e tyre ate Dite”. Sureja el–Mutaffifin:15
________________________________________
Kjo dije e ben ate te vetedijshem lidhur me ate çka All–llahu e ka bere te detyrueshme per robet e Tij, i cili eshte nje obligim i madh. Nuk ka as lumturi as shpetim per nje rob te All–llahut, perveç nepermjet Tij, mandej nepermjet dijes (ilmit) te ketyre obligimeve, duke u mbajtur fort dhe duke qene strikt ne to. Dijetaret (Ulemate) te cilet perkrahen dijen (ilmin) jane njerezit e zgjedhur dhe me te miret njerez ne faqen e kesaj toke. Ne krye te te gjithe dijetareve jane te derguarit dhe profetet. Ata jane shembujt kryesore qe duhet te pasohen, themeluesit e da'uas (thirrjes ne fe), dijes (ilmit) dhe te mires. Pas tyre vijne njerezit e dijes (ilmit) ne nivele te ndryshme; ai i cili eshte me i dijshmi per sa i perket All–llahut, emrave te Tij, cilesive (sifateve) e Tij dhe ka persosmerine ne veprim dhe da'ua (thirrjen ne fe), eshte me i aferti nga njerezit tek profetet sa i perket statutit te tyre dhe vendndodhjes ne Xhennet. Njerezit e dijes (ilmit) jane prijesit e kesaj toke. Ata jane ndriçimi dhe dritat e saj; ata jane me te preferuarit se çdokush tjeter; ata drejtojne njerezit tek rruga e lumturise; ata i udhezojne njerezit tek e mesmja e shpetimit; ata i udheheqin (prijne) njerezit tek ajo qe e kenaq All–llahun, Madheshtorin dhe te Lartin, dhe tek Meshira e Tij, dhe i mbajne ata larg nga ajo qe shkakton Zemerimin dhe denimin (ndeshkimin) e Tij. Dijetaret (ulemate) jane trashegimtaret e profeteve (21), imamet e njerezve pas Profeteve. Ata udhezojne dhe drejtojne njerezit per tek All–llahu dhe ua mesojne atyre Fene (Dinin) e Tij, dhe ata kane sjellje fisnike dhe veti te lavderueshme. Ata jane Dijetaret (Ulemate) e se vertetes, Dijetaret (Ulemate) e udhezimit dhe pasimit te Profeteve. Ata shume i frikesohen All–llahut dhe vazhdimisht kontrollojne veprimet e tyre dhe i vene nje rendesi te madhe asaj çka All–llahu urdheron dhe ndalon.
Keto jane karakteristikat e medha te tyre, sepse ata kane shkelur rrugen e Profeteve, kane ndjekur rrugen e tyre ne thirrjen per tek All–llahu, ne dijen, ne paralejmerimin e njerezve nga rruget qe shkaktojne zemerimin e Tij, duke u perpjekur ne drejtim te thenieve (fjaleve) te mira ose veprave per te cilat ata kane dije (qe burojne nga kjo dije). Pas Profeteve, ata jane shembulli (dhe modeli per t'u imituar) ne cilesite e tyre te medha, vetive te lavderueshme, dhe veprave te shkelqyera. Ata mesojne te tjeret dhe veprojne ne perputhje dhe udhezojne studentet (talebet) e tyre tek sjelljet me fisnike dhe ne rrugen e sakte (e duhur).
________________________________________
(21) Kethir ibn Kais transmeton: "Une isha duke ndenjur ne shoqerine e Ebu Derda (ra) ne xhamine e Damaskut kur nje njeri erdhi dhe tha: O Ebu Derda, kam ardhur tek ty nga qyteti i Resulullahut (salallahu aleji ue selam), e nuk kam ardhur per ndonje nevoje (por te vertetoj nje hadith) per te cilin me kane njoftuar se ju e keni transmetuar ate nga i Derguari i All-llahut (salallahu alejhi ue selam). Ebu Derda tha: Kam degjuar te Derguarin e All-llahut (salallahu alejhi ue selam) duke thene: “Ai i cili pershkon nje rruge ne kerkim te dijes, All–llahu do ta drejtoje ate nje rruge nga rruget e Xhennetit, dhe melaiket do ta mirepresin kerkuesin e dijes dhe te gjithe ata qe gjenden ne qiej dhe toke, bile edhe peshku ne thellesite e ujerave kerkon falje per dijetarin. Dhe epersia e dijetarit (alimit) ndaj adhuruesit eshte si ajo e henes se plote naten ndaj yjeve te tjere dhe me te vertete dijetaret (ulemate jane trashegimtaret e Profeteve, te cilet nuk lene pas as dinar as dirhem, por ata lene pas vetem dijen si trashegimi te tyren. Keshtu qe cilido qe e perfiton ate ka perfituar nje pasuri te stermadhe." Sahih (i Vertete). Transmetuar nga Ahmedi, Ebu Daud, dhe Ibn Maxheh.
________________________________________
Siç u tha me pare, dija eshte: “All–llahu thote...” dhe “Resulullahu thote..,” e cila quhet Ilm Sharh. Kjo eshte dija mbi Librin e All–llahut dhe Sunnetin e te Derguarit te Tij dhe e gjithe ajo qe ndihmon ne kuptimin e saj. Eshte e detyrueshme per njerezit e dijes qe te mbeshtesin keto parime, te therrasin njerezit ne to dhe te drejtojne studentet (talebet) tek to, duke siguruar qe gjithmone pikesynimi te jete “All–llahu thote..” dhe “Resulullahu thote..,”duke vepruar ne pajtim me kete dhe duke drejtuar dhe udhezuar njerezit tek ajo.
Ndarja dhe mosmarreveshjet nuk jane te lejueshme, as ftuarja (grishja) e njerezve te bashkohen ne nje grup apo ne nje tjeter, as marrja e mendimit nga ky person ose theniet e nje tjetri. Me sakte, eshte e detyrueshme qe ajo thirrja te jete nje: Thirrja ne All–llahun dhe te Derguarin e Tij, tek Libri i All–llahut dhe tek Sunneti i te Derguarit te Tij, jo tek medhhebi i ketij personi apo tek thirrja (da'uah) e nje tjetri, as tek grupi i ketij personi ose mendimi (opinioni) i nje tjetri. Eshte e detyrueshme (u takon) mbi Muslimanet qe rruga e tyre dhe synimet (qellimet) e tyre te jene nje, dhe ajo eshte mbeshtetja ne Librin e All–llahut dhe Sunnetit te Derguarit te Tij .
Ndersa per çka vjen (prodhohet) nga ndryshimi i mendimeve (mosmarreveshjet) midis njerezve te dijes ne kater medhhebet (shkollat e mendimit) dhe te tjereve (22), atehere eshte e detyrueshme te marresh prej tyre ate qe eshte me afer te vertetes. Ajo eshte thenia, e cila eshte me afer tek ajo çka All–llahu ka thene ne Kur’an dhe i Derguari i Tij ne hadith, ose tek ajo qe parimet e Sheriatit e bejne te nevojshme (te detyrueshem, kerkon). Kjo eshte rruga e dijetareve (ulemave), siç ishte rruga e Sahabeve, te cilet jane dijetaret (ulemate) pas Resulullahut . Ata ishin me te dijshmit nga njerezit persa i perket All–llahut, dhe ata ishin njerezit me te mire dhe me te miret ne dije e sjellje.
________________________________________
(22) Kater shkollat e mirenjohura te mendimit (medhhebet) u jane veshur (atribuar) kater dijetareve te medhenj te meposhtem:

1. Imam Ebu Hanifeh Num’an Bin Thabit Bin Zowta et–Tajmi. Ai ishte fakihu i Irakut, i lindur me 80H. Jezidi thote: “Nuk kam pare me pare njeri me te frikesuar ndaj All- llahut dhe me inteligjent se Ebu Hanifeh”. Vdiq ne vitin 150H.

2. Imam Malik Bin Enes Abu ‘Abdullah. Ai u lind ne vitin 93H. Ai ishte Imami i Medines. Ai tha: “Nuk fillova te shqiptoj gjykime legale (fatwa) derisa shtatedhjete (Dijetare) thane qe une isha i pershtatshem per kete”. Vdiq ne vitin 179H.

3. Imam esh–Shafi’i Muhammed Ibn Idris. U lind ne vitin 150H. Nje nga theniet e permendura te tij eshte: “Neqoftese nje hadith eshte i vertete, gjuajeni fjalen time per muri”. Vdiq me 204H.

4. Imam Ibn Ahmad Ibn Muhammad Ibn Hanbal. U lind me 164H. Ai eshte i njohur edhe si Imami i Ehlus–Sunneh–Wel–Xhemah. Ebu Zur’eh thote qe ai memorizoi nje milion hadithe. Vdiq me 241H. (Tadhkiretul–Huffadh e Imam edh–Dhehebi).
________________________________________
Ata gjithashtu paten mospajtime ne disa çeshtje, por ende thirrja e tyre ishte nje dhe rruga e tyre ishte nje, duke thirrur ne Librin e All–llahut dhe ne Sunnetin e Resulullahut . Po ashtu, ata te cilet erdhen pas tyre, si tabi’inet, tabi–tabi’inet, i tilli si Imam Malik, Ebu Hanifeh, esh–Shafi’i, Ahmad, dhe te tjere dijetare (ulema) te udhezimit si el–Auza’i (23), eth–Theuri (24), Ibn ‘Ujejneh (25), Is’hak Ibn Rahajieh (26), dhe njerezit e tjere si ata nga njerezit e Dijes (Ilmit) dhe Besimit (Imanit). Thirrja (da’uah) e tyre ishte nje: thirrja ne Librin e All–llahut dhe Sunnetin e te Derguarit te Tij . Ata ndaluan studentet e tyre nga taklidi (27), duke thene: “Merrni nga ku morem neve”, duke nenkuptuar Kur’anin dhe Sunnetin.
Cilido qe eshte injorant ndaj se vertetes, atehere eshte e detyrueshme mbi te te pyese njerezit e dijes, te cilet jane te njohur me dije (28), merita, akide korrekte, dhe biografine (siran) e Resulullahut . Ai duhet t'i respektoje dijetaret (ulemate) te pranoje (njohe) epersine e tyre dhe te lutet per ta per sukses te begate dhe shperblim te madh. Ata i kane paraprire atij ne bekime te medha; ata mesuan, udhezuan dhe qartesuan (sqaruan) rrugen. Shoket (sahabet) e Resulullahut dhe ata qe pasuan ata nga njerezit e dijes dhe besimit te sakte (korrekt) kane favorin e dijes dhe thirrjes (da’uas).
Ai duhet te kuptoje statutin dhe meritat e tyre dhe te mos veje re gabimet e tyre, duke i marre ata si shembull ne kerkimin e dijes (ilmit) dhe ne thirrjen tek All–llahu, duke u dhene perparesi thenieve te All–llahut dhe te Derguarit te Tij pavaresisht nga te tjeret, duke qendruar me durim (sabr) ne te dhe duke shpejtuar ne drejtim te veprave te drejta. Ai i pason ata ne te gjitha keto aspekte dhe nuk ve re gabimet e tyre. Megjithate, ngjitja me kokefortesi dhe me fanatizem tek njeri prej tyre nuk eshte e lejueshme.
________________________________________
(23) Imam el–Auza’i, Ibn ‘Amr ‘Abdur–Rahman ed–Dimashki, Imami i Shamit. U lind ne vitin 88H. Ebu Mus'hie tha rreth tij: “el–Auza’i e harxhonte naten zgjuar ne namaz, duke lexuar Kur’anin dhe duke qare. (Tedhkiretul–Huffadh e Imam edh–Dhehebi).

(24) Imam eth–Theuri, Sufijan Ibn Se’id Ibn Masruk. U lind ne vitin 97H. Jahja Ibn Jemen thote: Degjova Sufjanin duke thene: “Dijetari (alimi) eshte doktori i fese (dinit), dhe dirhemi (paraja) eshte semundja e tij. Keshtu qe nese doktori infekton veten e tij me semundje, kur do t'i kuroje ai te tjeret”? Vdiq me 161H. (Tedhkiretul–Huffadh e Imam edh–Dhehebi).

(25) Imam Sufjan Ibn ‘Ujeineh Ibn Mejmun Ebu Muhamed el–Hilali, Muhadithi i Mekes. U lind ne vitin 107H. Ibn ‘Ujeineh tha: “Nese ti nuk perfiton prej dijes, ajo do te demtoje ty”. Vdiq ne vitin 198H. (Tedhkiretul–Huffadh e Imam edh–Dhehebi).

(26) Imam Is'hak Ibn Ibrahim Ibn Rahajieh Ebu Ja’kub, Imami i Nisaburit dhe i Lindjes. U lind ne vitin 161H. Imam Ahmedi tha rreth tij: “Une nuk di asnje te barabarte me Is'hakun ne Irak”. Vdiq ne vitin 238H. (Tedhkiretul–Huffadh e Imam edh–Dhehebi).

(27) Taklid: pasimi verberisht. Ibn Kaim el–Xheuzije (ra) thote ne Nunweh–in e tij: “Dija (ilmi) eshte zbatimi i udhezimit me provat e saj – kjo dhe pasimi verberisht nuk jane te barabarte”. Imam Ibn el–Xheuzi (ra) thote ne Telbis Iblees: “Dije se me te vertete pasuesi i verber nuk ka ndonje besim ne çfare ai pason. Taklidi pezullon perdorimin e mendjes (intelektit), kurse mendja eshte krijuar per te menduar dhe per te arsyetuar. Eshte budallallek kur nje njeriu i eshte dhene drita per t'i treguar atij driten, ndersa ai e shuan ate dhe ecen ne erresire. Per nje diskutim me te gjere referojuni Pasimi i Verber i Medhhebeve nga shejkh el–Me’sumi dhe Nje Veshtrim Ne Rrugen e Shokeve (Sahabeve) nga shejkh ‘Abdul–Kadr el–Arnaut.

(28) All–llahu, me i Larti, thote ne Kur’an: “...keshtu qe pyetni njerezit e dijes nese nuk e dini” Sureja en–Nahl: 43.
________________________________________
As nuk ben te thuash: “Thenia e tij eshte absolutisht korrekte”, por duhet te thuhet: “Çdonjeri ndonjehere gabon dhe ndonjehere eshte korrekt”. Çfare eshte korrekte eshte ajo qe perputhet me theniet e All–llahut dhe te Derguarit te Tij dhe miratimin e pergjithshem e njerezve te dijes. Ne qofte se dijetaret (ulemate) nuk bien dakord, atehere eshte e detyrueshme te kthehemi tek All–llahu dhe i Derguari i Tij .
“...dhe nese keni mosmareveshje per ndonje gje midis jush, drejtohuni All–llahut dhe te Derguarit te Tij ” (29).
“Per çdo send qe nuk pajtoheni, gjykimi per te eshte tek All–llahu (Mbizoteruesi Gjykues)...” (30)
Kjo eshte ajo çfare kane thene dijetaret (ulemate) ne te shkuaren dhe tashti. Nuk eshte e lejueshme te ngjitemi me fanatizem tek mendimi i Zeidit ose mrit (31). Po ashtu eshte e ndaluar qe me kokefortesi te bashkengjisesh veten tende tek nje grup ose parti – keto te gjitha jane nga gabimet e tanishme (te vona) ne te cilet shume njerez kane rene.
Eshte thelbesore qe qellimi i Muslimaneve eshte nje dhe ai eshte te pasojne Librin e All–llahut dhe Sunnetin e te Derguarit te Tij ne te gjitha rastet: ne vuajtje dhe ne rehati, ne veshtiresi dhe ne lehtesim, kur udhetojne dhe kur nuk udhetojne – ne çdo gjendje. Kur njerezit e dijes kane mospajtime, atehere duhet shikuar tek theniet e tyre dhe te perkrahet ajo qe eshte ne perputhje me deshmite (faktet, evidencat) duke mos paragjykuar kunder asnjerit.
Ndersa populli i thjeshte duhet te pyesin njerezit e dijes dhe te marrin prej tyre lirisht, nga cilido qe te jete me afer te vertetes dhe i drejte. Ata duhet t'i pyesin ata (njerezit e dijes) rreth Fese (Dinit) te All–llahut, pastaj ai (dijetari, alimi) duhet t'i mesoje dhe udhezoje ata tek e verteta bazuar ne Kur’an, Sunnet dhe miratimin e pergjithshem (konsensusin) te dijetareve.
Nje dijetari (‘alim) eshte i njohur nga kembengulja (durimi, ngulmi), nga takwa (32) e tij, dhe frika e tij nga All–llahu, duke u perpjekur tek (ajo) çfare All–llahu e ka bere obligim dhe duke ndenjur bukur larg asaj nga çfare All–llahu dhe i Derguari i Tij kane ndaluar.
________________________________________
(29) Sureja en–Nisa: 59.

(30) Sureja esh–Shura: 10.

(31) Zeid dhe ‘Amr jane emra te supozuar dhe jane perdorur ketu per te kuptuar: “Ky person (filani) apo tjeter”.

(32) Ibn Ebi Sheibeh raporton ne librin e tij Kitabul–Iman [(Libri i Imanit) No.99], se tabi’iu Talk Ibn Habib ishte pyetur te percaktoje takwan, keshtu qe ai tha: “Takwa eshte veprimi (te vepruarit) ne bindje tek All–llahu, duke shpresuar per Meshiren e Tij."
________________________________________
Keto jane karakteristikat (sifatet) e dijetarit (‘alimit), nese ai eshte mesues, gjykates (kadi), da’i (thirres ne fe), ose mban nje pune tjeter. Ai eshte i detyruar (ia do puna) te jete nje shembull dhe model i drejtesise; ai vepron sipas dijes se tij; ka takwan e All–llahut ngado qe ai mund te jete; ai udhezon njerezit ne te mire; ai eshte nje shembull i mire per studentet (talebet) e tij, anetaret e familjes se tij, fqinjeve dhe te tjereve, te cilet e njohin ate. Ata marrin prej tij theniet e tij dhe veprat e tij, te cilat jane ne pajtim me Fene (Dinin) e All–llahut, si nje shembull.
Studenti i dijes (talebul–ilm) duhet te kujdeset shume rreth te qenurit dembel rreth asaj çka All–llahu ka bere detyrim dhe nga renia ne ate te cilen Ai e ka ndaluar, sepse te tjeret do ta pasojne ate ne te (rrugen e tij). Po ashtu, ai nuk duhet te jete i pakujdesshem ndaj sunnetit dhe mekruheve (33). Ne qofte se ai behet dembel te tjeret gjithashtu behen dembele. Eshte e rendesishme qe ai te kujdeset per ringjalljen e Sunnetit, megjithese (edhe pse) nje akt i veçante mund te mos jete i detyrueshem, me qellim qe te inkurajoje njerezit te pasojne ate (sunnetin), dhe te jete nje shembull per ta. Ai (studenti i dijes, talebul–ilm) duhet te rrije larg nga mekruhet (veprat e papelqyera) dhe çeshtjet e dyshimta (34) keshtu qe njerezit mos ta pasojne (imitojne) ate.
Studenti i dijes (talebul – ilm) ka domethenie (rendesi) te madhe dhe njerezit e dijes jane te zgjedhurit midis krijesave. Mbi ta ka detyrime (obligime) dhe pergjegjesi me shume se mbi çdo njeri tjeter. Resulullahu ka thene: “Çdonjeri eshte bari dhe eshte pergjegjes per tufen e tij”(35).
________________________________________
(33) Ketu shejkh Bin Baz perdor fjalen sunnah per te kuptuar veprat e rekomanduara - ai i cili ben nje veper te tille eshte i shperblyer, por ai qe e len ate nuk ndeshkohet. Mekruhet (njejes: mekruh) jane ato vepra te cilat jane te papelqyera - personi shperblehet per lenien e nje vepre te tille por nuk ndeshkohet per kryerjen e saj.

(34) Nen autoritetin e Ebu ‘Abdullah en–Num’an, djali i Beshirit (ra), i cili tha: Degjova te Derguarin e All–llahut (salallahu alejhi ue selem) duke thene: “Ajo e cila eshte e ligjshme eshte e qarte dhe ajo e cila eshte e paligjshme eshte e qarte. Ndermjet ketyre dyjave jane çeshtjet e dyshimta rreth te cilave shume pak njerez kane dije (dine per to). Keshtu, ai i cili u shmanget (eviton) çeshtjet e dyshimta qarteson veten e tij lidhur me Fene e tij dhe nderin e tij, por ai qe bie ne çeshtjet e dyshimta bie ne ate qe eshte e paligjshme, si bariu i cili kullot rreth nje vendi te mbrojtur, ai pa vonuar do te hyje ne te. Me te vertete çdo mbret ka nje vend te mbrojtur, dhe me te vertete vendi i mbrojtur i All–llahut jane ndalimet e Tij. Me te vertete ne trup ndodhet nje cope mishi, e cila nese ajo eshte e shendetshme (e mire) krejt trupi eshte i shendetshem (i mire), dhe nese (ajo) eshte e semure, te gjitha jane te semure. Me te vertete kjo eshte zemra [Transmetuar nga Imam el-Bukhari dhe Imam Muslim ne Sahihet e Tyre].

(35) Teksti i plote i hadithit eshte si me poshte:

Abdullah Ibn ‘Umar (ra) transmeton se Resulullahu (salallahu alejhi ue selam) ka thene: “Çdonjeri eshte bari dhe eshte pergjegjes per tufen e tij. Sunduesi eshte bari dhe eshte i pergjegjshem per shtetasit e tij; burri eshte bari per anetaret e familjes se tij; gruaja eshte kujdestare dhe pergjegjese per shtepine e burrit te saj dhe per femijet e tij; skllavi i nje personi eshte ruajtes per pasurine e zoteriut te tij dhe ai eshte pergjegjes per te. Sigurisht secili nga ju eshte nje bari dhe eshte pergjegjes per tufen e tij”. [Transmetuar nga Imam el–Bukhari ne Sahihun e tij].
________________________________________
Njerezit e dijes jane barinj dhe udherrefyes. Ata duhet te shqetesohen rreth shoqerise sikur ajo te jete tufa e tij. Keshtu atyre u takon te mbartin kete pergjegjesi, duke iu frikesuar All–llahut ne kete. Ata (studentet e dijes) i udhezojne ata (njerezit) ne rruget e shpetimit dhe i parandalojne nga rruget e shkaterrimit; ngulisin midis tyre dashuri per All–llahun dhe te Derguarin e Tij duke qene te vendosur me fortesi mbi Fene (dinin) e Tij, duke deshiruar Xhennetin e All–llahut dhe meshiren e Tij, duke qene i kujdesshem nga Zjarri, i cili eshte nje vendbanim (vendqendrim) i keq. Paralajmerimi i vetes tende dhe i te tjereve per Zjarrin e Xhehennemit eshte i detyrueshem. Kjo detyre, qe para dhe me e rendesishmja, u takon dijetareve (ulemave) dhe nxenesve te dijes.
Ata (dijetaret dhe nxenesit e dijes) perpiqen per te kenaqur All–llahun, permbahen nga mosbindja ndaj Tij, dhe therrasin per tek Ai. Ata nuk tejkalojne kufinjte, por marrin rrugen e mesme. Ata shmangen nga ato gjera, te cilat All–llahu i ka ndaluar dhe nuk i ka pelqyer, keshtu qe Muslimanet te mund te marrin nga shembulli i tyre dhe te jene te ndikuar nga ata kudo qe te jene. Duke qene gjithmone ne te tille gjendje dhe sjellje.
I lutem All–llahut, te Fuqishmit dhe Madheshtorit, me Emrat dhe cilesite (sifatet) e Tij te persosura qe t’ju beje juve dhe mua te qendrueshem (konsekuente) tek ajo e cila kenaq Ate, te pastrojme zemrat dhe veprat tona, te na beje neve te udhezuar drejte, te drejte dhe nga mesi i te permiresuarve (ndrequrve). E lus Ate ta beje Fene (Dinin) e Tij fitimtar dhe ta beje fjalen e Tij me te larten (absolute, supreme). E lus Ate t'i beje lideret (udheheqesit) e Muslimaneve te veprojne ate çka do te kenaqe Ate. Une e lus qe Ai t'i beje lideret (udheheqesit) te jene te mire kundrejt roberve te All–llahut dhe kundrejt vendeve mbi te cilet atyre u eshte dhene pushteti (autoriteti). E lus Ate te drejtoje (ndreqe) keshilltaret e tyre, t'i bekoje dhe favorizoje ata te sundojne me ligjin e All–llahut nder njerez, duke hedhur çfaredoqofte qe e kundershton ate.
Ndersa, sa per shkencat e tjera, ato kane domethenien dhe rendesine e tyre te veten, si nxjerrja e mineraleve, bujqesia, kultivimi dhe te tjera industri te dobishme. Disa mund te jene te rendesishme per t'i mesuar varesisht nga kerkesat (nevojat) e Muslimaneve, duke e bere ate Fard Kifaje (detyrim kolektiv). Lideri i Muslimaneve duhet t'i urdheroje dhe ndihmoje Muslimanet ta mesojne ate çfare ata kane nevoje per mireqenien e tyre, dhe t'i pregatise ata kunder armiqve te tyre (kafiret). Veprat e roberve te All–llahut do te vleresohen si adhurim sa kohe qe qellimi (njeti) i tij eshte korrekt me sinqeritet tek Ai. Ne qofte se ai ben nje veper pa nje qellim, atehere kjo eshte nga mubahat (36). Me kete mendoj ne llojet e ndryshme te lejueshme te industrive (nxjerrja e mineraleve, bujqesia, kultivimi e te tjera).
Te gjitha keto gjera jane te kerkuara, se bashku me qellimin korrekt, te cilat e bejne ate adhurim; lenia e qellimit e ben ate mubah. Ndonjehere mund te quhet (konsiderohet) si Fard el–Kifaije (obligim kolektiv) ne qofte se e dikton nevoja. Eshte e detyrueshme per liderin (udheheqesin) e Muslimaneve qe te caktoje njerezit e nevojshem per te mesuar kete dije. Rendesia e saj varet nga situata, e cila ndryshon sipas qellimit dhe nevojes.
Perderisa dija e Sheriatit eshte çeshtje me rendesi, ajo eshte e detyrueshme, gjersa All–llahu ka krijuar xhindet dhe njerezit qe ata ta adhurojne dhe t'i frikesohen Atij (37), dhe kjo nuk eshte e lejueshme perveç nepermjet dijes Islame, dijes se Librit (Kur’anit) dhe Sunnetit, siç u permend me pare. Eshte detyre e studentit te dijes te kuptoje dhe studioje Fene (Dinin), te mesoje dhe te persiate (mendoje, reflektoje) mbi çka All–llahu ka parashkruar, te njohe ‘akiden e vertete Selefije (38) mbi te cilen ishte Resulullahu , Shoket (Sahabet) e tij, dhe pasuesit e tyre ne te drejte – gje e cila eshte besimi ne All–llahun, Profetet e Tij, emrat e Tij dhe cilesite (sifateve) e Tij, duke besuar ne to ne nje menyre e cila eshte e pershtatshme tek All–llahu, pa shtremberime (tahrif), pa i mohim (te’til) te cilesive, pa pyetur si (tekjif), ose pa bere krahasime (temthil) – pa shtesa dhe mangesi.
Kjo ishte qasja dhe rruga njerezve te dijes, siç ishte rruga e Profeteve, Shokeve (Sahabeve) te tyre, dhe pasuesve te tyre ne te drejte.
Ne lusim All–llahun t'u jape nxenesve te dijes sukses. E lusim Ate t'i ndihmoje dhe udhezoje ata tek çdo gje me çka Ai eshte i kenaqur, dhe e lusim Ate qe t'i beje ata nje shembull per udhezimin e roberve te Tij dhe t'ua lehtesoje kushtet. Me siguri Ai eshte Madheshtori, me i Larti, i cili ka Pushtet mbi çdo gje. Lutjet dhe paqja qofshin mbi Profetin tone Muhammed Ibn ‘Abdullah , mbi familjen e tij, Shoket e tij, dhe ata te cilet e pasuan ate ne te drejte.
________________________________________
(36) Mubahat (njejes: Mubah): vepra te lejueshme. (Sh.p. vepra per te cilat nuk merr as shperblim as denim, por qe jane te lejueshme.)

(37) All–llahu, me i Larti, thote ne Kur’an:“Dhe Une nuk i krijova xhindet dhe njerezit, veçse qe ata duhet te me adhurojne vetem Mua”. Sureja edh–Dhariat: 56.

(38) Akideja Selefije lidhet me besimin qe eshte predikuar nga i Derguari i All–llahut (salallahu alejhi ue selam) siç eshte kuptuar nga Sahabet, tabi’inet dhe studentet e tyre, ne pajtim me hadithin e te Derguarit te All–llahut (salallahu alejhi ue selam): “Me e mira gjenerate eshte gjenerata ime, pastaj ata te cilet pasojne ata, pastaj ata te cilet pasojne ata”. Per nje shpjegim me te qarte referojuni Shpjegimi i Besimit nga Imam el–Barbahari (V. 329H).
________________________________________

SHTOJCE

Epersia e Dijetareve (39)

All–llahu, i Fuqishmi dhe Madheshtori, thote ne Kur’anin fisnik:
“All–llahu deshmon se La Ilahe il–la Huwe (nuk ka te adhuruar tjeter me te drejte perveç Atij); (deshmojne per kete) dhe meleket, dhe ata qe kane mend e qe dine (e deshmojne kete); Ai e mban krijimin e Tij ne Drejtesi te plote. La Ilahe il – la Huwe (askush nuk ka te drejte, nuk meriton e nuk nuk duhet te adhurohet perveç Atij), i Gjithfuqishmi, me i Urti Gjithegjykues”. Sureja Al–Imran: 18
Ky ajet shfaq epersine e dijes (‘ilmit) dhe njerezve te saj. Nga ky ajet mund te nxjerrim disa pika si me poshte:
1. All–llahu zgjodhi njerezit e dijes (ulul ‘ilm) per te deshmuar Njeshmerine e Tij (Tewhid) mbi te gjitha krijesat e Tij.
2. All–llahu i nderoi njerezit e dijes duke permendur deshmine e tyre pergjate deshmise se Tij.
3. Ai e ngriti lart statutin e dijetareve duke bashkuar (shoqeruar) deshmine e tyre me deshmine e melaikeve.
4. Ky ajet deshmon per epersine e atyre qe posedojne dije. All–llahu nuk e ben cilendo nga krijesat e Tij qe te deshmoje perveç te drejteve midis tyre.
Eshte nje transmetim i mirenjohur i Resulullahut, i cili tha: “Te drejtet (ndershmit) do ta bartin kete dije, duke refuzuar shtremberimet e ekstremisteve, pretendimet e rreme te genjeshtareve, dhe interpretimet (e gabuara) te injoranteve”. (Deklaruar hasen nga shejkh Selim el–Hilali)
5. All–llahu, Ai qe eshte pa te meta, Vete deshmon per Njeshmerine e Tij, dhe Ai eshte me i madhi deshmitar. Mandej, Ai zgjodhi meleket dhe dijetaret. Kjo eshte e mjaftueshme per te treguar epersine e tyre.
________________________________________
(39) Pershtatur nga Miftahi Daris Se’adah te Imam Ibn Kajim el–Xheuzie (ra) (V.751H)
________________________________________

6. All–llahu i beri dijetaret te deshmojne me më te madhen dhe me te shkelqyeshmen deshmi, e ajo eshte: “Asnje nuk meriton te adhurohet perveç All–llahut”. All–llahu, Ai qe eshte pa te meta, me i Larti, nuk deshmon perveç per çeshtjet shume te rendesishme dhe vetem me te lartet nga krijesat e All–llahut deshmojne per kete.
7. All–llahu beri deshmine e njerezve te dijes nje prove kunder atyre qe refuzojne. Keshtu, ata jane provat dhe shenjat e saj, duke deftuar Njeshmerine e Tij (Tewhidin).
8. All–llahu, me i Larti, perdori nje fjale te vetme per te cilesuar deshmine e Tij dhe deshmine e melaikeve dhe e dijetareve. Ai nuk perdori nje tjeter fjale per deshmine e tyre. Keshtu, Ai i lidhi deshmite e tyre me te Tijen. Kjo tregon lidhjen e forte mes deshmise se tyre dhe deshmise se All–llahut, sikur vete Ai deshmoje per Njeshmerine e Tij ne gjuhet e tyre dhe i beri ata te thone kete deshmi.
9. All–llahu, Ai i cili eshte pa te meta, i beri dijetaret te permbushin (kryejne) te drejtat e Tij (qe askush nuk meriton te adhurohet perveç Tij) nepermjet kesaj deshmie, dhe ne qofte se ata e kryejne ate, atehere ata kane permbushur dhe themeluar kete te drejte te All–llahut ndaj tyre. Mandej eshte e detyrueshme per njerezimin te pranojne kete deshmi, kuptimi i se ciles eshte arritja e lumturise ne kete jete dhe ne kthimin e tyre perfundimtar (tek All–llahu). Kushdo qe e merr kete udhezim nga dijetaret dhe e kundershton kete te vertete per shkak te deshmise se tyre, atehere per dijetaret ndodhet nje shperblim i barabarte me te tyrin. Dhe askush nuk e di vleren e ketij shperblimi, perveç All–llahut.
 

 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free