Faqja kryesore
     Kur'an
     Kuran shqip
     Radijo islame
     5 Kushte te fejes
     Dowloads
     Falja e Namazit
     Libra
     => 40 HADITHE KUDSIJ
     => Hilet e Shejtanit
     => SHPIRTI I VARFËR
     => Shërimi i shpirtrave
     => Halifët besimdrejtë
     => Shenjat e Kijametit
     => Jeta e Kësaj Bote
     => Për diten e rikthimit
     => E mira dhe e keqja
     => ISAI DO TË KTHEHET
     => FRIKA NDAJ ALLAHUT
     => SahihŽ ul ŽBuhari 1 Shqip
     => SahihŽ ul ŽBuhari 1
     => SahihŽ ul ŽBuhari 2
     => SahihŽ ul ŽBuhari 3
     => SahihŽ ul ŽBuhari 4
     => SahihŽ ul ŽBuhari 4
     => Hadithe mbi Xhihadin
     => SahihŽ ul ŽBuhari 8
     => Krijimi i Univerzit
     => Moskryerja e Namazit
     => Jeta dhe vdekja
     => Dita e gjykimit
     => Islami feja e lehtësisë
     => Daveti në shtëpi
     => 20 Mënyra për syefaqësi
     => Islami fe e Mëshirës...
     => Popujt e zhdukur
     => Muhamed a s
     => të përg me xhennet
     => Pse Islami
     => Urdhërimi dhe ndalimi
     => Rregullat e shitblerjes
     => mjekrrën dhe duhanin
     => Edukimi e fëmijëve
     => Te ruash gjuhen
     => Dija
     => Dobitë e Ibadetit
     => Islami Është Fe...
     => Pendimit të sinqertë
     => Fshehtësia e sprovës
     => Krijimi i njeriut
     => Të mendosh thellë
     => Përkushtuarit Allahut
     => Disa sekrete të Kur'anit
     => Mjeshtëria e Allahut...
     => Xhenneti .
     => Karakteri i Muslimanit
     => Dëshiroj të pendohem, por.
     => Pengesat në rrugë
     => Profeti Jusuf
     => Kur'ani drejt shkences
     => Parimet themelore të Islamit
     => T'a mësojmë Islamin
     => Përse e pranuam islamin?
     => Ngritja e Islamit
     => Përmbledhje tregimesh
     Dr. Shefqet Krasniqi 1
     Bekir Halimi 1
     Dr. Zekerija Bajram
     Sadulla Bajrami
     Filma islam
     Contact
     MILIONERI
     Kamata
     Shkenc
     islam video
     Libra islam
     40 Hadithe
     Ilahi
     T
     Enis Rama live




hixhret - Të mendosh thellë


 

TË MENDOSH THELLË



Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe tokës,
në ndërrimin e ditës dhe të natës, ka argumente
për njerëzit me mendje të shëndoshë.
Të cilët e përmendin Allahun me përkujtim,
kur janë në këmbë, kur janë ulur,
kur janë të shtrirë dhe mendojnë rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë):
"Zoti ynë, të gjitha këto nuk i krijove kot.
I lartësuar qofsh Ti!
Ruajna prej dënimit të zjarrit!"
(Sure Ali Imran: 191)



HARUN JAHJA


PËRMBAJTJA


Hyrje

Të mendosh thellë

Për çfarë mendojnë zakonisht njerëzit?

Cilat janë arsyet që pengojnë të menduarit?

Gjërat, për të cilat duhet menduar

Duke medituar mbi vargjet e Kuranit

Përfundim

Rreth autorit dhe veprave të tij


Autori, i cili shkruan me pseudonimin HARUN JAHJA, ka lindur në Ankara në vitin 1956. Pasi mbaroi shkollën tetëvjeçare dhe të mesme në Ankara, ai studioi artet në universitetin Mimar Sinan të Stambollit, si dhe filozofi në Universitetin e Stambollit. Që nga viti 1980, autori ka publikuar libra të shumtë në fusha të ndryshme, si ato politike, fetare dhe shkencore. Harun Jahja njihet si një autor që ka shkruar punime tepër të rëndësishme për nxjerrë në shesh mashtrimet e evolucionistëve, pavlefshmërinë e pretendimeve të tyre, si dhe anët e errëta që lidhin Darvinizmin me disa ideologji shkatërrimtare.
Pseudonimi i tij përbëhet nga emrat "Harun" (Aron) dhe Jahja (Gjon), për të përkujtuar këta dy profetë që luftuan kundër mosbesimit. Vula e Profetit, e cila gjendet në kapakun e librave të autorit përmban një kuptim simbolik që ka lidhje me përmbajtjet e tyre. Kjo vulë përfaqëson Kuranin, i cili është libri dhe fjala e fundit e Allahut dhe Profetin, i cili është profeti i fundit. Nën udhëheqjen e Kuranit dhe Sunetit, autori ka për qëllim të hedhë poshtë të gjitha bazat e ideologjive anti-fetare, në mënyrë që të shuhen të gjitha kundërshtimet ndaj fesë.
Të gjitha këto punime të autorit përqendrohen rreth një qëllimi: transmetimi i mesazhit të Kuranit për të gjithë njerëzit, duke i nxitur ata të mendojnë rreth temave të rëndësishme që kanë lidhje me besimin, si ekzistenca e Allahut, njësimi i Tij, bota tjetër etj., dhe shkatërrimi i plotë i themeleve të rrënuara të sistemeve ateiste.
Harun Jahja gëzon një reputacion të madh në një gamë mjaft të gjerë lexuesish që nga India në Amerikë, nga Anglia në Indonezi, nga Polonia në Bosnje, nga Spanja në Brazil. Disa prej librave të tij janë të disponueshëm në Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Portugalisht, Urdu, Arabisht, Shqip, Rusisht, Boshnjakisht dhe Malajo; ata janë mirëpritur nga lexuesit në të gjithë botën.
Të vlerësuar në të gjithë botën, këto punime kanë shërbyer për të ndihmuar shumë njerëz të gjejnë rrugën e besimit apo të arrijnë një kuptim më të thellë të besimit të tyre. Stili i qartë, i lehtë dhe i rrjedhshëm i këtyre librave u jep atyre disa veçori karakteristike që mund të vihen re nga kushdo që i lexon apo i shqyrton ato. Këto punime kanë pasur një ndikim të shpejtë dhe rezultate tepër të kënaqshme. Është e pamundur për ata persona, që i lexojnë këto libra me kujdes dhe mendojnë rreth tyre seriozisht që të vazhdojnë të mbrojnë filozofinë materialiste, ateizmin apo çfarëdo ideologjie apo filozofie shkatërrimtare. Edhe nëse ata vazhdojnë mbrojtjen, kjo tregon se ata bazohen në sentimentalizmin e tyre, pasi këto libra i hedhin poshtë këto ideologji që nga themelet. Sot është bërë e mundur që të gjitha lëvizjet bashkëkohore jobesimtare të pësojnë një disfatë ideologjike, në saj të koleksionit të librave të shkruar nga Harun Jahja.
S’ka dyshim se këto veçori e kanë origjinën nga urtësia dhe udhëzimi i Kuranit. Autori sigurisht që nuk ndihet krenar për veten e tij; ai synon që të jetë një mjet që ndihmon të tjerët për të gjetur rrugën e drejtë të Zotit. Për më tepër, ai nuk merr asnjë përfitim material nga librat e tij. Edhe ata që përgatisin këto libra nuk marrin asnjë përfitim material. Ata duan vetëm të fitojnë kënaqësinë e Allahut.
Duke pasur parasysh këto fakte, ata që inkurajojnë njerëzit që të lexojnë këto libra, të cilët hapin sytë e zemrës dhe ndihmojnë të tjerët të bëhen adhurues të devotshëm të Zotit, bëjnë një shërbim të paçmueshëm për fenë.
Nga ana tjetër, do të ishte humbje kohe dhe energjie përhapja e atyre librave që krijojnë konfuzion në mendjet e njerëzve dhe nuk kanë ndonjë ndikim të efektshëm në largimin e dyshimeve dhe dilemave nga zemrat e tyre, siç e ka vërtetuar dhe eksperienca shumëvjeçare. Është më se natyrshme që libra të tillë që janë shkruar më tepër për të theksuar forcën letrare të autorit të tyre, sesa për të fituar kënaqësinë e Allahut, nuk mund të kenë kurrë një efekt pozitiv. Ata që dyshojnë në këtë, mund të shohin se qëllimi i vetëm i librave të Harun Jahjas është triumfi ndaj mosbesimit dhe përhapja e vlerave morale të Kuranit.
Nuk duhet të harrojmë një pikë shumë të rëndësishme: Shkaku kryesor i vazhdimit të problemeve dhe konflikteve që përballojnë muslimanët sot është ndikimi ideologjik i mosbesimit. Të gjitha këto do të marrin fund kur të arrihet disfata ideologjike e mosbesimit dhe të sigurohemi që çdo njeri i njeh mrekullitë e krijimit dhe moralin kuranor, në mënyrë që të gjithë njerëzit të jetojnë me frymën e tyre. Duke marrë në konsideratë gjendjen e botës sot, e cila i çon njerëzit në një humnerë të thellë dhune, korrupsioni dhe konfliktesh, është e qartë që ky shërbim duhet të jetë i diponueshëm sa më shpejt dhe sa më efektivisht që të jetë e mundur. Përndryshe, mund të jetë shumë vonë.
Ne shpresojmë që me Vullnetin e Zotit, librat e Harun Jahjas do të luajnë këtë rol tepër të rëndësishëm në shekullin XXI dhe do të ndihmojnë njerëzit të fitojnë paqen, bekimin, drejtësinë dhe lumturinë e premtuar në Kuran.



PËR LEXUESIN


Në të gjithë librat e këtij autori, çështjet e lidhura me fenë janë trajtuar nën dritën e vargjeve kuranore dhe njerëzit janë të ftuar të mësojnë fjalët e Zotit e të jetojnë sipas tyre. Të gjitha çështjet që lidhen me ajetet e Zotit janë shpjeguar në mënyrë të tillë, që nuk lenë hapësirë për dyshim apo pikëpyetje në mendjen e lexuesit. Stili i sinqertë, i qartë dhe i lirshëm që është përdorur, bën të mundur, që kushdo në çfarëdo moshe dhe nga çdo grup shoqëror që të jetë, të mund ta kuptojë lehtësisht përmbajtjen e këtyre librave. Kjo mënyrë e efektshme dhe e qartë e të shprehurit, i bën librat të përshtatshëm për t'u lexuar me një të ulur të vetme. Madje edhe ata që e hedhin poshtë me ashpërsi botën shpirtërore, ndikohen nga faktet e treguara në këta libra dhe nuk munden të mohojnë vërtetësinë e përmbajtjes së tyre.

Ky libër dhe të gjitha veprat e tjera të autorit mund të lexohen nga individë ose të studiohen në grup në formën e një bashkëbisedimi. Leximi i librave nga një grup lexuesish të gatshëm për të përfituar prej tyre, do të ishte i dobishëm, pasi lexuesit mund të krijojnë lidhje me reflketimet e tyre dhe me përvojën e njëri-tjetrit.

Përveç kësaj, do të ishte një shërbim i madh për fenë kontributi për bërjen të njohur dhe leximin e këtyre librave, të cilat janë shkruar vetëm për kënaqësinë e Zotit.
Të gjithë librat e autorit janë shumë bindës.
Për ata që dëshirojnë t'u komunikojnë fenë njerëzve të tjerë, një nga mënyrat më ndikuese është t'i nxisin njerëzit të lexojnë këta libra.


HYRJE


Akeni menduar ndonjëherë rreth faktit, se ju nuk ekzistonit para se të ngjizeshit, se më pas lindët në këtë botë dhe se keni ardhur në ekzistencë nga asgjëja?
A keni menduar ndonjëherë se si lulet, që ju shihni në dhomën tuaj të ndenjjes, çelin çdo ditë nga dheu i errët dhe kanë aromë të këndshme e ngjyra të shumëllojshme?
A keni menduar ndonjëherë se si mushkonjat, që fluturojnë rreth jush, i lëvizin krahët e tyre aq shpejt, saqë nuk jemi në gjendje as edhe t’i shohim?
A keni menduar ndonjëherë se lëkura e frutave të tilla si bananet, shalqinjtë, pjeprat apo portokajtë shërben si një “ambalazh” i cilësisë të lartë dhe se si frutat mbështillen prej saj, në mënyrë të tillë, që të ruajnë shijen dhe aromën?
A keni menduar ndonjëherë se, ndërkohë që jeni duke fjetur, një tërmet i papritur mund ta shembë shtëpinë, zyrën apo qytetin tuaj dhe se, në pak sekonda, ju mund të humbisni gjithçka që zotëroni?
A keni menduar ndonjëherë se sa shpejt kalon jeta juaj dhe se ju do të plakeni, do të dobësoheni e, dalëngadalë, do të humbni bukurinë, shëndetin dhe fuqinë tuaj?
A keni menduar ndonjëherë se një ditë ju do të gjeni para vetes engjëjt e vdekjes, të caktuar nga Allahu, dhe atëherë ju do t’i lini lamtumirën kësaj bote?
A keni menduar ndonjëherë se përse njerëzit janë kaq të lidhur pas një bote, të cilën do ta lenë shumë shpejt, ndërkohë që ajo, për të cilën duhet të përpiqen më së tepërmi, është jeta e përjetshme, pas vdekjes?
Njeriu është një qenie, të cilën Allahu e ka pajisur me aftësinë e të menduarit, por shumica e njerëzve nuk e përdorin siç duhet këtë aftësi shumë të rëndësishme. Madje disa njerëz pothuajse nuk mendojnë kurrë. Çdo njeri zotëron aftësinë për të menduar, megjithëse jo të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë. Kur njeriu fillon të përdorë aftësinë e të menduarit, të vërtetat që ai nuk mund t’i kuptonte deri në atë çast, fillojnë të zbulohen para tij.
Sa më thellë mendohet, aq më shumë përmirësohet aftësia e njeriut për të menduar dhe kjo është e mundur për këdo. Njeriu duhet vetëm të kuptojë, se ai duhet të mendojë dhe të përpiqet shumë për këtë.
Qëllimi i këtij libri është të ftojë njerëzit të “mendojnë siç duhet” dhe të tregojë rrugët e “të menduarit të drejtë”. Ai që nuk mendon, do të mbetet tërësisht larg nga e vërteta, do ta kthejë jetën e tij në vetëmashtrim dhe do ta fusë në rrugë të gabuar. Si rrjedhim, ai nuk do ta kuptojë qëllimin e krijimit të botës dhe arsyen e ekzistencës në të.
S’ka dyshim se Allahu ka krijuar gjithçka me një qëllim të caktuar. Ky fakt është shpallur në Kuran si vijon:

“Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe çdo gjë ndërmjet tyre, pa një qëllim. Ne i krijuam me një qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk e dinë.” (Ed-Duhan 38-39)

“A mos vallë menduat se Ne ju krijuam kot dhe se nuk do të ktheheni te Ne?” (El-Mu’minun 115)

Prandaj, çdo njeri duhet të mendojë për qëllimin e krijimit, së pari, sepse ka lidhje me vetë atë dhe, së dyti, sepse ka lidhje me çdo gjë, që ai sheh në gjithësi dhe çdo ngjarje që ai përjeton gjatë gjithë jetës së tij.
Ai që nuk mendon, do t’i kuptojë të vërtetat vetëm pasi t’i vijë vdekja, kur të japë llogari para Allahut, por atëherë do të jetë shumë vonë. Allahu thotë në Kuran se Ditën e Gjykimit, çdo njeri do të mendojë dhe do të shohë të vërtetën:

“Atë ditë do të sillet Zjarri dhe atëherë njeriu do të kujtohet (se ç’ka punuar), por si mund t’i bëjë dobi atij ky përkujtim? Ai do të thotë: “Ah, i gjori unë, sikur të isha parapërgatitur për jetën time të re!” (El-Fexhr 23-24)

Ndërkohë, Allahu na e ka dhënë mundësinë në këtë botë, për të menduar dhe për të nxjerrë përfundime nga mendimet tona, me qëllim që të njohim të vërtetën, e cila do të na sjellë përfitim të madh në jetën e përjetshme.
Për këtë arsye, Allahu u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve, me anë të profetëve dhe librave të Tij, për të menduar rreth krijimit të tyre dhe të gjithësisë:

“Përse nuk mendojnë ata rreth krijimit të tyre? Allahu nuk i krijoi qiejt, tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre përveçse për një qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar, por shumë njerëz nuk besojnë në takimin me Zotin e tyre (në momentin e ringjalljes)”. (Er-Rrum



TË MENDOSH THELLË


Shumica e njerëzve kujtojnë se për të “menduar thellë”, njeriu duhet ta fusë kokën midis dy duarve, të mbyllet në një dhomë dhe të shkëputet nga të gjitha shqetësimet dhe njerëzit përreth. Ata e vlerësojnë kështu “të menduarit e thellë”, sepse ai u duket shumë i vështirë, ndaj dhe arrijnë në përfundimin se ai është një cilësi e veçantë, që u përket vetëm “filozofëve”.
Megjithatë, siç kemi vënë në dukje në hyrjen e këtij libri, Allahu u bën thirrje të gjithë njerëzve që të mendojnë dhe shprehet se Ai e ka shpallur Kuranin për njerëzit që mendojnë:

“Ky është një Libër i begatë, që Ne ta shpallëm ty, me qëllim që njerëzit me mendje të shëndoshë të reflektojnë rreth argumenteve të tij dhe të marrin mësim prej tij.” (Sad 29)

E rëndësishme për njeriun është të përmirësojë në mënyrë të sinqertë aftësinë e tij për të menduar dhe të thellohet në këtë drejtim.
Por, nga ana tjetër, njerëzit që nuk shqetësohen për përfundimin e tyre, vazhdojnë jetën në një “shkujdesje” të thellë. Fjala “shkujdesje” ka domethëniet e saj plotësuese, si: “moskokëçarje e vazhdueshme, braktisje, mospërfillje, mosvrasje e mendjes”. Shkujdesja e atyre që nuk mendojnë, është pasojë e harresës apo e lënies pas dore me vetëdije e qëllimit të krijimit dhe të vërtetave që na mëson feja, por ky është një drejtim shumë i rrezikshëm, që mund t’i çojë ata në Zjarr. Për këtë arsye, Allahu i ka lajmëruar njerëzit që të mos jenë të shkujdesur:

“Përmende Allahun tënd në vete, me respekt e me frikë, pa e ngritur zërin, në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bëj prej atyre që janë të pakujdesshëm.” (El A’raf: 205)

“Tërhiqu atyre vërejtjen për ditën e dëshpërimit (Ditën e Kijametit), kur të marrë fund çështja, ndërsa ata jetojnë në këtë botë me mospërfillje duke mos besuar.” (Merjem 39)

Në Kuran, Allahu u drejtohet atyre njerëzve të cilët mendojnë dhe, pasi reflektojnë me vetëdije, e shohin të vërtetën dhe i frikësohen Atij. Atje shpallet se ata që ndjekin verbërisht të parët e tyre, pa u menduar dhe pa i peshuar gjërat, gabohen rëndë. Kur pyeten, këta njerëz shprehen se janë besimtarë dhe besojnë te Zoti, por duke qenë se nuk mendojnë, ata nuk e përmirësojnë qëndrimin e tyre për frikën ndaj Zotit. Në vargjet e mëposhtme kuranore, mentaliteti i këtyre njerëzve është përshkruar qartë:

“Thuaj: “E kujt është toka dhe çdo gjë në të, nëse jeni prej atyre që e dinë?” Ata do të thonë: “E Allahut.” Atëherë thuaju: “Përse pra nuk mendoni?” Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Arshit të madh?” Ata do të thonë: “Allahu.” Thuaju: “E pse nuk frikësoheni pra?” Thuaj: “Në dorën e kujt është pushteti i çdo sendi... ...nëse jeni nga ata që e dinë?” Ata do të thonë: “Në dorë të Allahut!” Thuaj: “E si mashtroheni pra?” Por jo, Ne ua sollëm atyre të vërtetën e, megjithatë, ata jetojnë me gënjeshtra (duke adhuruar idhuj).” (El- Mu’minun 84-90)
Të menduarit largon “magjepsjen” nga njerëzit

Në ajetin e lartpërmendur, Allahu i pyet njerëzit, “E si mashtroheni pra?” Fjala “mashtroheni” në ajet përfshin një gjendje mendore topitëse që e pushton njeriun tërësisht. Mendja e atij që nuk mendon është e topitur, vështrimi i tij mjegullohet, ai vepron sikur nuk i sheh faktet që shpalosen para syve dhe aftësia e tij e gjykimit dobësohet. Ai bëhet i paaftë për të kuptuar qoftë edhe një të vërtetë të thjeshtë dhe nuk mund të jetë plotësisht i vetëdijshëm për ngjarjet e jashtëzakonshme, që ndodhin pikërisht pranë tij. Ai nuk i vë re detajet e ndërlikuara të ngjarjeve. Arsyeja përse njerëzit janë të shkujdesur gjatë jetës së tyre që prej mijëra vitesh dhe përse qëndrojnë larg nga të menduarit, duket sikur është një dukuri e trashëguar, por, në të vërtetë, kjo nuk është tjetër, veçse një topitje e mendjes.
Ne mund ta shpjegojmë një prej pasojave të kësaj “magjepsjeje kolektive” me një shembull:
Nën koren e tokës ndodhet një “shtresë e zjarrtë”, e quajtur magmë. Korja e tokës është shumë e hollë, që do të thotë se kjo masë e zjarrtë është shumë pranë nesh, pothuajse nën këmbët tona. Me qëllim që të kuptojmë më mirë se sa e hollë është korja e tokës, mund të bëjmë një krahasim: trashësia e kores së tokës në përpjestim me të gjithë tokën, është e ngjashme me trashësinë e lëkurës së mollës kundrejt gjithë mollës.
Shumë njerëz e dinë se ekziston një shtresë e zjarrtë me temperaturë shumë të lartë, pikërisht nën sipërfaqen e tokës, por kjo nuk i bën ata të mendojnë sa duhet për këtë. Kjo ndodh, sepse prindërit e tyre, vëllezërit, të afërmit, shokët, fqinjët, gazetarët e gazetave që ata lexojnë, producentët e programeve televizive dhe profesorët e universiteteve të tyre, gjithashtu, nuk mendojnë për këtë.
Por, le të përpiqemi të mendojmë pak rreth kësaj teme. Ta zemë se një njeri, që ka humbur kujtesën e tij, përpiqet të mësojë për mjedisin që e rrethon, duke pyetur njerëzit që ka përqark. Ky njeri do të pyeste në fillim se ku ndodhet. Çfarë do të mendonte ai, nëse do t’i thuhej se nën shtresën e tokës, ku ai qëndron, shtrihet një lëmsh i zjarrtë përvëlues, që mund të dalë në sipërfaqe të tokës si pasojë e një tërmeti të fortë apo një shpërthimi vullkanik?
Le të shkojmë më tej dhe të supozojmë, se këtij njeriu do t’i thuhej se kjo botë është vetëm një planet i vogël, që noton në një zbrazëtirë të pafund, të quajtur hapësirë dhe se kjo hapësirë përmban rreziqe edhe më të mëdha se ato të nënshtresave të tokës. P.sh., meteorët me peshë shumëtonëshe lëvizin lirisht rreth planetit ku ne jetojmë. Nuk ka arsye pse ata të mos ndryshojnë drejtimin e tyre, për shkak të ndikimeve gravitacionale të një planeti tjetër dhe, kështu, të përplasen me tokën tonë.
Pa dyshim, ky njeri nuk do të ishte në gjendje të harronte, qoftë edhe për një çast, situatën e rrezikshme, në të cilën ndodhet. Ai do të çuditej, kur të shikonte, se si njerëzit jetojnë në një mjedis të tillë, tek i cili ata mbahen fort, si pas një fijeje floku.
Por, më në fund, ai do të kuptonte se në këtë botë ekziston një rregull i përsosur. Pjesa e brendshme e planetit, në të cilin ai jeton, paraqet një rrezik të madh, por ekuilibra shumë të ndjeshëm i parandalojnë këto rreziqe, që mund të dëmtojnë njerëzit, me përjashtim të rrethanave të pazakonta. Njeriu që ndërgjegjësohet, e kupton se toka dhe të gjitha krijesat në të, vazhdojnë të ekzistojnë e jetojnë në siguri, vetëm me vullnetin e Allahut, në saje të ekuilibrit të përsosur që ka krijuar Ai.
Ky shembull është vetëm një nga miliona apo miliarda shembuj të tjerë, mbi të cilët njerëzit duhet të mendojnë.
Le të japim një shembull tjetër, që do të na ndihmonte të kuptojmë, se si ndikon shkujdesja në aftësinë e të menduarit të njerëzve dhe se si e pengon ajo aftësinë e tyre intelektuale.
Njerëzit e dinë se jeta e kësaj bote do të mbarojë shumë shpejt, por ata ende sillen sikur nuk do ta lenë asnjëherë këtë botë. Ata jetojnë sikur nuk do të ketë vdekje kurrë. Në të vërtetë, kjo është një lloj “magjepsjeje” e bartur brez pas brezi. Ajo ka një ndikim kaq të fortë, saqë kur dikush bisedon për vdekjen, njerëzit menjëherë e mbyllin këtë temë, nga frika se mos prishin “magjepsjen” e tyre dhe nga frika e përballjes me të vërtetën. Njerëzit që e kanë kaluar të gjithë jetën duke pasur si qëllim kryesor vetëm blerjen e një shtëpie të bukur dhe një automobili, si dhe sigurimin e një shkolle të mirë për fëmijët e tyre, nuk dëshirojnë të mendojnë, se një ditë do të vdesin dhe se nuk do të jenë në gjendje të marrin me vete makinat, shtëpitë apo fëmijët e tyre. Si rrjedhim, në vend që të fillojnë të bëjnë diçka për jetën e vërtetë pas vdekjes, ata nuk mendojnë për këtë.
Megjithatë, secili, shpejt a vonë, do të vdesë. Pas vdekjes, jeta e përhershme do të fillojë për të gjithë. Nëse kjo jetë e përhershme do të kalohet në Xhenet ose në Zjarr, kjo varet nga ajo që njeriu ka bërë gjatë jetës së tij të shkurtër në këtë botë. Ndërkohë që kjo është e vërteta e qartë, arsyeja e vetme pse njerëzit sillen sikur vdekja nuk ekziston, është pikërisht kjo “magjepsje”, që i ka pushtuar, për shkak të mosmenduarit.
Ata që nuk janë në gjendje ta çlirojnë veten nga kjo “magjepsje” dhe, si rrjedhim, nga një gjendje e tillë shkujdesjeje, pas vdekjes, do ta kuptojnë menjëherë gabimin e tyre. Rreth këtij fakti, në Kuran thuhet:

“Atij i thuhet: Ti nuk e përfillje këtë ditë dhe Ne ta hoqëm perden tënde, ndaj tani shikimi yt është shumë i mprehtë.” (Kaf 22)

Siç thuhet në këtë ajet, vështrimi, i cili dikur ka qenë i mjegulluar për shkak të mungesës së të menduarit, do të jetë “i mprehtë” në kohën, kur njeriu do të japë llogari në jetën pas vdekjes.
Duhet të vemë në dukje, se njerëzit ia imponojnë me qëllim vetes një “magjepsje” të tillë. Ata mendojnë se, duke vepruar kështu, do të jetojnë një jetë më të qetë. Sidoqoftë, është shumë e lehtë për këdo, që të marrë një vendim për ta shkundur këtë topitje mendore dhe të fillojë të jetojë me vetëdije të plotë.
Allahu ka paraqitur zgjidhjen për njerëzimin. Njerëzit që mendojnë, mund ta largojnë këtë “magjepsje”, duke qenë ende në këtë botë. Kështu, ata do të fillojnë të kuptojnë, se të gjitha ngjarjet kanë një qëllim dhe një kuptim të brendshëm dhe do të jenë në gjendje të shohin urtësinë në ngjarjet që Allahu bën të ndodhin në çdo çast.


Njeriu mund të mendojë kurdo dhe kudo

Nuk ka kohë, vende apo kushte të përcaktuara për t’u menduar. Dikush mund të mendojë duke ecur në rrugë, duke shkuar për në zyrë, duke ngarë makinën, duke punuar në kompjuter, duke qenë në një mbledhje, duke ndjekur televizionin apo duke ngrënë…
Kështu, ndërsa është duke ngarë makinën, njeriu ka mundësi të shohë qindra njerëz të ndryshëm; duke i parë ata, ai mund të mendojë për gjëra nga më të ndryshmet. Atij mund t’i vijë në mendje, se pamja fizike e këtyre qindra njerëzve është krejt e ndryshme. Asnjë nga këta nuk ngjason me tjetrin. Është e habitshme, sepse megjithëse kanë organe të ngjashme siç janë, sytë, vetullat, qerpikët, duart, krahët, këmbët, goja apo hunda, përsëri ata duken kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Po të mendojë më shumë për këtë, njeriu sjell ndërmend se:
Allahu ka krijuar miliarda njerëz prej mijëra vitesh, të gjithë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Kjo, pa dyshim, është një dëshmi e qartë e fuqisë dhe epërsisë të Tij.
Kur sheh të gjithë këta njerëz që nxitojnë, njeriut mund t’i vijnë shumë mendime të ndryshme. Në vështrimin e parë, secili nga këta njerëz duket si një individ “i dallueshëm” nga të tjerët. Secili prej tyre ka botën, dëshirat, planet, shijet, mënyrën e tij të jetesës dhe çështje që e bëjnë të lumtur ose të trishtuar, por këto ndryshime janë çorientuese. Në përgjithësi, çdo qenie njerëzore lind, rritet, shkon në shkollë, kërkon një punë, punon, martohet, bëhet me fëmijë, i dërgon fëmijët në shkollë e këta të fundit martohen dhe ai plaket, bëhet gjysh ose gjyshe dhe më në fund largohet nga kjo jetë.
Nga ky këndvështrim, nuk ka ndryshime të mëdha midis jetës së njerëzve. Nëse dikush jeton në afërsi të Stambollit apo në një qytet të Meksikës, kjo nuk ndryshon asgjë. Të gjithë këta njerëz do të vdesin një ditë. Njeriu që i kupton të gjitha këto, mendon dhe pyet veten: “Duke qenë se të gjithë ne do të vdesim një ditë, pse njerëzit veprojnë sikur nuk do të largohen kurrë nga kjo botë? Nëse një njeri, vdekja e të cilit është e sigurtë, duhet të përpiqet për jetën e tij pas vdekjes, atëherë përse pothuaj të gjithë njerëzit sillen sikur jeta e tyre në këtë botë nuk do të marrë fund kurrë?!”
Një njeri i tillë mendon dhe nga këto mendime arrin në një përfundim vendimtar.
Një pjesë e madhe e njerëzve nuk mendojnë për këtë çështje. Nëse pyeten papritur, “çfarë po mendon në këtë çast?”, do të shihni se ata mendojnë për gjëra krejt të panevojshme, prej të cilave nuk kanë ndonjë dobi. Sidoqoftë, njeriu është në gjendje të mendojë për çështje “domethënëse”, “të mençura” dhe “të rëndësishme” në çdo çast, që nga koha kur ai zgjohet, deri kur fle dhe të nxjerrë përfundime nga ato që mendon. Në Kuran, Allahu na njofton, se besimtarët reflektojnë dhe nxjerrin përfundime të dobishme, në të gjitha rrethanat:

Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe tokës, në ndërrimin e ditës dhe të natës, ka argumente për njerëzit me mendje të shëndoshë, të cilët e përmendin Allahu me përkushtim, kur janë në këmbë, kur janë ulur e kur janë të shtrirë dhe mendojnë rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): “Zoti ynë, të gjitha këto nuk i krijove kot. I lartësuar je Ti! Ruajna prej dënimit të Zjarrit!” (Ali Imran 190-191)

Siç kuptohet edhe nga ky varg kuranor, besimtarët janë njerëz që mendojnë, prandaj ata janë në gjendje të shohin mrekullinë e krijimit dhe të kuptojnë e lëvdojnë fuqinë, njohurinë dhe urtësinë e Allahut.


Të mendosh sinqerisht duke iu drejtuar Allahut

Me qëllim që njeriu të arrijë përfundime të drejta, ai duhet të mendojë gjithmonë pozitivisht. P.sh. një njeri, i cili sheh dikë shumë më të bukur se veten, mund të ndiehet inferior, për shkak të pakënaqësisë nga paraqitja e vet fizike dhe, kur kujton bukurinë e të tjerëve, bëhet ziliqar. Ky është një mendim, të cilin Allahu nuk e miraton. Një njeri, që ka për qëllim të fitojë kënaqësinë e Allahut, e vlerëson bukurinë e të tjerëve si një shfaqje të krijimit të përsosur hyjnor. Kur ai e sheh këtë njeri, si një bukuri të krijuar nga Allahu, fiton kënaqësi të madhe. Ai kërkon prej Tij, që t’ia shtojë bukurinë këtij njeriu në jetën pas vdekjes. Sa për vete, ai, gjithashtu, i kërkon Allahut të bukurën e vërtetë dhe të përjetshme në jetën pas vdekjes. Ai e kupton, se njeriu nuk mund të jetë kurrë i përsosur në këtë botë, sepse kjo botë është krijuar e papërsosur, si pjesë e sprovës. Dëshira e tij për të hyrë në Xhenet rritet. Kjo është pa dyshim një nga shembujt e të menduarit të sinqertë. Gjatë gjithë jetës, njeriu ndeshet me shumë raste të tilla.
Suksesi i njeriut në këtë sprovë dhe mirësitë që do të fitojë në jetën tjetër, varen nga mësimet që nxjerr rreth gjërave mbi të cilat ka reflektuar, ndaj është e domosdoshme që njeriu të mendojë vazhdimisht me sinqeritet. Në Kuran thuhet:

“Allahu ju tregon argumentet e Veta dhe ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por përveç atyre që kthehen te Allahu, të tjerët nuk marrin mësim.” (Gafir 13)



PËR ÇFARË MENDOJNË
ZAKONİSHT NJERËZIT?


Në kapitujt e mëparshëm, përmendëm se njerëzit nuk mendojnë siç duhet dhe nuk e zhvillojnë aftësinë e tyre për të menduar. Por këtu ekziston një çështje, që duhet sqaruar. Pa dyshim, gjëra të ndryshme kalojnë në mendjen e njeriut në çdo çast të jetës. Nuk ka asnjë moment, përveç kohës së gjumit, që mendja e njeriut të jetë e “zbrazët”. Megjithatë, shumë prej këtyre mendimeve janë “të padobishme”, “të pavlera” dhe “të panevojshme” për jetën pas vdekjes dhe nuk të çojnë askund.
Nëse dikush mban shënim ato që ka menduar gjatë ditës dhe në darkë lexon ato që ka shkruar, do të vërë re, se sa të pavlera janë shumë nga mendimet e tij. Edhe nëse në shënime gjen diçka të vlefshme, ka të ngjarë që të jetë gabuar. Është e mundur, që disa mendime që duken të drejta, mund të mos kenë asnjë vlerë për jetën e përjetshme.
Ashtu siç kalojnë kohën duke u marrë me gjëra të pavlera gjatë jetës së tyre të përditshme, njerëzit, po ashtu, kalojnë kohën kot duke menduar për gjëra të pavlera. Në ajetin e mëposhtëm: “Me të vërtetë kanë shpëtuar besimtarët … ata të cilët largohen nga çdo gjë e kotë...” (El Mu’minun: 3), Allahu i lavdëron besimtarët, sepse ata i shmangen çdo gjëje të kote. S’ka dyshim, që këtu futet edhe të menduarit për gjëra të kota. Kjo ndodh, sepse nëse nuk kontrollohen me vetëdije, mendimet vazhdimisht qarkullojnë në mendjen e njeriut dhe ai kalon nga njëri mendim te tjetri pa vetëdije. Për shembull, kur dikush mendon për sendet që duhet të blejë gjatë rrugës për në shtëpi, papritur e gjen veten duke menduar për gjëra, që ka biseduar me një shok dy vjet më parë. Kjo mënyrë të menduari e pakontrolluar mund të vazhdojë pa ndërprerje gjatë gjithë ditës.
Megjithatë, mendimet mund të kontrollohen. Secili zotëron aftësinë për të menduar për sende, që mund të shërbejnë për të përmirësuar besimin, mendjen apo mjedisin rreth tij.
Në këtë kapitull, ne do të flasim për çfarë mendojnë në përgjithësi njerëzit e shkujdesur. Arsyeja pse kjo çështje trajtohet me hollësi është, që njerëzit të cilët lexojnë këtë libër, të mund të kuptojnë menjëherë, kur u shkon në mendje diçka e ngjashme me atë që është përmendur këtu, se janë duke menduar për gjëra të padobishme. Prandaj, ata duhet të mundohen t’i mbajnë mendimet e tyre nën kontroll dhe të mendojnë për ato gjëra, që janë vërtet me vlerë për ta.


Shqetësime të kota

Kur njeriu nuk arrin t’i kontrollojë mendimet e tij dhe t’i drejtojë ato për arritjen e një përfundimi të mirë, ai ndjehet i shqetësuar ose fillon t’i konsiderojë ngjarjet që ende nuk kanë ndodhur, sikur kanë ndodhur dhe pushtohet nga hidhërimi, shqetësimi dhe frika.
Ai që ka një fëmijë, i cili studion për një provim në universitet, p.sh. mund të mendojë rreth skenareve të mundshme që mund të ndodhin, në rast se fëmija e tij nuk e merr provimin. “Nëse në të ardhmen, biri im nuk mund të gjejë një punë të mirë dhe të fitojë shumë para, ai nuk do të jetë në gjendje të martohet. Edhe nëse martohet, si do të jetë ai në gjendje të paguajë shpenzimet e dasmës? Nëse ai nuk e merr provimin, të gjitha paratë e shpenzuara për kurset parapërgatitore do të shkojnë kot dhe, përveç kësaj, do të turpërohemi përpara të tjerëve. Po sikur djali i mikut tim ta marrë provimin dhe djali im jo..?”
Mendime të tilla vazhdojnë pa mbarim, në një kohë, kur djali i këtij njeriu nuk është futur ende në provim. Gjatë jetës, çdokush që qëndron larg fesë, nuk mund t’u shmanget shqetësimeve të tilla pa vlerë. Pa dyshim, që ekziston një arsye për gjithë këtë. Në Kuran thuhet, se arsyeja pse njerëzit nuk mund të çlirohen nga ankthe të kota është dëgjimi i ngacmimeve të Shejtanit, i cili ka thënë:

“Unë do t’i shmang (nga e vërteta) dhe do t’i bëj të shpresojnë në gjëra të kota…” (En-Nisa 119)

Siç kuptohet nga vargu i mësipërm kuranor, njeriu që pushtohet nga ankthe të tilla dhe harron Allahun, është gjithmonë i ekspozuar ndaj ngacmimeve të Shejtanit. Me fjalë të tjera, nëse njeriu i mashtruar nga jeta e kësaj bote, nuk e ushtron vullnetin e tij me vetëdije, por e lëshon veten ta marrë rrjedha e ngjarjeve, ai vihet plotësisht nën kontrollin e Shejtanit. Një nga metodat kryesore që përdor Shejtani me njerëzit, është futja e tyre në ankth. Si rrjedhim, të gjitha shqetësimet apo ankthet, si: “Çfarë do të bëj nëse më ndodh kjo apo ajo...”, që lindin në mendje, shkaktohen nga ngacmimet e Shejtanit.
Allahu ua ka treguar njerëzve rrugën për të shpëtuar veten nga kjo gjendje. Në Kuran, Allahu i këshillon njerëzit, që kur ngacmohen nga Shejtani, të kujtojnë Allahun e Madhëruar dhe të kërkojnë ndihmë prej Tij:

“Besimtarët e devotshëm kur preken nga ngacmimet e djallit, përkujtojnë (Allahun) dhe atëherë shohin (të vërtetën).” (El-A’raf 201-202)

Siç theksohet në ajet, ai që mendon, është në gjendje të dallojë se ç’është e drejtë, ndërsa ai që nuk mendon shkon andej nga e tërheq shejtani.
Gjëja më e rëndësishme që duhet të dimë, është se këto mendime nuk i sjellin asnjë dobi njeriut, por përkundrazi e pengojnë që të mendojë për të vërtetën apo të reflektojë mbi çështje të rëndësishme dhe, si rrjedhim, e pengojnë për të çliruar mendjen nga kjo robëri e pavlerë.
Njeriu mund të mendojë siç duhet, vetëm nëse ai e çliron mendjen nga këto mendime të pavlera. Në këtë mënyrë, ai do të mund të “qëndrojë larg nga ajo që është e kotë”, siç udhëzon Allahu në Kuran.
Cilat janë shkaget gë e pengojnë të menduarit?…
Ka shumë faktorë që e pengojnë njeriun për të menduar thellë. Secili prej tyre, disa ose të gjithë së bashku, mund ta pengojnë atë nga të menduarit dhe e vërteta. Në këtë drejtim, është e nevojshme që çdokush prej nesh t’i njohë këta faktorë, që ndikojnë negativisht dhe të çlirohet prej tyre. Përndryshe, njeriu nuk mund ta shohë “fytyrën” e vërtetë të jetës së kësaj bote, gjë që mund t’i sjellë një humbje të madhe në jetën e përjetshme.
Në Kuran, Allahu na tregon gjendjen e atyre njerëzve, që janë mësuar të mendojnë në mënyrë sipërfaqësore:

“Ata dinë vetëm anën sipërfaqësore të jetës së kësaj bote, ndërsa përsa i përket jetës së përjetshme ata janë plotësisht të painteresuar. Përse nuk mendojnë ata rreth krijimit të tyre. Allahu nuk i krijoi qiejt, tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre përveçse për një qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar, por shumë njerëz nuk besojnë në takimin me Zotin e tyre (në momentin e ringjalljes)”. (Er-Rrum: 7-8)


Ndjekja e asaj që mendon shumica, shkakton
një topitje mendore.

Një nga çështjet që çorienton njerëzit më shumë është besimi i tyre, se ajo që bën “shumica” është e drejtë. Njeriu, zakonisht, është i prirur më tepër të pranojë atë që mëson nga njerëzit rreth tij, sesa të gjejë të vërtetën me anë të të menduarit. Ai vë re, se gjërat që i duken të çuditshme me vështrimin e parë, shpesh here konsiderohen të zakonshme nga njerëzit e tjerë. Më vonë ato nisin të mos vihen re edhe prej atij vetë dhe, pas pak kohe, ai, gjithashtu, fillon të mësohet me to.
Për shembull, një pjesë e madhe e njerëzve nuk duan ta pranojnë, se një ditë do të vdesin. Ata as nuk lejojnë ndokënd të bisedojë për këtë çështje, me qëllim që të mos e kujtojnë vdekjen. Duke e vënë re këtë, ky njeri sheh përreth tij dhe thotë: “Duke qenë se kushdo sillet kështu, nuk ka asgjë të keqe nëse edhe unë sillem në këtë mënyrë” dhe vazhdon të jetojë pa e menduar vdekjen. Nëse njerëzit përreth tij do të jetonin duke iu frikësuar Allahut dhe do të përpiqeshin për jetën pas vdekjes, atëherë edhe ky njeri, pa dyshim që do ta ndryshonte sjelljen e tij.
Po japim një shembull tjetër. Në TV dhe nëpër revista, botohen qindra lajme për fatkeqësitë, pandershmërinë, padrejtësinë, vetvrasjet, vrasjet, vjedhjet e keqtrajtimet dhe mijëra njerëz nevojtarë përmenden çdo ditë, por shumë njerëz që i lexojnë apo i shohin këto lajme, i kthejnë faqet e gazetave ose ndryshojnë kanalin e TV, pa asnjë shqetësim.
Në përgjithësi njerëzit nuk mendojnë, se pse ka kaq shumë lajme për ngjarje të tilla, ç’duhet bërë dhe çfarë masash duhen marrë, me qëllim që ato të parandalohen, ose çfarë mund të bëjnë ata vetë për këto çështje. As njerëzit rreth tyre nuk mendojnë për këto. Shumica e njerëzve bëjnë përgjegjës të tjerët për ato që ndodhin, duke përdorur një arsyetim të tillë: “Pse, unë do ta shpëtoj botën?!”


Plogështia mendore

Plogështia është një faktor, që e mban larg nga të menduarit shumicën e njerëzve. Për shkak të plogështisë mendore, njerëzit e shohin çdo gjë siç e kanë parë gjithmonë dhe në mënyrën që janë mësuar ta shohin.
Ja një shembull nga jeta jonë e përditshme: në përgjithësi, mënyra se si amvisat e pastrojnë shtëpinë i ngjason mënyrës, se si e pastronte nëna e tyre. Ato as që mendojnë se si mund të pastrojnë më mirë dhe në mënyrë më praktike dhe as nuk përpiqen të gjejnë mënyra të reja. Po kështu, kur diçka ka nevojë për riparim, njeriu përdor ato mënyra e mjete që ka mësuar e njohur që në fëmijëri. Njerëzit, në përgjithësi, nuk kanë dëshirë të zbatojnë një mënyrë të re, që mund të jetë më praktike dhe më e efektshme. Mënyra e të folurit të tyre, gjithashtu, është e njëjtë. P.sh., mënyra se si flet një llogaritar është e njëjtë me atë të të gjithë llogaritarëve të tjerë që ai ka njohur. Mjekët, bankierët, shitësit… njerëzit nga të gjitha shtresat kanë mënyra të veçanta të foluri. Ata nuk përpiqen që të mendojnë për të gjetur mënyrën e duhur të të folurit, më të mirën dhe më të përshtatshmen. Ata, thjesht, imitojnë atë që kanë dëgjuar.
Moskokëçarja rreth këtyre problemeve, gjithashtu, vjen nga plogështia e të menduarit.
Për shembull, një kryetar bashkie përpiqet të zgjidhë problemin e trafikut, zakonisht, duke u bazuar tek ajo që bënin edhe kryetarët e mëparshëm.
Në shumë raste, për shkak se nuk mendon, njeriu nuk është i aftë të gjejë zgjidhje të reja.
Pa dyshim, shembujt e përmendur këtu janë probleme, nga të cilat njerëzit vuajnë çdo ditë të jetës së tyre, por ka disa çështje shumë më të rëndësishme që, nëse njerëzit nuk mendojnë për to, kjo mund të bëhet shkak që ata të vuajnë humbjen e përhershme. Shkaku i kësaj humbjeje është heqja dorë nga të menduarit mbi qëllimin e ekzistencës në këtë botë, mosmarrja parasysh e faktit se vdekja është e pashmangshme dhe se, përfundimisht, do të vijë dita e dhënies së llogarisë pas vdekjes.
Në Kuran, Allahu i fton njerëzit të mendojnë mbi këto çështje vendimtare:

“Ata mashtruan vetveten dhe i humbën ata (idhuj) që patën trilluar. S’ka dyshim se ata në botën tjetër janë më të humburit. Ndërsa ata që besuan, punuan vepra të mira dhe u përulën ndaj Zotit të tyre, janë banues të Xhenetit, ku do të jenë përgjithmonë. Shembulli i gjendjes së këtyre dy grupeve është si shembulli i një njeriu shurdh e të verbër dhe një njeriu tjetër që sheh e dëgjon. A janë në pozitë të barabartë? Përse nuk përkujtoni?!” (Hud 21-24)

“Atëherë pra, a është Ai që krijon i barabartë me atë që nuk krijon? A nuk po mendoni?” (En-Nahl 17)


Përgjigjia e kushtëzuar: “nuk të bën mirë
të mendosh shumë!...”

Ekziston një bindje e përhapur në shoqëri, se të mendosh thellë, nuk të bën mirë! Njerëzit paralajmërojnë njëri-tjetrin duke thënë: “Mos mendo kaq shumë, se do të humbasësh mendjen...”
Kjo nuk është gjë tjetër veçse diçka e sajuar, që qëndron larg asaj që na mëson feja. Njerëzit nuk duhet t’i shmangen të menduarit, por duhet t’i shmangen të menduarit negativ, të qenurit të rrëmbyer, apo keqkuptimeve.
Mendimi, se jeta e kësaj bote është e përkohshme dhe se një ditë ata do të vdesin, i bën të ndjehen pesimistë. Kjo ndodh ngaqë disa prej tyre janë të vetëdijshëm, se jeta që kalon pa ndjekur udhëzimet e Allahut, do të sjellë një fund të keq për ta në jetën e përjetshme. Disa të tjerë janë pesimistë, sepse besojnë se do të zhduken plotësisht pas vdekjes.
Një njeri i mençur, që beson te Allahu dhe te jeta e përjetshme, nxjerr përfundime tërësisht të ndryshme nga këto, kur mendon se jeta e kësaj bote është e përkohshme.
Para së gjithash, pohimi se jeta është e përkohshme, e bën atë të angazhohet në përpjekje të zellshme për jetën e vërtetë dhe të përjetshme pas vdekjes. Duke qenë se ai e di, se kjo jetë shpejt a vonë do të mbarojë, ai nuk rrëmbehet nga ambicja për pasione materiale dhe interesa të ngushta.
Ai është jashtëzakonisht i përulur. Asgjë në këtë jetë të përkohshme nuk e mërzit atë. Ai gjithmonë mban gjallë shpresën e arritjes së një jete të përhershme dhe të kënaqshme. Ai, gjithashtu, shijon të mirat materiale dhe bukurinë e kësaj bote. Ai është i vetëdijshëm se Allahu e ka krijuar këtë botë të papërkryer, me qëllim që të sprovojë njerëzit. Një njeri i urtë mendon se, nëse ka kaq shumë bukuri që e kënaqin njeriun në këtë botë jo të plotë dhe të mangët, atëherë bukuria e Xhenetit duhet të jetë shumë më tërheqëse.
Ai shpreson të shohë në jetën pas vdekjes “origjinalin” e çdo bukurie, që ai sheh në këtë botë dhe arrin t’i kuptojë të gjitha këto vetëm duke menduar thellë.
Prandaj, do të ishte një humbje e madhe nëse shqetësohemi rreth çështjes: “Po sikur unë të bëhem pesimist, nëse njihem me të vërtetën?” dhe kështu, i shmangemi njohjes së saj. Për një njeri që gjithmonë ushqen shpresën te besimi i tij ndaj Allahut dhe që mendon pozitivisht, nuk ka asgjë që e çon drejt pesimizmit.


Shmangia e përgjegjësive që vijnë nga të menduarit

Shumë njerëz kujtojnë se, duke mos menduar dhe duke mos e vënë mendjen në punë, mund të shmangen nga shumë përgjegjësi. Prandaj edhe ata e mbajnë veten larg përfshirjes në shumë probleme.
Një nga shkaqet më kryesore, prej të cilit mashtrohen njerëzit, qëndron në hamendjen, se ata mund t’i shpëtojnë përgjegjësive ndaj Allahut duke mos menduar. Kjo është arsyeja kryesore, pse njerëzit nuk mendojnë për vdekjen dhe jetën pas saj. Nëse njeriu mendon, se ai do të vdesë një ditë dhe sjell ndërmend, se ekziston një jetë e përhershme pas vdekjes, ai doemos do të përpiqet me zell për jetën e tij pas vdekjes. Sidoqoftë, ai mashtron vetveten duke supozuar, se kur nuk mendon për ekzistencën e jetës pas vdekjes, shpëton nga përgjegjësi të tilla. Ky nuk është veçse një vetëmashtrim i madh dhe nëse njeriu nuk arrin të kuptojë të vërtetën në këtë botë me anë të të menduarit, kur të vdesë, ai do ta kuptojë se për të nuk ka shpëtim.

“Agonia e vdekjes ia zbulon të vërtetën (e botës tjetër). Ja, kjo është vdekja, prej së cilës ke ikur. I fryhet surit; ajo është dita e premtuar për ndëshkim.” (Kaf 19-20)


Të mos mendosh për shkak të angazhimit në
rrjedhën e jetës së përditshme

Pjesa më e madhe e njerëzve e kalojnë tërë jetën në një farë “ngutjeje apo nxitimi”. Kur ata arrijnë një moshë të caktuar, duhet të punojnë dhe të kujdesen për veten e për familjen e tyre. Ata e quajnë këtë “lufta e jetës” dhe ankohen se nuk kanë kohë, sepse u duhet të nxitojnë drejt luftës së jetës. Në këtë të ashtuquajtur “mungesë kohe”, të menduarit është diçka, për të cilën ata nuk mund të harxhojnë kohë. Prandaj, ata rrëmbehen nga rrjedha e përditshme e jetës. Në këtë mënyrë jetese, ata bëhen të pandjeshëm për ngjarjet, që ndodhin rreth tyre.
Megjithatë, qëllimi i njeriut nuk duhet të jetë kalimi i kohës dhe nxitimi nga njëri vend në tjetrin. Çështja kryesore është, që njerëzit të jenë në gjendje të njohin realitetin e kësaj bote dhe të ndjekin një mënyrë jetese në pajtim me këtë.
Qëllimi i njeriut nuk duhet të jetë vetëm të fitojë pará, të shkojë në punë, të studiojë në universitet apo të blejë një shtëpi. Pa dyshim, njeriu ka nevojë t’i bëjë këto gjatë jetës së tij, por ekziston një çështje, që duhet mbajtur gjithmonë në mendje: qëllimi i ekzistencës sonë në këtë botë është, të jemi të përkushtuar ndaj Allahut, të përpiqemi për të fituar kënaqësinë e mëshirën e Tij dhe Xhenetin. Të gjitha punët e tjera, jashtë këtij synimi, mund të shërbejnë vetëm si “mjete”, që e ndihmojnë njeriun të arrijë qëllimin e tij të vërtetë. Të konsiderosh mjetin si qëllim në vetvete dhe t’i shndërrosh synimet dytësore në parësore, është një mashtrim serioz, nepërmjet të cilit Shejtani çorienton njerëzit.
Ai që jeton pa menduar, mund t’i konsiderojë lehtësisht këto synime si qëllime reale. Ne mund të përmendim një shembull nga jeta jonë e përditshme. Pa dyshim, është një veprim i mirë për njeriun, që të punojë dhe të prodhojë gjëra të dobishme për shoqërinë. Një njeri që beson te Allahu, e kryen këtë akt me dëshirë dhe pret një shpërblim nga Ai si në këtë botë, ashtu edhe në tjetrën. Nëse një njeri, nga ana tjetër, e bën të njëjtën gjë pa kujtuar Allahun, por vetëm për interesat e kësaj bote, siç janë pozita dhe vlerësimi i njerëzve, ai ka bërë një gabim. Ai duhet të bëjë diçka, që të shërbejë për të fituar kënaqësinë e Allahut. Atij do t’i vijë keq, kur të përballet me të vërtetën në jetën pas vdekjes.
Në ajetin e mëposhtëm, Allahu u drejtohet atyre që jepen pas kësaj mënyre jetese në jetën e kësaj bote, si vijon:

“Ju, o hipokritë, ngjasoni me jobesimtarët që kanë jetuar para jush; ata ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri e fëmijë dhe e morën pjesën që u takonte nga kjo botë, ashtu sikurse e morët edhe ju pjesën tuaj. Madje edhe ju u zhytët (në të këqija), siç u zhytën ata. Këtyre njerëzve do t’u hidhen poshtë punët si në këtë jetë, ashtu dhe në jetën tjetër. Njerëzit e tillë janë të dëshpëruarit.” (Et-Teube 69)


Të shohësh gjithçka me “syrin e të zakonshmes”
dhe, si rrjedhim, të mos e ndjesh nevojën për të
menduar për të...

Kur njerëzit ndeshin në gjëra të veçanta për herë të parë, ata mund të kuptojnë natyrën e tyre të jashtëzakonshme dhe kjo mund t’i nxisë ata ta shqyrtojnë më tej atë që shohin. Pas pak kohe, ata fillojnë të shfaqin një sjellje krejt të zakonshme dhe ato gjëra nuk u bëjnë më përshtypje. Me kohë, një send apo një ngjarje, që ata ndeshin çdo ditë bëhet “e zakonshme” për ta.
Kështu, p.sh. mjekëve të rinj u bën përshtypje të veçantë, kur shohin për herë të parë një kufomë apo një njeri që është duke vdekur. Kjo i bën ata të mendojnë thellë. Mund të ndodhë, që ata, papritur, të shohin një njeri të vdekur, i cili para pak minutash ishte plot jetë, duke qeshur, duke bërë plane e biseduar, duke u kënaqur, me sy që i ndritnin. Kur ndodhen për herë të parë para një kufome të shtrirë për autopsi, ata mendojnë për çdo gjë që shohin tek ajo kufomë: si prishet aq shpejt trupi, si del një kundërmim i neveritshëm, si është e mundur që flokët, dikur aq të bukur, bëhen aq të shëmtuar, saqë askush nuk dëshiron t’i prekë... Këto gjëra i bëjnë ata të mendojnë: përbërja e trupit të secilit është e njëllojtë dhe secili do të ketë të njëjtin fund, d.m.th. të gjithë do të përfundojnë kështu...
Por, pasi shohin shumë kufoma të tjera apo kur para tyre vdesin disa të sëmurë, këta njerëz fillojnë të shfaqin një qëndrim më se të zakonshëm ndaj dukurive të tilla. Ata fillojnë t’i trajtojnë kufomat, madje edhe pacientët, sikur të jenë objekte. Pa dyshim, kjo nuk ndodh vetëm me mjekët. Për shumicën e njerëzve, e njëjta situatë zbatohet në shumë fusha të tjera të jetës.
Kur një njeriu, që jeton në vështirësi, i ofrohet një mënyrë jetese më e mirë, ai e kupton se çdo gjë që ai zotëron është një mirësi për të. Që shtrati i tij është më i rehatshëm, që shtëpia e tij ka një pamje të bukur, që ai mund të blejë gjithçka që do, që ai mund ta ngrohë shtëpinë e tij në dimër siç dëshiron, që ai mund të lëvizë lirisht me makinë dhe shumë gjëra të tjera. Që të gjitha këto përbëjnë një mirësi për të. Duke menduar gjendjen e tij të mëparshme, ai i gëzohet secilës prej tyre.
Dikush, që i zotëron të gjitha këto mirësi që kur ka lindur, nuk mund të mendojë kaq shumë për vlerën e tyre. Ndaj vlerësimi i tij për këto mirësi nuk është i saktë, nëse ai nuk mendon për to.
Për një njeri që mendon, nga ana tjetër, nuk ka ndryshim, nëse ai i zotëron këto mirësi që nga lindja apo i fiton ato më pas. Ai kurrë nuk e sheh pasurinë e tij në mënyrë të zakonshme. Ai e di, se ajo që zotëron është krijuar nga Allahu dhe Ai mund t’i marrë ato përsëri, nëse dëshiron. Besimtarët, në këto raste, shprehin lutjen e mëposhtme:

“Falenderimi i takon Atij që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim vetë këtë.” Ne me siguri do të kthehemi te Zoti ynë!” (Ez-Zuhruf 13-14)

Në një ajet tjetër të Kuranit thuhet, se kur një besimtar hynte në kopshtin e tij, ai e kujtonte Allahun dhe thoshte: “Çfarë dëshiron Allahu, bëhet! S’ka forcë pa ndihmën e Tij.” (El-Kehf 39) Ai e dinte, nëpërmjet të menduarit, se Allahu e ka krijuar dhe e mbron kopshtin e tij. Nga ana tjetër, një njeriu që nuk mendon, mund t’i bëjë përshtypje një kopsht i bukur kur e sheh për herë të parë, por më pas ai bëhet një vend i zakonshëm. Admirimi për bukurinë e tij shuhet.
Disa njerëz nuk i kuptojnë këto mirësi, sepse nuk mendojnë. Ata i konsiderojnë këto mirësi si “të zakonshme” dhe si “diçka që duhet të ekzistojnë”. Prandaj, ata nuk mund të ndiejnë kënaqësi nga bukuria e tyre.


Përfundim: Njeriu udhëzohet që të shmangë të gjithë
faktorët që pengojnë të menduarit

Siç thamë më parë, pjesa më e madhe e njerëzve nuk mendojnë dhe jetojnë duke qenë të pavëmendshëm ndaj së vërtetës, megjithatë kjo nuk mund ta shfajësojë njeriun.
Çdo njeri është një individ i pavarur e i përgjegjshëm para Allahut. Është shumë e rëndësishme, që ai të ngulisë në mendje, se Allahu i sprovon njerëzit në jetën e kësaj bote. Indiferenca e njerëzve që nuk mendojnë, nuk arsyetojnë dhe nuk shohin të vërtetën, përbën një pjesë të kësaj sprove.
Ai që mendon me sinqeritet, nuk thotë: “Shumica e njerëzve nuk mendojnë dhe janë të pavetëdijshëm për të gjitha këto, kështu që, pse duhet të mendoj vetëm unë?” Përkundrazi, ai është i paralajmëruar për shkujdesjen e këtyre njerëzve dhe kërkon ndihmë nga Allahu, me qëllim që të mos jetë njëri prej tyre. Në Kuran, Allahu na informon në shumë ajete kuranore, se shumica e njerëzve janë të pavëmendshëm dhe nuk besojnë:
“Sado të mundohesh për të udhëzuar njerëzit, përsëri, shumica e njerëzve nuk do të besojnë.” (Jusuf 103)

“Ata u betuan në Zotin, me betimin e tyre të fortë se “Allahu nuk e ringjall atë që vdes!” Po, (i ringjall) ai është premtim i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk dinë.” (En-Nahl 38)

Në një ajet tjetër, Allahu shpall fundin e atyre, që kanë qenë në rrugë të gabuar, duke i shkuar pas shumicës e që nuk iu bindën udhëzimeve të Allahut, duke harruar qëllimin e krijimit të tyre:

“Ata do të klithin atje: “O Zoti ynë, na nxirr që të punojmë vepra të mira, jo si ato që kemi punuar!” A nuk ju dhamë juve kohë të mjaftueshme, ndaj dhe ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë, madje juve ju erdhi edhe i Dërguari. Pra, shijoni, se për të padrejtët nuk ka ndihmues.” (Fatir 37)

Për këtë arsye, çdo njeri, duke u çliruar nga faktorët që pengojnë të menduarit, duhet të reflektojë me sinqeritet e me ndershmëri për çdo ngjarje dhe krijesë, që Allahu ka krijuar dhe të nxjerrë mësime nga ky reflektim.
Në kapitullin që pason, do të diskutojmë se çfarë duhet të mendojë njeriu rreth ngjarjeve apo krijesave, që ai mund të ndeshë gjatë ditës.
Qëllimi ynë është, që t’u sigurojmë lexuesve të këtij libri një udhëzues dhe t’i ndihmojmë ata të kalojnë pjesën e jetës që u mbetet, si njerëz që “mendojnë dhe nxjerrin mësime nga ato gjëra, për të cilat ata kanë reflektuar”.

Gjërat, për të cilat duhet menduar…
oë nga fillimi i këtij libri, ne iu referuam rëndësisë së aftësisë së të menduarit, të mirave që ajo i sjell njeriut dhe faktit, se ajo e dallon atë nga krijesat e tjera. Gjithashtu, përmendëm shkaqet, që e pengojnë të menduarit. Qëllimi kryesor në të gjitha këto, ishte të nxisnim njerëzit për të menduar, t’i ndihmojmë ata të shohin qëllimin e krijimit të tyre dhe të nderojnë Allahun për diturinë dhe fuqinë e Tij të pafund.
Në faqet që do të vijojnë, do të përpiqemi të përshkruajmë, se çfarë duhet të mendojë një njeri, që beson te Allahu, rreth sendeve e ngjarjeve, me të cilat ai ndeshet gjatë ditës; çfarë mësimesh duhet të nxjerrë ai prej tyre dhe si duhet të falenderojë Allahun, duke zbuluar mjeshtrinë e diturinë e Tij në gjithçka.
Pa dyshim, ajo që do të përmendet këtu, përfshin vetëm një pjesë të vogël të aftësive të të menduarit të një njeriu. Njeriu ka aftësi të mendojë në çdo çast (jo orë, minutë apo sekondë, por çast!...) të jetës së tij.
Sfera e mendimit të njeriut është aq e gjerë, saqë është pothuaj e pamundur të vesh ndonjë kufi për të. Qëllimi i asaj që do të thuhet më poshtë, është vetëm hapja e një dere për njerëzit, që nuk përdorin aftësinë e të menduarit siç duhet.
Duhet të ngulisim në mendje, se vetëm njerëzit që reflektojnë, mund të kuptojnë dhe të pranojnë një qëndrim të ndryshëm nga të tjerët. Gjendja e atyre njerëzve që nuk mund të shohin ngjarjet e mrekullueshme përreth dhe nuk mund të reflektojnë për to, është treguar në vargjet e Kuranit si vijon:
“Shembulli i atyre që nuk besojnë (dhe i atij që i thërret në fenë e Allahut) është si shembulli i bariut që u thërret bagëtive, të cilat nuk dëgjojnë gjë tjetër veç zërit, pa kuptuar asgjë. Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ndaj dhe nuk kuptojnë.” (El-Bekare 171)

“… Ata kanë zemra, por nuk kuptojnë. Ata kanë sy, por nuk shohin. Ata kanë veshë, por nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, madje edhe më të humbur...” (El-A’raf 179)

“A mos vallë mendon se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata janë si kafshët, madje edhe më të humbur nga e vërteta.” (El-Furkan 44)

Ata që janë në gjendje të shohin shenjat e Allahut, pamjet e mrekullueshme të qenieve apo kushtet që Ai ka krijuar dhe mund të kuptojnë, janë njerëz që mendojnë. Njerëz të tillë mund të nxjerrin përfundime nga çdo gjë, e madhe apo e vogël, që shohin përreth.

Kur zgjohemi në mëngjes…
Nuk ka nevojë për kushte të veçanta, që njeriu të fillojë të mendojë. Që nga çasti kur zgjohemi në mëngjes, te ne lindin shumë mendime.
Kemi përpara një ditë të gjatë. Nuk ndjejmë lodhje, apo përgjumje, por jemi të gatshëm të fillojmë përsëri nga e para. Duke e menduar këtë, njeriu sjell ndërmend një ajet kuranor:

“Ai jua bëri natën mbulesë, gjumin pushim, ndërsa ditën e bëri për gjallërim.” (El-Furkan 47)

Pasi lajmë fytyrën, ne e mbledhim veten dhe shqisat tona bëhen më të mprehta. Në këtë kohë, ne jemi gati të mendojmë për mjaft çështje të vlefshme. Para nesh shtrohen shumë të tilla, më të rëndësishme se “çfarë do të hamë për mëngjes apo në ç’orë duhet të largohemi nga shtëpia”, prandaj, së pari duhet të mendojmë rreth tyre. Para së gjithash, vetë fakti që ne zgjohemi në mëngjes, është një mrekulli. Pavarësisht se humbim tërësisht vetëdijen gjatë natës, në mëngjes na ripërtërihet si vetëdija, ashtu edhe personaliteti ynë. Zemra rreh, ne jemi në gjendje të marrim frymë, të bisedojmë dhe të shohim.
Në fakt, kur shkojmë për të fjetur, nuk kemi siguri se të gjitha këto do të na kthehen përsëri në mëngjes. Ne nuk kemi hasur ndonjë fatkeqësi gjatë natës. P.sh., hutimi i një fqinji mund të shkaktonte rrjedhjen e gazit të përdorur për ngrohje dhe një shpërthim i fuqishëm mund të ndodhte gjatë natës. Një katastrofë mund të kishte ndodhur në atë zonë ku banojmë dhe ne mund të humbnim jetën. Mund të kishim probleme të tjera me trupin tonë; p.sh. mund të ishim zgjuar me dhimbje të mëdha në veshka apo me dhimbje koke, por asgjë nuk ndodhi dhe ne u zgjuam shëndoshë e mirë. Duke menduar për të gjitha këto, ne falenderojmë Allahun për mëshirën dhe mbrojtjen e Tij.
Të fillosh një ditë të re me shëndet të mirë, do të thotë që Allahu po të jep një shans më shumë, për të përfituar më tepër për jetën e përjetshme.
Prandaj, sjellja jonë më e mirë për ta arritur këtë, do të ishte duke kaluar ditën që kemi përpara, në mënyrë të atillë që Allahu të jetë i kënaqur nga ne. Për këtë, më parë se çdo gjë, njeriu duhet të bëjë plane dhe truri i tij të jetë i mbushur me mendime të këtij lloji. Me qëllim që ta kënaqë Allahun, njeriu duhet të kërkojë ndihmë nga Ai për këtë çështje. Lutja e Profetit Sulejman është një shembull i mirë për besimtarët:

“… Zoti im, më mundëso që të të falenderoj për mirësitë e Tua që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi dhe më mundëso që të bëj vepra të mira, të cilat Ti i pëlqen. Me mëshirën Tënde, më fut në mesin e robërve të Tu të mirë!” (En-Neml 19)

Për çfarë na bën të mendojmë dobësia jonë...
Duke qenë të vetëdijshëm për dobësitë tona kur ngrihemi nga shtrati, ne fillojmë të mendojmë. Çdo mëngjes na duhet të lajmë fytyrën dhe dhëmbët. Duke i vënë re këto, ne mendojmë edhe për dobësitë tona të tjera. P.sh. na duhet të bëjmë banjë çdo ditë, se nën lëkurën tonë të hollë trupi ynë është plotësisht i hapur ndaj infeksioneve, se nuk mund të rezistojmë pa gjumë, pa ngrënë dhe pa pirë. Këto janë të gjitha shenja të dobësisë sonë.
Kur njeriu sheh veten në mëngjes në pasqyrë dhe vëren shenjat e pleqërisë, mendime të tjera i vijnë atij në kokë. Shenjat e para të plakjes fillojnë të shfaqen në fytyrë, pas dy dekadave të para të jetës. Në moshën 30 vjeçare fillojnë të shfaqen rrudhat rreth syve dhe gojës. Lëkura nuk është më e shëndetshme si dikur dhe vërehen përkeqësime të saj në një pjesë të madhe të trupit. Me plakjen, flokët zbardhen dhe, madje, edhe duart nisin të dridhen.
Për atë që mendon rreth këtyre dukurive, mosha e vjetër është një nga ngjarjet, që dëshmon për natyrën e përkohshme të jetës së kësaj bote dhe kjo e pengon njeriun nga lakmia për këtë botë. Ai që fillon të plaket, e kupton se në jetën e tij ka filluar rënia. Në të vërtetë, ai që plaket dhe fillon të ketë rënie, është trupi i njeriut. Trupi gradualisht keqësohet, por shpirti nuk plaket.
Shumë njerëz janë mjaft të ndikuar nga bukuria apo shëmtia e tyre gjatë rinisë. Në përgjithësi, njerëzit që janë të paraqitshëm shpesh janë mendjemëdhenj, ndërsa ata që nuk janë tërheqës, ndjehen inferiorë dhe të trishtuar. Plakja tregon, se sa e përkohshme është bukuria e trupit apo shëmtia e tij dhe se gjëja e vetme e pranueshme para Allahut dhe përfitimi më i madh i njeriut, janë veprat e cilësitë e mira të karakterit bashkë me synimin për të fituar kënaqësinë e Allahut.
Çdo herë që përballemi me dobësitë tona, kuptojmë se e vetmja Qenie e përsosur dhe e lartësuar është Allahu dhe ne lëvdojmë Madhështinë e Tij. Aji ka krijuar çdo dobësi të njeriut, me qëllime të caktuara. Disa nga këto qëllime janë për të ndihmuar njerëzit, të mos jepen tej mase pas jetës së kësaj bote dhe të mos gabojnë lidhur me pasuritë e tyre. Ai që ështe në gjendje t’i kapë këto mendime, dëshiron që Allahu t’i rikrijojë njerëzit në jetën pas vdekjes të çliruar nga këto dobësi.
Dobësitë tona na kujtojnë një mendim tjetër të rëndësishëm. Ndërkohë që një trëndafil rritet nga dheu i zi dhe, megjithatë, ka një aromë të këndshme, njeriut i vjen një erë e padurueshme, kur nuk kujdeset për pastrimin e trupit të vet.
Kjo është diçka, rreth së cilës njerëzit arrogantë dhe mendjemëdhenj duhet të mendojnë në veçanti dhe nga e cila duhet të marrin mësim.


Pse disa karakteristika të trupit të njeriut e
bëjnë atë që të mendojë

Duke u parë në pasqyrë në mëngjes, ne mund të mendojmë për shumë gjëra, për të cilat nuk kemi menduar më parë. P.sh. qerpikët, vetullat, kockat dhe dhëmbët nuk rriten më, kur arrijnë një gjatësi të caktuar. Megjithatë, flokët nuk ndalojnë së rrituri. Me fjalë të tjera, ndërkohë që pjesët e trupit, rritja e të cilave është e pafavorshme dhe e pakëndshme për syrin, pushojnë së rrituri, rritja e atyre pjesëve
 

 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free