|
|
|
|
hixhret - Disa sekrete të Kur'anit
|
|
DISA SEKRETE TË KUR'ANIT
Ne këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm...
(Enbija': 106)
HARUN JAHJA
PËRMBAJTJE
Parathënie
Allahu i përgjigjet lutjes së secilit lutës
Allahu e rritë bekimin e Tij mbi ata që janë mirënjohës
Sekretet e besimit në fatin e njëriut dhe vendosja e besimit në Allahun
Në çdo ngjarje ka të mira
Në çdo vështirësi ka lehtësime
Allahu turbullon të kuptuarit e jobesimtarëve
Allahu shpërndan kuptim në ata që i frikohen Atij
Ata që bëjnë mirë gjejnë mirësi
Në fytyrat e besimtarëve ka shkëlqim, ndërsa në fytyrat e jobesimtarëve
ka turprim
Sekreti që Allahu i fshin punët e këqija
Qëllimi i shenjët në shpenzimin në rrugën e Allahut
Efekti i punëve të mira dhe fjalëve të mira
Sekreti që Allahu i pajisë njerëzit me vend
Allahu sigurisht i ndihmon atyre të cilët e ndihmojnë fenë e tij
Përçarjet shkaktojnë humbjen e fuqisë
Vetëm në përkujtimin e Allahut zemrat gjejnë kënaqësi
Dredhia e djallit është e dobët
Dëgjimi i shumicës e largon njëriun nga udha e drejtë
Sekretet në zgjerimin dhe zvoglimin e bekimeve
Bindja ndaj të dërguarit është bindje ndaj Allahut
Një numër i vogël i besimtarëve mund ta mposht shumicën jobesimtare
Jeta e kësaj bote është në fakt shumë e shkurtër
Allahu e bënë fenë e Tij më të lartë kur ndonjëri e adhuron vetëm atë
Në zemrat e jobesimtarëve Allahu hedh frikë
Urtësia dhe fjalimet bindëse janë bekime nga Allahu
Njëriu gjithashtu do të përgjigjet për mendimet dhe qëllimet e tij
Allahu është Ai i Cili vendos dashurinë në zemërat e njerëzve
Vdekja e besimtarëve dhe jobesimtarëve nuk do të jetë e njëjtë
Lutja e largon njëriun nga e keqja
Ata që janë mbytur në rrugen e Allahut nuk janë të vdekur
Allahu është Dhuruesi i nderit
Sekretet e zbulimit të rrugës së drejtë
Uni (epshi) i njëriut urdhëron punë të këqija
Sekretet e begatisë dhe pasurisë të caktuara për njërëzit
Sekreti se pse Allahu nuk i dënon menjëherë jobesimtarët
Përfundim
Keqkuptimet e evulicionit
Shënime
PARATHËNIE
(INTRODUCTION)
Ka shumë njerëz te cilët nuk besojnë në Kur’an pavarsisht nga pretendimet e tyre se janë besimtar te vertetë. Ata e kalojnë jetën e tyre duke u kapur për iluzione dhe e jetojnë jeten e tyre me kundërshtime dhe pamjaftueshmeri, refuzojnë te pranojnë se Kur’ani është udhërrefues i tyre. Sidoqoftë vetëm Kur’ani parashikon një jetë kohore me dituri të vërtetë për çdo përson dhe përmban fshehtsitë e krijesës së Allahut në formen e tij të vërtetë dhe te pastër. Çfarëdo pjese informative e cila nuk është e bazuar në Kur’an është e kundërshtueshme, dhe prandaj është një mashtrim dhe një shpresë e kotë. Prandaj ata te cilët nuk mbështetën në Kur’an jetojnë ne mashtrim. Në ahiret ata do të dënohen me ndëshkim të përjetshëm.
Ne Kur’an përveç lutjeve, udhrimeve, ndalimeve dhe standardeve te larta te moralit, Allahu i njofton njërzit me shumë fshehtësi. Keto janë fshehtësi me të vërtetë të rëndsishme, dhe një sy i vemendshëm mund t’i dëshmoi këto gjatë gjithë jetës se tij. Kur’ani është burimi i vetem i fshehtësive për të gjithë njerëzit, sado inteligjent, të shkolluar apo të mprehet të jenë, kurrë nuk do te shpresojnë me gjet ndokund tjeter.
Përderisa disa njërz nuk mund të shohin, ndersa të tjerët kanë kuptuar disa porosi te fshehta në Kur’an, është edhe një nga fshehtësitë e krijuara të Allahut. Ata të cilët nuk i kerkojnë këto fshehtësi te shpallura në Kur’an, jetojnë në ankth dhe veshtirsi. Për shkak te ironis ata kurrë nuk do ta kuptojnë se pse jetojnë në kësi ankthi. Në anën tjetër, ata të cilët mesojnë për këto fshehtësi të Kur’anit, e bejnë një jetë të lehtë dhe të lumtur
Kjo është për arsye se Kur’ani është i qartë, i lehtë dhe mjaft i hapur për tu kuptuar nga çdokush. Ne Kur’an Allahu thotë:
O ju njërëz, juve ju erdhi nga Allahu juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë.Ata që i besuan All-llahut dhe iu përmbajtën Atij (librit të Tij), Ai do t’i fusë në mëshirën (Xhennetin) e Tij dhe do t’i gradojë e do t’i udhëzojë për në rrugë të drejtë. (Nisa:174-175)
Megjithate shumica e njerëzve, pavarsisht nga aftësia për të zgjedhur problemet më të komplikuara, kuptimin dhe vendosjen e filozofive më të mistershme dhe ma të dykuptimshme në praktikë, deshtojnë të kuptojnë thjeshtësinë dhe qartësin e Kur’anit. Sikur që ky liber shpjegon, kjo në vetveten është edhe një misterie e rëndsishme. Nga pamundësia të kuptojnë shpejtsinë natyrore të jetës në këte botë të përkohshme. Këta njerëz shkojnë për çdo ditë më afër vdekjes se pashmangshme. Fshehtësitë në Kur’an janë sherim për besimtarët përderisa ata mposhtin jobesimtarët në dyluftim, në të dy jetrat në këtë dhe në ahiret. Allahu e shpall këtë fakt në ajetin vijues:
Ne të shpallim Kur’anin që është shërim për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u dhuron tjetër përpos dëshprim. (al-Isra': 82)
Ky libër shqyrton disa mesime të lidhura me ajetet që Allahu u a ka shpallur njerëzimit sikur një fshehtësi. Kur një përson i lexon këto ajete, dhe kur vemendja e tij është e përqendruar, ai duhet të përpiqët të zbuloi qëllimin e fshehtësis në ngjarjet dhe të vlersoi gjithçka në dritën e Kur’anit. Atëhere, njerëzit do të kuptojnë me entuziazem së fshehtësitë e Kur’anit kontrollojnë jetrat e tyre dhe të tjerëve sikur janë ata.
Prej momentit që ndokush zgjohet në mëngjes, manifestimet e fshehtësive të shpallura nga Allahu mund të shihen. Të vij të ky përfundim; ai vetëm duhet të jetë i kujdesëshëm, të kthehet të Allahu dhe të mendoi. Atëhere, ai do të kuptoi se jeta e tij nuk është e varur nga kurrfarrë ligjesh që njerëzit pamenduar adoptojnë dhe se autoritet të vetme dhe ligje të vlefshme janë ligjet e Allahut. Kjo është një fshehtësis shumë e rendsishme. Atje nuk ka asnjë te mirë në shumicen e ligjeve dhe praktikave të cilat shumica e njerëzve i kanë pranuar si të vertetat dhe të përfunduara. Si fakt thelbsor, këta njerëz janë shumë te zhgenjyer. E verteta është ajo që është shpallur në Kur’an. Çdokush që e lexon Kur’anin sinqërisht, vlerson ngjarjet në dritën e Kur’anit dhe të besimit, dhe jeton si përkrahes i Allahut, do t’i shohë kjartësisht këto fshehtësi. Kjo do ta dërgon të një kuptim më i mire se Allahu është i Vetmi i Cili mban kontrollin për çdo krijesë, për çdo shpirt dhe çdo mendim. Siç thotë Allahu në ajetet në vijim:
Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Allahu yt është dëshmitar për çdo gjë? Vini re! Ata janë në dyshim për takimin me Allahun e tyre (me botën tjetër), e ta dini se Ai ka përfshirë me dijen e vet çdo send. (fussile 53-54)
ALLAHU I PËRGJIGJET LUTJES SE
SECILIT LUTËS
(GOD ANSWERS EVERYONE'S PRAYERS)
Allahu, i Gjithfuqishmi, i Mëshirshmi dhe Mëshiruesi, shpalli ne Kur’an se Ai është pranë njeriut dhe do të ju përgjigjet njerzëve kur ata i luten Atij. Një prej ajeteve të shpallura është:
E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qënë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua. (bekare: 186)
Siç u tha në ajetin e mësipërm, Allahu është pranë çdonjërit, Ai ka dijeni për dëshirat e çdonjërit, ndjenjat, mendimet, çdo fjalë të shprehur, dhe çdo gjë të përshpëritur, bile edhe çfarë është e fshehur thell në mendjet e çdonjërit. Si pasoj e kësaj, Allahu dëgjon dhe din për çdo njëri i cili i kthehet Atij dhe i lutet Atij. Kjo është bekimi i Allahu për njërzimin, dhe manifestim i mëshires, mirësisë dhe fuqisë së pakufij të Tij.
Allahu ka dijeni dhe fuqi të pakufi. Ai është Zotëruesi i çdo gjëje në tërë gjithësinë. Çdo gjallesë, çdo gjë, prej sa duket njerëzve më të fuqishëm deri të ata më të dobët, prej njerëzve më të varfër deri te njerëzit më të pasur, prej trupave madheshtor qiellor e deri te streha e shtazes më të imët në tokë, të gjitha i takojnë Allahut dhe të gjitha janë nën kontrollin dhe dëshirën e Tij
Një përson i cili ka besim në ketë të vërtetë mund t’i lutet Allahut për çfarëdo qoftë dhe mund të shpresoi se Allahu do t’i përgjigjet këtyre lutjeve. P.sh. një përson i cili është semur nga ndonjë smundje e pasherueshme, sigurisht do të drejtohet te të gjitha llojet e kujdesit mjeksor. Sidoqoftë, duke e ditur se vetëm Allahu e kthen shendetin, lutjet do t’i ofrohen atij për shërim. Si rrjedhim, një përson me disa lloje të frigës prej ankthit, mund t’i lutet Allahut për qëtsim dhe t’i largoi te gjitha llojet e frigës. Një përson i cili befasisht ka hasur ne vështirsi financiale të cilat nuk mund t’i kryej, mund t’i drejtohet Allahut për menjanimin e vështërsive financiale. Njeriu mund t’i lutet Allahut për numër të pakufizuar të gjërave, për tregimin e rrugës së drejt, për pranim në xhennet me besimtarët e tjerë, për një vend më të mirë në xhennet dhe shpetimin e tij nga xhehennemi me fuqin e Allahut, për shendet të mirë, dhe kështu me radhë. Kjo është çfarë Pejgamberi i Allahut (saas) ju tha shokëve të tij i tensionuar kur tha:
Doni te ju njoftoi me një armë e cila do te ju mbroi juve nga e liga e armikut dhe do te rrit ushqimin e juaj? Ata than: po, o i dërguar i Allahut . ai tha: thirrne Allahun ditën dhe natën, se namazi është arma e besimtarit1
Megjithatë, në Kur’an është edhe një zbulim, i cili meriton vemendje në këtë pike. Sikur që Allahut thotë në Kur’an :
Njëriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Allahu nuk e pranon lutjen e tij për keq); njëriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm. (isra: 11)
Nuk është çdo lutje e njeriut e dobishme. P.sh. një përson mund të lus Allahun për më shumë pronë e pasuri për ardhmerinë e fëmijëve të tij. Megjithatë Allahu mund të mos shoh mirësi në këtë kërkesë. Mund të jetë se prospëriteti do t’i largoi fëmijët e tij nga adhurimi i Allahut. Ne këtë kuptim, Allahu dëgjon lutjen e këtij përsoni, e pranon si një lloi të adhurimit dhe i përgjigjet në varianten më të mirë. Si alternativ, një përson mund të lutet që të mos vonohet në një takim. Megjithatë, mund të jetë se është më mirë për të që të shkoi në atë destinacion pas kohës së caktuar, por në vend të saj ta bej të mundshme të takoi dikend që do të kontribojë diçka e cila do të jet më fitimprurëse për tërë jetën e tij . Allahu e di këtë dhe i përgjigjet lutësit, jo në formën të cilën përsoni mendoi, por në mënyrën më të mirë për të. D.m.th, Allahu e dëgjon lutjen e atij përsoni, por nese Ai nuk sheh mirë në lutjen e tij, atëhere Ai krijon çfarë është më mirë për të. Kjo në vetvete është një fshehtësi shumë e rëndësishëme.
Kur lutja paraqitet e papërgjegjur, ata të pavetdijëshmit në këtë fshehtësi supuzojnë se Allahu nuk e ka dëgjuar thirrjen e tyre. Kjo në të vërtetë është një besim i shtrëmber i injorances sepse Allahu thotë:
Ne e kemi krijuar njëriun dhe dimë se ç'pëshpëritë ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.( kaf:16)
Ai Allahu e di çdo fjalë që njëriu e flet, çdo mendim dhe çdo moment që ndokuj i takon gjatë jetes se tij. Edhe atëhere kur dikush është fjetur, Allahu e di se çfarë ai provon në ëndërr. Është Allahu i Cili krijon çdo gjë. Si pasoj, çdo here që ndokush i lutet Allahut, ai duhet ta dij se Allahu do ta pranoi lutjen e tij si adhurim dhe të besoj se Allahu do t’i përgjigjes lutjes se tij në kohën më të duhur dhe do të krijoi çfarë është më e mirë për të.
Lutja, ndonëse është formë e adhurimit të Allahut, është gjithashtu edhe një dhuratë shumë e çmuar për njerëzinë. Sepse, përmes lutjes, Allahu ia mundson njëriut të arrij çdo gjë që Allahu mendon se është e mirë dhe që është fitimprurese për të. Allahu e shpall rëndsinë e lutjeve ne ajetin ku thotë:
Thuaj: “Allahu im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirur të besoni), e ju përgënjështruat, andaj dënimi do t'ju jetë i pandërprerë”. (furkan: 77)
Allahu iu përgjigjet lutjes se atyre
te cilët janë në nevoj dhe shqëtsim
Lutjet janë kohët kur njeriu është më së afërmi me Allahun ndihet sinqërisht, është koha kur njëriu e kupton afërsinë e Allahut dhe veten si rob i Allahut, ai është në nevoj për Allahun. Kjo është sepse kur dikush lutet, kupton se sa i ulët e i pafuqishem është para Allahut, dhe kupton se askush përpos Allahut nuk mund t’i ndihmoi. Sinqëriteti dhe çiltërsia e lutjes se ndokujt mvaret nga ajo se sa shumë ai është në nevojë. P.sh çdokush i lutet Allahut për paqë në botë. Sidoqoftë ndokush që gjindet i pashpresë në mes të luftës do të lutet më shumë dhe më seriozisht dhe më përulur Allahut. Ngjashëm, njerëzit, gjatë stuhisë në anije ose në aeroplan në rrezik të përplasjes, do t’i luten përulsisht Allahut. Ata do të jenë të sinqertë dhe të nënshtruar në lutjet e tyre. Allahu shpalli këtë fakt në ajetin ku thotë:
Thuaj: “Kush ju shpëton prej errësirave (trishtuese) të tokës e të detit e (nga trishtimi) ju e lutni atë haptas e fshehtas (duke thënë), nëse Ai na shpëton prej kësaj, ne do të jemi (besimtarë) mirënjohës?” (En'am: 63)
Në Kur’an Allahu e urdhron njëriun që të lutët me përulësi:
Luteni Allahun tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë. (A'raf: 55)
Në një ajet tjeter, Allahu thotë se ai i përgjigjet thirrjes se nevojëtarëve dhe të shtypurve
A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqën e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni. (Neml: 62)
Padyshim, ndokush nuk duhet doemosdo të takoi vdekjen për me ju lutë Allahut dhe t’i lutët Atij në nevojë. Keta shembuj janë dhënë që t’i bëj njërzit të kuptojnë gjendjen shpirtërore me të cilën të lutën sinqërisht dhe të mendojnë për momentin e vdekjes, kur njëriu nuk mundet më të jet i çkujdesur dhe definitivisht t’i kthehet Allahut me sinqëritet të brendshëm. Besimtarët të cilët janë përzemersisht të terhequr te Allahu, në anën tjetër, duke qënë te vetëdishëm për dobsitë dhe duke ndier nevojë, çdo herë kthehen sinqërisht te Allahu, edhe nese nuk janë në gjendjen “jetë a vdekje”. Kjo është një karakteristik e rëndësishme e cila i dallon prej jobesimtarëve dhe prej atyre me besim te dobët.
Mos caktimi i çfardo kufiri në lutje
Një përson mund të kerkoj nga Allahu gjithçka mbrenda kufijve të lejueshëm (hallall ). Kjo është për arsye se, siç u përmend më parë, Allahu është i vetmi sundimtar dhe pronar i tërë gjithësis; dhe nëse Ai deshiron, Ai i jep njeriut gjithçka që Ai dëshiron. Çdo përson që i drejtohet Allahu dhe i lutet Atij do të kreditoi forcen e Allahut me bë gjithçka dhe ‘’të jetë i vendosur në kerkesë’’ sikur që i dashuri ynë Pejgamberi (saas) ka thënë2: njëriu duhet ta dijë se është lehtë për Allahun të plotsoi çdo dëshirë të tij, dhe Allahu do t’i plotsoi përsonit çdo kërkes te tij nese ka çfardoqoftë të mirë për atë njëri në atë lutje. Lutjet e Pejgamberve dhe besimtarëve të vërtetë të përmendur në Kur’an cakton një shembull për besimtarët për çeshtjet që mund të lusin Allahun. P.sh. Pejgamberi Zekrija (as) ju është lutur Allahut për trashigimtar të kënaqshëm dhe , Allahu ju përgjegj lutjes së tij, pa marr parasysh se gruaja e tij ishte sterile:
Kur ai iu lut Allahut të vet me një zë të ulët, e Tha: “Allahu im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Allahu im, asnjëherë nuk kam qënë i dëshpëruar”.Unë ua kam frikë pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më falë nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë).Të më trashëgojnë mua dhe t'i trashëgojë ata nga familja e Jakubit, dhe bërë atë, o Zot, të këndshëm! (të vyeshëm)!”( Merjem: 3-6)
Allahu ju përgjigj lutjes së Pejgamberit Zekrijaha dhe i dha atij lajmin e mirë për Pejgamberin Jahja (as) pasiqë i pranoi lajmet e reja për djalin, Pejgamberi Zekrijaha ishte i befasuar pasi që gruaja e tij ishte sterile. Përgjegjëja e Allahut, Pejgamberit Zekrijaha, (as) zbulon një fshehtësi të cilën besimtarët duhet gjithmonë ta mbajnë në mend:
Ai tha: “Allahu im, si do të kemë unë djalë kur gruaja ime ishte që nuk lind, e unë kam arritur pleqëri të thellë?” Tha: “Ja, kështu Allahu yt ka thënë: se ajo për Mua është lehtë; Unë të krijova më parë ty, që nuk ishe fare!” ( Merjem: 8-9)
Ka shumë Pejgamber te cilët përmenden në Kur’an të cilve ju dhanë përgjegjëje në lutje. P.sh. Pejgamberi Nuhi (as) e luti Allahun të u sjell vuajtje popullit të tij, të cilët e humben rrugen e drejt pavarsisht nga përpekjet më të mira të tij për t’i udhhequr ata për rrugën e drejt. Si përgjegjëje lutjes se tij Allahu solli një denim të madh në ta, i cili hyri në histori.
Pejgamberin Ejubi (as) thirrri Allahun e tij për arsye te smundjes, duke thënë:
“Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!”(el enbija:83)
Përgjigjëja Profetit Ejub është shpallur si vijon:
Ne iu përgjegjëm atij nga mëshira e Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit. (el enbija:84)
Allahu ju përgjigj Pejgamberit Sylejmanit (as) i cili u lutë:
Tha: “Allahu im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do të ketë; vërtet, Ti je dhuruesi më i madh.(sad; 35)
Dhe Allahu i dhuroi pasuri dhe fuqi të madhe.
Prandaj, ata te cilët luten duhet të kenë në mendjët e tyre ajetin:
Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm t'i thotë: “Bëhu!” Ai menjëherë bëhet. (ja sin:82)
Siç thuhet në ajet çdo gjë është e lehtë për Allahun dhe Ai dëgjon dhe dinë çdo lutës.
Allahu ju jep bekim në këtë botë atyre që e deshirojnë, por në jetën e ardhshme ata do të vuajnë një humbje të rëndë
Deshirat e atyre të cilët nuk fshehin një frikë të rrënjosur thellë në zemrat e tyre nga Allahu dhe munges të një besimi të thellë, në jetë e ardhshme janë të drejtuar pa fjalë. Ata luten për pasuri, pronë dhe pozitë vetëm për jetën në ketë botë. Allahu na informon neve se ata të cilët e deshirojnë vetëm këtë botë nuk do të kenë shpërblim në botën e ardhshme. Besimtarët, në anën tjetër, luten për të dy botërat, për këtë dhe për ahiret, pasi që ata besojnë se jeta në botën e ardhshme është e vertetë dhe është afër sikur kjo jetë. Ne këtë Allahu thotë:
Ka disa prej njërëzve që thonë: “Allahu ynë, na jep Ti neve në këtë botë!” për të nuk ka asgjë në botën tjetër.E, ka prej tyre asish që thonë: “Allahu ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!”Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. All-llahu është i shpejtë në llogari.(bekare:200-202)
Besimtaret, gjithashtu, luten për shendet, pasuri, dituri dhe lumturi. Sidoqoft lutjet e tyre bartin synimin që ta kënaqin Allahun dhe kanë diçka që ka të bëjë me fenë (dinin). Ata luten për pasuri, më qëllim, që ta përdorin në rrugën e Allahut. Duke ju falenderuar kësaj, Allahu i jep shembull Pejgamberit Sylejmanit (as) në Kur’an. Larg prej qëllimit për këtë botë, lutja e Pejgamberit Sylejmanit (as) për një posedim të pashembullt, ishte vetem për qëllim fisnik që t’i shfrytzoi në rrugën e Allahut, duke i thirrur njërzit në fenë e Tij, dhe mbajtjen e vetvetës të zënë në përkujtim të Allahut. Fjalet e Pejgamberit Sylejmanit (as) të shpallura në Kur’an paraqësin këtë qëllim të sinqërtë:
E ai tha: “Unë i dhashë përparësi dashurisë së kuajve, ndaj Allahut tim,(sad:32)
Allahu iu përgjigj pikërisht kësaj lutje të Sylejmanit, i dha atij një pronë të madhe dhe e shpërbleu atë me bekimet e jetës së ardhshme. Në anën tjetër, Allahu gjithashtu ua plotson deshirat e atyre te cilët e duan vetëm jetën e kesaj bote, sidoqoftë, një denim i vështirë i pret ata në ahiret. Bekimin të cilin nuk e kanë në këtë botë do të jetë i pranishëm për ta edhe në ahiret. Ky fakt me rëndsi është treguar në Kur’an si vijon:
Kush është që dëshiron fitimin e botës tjetër (ahiretin), Ne do t'ia shtojmë fitimin e tij, e kush e dëshiron vetëm fitimin e kësaj bote, Ne ia japim, po në botën tjetër ai nuk ka hise.(Esh-Shura’:20)
Kush është që ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar, i përbuzur. (Isra’:18)
ALLAHU E SHTON BEKIMIN E TIJ MBI
ATA QË JANË MIRËNJOHES
Çdo përson është nevojtar për Allahun në çdo moment të jetës. Prej ajrit që e thith dhe ushqimit që e han, prej mundësisë se shfrytzimit të kontrollit të dikujt e deri të aftsia për të folur, prej të qënit i sterhuar e deri te të qënit një shpirt i lumtur. Njeriu jeton plotësisht nga ajo se çka Allahu ka krijua dhe përgatit për të. Prapëseprap, shumica e njerëzimit nuk e kuptojnë dobësinë e tyre dhe se ata janë nevojtarë për Allahun. Ata supozojnë së gjerat zhvillohen ngadal ose se ata sigurojnë çdo gjë vetëm me mundin e tyre. Ky është një gabim i madh, gjithashtu edhe mosmirënjohje për Allahun. Ironikisht, njerëzit të cilët i japin falënderimet e tyre për një dhuratë të parëndsishme, harxhojnë tërë jetën e tyre duke injoruar bekimet e panumërta të cilat Allahu ua jep atyre gjatë jetës së tyre. Sido që të jet, aq të mëdha janë të mirat që ju janë dhanë një përsoni, sa që ai kurrë nuk do të mund t’i numëroi ato. Allahu e tregon këtë fakt në ajetin:
Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron. (Nahl: 18)
Pavarsisht nga ky fakt, shumica e njërzve harroin të falenderojnë për ndonjërën nga këto të mira që ata kanë. Arsyeja për këtë është treguar në Kur’an: djalli, i cili premtoi se do t’i largoi njerëzit prej rrugës së Allahut, tha se dëshira themelore e tij është me i shti njerëzit që të jenë jofalenderues ndaj Allahut. Paraqitja mospërfillëse e djallit te Allahu shpreh rëndësinë e falënderimit Allahun:
Mandej, do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjejsh që të falënderohen (të besojnë)!” (All-llahu) Tha: “Dil nga ai (Xhenneti), i urrejtur, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur Xhehennemin me të gjithë ju. (A'raf: 17-18)
Besimtarët, në anën tjetër, në vetdije të dobsis se tyre dhe me përulje para Allahut, shprehin falënderimet e tyre për çdo të mirë të dhuruar nga Allahu. Pasuria dhe posedimi nuk janë te vetmet te mira për te cilat besimtarët e falënderojnë Allahun e tyre. Duke ditur se Allahu është Pronari dhe Poseduesi i çdo gjëje, besimtarët e shprehin mirënjohjen e tyre të brendshme për shendet të mirë, bukuri, dituri, mençuri, dashuri ndaj besimit dhe urrejtje ndaj mosbesimit, për te kuptuarit, mendjehollsinë, largpamësinë dhe për aftësië. Ata janë falënderues që janë të udhëzuar drejt dhe që janë në shoqëri me besimtarët. Një pamje të bukur, manovrim i lehtë me punët e tyre, përmbusheje të deshirave të tyre, njoftime për gëzime të mëdha, drejtues i respektueshëm apo çfardo e mirë tjetër e bën besimtarin që menjëherë të kthehet të Allahu, t’i shprehë mirënjohjet e tij ndaj Allahut dhe reflektohet në faljen dhe mëshirën e Tij.
Si përgjigjëje për morale të mira të shfaqura, besimtarët i pret shpërblimi. Ky është edhe një nga sekretet e treguara në Kur’an: Allahu i rritë të mirat e Tij në ata të cilët janë mirënjohes. P.sh. Allahu u dhuron edhe ma shumë shendet dhe forcë për ata të cilët i paraqësin falënderimet e tyre te Allahu për shendet të mirë dhe forcë që kanë. Allahu u jep edhe më shumë dituri dhe pasuri atyre te cilët janë mirënjohes për diturinë dhe pasurin e tyre. Kjo është për arsye se ata janë njerëz të sinqertë të cilët janë të kënaqur me çka Allahu jep dhe janë të knaqur me të mirat dhe të cilët e marrin Allahun si shok të tyre. Allahu e tregon këtë sekret në Kur’an si vijon:
Dhe (përkujtoni) kur Allahu juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t'ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!” (Ibrahim: 7)
Të qënit mirënjohes është gjithashtu edhe shenjë e afërsisë dhe dashurisë së ndonjërit te Allahu. Njërzit të cilët falënderojnë kanë mendjehollsinë dhe mundësinë e pranimit të bukurive dhe të mirave që Allahu krijon. I derguari i Allahut (saas) gjithashtu na drejton te kjo kur ai tha:
Kur Allahu të ju jep pasuri, hareja e dhuratave dhe të mirave të Allahut duhet të reflektohet të ju3
Në anën tjetër, një përson jobesimtar dhe jomirënjohes do të shoh vetëm papërsosuri dhe gabime madje edhe në ambientin natyror më të bukur, prandaj do të jetë i palumtur dhe i pa kënaqur. Në të vërtet, sikur një qëllim i parëndësishëm në krijimin e Allahut, këta njerëz, gjithmonë vijnë në kontakt me siç duket rrethana të papërshtatshëme dhe ngjarje të pakëndshëme. Në anën tjetër, Allahu shfaq më shumë bujari dhe të mira të Tij në ata të cilët kanë një sinqeritet dhe mendjehollësi në botëkuptimet e tyre
Se Allahu i rrit të mirat e Tij në ata të cilët janë mirënjohës është një nga sekretet e Kur’anit. Megjithatë, njeriu duhet ta ketë në mendje se sinqeriteti është një kusht paraprak për të qënë mirënjohës. Pa dyshim, udha e ndonjërit për të treguar mirënjohjen e tij pa u drejtuar sinqerisht te Allahu dhe duke ndier se paqja e brendshme e faljes dhe mëshirës së pakufij të Allahut, e cila është vetëm për të impresionuar njerëzit, do të jetë e dukshme mungesa e sinqeritetit. Allahu e dinë çka zemra fsheh, dhe do të jetë dëshmitare për josinqeritet. Ata te cilët kanë synime të brendshëme të josinqerëta mund t’i fshehin prej njerëzve, por jo prej Allahut. Njërzit e tillë mund të shfaqin falënderimin e tyre me sjellje të rreme kur nuk ka sëmundje, por në kohërat e vuajtjeve, është e mundëshme që ata mund lehtë të kalojnë në mosmirënjohësa.
Kjo do të jetë e njohur gjithashtu së besimtarët e vërtetë mbesin mirënjohes ndaj Allahut edhe në kushtet më të veshtira. Ndonjëri që shikon nga jashtë mund të shohë se zvoglimi i disa të mirave e gëzojnë besimtarin. Mirëpo, besimtarët, të cilët janë të aftë të pranojnë aspektet e mira të çdo ngjarje dhe situate, shohin të mira edhe në këtë. Psh, Allahu thotë se Ai do t’i sprovojë njërzitë me frikë, uri dhe humbje të shendetit ose jetës. Në këso situatash, besimtarët gezohen dhe ndjenë mirënjohje, duke shpresuar se Allahu do t’i shpërblejë ata me të mira të xhennetit si kompensim për patundëshmerinë e tyre që e treguan në sprovë. Ata e dinë se Allahu nuk e ngarkon asnjërin më shumë se që ai mund të durojë. Palekundëshmeria dhe bindja për një dituri të ketillë i bënë ata të jenë të qetë dhe mirënjohës. Prandaj, është një veti e qartë e besimtarëve të tregojnë një dedikim dhe premtimi të paluhatëshëm dhe Allahut ka premtuar të zgjerojë të mirat e Tij në robërit e Tij mirënjohës në të dy botërat, në këtë dhe në ahiret.
SEKRETET E BESIMIT TË NJËRIT NË FATIN
DHE MBËSHTETJA E TIJ NË ALLAHUN
Mbështetja në Allahun është një cilësi e veçantë e besimtarëve të cilët kanë besim të thellë, të cilët mund të çmojnë fuqinë e Allahut, dhe të cilët janë të afërt me Allahun. Ka sekrete të rëndësishme dhe të mira në mbështetjen në Allahun. Mbështetja në Allahun nënkupton një bindshmëri dhe besim të caktuar në Allahun dhe në fatin që Ai e krijon. Allahu i ka krijuar të gjitha krijesat, shtazët, bimët, sikur që i ka krijuar edhe sendet e pa jetë -- secilin me synimin ose fatin e tij. Dielli, hëna, detrat, liqenjët, drunjët, lulet, milingonen e vogël, çdo gjethe që bjen, çdo njëren grimcë të pluhurit në tavolinen tënde, një gurë në të cilin ti merr thue, këmishen të cilën ti e ke blerë dhjetë vjet më parë, pjeshkën në frigoriferin tënd, nënën tënde, shokët e tu të shkollës fillore, ty -- me pak fjalë çdo gjë ka fatin e tij i cili është paracaktuar miliona vite më parë në shikimin e Allahut. Fati i çdo krijese është i shenuar në libër, i cili është quajtur në Kur’an ’’Nëna e Librit’’. Momenti i vdekjës, momenti i rëmjes së gjethës më të imët, momentin kur pjeshka në frigoriferin tënd fillon të kalbet, dhe të gjitha fazat e gurit gjer sa ti merr thua në të- me pak fjalë, çdo ngjarje, e rëndësishëme ose e parëndësishëme - është e shënuar në këtë libër.
Besimtarët kanë besim në fatin dhe ata e dijnë se Allahu e ka krijuar fatin e tyre në variantën më të mirë për ta. Kjo është pse, në çdo moment të jetës së tyre, ata mbeshteten në Allahun. Me fjalë të tjera, ata e dijnë se Allahu krijon të gjitha ngjarjet me pajtim me qëllimin e parashikuar dhe se ne çkado që Allahu krijon ka të mira. Psh ngjitja e ndonjë sëmundje vdekjeprurëse, konfrontimi me një armik të pamëshirëshem dhe të papelqyeshëm, të qenit i nënshtruar akuzimeve të pavërteta pavarësisht nga ajo se jeni i pafajshëm, ose takimin me ngjarjet më trishtuese që ndokush mund t’i paramendojë, nuk e levizin besimin e besimtarëve as që shkakton ndonjë frikë në zemrat e tyre. Ata e mirëpresin çka Allahu ka krijuar për ta. Besimtarët nxjerrin kënaqësi të madhe për takimin e situatave të cilat zakonisht i tmerrojnë ose ju sjellin dëshprim jobesimtarëve. Kjo është për arsye se edhe skenari më tmerrues është planifikue përpara prej Allahut për me i sprovue ata. Ata të cilët ju përgjigjen këtyre situatave me palëkundëshmeri dhe mbështeten në Allahun dhe në fatin që Ai krijon, do të meritojnë dashuri dhe përfitime të kënaqësive te Allahu. Ata e fitojnë xhennetin për gjithmonë. Prandaj, besimtarët pëlqejnë komoditetin dhe kënaqësinë në mbështetjen në Allahun gjatë tërë jetës së tyre. Kjo është një e mirë dhe sekret që Allahu u a zbulon besimtarëve. Allahu thotë në Kur’an se:
Atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten (Ali-Imran: 159)
Pejgamberi i Allahut (saas) gjithashtu e ka theksuar këtë kur ai tha:
Një robë i Allahut nuk ka besim të vertetë përderisa ai te mos besojë në fatin (me anët e mira dhe të kqija të tij) dhe të dijë se ai nuk mund të parandalojë diçka që i ndodh atij (e mir a e keqë) dhe se ai nuk mund të nxen diçka që i ka kaluar (e mirë a e keqë)4
Edhe një pikë e përmendur në Kur’an për mbështetjen në Allahun është ‘’marrja e paramasave‘’. Kur’ani na informon neve për paramasa të shumta të cilat besimtarët mund t’i marrin në situata të ndryshme. Në shumë ajete, Allahu gjithashtu tregon sekretin se ato paramasa të cilat janë pranuar si formë e adhurimit ndaj Allahut, nuk mund ta ndrrojnë fatin. Profeti Jakupi (as) i ka këshillua bijët e tij që të marrin disa paramasa gjersa të hyjnë në qytet, por pastaj ai ja u përkujtojë atyre që të mbeshtetën në Allahun. Ky ajetë i përshtatëshëm është si vijonë:
Po ai (Jakubi) tha: “O bijt e mij, mos hyni (në Egjipt) për një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i All-llahut, vendimi nuk është i tjetërkujt vetëm i All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm Atij le t'i mbështeten ata që besuan. (Jusuf: 67)
Sikur që shihet nga fjalet e Profetit Jakupit (as) besimtarët pa dyshimë marrin masa paraprake, por ata e dinë se nuk mundën të ndrrojnë atë që Allahu e ka vendosur për ta. Psh një përson duhet t’i respektojë rregullat e trafikut e jo të vozisë pa kujdes. Kjo është një paramasë e rëndsishëme dhe një formë e adhurimit e kryer për jetën e tij por edhe për të tjerëve. Sidoqoftë, nëse Allahu ka vendosur që ai përson të vdesë në aksident të veturës, kurrfarë paramasash nuk mund të mirren që ai të shpetojë. Nganjëherë një veprim paraprak mund të duket se atij përsoni i ka mundsuar të shpetojë nga vdekja. Ose dikush mund të marr një vendim kritik, i cili e ndërron tërë anën e jetës së tij; ose dikush mund të shpetojë nga një sëmundje vdekjeprurëse duke treguar forcën dhe rezistencën e tij. Sidoqoftë, të gjitha këto ndodhin për arsye se Allahu e ka urdhëruar kështu. Disa njërz i keqinterpretojnë ngjarjet e tilla si ‘’kapërcim i fatit të ndonjërit’’ ose ‘’ndryshim i fatit të ndonjërit’’. Por, kurrkush, as edhe ai përson që duket më i fuqishmi dhe më i vendosuri në botë, nuk mund të ndrrojë atë që e ka urdhëruar Allahu. Asnjë njëri nuk ka asi fuqie. Në të kundërten, çdo gjallesë është e pafuqishme përpara urdhërit të Allahut. Fakti se disa përsona nuk e pranojnë faktin, nuk e alarmon të vërteten. Në fakt, mohimi i fesë nga ata është urdhëruar gjithashtu. Allahu e shpallë këtë në Kur’an si vijonë:
Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër - Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është lehtë. Ashtu që të mos dëshproheni tepër për atë që u ka kaluar, e as të mos gëzoheni tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse All-llahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve. (Hadid: 22-23)
Siç u tha në ajetin e mësipërm, çdo ngjarje që ndodhë është e paracaktuar dhe e shkruar në libër në shikimin e Allahut. Prandaj, Allahu i thotë njëriut mos të ankohet për atë që ka mund t’i ketë kaluar atij. Psh një përson që e humbë tërë pasurinë e tij në zjarr apo në një sprovë ekspërimentale tregtare, kjo humbje është sepse ashtu është vendosur, është e pamundshme për të që të pengojë që keto të ndodhin. Kështu që, do të ishte e pakuptimt që të ketë arsye për ankime në këso humbje. Allahu i sprovon njerëzit me ngjarje të ndryshme të cilat janë vendosur për ta. Ata të cilët mbështetën në Allahun kur të takojnë asi ngjarjesh fitojnë kënaqësi dhe dashurinë e Allahut. Ata të cilët nuk mbështeten në Allahun, në anën tjetër, kurrë nuk do të lirohen nga problemet, shqetësimet dhe hidhërimet gjat tërë jetës së tyre në këtë botë, dhe do të jenë të dënuar përgjithmonë në ahiret. është e qartë si kristali se mbështetja e ndonjërit në Allahun është dobi dhe rahati në të dy botrat në këtë dhe në ahiret. Me anë të shpalljes së këtyre sekreteve besimtarëve, Allahu i ka lehtësuar ata nga veshtirësitë dhe i ka shpërblyer në sproven e tyre në këtë botë me jëtë të lehtë.
NË ÇDO NGJARJE KA TË MIRA
Allahu na informon neve se Ai krijon çdo ngjarje me të mira në të. Ky është edhe një sekret që e bën të mundshëme për besimtarët të mbështeten në Allahun. Allahu thotë se edhe sendet të cilat duken të pafavorshëme kanë shumë të mira në to:
... bëni durim që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni. (Nisa': 19)
... Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini. (Bakare: 216)
Të vetëdijëshëm nga ky sekret, besimtaret kërkojnë të mira dhe bukuri në çdo ngjarje. Jo siç duket ngjarja e kundërt, mundimi ose ligështia i shqëtëson ose i brengosë ata. Ata vazhdojnë vetëpërmbajtjen e tyre edhe nese ekspërienca e tyre është e parëndësishëme ose një përvojë serioze e rëndë. Muslimanët e sinqertë shohin të mira dhe qëllim hyjnor bile edhe në humbjen e tërë pasurisë së tyre të fituar në mënyrë të vështirë. Ata shprehin mirënjohje Allahut për dhurimin e jetës. Ata besojnë se Allahu i ka mbrojtur ata prej bërjes se ndonjë akti të keq ose kundër lidhjes se madhe për pasuri. Prandaj, ata i shprehin falënderimet më të thella Allahut për arsye se çfardo humbje në këtë botë nuk krahasohet me humbjen në ahiret. Humbja në ahiret nënkupton dënim të përjetshëm dhe te padurueshëm. Këta të cilët e përkujtojnë vetën me ahiret, në çdo ngjarje shohin të mira dhe bukuri të cilat i drejtojnë në ahiret. Këta të cilët i tejkalojnë këto prova të rënda do t’i njohin dobësitë e tyre përapara Allahut, dhe do të rishikojnë sa shumë kanë nevojë për Allahun. Ata do të drejtohen te Allahu me më shumë përulësi gjatë lutjeve dhe ai përkujtim do t’i afroj ata më afër Tij. Kjo sigurisht është një fitim i pa masë për ahiretin e përsonit. Këto, duke u mbështetur absolutisht në Allahun dhe duke treguar palëkundëshmëri, ata do të fitojnë kënaqësinë e Allahut dhe do të shpërblehen me lumturi të përherëshme .
Njëriu duhet të kërkojë të mira dhe bukuri jo vetëm në prova të rënda, por gjithashtu në zakonshmerit ditore. P.sh. duke djegur ushqimin, në mënyrë të përpikët mund ta qojë atë përson me marr paramas të shumta te cilat do të parandalojnë, me deshiren e Allahut, një aksident më serioz në të ardhmën. Një i ri mund të dështojë nga një provim për pranim në fakultet, ai i ka humbur shpresat e tij për të ardhmen. Ai duhet, megjithatë, ta dijë se në deshtimin e tij ka të mira, gjithashtu; ai duhet të jetë i aftë të mendoj se Allahu mund të ketë dashur që ai të shmanget prej disa kushteve ose njërzve të pafavorshëm dhe në këtë mënyrë të ndihet i knaqur me rezultatin. Si alternative, me mendua se Allahu në çdo ngjarje ka vendosur shumë të mira të cilat ose janë të dukshme ose janë larg nga imagjinata, besimtarët shohin bukuri në nënshtrimin e plot në udhëzimin e Allahut.
Një përson mund te mos shoh gjithmonë të mira dhe qëllime të shenjëta prapa çdo ngjarje. Madje edhe nese kjo është çeshtja, ai e dinë se në çdo ngjarje ka të mira padyshim. Ai paraqet lutjet e tij për Allahun që t’i tregoj atij për çdo të mirë dhe qëllimë të shenjët të fshehur prapa çdo ndodhie.
Ata të cilët janë të vetëdijëshëm se çdo gjë ka qëllimin e krijimit të Allahut kurrë nuk i përdorin fjalët e kota “sikur të mos e kish bërë atë…” ose ”sikur te mos kisha thënë”etj. Gabimet, të metat ose siç duken ngjarjet e pafata para se gjithash përfshijnë te mira dhe secila prej tyre janë sprova te fatit. Allahu jep mesim të rëndësishëm dhe përkujtim për njëriun në fatin që e krijon për çdo përson individualisht. Për ata të cilët mund të vlersojnë me mendjehollësi, nuk ka asnjë gabim ose fatëkeqësi, por mësime, paralajmërime dhe urtësi prej Allahut. P.sh. një musliman të cilit i digjet lokali do të kerkoj shpirtin e tij, dhe do të bëhet edhe më i sinqertë dhe më besnik në besimin e tij, duke menduar se ishte paralajmrim prej Allahut kundër kënaqsisë dhe dashuris së tepërt me të mirat e botës.
Vazhdimisht, pa marrë parasysh se çka ndonjëri has në jetën e tij, provat e veshtira do të marrin fund të gjitha përfundimisht. Një përson i cili përkujton një vuajtje do të jetë i habitur se nuk është asgjë më shumë se një kujtim i turbullt në mendjen e tij. Kjo është gjthashtu si njërzit i kujtojnë skenat prej filmave. Në përputhje me rrethanat, një ditë do të vij dhe ekspërienca e dhimbjes më të madhe, do të jetë vetëm kujtim, më shumë si një paraftyrim i një skene nga një film. Vetëm një send do të jetë: qëndrimi i supozuar i përsonit gjatë kohës së vuajtjes dhe nëse Allahu është i kënaqur me të apo jo. Një përson nuk do të thirret për llogari për ekspëriencen. Për këtë, të qenurit në orvatje për të parë të mirat dhe qëllimin e shenjët të Allahut që i krijonë në situata të cilat takohet ndonjëri dhe një qëndrimi pozitiv do t’i sjellin besimtarit lumturi në të dy botrat. As pikëllimi e as frika nuk i pret këta besimtarë të cilët janë të vetëdijëshëm për këtë sekret. Ngjashmerisht, askush, asnjë ngjarje s’mund të frikësoj, dëmtoj ose shqëtësoj në këtë ose në botën tjetër (ahiret). Allahu e tregon këtë sekret në Kur’an si vijon:
Ne u thamë: “Dilni prej aty që të gjithë, e juve gjithësesi do t'u arrijë udhëzim prej Meje, e kush pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen”. (Bekare: 38)
Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur.Atyre u jepen myzhde në jetën e dunjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim në xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është suksesi i madh. (Junus: 62-64)
ALLAHU E TURBULLON TË
KUPTUARIT E JOBESIMTARËVE
Se disa njerëz nuk mund ta kuptojnë Kur’anin është njëra prej sekreteve me shumë rëndësi e shpallur në Kur’an. Kjo në të vëtetë është një sekret i rëndësishëm, për arsye se Kur’ani është një libër shumë i qartë, i lehtë dhe i hapur. Çdokush që dëshiron mund ta lexoj Kur’anin dhe të mesoj urdhërat e Allahut, moralet e mira me të cilat Ai është i kënaqur, vetitë e xhennetit dhe të xhehennemit, dhe për shumë sekrete disa prej të cilave janë shpallur në këtë libër. Megjithatë, sikur një ligj i përhershëm i Allahut, disa njerëz nuk mund ta kuptojn Kur’anin pavarësisht nga qartësia e tij. Gjithashtu, këta njerëz mund të jenë inxhinier atomik ose profesor të bielogjisë, mund të kuptojnë fusha shumë të komplikuara të shkencës siç janë fizika, kimia ose matematika, mund ta kuptojnë budizmin, hinduizmin, zjarrëputizmin, materializmin ose komunizmin, dhe prap të deshtojnë në kuptimin e Kur’anit. Këta njërëz të cilët i adoptojnë strukturat e komplikuara të sistemeve jo Kur’anore disi nuk mund ta kuptojnë fenë e qartë dhe të lehtë të Allahut, dhe dështojnë të kuptojnë bile edhe mësimet ma të dukëshme aty.
Të qënurit e tyre të paaftë për të kuptuar bile edhe faktet ma evidente është një mrekulli në vetëvete. Duke paraqitur se ata kanë një mungesë kaq serioze në kuptimin. Allahu sqaron se disa njerëz kanë karakter tjetër. Në anën tjetër, kjo pajis me prova në faktin se të gjitha zemrat, arsyet dhe të kuptuarit janë në duart e Allahu. Allahu deklaron se Ai do të mbuloj zemrat dhe të kuptuarit e atyre të cilët janë pushtuar prej ndjenjave të madhështisë, kjo është për ata që nuk i binden Allahut. Fakti se ata kuptojnë çdo gjë përveç Kur’anit, tregon se Allahu i ka larguar ata prej shenjave të Tij, dhe ata janë refuzuar prej Kur’anit për shkak të josinqëritetit të tyre. Disa nga ajetet që flasin për këtë janë:
Kur ti e lexon Kur'anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë botën tjetër, Ne e vëmë një perde të padukshme. Ndërkaq, në zemrat e tyre vëmë një mbulesë dhe shurdhim të thellë të veshëve të tyre që nuk mund ta kuptojnë atë. E kur e përmend ti në Kur'an Allahun tënd, vetëm Atë, ata ikin mbrapa dhe largohen. (Isra': 45-46)
Ka prej tyre që ty të dëgjon (kur lexon Kur'anin). Po Ne kemi krijuar mbulesë mbi zemrat e tyre që të mos e kuptojnë atë dhe në veshët e tyre sajuam shurdhim, dhe edhe sikur t'i shohin të gjitha faktet, ata nuk besojnë, derisa kur vijnë te ti e të polemizojnë ata që mohuan thonë: “Nuk është tjetër ky (Kur'ani) vetëm se mit i hershëm.” (En'am: 25)
Kush është më zullumqarë se ai që është këshilluar me argumentet e Allahut të vet, e ua kthen shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë në mënyrë që të mos e kuptojnë atë (Kur'anin), kurse në veshët e tyre shurdhim, andaj edhe nëse i thërret ti ata në rrugë të drejtë, ata si të tillë nuk do të udhëzohen kurrë. (Kehf: 57)
Siç u tregua në ajetet, sekreti pse jobesimtaret nuk mund ta kuptojnë Kur’anin është se Allahu e ka vendosur një pengesë për kuptimin e tyre dhe i ka vulosur zemrat e tyre për arsye të mospranimit të tyre. Kjo është një mrekulli e madhe e cila paraqët Madhështinë e Allahut dhe se Ai është poseduesi i zemrave dhe mendimeve të çdo njeriu.
ALLAHU SHPËRNDAN KUPTIMIN
NË ATA QË I FRIKOHEN ATIJ
Edhe një sekret i shpallur në Kur’an është se Allahu u jep atyre që i frikohen Atij mundësinë me gjykua dhe më dallua ndërmjet të vërtetës dhe të gabuarës. Na është referuar neve sikur “urtësi”. Allahu e shpall këtë sekret në Kur’an në suren El-Enfal si vijon:
O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t'ua mbulojë të këqiat, do t'ua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh. (Enfal: 29)
Siç u shpjegua në kapitullun e përparëm, Allahu e fsheh urtësinë dhe të kuptuarit në jobesimtarët. Këta njerëz, pa marr parasysh sa intelegjent ata mund të jenë, nuk mund ta kuptojnë bile edhe konceptet më të dallueshme që i takojnë fesë. Urtësia është një veti e veçantë për besimtarët. Shumica e njërzve e marrin si të gatshme se inteligjenca dhe urtësia nënkuptojnë të njëjtën gjë. Mirëpo inteligjenca është aftësi mendore që secili e posedon. Psh të qenurit një shkenctar anatomik ose gjeni matematikor tregon inteligjencen. Urtësia, në anën tjetër, është pasojë e frikës që një përson e ka ndaj Allahut dhe zbatimi me vetëdije, dhe nuk është e lidhur në asnjë mënyrë me inteligjencën. Një përson mund të jetë shumë inteligjent, akoma ai mbetet pa urtësi nëse ai nuk ka frikë nga Allahu.
Prandaj, urtësia është një bekim që Allahu ua dhuron besimtarëve. Këta të hequr nga ky lloi i të kuptuarit nuk janë bile të vetëdijëshem për situaten e tyre. P.sh, ata të cilët mendojnë se janë burimi i forcës dhe posedimit, bëhen mendjemdhenj. Kjo është thjesht një tregues i mungeses së urtësisë. Sepse nëse ata kanës urtësi, ata do ta kuptojnë realiteti se asgjë s’është e fuqishme sikur Deshira e Allahut. Kjo vetëdije në fund do ta dërgonte ndonjërin ta drejtoj veten me përulje. Ky përson, megjithatë, nuk mendon se, nese Allahu dëshiron, e tërë pasuria e tij mund të zvoglohet në parendësi për disa sekonda, ose se ai mundet ta has vdekjen, duke lërë gjithçka mbrapa në botë dhe duke pritur zjarrin të pranojë llogaritjen. Krejt këto janë më të sigurta dhe më reale se çka ndonjëri posedon në këtë botë. Vetëm besimtarët, të cilët i frikohen Allahut, e kanë këtë kuptim, dhe nuk shkon në drejtim të natyres mashtruese të kësaj jete në këtë botë. Ata e kalojnë jetën e tyre duke kuptuar esencen reale të sendeve. Allahu e vendos kuptimin në besimtarët përmes besimit të tyre. Aq sa ata ndihen ma afër Allahut, të kuptuarit e tyre forcohet dhe ata bëhen ma të njohur me sekretet në krijimet e Allahut.
ATA QË BËJNË MIRË TAKOJNË MIRËSINË
Edhe një sekret që Allahu e shpall në Kur’an është se ata që bëjnë mirë do të shpërblehen me të mira në të dy botërat, këtu dhe në ahiret. Për këtë Allahu thotë:
Thuaj: “O robërit e Mi që keni besuar, keni frikë ndaj Allahut tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjërë, ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Zumer: 10)
Megjithatë, njeriu duhet ta dijë se çka është “mirësia” aktuale. Secila shoqëri e ka zhvillua kuptimin e vet për mirësinë; të qënurit i këndshëm, dhurimi i parave të varfërve, veprimi me durim ndaj çdo lloj i trajtimit shpesh është kuptuar si shenjë e “mirësisë” në shoqëri. Mirëpo, në Kur’an Allahu na informon neve se çka është “mirësia” aktuale:
Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmve, bonjakëve, të vërfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit. (Bekare: 177)
Sikur që ajeti i mësipërm na e tërhjek vemendjen tonë, mirësia e vërtet është me pasë frikë prej Allahut, me mbajtë vetëveten të zënë me përkujtimin e ditës së llogarive, të bindet me ndërgjegjëje dhe gjithmonë të angazhohet në veprime të cilat do ta kënaqin Allahun. Pejgamberi i Allahut Muhammedi (saas) gjithashtu i ka urdhëruar besimtaret me ju friksuar Allahut dhe me bë mirë:
Friksonju Allahut kudo që të jeni. Bëni mirë menjëherë pas një akti mëkatar me e fshi atë, dhe gjithmonë sillni mirë në mardhënjët e juaja me njerëzit. 5
Allahu e ka shpallur në Kur’an se Ai i don ata të cilët gjithmonë bëjnë mirë në saje të besimit të tyre dhe për frikën dhe dashurinë e tyre për Allahun, dhe shton se Ai do t’i shpërblej ata me të mira:
Ndaj All-llahua u dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërbllimin më të mirë të botës tjetër; All-llahu i do punë mirët. (Ali 'Imran: 148)
...edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshëmve. (Nahl: 30)
Ky është lajmë i mirë i caktuar në Kur’an për ata që bëjnë mirë, të cilët janë vetëflijuesë dhe të cilët përpiqën të fitojnë kënaqësinë e Allahut.
Allahu u jep këture njerëzve lajme të gëzuëshme për jetë të mirë në të dy botërat, këtu dhe ahiret , një rritje në bekime- në të dyat materialën dhe shpirtrorën. Profeti Sulejman (as) të cilit ju është dhënë një mbretri e tëra, që nuk ju është dhënë askujt tjeter, dhe Profeti Jusuf (as) i cili që vendosur në kompetencen e thesarit të Egjiptit, janë shembuj të dhënë në Kur’an. Allahu na informon neve për të mirat që Ai i dhuroi Pejgamberit Muhammedit (saas) në ajetin:
"dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi. (Duha: .
Njeriu duhet ta kujtoj se një jetë e bukur dhe e famshëme nuk është një bekim i cili u është dhuruar vetëm generates së hershme të besimtarëve. Allahu premton se, në çdo kohë, Ai do tu jep robërve besimtar të Tij një jetë të mirë.
Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre. (Nahl: 97)
Besimtarët kurrë nuk vrapojnë pas botës; dmth, ata nuk demostrojnë lakmi për pasurinë e kësaj bote, për pozitë ose fuqi. Sikur që Allahu thotë në një ajet: ata i kanë shitur jetrat dhe pasurinë e tyre në kompensim për xhennetin. Profesioni ose Tregtia nuk i tërheq ata prej kujtimit të Allahut, përmbushja e lutjeve dhe sherbimi për fenë. Gjithashtu, ata tregojnë përulësi dhe nënshtrim edhe kur ata janë të sprovuar me uri ose humbje të pasurisë, dhe ata kurrë nuk ankohen. Një shembull i mirë ishin besimtarët të cilët emigruan në kohen e Pejgamberit. Ata imigruan në tjetër qytet, duke lënë mbrapa shtëpitë e tyre, profesionët, tregtinë, pasurinë dhe kopshtet dhe atje, ata ishin të kënaqur me pak. Si kompensim ata vetëm donin të fitonin kënaqësinë e Allahut. Kënaqësia e tyre dhe kujtimi i sinqertë i ahiretit ju mundsoj të fitojnë bekimin e Allahut dhe jetë të mira dhe dhurata. Këto dhurata dhe pasuri nuk e rriten lidhjen e tyre me këtë botë, por më tepër i shtyri ata të shprehin falënderimet e tyre për Allahun dhe për ta kujtuar Atë. Allahu i premton çdo desimtari i cili shpreh një moral të lartë në jetën në këtë botë.
Allahu ka premtuar se do t’ju shtoj punët e mira robërve të Tij të cilët bëjnë mirë
Allahu ka premtuar se do tju shtoj punët e mirat robërve të Tij të cilët bëjnë mirë. Disa nga ajetet që tregojn për këtë temë në Kur’an janë:
Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetë fish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë.( En'am: 160)
S’ka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh. (Nisa': 40)
Shenja më e dallueshme se Allahu e shton çdo punë të mirë është dallimi ndërmjet jetës së kësaj bote dhe ahiretit. Jeta e kësaj bote është një kohë mjaft e shkurt, e cila mesatarisht zgjat 60 vjet. Mirëpo, ata të cilët e pastrojnë vetëveten dhe ngarkohen me punë të mira në këtë botë do të shpërblehen me një mirësi të përjetshme në ahiret si kompensim për atë që ata kanë bërë gjatë kësaj jete të shkurtë. Allahu e ka dhënë këtë premtim në ajetin:
Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (Xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun)... (Junus: 26)
Njëriu duhet të mendoj për konceptin “ përhershmëri” në mënyrë që të kuptojë madhështinë e këtij shpërblimi. Le të supozojmë se të gjithë njërzit të cilët kanë jetuar në tokë deri tani dhe ata të cilët kanë me jetua në të ardhmen e kalojnë secilin sekond të jetës së tyre duke numëruar. Kjo paraqitje sigurisht do të bëhet shumë e madhe për ta përceptuar. Sidoqoftë, lidhur me “përhershmerinë”, edhe ky numër i pa kufij nuk do të ishte asgjë. Për arsye se “përhershmëria” kupton pafundshmeri, mos pasja e kufirit në kohë. Vendbanimi i atyre të cilët shfaqin besnikëri ndaj Allahut në këtë botë do të jetë xhenneti në ahiret. Aty, ata do të qëndrojnë përgjithmonë, arrijnë çdo gjë që shpirti ua dëshiron dhe nuk do të kenë kufi për këtë. Kjo sigurisht është një shembull që duhet të reflektoj në mënyrë që të kuptohet madhësinë e mëshires dhe mirësisë se Allahut.
NË FYTYRAT E BESIMTARËVE KA
SHKËLQIM, POR NË FYTYRAT
E JOBESIMTARËVE KA TURPËRIM
Një prej sekreteve që Allahu e tregon në Kur’an është se besimi dhe mosbesimi reflektohen në fytyrat dhe lekurat e njërzve. Në shumë ajete, Allahu na informon se në fytyrat e besimtarëve ka shkelqim përderisa në ato të jobesimtarëve turpërim:
Do t’i shohësh ata duke iu afruar atij (zjarrit) të frikësuar nga nënshtrimi, se si e shikojnë me bisht të syrit tinëzisht (me një shikim të vjedhur)... (Shura: 45)
Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (Xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të Xhennetit, aty janë përgjithmonë. E ata që bënë të këqia, dënimi i së keqes është aq sa është ajo, ata i mbulon poshtërimi. Ata nuk mund t’i mbrojë kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi t’i kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës. Ata janë banues të përjetshëm të zjarrit. (Junus: 26-27)
Siç u shpall në këto ajete, fëtyrat e jobesimtarëve janë të errësuara nga prishja. Në anën tjeter, besimtarët kanë shkëlqim në fytyrat e tyre. Allahu thotë se ata janë të njohur prej gjurmëve të segjdeve në fytyrat e tyre:
Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes... (Fath: 29)
Në ajetet tjera, Allahu informon se jobesimtarët dhe mekatarët janë të njohur prej fytyrave të tyre:
Kriminelët njihen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flok dhe për këmbët e tyre. (Rrahman: 41)
E sikur të kishim dashur Ne, do t’i tregonim ty se kush janë ata, e do ti njihje konkret po me siguri do t’i njohësh përme mënyrës së fjalës së tyre, e All-llahu i di vepra tuaja. (Muhammed: 30)
Është një mrekulli dhe një sekret i rëndësishëm i shpallur në Kur’an se, besimi i varur i ndonjërit ose keqbërja, bëjnë ndryshime fizike në fytyrën e ndonjërit. Ndjenjat shpirtrore shkaktojnë efekte fizike në trup; ndonëse konstrukti jetë i njëjtë, shprehja e ndryshimeve të fytyres ose fytyra është e errësuar ose e shkëlqyer. Një njëri i besimit, mundet, me dëshirën e Allahut, të shohë këtë mrekulli që Allahu e ekzekuton në njerëz.
SEKRETI QË ALLAHU I FSHIN PUNËT E KËQIJA
Qëllimi i besimtarëve është të fitojnë kënaqësi, mëshirë dhe xhennetin e Allahut. Mirëpo, njeriu është krijuar i dobët dhe harrestar; prandaj, bënë shumë gabime dhe ka shumë dështime. Allahu, i Cili i ngjeh robërit e Tij në mënyren ma të mirë dhe i Cili është më mëshiruesi dhe më i mëshirëshim, na ka informuar neve se Ai do t’i fshij punët e këqija të robërve të sinqertë të Tij dhe do të ju jep një llogari të lehtë:
E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta, ai do të llogaritet me një llogari të lehtë, do të kthehet te familja e vet i gëzuar. (Inshikak: 7-9)
Pa dyshim, Allahu nuk e ndrron punën e keqë të çdo përsoni në të mirë. Vetit e atyre besimtarëve punët e këqija të të cilëve i fshin dhe i fal Allahu janë treguar në Kur’an.
Ata të cilët largohen prej punëve të gabuara seriozisht
Në një ajet, Allahu thotë:
" Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm." (Nisa': 31).
Besimtarët të cilët janë të vëmendshëm për këtë fakt vërejnë kufijtë e vendosur përmes përpikmërisë së Allahut dhe largohen nga kryerja e asaj që është e ndaluar. Nëqoftëse ata ndonjëherë gabojnë në harresë ose nga pavëmendshmëria, ata menjëherë i drejtohen Allahut me pendim dhe kërkojnë falje.
Në Kur’an Allahu na informon neve për robërit e Tij, pendimi i të cilëve nuk do të pranohet. Dmth, i atyre që duke i ditur urdhërat e Allahut, akoma me qëllim kryejn mekate, duke thënë “pa marr parasysh se çka ndodh unë do të jem i falur” është plotësisht një arsyetim me të meta. Sepse, Allahu falë punët e këqija të robërve të Tij të cilët i kryejnë ato nga padituria dhe të cilët, pa humbar kohë, pendohen dhe nuk shfaqin këmbëngulje në ato punë dhe i ndreq për ta ato punë:
Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që kur bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen; të tillëve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu është më i dijshmi, më i urti. Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t’i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: “Unë tash u pendova!” e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgaditur dënim të ashpër.( Nisa': 17-18)
Sikur që këshillon ajeti, menjanimi i menjëhershëm nga mëkatet është esenciale nëse një përson don që punët e tij të këqija të fshihen dhe të mos pendohet në ditën e gjykimit. Një besimtar i cili bënë mëkat, në anën tjetër, nuk duhet të humbë kohë në kërkimin e faljes nga Allahu.
Ata të cilët ngarkohen në punë të mira
Në ajetet tjera, Allahu thotë se Ai do të mbulojë punët e këqija të atyre të cilët punojnë mirë. Disa nga ajetet për këtë janë në vijim:
Ditën e kijametit, kur Ai u tubon juve, ajo është ditë e mashtrimit (ditën e kijametit duket se kush është mashtruar). kush beson All-llahun dhe bën vepra të mira. Ai ia shlyen të këqijat e tij dhe atë e fut në Xhennete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj; aty do të jenë përgjthmonë, e ai është shpëtimi i madh.(Tegabun: 9)
Përveç ati që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqiat ua shëndrron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë. (Furkan: 70)
Secili veprim dhe të gjitha sjelljet e shfaqura për të kërkuar përkrahjen e Allahut janë “punët e mira”. Psh, çdo qëndrim siç është komunikimi i porosive të fesë së Allahut njerëzve, përkujtimin e dikujt që nuk është i mbështetur të Allahu rreth fatit, pengimi i ndokujt nga thashethamet, mbajtja e shtëpisë dhe trupit pastër, zgjerimet e fushëpamjeve duke lexuar dhe mësuar, folja me mirësjellje, përkujtimin e njërzve për ahiretin, dashamirë për të sëmuret, shfaqja e dashurisë dhe keqardhjës për të vjetrit, fitimi i parave përmes udhëve legale që ai mund t’i shfrutzoj për të mirën e njërëzve, menjanimin e të ligës me të mirën dhe durimi, krej këto mund të bëhen punë të
|
|
|
|