Përse e pranuam fenë islame?
MEXHID YVEJSI
(Rrëfime të vërteta)
FJALA E PËRKTHYESIT
Njerëzit, krijesat më të bukura të All-llahut të Madhë¬rue¬shëm në sipërfaqen e tokës ku jetojnë, me të gjitha bekimet, ja¬në shtuar aq shumë saqë numri i tyre llogaritet të jetë gjashtë miliardë! Me shti¬min e njerëzve është shtuar edhe dituria e tyre, dituri e cila ka arritur në një shkallë tejet të lartë. Por, me¬gjithëkëtë, ata jetojnë në mosdije të thellë...!
Intelekti njerëzor jo vetëm që nuk është i aftë të zbulojë mis¬teret e mëdha, por ai s’është në gjendje t’i zgjidhë as prob¬lemet e vogla me të cilat ballafa¬qohet vazhdimisht! Përndry¬she, janë të paktë ata që dinë pse jetojnë dhe për ç’arsye. Aq më të paktë ja¬në ata që dinë për kuptimin e jetës, të vdekjes dhe të ringjalljes...!
Zhvillimi dhe përparimi i shkencës, teknologjisë dhe indus¬¬tri¬së jo vetëm që nuk e zhdukën varfërinë e mje¬ri¬min për milio-na njerëz, jo vetëm që nuk i për¬mirësuan marrëdhëniet e pa-drej¬të¬sitë njerëzore, por fatkeqësisht, ato dita-ditës shtohen edhe më tepër...!
Megjithëkëtë, ky zhvillim dhe përparim, e sido¬mos i shken¬¬cave fizike, biologjike dhe astronomike, na bën të kup¬toj¬më më mirë se ku gjendemi në Gji¬thësi. Shkencë¬ta¬rët thonë: “E ndiej-më veten tepër të mëdhenj kur zbuloj¬më diçka, por kur shohim se sa të panjohura ka në atë zbulim, atëherë kuptojmë sa të vegjël, sa të padijshëm jemi...!”
Shkurt, kjo është gjendja e njerëzimit që udhëhi¬qet dhe drejtohet nga civilizimi perëndimor, i cili po përpiqet me të gji¬tha fuqitë të zgjerohet në mbarë bo¬tën, të zgjerohet herë me dhunë e herë me mashtrime... Civilizimi perëndimor, i cili është vazhdimësi e civilizimit greko-romak, që u ngrit mbi the¬melet e po këtij civilizimi, sot nuk e mohon Zotin katego¬ri¬kisht, por nuk lejon as nuk pranon që njerë¬zimi të udhëhiqet me Li¬gjet e Tij. Zoti, krijuesi i të gjithëve, është i përjashtuar nga bar¬tësit e fuqisë së sistemeve politike, ekonomike, edukative etj. Be¬simi fetar është i lejuar për masat, por ka kuptim formal, sikur që kishin zotrat në Romën e lashtë pagane, të cilët adhu¬rohe¬shin lirisht, por nuk kishin ndikim në shoqëri e as që u lejohej diçka!
Civilizimi perëndimor është materialist, pa Zot. Njeriun e shkre¬të e ka shndërruar në konsumues, shoqërinë në shoqëri kon¬su¬muese: prodho, shpenzo - ata fito! Por jo vetëm kaq. Ai vazh¬dimisht e nxit në lakmi, në grykësi, në shfrenim e në mëka-te të pa¬fundshme...! Civilizimi perëndimor është një helm vdek-je¬pru¬rës për çdo popull, për çdo kulturë që bazo¬het në vlera të mirë¬fillta njerëzore, aq më tepër, në vlera hyjnore...
Ne, shqiptarët, që ndodhemi në udhëkryq, nga t’ia mbaj-më?
Disa thonë se shpëtimi ynë është nga Perën¬dimi. Dhe rruga për në Perëndim kalon nga Vati¬kani, thonë vazhdimisht disa nga li¬derët politikë shqiptarë!
Vatikani, ku ndodhet Selia e Shenjtë, e trajton civilizimin pe¬rën¬dimor si: “Derë për të hyrë në fun¬din e botës, ku do të zhdu¬kemi të gjithë...” Kurse ba¬riu i saj, Papa Gjon Pali i Dytë, që udhë¬heq Bashkë¬sinë (Kishën) Katolike, në veprën e tij “Evan¬ge¬lium Vitae” (Ungjillizmi i Jetës) e quan shoqërinë perën¬di-more: “Sho¬qëri materialiste, egoiste, shoqëri e por¬nografisë, e abortit, e krimit, mashtrimit...”
Në një artikull të “New York Times”, gazeta me tirazh më të lartë në hemisferën perëndimore, thuhet se 18 për qind e ameri¬ka¬nëve pranojnë se janë vik¬tima të mashtrimit, të cilëve njerëzit e paskrupullt u kanë marrë me mijëra dollarë...! Ameri-ka ka rreth 300 milionë banorë dhe 18 për qind prej tyre janë mbi 50 mi¬lionë banorë të mashtruar! Kur amerikanët i mashtroj-në ame¬rikanët, po të tjerëve çfarë u mbe¬tet? Çka i gjen?
Kurrë në historinë mbi dymijëvjeçare shqiptarët nuk vuaj-tën, nuk u varfëruan, nuk u masakruan më tepër se gjatë sundi-mit mo¬nist, komunisto-ateist, nga vetë shqiptarët...!
Ndoshta askush asnjëherë në his¬tori nuk u mashtrua ashtu siç u mashtruan shqip¬tarët në demokraci, nga vetë shqipta-rët...!
Këto janë disa nga frytet e civilizimit perëndi¬mor, pa Zot, që në fillim duken të hijshme sepse shkëlqejnë, por ai shkëlqim të verbon, të mashtron e më në fund të helmon...!
“E veprat e atyre që nuk besuan janë si valët (nga rrezet e Diellit) në një rrafshinë ku i etshmi mendon se janë ujë, derisa t’u afrohet e nuk gjen asgjë...” (Kur’ani, 24:39)
Jetohet nga puna, mundi, djersa e jo nga fajdeja ose ka¬ma¬ta. Për kamatën, Zoti i Madhërueshëm ur¬dhëron e thotë:
“Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndry¬she pos siç ngrihet i çmenduri nga të prekurit e dja¬llit. Këtë, nga¬se ata thanë: “Edhe shitblerja nuk ësh¬të tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata! All-llahu e ka lejuar shit¬blerjen, por e ka ndaluar kamatën...” (Kur’ani, 2:275)
Sikur vetëm këtë këshillë të Zotit ta kishim pra¬nuar ne shqip¬tarët e shkretë, ashtu si jemi sot gjith¬sesi nuk do të ishim...! Në mungesë të besimit, shqiptarët janë shumë të dësh-përuar...! Të dëshpë¬ruar në udhëheqës, në qeveri e në Nënën Shqipëri...! All-llahu i Gjithëdijshëm thotë:
“Ne ta shpallëm Kur’anin, që është shërim dhe më¬shi¬rë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tje¬tër përpos dëshpërim.” (Kur’ani, 17:82)
“Kush nuk beson, barrën e mosbesimit të vet e ka kundër vetes...” (Kur’ani, 30:44). Ia rrënuan kul¬min e tash po ia rrënoj-në themelin Shqipërisë...!
Martin Haidergeri, ndoshta filozofi më i madh i këtij shekulli, në një intervistë dhënë revistës së njo¬hur gjermane “Der Spie¬gel” (Pasqyra), ndër të tjera thotë: “Filozofia nuk do të mund të shkaktojë ndry¬shim të drejtpërdrejtë të gjendjes së sotme në botë. Ky konstatim nuk vlen vetëm për filozofinë, por edhe për synimet e mendimet e tjera njerëzore. Mund të na shpëtojë vetëm Zoti. Si e vetmja mun¬dësi na mbetet që të përgatitemi për Zotin, sepse me çdo alternativë tjetër do të dështojmë.”
Cili popull ka dështuar më shumë se ne shqip¬tarët? Cili është ai shqiptar me mendje të shëndoshë që dëshiron të dësh-tojë? Pra, nuk na mbetet asgjë tjetër, pas katastrofës kombëta-re që na gjeti, përveçse të përgatitemi për Zotin...! Ai është e Vërteta!
“All-llahu është Mbikëqyrës i atyre që besojnë, i nxjerr ata prej errësire në dritë...” (Kur’ani, 2:257)
“Prej Errësirës në Dritë” është titulli i librit që kam nderin t’ua paraqes lexuesve shqiptarë. Në kë¬të libër modest janë përfshirë dëshmitë e njëzet per¬sonaliteteve të ndryshme nga të gjitha kontinentet e planetit tonë! Ata me vite të tëra kishin endur nëpër errësirë dhe më në fund, me ndihmën e All-llahut (xh.sh.), dolën në dritë dhe shpëtuan...!
Këto dëshmi të jetës së këtyre njerëzve i kemi përkthyer nga gjuha angleze, të cilat i kemi huazuar nga revista të ndrysh-me të Perëndimit e të Lindjes dhe gjatë dhjetë vjetëve (1987 - 1997) kohë pas kohe, ato janë botuar në revistën “Dituria Isla-me” të Prish¬tinës dhe në revistën “Hëna e Re” e Shkupit...
“Po, njeriu është dëshmitar i vetvetes.” (Kur’ani 75:14)
“Ka shpëtuar ai që është pastruar.” (Kur’ani: 87:14)
Të gjithë këta, që ishin shkencëtarë, diplomatë, filozofë, prif¬tërinj katolikë, protestantë, rabinë çifutë (hebrenj) etj., dësh¬muan secili për vete dhe shpëtuan pasi u pastruan, por në këtë libër të gjithë janë të bashkuar! Ata ishin njerëz të arsye¬shëm, me mendje të shëndoshë dhe e kuptuan të Vërtetën. E Vër¬teta i pastroi, i nxori nga errësira në dritë dhe i shpëtoi!
Edhe për ne shqiptarët ka shpëtim, por nëse kthehemi jo nga Perëndimi, se do të dështojmë vazh¬dimisht, por të kthe-hemi nga e Vërteta, All-llahu i Gjithëdijshëm. Nëse pastrohemi nga iluzionet, ego¬izmi, mburravecësia, kryeneçësia, inati, urrej-tja e shumë vese të këqija dhe dëshmojzmë se s’ka zot tjetër përveç All-llahut (xh.sh.) e se Muhammedi (a.s.) është i Dërguari i Tij, mëshirë e mbarë nje¬rëzimit. Nëse veprojmë e jetojmë sipas Kur’¬anit, Shpalljes së Fundit të All-llahut, që është shërim për të gji¬thë...! Mos të lejojmë më kurrë të biem në duart e ndonjë kirur¬gu duke e ditur se të gjithë pacientët e mëparshëm të tij kanë vdekur ose kanë mbetur të gjymtuar!
All-llahu (xh.sh.) na udhëzoftë! Amin!
Mexhid Yvejsi
Gjakovë, Muharrem, 1418
Qershor, 1997
UMAR MITA, ekonomist (Japoni)
Gjatë tre vjetëve të fundit, me Mëshirën e All-llahut, jam du¬ke kaluar një jetë të lumtur muslimane. Rruga e drejtë e je¬tës, siç na mëson Feja Islame, më është treguar nga vëllezërit mi¬sio¬narë pakistanezë, të cilët e vizituan atdheun tim (Japoni¬në), e ndaj të cilëve jam shumë mirënjohës.
Shumica e popullit tonë janë budistë, por ata ja¬në budistë vetëm me emër. Ata nuk e zbatojnë Bu¬dizmin e as që kanë njo¬huri fetare. Arsyeja kryesore për këtë gjendje apatike është fakti se Budizmi para¬qet një filozofi të ndërlikuar dhe nuk ofron diçka prak¬¬tike. Për njeriun e thjeshtë, i cili është i ngarkuar me prob¬lemet e jetës, ështe i paarritshëm, i pakuptu¬e¬shëm dhe i pazba¬tueshëm. E kjo nuk ndodh me Fenë Islame.
Mësimet e Fesë Islame janë të thjeshta, përpa¬rimtare dhe shu¬më praktike. Ato na drejtojnë në të gjitha fushat e jetës, e for¬mulojnë mendimin e njeriut dhe kur të menduarit është i kthje¬llët, veprimet e pastra ndiqen vetvetiu. Mësimet islame janë aq të thjeshta, të lehta dhe aq praktike, saqë çdo njeri mund t’i kuptojë e t’i zbatojë në jetë. Ato nuk janë monopol i prif¬të¬rinjve, siç ndodh në religjionet e tjera. Feja Islame në Japoni ka një ardhmëri që premton. Japonezët po bëhen përditë e më te¬për materialistë dhe më të dëshpëruar. Atyre duhet t’u tre¬gohet se paqja e vërtetë është në Fenë Islame, që është një kod i përsosur për jetë dhe udhërrëfyese e të gjitha fushave të jetës.
Nëse Islami do të ketë sukses në Japoni, për të cilin jam fare i sigurt se një ditë do të ketë, të gjithë ata që e duan Fenë Isla¬me do të duhet të mendojnë për këtë çështje dhe të përpi-qen e të bashkëveprojnë për këtë qëllim.
Jeta praktike e muslimanëve të këtillë, që janë besimtarë të vërtetë, mund të jetë shembull për të tjerët. Ata duhet ta vi¬zi¬tojnë Japoninë dhe ta mësojnë e udhëzojnë popullin në Fenë Isla¬me. Populli ynë është i etshëm për paqe, për të vërtetën, për sin¬¬qe¬ritetin dhe për çdo të mirë në jetë, andaj unë kam besim e shpresë se Islami mund ta shuajë etjen e pjesëtarëve të tij.
Islam do të thotë Paqe dhe s’ka popull në botë që e dë¬shi¬ron paqen më shumë se japonezët. Paqja e vërtetë mund të ven¬doset vetëm duke e pranuar Fenë e Paqes (Islamin). Paqe me vet¬veten, paqe me njerë¬zit dhe paqe me Zotin. Vëllazërimi në Fenë Islame është një parim i veçantë dhe në të qëndron shpë¬timi i njerëzimit.
Me mëshirën e All-llahut, pastaj me ndihmën e vëllezërve mi¬sionarë pakistanezë, e pranova Fenë Islame dhe në këto tri vitet e fundit jam duke jetuar një jetë të lumtur muslimane.
MUHAMMED A. HOBOHM, diplomat (Gjermani)
Përse ne në Perëndim po e pranojmë Fenë Islame?
Arsyet janë të shumta. Arsyeja e parë është: e Vërteta gjith¬mo¬në ka fuqinë e saj. Parimet kryesore të Fesë Islame janë racio¬nale, natyrore dhe aq tër¬heqëse, saqë për një hulumtues të nder¬shëm të së vërtetës është e pamundshme të mos impresio¬no¬het prej tyre. Për shembull: Besimi në një Zot (Mono¬teizmi). Sa na¬tyr¬shëm udhëheq Feja Islame në bara¬zinë e njerëzimit, sepse të gjithë jemi krijuar nga i njëjti Krijues dhe të gjithë jemi shër¬bëtorë të të njëjtit Zot.
Për kombin gjerman, në veçanti, besimi në Zo¬tin është burim i frymëzimit, burim i trimërisë dhe burim i sigurisë. Ideja e jetës pas vdekjes të trans¬formon. Besimi në Ditën e Gjykimit auto¬ma¬tikisht e ndalon njeriun nga veprat e këqija, e ndërkohë e nxit të bëjë vepra të mira të cilat ia sigurojnë shpëtimin e përhershëm. Besi¬mi në atë se askush s’mund t’u ikë pasojave të gjykimit nga ana e Zotit, e bën njeriun të mendojë mirë para se të bëjë ndonjë të keqe. Me siguri ky vetëkontroll është më efikas se policia më e aftë në botë. Arsyeja tjetër që e tërheq të huajin ta pranojë Fe¬në Islame është toleranca. Namazi i përditshëm e edukon njeriun me përpikëri, ndërsa agjërimi në muajin e Ramazanit e ushtron besimtarin në vetëkontroll. Pa dy-shim, vetëkontrolli dhe disi¬plina janë virtyte nga më të rëndësi-shmet për një njeri të mirë, për një burrë të vërtetë.
Komunizmi kishte gjëra pozitive, tërheqëse, si¬kurse që kanë edhe demokracitë sekulariste, por as¬njëra prej tyre nuk ka një kod të përsosur për një jetë të ndershme, bujare. Vetëm Feja Islame e përsosur për njerë¬zimin është dhe kjo është arsyeja që unë e pranova dhe që njerëzit e mirë e përqafojnë atë.
Feja Islame nuk është një fe teorike. Aq më te¬për ajo është një fe praktike dhe kuptimi i saj është: Nënshtrim i plotë ndaj Vullnetit të Zotit.
JOSEPH AMADO, prift katolik (Sierra-Leone)
Prifti katolik, Joseph Amado, i cili shërbente në kishën “The New Papal Church of Kenema” të Sierra-Leones, deklaroi se e pra¬noi Islamin së bash¬ku me dymbëdhjetë anëtarët e familjes së tij. Menjë¬herë pas pranimit të Islamit, prifti Joseph Amado e ndërroi emrin dhe tani quhet Ahmed Jusuf. Gjithë dokumenta¬cio¬nin zyrtar dhe atë konfidencial ia dorë¬zoi kishës.
Para se të bëhej musliman, Ahmed Jusufi mori pjesë në një konferencë fetare për Misionarët e Ki¬shës në Frankfurt të Gjer¬manisë. Në atë konferencë ai qe i ngarkuar me detyrën që të ndër¬tonte një kishë të re në Sierra-Leone. Por, dëshira dhe vull¬ne¬ti i All-llahut ishte që Ahmet Jusufi të kalonte në Fenë Islame!
Lajmet për kalimin e priftit në Fenë Islame shkaktuan tron¬ditje e befasi në qarqet klerikale, ve¬çanërisht në Sierra-Leone. Aty kisha shfaqi frikë e brengosje, ngase ish-prifti ishte një pre¬dikues i njo¬hur. Ahmed Jusufi deklaroi se edhe familja e tij dy¬m¬bë¬dhjetanëtarëshe do të angazhohet në përhap¬jen e Mesazhit Is¬lam. Ata do të apelojnë edhe te të tjerët që të kalojnë në Fenë Islame, në këtë fe me mësime e porosi të çmueshme.
Nga ana tjetër, rrethet islame e pranuan me shumë ngroh¬tësi përqafimin e Fesë Islame nga Ahmed Jusufi, i cili thotë: “E gjeta rrugën për në Fenë Isla¬me pas njëzet vjet studimi në literaturën islame, shkencat islame dhe bazat e saj.”
Revista e përjavshme amerikane “Newsweek” shkruan: “Krish¬te¬rimi në Afrikë është një forcë në rënie, kurse Islami është një forcë në rritje, me dhjetë milionë muslimanë më shumë çdo vit!”
Në fund, Ahmed Jusufi thotë: “Do të përpiqem që edhe të tje¬rët ta përqafojnë Fenë Islame në Afri¬kë”, dhe lutet e uron: “Zoti do t’i udhëzojë edhe të tjerët nga errësira e idhujtarisë në Dritën Islame.”
ALI SELMAN BENOIST, doktor i mjekësisë (Francë)
As profesioni im, doktor i mjekësisë, as familja ime katolike nuk më përgatitën në rrugën shpir¬tërore. Kjo ndodhi jo pse nuk besoja në Zot, por pse mësimet e krishtera, në veçanti ato kato¬like, nuk më lejonin të ndieja ekzistencën e Zotit. Ndjenjat e mia si individ, ndaj Zotit, më ndaluan t’i besoja parimet e Trinisë (Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë). Si pasojë e kësaj, nuk e pranova hyjninë e Krishtit.
Në atë kohë, krahas faktit se unë nuk kisha kurr¬farë njohurie rreth Fesë Islame, isha njëri prej besim¬tarëve të Mono-teizmit, (besimit në një Zot). Ekziston vetëm një Zot, i Cili nuk ka shok. Kjo shprehet qartë në Kur’anin e Shenjtë, në suren El-Ihlas:
“Në Emër të All-lahut, Bamirësit të Përgjithshëm, Mëshirëplotit!
Thuaj: “Ai është All-llahu, Një i Vetmi. All-llahu është mbrojtës i gjithkujt. Nuk ka lindur, as s’është i lindur. Askush Atij nuk i përngjan.”
Në fillim më duhet të them: E pranova Fenë Islame për shka¬qe metafizike dhe medituese. Por, ka edhe arsye të tjera që më shtynë ta pranoj Islamin, e ato janë:
- Mospranimi i klerit që pretendon se ka fuqinë që t’i falë më¬katet në vend të Zotit, qoftë i lavdë¬ruar. I refuzova kate¬go¬rikisht ritet katolike, sepse ato janë pagane, me prejardhje nga po¬¬pujt primitivë të cilët i adhuronin idhujt.
- Krishterimi nuk përshkruan asgjë për pastri¬min para lutjes. Kjo më duket si një fyerje ndaj Zo¬tit, i Cili na ka dhuruar shpirtin dhe trupin, për të cilët ne nuk kemi të drejtë të mos kujdesemi.
- Në të njëjtën kohë, më dukej se Islami i për¬shtatet naty-rës njerëzore. Por, arsyeja kryesore që më nxiti ta pranoj Fenë Isla¬me është Kur’ani i Ma¬dhërueshëm.
E studiova Kur’anin me shumë kujdes, para se të bëhem mus¬liman, dhe atë studim e bëra me shpir¬tin kritik të një inte-lektuali perëndimor. Më duhet të përmend edhe veprën monu-mentale “Le Pheno¬mene Coranique” (Fenomeni Kur’anor) të Malik Ibn Ne¬biut, vepër e cila më bindi se Kur’ani është Shpallje e Zotit.
Janë disa ajete të veçanta në Kur’an që iu shpa¬llën Muham¬medit (a.s.), katërmbëdhjetë shekuj më parë, të cilat dukeshin si gjëra të pabesueshme, por shkencëtarët më të njohur bashkë¬ko¬horë i provuan dhe gjatë hulumtimeve të tyre zbuluan se ato ja¬në të vërteta.
Kur’ani më bindi të besoj në pjesën e dytë të Fjalës së Dëshmisë, se Muhammedi (a.s.) është i Dërguar i Zotit. Kjo qe arsye¬ja që unë u paraqita në Xhaminë e Parisit, Francë, dhe dek¬larova se po bëhem musliman. Me ndihmën e imamit të xha-misë u regjistrova në listën e muslimanëve. Zgjodha një emër islam dhe tani quhem Ali Selman.
Jam shumë i lumtur në Fenë Islame. Edhe një herë dekla-roj:
“Dëshmoj se s’ka zot tjetër veç All-llahut dhe dëshmoj se Muhammedi është i Dërguari i Tij.”
MIJËRA FRANCEZË E PRANUAN ISLAMIN
Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) kohëve të fundit raportoi se në Francë Islami po përhapet me shpejtësi të madhe. Kjo agjen¬ci njoftoi se 30.000 deri më 50.000 francezë të strukturave të ndryshme e të besimeve të ndryshme pranuan Fenë Islame. Ba¬zuar në njoftimet e kësaj agjencie, Kisha Kato-like jo vetëm që po shqetësohet për shkak të numrit të madh të besimtarëve të rinj muslimanë, por ajo po befa¬sohet nga besimi i thellë i fran¬cezëve të konvertuar në Fenë Islame dhe po kërkon e hulumton shkakun pse anëtarët e saj po largohen nga Katolicizmi.
Si shkak i këtyre zhvillimeve, të kalimit masiv në Islam, shu¬më gazeta e revista franceze po rezer¬vojnë faqe të tëra për ta diskutuar këtë çështje.
“Revista Katolike” (Revue Catholique), një re¬vistë e rëndë¬sish¬me e katolikëve francezë, publikoi një studim të gjithan-shëm rreth këtij subjekti dhe vuri në dukje se besimtarët e rinj islamë dallojnë nga të konvertuarit e mëhershëm.
Në të kaluarën, numri i të konvertuarve që e pra¬nonin Fenë Islame ishte i kufizuar dhe asokohe ishin vetëm ushtarakë. Në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme, në kohën e kolo¬nia¬liz-mit fran¬cez, përveç ushtarëve dhe oficerëve francezë, Fenë Isla¬me e kishte pranuar edhe Gjenerali Minean, ko¬mandanti kryesor i armatës franceze në Egjipt, pas ekspeditës së Napole¬onit, në fillim të shek. XIX.
Përkundrazi, sot besimtarët e rinj muslimanë janë inte¬lek¬tua¬lë të shquar perëndimorë, të cilët kanë studiuar Kur’anin dhe filozofinë islame. Ndër ta du¬het përmendur: Rene Jeneon, men¬dim¬tar i njohur, Roger Garoudy, filozof i shquar, Michel Chor¬kioutz, artist dhe Maurice Begart, specialiste, të cilët e pranuan Isla¬min sepse kjo fe, sikur dëshmojnë edhe vetë, ndikoi me thjesh¬të¬sinë dhe me gjallërinë e saj për t’iu afruar Zotit pa ndërmjetës.
Të gjithë këta besimtarë të rinj muslimanë thonë se arsyet krye¬sore për ndërrimin e fesë është se:
Feja Islame u ofron solidaritet besimtarëve dhe parimet e saj janë tepër tërheqëse, e sidomos vlerat morale. Në Fenë Islame be¬sim¬tarët e rinj francezë gjetën paqen, që u mungonte në Ka¬tolicizëm.
Kështu, besimtarët e rinj muslimanë francezë po i ndjekin dhe po i zbatojnë mësimet islame dhe po jetojnë në mënyrën isla¬me pikërisht në zemër të Evropës! E ne, ku jemi?!
HATEM HOURI, gazetar (Bejrut, Liban)
Vlerat shpirtërore të Fesë Islame po i përshtaten natyrës nje¬rëzore edhe në këtë kohë të zhvillimit spektakular dhe arritjeve të larta shkencore. Thirrjes Islame po i përgjigjen po-zitivisht individë e grupe të tëra nga të gjitha anët e botës. Këto ditë, listës së gjatë të besimtarëve muslimanë iu shtua edhe një libanez nga Bejruti, kryeqytet i Libanit.
Hatem Houri, me profesion gazetar dhe pronar i një agjencie të lajmeve (Arab News Agency), dekla¬roi se e pranoi Fenë Islame. “Arsyet kryesore që ndi¬kuan që ta pranoj Fenë Islame - thotë ky musliman i ri - janë: Vlerat e larta të Islamit të cilat të udhëzojnë në rrugë të Zotit, që të përpiqesh për drejtësi e liri.
Isha i krishterë dhe porsa e kuptova se Krishtë¬rimi është bërë mbulesë e kryqëzatave të reja për kolonizimin e popujve, sikurse edhe qëllimi i cionistëve, u paraqita në Zyrën e Vëlla¬zëri¬mit Arab (The Arab Brotherhood Office) në Bejrut dhe dekla¬rova me gojë e me shkrim se e pranoj Fenë Islame.”
Hatem Houri, në deklaratën e tij me shkrim se e përqafon Isla¬min, shënoi: “Ngase jam besimtar i Fesë Islame dhe i Mesa¬zhit të Pejgamberit Muham¬med (a.s.), që është Vula e Pejgam¬berëve, deklaroj se e pranoj Islamin. Dëshmoj se s’ka zot tjetër përveç All-llahut, se Muhammedi (a.s.) është i Dërguari i Tij dhe se Feja e Vërtetë tek All-llahu është Islami.”
Kjo deklaratë e thjeshtë, siç është e thjeshtë edhe Feja Isla¬me e besimtarit të ri Hatem Hourit, për pranimin e Islamit bëhet në praninë e dy dëshmita¬rëve të quajtur: Muhammed El Faituri, për¬faqësuesi i “The Arab Brotherhood Office” dhe Tahir Al Arabi, përfaqësuesi i Institutit Arab për Zhvillim nga Bejruti.
Vëllait të ri në besim i urojmë paqe, fatbar¬dhë¬si, përparim e lumturi!
DONALD S. ROCKWEL, poet, kritik letrar (SHBA)
Rrezet e Dritës së Vërtetë, rrezet e Fesë Islame, po depër¬toj¬në në çdo skaj të botës, bile edhe në shte¬tin më të zhvilluar, më të fuqishëm e më demokratik, siç e konsiderojnë veten Shte¬tet e Bashkuara të Amerikës. Listës së gjatë iu shtua edhe një musliman amerikan me emrin Donald S. Rock¬well, i cili është poet dhe kritik i njohur letrar në Amerikë.
Për ç’arsye e pranoi Fenë Islame ky i konvertuar amerikan, tre¬gon deklarata e tij të cilën e botoi shty¬pi amerikan, dhe ai i Lindjes së Mesme.
Muslimani i ri amerikan, Donald S. Rockwell, thotë:
“Janë di¬sa arsye themelore që më tërhoqën ta pranoj Fenë Islame, por më kryesoret janë: thjesh¬tësia, atmosfera e qetë që mbizotëron në¬për xhami, besnikëria e besimtarëve muslimanë, frymëzimi i tyre dhe besimi që ata kanë në All-llahun, të Cilit i përgjigjen pesë herë në ditë, posa e dëgjojnë ftesën (ezanin) për lutje (namaz).
Kur vendosa të pranoja Islamin, zbulova arsye të thella që i vërtetojnë këto fenomene, ndërmjet të cilave është thjeshtësia e jetës së Pejgamberit Muhammed (a.s.), i cili këshillohej me bash¬këpunë¬torët e tij, ndezi dashurinë e mirësinë ndër bashkë¬kohasit, i rregulloi të drejtat e grave etj.
Këto mësime e porosi, si dhe shumë të tjera, më bindën ta pra¬noja Fenë Islame. Muhammedi (a.s.) erdhi me një fe e cila ësh¬të sistem i përsosur për një jetë të natyrshme, e jo besimi i verbër...
Toleranca e Fesë Islame ndaj besimeve të tjera e bën për vete çdo kërkues e gjurmues të lirisë e të së vërtetës. Muham¬me¬di (a.s.) i urdhëronte besimtarët muslimanë, siç porosit Kur’¬ani, që besimtarët hebrenj dhe të krishterë (Ehli Kitab), pra ata që i kanë Librat hyjnorë, të nderohen në besimet e ty¬re! Kjo porosi dhe ky nderim ndaj mësimeve të Abrahamit (Ibra¬himit), Mojsiut (Musaut), Krishtit (Isait), paqja e shpëtimi i Zotit qofshin mbi të gjithë ata si të Dërguar të Zotit, pa dyshim është një cilësi superiore në krahasim me religjionet e tjera.
Çlirimi e pastrimi absolut nga idhujtaria është një argument që shpreh fuqishëm pastërtinë dhe madhështinë e Fesë Islame. Mësimet e Muhammedit (a.s.) nuk udhëhiqen nga flaka e fana¬tizmit, por nga drita e arsyes. Kur’ani, Libri i Shenjtë, qëndron i pa¬ndryshuar që nga koha e Muhammedit (a.s.), kur iu zbulua, pa iu ndryshuar asnjë shkronjë, asnjë shpreh¬je, asnjë fjalë! Kujdesi për shëndetin personal e sho¬qëror si dhe pastërtia ishin disa prej porosive krye¬sore të Pejgamberit të dashur...
Kur i vizitoja xhamitë në Stamboll, Damask, Jerusalem, Fes, Al¬gjer dhe në qytete të tjera të ven¬deve islame, më kaplonte një ndje¬një e fuqishme për Fenë Islame, sepse thjeshtësia e tyre për¬mbushte praninë Hyjnore më tepër se çdo rit, pikturë, skulp¬turë ose muzikë që kanë tempujt e tjerë...
Unë gjithmonë jam magjepsur nga Demokracia Islame. I varfri dhe i pasuri janë në një rrafsh në obligimet fetare, në namaz, pa¬ra Zotit, në xhami, ku i luten Atij, e adhurojnë, i nën-shtrohen vull¬netit të Tij me përvuajtje, etj.
Muslimanët nuk e pranojnë ndërmjetësinë ndër¬mjet njeriut si krijesë dhe Zotit si krijues, as rrëfimin ose të rrëfyerit.
Muslimanët Zotin e quajnë Krijues Fuqiplotë të Gjithësisë dhe Burim të Ekzistencës, pra nuk pranoj¬në ndërmjetës nga pri¬jësit fetarë ose të tjerë.
Vëllazërimi i besimtarëve, humaniteti, solidari¬teti pa dallim ngjyre, race a gjinie, janë disa nga arsyet kryesore që më inku¬rajuan në pranimin e Fesë Islame.
FADLULLAH WILMONT, historian (Australi)
Religjioni në shumë vise të Australisë, ku unë kam lindur, nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve. Shumi-ca e banorëve të saj janë ate¬istë. Në këtë mjedis jam rritur.
Kur i fillova studimet në universitet lexova disa libra shken¬corë. Njëri prej tyre ishte vepër e autorit frëng, La Come de Llet, në të cilën shtrohej një çështje jetësore: A është e mund-shme që jeta të ketë filluar rastësisht? Ky libër më vuri përballë kësaj pyet¬jeje: Si filloi jeta? Deri atëherë nuk besoja në asnjë reli¬gjion, por fillova të mendoj se përveç krijimit duhet të ekzis¬tojë edhe një fuqi e madhe, e kjo fuqi është ajo e Zotit.
Më vonë u detzrova të largohem nga fshati dhe u vendosa në kryeqytet, ku edhe fillova të punoj në një bankë. Në atë kohë ba¬noja në një familje të krish¬terë, në të vërtetë shpirtë-risht religjioze.
Në këtë familje fillova të mësoj e të ndiej se re¬ligjioni vërtet ekziston dhe se qenka e nevojshme që njeriu të jetë fetar. Feja e përmirëson njeriun, sjelljet e tij dhe njëkohësisht e furnizon me kënaqësi psiko¬logjike. Të gjitha këto ndikuan dhe u bëra i krish¬terë. Përpiqesha të isha i krishterë sa më i mirë. Fillova të shkoj në kishë, të lutem dhe isha shumë aktiv në aktivitetet e krishtera. Fillova ta studioj thellësisht krishtëri-min, por derisa lexova librin “Commen¬taries on the Bible”, i cili shpjegon çdo gjë që thu¬het në Bibël. Gjatë leximit vura re shumë kundërthënie. Aq më tepër, shumë shkrimtarë të krish-terë që kanë shkruar rreth ungjijve dyshojnë në autenticitetin e tyre. Por, unë megjithatë e adhuroja Krishtërimin dhe nuk u kushtoja rëndësi të veçantë këtyre shkrimeve...
Fati deshi që të fitoja një bursë universitare, që ta studioja his¬torinë. Fillova me studimin e Rilindjes Evropiane, si hyrje e studimit të Historisë Moderne Evropiane. Prej këtij studimi më¬sova se sa i madh ishte ndikimi i mendimit arabo-islam në men¬dimin evropian. Por, si e pse? Cila ishte arsyeja e këtij ndi¬kimi? Kjo nuk shpjegohej në hollësira! Ky qe shka¬ku që unë fillova të hulumtoj e të kërkoj prejardhjen e këtij ndikimi.
Me seriozitet fillova gjurmimet dhe hulumti¬met shkencore. Si fryt i këtij hulumtimi, zbulova se muslimanët ishin ata që e nxorën Spanjën nga errë¬sira e Mesjetës. Po të mos ishin musli¬ma¬nët në Spanjë, Evropa sot e kësaj dite do të mbetej si në kohën e Mesjetës! Dijetari frëng Zhirardi, i cili kish¬te studiuar në Univer¬sitetin Islam të Kordobës, në Spanjë, pasi u kthye në Francë, ishte edhe këshilltar i Papës në Romë. Zhirardi, gjatë qëndrimit në Kordo¬bë i studioi numrat arabë, siç quhen nga evropianët. De¬ri në atë kohë evropianët përdornin numrat ro¬makë, të cilët nuk ishin aspak praktikë, p.sh., nëse dëshironi të shumëzoni 99 x 999 me numrat romakë, do t’ju duhej një faqe e tërë...!
Mendja arabe e zbuloi zeron. Ky zbulim ishte guri themeltar i shkencës matematikore. Zhirardi ishte i pari që i vuri në zbatim zeron dhe numrat arabë, kuptohet, në Evropë. Pa zeron dhe pa num¬rat arabë nuk do të ishte e mundshme të zhvillohej ma¬te¬ma¬tika moderne. Pra, sikur të mos ishin zbuluesit muslimanë-arabë, ndoshta do të ishim ende në errë¬sirën e Mes-jetës...
Algjebra ishte një shkencë e pastër arabe, siç ishte edhe shken¬ca e llogaritjes, e zbuluar nga musli¬manët. Pra, duket qartë se matematika, algjebra e llogaritja janë zbulime islame.
Edhe mjekësia që praktikohet sot në Evropë, bazohet në vep¬rat e Ibn Sinasë dhe të Raziut, të cilat edhe sot e kësaj dite stu¬diohen në Universitetin e Sorbonës, sepse janë tejet të dobish¬me. Muslimanët-arabë gjithashtu e zbuluan qarkullimin e gjakut rreth 400 vjet para Perëndimit!
E gjithë ajo që njihet me emrin Zbulime Shken¬core të Rilin¬djes Evropiane është marrë nga përkthi¬met latine që kanë bë¬rë muslimanët. Prandaj, këto nuk janë zbulime moderne, por janë rizbulime. Ro¬xher Bakeni, i cili njihet si themelues i shken¬cës empirike, tha: “Nuk keni mundësi ta njihni shkencën përderisa nuk e mësoni gjuhën arabe!” R. Bakeni e mësoi meto¬dën empirike nga muslimanët. F. Mage¬lani, i cili ishte i pari që dëshmoi se Toka është e rrumbullakët, u bazua në studimet islame të botuara në Spanjë. Bile edhe kapiteni i anijes së Mage¬lanit, ishte musliman nga Afrika. Nuk e tep¬rojmë nëse themi se dituritë në të cilat ba¬zohet shkenca mo¬derne kanë ardhur kryesisht nga shkencëtarët muslimanë.
Jo vetëm kaq, por edhe marrëdhëniet shoqërore: bujaria, fis¬nikëria dhe respekti i veçantë ndaj femrës u sollën në Evropë nga arabët, nga rajoni i quajtur Provansë, që shtrihet ndërmjet Francës e Spanjës, prej nga u përhapën në tërë Evropën.
Koncepti i sigurimit për dëmshpërblim u bë i njohur në Evro¬pë nga muslimanët arabë. Edhe çeqet e bankave pikësëpari fi¬lluan të përdoren nga musli¬manët.
Në astronomi, Ibën El-Hithami ishte astronomi i parë që e zbuloi astrolabin. Të gjitha këto që u për¬mendën janë vetëm një pjesë e vogël e asaj që zbu¬lova gjatë studimeve të mia për Evro¬pën moderne. Edhe vetë çuditesha dhe pyetja i habitur: Kush janë muslimanët? Asgjë nuk dija për Fenë Islame e as për mus¬li¬manët. Kështu, hulumtimet e mia i fillova që nga fillimi.
Nga enciklopedia mësova se muslimanët janë ata të cilët i për¬kasin Fesë Islame dhe se kanë një libër të shenjtë që thirret Kur’¬an. Në bibliotekën e Universitetit ekzistonte një përkthim i mi¬rë i Kur’¬anit të Madhërueshëm, të cilin e mora dhe fillova ta studioj me shumë vëmendje e kujdes.
Gjatë studimit zbulova këto tri pika kryesore, të cilat më la¬në përshtypje të thellë. Ato janë:
1. Në Kur’an nuk ka kundërthënie, si në librat e feve të tjera.
2. Në Kur’an, në përmbajtjen e tij, nuk haset në asnjë kun¬dër¬thënie me arritjet shkencore.
3. Kur’ani përfshin kryesisht çdo aspekt të jetës.
Pastaj fillova të studioja jetëshkrimin e Muham¬medit (a.s.). Lexova disa libra rreth jetës së Pejgam¬berit. Studimet e mia zgjatën pesë vjet.
Në lagjen ku jetoja banonin edhe tre arabë mus¬limanë. Gjatë muajit të Ramazanit ata agjëronin e unë habitesha. Një ditë i pyeta: “Përse po e torturoni veten?” Ata ma dhanë këtë përgjigje të logjikshme: “Ne agjërojmë jo për ta torturuar ve¬ten, siç thoni ju, por për shumë arsye... Problemi kryesor i nje¬riut sot është vetëkontrolli! Zoti na ka dhuruar shumë mun¬dë¬si... Agjërimi na mëson gjërat më të rëndësishme që na i ka falur Zoti. Thika, për shembull, përdoret në kuzhinë për përga¬titjen e ushqimit dhe për gjëra të tjera, por edhe për ta vrarë ve¬ten ose dikë tjetër. Pra, varet si e përdor, për të mirë a për të keq. Agjërimin ne e bëjmë për të mirë, që t’i përkryejmë dhe t’i zhvillojmë mundësitë tona. Sidomos vetë¬kontrollin...” Kjo për¬gjigje ishte vërtet e logjikshme. Pas kësaj ngjarjeje, që më la për¬shtypje të thellë, miqësia ime me këta muslimanë zhvi¬llohej e rritej për çdo ditë!
Një ditë, njëri prej tyre m’u drejtua me këto fjalë: “A e di se je bërë musliman?” U befasova dhe menjëherë e pyeta se për¬se ma bënte këtë pyetje “Po, - më tha - a nuk e beson Kur’-anin?” “Po, e besoj” - i thashë. Më pyeti: “A nuk beson se Muhammedi është i Dërguari i All-llahut?” “Po” - iu përgjigja duke i thënë se një libër si Kur’ani s’mund të sjellë askush pa qenë i Dërguar i Zotit ! Miku im më tha: “E gjithë kjo të bën të kuptosh se je bërë musliman!” U ktheva në shtëpi dhe u mbylla aty për një kohë të gjatë. Ndjeva që drita e besimit kishte filluar të më ndriçojë dhe All-llahu i Madhërueshëm të më udhëzojë.
I mësova lutjet, namazin. Erdhi muaji i Rama¬zanit dhe Zoti më dha vullnet që të agjëroj.
Ky ishte fillimi. Në këtë fillim zbulova se Feja Islame është e thjeshtë dhe e kuptueshme, prandaj edhe e pranova. Më vonë shko¬va në Indonezi si li¬gjërues universitar. Atje mësova edhe më shumë.
Tani, më në fund, e them me sinqeritetin më të thellë: E fa¬lënderoj All-llahun që më ndihmoi ta gjej të vërtetën dhe jam i sigurt se s’ka të vërtetë tjetër përveç Fesë Islame. S’ekziston rrugë tjetër shpëtimi për njerëzimin veç Fesë Islame. Ndiej se Islami është e VËRTETA!
ANTONIO CARIOVATO, filozof (Itali)
Quhej Antonio Cariovato, 29 vjeç, italian nga Roma. Pasi e pra¬noi Fenë Islame, pas një studimi serioz, ndërroi emrin dhe tani quhet Salah Eddin. Ka kryer filozofinë dhe është speciali-zuar në të, por të Vërtetën e gjeti në Fenë Islame.
Rrjedh nga një familje konservatore italiane. Të gjithë anë¬tarët e familjes së tij shkojnë rregullisht në kishë, u binden rre¬gullave të Kishës Katolike dhe po ato rregulla i zbatojnë në prak¬tikë. “Kështu veproja edhe unë - thotë Antonio Cariovato – derisa zbulova se në Krishtërim ka shumë kundërthënie, hipo-krizi e mashtrime...! Për natyrën e Jezu Krishtit dhe jetën e tij ka disa shpjegime. Disa thonë se Jezusi (paqja e shpëtimi i Zotit qofshin mbi të), është djalë i Zotit, kurse disa të tjerë thonë se ai është vetë Zoti, por në pamjen e njeriut etj. Mirëpo, logjika s’e pra¬non as¬njërën nga këto shpjegime. Provova të mësoj se ç’thotë Fe¬ja Islame. E lexova Kur’anin e Shenjtë dhe aty gjeta një për¬gjigje të arsyeshme, bindëse. E falënderova Zotin! Ky ishte hapi im i parë drejt Is¬lamit. Duke e lexuar Kur’anin e Shenjtë zbulova atë që e ruaja në shpirt. Vendosa të bëhem musliman.
Fillova të mësoj se si të falem. I mësova lutjet, e në fillim e mësova kaptinën El-Fatiha. Familja ime në fillim, e sidomos ba¬bai dhe vëllezërit, gati të gjithë më kundërshtonin me shumë rrep¬tësi, por unë vazhdoja rrugën time. Nuk pija më verë, u lar¬gova prej të gjithëve që luanin bixhoz, që e konsumonin alkoolin dhe bënin punë të tjera të ndaluara, haram.
Kur më shihnin duke marrë abdest e duke u fa¬lur pesë herë në ditë, para Zotit të Madhërueshëm, më pyetnin me habi se ç’po bëja? U thosha se po kryeja obligimet fetare...
Ç’është më me rëndësi, në familjen time gati të gjithë fi¬lluan t’i vërenin ndryshimet në sjelljet e mia dhe nuk më kun¬dë¬rshtonin si më parë, por filluan në heshtje t’i pranonin vep¬rimet e mia e nuk shqetëso¬heshin më. As unë nuk shqetësohe-sha prej tyre! E falënderoj Zotin! Tani të gjithë në familje kanë një simpati ndaj meje dhe po e respektojnë besimin që e kam zgje¬dhur. Feja Islame ka moral të lartë dhe i përkrah fuqimisht ma¬rrë¬dhëniet familjare e nje¬rëzore.
Shpresoj se Zoti do të më ndihmojë që edhe fa¬milja ime në të ardhmen ta pranojë Islamin dhe i lutem të Madhit Zot që kjo dë¬shirë të më realizohet së shpejti...! Ai ka mundësi të bëjë çdo gjë!”
Muslimani i ri italian, filozofi Antonio Cario¬vato, tani me em¬rin e ri Salah Eddin, është i martuar dhe bashkëshortja e tij qu¬het Ajshe. Gjashtë muaj para se të martoheshin ajo pranoi Isla¬min. Ata ishin kolegë të mirë, të dashur e të sinqertë. I shprehnin njëri-tjetrit ndjenjat e brendshme shpirtë¬rore. Dhe si rezultat i të gjitha këtyre bisedave edhe ajo filloi të interesohej për Fenë Islame. Filloi të mësojë, të lexojë, të studiojë e të krahasojë dhe më në fund All-llahu i Plotfuqishëm e udhëzoi, e ndri¬çoi, kështu që edhe ajo e pranoi Islamin!
“Lavdi të Madhit Zot, jeta jonë bashkëshortore”, - thotë plot gëzim z. Salah Eddin, - është e lumtur dhe plot mirëkup¬tim. Gruaja ime, Ajshja - vazhdon z. Salah Eddin, - e di se duhet t’i bindet Zotit, kup¬tohet edhe burrit. Unë, gjithashtu, i di të drejtat e gruas, të cilat ajo i gëzon në Fenë Islame... E kundër¬ta po ndodh në shoqërinë evropiane.
Shkurt e me pak fjalë mund të themi: E gjetëm veten në Islam. E ndiejmë paqen e sigurinë, prej se jemi bërë muslima-në. Vërtet, jeta jonë tani ka kup¬tim! Të gjitha këto na mungo-nin dhe iu mungojnë njerëzve në shoqërinë moderne evropiane. Ky civili¬zim materialist po e bënë njeriun frikacak, të pa¬sigu-rtë, të shqe¬tësuar dhe të hutuar... Vetëm besimi i drejtë në All-llahun e Plot¬fuqishëm mund ta ndry¬shojë këtë gjendje të mjerueshme, vetëm me besim njeriu mund të jetojë në paqe në këtë botë.
Edhe gruaja ime ndihet dhe shprehet pothuajse në të njëjtën mënyrë. Feja Islame na mësoi dhe na obligoi të falemi pesë herë në ditë. Pesë herë në ditë të takohesh me All-llahun e Madhë¬rueshëm është një gëzim i papërshkrueshëm.
Në çdo namaz më kthjellohet mendja, më qartë¬sohet besimi dhe më qetësohet shpirti. Kjo mund të gjendet vetëm në Islam. Me të vërtetë, ne zbuluam shumë mirësi në këtë fe të vërtetë.”
JOHN WEBSTER, filozof (Angli)
Kam lindur në Londër dhe jam rritur e edukuar si i krish¬te¬rë, por me bindje protestante. Në vitin 1930, si çdo i ri, fillova të ballafaqohem me prob¬lemet e jetës dhe në këtë kohë i vërejta dobësitë e Krishterimit.
Krishterimi është një dualizëm i cili e paraqet botën si mëka¬tare dhe kërkon ta kthejë realitetin e jetës duke i proje-ktuar shpre¬sat në një botë të ardh¬shme.
Më tepër emocional sesa racional, nën ndikimin e entu¬ziaz¬mit rinor, refuzova Kishën (protestante), Krishterimin dhe u bëra komunist. Komunizmi deri diku më solli kënaqësi, por, për shkak të materia¬lizmit e refuzova edhe këtë. Më vonë fillova të studioj filozofinë dhe religjionin...
Gjatë kohës që jetova në Australi, u interesova të gjej Kur’¬anin e Shenjtë në Bibliotekën Publike të Sidneit. Nuk gjeta asnjë përkthim të bërë nga mus¬limanët. Disa javë më vonë, në qytetin e Pertit, Aus¬tralia Perëndimore, përsëri e kërkova Kur’-anin e përkthyer nga ndonjë musliman dhe e gjeta.
Nuk mund ta shpreh me fjalë, as ta përshkruaj, atë ndryshim të përnjëhershëm që më ndodhi kur lexova suren El-Fatiha, shtatë ajetet e para të Kur’anit...! Lexova edhe disa faqe të tjera rreth jetës së Muhammedit (a.s.). Në librari atë ditë i kalova disa orë, por me mëshirën dhe ndihmën e All-llahut e gje¬ta atë që po e kërkoja që sa kohë. U bëra mus¬liman! Deri në atë moment unë ende nuk kisha ta¬kuar ndonjë musliman. Kur dola nga libraria e ndje¬va veten shumë të lodhur e të tronditur, nga pikë¬pamja emocionale dhe intelektuale, si pasojë e asaj që për¬je¬tova në librari duke lexuar vetëm një sure të Kur’anit dhe di¬sa faqe rreth jetës së Pejgam¬berit (a.s.). Menjëherë e pyeta veten: “Ishte e vërtetë apo ëndërr ajo që lexova, ajo që më trans¬formoi me¬njëherë?!”
Dola nga libraria me qëllim që të pi një kafe diku dhe të pushoj pak. Duke ecur rrugës, për ku isha nisur, më shkuan sytë në një ndërtesë ku shkru¬ante: “Muslim Mosque” (Xhamia e Muslima¬nëve). Aty për aty i thashë vetes: “E njeh të Vërte¬tën, pranoje!” Me mëshirën e All-llahut u bëra musliman.
Dëshmoj se s’ka zot tjetër veç All-llahut dhe dëshmoj se Muhammedi (a.s.) është i Dërguari i Tij.”
FATIME KAZUEI (Tokio, Japoni)
Japonezët atdheun e tyre, të cilin e duan shumë, e quajnë Nipon, që në gjuhën shqipe do të thotë: Vendi i lindjes së Die-llit. Por, në Japoni po shndrit një Diell tjetër, rrezet e të cilit po i ngrohin zemrat dhe po i ndriçojnë shpirtrat e qindra, mijëra ja¬pone¬zëve, në çdo skaj të vendit të tyre aq të zhvilluar ekono¬mi¬kisht dhe me teknologji aq të sofistikuar. Është ky diell, Dielli i Fesë Islame...!
Sivjet u mbushën 108 vjet nga ajo ditë e bekuar kur një japonez pati pranuar Fenë Islame, më 1896, që shënohet si një di¬të me rëndësi historike në Ja¬poni! Sipas Ebu Bekër Morimotus, historian, ekspert për historinë islame në Japoni, japonezi i parë që e kishte pranuar Fenë Islame ishte Hachiro Ariga, i cili ishte bë¬rë musliman në vitin 1896, në Bombei, Indi. Kurse ha-xhiu i pa¬rë nga Japonia, që kishte shkuar për vizitë në vendet e shenjta, Mekke dhe Medine, sipas urdhrit të Krijuesit të Gjithë-sisë, ishte një dja¬losh 29 vjeçar dhe quhej Umer Jamavika. Ky ha¬xhi, i pari në Japoni, e kishte vizituar Kaben e Bekuar dhe kishte bërë ibadet aty në vitin 1909.
Në Japoni, për nevojat shpirtërore dhe për zhvillimin e vep¬rim¬tarive të ndryshme fetare-kultu¬rore, u ndërtua edhe xhamia e parë që në vitin 1935, në qytetin Kobe, kurse tre vjet më vonë, më 1938 u hapën themelet e xhamisë së kryeqytetit, Tokios.
Në vitin 1941, pasi shumë të rinj japonezë ki¬shin pranuar Fe¬në Islame, rinia islame e këtij vendi e pa të dobishme të orga¬ni¬zohen dhe kështu e theme¬luan Shoqatën e Studentëve Musli¬ma¬në. Më vonë u themeluan edhe shoqata e qendra islame nëpër qyte¬te të ndryshme, ku të gjitha kishin të njëjtin qëllim: përhap¬jen e Fesë Islame në Japoni. Këta besimtarë japonezë me pu¬nën, sjelljen e shembujt personalë po ndikojnë në popullatën ja¬po¬neze dhe kanë suk¬sese të vazhdueshme në përhapjen e Fesë Islame. Si fryt i kësaj veprimtarie të organizuar, për çdo ditë po shtohet numri i besimtarëve muslimanë japonezë, të cilët vijnë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë japoneze: ka studentë, punë¬to¬rë, intelektualë të lëmenjve të ndryshëm dhe ndonjë shkencë¬tar!
Listës së gjatë të të konvertuarve iu shtua edhe një zonjushë japoneze, e cila, pasi e pranoi Fenë Islame, e ndërroi emrin dhe tani quhet Fatime Kazuei. Kjo zonjushë e ndershme, pasi u bë mus¬limane dhe e përqafoi Islamin, dha këtë deklaratë:
“Pasi filluam të pranojmë stilin amerikan të jete¬sës, edhe unë ndjeva se diçka po më mungonte, po më shqetësonte... Në fillim nuk e kisha të qartë se ç’më mungonte, ç’më shqetëson-te. Ishte ky qëllimi i pastër që kisha në shpirt që më dha përgji-gjen ndaj këtij shqetësimi...!
Isha fatlume që u njoha me një besimtar musli¬man, i cili banonte përkohësisht në Tokio. Sjellja e tij e shkëlqyeshme dhe mënyra e adhurimit ndaj Zotit më la përshtypje të thellë dhe u bëra kureshtare, aq sa u detyrova t’i shtroja shumë pyetje. Përgjigjet e tij ishin të sakta, të drejta, të kë¬naq¬shme dhe aq bindëse, saqë më transformuan me¬njëherë! Ky tran¬s¬formim më solli një qetësi, rehati, në mendje e në shpirt! Kurrë nuk kam menduar, e as që do të besoja, se jeta ime do të ndry¬shon¬te aq shu¬më dhe aq shpejt, ashtu siç ndodhi me mua kur fillova të jetoj si besimtare muslimane...”
Përshtypje të veçantë zonjushës Fatime i ka lënë përshën¬detja islame “Es-Selamu Alejkum”, për të cilën thotë: “Shiko si përshëndeten muslimanët: “Es-Selamu Alejkum ue Rahmetull-llahi ue Berekatuhu” (Paqja, Mëshira dhe Bekimi i Zotit qofshin mbi ju). Kjo përshëndetje nuk u ngjason atyre të tjerave si “mirëmëngjesi” a “mirëdita” që i ka bota, të cilat kufizohen me mëngjesin ose me një pjesë të ditës dhe kanë vetëm kuptim materialist. Këto përshëndetje nuk përmbajnë ndonjë urim ose dëshirë të përhershme dhe as që kanë ndonjë lutje ndaj Zotit për bekim...!
Nga miku im musliman unë mësova shumë gjë¬ra të do¬bish¬me, si nga ana teorike ashtu edhe nga ajo praktike, që të jem një besimtare e devotshme. Unë e dua shumë mënyrën islame të jetesës, jetesë e cila është e pastër, e thjeshtë dhe kryesisht paqedashëse!
Jam plotësisht e bindur se vetëm Feja Islame mund të sjellë paqe, paqe për çdo njeri, për çdo shoqëri. Vetëm Feja Islame mund t’i sjellë paqe mbarë botës, për të cilën njerëzimi ka aq shu¬më nevojë.”
Në fund të deklaratës, zonjusha Fatime thotë:
“Jam shumë e lumtur që po e gëzoj këtë paqe dhe po për¬piqem, aq sa kam mundësi, ta përhap Fenë Islame në Japoni, në mesin e popullit tim...”
MARGARET MARCUS, shkrimtare (Nju-Jork, SHBA)
“E kush kërkon fe tjetër përveç Fesë Islame, atij kurr¬sesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.” (Kur’ani, 3:85)
Me këtë ajet nga Kur’ani i Madhërueshëm, që është Fjala e All-llahut, e fillon librin e saj me titull Islam and Modernism (Isla¬mi dhe Modernizmi), ish-studentja amerikane e Universitetit të Nju-Jorkut, zonja Merjem Xhemileh, libër që bëri jehonë e që u botua në gjuhën angleze në qytetin Lahore të Pakis¬tanit.
Kush është zonja Merjem Xhemileh? Zonja Merjem Xhemileh është një e konvertuar amerikane, autore e rreth dyzet librave. U lind nga prindër ame¬rikanë, me prejardhje gjermane-hebraike, në Nju-Jork, në vitin 1934. Si nxënëse, e më vonë edhe si studen¬te në Universitetin e Nju-Jorkut, dallohej prej të gjithëve me zgjuarsinë e seriozitetin e saj në më¬sime e studime. Ishte adhu¬ruese e madhe e librit, vazhdimisht lexonte, ngase ishte e pango¬pur për dituri.
Kur lindi, prindërit e saj e emëruan me emrin Margaret Marcus, por erdhi një ditë kur ajo e ndërroi emrin dhe fenë e saj. Rruga deri në agimin e asaj dite ishte e gjatë, e mundim-shme, pë¬rplot dëshpë¬ri¬me e zhgënjime. Më në fund u bë ashtu siç dë¬shiroi i Madhi Zot: Feja Islame, Drita e saj, ngadhënjeu mbi errë¬sirën e filozofisë, humanizmit ateist, mate¬rializmit, baha’¬iz¬mit dhe cionizmit.
Në librin e lartpërmendur, “Islami dhe Moder¬nizmi”, zonja Merjem Xhemileh përshkruan rrugën e vet jetësore në kapitu¬llin e parë, me titullin: Përse e pranova Islamin? Një përshkrim interesant, prekës dhe frymëzues, ku ajo ndër të tjera thotë:
“Gjatë adoleshencës isha nën ndikimin e filo¬zo¬fisë huma¬niste. Kur fillova të përkryhem intelektua¬lisht nuk kënaqesha më me ateizmin e kësaj filo¬zo¬fie. Pas një kohe iu bashkangjita gru¬pit të baha’ive në Nju-Jork. Në fillim, Baha’izmi më dukej tër¬he¬qës, meqë edhe prejardhjen e kishte islame... Por, kur zbu¬lova sesa keq kanë devijuar e dështuar, pas një viti u largova tejet e dëshpëruar prej tyre.
Në moshën 18-të vjeçare u bëra anëtare e lë¬vizjes fetare të quajtur “Mizrachi hatzair”, që ishte një lëvizje cioniste. Kur e kuptova natyrën e vërtetë të cionizmit, i cili nxit dhe farkon armiqësinë ndërmjet hebrenjve dhe arabëve, pas disa muajsh e braktisa këtë lëvizje dhe prej tyre u ndava e mërzitur dhe e zhgënjyer.
Kur isha 20-vjeçe, e njëkohësisht studente në Universitetin e Nju-Jorkut, profesori im, Rabbi Abra¬ham Isaak Katch, përpi-qej në çdo mënyrë të na bindte se Islami rrjedh nga Judaizmi! Aq më tepër edhe tekstet universitare, që ishin të shkruara prej tij, ki¬shin atë përmbajtje dhe synonin atë qëllim, që stu-dentët të bin¬den se Judaizmi është burim i Islamit dhe se është superior ndaj tij! Sa më përket mua, në vend që të më bindnin, fjalët dhe vep¬rat e profesorit arritën efekt të kundërt!
Megjithëse kisha dëshirë që të bëhem muslima¬ne që në atë kohë, pra kur isha studente 20-të vje¬çare, pengesë e pakaluesh¬me m’u bë familja. Ata më qortonin, më paralajmëronin se Feja Islame do ta ndërlikojë jetën time dhe se ajo fe nuk është si Ju¬da¬izmi e Krishterimi, që janë pjesë e traditës amerika¬ne. Më tho¬shin se Feja Islame do të më tjetërsojë dhe si pasojë e kësaj do të armiqësohem me familjen dhe do të izolohem nga rrethi e komuniteti...
Besimi im në atë moshë nuk ishte aq i fortë sa t’u bëja ballë këtyre presioneve. Pjesërisht si rezul¬tat i këtyre presioneve, pa¬ta një tronditje të brendshme, u sëmura rëndë dhe u detyrova t’i ndërpres studimet... Për afër dy vjet isha në depresion të the¬llë. Gjatë viteve 1957 - 1959, prindërit më vendosën në spitale private dhe shtetërore. Ndërsa qëndroja në spital, një ditë u betova: “Nëse ndonjëherë shërohem, përmi¬rë¬sohem dhe dal nga spitali, do ta pranoj Fenë Islame.”
Deshi i Madhi Zot dhe gjendja shëndetësore e Margaretës u përmirësua dhe ajo doli nga spitali. Por¬sa doli nga spitali, filloi të hulumtojë nëpër Nju-Jork se ku mund të takojë besimtarë e be¬simtare të Fesë Islame. Për fat të mirë gjeti ata që ishin ndër nje¬rëzit më të mirë, për të cilët vetëm se kishte shpresuar se mund t’i gjente ndonjëherë.
Ndërkohë, ajo filloi të shkruajë për Fenë Islame dhe ta mbro¬jë atë nga akuzat e rënda që i bëheshin nga të gjitha anët, sipas direktivave të aleancës heb¬raiko-krishtere dhe qarqeve sekulla¬riste anti-islame. Botoi shumë punime e studime në revista isla¬me dhe emri i saj u bë mjaft i njohur. Njëkohësisht, mbante ko¬rres¬pondencë me udhëheqësit më eminentë të riz¬gjimit islam në mbarë botën. Mbante letër-këmbime me Shejh Ibrahimin, lider i ulemave në Algjeri, dr. Muhammed e Al-Az’-harin, Egjipt, dr. Mah¬mud F. Hoballahun, drejtor i Qendrës Isla-me në Uashington, dr. Hamidullahun e Parisit, dr. Said Rama-danin, drejtor i Qendrës Islame të Gjenevës dhe me dije¬ta¬rin e mirënjohur Mevlana Sejjid Ebul Ala Meudu¬diun , në Pakis-tan.
Betimin që kishte dhënë studentja Margaret Marcus sa ishte në spital, se nëse shërohet dhe lësho¬het nga spitali do ta prano-jë Fenë Islame, All-llahu (xh.sh.) ia kishte dëgjuar dhe ia reali-zoi. Ditën e Madhërueshme të Kurban Bajramit, në praninë e dy dësh¬mitarëve, studentja amerikane Margaret Mar¬cus e tha me gojë e me zemër Fjalën e Dëshmisë: “Dëshmoj se s’ka zot tjetër veç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij” dhe kështu, pas Fjalës së Dëshmisë, ajo u bë muslimane edhe zyr¬tarisht.
Në Qendrën Islame në Bruklin, Nju-Jork, mori certifikatën me emrin e ri musliman, Merjem Xhe¬mileh, të cilën ia lëshoi udhëheqësi i Qendrës, Shejh Daudi.
Merjem Xhemileh thotë se krenohet me emrin e ri musli¬man, sikurse edhe me Fenë Islame, të cilën e përqafon me gjithë shpirt! Këtë e dëshmoi edhe me vepra, duke shkruar rreth dyzet libra...
Më në fund, zonja Merjem Xhemileh thotë:
“Nuk e pranova Fenë Islame nga urrejtja ndaj të parëve të mi, ose ndaj popullit tim, por për mua kjo do të thotë kalim nga një fe që po jep shpirt dhe që është aq e kufizuar, në një fe dinamike e plot gja¬llëri... Feja Islame është e Vërteta Hyj-nore Univer¬sale, e cila vlen për çdo vend e për çdo kohë...”
SUZANNE HANEEF, gazetare (SHBA)
Përkundër propagandës së paskrupullt e tepër të fëlliqur që po zhvillohet në Perëndim, me të gjitha mjetet e fuqishme dhe të sofistikuara kundër musli¬manëve dhe Fesë Islame, me¬gji¬thë¬këtë muslimanët po shtohen dhe Feja Islame po gjallërohet duke për¬fituar çdo ditë anëtarë të rinj!
Ninian Smart, profesor i religjioneve në Uni¬versitetin e Kali¬fornisë, në Santa-Barbara, në lidhje me këtë i dha këtë dekla¬ratë revistës më të njohur amerikane, të përjavshmes “TIME” (KOHA): “Është tradicionale paraqitja e shtrembëruar e Islamit në Perëndim. Aq më tepër, viteve të fundit po paraqitet edhe si terroriste...”
Por, kush po e kërkon të vërtetën nuk po e për¬fill fare këtë propagandë të filliqtë... Virginia Mart¬son, (tani quhet Kerima Omar Kameuneh, ish-anë¬tare e Kishës Episkopale) nga Burban-ku, Kaliforni, Ogen Davis nga Atlanta, Xhorxhi, dr. Stejf Xhon¬son, (tani quhet dr. Faruk Abdullah) dhe shumë të tjerë nuk i pengoi fare propaganda anti-islame për ta përqafuar të Vërte-tën, Fenë Islame. Të konvertuarit amerikanë janë jo me dhjetë-ra, por me qindra e mi¬jëra, bile edhe me tituj të lartë shkencor. Por, ne veçuam në këtë rast një gazetare. Përse kjo gazetare amerikane e pranoi Fenë Islame?
Gazetarja amerikane, Suzanne Haneef (Hanif), e kërkoi të Vër¬tetën dhe e gjeti në Fenë Islame. Si gazetare ajo kishte mun¬dësinë për të udhëtuar shumë dhe nëpër vende të ndryshme të botës islame. Ajo atje u njoh për së afërmi me muslimanët dhe me Fenë Islame. Në fillim nga kureshtja, e më vonë nga dashu-ria, ajo iu përkushta me gjithë shpirt studimeve për Fenë Islame dhe, më në fund, me ndihmën e All-llahut, u ndriçua me Dritën e saj dhe e pranoi Isla¬min, këtë fe të vërtetë, fe e cila po dëshmohet çdo ditë se po i përshtatet natyrës njerëzore, në çdo vend e në çdo kohë.
Muslimania e re amerikane, Suzanne Haneef, pasi e gjeti atë që e kërkonte - qetësinë shpirtërore, dëshironte që edhe të tje¬rët në Amerikë dhe kudo në botë ta kuptojnë e ta pranojnë këtë fe të përsosur. Si rezultat i kësaj dëshire të zjarrtë ajo shkroi një libër për Fenë Islame, i cili u botua në gjuhën angleze në qytetin Lahore të Pakistanit.
Gazetarja amerikane, pasi e falënderoi All-lla¬hun e Madhë¬rueshëm, i lutet Atij për mirëkuptim dhe udhëzim dhe për pra¬nimin e Fesë Islame, ndër të tjera, thotë:
“Jetojmë në shekullin e ndërrimeve të mëdha e të shpejta dhe në pasiguri të plotë. Njerëzit janë shumë të shqetësuar. Megjithëkëtë, ka njerëz që po përpiqen të gjejnë rrugëdalje, që njerë¬zimi të shpëtojë nga kjo rrugë qorre ku është katan-disur. Është e vërtetë se sot po jetojmë në kohën kur përparimi dhe civilizimi materialist kanë arritur kulmin, por, njëko¬hësisht, ci¬lë¬sia e jetës, morali njerëzor, kanë rënë aq poshtë, saqë racës njerëzore po i afrohet katak¬liz¬ma...
Feja Islame ofron zgjidhje! Vetë fjala Islam do të thotë Pa¬qe, Bindje...! Kur besimtari jeton në paqe, dhe i bindet Zotit, i Cili është Një dhe i Vërtetë, atëherë Feja Islame ndikon inten¬sivisht në mendimet dhe sjelljet e tij. Vetëm Zoti është Krijues, Sundues i Gjithësisë dhe njeriu vetëm Atij i përgji-gjet...
Feja Islame e udhëzon njeriun, e drejton kah përparimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm. Parimet e kësaj feje janë të arsyeshme, të dobishme për shën¬detin fizik e psikik dhe i përshtaten plo¬të¬sisht na¬tyrës njerëzore.
Kjo fe nuk është vetëm një sistem fetar, një ide¬ologji apo një religjion, siç jemi mësuar ta quaj¬më, por është tërësia e jetës së njeriut, është një sistem i gjithëmbarshëm, gjithë¬për¬f¬shi¬rës, i cili të udhëzon, të drejton në çdo fushë të jetës, qoftë si individ, shoqëri apo bashkësi.
Përmes obligimeve fetare, të cilat i ka caktuar Zoti, marrëdhëniet në jetë kanë një optimizëm, një shpresë dhe përmes tyre krijohet një identitet i ve¬çantë në dobi të vet-vetes, shoqërisë dhe natyrës.
Feja Islame në Amerikë dhe në Evropë kuptohet gabimisht, sepse si e tillë edhe prezantohet! Shu¬më njerëz në Amerikë mendojnë se kjo fe është ndo¬një sekt apo ndonjë kult! All-llahu për ta është një hyjni pagane, kurse për Muhammedin (a.s.) kuj¬tojnë se është një person që adhurohet nga paganët e tej¬detit, tejoqeanit...! Pse ndodh kështu?
Ndodh kështu sepse ka lënë pasoja e kaluara historike me plot paragjykime, kryqëzatat shekullore, propaganda e vazh-dueshme me qëllime të caktuara, hegjemonizmi e të tjera...
Por e vërteta është se Feja Islame njeriun si krijesë e liron nga prangat e sundimit material, nga epshet e shfrenuara shta¬za¬rake dhe e humanizon. Sinqerisht i lutem Zotit që të ma pra¬nojë këtë për¬pjekje modeste dhe të më ndihmojë që edhe të tjerët ta kuptojnë Fenë Islame, e cila u sjell dobi dhe është e vetmja rrugë për paqe dhe shpëtim...”
PËRSE PRIFTI PROTESTANT, RABINI ÇIFUT DHE NJË GJYSHE GJERMANE E PRANUAN FENË ISLAME?
Feja Islame është fe e mbarë njerëzimit, fe e shpallur nga i Madhi Zot, Krijues i çdo krijese. Është një fe pa mitologji, pa kler e pa hierarki. Mësimet e kësaj feje janë të përsosura, të thjesh¬ta, të arsyeshme e të dobishme për të gjithë. Ato bazo-hen në Librin e Shenjtë, Kur’anin, i cili na mëson të lutemi: “O Zoti im! Më shto diturinë.” (20:114). Atyre që u shtohet ditu-ria, kuptohet nëse përpiqen për të, u është shtuar mirësia e madhe, këta e kanë më lehtë për ta pranuar Fenë Islame. Përse? Sepse janë më të kuptueshëm dhe kuptueshmëria e tyre ua gjen rrugën për t’i udhëzuar drejt Zotit. All-llahu i Madhëru¬eshëm urdhëron e thotë:
“Atyre që u është dhënë dituria, e dinë se kjo që të është shpallur ty është nga Zoti, është e vërte-të dhe se udhëzon për në rrugën e Fuqiplotit, të Lav¬dishmit.” (Kur’ani, 34:6)
E Vërteta Islame që iu shpall Muhammedit (a.s.) në formën e plotësuar, përfundimtare dhe të përso¬sur, udhëzon çdo ditë për në Rrugën e Drejtë të Zotit Fuqiplotë e të Lavdishëm, edhe prijës fetarë të krish¬terë, çifutë dhe zonja të moshuara. Kur dëshiron Zoti, çdo gjë bëhet!
Quhej Philip John Halford. Në moshën 63 vje¬çare e pranoi Fenë Islame dhe tani ka emër të ri, Abdul Ehad. Ky burrë anglez kishte kryer Fakul¬tetin Teologjik dhe kishte shërbyer si prift protestant më se dyzet vjet!
Kur e pyetën se për ç’arsye e ndërroi fenë, z. Abdul Ehad tha: “E kuptova se Islami është Fe e Vërtetë dhe u bëra musli¬man. Në vitin 1988 për herë të parë u njoha me Fenë Islame. Bëra analiza të the¬lla për veçoritë e Krishterimit dhe të Islamit. Intere¬simi im u shtua kur i dëgjoja ligjëratat me përmbajtje isla¬me, të cilat i zhvillonin vëllezërit muslimanë.
Përmes tyre u lidha me Qendrën Islame në qytetin e Bir¬mingenit të Anglisë. Fillova ta studioj Kur’anin me të vetmin qëllim: që të njihem për së afërmi, nga vetë burimi, me Fenë Isla¬me... dhe aty e gjeta Qetësinë Shpirtërore...!”
Më në fund, ish-prifti protestant z. Philip John Halford, kurse tash me emrin e ri musliman, Abdul Ehad, tha: “Edhe pse isha i edukuar që nga fëmijëria në frymën e krishterë, kurrë nuk munda ta pranoj idenë se Krishti është bir i Zotit. Mendoj se shumica e besimtarëve të krishterë nuk janë asnjëherë të si¬gurtë në besimin e tyre...”
Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe me shembjen e ko¬munizmit, në ish-republikat sovjetike numri i besimtarëve po shto¬het, sidomos numri i besimtarëve të Fesë Islame. Po, kjo tani është dukuri normale, pasi liria e besimit është e garantuar me ligj për të gjithë. Por a mund të jetë normale që Fenë Isla-me ta pranojë një rabin çifut, prijës fetar, i cili kishte shërbyer në një sinagogë tridhjetë vjet me radhë?
Dihet urrejtja e çifutëve ndaj të gjitha besimeve, e sidomos ndaj Besimit Islam, sepse ata e konsi¬de¬rojnë veten si “Popull i zgjedhur”. Atëherë, pranimi i Fesë Islame nga një hebre nuk është tjetër veçse një bekim, një udhëzim nga All-llahu, i Cili është Burim i Dashurisë, Mëshirës e Dritës. Ai nxjerr nga errësira në dritë kë të dëshirojë...!
Muslimani i ri, ish-rabini çifut, pasi e pranoi Fenë Islame, e ndë¬rroi emrin dhe tani quhet Ibrahim Ismail. Meqë kishte zë të bukur, të lartë e tingëllues, z. Ibrahim Ismaili e caktuan muedh-dhin (myezin) në Xhaminë e Madhe, në qytetin Marge¬lanu të Uzbekistanit. Këtë detyrë, sa të shenjtë aq edhe fisnike, ai po e kryen me nder e me përkushtim.
Një zonjë gjermane, pasi e pranoi Fenë Islame, tha: “Një ditë, djali im me sy të përlotur më tha: “Nuk dua të jem më i krishterë. Unë dëshiroj të bëhem musliman, të kaloj në Fenë Islame. Edhe ti, nëna ime e dashur, duhet t’i bashkohesh kësaj fe¬¬je, bashkë me mua!”
Kaluan vite dhe erdha në përfundim se Feja Is¬lame është Fe e Vërtetë! Për këtë fe së pari dëgjova nga djali im, kur më erdhi i përlotur e më tha: “Nuk dua më të jem i krishterë...!”
Pasi e studiova Fenë Islame thellësisht, menjë¬herë e refu¬zova të rrefyerit, pagëzimin, shenjtërinë e Papës...! Besimi për Trininë (Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë) ish¬te i papranueshëm për mua, jobindës, qysh kur isha e re, që në moshën një¬zetvje-çare.
Me ndihmën dhe në praninë e imamit të Xha¬misë së Berlinit thashë Fjalën e Dëshmisë:
“S’ka zot tjetër përveç All-llahut dhe Muham¬medi (a.s.) është i Dërguari i Tij”.
Kështu edhe zyrtarisht u bëra muslimane, dhe ta¬ni quhem Amina Mosler. Jam tejet e gëzuar, fatlume dhe kam qetësinë e duhur. Kështu si jam e falën¬de¬roj All-llahun që më udhëzoi. Sot unë jam një gjyshe e lumtur, sepse kam një nip i cili është mus¬liman i lindur...!”
Dr. ROLF BARON EHRENFELS, shkencëtar, antropolog (Austri)
Dr. Rolf Baron Ehrenfels rrjedh prej një famil¬jeje shumë të njohur austriake. Është djali i vetëm i shkencëtarit të madh Ba¬ron Hristian Ehrenfelsit, the¬meluesit të Psikologjisë Moderne Strukturore në Austri, (Modern Structural (Gestalt) Psychology). Që në fëmijëri, Rolf Ehrenfelsi kishte simpati të për¬gjithshme e dashuri të veçantë për Orientin, sidomos për botën islame! Motra e tij, poetja e njohur Imma von Bodmershof, e përshkruan këtë simpati e da¬shuri të vëllait për Orientin dhe Islamin në librin “Islamic Literature”, botuar në gjuhën angleze më 1953, në Lahore, Pakistan.
Në moshë të re Rolf Ehrenfelsi i bëri vizitë Ball¬kanit dhe, ku¬do që shkonte, hynte edhe nëpër xhami e falej me besimtarët mus¬limanë, edhe pse ishte i krishterë! “Ngado që shkoja” - siç shkru¬an ai më vo¬në në kujtimet e veta - “muslimanët e Ballka-nit (ndër ta i përmend edhe shqiptarët) më bënin pritje të për¬ze¬mërt. Kjo më la përshtypje të thellë, ma shtoi edhe më tepër da¬shurinë për Fenë Islame, për muslima¬nët...” Nuk shkoi gjatë dhe ai u bë musliman, e përqafoi Fenë Islame dhe e ndë¬rroi emrin, atë emër që e kishte aq të njohur...! E zgjodhi emrin Umer.
Umer Ehrenfelsi, tani me emrin e ri musliman, shkoi në Nën¬kontinentin Indo-Pakistanez me qëllim të
|