Faqja kryesore
     Kur'an
     Kuran shqip
     Radijo islame
     5 Kushte te fejes
     Dowloads
     Falja e Namazit
     Libra
     => 40 HADITHE KUDSIJ
     => Hilet e Shejtanit
     => SHPIRTI I VARFËR
     => Shërimi i shpirtrave
     => Halifët besimdrejtë
     => Shenjat e Kijametit
     => Jeta e Kësaj Bote
     => Për diten e rikthimit
     => E mira dhe e keqja
     => ISAI DO TË KTHEHET
     => FRIKA NDAJ ALLAHUT
     => SahihŽ ul ŽBuhari 1 Shqip
     => SahihŽ ul ŽBuhari 1
     => SahihŽ ul ŽBuhari 2
     => SahihŽ ul ŽBuhari 3
     => SahihŽ ul ŽBuhari 4
     => SahihŽ ul ŽBuhari 4
     => Hadithe mbi Xhihadin
     => SahihŽ ul ŽBuhari 8
     => Krijimi i Univerzit
     => Moskryerja e Namazit
     => Jeta dhe vdekja
     => Dita e gjykimit
     => Islami feja e lehtësisë
     => Daveti në shtëpi
     => 20 Mënyra për syefaqësi
     => Islami fe e Mëshirës...
     => Popujt e zhdukur
     => Muhamed a s
     => të përg me xhennet
     => Pse Islami
     => Urdhërimi dhe ndalimi
     => Rregullat e shitblerjes
     => mjekrrën dhe duhanin
     => Edukimi e fëmijëve
     => Te ruash gjuhen
     => Dija
     => Dobitë e Ibadetit
     => Islami Është Fe...
     => Pendimit të sinqertë
     => Fshehtësia e sprovës
     => Krijimi i njeriut
     => Të mendosh thellë
     => Përkushtuarit Allahut
     => Disa sekrete të Kur'anit
     => Mjeshtëria e Allahut...
     => Xhenneti .
     => Karakteri i Muslimanit
     => Dëshiroj të pendohem, por.
     => Pengesat në rrugë
     => Profeti Jusuf
     => Kur'ani drejt shkences
     => Parimet themelore të Islamit
     => T'a mësojmë Islamin
     => Përse e pranuam islamin?
     => Ngritja e Islamit
     => Përmbledhje tregimesh
     Dr. Shefqet Krasniqi 1
     Bekir Halimi 1
     Dr. Zekerija Bajram
     Sadulla Bajrami
     Filma islam
     Contact
     MILIONERI
     Kamata
     Shkenc
     islam video
     Libra islam
     40 Hadithe
     Ilahi
     T
     Enis Rama live




hixhret - Përmbledhje tregimesh



PËRMBLEDHJE TREGIMESH
          GRUP AUTORËSH:
MUHAMMED MUVAFFAK SELIMEH
MUHAMMED MUNIR EL-XHUNBAZ
MUHJUDDIN SELIMEH

ARKA E BOTËS

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
Kështu e kanë quajtur: “Arka e botës.”
Rrëfente tregime në fotografi për jetën dhe ndo¬dhi¬të në botë dhe nga historia. Të gjithë fëmi-jët me pa¬durim e pritnin ardhjen e saj në lagjen e tyre.
Sikur të kisha pasur mundësi ta shihja! Thonë se kjo është kino lëvizëse. Se në ekranin e tij mund të shi¬hen pamjet më të bukura dhe më¬si¬met më të çmuesh¬me. Më ishte ngulitur në zemër si çudia më e pa¬rëndomtë e asaj kohe.
Mirëpo, për fat të keq, në qytet nuk ka asgjë të ngjash¬me me të. Kjo ishte diçka e veçantë. Për këtë shkak pronari i saj, xhaxhi Bajrami e kishte caktuar di¬tën kur çdo qenie e gjallë mund ta shikonte atë.
Kishin kaluar gjashtë ditë, kishte ardhur edhe dita e shtatë, e pronari i arkës së çuditshme ende nuk ish¬te kthyer.

ÇDO PRITJE KA FUND

Në fund erdhi momenti i lehtësimit. Sa na kishte gë¬zuar kthimi i tij, pas pritjes së gjatë! E dëgjuam zë¬rin e borisë së xhaxhi Bajramit dhe menjëherë brofëm drejt atij zëri.
Eh, sa e madhe që është “Arka e botës” – si një bjesh¬kë! E atë e mban një njeri i madh, në gojën e të cilit gjendet një bori e verdhë e bakrit, që i bie dhe lajmëron ardhjen e tij. Fëmijët duar¬¬trokisnin dhe bërtitnin nga gëzi¬mi, duke rropatur me këmbë mbi tokë, duke e përshëndetur mbar-tësin dhe atë që mban.
Mënyra se si ata e tregonin mikpritjen e tyre tre¬gon¬te gëzimin e tyre të papërshkruar se e shih¬nin atë. Kjo përsëritet në çdo vendbanim ku ka¬lonte ai. Ky ësh¬të çasti i papërshkruar i gëzi¬mit dhe i festimit.



ÇDO GJË E KA ÇMIMIN E VET

Gëzimi kishte kapluar sheshin “Minatori”. Laj¬mi për¬hapej nëpër të gjitha rrugët, hynte në¬për çdo shtë¬pi dhe çdo vesh. Të gjithë fëmijët, mo¬sha¬tarë të mi, ishin mbledhur në vendin e ngjar¬jes, pas vrapimit të fu¬rishëm se kush do të arrinte më shpejt nga shtëpia e tij. Çdo njëri duke i ngritur duart dëshironte të ma¬rrte një nga katër karriget e vetme të xhaxhi Bajramit.
I falënderuar qoftë Allahu që xhaxhi Bajrami më mëshiroi mua dhe e kuptoi se, nga të gjithë, unë kisha më së shumti dëshirë për t’i njohur ma¬ri¬fetet e “Arkës së botës”. Filloi t’i mblidhte të ho¬llat duke thë¬në: “Fëmijë, paguani para shfaq¬jes!” E ne e ngutnim që sa më parë ta lëshonte arkën e vet për të na tre¬guar magjitë e veta.

NJOHËS I MIRË I ZANATIT TË VET

Duke lajmëruar fillimin e shfaqjes me bori, xhaxhi Bajrami tha: “Vini re! Juve që Allahu ju ka dhuruar shëndet dhe shqisa, për të dëgjuar dhe për të parë atë që është e dobishme, shikoni në¬për dritaret e vogla në arkë. Zoti jua ruajtë shi¬kimin dhe jua mundësoftë që ta kuptoni qëllimin e asaj që do t’ju shfaqet!



Fëmijë, para jush janë tri mësime, secila në dhje¬të fotografi. Mos e humbni ndonjërën, se nuk do ta kup¬toni porosinë. Jeta pa porosi është e padobishme. Mësimet janë në formë tregimesh. Shikojini ato dhe dë¬gjojini me kujdes, duke mos e kthyer vëmen¬djen në asgjë tjetër.”

MOS BESO NË ÇDO GJË QË TË THUHET

Në një mënyrë të bukur, xhaxhi Bajrami na shtiu në tregimin e parë të ilustruar:
Shikoni fëmijë tregimin e parë! Ai e ka poro¬si¬në e vet. Është për një gjuetar men¬djelehtë. Ai ishte nisur për të gjuajtur me rrjetën e tij dallën-dy¬she të trasha dhe të bukura. Shkonte prej një fushe në tjetrën, prej një mali në tjet¬rin, duke i vëzhguar drunj¬të një nga një, duke ndjekur një dallëndyshe që ishte ndalur pranë një përrocke.
Gjuetari nuk e kishte lehtë të kalonte prej një ven¬di në tjetrin. Në fund, kur u lodh, u ul në një mal të vogël duke pritur gjahun e tij të pasur.
U lodh nga pritja e gjatë, ndaj u mbështet në një lis, duke vendosur në të rrjetën ku ishte ush¬qimi tërheqës për zogj.
Papritmas rrjeta u lëkund: kishte kapur një zog. U gëzua gjuetari dhe vrapoi te rrjeta duke men¬duar se si po e priste një darkë e shijshme.
Gati fluturoi nga gëzimi! Sa i bukur dhe i madh ish¬te ky zog! Me kujdes e liroi atë nga rrjeta dhe e kapi me dorë, i mahnitur me pamjen e tij.
Foto:
    Atëherë gjuetari iu drejtua dallëndyshes me një buzëqeshje fitimtari: - Mirësevjen da¬llëndysh¬ja ime e bukur! Sa kohë të gjatë të kam pritur!
Zogu nga frika filloi të qajë dhe i tha: “Më lë¬shoni, zotëri gjuetar. Nuk keni kurrfarë dobie nga unë, sepse nuk do t’ua heq dot urinë. Ju lu¬tem, më lëshoni!”
Në mënyrë ngacmuese gjuetari iu përgjigj: - I kam thirrur shokët e mi tek unë për një darkë të madhe! Si mund ta mendoj këtë pa mishin tënd të lezetshëm!?
Zogu heshti pak e pastaj tha: - Më lëshoni, gjue¬tar, unë do t’u tregoj ku gjendet thesari më i madh në tokë!!!
Kur gjuetari dëgjoi për thesarin, lakmia e ma¬dhe ia mori mendtë dhe e lëshoi zogun.
Zogu buzëqeshi, fishkëlleu sa më bukur që mun¬¬dej dhe kërceu prej gëzimi duke thënë: - A më be¬sove, o mendjelehtë, se unë vërtet e di se ku gjendet the¬sa¬ri? Sidoqoftë, mos u mërzit. Unë do t’i lajmëroj të gji¬thë zogjtë që të largohen nga ky mal i vogël, e kë¬shilla ime për ty është: “Mos beso në çdo gjë që të thuhet! Ky është ai thesar!”
Dhe zogu fluturoi duke e lënë gjuetarin e mashtru¬ar.

LARGOJE ZHGËNJIMIN NGA VETJA JOTE

Tregimi i dytë, fëmijët e mi, është tregimi për hum¬bjen e një udhëheqësi ushtarak. Shikoni me kuj¬¬des, ajo do t’ju japë një mësim të paha¬rrue¬shëm dhe të dobishëm.
Kishte filluar lufta ndërmjet dy mbretërive fqi-nje.
Udhëheqësi i një ushtrie kishte thirrur në dy¬luf¬tim udhëheqësin e ushtrisë së dytë. Pas luf¬ti-mit të rën¬dë, e mundi atë, e zuri rob dhe e lidhi me pranga dhe zinxhirë, e pastaj e dërgoi në burg.
Ushtria e kryeushtarakut që kishte humbur dyluf¬timin u shpërnda e ushtarët ikën nëpër shkre¬tëtirë, duke u frikësuar se armiku do t’i zin¬te, do t’i robë¬ron¬te dhe do t’i burgoste.
Ndodhi diçka e papritur! Kryeushtaraku i mun¬dur arri¬ti të ikë nga burgu dhe kur arriti tek një bu¬rim në mes të shkretëtirës, u ul që të pusho-nte.
Filloi të mendonte për disfatën e vet të turp¬shme dhe për ndonjë mënyrë që do ta nxirrte nga ajo situatë e rëndë.
Në atë çast vëmendjen e tij e tërhoqi një milingonë e vogël që kalonte pranë tij duke mbajtur një kar¬kalec të madh, dhjetë herë më të madh me trup dhe peshë… Por, milingona ishte e ven¬dosur në pu¬nën e vet.

Foto
Papritmas, milingona së bashku me karkalecin ra në një gropë. U mundua të dilte së bashku me trofeun e vet. Karkaleci u mundua të lirohej disa herë nga kthetrat e milingonës, por ajo vazhdi-misht e kapte dhe përpiqej të dilte nga gropa, derisa më në fund kjo gjë i shkoi për dore. Dhe ashtu, krenare, së bashku me trofeun, milingona vazhdoi rrugën e vet.
Kjo dëshirë e flaktë dhe ky durim i melingonës lanë mbresa të thella tek udhëheqësi i mundur. Si e kreu me suksesë detyrën e vet milingona pa e humbur shpresën?
Qante për gabimin e vet; ishte penduar se nuk ishte më i zellshëm dhe më me zemër. Filloi të mendojë se si ta thërrasë kundërshtarin në dyluf-tim.
E mblodhi tërë fuqinë dhe vendosmërinë e vet dhe u kthye vetë te kundërshtari dhe përsëri e kërkoi në dyluftim. Pas një lufte të paparë dhe të mundim¬shme, kundërshtari i tij ra i vdekur në tokë!
Kështu, udhëheqësi ynë ushtarak fitoi dhe u kthye kre¬nar në mbretërinë e vet. Dhë kështu, një milingonë me zellin e pandërprerë ndikoi që ky ushtarak të nxjerrë një mësim të dobishëm.



PËRDORE MENDJEN


I fundit, të nderuar fëmijë, është tregimi për të ver¬brin dhe fenerin.
1. Fotografia e parë, që do të shihni, tregon një të verbër, i cili në njërën dorë mban qypin e në tjetrën fenerin. Ai del natën nga shtëpia e vet dhe shkon deri te sheshi i madh me pus, ku mblid-hen njerëzit për të mbushur enët e veta me ujë.
2. I verbri, ngadalë, duke mbajtur një fener mbë¬rriti te bunari dhe, kur i erdhi radha, e mbu-shi qy¬pin e vet me ujë dhe u nis për në shtëpi.
3. Gjatë rrugës për në shtëpi takoi një njeri, i cili u habit se çfarë i duhet të verbrit feneri që bën dritë!
4. Mendonte me zë: “Për çfarë i duhet të verbrit fe¬neri, çfarë fiton ai prej kësaj?”
5. E dëgjoi i verbri. Kur iu afrua ai njeri, e pye¬ti me zë: “Çfarë të duhet feneri?”
6. I verbri buzëqeshi dhe i tha: “Sikur veç pak të men¬doje, nuk do të më pyetje për këtë! A nuk e sheh se është natë dhe se është errësirë kudo rreth nesh?”
7. Njeriu e lëviz kokën dhe thotë: “Ashtu ësh¬të, por ti çfarë dobie ke nga feneri kur je i verbër?”

I verbri tha: “Hej, njeri me sy, e mbaj fe¬nerin që ti të më shohësh! Sikur të mos e mbaja,
dikush prej kalimtarëve do të mund të përplasej me mua nga shkaku i errësirës.”
9. Kur e mbaj fenerin të ndriçuar ndri-çoj çdo gjë përreth vete, në mënyrë që të mos nde¬shem me dikë dhe kështu e ruaj enën time të mos thyhet. A nuk është ashtu, vëlla?”
10. Njeriu e uli kokën nga kjo situatë e pa¬kën¬d¬sh¬me: “Të falëminderit plak për këshillën dhe urtësinë tënde! Mos më gjyko! Unë jam i paditur dhe i verbër, edhe pse shoh, e jo ti. Ti je i mençur, edhe pse nuk sheh! Pranoje ndjesën time! Sikur të kisha menduar mirë dhe drejt, nuk do ta ki¬sha bërë një pyetje të tillë!”
Sa mirë do të ishte sikur njeriu t’i shfrytë¬zon¬te të gjitha begatitë që i ka dhënë Allahu, në mënyrë që të mos turpërohet, të mos pen¬dohet dhe të mos bëhet injorant.


DHE E NDJEKIM ME TË MIRËN

Xhaxha Bajrami i ra borisë dhe e lajmëroi fundin e shfaq¬jes duke thënë: - Fëmijë të dashur, për një shu¬më të vogël të hollash ju shikuat tre-gimet e dobishme nga arka e botës. Tregimi i parë flet për pasojat e ma¬rrisë, e dyta për frytet e durimit dhe qëndruesh¬më¬ri¬së, e treta për dobinë e përdo¬ri¬mit të mendjes.
Mbajeni mend këtë, të dashur fëmijë dhe lu¬te¬ni Allahun që t’ju mësojë që t’i këshilloni të tjerët drejtësisht, ndaj luteni Atë që të gjithë të jeni të dëgjueshëm dhe të ndjekim atë që është e drejtë.

MËSIMI I TREGIMIT

1. Mos beso çdo gjë që të thuhet!
2. Bëhu i durueshëm dhe këmbëngulës deri në fitore!
3. Gjithnjë përdore mendjen tënde!

Mos besoni në çdo gjë…
Foto: planetet


PËR JU, TË DASHUR FËMIJË

Në shenjë të kujtimeve të mia nga ditët e fëmi¬jë¬ri¬së sime, e kam larguar pluhurin nga këto gjash¬të tre¬gime që t’i shpëtoj nga harresa, që ndosh¬ta së bash¬ku të gjejmë në to diçka të do¬bishme dhe të mirë.

Vëllai juaj, Muhammed M. Selimeh

MËSUESI I VOGËL

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

MENDIMTARI QË MERITON TË RESPEKTOHET

Edhe pse i mitur, quhej “mësues i vogël.” Ash¬tu e thërrisnin shokët e tij në shkollë, të bindur në talen¬tin dhe zgjuarsinë e tij. Emrin e ka Visar dhe është 12 vjeç. Ka arritur deri në klasën e gjash¬të. Për disa muaj do ta përfundojë shkollën fillo¬re.   Në pesë vitet e kaluara ishte nxënës i shkël¬qye¬shëm. Allahu xh.sh. i kishte dhuruar atij zell, logjikë dhe vendos¬më¬ri. Në klasë ishte i qetë dhe i tërhequr dhe përgjigjej gjith¬monë me kujd-es dhe men¬¬çuri kur të tjerët nuk ishin në gjendje të jepnin përgjigje të drejtë. Prandaj, ishte i rëndësishëm dhe e meritonte respektin.

DJALI I TALENTUAR ËSHTË NJERI SI JU

Vërtet, ai ishte një nxënës i mrekullueshëm, jo ve¬tëm në atë shkollë, por edhe në shkollat e tjera të lagjes. Vetëm se ai nuk donte të lavdëro-hej për aftësitë e veta para të tjerëve, por donte të ishte i thjeshtë dhe modest. Nuk dëshironte që ta ngrenin gjer në qiell. Por thoshte: “Mos u habitni me mua, ngase unë jam si ju dhe kam mendje me të cilën mendoj. Si¬kur edhe ju ta kishit për¬dorur mendjen tuaj si duhet nuk do të mahni¬te¬shit më me mua!”
Këto fjalë tregonin sesa i zell¬shëm dhe serioz ishte.

ALLAHU KUJDESEJ PËR TË

Visari nuk ishte as Pejgamber i dërguar prej Allahut xh.sh., se koha e të Dërguarve kishte kaluar që mo¬ti, e pas Muhammedit a.s. nuk ka më të Dërguar të tje¬rë, e as nuk ishte prej atyre me mre¬kullira dhe mu’¬xhize. Për të fliteshin gjëra të këndshme nëpër bi¬seda të netëve të gjata, në ndejat e lagjeve. Nje¬rë¬zit ishin të mahnitur me të dhe ai gjithnjë ishte në qen¬dër të bisedave. Ishte shembull për nxënësit e tje¬rë në sjellje dhe më¬sim, sikur të ishte i udhëhequr nga kujdesi ma¬dhësh¬tor i Allahut xh.sh.

Foto: shkolla

DHE NGA SHERRI I ZILIQARIT

Nëna e Visarit ia kishte ndaluar daljen nga shtë¬pia në mënyrë që ta ruajë nga sytë e ziliqa¬rëve të pamë¬shir¬shëm. Askush, as nga vëllezërit e tij nuk ishte i ngja¬shëm me të për nga mençuria dhe sjell¬ja. Babai i tij bile mendonte ta çregjistronte nga shkolla, nga fri¬ka se mund t’i ndodhte diçka. Kuj¬desi prindëror e ndiqte çdokund, ku shkonte ose ku qëndronte. Kishin frikë se dikush do ta gra¬biste a do t’i ndodhte ndonjë fat¬keqësi. A do ta ha¬nin sytë e këqinj të ziliqarëve?! Ba¬bai i tij donte ta njoftonte drejtorin e shkollës për bren¬gën e tij. mirëpo nuk e bëri. Sikur diçka e nda¬lon¬te nga kjo.

MËSUESI E MBAN POROSINË

U bë mirë që babai i tij nuk veproi ashtu si kishte menduar, sepse në ditët e ardhshme Visari do të tre¬gon¬te një urtësi të madhe në shkollë. Nga ajo ndodhi mund të nxirret mësim dhe këshi-llë.
Kur mësuesi i ri hyri në klasë, i shikoi nxënësit që të njoftohej me ta. Shikimi iu ndal në fy¬ty¬rën e kthjelltë të Visarit, i cili me buzëqeshje dhe fjalë të këndshme i uroi mirëseardhjen në emër të të gjithëve: “Mirëseerdhët, zotëri! Me ju do  
Foto: bicikleta

t’i ndajmë momen¬tet këtë vit. Ju do të na udhë-hiqni dhe do të na ndri¬ço¬ni rrugët e diturisë dhe do të na i përcillni porositë e diturisë me mund dhe sakrificë të madhe. Që tani iu falënde¬rojmë për mundin tuaj të madh në të ardhmen.”

LARGOJUNI MENDIMEVE TË SËMURA

Mësuesi u ul në katedër dhe, për çudi, e filloi li¬gje¬ratën e tij të parë me shpjegimin e një filo¬zo¬fie të përzier. Sa më tepër që shpjegonte, aq më shumë bë¬hej e pakuptueshme. Për këtë nxë¬nësit nuk kishin dëgjuar asgjë më parë. Edhe pse e përsëriste, në bazë të shikimeve të tyre, shihej se asgjë nuk kishin kuptuar.
“Shikoni fëmijë, sikur të ekzistonte Zoti, siç tho¬në të paditurit, a nuk do të mund ta shih¬nim atë? A thua, ai Zot nuk do të paraqitej pa¬ra syve tanë?” Fëmijët u nemitën, mendjet e tyre të vogla ishin në dilemë!!! Nuk dinin ç’të bënin. Ta kundërshtonin më¬suesin apo të mos flisnin asgjë? O Zot, mëshiro!”



MOSBESIMI ËSHTË I PADURUESHËM

Mësuesi nxori një laps nga xhepi dhe tha: “Të dashur fëmijë, a e shihni këtë laps?” Ata u përgjigjën: “Po!” Ai e fshehu në xhep dhe vazh¬doi: “A po e shihni lapsin tani?” U përgjigjën: “Jo!” Atëherë tha: “Lapsi nuk ekziston, pasi nuk mund ta shihni! Gjithashtu, as Zoti nuk ekzis¬ton – për arsye se nuk e shihni! Me një fjalë; për çdo gjë që nuk e shohim, themi se nuk ekziston. A e kuptuat këtë?”
Fëmijët heshtën, sikur dikush t’i kishte godi¬tur në kokë. Nuk mund të thonin asnjë fjalë, edhe pse nuk mund ta pranonin atë që u thoshte mës-uesi i tyre.

A TË DYSHOHET NË ALLAHUN?

Shikimet e tyre në atë situatë të pakëndshme u drejtuan nga Visari. Ai i shpëtonte sa he¬rë që ballafaqoheshin me probleme.
Të gjithë e dinë se Allahu ekziston. Është di第ka që zemrat e tyre e ndiejnë, në të cilën janë të sigurtë. Atë që ua tha mësuesi, askush gjer më tani nuk ua kishte thënë.
“Visar, nuk jemi mësuar ta kundërshtojmë m묬¬sue¬¬sin, edhe nëse gabon! Gjatë pesë vjet¬ëve të ka¬luar e kemi konsideruar mësuesin të pa¬ga¬bue¬shëm. Ngri¬hu, është radha jote tani. Të gjithë

Foto:xhamia
kanë nevojë për ven¬dosmërinë tënde dhe na fal për heshjen tonë, si¬tuata është e vështirë!”

TË THUASH TË VËRTETËN ËSHTË TRIMËRI

Visari u mendua pak e pastaj iu përgjigj shi¬ki¬meve të drejtuara nga ai. U ngrit dhe kërkoi leje që të tho¬të diçka: “Mësues i dashur, a më lejon që t’u shpjegoj shokëve të mi atë që thatë ju?”
Mësuesi u gëzua shumë dhe përsëriti: “Nuk ka Zot, se nuk e shohim, dhe këtë jua shpje¬gova me shembullin e lapsit!” Fjalët e veta i përfundoi duke menduar se ka bërë diçka të mirë. I dukej se çësh¬t¬ja ishte shumë e thjeshtë, se ajo që ekziston, shihet.

Foto: patkoi


NJERIU MUND TË GABOJË

Visari heshti pak e pastaj e pyeti mësuesin e vet: “A më lejoni mësuesi i nderuar që të bise¬dojmë për mendimin tuaj?”
Mësuesi iu përgjigj: “A ti do të diskutosh me mua?! O bir, gjërat janë shumë të qarta! A e ka parë dikush nga ju Zotin? Ose a po e sheh lapsin që fsheha pak më parë? Unë kam të drejtë. Ti a e ke parë Zotin?”
Visari iu përgjigj: “Ngadalë, mësues! Nje¬riu mund të gabojë, çdo njeri mund të gabojë!”
Mësuesi në mënyrë nënçmuese bërtiti: “A po më akuzon se kam gabuar?”
Visari në mënyrë të qetë u përgjigj: “Edhe unë jam nga ata që gabojnë. Njeriu gabon, qoftë edhe i rritur ose mësues, kjo nuk është turp!”
Foto: Era e fortë

RESPEKTOJE MENDIMIN E TË TJERËVE


“Mësues i nderuar, ju lutem kuptojeni atë që ju kam thënë. Shembulli juaj me lapsin që fshe-hët është i gabuar. Lapsi tani gjendet në xhepin tuaj, ndaj nuk e shohim. Po ashtu, Allahu ekzis-ton, edhe pse Atë nuk e shohim. Ky është mendim i gabuar.” Më¬suesi filloi të nën¬çmo¬jë Vi¬sarin duke i thënë: “O bir, a mendon se Zoti ek¬zis¬ton kur nuk e ke parë? A je bu¬dalla? Tani ulu ta vazhdo-jmë mësimin!!! Ulu!” Mësuesi mendoi se çështja mori fund.

E VËRTETA   MBI GJITHÇKA

Visari e luti mësuesin që ta vazhdojnë dialo¬gun. Më¬simi nuk ka kuptim nëse nxënësit nuk e kup¬tojnë atë. Tha: “A besoni ju mësues në çdo gjë që shihni?”
Mësuesi e lëkundi kokën dhe tha: “Po, kjo ësh¬të e logjikshme dhe e vërtetë!” Visari tha: “A mund të na tregoni mendjen tuaj? Sigurisht se jeni të bindur se jeni i mençur dhe se keni mendje?”
Mësuesi heshti, ndërsa nxënësit qeshnin. Mend-ja e m묬sue¬sit nuk mund të shihej. Visari vazhdoi: “A mund të themi se nuk keni mend pasi ne nuk e shohim?”
Mësuesi u habit. Nuk e shpëtoi logjika e tij. Në fy¬ty¬rën e nxënësve filloi të shiheshin shenjat e kë¬naqësisë.

ZOTIN E NJOHIM ME ANË TË KRIJESAVE TË TIJ

Visari vazhdoi: “Mësues i nderuar, a mund të na tregoni shpirtin tuaj, që të bindemi se ekzis-ton?”
Mësuesi shpërtheu nga hidhërimi dhe tha: “Nuk është e logjikshme!… Mendja dhe shpirti nuk mund të shihen, por i shohim shenjat e tyre… A je mendje¬lehtë?!” Buzëqeshja e mësuesit ishte e thartë. Visari iu përgjigj: “Shpirti… mendja … ajri… janë ndodhi që nuk mund t’i shohim, por shohim shenjat e tyre, me anë të të cilave për¬fundojmë se ato ekzsitojnë… Zoti gjithashtu!”
Në atë moment zërat pushuan dhe u dëgjua zëri i mue¬zinit: “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut!!!” Në këto momente të qetësisë mësuesi e lë¬kundi kokën dhe tha: “Dhe unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut!!!”

Foto: Lapsat - dua

MËSIMET E TREGIMIT

1. Nxënësi i mençur dhe mendjemprehtë nuk du¬het të mahnitet me veten e ta ulë vlerën e shokëve të vet, por duhet të tho¬të si Visari: “Mos qëndroni të habi¬tur, unë jam si ju.”
2. Nxënësi duhet ta presë mësuesin ashtu siç i ka hi¬je kur mësuesi hyn në klasë, siç bënte Visari.
3. Nuk mund të thuhet se çdo gjë që nuk mund ta shohim nuk ekziston. Ne i shohim shenjat e fu¬qi¬së magnetike, por atë nuk e shohim, edhe pse ajo ekziston, sepse i shohim she¬njat e saj.
4. Allahun e njohim në bazë të shenjave të Tij, gjur¬mëve dhe krijesave të Tij, e sido¬mos kur shikojmë yjet dhe kozmosin. E të¬rë kjo na jep të kuptojmë se Ai është Kri¬juesi i Lartësuar.
5. Muslimani është i detyruar t’i drejtohet me ur¬të¬si, në mënyrë të bukur dhe me plot di¬tu¬ri atij që e dëgjon ose e sheh duke sharë shan Allahun ose fenë dhe duke i refuzuar ato.
6. Mësuesi nuk është i pagabueshëm dhe mund të ga¬¬bojë dhe nxënësi duhet ta përmirësojë atë në më¬nyrë më të mirë, e sidomos kur më¬suesi kër¬kon nga ai të bëjë atë që është në kundërshtim me Allahun xh.sh.
7. Muslimani duhet të jetë i durueshëm dhe i qëndrueshëm në udhëzimin e të tjerëve, si Visari, i cili e ndërpreu bi¬sedën me mësue-sin e pastaj në mënyrë të qetë ia tre¬goi të vërtetën, edhe pse më¬sue¬si e për¬qesh¬te.
8. Ai që kupton të vërtetën nuk duhet të tre¬gojë mendjemadhësi, por duhet t’i kthehet së vër¬te¬tës, siç bëri mësuesi, dhe të pendohet tek Allahu xh.sh.
9. Shpirtin dhe mendjen nuk e shohim, edhe pse e besojmë ekzistimin e tyre, për arsye se i sho¬him gjurmët e tyre, e ato janë kri¬je¬sa të Allahut. Atëherë, si mund të mos e be¬sojmë Allahun, kur i shohim kri¬je¬sat e Tij?
10. Ai që dëshiron ta pranojë Islamin, le të shqip¬tojë këto fjalë: “Eshhedu en la ilahe il-lallah ue eshhedu enne Muhammeden re¬su¬lullah”, të ketë besim të fortë dhe të punojë sipas rregullave të Islamit, siç besoi mësuesi kur e vërteta iu bë e qartë.


MBRETI DHE DJALOSHI BESIMTAR


Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
Mbreti rrinte i ulur në fronin e vet i kapardisur si kën¬des, ndërsa shkëndijat dilnin nga sytë e tij. Ushta¬rët dri¬dheshin prej tij nga frika, sepse kish¬te ze¬mër të for¬të si guri, madje më të fortë dhe më të ash¬për se guri.
Mbreti e lëvizi kokën si shenjë se magjistari mund të paraqitej para tij. Magjistari hyri i për¬ku¬lur dhe me kokë të ulur, u ndal para mbretit dhe tha: “Fa¬lën¬de¬roj zotëriun tim që më le¬joi të paraqitem para tij. Zotëri, kam ardhur t’ju them se jam plakur dhe se fuqia më ka lëshuar. Kam frikë se, kur të vdes, edhe magjia ime do të vde¬së së bashku me mua. Urdhë¬ro¬ni, zotëri, që të gjendet ndonjë djalosh i zgjuar të cilit do t’ia ki¬sha mësuar mjeshtërinë e magjisë!”

Foto: Froni i mbretit

Mbreti tha: “Të faleminderit ty, o magjistar! Tërë jetën e ke shpenzuar në shërbimin tim! Ke qe¬në besnik dhe i sinqertë, ndaj do ta plotësoj dëshirën tënde!” Mbreti urdhëroi që të plo¬të¬sohet dëshira e magjistarit. U zgjodh një dja¬losh i zgjuar dhe me fy¬ty¬rë të bukur, të ¬qe¬shur, një djalosh shpirtmirë dhe mendjemprehtë.
Magjistari, pas një vështrimi të shkurtër, me¬një¬herë erdhi në përfundim se ky djalë është një thesar i paçmueshëm. Pastaj tha: “Mirë paskan zgje¬dhur. Po shoh se je i mençur, i qetë dhe i zgjuar. Shpresoj se nuk mashtrohem!”
Kështu, djaloshi filloi të vinte çdo ditë te ma¬gjis¬¬tari, që të mësonte prej tij bazat e magjisë, por nuk e bënte këtë dhe me dëshirë. Nuk e donte një profesion të këtillë, por çfarë të bën¬te! Ky ishte urdhër i mbretit të ashpër dhe të pamëshirshëm, ndaj nuk kishte mundësi ta kun¬dër¬shtonte atë.
Një ditë, derisa po shkonte te magjstari, di¬kush e thirri pas si me turp. Ishte ky një kryeprift që jetonte i vetmuar në një banesë, e që dëshiro-nte ta njoftonte djaloshin me të vërtetën dhe fenë e Allahut. Djaloshi pranoi të takohej me të dhe e hapi zemrën para mësimeve dhe këshi¬llave të tij qëllimmira. I vinte mirë ta dëgjonte bu¬kurinë e fjalëve dhe men¬djen e gjerë të këtij njeriu të devotshëm. Dhe kështu, djaloshi çdo ditë kthehej në këtë shtëpi të mirësisë që të mësonte urtësinë, në mënyrë që të nxirrte nga ajo ç’është e mirë për këtë botë dhe të kursente diçka për botën tjetër dhe për tërë njerëzit. Për këtë nuk i tregonte asgjë magjistarit, që të mos e gjente ndo¬një e keqe. Edhe ai njeri i devotshëm e kishte kë¬shi¬lluar që për këtë të mos i fliste askujt, gjer¬sa Allahu t’i urdhërojë diçka tjetër. Dhe mirë kish¬te vepruar!
Pas një kohe, djaloshi filloi të mendonte dhe të bren¬gosej gjithnjë e më shumë. Deri kur do të frikësohej nga oborri mbretëror, nga magjistari dhe padrej¬tësia?! Si të largohej nga magjistari për¬gjithmonë? Një ditë, pa shumë nje¬rëz të cilëve ua kishte zënë rrugën diçka. Çfarë po ndodhte atje?
U afrua dhe pa një kafshë të frikshme që ua kishte zënë rrugën. Të gjithë ishin të frikë¬suar. Djaloshi mori një gur, e ngriti dhe tha: “O Zot, nëse te Ti është më e dashur ajo që bën kryeprifti sesa ajo që bën magjistari, vrite këtë kafshë!” E pastaj e gjuajti atë me gur, e qëlloi dhe kafsha ra e vdekur në tokë. Njerëzit u habitën me atë që bëri, ndaj fi¬llu¬an të tubohen rreth tij. Djaloshi shkoi tek krye¬prifti për t’i treguar se çfarë kishte ndo¬dhur. Ish¬te mjaft i shqetësuar; zemra sikur donte t’i dil¬te jashtë gjoksit.

Foto: Dora dhe guri

Kryeprifti e qetësonte djaloshin duke i thënë: “O bir, ti je sot më i mirë se unë. Kam dëgjuar se çfarë ke bërë. Dije se Allahu është me ty! Be¬sim¬tari gjith¬një është në sprovë. Ndoshta do të të gjejë ndonjë gjë e pakëndshme, por bëhu ze¬mër¬fortë dhe i durueshëm. E lus Allahun që të të ndihmojë në çdo gjë!”
Djaloshi gjithnjë e më shumë bëhej më i de¬vot¬¬shëm, ndaj njerëzit e çmonin më shumë. Filloi, me ndih¬mën e Allahut, t’i shërojë të verbr-it, të së¬murit nga lebra dhe të sëmurët e tjerë.
Për të dëgjoi edhe njëri prej bashkëpunë-torëve dhe kë¬shilltarëve të afërt të mbretit, i cili vazh¬di¬misht i bën¬te shoqëri mbretit. Bleu dhura¬ta të shumta të shtrenjta dhe shkoi te djaloshi. I tha: “Siç sheh, unë jam i verbër! Nëse më shëron, të gjitha këto gjëra të bukura do të bë¬hen të tuat!”
Djaloshi u përgjigj: “Unë jam të gjithë ju, nuk mund ta shëroj askë. Ai që ju shëron ju dhe mua është Allahu xh.sh. Nëse beson në Allahun, i Lartësuar qoftë, unë do të lutem që të të shëro-jë!”
Atëherë këshilltari i mbretit deklaroi se Allahu ësh¬të Një, i Vetëm, dhe menjëherë u shërua, prandaj u gëzua tej mase që Allahu xh.sh. e kish¬te shëruar. Kur u shë¬rua, u përul në shenjë fa¬lënde¬rimi ndaj Allahut xh.sh.

Foto: Sexhde

Ditën e dytë, ai njeri erdhi tek mbreti dhe u ul pra¬në tij si zakonisht, kurse mbreti u habit kur pa se ky nuk ishte më i verbër. Mbreti e pyeti: “Kush ta ktheu shikimin?” E njeriu besimtar iu përgjigj: “Allahu, Zo¬ti im i Lartësuar, Ai m’i ktheu sytë.” Mbreti u hidhërua dhe bërtiti: “Ti ke Zot tje¬tër përveç meje? Më thuaj, kush të bindi se ekziston ndonjë zot përveç meje?”
Këshilltari, pas këmbënguljes së mbretit, pra¬noi se këtë e kishte bërë djaloshi. Mbreti urdhëroi që ta sjellin djaloshin. Kur e prunë, e pyeti: “Më thuaj o bir, a thua magjia jote u bë aq e fortë saqë tani mund ta shërosh të verbrin, të sëmurin nga lebra dhe të bësh gjëra të tjera jo të zakonshme?”
Djaloshi iu përgjigj: “Unë nuk shëroj as¬kënd, ndër¬sa magjia nuk ka kurrfarë ndikimi në shërim. Askush përveç Allahut nuk i shëron njerëzit nga sëmundjet e tyre!”
Mbreti bërtiti: “Do të të mësoj ty se si duhet të si¬llesh me zotëriun tënd! Unë jam zoti yt dhe nuk ka zot tjetër! Ndaj, duhet të më tregosh se kush ta ka helmuar mendjen dhe të ka mësuar të flasësh kështu!”
Mbreti urdhëroi që ta torturonin djaloshin de¬risa pranoi se ai ishte kryeprifti. Mbreti frikësohej se nje¬rë¬zit do të fillonin të adhuronin tjetërkë, e jo atë, dhe kështu do ta humbte mbretërinë. Ndaj urdhëroi që menjëherë ta sillnin kryepriftin. Kur e sollën atë, mbreti filloi t’a kërcënonte duke i thënë: “Ti do të tho¬të je kreu i turbullirave? A dëshiron që njerëzit të jenë të padëgjueshëm ndaj meje? A pretendon se ka Zot tjetër veç me¬je? Largoje këtë ide. Në të kun¬dër¬tën të pret vdekja!” Kryeprifti i refuzoi kërcë¬ni¬met dhe tha: “Zoti im është Allahu, e ti nuk mund të më de¬tyrosh me kërcënimet e tua që të largohem nga besimi im! Bë çfarë të duash!”
Nuk kaluan as disa minuta dhe mbreti kërkoi që t’i sjellin një shpatë që t’ia përgjysmojë kokën krye¬priftit. Por, ai ishte i palëkundur në fe¬në e vet dhe i refuzonte kërcënimet. Mbreti urdhëroi që t’i pre¬het koka, gjë që u bë.
Atëherë mbreti iu drejtua këshilltarit të vet duke i thënë: “Me ty kam kaluar shumë kohë dhe ty të kam shok. Të këshilloj që ta lësh fenë tënde dhe të mbe¬sim edhe më tej shokë!” Njeriu e re¬fuzoi këtë. Edhe me atë u bë si me kryepriftin.
Mbreti pastaj urdhëroi që t’ia sjellin djaloshin, dhe tha: “Largohu, o djalosh, nga feja jote! Do të ish¬te vërtet keq që një djalosh si ti ta humbë je¬tën për shkak të besimit të gabuar. Mos u sak¬ri¬fiko në lulen e rinisë tënde; kthehu në fenë e ba¬ballarëve dhe gjyshërve të tu!”
Djaloshi nuk u lëkund dhe i mbeti besnik fesë së vet të vërtetë, edhe pse e dinte se çfarë i kish¬te ndodhur kryepriftit dhe shokut të mbretit, dhe iu drej¬tua mbretit duke i thënë:
“E besoj Allahun si Zot dhe nuk kam Zot tje¬tër veç Tij. Bëni me mua çfarë të doni!”
Mbreti urdhëroi një grup prej njerëzve të vet besnik që ta dërgojnë djaloshin në një mal të lartë dhe që atje ta kërcënonin dhe t’ia tërhiqnin vërejtjen se, nëse nuk largohet nga feja e tij, do ta hidhnin në gre¬minë, në mënyrë që të jetë shembull për të tjerët që duan të bëjnë si ky.
Në majë të malit, djaloshi e luti Krijuesin e vet: “O Zot, dënoji ata për punët e tyre jo të mira!”
Menjëherë mali u lëkund dhe shërbëtorët e mbre¬¬tit ranë në greminë, ndërsa djaloshi u kthye me hapa të sigurtë, kokëlartë. Kur e pa mbre¬ti zullumqar, u çudit dhe u habit.
Duke bërtitur tha: “Gjëra të çuditshme po ndo¬¬¬dhin. Ku janë njerëzit që kam dërguar me ty?”
Djaloshi u përgjegj: “Allahu më liroi prej ty¬re. Mali u drodh dhe ata ranë në greminë. Kësh¬tu nuk arr¬itën ta kryejnë krimin e urdhëruar prej jush!”

Foto: Barka

Mbreti u nervozua dhe i urdhëroi ushtarët që ta dër¬¬gojnë djaloshin në mes të detit dhe ta hedhin atje për t’u mbytur.
Djaloshi në mes të detit të trazuar iu lut All-ahut xh.sh. për ndihmë e Ai ia pranoi lutjet dja¬loshit. Shër¬bë¬to¬rët e mbretit u për¬mby¬tën, ndërsa djalo¬shi u kthye me besim të fortë dhe i sigurtë në ndihmën e Allahut xh.sh. Sa e kënd¬sh¬me është përgjigja e tij thënë mbretit: “Allahu më liroi nga ushtarët tuaj, të cilët u bënë ush¬qim për pesh-qit!” Mbreti gati sa nuk pëlciti nga hidhë-rimi, kur djaloshi me plot besim në Allahun i tha: “O mbr-et, ju nuk mund të më vrisni, gjer¬sa t’ju them sa çfarë duhet të bëni për të më vrarë.” Mbreti pa u hamendur tha: “Do të vep¬roj si të më thuash!”
Djaloshi me tërë zërin tha: “Grumbulloni njerëzit në një vend të hapur dhe më lidhni për në trung palme! Pas¬taj, merrni një shigjetë nga çanta ime dhe ven¬doseni në hark, e pastaj thoni” “Në emër të Allahut, Zotit të këtij djaloshi!!! Pastaj, gjua¬¬jeni shigje¬tën në drejtim timin. Nëse veproni ashtu, do të keni sukses në vrasjen time!”
Mbreti tha: “Po, pranoj!”
I mblodhi njerëzit në shesh, e lidhi djaloshin te trun¬gu i palmës. E mori shigjetën, e vendosi në hark dhe tha: “Në emër të Allahut, Zotit të dja¬loshit.” Shi¬gjeta e goditi djaloshin besimtar në tëmth dhe e vrau. Vdiq si dëshmor. Fjalët e  
Foto: Shigjeta dhe Xhamia

fun¬dit ishin: “La ilahe il-lAllah – s’ka zot tje¬tër përveç Allahut!”
Njerëzit u bindën me sytë e tyre në sinqeri¬te¬tin e djaloshit dhe të gjithë e shqiptuan fjalën më të ëm¬bël që gjuha mund ta shqiptojë: “E besojmë Allahun, Zotin e djaloshit!”
Një fatkeqësi e rëndë e kishte goditur mbre¬tin!!! Ndo¬dhi ajo që më së shumti i frikësohej. I tërë populli u bë besimtar. As ushtarët e as oborr¬tarët nuk mund të gjenin ndonjë zgjidhje për t’i kthyer njerëzit nga e vërteta. Nuk arritën të gjen-in mënyrë si t’i mashtro¬nin dhe t’i largonin nga besimi i tyre në Zotin e djaloshit.
Mbreti nuk dinte çfarë të bënte. Disa nga sho¬kët e tij i thanë: “E sheh, ndodhi ajo së cilës më së shumti i frikësoheshe! Nuk ishe sa duhet i kuj¬desshëm. I tërë populli u bë besimtar. Urdhëro të hapen gremina të mëdha, të mbushen me dru dhe të ndizet zjarri. Ur¬dhë¬roji ushtarët që të hedhin në zjarr këdo që nuk largohet nga feja e tij!”
Kur e bënë këtë, i erdhi radha një gruaje që mban¬¬te në duar një fëmijë të posalindur. Kur e dër¬guan te zjarri, asaj filloi t’i dhimbset fëmija. Atëherë fëmija foli dhe tha: “Nënë, bëhu e du¬rueshme, ti je në rrugë të drejtë!” Kur e ëma e dëgjoi këtë, u hodh në zjarr së bashku me fëmi¬jën. Mirëpo, melekët i shpë¬tuan dhe i dërguan në xhenet, i cili u është prem¬tuar durimtarëve insha-Allah!



POROSI NGA TREGIMI I MBRETIT ME DJALOSHIN BESIMTAR


1. Muslimani e fsheh besimin e vet, nëse frikë¬so¬het se armiku mund t’i shkaktojë atij dëm.
2. Muslimani i lutet Allahut xh.sh. në situata jetë¬so¬re, e sidomos nëse e godet ndonjë fat¬ke¬qësi, si¬ç veproi djaloshi.
3. Allahu është i Vetmi që shëron, gjersa mje¬ku ësh¬të mjet e jo ai që shëron.
4. I riu musliman duhet t’i thërrasë të tjerët në Is¬lam, siç veproi djaloshi me të verbrin.
5. Muslimani është i fortë dhe i vendosur në fenë e vet, edhe përkundër ngacmimeve që i ndo¬dhin nga të tjerët.
6. Kur e vërteta bëhet e qartë, muslimani ësh¬të i detyruar ta ndjekë atë, siç vepruan të pra¬nish¬mit kur u vra djaloshi.
7. Zullumqarët dhe tiranët gjithnjë e kanë fun¬din e tmerrshëm dhe punët e tyre të shëm¬tuara gjith¬një zbulohen, siç ndo¬dhi me mbretin e padrejtë.

kuleta e humbur


KULETA E HUMBUR

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
Mustafai është një tregtar i madh dhe i pa¬sur, i njo¬¬hur për sinqeritetin e tij në mesin e nje¬rëzve. Pran¬daj, shumë njerëz i besojnë dhe bash¬këpunojnë me të të sigurtë në cilësinë e mallit që ai shet. Ishte shu¬më i pëlqyer, dhe numri i ble¬rës¬ve shtohej gjith¬një e më shumë. Kështu që pasur-ia e tij shtohej. Kishte blerë një anije të madhe tregtare që të mund të blin¬te mall më cilësor dhe më të çmueshëm nga vende të ndryshme, nga lin¬dja, nga Kina dhe nga vende të pasura me mëndafsh dhe parfume.
Erdhi koha e haxhit dhe muezini e lajmëroi, që njerëzit të përgatiten me kohë për këtë detyrim. Këtë thirrje e dëgjoi edhe Mustafai, ndaj deshi të ni¬sej për rrugë. Tha me vete: “Këtë e kam detyrim para Allahut xh.sh. për arsye se jam i pasur dhe duhet t’i përgjigjem Allahut xh.sh.!”
Allahu xh.sh. ka thënë: “Dhe për hir të Allahut, vizita e Qabes (haxhi), është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo.” (Ali ‘Imran, 97)
SHKUARJA NË HAXH
Mustafai u përgatit për rrugë dhe u nis me ndihmën e Allahut xh.sh. për haxh, së bashku me një karavan.
Karavani u nis në drejtim të Mekës së Nde¬ruar. Gja¬të rrugës ata u ndalën disa herë në më¬ny¬rë që be¬simtarët të pushonin dhe të kryenin disa nevoja të ty¬re. Bujtinat i bënë në disa vende, de¬risa arritën në qytetin e dritës në Medine (El-Me¬di¬ne¬tul-Munevvere). Me ta ishte edhe Mustafai. Pas një pushimi të shkur¬tër në qytet, Mustafai deshi t’i blejë disa gjëra për të cilat kishte ne¬vo¬jë. Kur e futi dorën në xhep që të nxjerrë kuletën, kuleta nuk ishte. E kërkoi nëpër rrobat e ve¬ta dhe u tmerrua kur edhe aty nuk e gjeti. Për fat të tij të keq iu bë e qartë se e kishte humbur ku¬le¬tën e me të edhe paratë e marra për rrugë. E në kuletë kishte tre mijë dinarë , që ishte një shumë e madhe. Kjo shumë parash do t’i mjaf¬tonte për t’i mbuluar shpenzimet e rru¬¬gës për në haxh e do t’i kishin mbetur edhe shumë të tjera, të cilat mendonte t’ua dhuronte të varfërve në Mekën e Ndershme. Çfarë të bën¬te tani? Kishte humbur pasu¬rinë e nevojshme!

Foto: Kuleta dhe druri

Mustafai mendonte si mundi t’i ndodhte kjo, mirëpo nuk u zhgënjye dhe nuk u hamend në qëllimin e tij për të kryer obligimin e vet. U paj¬tua me këtë, duke thënë se ishte shkruar prej Allahut xh.sh. Ai megjithatë ishte i pasur, kishte pa¬suri që vlen me mijëra dinarë, ndaj mund të hua¬zonte nga shokët e tij që udhëtonin me të. Kur ta kryejë haxhin dhe të kthehet në shtëpi, do t’ua kthejë te paratë e huazuara. Kërkoi që t’i huazonin ca të holla, dhe të gjithë ishin të gat¬shëm të jenë në shërbim të tij, për arsye se e çmo¬nin, kështu që ia tubuan aq sa kërkoi. E kreu obligimin e vet të haxhit dhe u dhuroi të varfërve diçka prej parave, mu ashtu siç e kishte menduar në fillim të rrugës dhe u kthye në qytetin e tij. Ishte i gëzuar dhe i lumtur që Allahu xh.sh. ia kishte mundësuar një rast të këtillë. Shumë shpe-jt ua ktheu borxhin njerëzve, nga të cilët i kishte hua¬zuar paratë, duke i falënderuar përzemër¬sisht.

FATKEQËSITË I VININ NJËRA PAS TJETRËS

Kalonin ditët dhe Mustafai edhe më tej ishte treg¬tar i madh, i cili gëzonte respekt. Jetonte në begati, ngase Allahu xh.sh. i kishte dhënë pasu¬ri të shumtë dhe fëmijëve të tij u kish¬te dhënë lumturi dhe shëndet. Gjithnjë e madhëron¬te dhe e falënderonte Allahun xh.sh. për bega¬ti¬të që i kishte dhënë. As¬një¬herë nuk harronte t’i mëso-
Foto: Anija e fundosur
te fëmijët e vet që të jenë të mirë dhe besimtarë shembullorë, që të je¬në shembull me sjelljet e tyre dhe ta falenderojnë Allahun xh.sh., si dhe të kërkojnë falje nga Ai kur janë në vetmi ose në vend publik.
Mustafai kishte dy djem dhe një vajzë ende në gji. Ai i ushqente dhe kujdesej për ta. I kish¬te mësuar të silleshin mirë dhe t’i res¬pek¬¬tonin prin¬dë¬rit e tyre.
Një ditë, kur Mustafai u ul në tavolinë dhe dre¬¬konte me gruan dhe fëmijët e tij, dikush tro¬kiti në dyert e shtëpisë së tij. Njëri prej djem¬ve të Mustafasë shkoi ta hapte derën. Ishte shërbë¬tori i tij Hasani, i cili e kërkonte zotëriun e tij për një gjë shumë të rën¬dësishme. Mustafai u ngrit nga tavolina dhe e pyeti: “Ç’është ajo gjë kaq me rën¬dë¬si për të cilën po ma prish rehatinë?” Shër¬bë¬tori heshti për një kohë si memec, ishte zver¬dhur dhe i shqetësuar dridhej nga frika. Mus¬tafa e pyeti edhe një herë: “Fol diçka, pse je kaq i frikësuar? Më mban në hamendje!” Hasa¬ni u për¬gjegj: “Zotëri, anija juaj është fundosur gjatë kth¬imit të saj nga India me tërë mallin që kishte brenda!”
Mustafai e uli pak kokën për shkak të këtij laj¬mi të dhimbshëm dhe tha: “Nuk ka dalje e as ndihmë pa ndihmën e Allahut të Madhë¬ru¬ar. Kthehu në dyqan. Ky është vullnet i Allahut xh.sh. dhe asgjë nuk mund ta ndërrojë fatin që më ka caktuar Allahu xh.sh.”
Foto: Muri i rrezuar

Mustafai hyri në shtëpi dhe u ul në ta¬vo¬linë që ta përfundonte drekën me gruan dhe fëmijët e tij. Nuk u mërzit e as nuk vajtoi, po ia la fatin e vet vullnetit të Allahut xh.sh., edhe pse ajo anije përbënte tri të katër¬tat e pasurisë së tij. Iu kthye punës së tij me plo¬të dëshirë, i vendo¬sur që ta kthente sa më shpejt pasurinë e vet të humbur.
Pas disa ditësh e goditi lajmi i kobshëm për vdekjen e djemve të tij. Një mur i vjetër qe rrë¬zuar mbi ta, ndaj ata kishin mbetur nën gërma¬dhat e tij, edhe pse njerëzit qenë munduar për t’i nxjerrë të gjallë që aty.
Mustafai qau dhe u mërzit për ta, por shumë shpejt e mblodhi veten, sepse e dinte që fatkeqë¬sitë duhet t’i përballonte me durim, ndaj e luti Allahun xh.sh. që t’i falë e t’i përfshijë ata nën mëshirën e Tij.
Dhembjen dhe mërzinë e tij e zbuste mendimi se djemtë e tij kishin qenë të mirë dhe të dëgjue¬shëm ndaj prindërve të vet. Plotësisht ia kishte lë¬në fatin e vet Allahut xh.sh., se Ai mbron kë të dojë.
Mustafai mbeti me gruan dhe vajzën e vet të vogël. Mirëpo, puna e tij nuk shkonte më shumë lehtë si më parë, fitimi i tij bëhej gjithnjë e më i vo¬gël. U detyrua që ta shiste shtëpinë e tij të ma¬dhe dhe të blente një më të vogël, më modeste. Dyqani nuk ishte më plot me mall të çmueshëm, ndaj numri i blerësve zvogëlohej çdo ditë. Shër¬¬bëtorët e lëshonin në kër¬kim të tregtarëve më të pasur. Mustafasë gjithnjë e më shumë i bin¬te autoriteti dhe në fund u detyrua ta lëshojë qytet-in e vet, se i vinte turp t’i shikonte njerëzit me sy. Ishte bërë shembulli konkret i një të pasuri që shumë shpejt ishte bërë i varfër. Pas rrobave të shtrenjta dhe të bukura tani mbante rroba të arrnuara. Dikur kishte shërbëtorë rreth ve¬tes dhe shpeshherë i ndihmonte të varfrit, kurse tani me¬zi jetonte.
Vendosi ta lëshonte qytetin e tij e ndoshta Allahu ia ndërron gjendjen e tij financiare me të mirë. Ndoshta ndërrimi sjell fat. Bisedoi për këtë me gruan e tij, e ajo u pajtua me këtë, bile edhe e trimëroi. Edhe ajo nuk mund t’i duronte shiki¬met qëllimkëqija dhe përgojimin e grave të këqi-ja, se pas pasurisë së madhe kishte mbe¬tur pa asgjë dhe se familjen e tyre e kishte lë¬në fati. Ajo duronte dhe mun¬dohej ta ndihmonte bash¬kë¬shortin e saj në fat¬ke¬qësinë e tij, mirëpo gjendja tani ishte bërë e pa¬durueshme dhe kishin vendo-sur që së bashku ta lëshonin vendbanimin e tyre të deri¬ta¬nishëm dhe të kërkonin fitim më të mirë dhe jetë më të lumtur.
SHKUARJA
Gruaja e durueshme e Mustafasë përgatiti pak ush¬qim për rrugë. Ai e shikonte me ma¬llëngjim qytetin e tij nga një dritare e vogël, du¬ke kujtuar ditët e tij të lumtura. Sikur në ën¬dërr e dë¬gjoi zërin e gruas, që thoshte se çdo gjë ishte gati për rrugë. E mori vajzën e vogël në duar dhe e përqa-foi me butësi dhe në sytë e tij u para¬qitën lotët, të cilët u mundua t’i fshihte nga grua¬ja e tij. Gruaja e tij e mori edhe atë pak ushqim që kishin për rrugë. Ishte bash¬këshorte e mirë, e duruesh-me dhe e dëgjueshme. Di¬kur ishte e pa¬sur, por me të gjithë kishte sjellje nje¬rë¬zore. Kur u varfë-ruan, fatin që ua kishte cak¬tuar Allahu xh.sh. e pranoi në mënyrë shumë të qe¬të. Edhe në këto çaste të rënda për burrin e saj ishte pranë tij dhe së bashku me të i bënte ballë kë¬saj fatkeqësie. E tani shkon¬te me të drejt të panjoh-urin, edhe pse ishte në muajin e nëntë të shtatzë-nësisë e mund të lindte në çdo moment.
Gjatë rrugës Mustafai dhe gruaja e tij pu¬shuan në një fshat dhe blenë ca gjëra të nevoj¬shme. Pas udhëtimit të gjatë dhe të rëndë mbërritën në një qytet të madh, në të cilin synonin të shko¬nin. Menjëherë pas hyrjes në qytet, gruaja e tij filloi të ankohet për dhemb¬jet e lindjes. Si duket kish-te ardhur momenti i lin¬djes. Mustafai gjeti një shtëpi të vjetër e të pabanuar në periferi të qytetit, pa dyer dhe pa çati. Këtu u vendosën.
Ai pastaj nxitoi deri në qytet, ndërsa nata kishte filluar të lëshohej. Erdhi në qytet, mirëpo nuk arriti të blejë as¬gjë, ngase të gjitha dyqanet ishin mbyllur. Shëtis¬te rrugëve të qytetit e zemra e luste Allahun xh.sh. se ndoshta do të gjente ndo


Foto: Shtepia dhe palma

një dyqan të ha¬pur. Më në fund e gjeti një të hapur dhe u gë¬zua tej mase.

FUNDI I FATKEQËSIVE

Mustafai aty bleu qumësht dhe vaj. Shitësi e pyeti: “Ku e ke qypin?” Mustafai iu përgjigj: “Unë jam i huaj dhe nuk kam qyp. Atëherë pa¬gua¬je garancinë për qypin! Mustafai i zhgënjyer pyeti se sa kërkon “Pesë dërhem!” – iu përgjegj shitësi. Musta¬fa¬i heshti. E shitësi i tha: “Ç’është me ty, o njeri?” Mustafaja i tha: “Nuk kam, kam vetëm një dërhem! Ma jepni atë (qypin v.p.), e unë ju premtoj se do t’jua kthej atë!”
Shitësi i mirë e kuptonte se ç’është varfëria dhe ne¬voja e Mustafasë dhe nga mëshira ia mbu¬shi qypin me qumësht dhe i hodhi në të pak vaj. Ia dha Mustafasë duke i thënë: “Mos harro që në mën¬gjes të ma kthesh!” Mustafai e falënderoi dhe i premtoi se do ta kthente pa e vonuar. E mori në duar qypin dhe ashtu i gëzuar u nis duke i harruar për një moment problemet e veta. I dukej sikur po dërgonte gruas së vet një dhuratë të çmueshme. Atë po e priste një ushqim i shijshëm pas lindjes së dhimbshme.
Atëherë i ra ndërmend se ajo ishte e vetme në një shtëpi të pabanuar dhe të shkatërruar dhe e kaploi frika se mos ndoshta gjatë lindjes i ka ndodhur diçka, ndoshta ka pasur ne¬¬vojë për ndihmë. I shpejtoi hapat e tij duke ka¬luar nëpër  
Foto: Ena dhe qumeshti

rrugicat e errëta të qytetit. Nuk kishte më as kalimtarë askund. Njerëzit kishin shkuar n묬për shtëpitë e tyre që të pushonin pas ditës së mund-imshme.
Mustafai ecte me hapa të shpejtë dhe pa¬prit¬mas rrëzohet, e qypi së bashku me qumështin i del nga duart dhe copëtohet i tëri. Mustafanë e kaploi një zhgënjim i papërshkruar. Para syve të tij renditeshin fotografitë nga jeta e tij, pasuri dhe bollëk, kurse tani mjerim, varfëri dhe mërzi. Pa marrë parasysh sa ishte i durueshëm, këtë nuk mund ta duronte. Ia hapi Allahut xh.sh. zemrën e tij të thyer dhe e zbrazi të¬rë mërzinë e vet me një vajtim të dhembshëm. Qante me zë aq shu¬më, saqë që nga fëmijëria nuk kishte qarë ashtu. Vaji i tij theu qetësinë e natës dhe një njeri hapi dritaren për të parë se kush është duke qarë dhe pyeti: “Ç’ke o njeri? Pse qan?” Mustafai e ktheu kokën nga dritarja dhe u përgjigj: “Më ra qypi me qu¬mësht dhe u thye!” Njeriu nga dritarja tha: “O Zot, një njeri i rritur, si ju, të qajë sepse i ka rënë qypi me qumësht? A jeni shërbëtor i ndo¬një zotëriu koprrac? Ç’është me njerëzit këto ditë? I pengojnë njerëzit duke ua prishur gjumin për disa dërhemë!” Pastaj e përplasi dritaren, kurse Mus¬tafai tha: “Allahu të faltë!” Menjëherë e ktheu shikimin nga copat e lagura të qypit nga qu¬mështi i derdhur dhe kujtoi gruan e vet, e cila do të lindte e nuk do të kishte çfarë të hante.  
Foto: Cypi i thyer

Jeta ish¬te e zezë në sytë e tij, e sidomos kur men¬don¬te se gruas së tij mund t’i ketë ndodhur diçka e ke¬qe. Ndoshta është e vdekur e ndoshta edhe vajza e tij e vogël ka vdekur me të.
Menjëherë ia plasi vajit me zë të madh, se nuk kishte fare para, nga do të siguronte ushqim-in!?   Ai njeriu i mëparshëm doli dhe e qortoi: “Qetësohu, o nje¬ri! Përse po na pengon? Na lë të flemë dhe shko! Njerëzve u ndodhin shumë gjëra të këqija e nuk kërkojnë ndihmë e as nuk qajnë!” Musta¬fai tha: “Allahu të faltë! Unë para dhjetë vje¬tëve kam humbur kuletën së bashku me tre mijë dinarë dhe asnjë lot nuk e kam lëshuar e as nuk kam vajtuar, sepse isha i pasur. Tani, po e sheh, po qaj për disa dërhem, se nuk kam më shumë!” Nje¬riu i tha: “Çka ke humbur?” Mustafai tha: “Kule¬tën me tre mijë dina¬rë!” Njeriu: “Pashë Zotin, përshkruama!” Musta¬fai: “A, edhe po më përqesh?! Më lër rehat, çfarë fitoj nëse ta përshkruaj?” Njeriu: “Pashë Zotin, përshkruama, seriozisht e kam dhe nuk po mahitem!” Mustafai heshti dhe tha me vete: “Nuk ka rrugëdalje, as ndihmë, as fuqi pa vullnetin e Allahut të Lartës-uar, e tani jam në këtë situatë të padalshme, dhe ky njeri tani kër¬kon që t’ia përshkruaj kule-tën të cilën e kam humbur pa¬ra dhjetë vjetësh. E ky tani dëshiron që të argëtohet!”

Foto: Dreka me pule

Atëherë ky e kapi për dore dhe i tha përsëri: “Për¬shkruama kuletën e humbur!” Mustafa iu për¬gjigj: “Do të të tregoj nëse më lëshon. Kuleta ësh¬të e zezë, e qepur me penj të kuq, ka tre xhe¬pa; në secilin nga një mijë dinarë. Tani, a je i kënaqur? Më lësho, Allahu të mëshiroftë!”
Njeriu e pyeti: “Kujt ia dërgoje ushqimin?” Mus¬¬ta¬fai tha: “Gruas sime, të cilën e kam lënë në një shtëpi të braktisur e ajo është gati të lin¬dë, e ndoshta tashmë ka lindur e nuk ka kush ta ndihm-ojë!” Njeriu: “Ti dhe gruaja juaj jeni mysafirë të mi! Eja të shkojmë dhe ta marrim atë!”
Mustafai ishte i gëzuar për shkak të mirësisë së papritur të këtij njeriu. U ngutën së bashku që ta merr¬nin gruan dhe vajzën e tij. I gjetën dhe i sollën dhe gruaja nuk kishte lindur ende. Ua dha një dhomë dhe kërkoi nga gruaja e tij që të kujdeset për gruan e Mustafasë.
Nga mesi i natës, gruaja e Mustafasë lindi djalë. Mustafai u gëzua dhe falënderoi Allahun xh.sh.

GËZIMI

Në mëngjes nikoqiri i tyre ua solli mëngjesin dhe duke ngrënë ia filluan bisedës. Nikoqiri e pyeti Mus¬¬ta¬fanë: “Me çfarë pune merresh?” Must-afa i tha: “Kam qenë tregtar dhe e di këtë punë, mirë¬po tani jam i varfër siç më sheh dhe nuk kam me çka të treg¬toj. Këtu kam ardhur të kër¬koj punë, ndoshta te ndo¬një tregtar tjetër.”
Nikoqiri i tha: “Si thua të marrësh pjesë me mua në një punë të vogël tregtare? Do të jap njëqind dinarë sa për fillim, që të mund të fi¬llosh punën, e pastaj fitimin do ta ndajmë.” Pas di¬sa ditësh, Mus¬tafai u kthye te nikoqiri i vet dhe i tha: “Bëra tregti dhe fitova pesëdhjetë dinarë, gjysma është juaja!” Nje¬riu i tha: “Bashkoja këtë fitim parave të tua dhe tregto me to që të fitosh më shumë!”
Iu kthye Mustafai tregut me plot vullnet për pu¬¬në. Frika nga vafëria ishte larguar, ndaj nuk e shikonte je¬tën ashtu zi si më parë. Allahu jep dhe Allahu ndalon. Allahu e shpëtoi nga var¬fëria kur e kishte më së vështiri, prandaj punonte pandër-prerë e gju¬hën dhe zemrën e vet vazhdi¬misht e përdorte që ta madhërojë dhe falënde¬rojë Alla-hun xh.sh.
Dinte ta tregonte falënderimin e thellë ndaj ni¬koqirit të tij për ndihmën e dhënë. U kthye kur ka¬luan disa javë dhe i dha gjysmën e fitimit.
Njeriu i tha Mustafasë: “Shiko shoku im, tani do të të them diçka pasi e arrite qetësinë dhe rehatinë e zemrës sate.”
Mustafai pyeti: “Çfarë do të më thuash, o vë¬lla?” Njeriu i tha: “A të kujtohet që e ke humbur kuletën e të hollave?” Ky iu përgjigj: “Po, më kujtohet, kurrë nuk do ta harroj këtë!” Njeriu  
Foto: Kuleta dhe sandeku

tha: “Të pata pyetur se a mund të ma përshk-ruash kuletën e ti e bërë këtë.” Mustafai tha: “Po, këtë e pata bërë atë natë kur isha duke qarë!” Njeriu shkoi tek një arkë e zbukuruar dhe nxori një kuletë: “A është kjo kuleta juaj?” Mustafai mori frymë me vështirësi dhe gati sa nuk i doli shpirti kur e pa kuletën e tij. Nga gëzimi dhe tron¬dit¬ja humbi vetëdijen. Kur erdhi në ve¬te, i tha njeriut: “Pashë Allahun, ku e gjetët?” Njeriu iu për¬gjigj: “E kam gjetur para dhje¬të vjetësh në rrugë për në haxh. I thashë një nje¬riu që të bërtiste me zë, kush e ka humbur ku¬le¬tën, mirë-po askush nuk u paraqit, prandaj e mo¬ra që ta ruaj duke iu lutur Allahut xh.sh. që të më ndihmojë në gjetjen e prona¬rit të kësaj kulete. Unë nuk ha haram. E falënderoj Allahun, i Cili të ka dërguar në këtë qytet dhe ma ka mundësuar të ta kthej kuletën kur ke pasur më së tepërmi nevojë për të holla! Këto para janë fi¬tuar hallall. Merre kuletën tënde dhe paratë që i fi¬tove më parë, ngase t’i kam dhënë një¬qind dinarë nga kuleta jote!”
Mustafai e falënderoi atë njeri për çdo gjë që kish¬te bërë, si dhe e luti Allahun xh.sh. që t’a ndihmonte edhe më shumë për shkak të fisnikë-risë dhe sin¬qeritetit të tij.
Jeta përsëri u ringjall te Mustafai dhe fa¬milja e tij: “Bota e muslimanëve ende është plot me mirësi dhe sinqeritet, kur ka ende të tillë si ju. Allahu i sprovon krijesat e Tij. Më duket sikur Allahu jua kishte dhënë në amanet këto para, që të mund të m’i ktheni atëherë kur të kem më së tepërmi nevojë për to.” Atëherë le¬xoi nga Kur’ani i Nderuar:
“Dhe ata të cilët kujdesen për amanetet e be¬suara atyre dhe për obligimet e veta. Dhe ata të cilët lutjet e tyre i kryejnë me kohë – ata janë pa¬sardhës të denjë, të cilët do ta trashëgojnë xhenetin; ata do të jetojnë përgjithmonë në të.” InshaAllah.

MËSIME NGA KULETA E HUMBUR

1. Tregtari musliman është i detyruar ta fa¬lënde¬¬¬rojë Allahu xh.sh. dhe të kapet fu¬qi¬shëm në fenë e Allahut – Islamin, e pa¬su¬ria assesi nuk mund të jetë zëvendësim për Islamin. Musta¬fa¬i, ndonëse tregtar, nuk ish¬te mendjemadh.
2. Kur muslimanin e godet ndonjë fatkeqësi (rast vdekjeje) duhet të thotë: “Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun.” (Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi). Mus¬tafai kështu veproi kur iu fundos anija dhe kur iu vranë të dy djemtë.
3. Pasuria dhe shëndeti mund t’i shkojnë mus¬li¬ma¬nit për një ditë, siç i ndodhi Mus¬ta¬fasë, kur ai u bë i varfër, pasi ishte i pasur.
4. Allahu xh.sh. ndonjëherë i sprovon mus¬li¬ma¬nët me fatkeqësi, që të shohë se a do të jenë ata të durueshëm apo jo. Mustafai ish¬te i durueshëm, duke shpresuar në shpër¬bli¬min e Allahut xh.sh.
5. Gruaja – muslimania duhet të jetë e du¬ruesh¬me dhe duhet t’i ndihmojë burrit të saj që t’i ka¬lojë më lehtë problemet jetë¬so¬re, të mos e lërë atë të vetmuar, por ta kë¬shillojë dhe ta nxi¬së që të jetë më i durue¬shëm, siç vep¬roi gruaja e Mustafasë kur i vdiqën fëmijët.
6. Shitësi duhet t’u falë borxhet aq sa mundet të varfërve dhe skamnorëve, kur të blejnë diçka nga ai, siç veproi shitësi i qumështit me Mustafanë.
7. Muslimani duhet t’i lutet Allahut xh.sh. sa më shumë, e sidomos nëse e godet ndonjë e keqe.
8. Muslimani duhet ta përcjellë gjendjen e vë¬lle¬zër¬ve të vet muslimanë dhe t’u ndihmojë atyre tamam si njeriu që dëgjoi natën zërin e vajit të Mustafasë, dhe e pastaj e gostiti atë në shtë¬pi¬në e tij.
9. Muslimani është i besueshëm dhe nuk e har¬¬xhon mallin e huaj, edhe nëse e ka në duart e veta atë mall. Kështu vep¬roi nje¬riu i besueshëm që gjeti kuletën e Mustafasë.


10. Muslimani nuk e humb shpresën në mëshi¬rën e Allahut xh.sh. e ndonjëherë fatke¬që¬sia zgjat shumë e pastaj ndërpritet, si¬ Must-afai i varfër, i tëri në sprova dhe në fund u bë përsëri i pasur me begatitë e Allahut xh.sh.


dhe ana tjeter: krrabcat dhe leshi

BEFASIA

FËMIJËRIA E IBRAHIMIT

Ishte një fëmijë i zgjuar dhe i gjallë. Mirëpo, nuk kishte mundësi për t’u shkolluar. Babai i vdiq kur ishte tre vjeç. Rronte një jetë të mje¬ruesh¬me. E ushqente nëna e vet, e cila edhe kuj¬desej për të. Punonte në shtëpi, duke tjerrë lesh, të cilin pastaj do ta shiste në treg, në mënyrë që të kishte mundësi që nga disa dërhem të fituar të blente ushqim për vete dhe Ibrahimin. E gjora në¬në, nuk e dinte rëndësinë e di¬¬tu¬risë, se nuk ishte grua e ditur. E tërë vëmendja e saj ishte përqen¬druar në atë që të tjerrë sa më shumë lesh, që të mund të fitonte para për rroba dhe ushqim për ve¬te dhe djalin e saj, Ibrahimin. Ndonjëherë i shikon¬te fëmijët e fqi¬njëve si shko-nin në shkollë që të më¬so¬nin shkrim dhe lexim. Por, as nuk e kishte men¬duar që ta dërgonte djalin e saj në shkollë për të mësuar diçka. Ibrahimi rritej dhe kishte mbu¬shur gjash¬të vjeç. Nevojat e shtëpisë rriteshin dhe me to edhe nevojat e Ibrahimit. I duheshin më te¬për vesh¬mbath¬je, rroba dhe ushqim. Prandaj nëna i tha: “Ibrahim, si mendon të punëso¬hesh në mënyrë që të fitosh diçka?” Ibrahimi nuk e kundërshtoi nënën e vet, se ishte shumë besnik dhe i dëgjueshëm. I tha asaj: “Si të thuash nënë!”
Të nesërmen shkuan te një tregtar dhe nëna kër¬koi nga ai duke e lutur që ta punësojë djalin e saj si ndihmës. Tregtari pranoi me kusht që Ibra¬himi të jetë punëtor i zellshëm dhe i sin¬qertë. Ajo iu përgjigj: “Djali im është rritur në duart e mia, i edu¬kuar me dashuri ndaj punës dhe respektit!” Treg¬tari i besoi, kështu që ia dha Ibrahimit çelës-at e dy¬qa¬nit të tij të madh dhe kërkoi nga ai që çdo ditë të vijë herët në mëngjes e ta pastrojë dyqanin dhe ta ren¬ditë mallin.
Ibrahimi e pranoi me gëzim punën dhe punon-te pa u lo¬dhur. Për fat të keq, tregtari ishte shu¬më kop¬rrac dhe çdo javë Ibrahimit i jepte vetëm nga një dër¬hem. Një dërhem nuk ishte i mjaftue¬shëm për ush¬qimin, pijen dhe rrobat e Ibrahimit. Për këtë arsye Ibrahimi iu ankua nënës së tij për koprracinë e treg¬ta¬rit. Nëna i tha se duhet të ke¬të durim gjersa ta mëso¬jë zanatin e pastaj treg¬tari do t’ia rrisë pagën.
Kishte kaluar një vit, ndërsa tregtari Ibrahimit i jepte ende mëditjen e njëjtë – një dërhem në ja¬vë. Ibrahimi kishte vendosur ta lëshojë atë tregtar dhe të kërkojë punë tjetër. Askush nuk dëshironte ta pranonte, se treg¬tari kishte kërcën-uar treg¬tarët e tjerë duke u thënë: “Ibrahimi është ar¬gati im! Kush e pranon në punë, do ta ndërprej bashkëpunimin me të dhe as¬një¬herë s’do të flas me të!”
Foto: Djaloshi ne xhami

Tregtarët ishin frikësuar nga ky kërcënim, pran¬¬daj refuzonin që ta punësonin Ibrahimin. Kësh¬tu që Ibra¬hi¬mi kishte ngelur pa punë dhe rrin¬te në shtë¬pi i mër¬zitur dhe plot brenga.

MËSIMET NË XHAMI

Ibrahimi e kishte shprehi të shkonte në xhami për të falur namazin. Para xhamisë, çdo ditë pas namazit të drekës, mbaheshin ligjëratat. Ibrahimi pas namazit e dëgjonte me vëmendje ligjëratën e dijetarit dhe përpinte çdo fjalë të tij në lidhje me respektin ndaj prindërve, dashurinë ndaj punës dhe dëshirës së çdo njeriu për të fituar bu¬kën e vet. Allahu xh.sh. i ka urdhëruar robë¬rit e Tij që të punojnë dhe të fitojnë për të je¬tuar, e jo të rrinë pa punë.
Një ditë, ndërsa po dilte nga xhamia, Ibrahimi fi¬lloi të mendonte për mësimet që jepte dijetari në lidhje me punën dhe fitimin, ndaj e pyeti ve¬ten: “Unë po rri si dembel, e si mund të kem diçka nëse nuk fitoj? Më duhet të punoj! U mundova të gjeja punë, mirëpo tregtarët më refuzonin sa he¬rë që kërkoja punë prej tyre.” Pastaj në mendi¬me u kthye nga ligjërata e di¬je¬tarit dhe mendoi se nuk është duke u munduar sa duhet. Mendonte se duhet të shkonte në ndonjë qytet tjetër, kur në qytetin e tij të gjitha dyert i kishte të mbyllu¬ra. Bisedoi me nënën e vet dhe ia tregoi asaj ven¬dosmërinë e tij për të shkuar në ndonjë qytet tje¬tër për të kërkuar punë. Mirëpo, nëna e tij kishte frikë për të, se ende ishte i vogël. Ibrahimi e bin¬di se është i aftë të punojë jashtë qytetit të tij dhe se nuk ka nevojë të mërzitet për të. Nëna e tij assesi nuk vendoste që ta lejonte atë ta lësho¬jë qytetin. Si të ndahej nga ai? Mirëpo, kur iu kuj¬tua se si u sollën tregtarët ndaj Ibrahimit në mënyrë të padrejtë dhe si refuzuan që ta punë¬sonin atë, në fund u desh të pranonte që djali i saj të shkojë në ndonjë qytet tje¬tër për të punuar.

KËRKIMI I PUNËS NË NJË QYTET TJETËR

Ibrahimi caktoi ditën e udhëtimit dhe e luti në¬nën që t’i përgatiste ushqim për rrugë, për disa ditë. Kur erdhi momenti i nisjes, mori ushqi¬min për rrugë, i kërkoi nënës që t’ia bënte hallall dhe ta luste Allahun xh.sh. për të. E lë¬shoi qytetin e vet dhe shkoi në drejtim të panjohur.
Udhëtoi tërë ditën, aty-këtu pushonte nga pak nën hijen e lisave, hante dhe falte namaz dhe i lutej Allahut xh.sh. që t’a ndihmonte në reali¬zi¬min e që¬lli¬mit të vet. Kthehej nëpër fshatra dhe kër¬konte punë, mirëpo, për fat të keq, nuk gjente asgjë, kështu që detyrohej të shkonte më tutje. Kaluan tri ditë. Ibra¬himi e harxhoi tërë ushqimin e vet dhe e kishte hum¬bur shpresën se do të gjente punë, ndaj ishte i dësh¬përuar. Shpesh i binte ndër¬mend ajo që kishte dë¬gju¬ar nga dijetari në xha¬mi,  
Foto: Lopa po mjelet

se duhet të jetë i ven¬dosur dhe të vazhdojë të kërkojë punë. Kur e kishte zënë gjumi nën hijen e një lisi, pasi ishte i raskapitur nga rrugë¬ti¬mi i gja-të dhe mun¬ge¬¬sa e ushqimit, erdhi një njeri me disa dele dhe ven¬dosi që edhe ai të pushojë nën hijen e atij lisi të madh. E vërejti Ibrahimin duke fjetur, u ul pra¬në tij dhe nxori pak ushqim për të ngrënë. Ibrahimi u zgjua i frikësuar nga blegërima e dhen¬ve. Mirëpo njeriu i dha selam me butësi. në më¬ny¬rë që ta qetësonte. Ibrahimi u qetësua, dhe njeriu e thirri që të hajë së bashku me të. Ibrahi-mi ishte i uri¬tur, kështu që i erdhi mirë. Bariu pas kësaj u ngrit të mjelë delet dhe i dha Ibrahimit qumësht, e ky e falënderoi ngroh¬tësisht për të gjitha këto. Njeriu e pyeti Ibrahimin se nga po shkonte, e ky ia tregoi të gjitha me radhë. Nje¬riu buzëqeshi dhe tha: “Mos u mërzit. Nëse do punë, do ta gjesh atë tek unë, e unë do të të paguaj mirë!” Ibrahimi i be¬fa¬suar e pyeti se çfarë pune ishte ajo, njeriu iu përgjigj se duhet të ruajë delet. Ibrahimi iu gë¬zua kësaj pune, e sidomos për atë se do të pu¬nonte te ky njeri i mirë dhe zemërgjerë. E pra¬noi punën me gjithë zemër dhe shkoi me atë njeri në fshatin e tij. U vendos tek ai. Që të nesër¬mën mori një kope të vogël që t’i ruante në një livadh. I ruante de¬let nëpër kodra dhe lugina dhe para mbrëmjes kthehej në shtëpi.
Ibrahimi ishte punëtor i ndërgjegjshëm. Punët e ve¬ta prej bariu i kryente me nder dhe zell, edhe pse delet duheshin ruajtur nga ujqit e uritur.

Foto: Bariu me shkop

Aty gjeti fatin dhe rehatinë. Rashidi, për të cilin punonte Ibrahimi, ishte shumë i drejtë, ndërsa punën ia paguante mirë. Me Ibra¬hi¬min sillej si me djemtë e tij. Ibrahimi e konside¬ronte Rashidin si baba, ndaj e kishte harruar qy¬tetin e tij. Me¬gjithatë, shpesh i kujtohej nëna dhe dëshironte që edhe ajo të ishte me të, në më¬nyrë që të kënaqej edhe ajo me këto të mira që kishte.
Kishin kaluar tri vjet qëkur Ibrahimi ishte te Ra¬¬shidi. Kopeja e Rashidit ishte rritur. Por, Ibra¬himi dë¬shi¬ronte të shihte nënën e vet, ndaj kërkoi leje nga Ra¬shidi që ta vizitojë atë. Ai iu përgjigj: - Nuk ka prob¬¬lem, shko dhe vizitoje nënën tënde. Rri atje një muaj, e pastaj kthehu, se më duhesh. Te ti kam shumë besim! Ibrahimi i premtoi se do të kthehej.

KTHIMI NË SHTËPI

Si pjesë të fitimit, të cilin e kishte merituar duke punuar tre vjet tek Rashidi, Ibrahimi mori me vete disa dele. Pjesën tjetër të de¬leve e la te Rashidi, si amanet se do të kthe¬hej. U përshëndet me të dhe shkoi në shtëpi te nëna e vet.
Kështu, Ibrahimi arriti në shtëpi me delet e veta dhe pak të holla në xhep. Nëna u gëzua shumë, sepse kushte filluar ta pyeste veten në mos i kishte ndodhur diçka, se mos e kishte pësuar diku ose në kishte vdekur.   Asnjëherë, që
Foto: Sandeku

kur kishte shkuar, nuk kishte marrë asnjë lajm. Për kë¬të arsye gëzimi i saj ta¬ni ishte i papërsh-kruar. E përqafoi dhe i tha: - Më më ke munguar shumë dhe unë jam brengosur dhe mër¬zitur. Mos u lar¬go më nga unë.
Ibrahimi i tha: - Nënë, kam punuar te një nje¬ri i mirë dhe zemërgjerë. Ishte njeri shumë fisnik dhe shu¬më mirë më paguante, e tek ai kam lënë edhe një¬herë kaq dele sa kam sjellë në shtëpi dhe i kam premtuar se do të kthehem! Nëna e ndërpreu: - Sado që ti të më flasësh për nde¬rin dhe për fisnikë¬rinë e Rashidit, nuk dua që të shkosh përsëri, se nuk do të mund të duroj edhe një ndarje me ty!
Ibrahimi e dëgjoi nënën e tij dhe vendosi të mos kthehet te Rashidi. E pyeti se çfarë do të punon¬te këtu dhe nëna i tha: “Puno çfarë të duash, shko në treg dhe shiti këto dele. Blej një gomar dhe shfry¬tëzoje për mbartje, puno si hamall.”
Ibrahimi veproi ashtu siç i tha e ëma dhe filloi të punojë si hamall.
Një pjesë të fitimit e shpenzonte për vete dhe në¬nën e tij, ndërsa pjesën tjetër e kursente. Nga kursi¬mi bleu një shtëpi e pastaj u martua.
Puna e tij ishte t’u transportonte njerëzve gjërat e ty¬re ose grurin gjer në mulli.


FAMILJA E IBRAHIMIT

Numri i anëtarëve të familjes së Ibrahimit shto¬¬hej, kështu që pas dhjetë vjetë martese ai kish¬¬te pesë fëmijë, e me të dhe gruan e tij jetonte edhe nëna e tij. Harxhimet për ushqim, rrobe dhe për shko¬llimin e fëmijëve shtoheshin.
Ibrahimi ishte i vendosur që fëmijët e tij të bëheshin të ditur, që të mos jetojnë si ai, pa shkollë dhe injo¬rantë. Prandaj u duhej siguruar fëmijëve vet çdo gjë që ishte e nevojshme për mësim, por edhe ushqimin dhe veshje.
Një ditë, tek shkonte me gomarin e vet të ngarkuar me thasë të rëndë me grurë, duke e de¬ty¬ru¬ar të ecte më shpejt, gomari u rrëzua, ra dhe shumë shpejt ngordhi. Ibrahimi u mërzit shumë dhe filloi të mendojë se çfarë do të bënte pa gomarin, kur nuk kishte as para të kur¬syera që të mund ta blejë tjetrin. Erdhi në shtëpi i mërzitur dhe i zhgënjyer me lot në sy. Du¬hej ta ushqente fa¬miljen, por nuk mund të fiton¬te. Nuk dilte nga shtëpia, kurse fëmijët e tij i kishte kapluar frika se babai i ty¬re tanimë ishte i varfër.
Kur e pa në këtë gjendje, nëna e tij plakë iu drej¬tua me këto fjalë: - Ibrahim, biri im, përse rri kështu si grua? Asnjëherë nuk të kam parë kështu të pashpre¬së dhe të papunë e të mos dalësh nga kjo situatë. Shko të kërkosh punë!
Ibrahimi iu përgjigj: - Çfarë të bëj, kur gomari im, me të cilin kam punuar dhe kam fituar, më ka ngordhur. Ku ta marr tjetrin?
- Duhet të bësh çmos për të fituar, e jo të rrish dhe të vajtosh. A nuk të kujtohet kur si fë¬mijë shko¬ve në një vend tjetër për të kërkuar punë? E tani, kur je burrë i fortë dhe ke familje të madhe, mund të qëndrosh pa punuar? Fëmijët i ke të uri¬tur! Këtu Ibrahimit iu kuj¬tua Rashidi dhe delet e veta, të cilat i kishte lënë tek ai. Menjëherë u ngrit, duke shpresuar se mendimi i tij ndoshta rea¬lizohet, dhe i tha nënës: - Do të shkoj përsëri te Ra¬shidi. Tani m’u kujtua, delet e mia janë tek ai. Nëse mi kthen, do të mund të blej një go¬mar! Nëna i tha atij: - Tani të ra ndër-mend Ra¬shi¬di dhe delet e tua? Çdo gjë mund të ketë ndry¬shuar pas gjithë këtyre viteve. Si do të mund t’i thuash se pas gjthë këtyre viteve ti ke dele tek ai? Kush e di, ndoshta edhe ka vdekur. Mendo diç¬ka tjetër!
Pas kësaj, Ibrahimi u ul i brengosur, duke humbur shpresën.

BEFASIA

Atë natë Ibrahimi nuk mundi të flinte. Plot bren¬ga dhe mërzi të madhe, mendonte se çfarë do t’u jepte fëmijëve të vet nesër për të ngrënë. Sa e kishte kap¬luar gjumi, iu paraqitën para syve delet që kishte lënë te Rashidi – sikur blegronin   pe-

Foto: Endrra

rreth tij dhe e thërrisnin që t’i merr¬te ato. I gëzuar mendonte se si do të përqafonte një herë njëriu qengj e pastaj tjetrin. Mirëpo, për fat të keq, kjo ishte vetëm një ëndërr. Tërë natën, kur zgjohej ishte me brenga, e nëse e kaplonte gjumi   delet e thërrisnin përsëri në ëndërr.
Në mëngjes vendosi të shkonte në fshatin e Ra¬shi¬dit. I kërkoi leje nënës, u përshëndet me gruan dhe fëmijët dhe u nis për rrugë. Pasi fshati ishte zhvilluar dhe kishte ndryshuar shumë, filloi të pyeste për Rashidin. Atje arriti pas tri ditësh. Kur erdhi te shtëpia e Rashi¬dit, e pa atë aty. Rashi¬di rrinte në një kodrinë dhe shikonte delet e veta, të cilat kishin mbu¬shur luginën. Ibrahimi iu afrua, i dha selam dhe i tha: - Zotëri, unë jam Ibrahimi, a po më njihni?
Rashidi iu përgjigj: Mirësevjen! Shu¬më mirë po më kujtohesh!
Ibrahimi vazhdoi: - A ju kujtohet zotëri, se tek ju pata lënë disa dele. Tani më duhen!
Rashidi buzëqeshi dhe e pyeti: “Pse shkove e më nuk u ktheve, e më pate premtuar se do të kthehesh!
Ibrahimi iu përgjigj: - Dëgjova nënën, e ajo nuk më lejoi të kthehem. Kërkoi të mbetem me të. E dëgjova dhe qëndrova me të. Tani kam ardhur tek ju që të më ktheni delet e mia, Allahu ju dhën¬¬të çdo të mirë!”
Rashidi i tha: - Shiko në këtë luginë dhe më thuaj çfarë po sheh!
Ibrahimi i tha: - Delet tuaja!
E Rashidi i tha: - Ato janë të tuat. Merri dhe shko në shtëpi!
Ibrahimi iu përgjigj: - Unë kërkoj vetëm de¬let e mia. Ishin katër apo tri dele, ju më tho¬ni: “Merri delet që kanë mbushur tërë luginën! Ç’është me ju, mësuesi im?! A më përqeshni?
Rashidi iu përgjigj seriozisht: - Po them të vër¬te¬¬tën, s’kam përqeshur asnjëherë askë, e as ty tani. Këto janë delet e tua. Janë rritur dhe ja¬në shtuar e tani janë këto që po sheh. I kam ruajtur dhe jam kujdesur për ty, se ndoshta një ditë kthehesh dhe i merr ato. E falënderoj Allahun, ke ardhur në mo¬men¬tin e duhur! Biri im, tani jam shumë plak dhe ki¬sha frikë se do të vdisja para se t’i ktheja delet. Merri de¬let dhe kthehu, Allahu të ndihmoftë. Kthehu, Zo¬ti të bekoftë!
Ibrahimi ishte shumë i gëzuar dhe falënderues ndaj tij.
- Këto dele vlejnë me mijëra dinarë. Falënde¬ri¬mi dhe lavdërimi i takon Allahut, jam bërë shu¬më i pa¬sur! Fëmijët do të jenë të lumtur kur të më sho¬hin. Ende ka në këtë botë njerëz të mi¬rë dhe të nder¬shëm. I falënderuar qoftë Allahu!”


MËSIMET E TREGIMIT

1. Fëmija musliman duhet t’i nënshtrohet në¬nës së vet, si shpërblim për mundin që ajo ka dhë¬në për të.
2. Rinia muslimane duhet të marr pjesë në grupe dhe shoqata nëpër xhami, në të cilat mësohen dituritë dhe leximi i Kur’anit.
3. Duhet t’u bëjmë mirë të varfërve dhe skam¬no¬¬¬rë¬ve, siç bëri bariu me Ibra¬himin, kur e gjeti nën lis.
4. Muslimani nuk duhet ta keqpërdorë besimin që i është dhënë, por duhet të ketë ¬be¬sim, siç kishte Ibrahimi në pu¬nën e tij si bari.
5. Muslimani duhet ta fitojë bukën e tij në më¬nyrë hallall, edhe nëse duhet të jepë mund të madh. Muslimani nuk guxon të je¬të i kënaqur me fitimin haram.
6. I riu musliman nuk duhet të udhëtojë e ta lë¬rë nënën vetëm, nëse ajo nuk e lejon këtë.
7. Muslimani asnjëherë nuk e humb shpresën. Ai çdo herë duhet t’i mbështetet Allahut të Lar¬të¬suar dhe nuk bën të jetë dembel.
8. Muslimani nuk duhet të hajë pasurinë e të tje¬rëve në mënyrë të palejuar, por të vep¬rojë ashtu siç veproi Rashidi.
9. Kur muslimani fiton shumë pasuri, kjo nuk duhet ta mashtrojë, por duhet ta falënde¬rojë Allahun, siç veproi Ibra¬himi kur Ra¬shidi i dha një kope të madhe me dele.


LETRA QË FITON

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

DUKE FALËNDERUAR ALLAHUN ZGJASIN BEGATITË (NIMETET)

Ademi jetonte në shtëpinë e tij të re, i lumtur dhe i kënaqur me djalin e tij Dritonin dhe gruan e tij të devotshme Fatimen. Ata para martesës, kishte jetuar disa vjet me qira në një dhomë të errët.
Sot, pas katër vjet martese, kishin sjellë në k묬të botë dy binjakë, të cilët i kishin emëruar Luan dhe Vjoll¬ca, e dhuntia e Allahut kishte bërë që babai i tij të kishte një dyqan të vogël ku shiste dhe ndreq¬te këpucët. Gruaja e tij ishte edu¬kuese dhe am¬vi¬se e mirë dhe i përmbahej Fja¬lëve të Allahut xh.sh.: “…Nëse falënderoni, do t’jua shtoj të mirat…” (Ibrahim: 7)

LUMTURIA VJEN ME PUNË (HALLALL) E JO ME LOTO (HARAM)

Njeriu asnjëherë nuk di se çfarë sjellin ditët, kësh¬tu që Ademi filloi ngadalë të grumbullojë para dhe t’i kursejë ato. Çdo ditë zgjohej herët dhe bën¬te pu¬nën e vet.
Një ditë vëmendjen e tij e tërhoqi zëri i shi¬tësi të lotarisë, i cili dinte t’i afronte njerëzit me fjalë tërheqëse: “Lotoja e ma¬dhe e kë¬tij viti! Jeta është loto! Së shpejti do të jetë tër¬heqja e madhe – dyqind e pesëdhjetë mi¬jë euro! O fat¬bardhë, fati po të buzëqesh për vetëm pesë euro!”

SHEJTANI ASNJËHERË NUK PUSHON

Ademi dinte shumë mirë si t’u lar¬go¬hej mendimeve – cytjeve të shejtanit kur i binin ndër-mend. Mirëpo këtë herë lakmia e bëri të vetën dhe ngadalë pa u vërejtur e zuri vendin e vet. Filloi të përsëriste: “Dyqind e pesëdhjetë mi¬jë euro!!! Rast që nuk lëshohet. Duhet të pa¬guaj vetëm pesë euro që dyert e fatit të hapen… Dorë, shko në xhep, nxirri pesë euro që dyert e fatit të tërat të hapen… Dorë, shko në xhep, nxirri pesë euro, ky është çelës i fatit.” I tha shitësit: “Ma jep një kombi¬nim të lotos dhe më ndihmo Zot që ta fitoj shpër¬b¬limin kryeso¬r!”
Duhet të kishte thënë: “O Shejtan,” në vend që të përmendte emrin e Allahut xh.sh. Allahu nuk urdhë¬ron që të veprohet punë e keqe dhe e padrejtë. Ai ndalon që të veprohet punë e keqe dhe e padrej¬të. Ai ndalon që të marrim atë që të tjerët e kanë fituar me djersë dhe mund, e   kurrë



në¬se fitohet me pa¬drejtësi, me kumar dhe pa mund.

E MIRA U TAKON TË MIRËVE

Ademi kishte harruar se e mira vjen vetëm në¬për¬mjet një dere. Allahu pranon vetëm atë që është e mirë. Ademi kishte blerë kombinimin me numër 456789. Shejtani ia përziente trurin se fati fillon me numrin katër dhe numrat që pasojnë pas saj… “O fati im, bëhu në vendin më të mirë për mua në kutinë e biletave… Do ta fitoj, do ta fitoj shpër¬blimin e parë për vetëm di¬sa të holla, për vetëm pesë euro! Qëllimi im është i mirë. Allahu do t’i për¬gjigjet lutjes si¬me. O Zot, mos bë që të tjerët të fi¬toj¬në… Gjërat e ëmbla, pallatet dhe çdo gjë e mirë le të jenë vetëm për mua! O Zot! Ti do të më përgjigjesh dhe do të ma mundësosh këtë gjë mua!”

HALLALLI DHE HARAMI JANË TË NJOHURA

- O Zot, nuk kam folur për këtë gjë para gruas si¬me, Fatimes. Ajo është grua e drejtë dhe e de¬vot¬¬sh¬me. Vetëm hallallin e pranon. Nuk beson në loto dhe nuk dëshiron të dëgjojë për lojërat e fatit. Këtë ajo e quan bixhoz, e ndonjëherë mall-kim, mi¬rëpo këtë herë pa dyshim se do të jetë be¬fasi. Numri i kombinimit është i pabesueshëm, për¬bëhet nga numrat e njëpas¬një¬shëm.

Foto: Kepuctari fitues i shperblimit te pare

Papritmas në dyqan hyri fqinji, Murati, pasi Ademi ia kishte tërhequr vë¬mendjen e tij, duke puth¬ur kombinimin e lotos, i tha: - Ç’ke o njeri që e puth atë?! O Adem, kjo është haram… Ky vep¬rim është haram, edhe nëse nga fitimi ndër¬ton xhami dhe shko¬lla, apo u ndihmon atyre që kanë shumë nevojë për ndihmë!

I MIRI NUK PRANON PËRVEÇSE TË MIRËN

Ademi iu përgjigj në mënyrë nën¬çmue¬¬se dhe me cinizëm: “Unë këtë e di dhe ti do të më thuash: “Allahu është i Mirë dhe pranon ve¬tëm atë që është e mirë… E unë çfarë kam bë¬rë?! Unë nuk kam vrarë askë. Nuk kam vje¬dhur!!! Një plus një bëjnë dy, e euro është euro… Ky është parim njerëzor, o Murat! Unë do të pendohem tek Allahu. Do të shkoj në haxh! Do të jem si fëmijë i pasherr, siç thoni ju, i devotshëm!”
Murati e lëshoi dyqanin ende pa e përfunduar bi¬sedën, ndërsa Ademi mbeti i vetmuar në ëndrrat e ve¬ta du¬ke vallëzuar dhe duke e pritur momentin e tërheqjes.
Jo shumë pas kësaj, kuptoi se kombinimi i tij i lotarisë me numrin 456789, kishte fituar shpërbli¬min e parë!

ZILIQAR… EDHE NË HARAM

Zemra e Ademit lundroi në detin e ëndrrave. Të gjithë e ulnin kokën, vetëm ai e mbante të ngri¬tur. Të gjitha letrat e fatit u fundosën, përveç letrës së shi¬tësit të këpucëve. Ajo shëndriste si Diell mbi kokat e të gjithë tjerëve. Shëndritja e saj nuk krahasohet me shëndritjen e yjeve. “Sa i ëm¬bël që je, o fat… 250000 euro të gatshme, këto do t’i fitoj tani. Po shkoj t’i marr, largohuni nga rruga.”
Sytë e të gjithëve e shikonin me zili, sikur i tho¬¬shin: “Bota është jotja, Adem! Do t’i kesh të gjitha, do të bësh çfarë të duash. Do të banosh në shtëpinë më të bukur! Do të kesh një dyqan kë¬pucësh. Askush s’është si ti!”

PASURIA VERBON

Ademi nxitoi kokëlartë, me buzë¬qesh¬¬je të madhe në fytyrë, deri tek arka duke bër¬titur: “Unë, unë e kam fituar shpërblimin e parë, m’i jepni paratë e mia! Jam duke fluturuar nga gëzimi … bota është imja! Gazetarë, më fo¬tografoni! Fo¬tografia ime le të jetë në faqet e para të gazetave tuaja… Unë jam Ademi! Jam bërë budalla pas pa¬rave!!! Unë!!! Unë!!!”
Vërtet ishte si budalla, budalla i pashoq… fitues në fat dhe budallallëk. Vazhdoi të bër¬tis¬te
pa marrë parasysh asgjë tjetër, veç paratë.


PUNË TË SHEJTANIT

Se sa ishte mërzitur Fatimja, as mos pyetni, kur kishte lexuar se çfarë shkruante nën fotogra¬finë e bu¬rrit të saj në gazeta: “Shitësi i thjeshtë i këpucëve fiton shpërblimin e parë në tërheqjen e lotos!!!” E paramendonte fotografinë e tij në Ditën e Gjykimit. Ajo është dita kur njeriut nuk i ndihmon as pasuria, as fëmijët, por vetëm punët e tij të mira.
Tani Ademi rrinte në mes të shtëpisë, pranë parave. Njëherë i prekte e pastaj i numëronte ose i puthte. “Do të udhëtoj, do të tregtoj, do të blej shumë letra të fatit. Do të kem pallate… mën¬dafsh… rroba të bukura… shtrate të rehatshme…”

NJERËZVE U JANË ZBUKURUAR EPSHET

Ende pa kaluar ajo ditë, Ademi kishte shitur çdo gjë nga dyqani i vet, madje edhe vetë dyqanin. Kër¬koi nga fqinji i vet, Murati, që t’ia kthejë borxhin. U kthye në shtëpi i gëzuar, me një pasuri të madhe të ci¬¬lën e kishte fituar pa mund dhe pa djersë. Grua¬ja e tij qante për shkak të sjelljeve dhe fja¬lëve të tij qesharake: - Të gjithë fqinjtë do të na ke¬në zili. Do të kemi vetëm gjëra të reja! Lum¬turia ësh¬të jona! Eja, të vallëzojmë rreth parave! Hajde, eja!

TË USHQYERIT ME HARAM ËSHTË HARAM

U ndal kur pa lotët në faqet e bashkëshortes… Qeshi si budalla dhe i tha: - A nuk ëndërroje për udhëtimin në det… për shkuar¬je në vendet më të bukura? Gëzohu së bashku me mua dhe përgatitu për rrugë – ta shëtisim tërë botën, ta shijojmë fatin dhe ta ndiejmë tërë këtë pasuri… S’ka Zot tjetër veç Allahut! Çdo gjë në kohën e vet ka shijen dhe bukurinë e vet.
Pastaj Fatimja tha: - Si të gëzohem me paratë e marra nga goja e të tjerëve. Këto para për mua janë haram, dhe çdo kafshatë nga këto para më çon në xhehenem. Shko vetëm deri në fund të botës dhe largoji këto para nga shtëpia. Allahu do të na ndihmojë, ndërsa harami assesi nuk do të na bashkojë.

DIKUSH KA IMAGJINATË BUDALLAI

Fatimja nuk deshi të përshëndetet më të kur ai mori diçka prej të hollave, ndërsa pjesën më të madhe e la. Shkoi me kokë lart në drejtim të sta¬cio¬nit të auto¬bu¬sëve. Të gjithë e shikonin me zili, si¬kur donin t’i tho¬shin: “Ne jemi shërbëtorët e tu, ti vetëm urdhëro…” Realiteti ishte shumë i ngja¬shëm me ëndrrën… Mbret pa mbretëri! Para hyrjes në autobus buzëqeshi në mënyrë të ëmbël, si¬kur dë¬shironte të përshëndetej me ëndrrat e tij…

Foto: Syri me lote

Mirëpo, ç’kishte Murati? Ai po shpej¬ton¬¬te me moto-çikletë për në stacionin e autobu¬sëve. Nga balli i pikonin djersët dhe bërtiste nga larg: - Adem, zbrit nga autobusi, mos udhëto!

ALLAHU ISHTE ME TË

Ademi zbriti me të shpejtë nga autobusi dhe gati i ra të fikët kur dëgjoi se çfarë i tha Murati: - Eja në shtëpi, shpëto gruan dhe fëmijët e tu! Një prishje në rrjetin elektrik ka shkaktuar zjarr në shtëpinë tën¬de! Gruaja mezi i ka shpëtuar fë¬mijët nga zjarri që shumë shpejt e dogji shtëpi¬në. Ulu në motoçik¬le¬të dhe të shkojmë te ndih¬ma e shpejtë!
Ademi ndjeu sikur po i binin në kokë me çekiçë të hekurt.
Kështu, fituesi i shpërblimit të parë, u bë i pari në fatkeqësi.

MOS E HUMBNI SHPRESËN NË MËSHIRËN E ALLAHUT

Të hollat u dogjën, dyqani u shit… E edhe shej¬ta¬ni e kishte lëshuar. Dhe sikur i thoshte: “Mos më mallko mua, por   veten!”
Në një moment ëndrrat i shkuan. E humbi ve¬t묬di¬jen. Kur hapi sytë, pa Muratin duke ia fshirë ballin nga lotët.

Foto: Shtepia e djegur

- Mos u mërzit, o Adem! Caktimin e Allahut as¬¬kush nuk mund ta ndryshojë! Falënderimi i ta¬kon Atij, për çdo rast. Gruaja dhe fëmijët do të shë¬rohen, e Allahu i pra¬non pendimet e robërve të tij. Kthehu tek Ai! Ai i fal mëkatet!
Ademi e shtrëngoi dorën e fqinjit të vet dhe duke qarë tha me sytë e drejtuar nga qielli: “I fa¬lënderuar qofsh, o Zot! S’ka zot tjetër që meri¬ton adhurimin veç Teje! E unë vërtet kam bërë gabim ndaj vetes sime!” (Enbija, 87)

Foto: Duart dhe duaja

MËSIMET E TREGIMIT

1. Ndodh ndonjëherë që varfëria të jetë e mirë për muslimanin, se pasuria shpeshherë e prish njeriun.
2. Shejtani asnjëherë nuk ndalet, prandaj edhe ne nuk duhet të rreshtim së kërkuari mbroj¬tjen e Allahut xh.sh.
3. Shejtani i nxit njerëzit të mendojnë se lum¬turia është në fitimin e haramit, e në të vër¬tetë ësh¬të e kundërta. Lumturia nuk ësh¬të në pasuri, por në devotshmëri.
4. Muslimani duhet të këshillohet me njerëz të mi¬rë dhe të ditur kur dëshiron të bëjë diçka, por dyshon a është e lejuar (hallall) apo e ndaluar (haram).
5. Fqinji duhet këshilluar dhe udhëzuar në pu¬në të mira, kur e sheh se punon gjëra të ndaluara.
6. Muslimani nuk duhet të gëzohet kur dikush nga fa¬mil¬ja e tij ka fituar diçka në mënyrë të pa¬le¬juar, mirëpo duhet të mërzitet, siç u mërzi¬t Fatimja kur Ademi fitoi në loto.
7. Kur muslimani fiton ndonjë pasuri, nuk du¬het të sillet me mendjemadhësi, siç bë¬ri Ademi.
8. Nëse te muslimani mëkatar gjendet ndo¬një pasuri e fituar në mënyrë të palejuar, nuk i le¬jo¬het që ushqehet nga ajo pasuri të.
9. Atij që e fiton pasurinë e vet në mënyrë të pa¬lejuar, Allahu xh.sh. ia largon bere¬qe¬tin nga ajo pasuri ose pasuria hallall zhdu¬ket së bash¬ku me atë haram, siç ishte rasti me zjarrin në shtë¬pinë e Ademit.
10. Muslimani duhet të pendohet tek Allahu xh.sh. për mëkatet e bëra dhe të nxjerrë më¬sim nga fatkeqësia që e godet.


RRUSHI I LLASTUAR

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
Unë jam një kokërr rrushi. Kokrrat e tjera ja¬në vë¬llezërit e mi. Kanë ardhur para meje në bo¬të. Kala¬veshi ynë përbëhet prej katër kokrrash. Ishin të vogla, pastaj u rritën dhe u poqën.
Isha vërtet i llastuar. Allahu e kishte cak¬tu¬ar që të isha kokrra e fundit, kështu që këtë ofiq e kam fituar kur kam zbukuruar renditjen tonë.
Jeta e fëmijës së llastuar është e stërmbu¬shur me ndodhi. Këtë herë do t’iu rrëfej tre tregime.


VJEDHËSI I PJESHKAVE


Isha pesëvjeçar. Një ditë dola me biçikletën ti¬me, e cila nuk ishte në gjendje aq të mirë, për shkak të përdorimit të tepërt të saj. Nganjëherë e tërhiqja me vete e nganjëherë hipja mbi të, derisa arri¬ta te një vend që quhet “Dera e kuqe”, jo edhe aq larg nga lagjja jonë. Ishte aty shitësi i bylmetit, Qe¬rimi dhe zdrukthtar Naimi pranë çezmës. Shpesh¬herë bëja kinse po pija ujë në mënyrë që te lagia rrobat, gjë që më pël¬qente shumë. Përpara çeshmës ishte dyqani i frutave i xhaxhi Jakupit, i cili qënd¬ron¬te në mes të frutave duke bërtitur: “Të kuqe dhe të pjekura, të kuqe dhe të pjekura!”, e ndërkohë i rregullon¬te dhe i paloste pjeshkët nëpër arka. Ishte i kë¬naqur që po thërriste blerësit me zërin e tij të mirë.
Qëndroja pranë ujit, si zakonisht, ndërsa sytë e mi shikonin pjeshkët që ishin të ren¬di¬tura bukur. Këtu luhej loja e shejtanit: “heroi dhe hajduti” kur xhaxhi Ja¬ku¬pi nxori një arkë me pjeshkë para dyqanit. A do të ketë sukses kjo lojë? Gjer atëherë asnjëherë s’e kam provuar rol-in e hajdutit. E preka xhepin, ishte i zbra¬zur. Iu afrova me kuj¬des arkës, duke shfry¬të¬zuar rastin kur shitësi ishte i zënë me një myshteri. Me shpe-jtësi dhe mje¬shtëri të madhe e zgjata dorën, kështu që pjeshka e madhe u gjet në xhepin tim. Me shpej¬tësi të vetëtimës u ndala me biçikletë para shtë¬pisë sime. Para se të trokisja në derë, e nxora pjesh¬¬kën dhe e kafshova me lezet. Por, gjurmët e vjedhjes më kishin mbetur në buzë. Kur nëna e hapi derën, i pa këto gjurmë, duke përfsh-irë me një shikim xhepin tim dhe duart e mia. Kur më pyeti: “Çfarë po ha?” e kuptova se isha zbuluar.
Nuk isha mësuar ta gënjeja nënën. Ajo më kish¬te mësuar të isha i sinqertë, edhe pse më kishte llastuar. U përgjigja i hutuar: - Kam një pjesh¬kë.
Foto: Gajbe me pjeshka

- Ku e more?
- E kam vjedhur nga dyqani i xhaxhi Jakupit.
U hidhërua, por nuk më kërcënoi. Shumë shpejt erdhi në vete, më kapi për dore dhe më dër¬goi në dyqan. Kërkoi gjysmë kilogrami pjesh¬ka, e pagoi dhe mori një qese të vogël me fruta. Nga qesja nxori një pjeshkë të pjekur e të kuqe dhe e ktheu në arkë, e xhaxhi Jakupi këtë as nuk e vë¬rejti. U çudita pse e bë¬ri këtë, kur ne e kishim pa¬guar atë pjeshkë!!!
U kthyem në shtëpi. Para se të filloja që t’i haja pjeshkët, nëna ime e ndershme dhe e devot¬shme filloi të më rrahë, aq dhimbshëm, saqë shpejt e harrova kë¬naqësinë e pjeshkës së parë.
Kjo për mua ishte mësimi i parë dhe i fundit për nder¬shmërinë. Pas kësaj nuk kisha më nevojë për kurr¬farë këshille që do të më mësonte nderin.
Nëse xhaxhi Jakupi nuk më ka parë duke e vjedhur pjesh¬¬kën, Allahu, i Cili na i ka dhuruar këto pjesh¬ka të shij¬shme, sheh çdo gjë që punoj-më.



DETYRIMI I HARRUAR


Në fund të javës, kur u ktheva nga shkolla (e enj¬te, 29 Prill, 1985), erdhi koha për të shkruar de¬tyrat e shtë¬pisë. Kur e kreva detyrën, u çlirova dhe hyra në ëndrra të bukura, të bukura si fëmij-ëria, se ne¬sër, të premten, do të shkoja me në¬nën në parkun “Burimi i gjelbër” dhe se si do të udhëtoja me tren nëpër sheshin “Hasan Prisht-ina.” Kënaqesha duke men¬duar për këtë.
Ëndrrat e mia realizoheshin. Shëtitja kishte kaluar me gëzim dhe hare dhe u ktheva i gëzuar dhe i kë¬naqur.
Erdha në shtëpi i lodhur, pasi luajti shumë pranë burimit. Duke prekur nëpër shtrat kër¬ko¬ja çantën, që të bindesha se detyra ësh¬të në vend. Mirëpo, për shkak të lodhjes së ma¬¬dhe, më kaploi një gjumë i thellë. Më duhej të flija, në mënyrë që të pu¬shoja. Fjeta deri vonë. Nëna provoi disa herë të më zgjojë. U zgjo¬va pas orës shtatë e gjysmë dhe i kër¬kova falje nënës. Thashë lutjet e mëngjesit, të cilat më ki¬shin kaluar duke fjetur. E mora me të shpej¬të çantën dhe një riskë buke të lyer me gjalpë dhe nxi¬tova për në shkollë. Duke e falënderuar Allahun xh.sh. arrita në kohë, para ziles, në shkollë (e cila gjen¬dej në lagjen Sara-nda). Nuk e ndiva mun¬din, sep¬se e doja shkollën. Aty mësojmë dhe edu¬ko¬hemi. Shko¬lla ime dallo-hej për nxënës të shkëlqyer dhe të edukuar,   siç

Foto: Canta dhe fletorja

jam edhe unë, i falën¬de¬ruar qoftë Allahu xh.sh.
Në shkollë filluam me “Bismil-lah!” Mësues Os¬¬mani kërkoi që të nxjerrim fletoret, që të na i shikojë detyrat e shtëpisë. Kur e futa dorën në çan¬të, fleto¬ren nuk e kisha!!! Ndoshta kishte mbe¬tur për të fjetur në shtratin tim?! A do të më besojë mësuesi? Asnjëhe¬rë në shtatë muajt e kaluar nuk kishte ndodhur të mos i bëja detyrat e shtëpisë!
Erdhi radha ime e mësuesi më pyeti: “Ku i ke detyrat?”
Një lot i madh më pikoi nëpër faqe. Nuk isha m묬su¬ar të arsyetohesha për një gjë të këtillë. Mi¬rëpo, si ta argumentoj se nuk jam fajtor? Shko¬va në vendin e dënimit, por mësuesi nuk na dënonte menjëherë. Pata fat. Dikush trokiti në derë. Erdhi shpë¬ti¬mi!!! Një grua mbante një fletore dhe pyeti: “A e keni në klasë një fëmijë të vogël bjond i cili e ka harruar fletoren? Ju lutem, faleni atë! Ja, këtu është fletorja dhe jepjani këtë qese të vogël.” I buzëqesha nënës dhe e fa¬lënderova me shikim për kudesin e saj. E hapa qesen dhe në të ishin 99 kokrra rrushi… Pse nuk ishin njëqind? Nëna ime nuk harron, por donte të më japte një mësim që të mos harroja më.
Të falminderit nënë edhe një herë! Fëmija yt i llastuar e mori edhe një mësim për nderin dhe sin¬qe¬ritetin në tregimin e parë, e ardhja jote tani



ma dha edhe një mësim tjetër: që të mos e lë kryerjen e punëve të mia dhe që të mos harroj.

SHIKIMI I FUNDIT

Më kishin këshilluar që ta lus Allahun xh.sh. që t’a shpëtojë nënën time, sëmundja e së cilës ishte gjithnjë e më e rëndë. E mbarova klasën e gjashtë dhe ka¬lova në klasën e shtatë. Mirëpo, këtë herë nëna ime nuk më përcolli. Shëndeti i saj ësh¬të keqësuar shumë. Kam frikë se do të më lë¬sho¬jë dhe do të kalojë në botën e qetësisë dhe re¬hatisë, pa sëmundje dhe dhembje.
E kanë sulmuar katër sëmundje menjëherë… Një mjek hynte, tjetri dilte dhe secili nga ata kër¬konte që t’i blehej ilaç i ri dhe t’i kushtohej më tepër kuj¬des dhe t’i ndalojmë vizitat.
Por, ç’është më e keqja, vizitorët kishin vër¬shu¬ar për ta parë. Secili propozonte të kërkonim ndonjë mjek qe vështirë për t’u kapur, ose ndo-një ilaç që truri nuk mund ta pra¬no¬jë. E si do të mund ta pranonte barku i nënës sime? Ajo ishte shumë e dobët nga dhembjet e më¬dha të cilat i duronte pa u ankuar dhe assesi nuk thoshte tjetër gjë vetëm se: “Falënderimi i ta¬kon Allahut xh.sh.!” Të gjitha mund t’i men¬do¬ja, përveç vdekjes dhe ndarjes prej saj. Nuk mund ta pa¬ra¬men¬doja veten duke qarë kur ajo të vdesë! Jo, jo nuk do të vdiste… nuk do të qaj! Ajo do të shërohet. Askush nga kushërinjtë tanë nuk ka vdekur para ple¬qërisë së thellë.

¬
Foto: Hapat dhe mjeku

Nëna ime ishte në dhjetëvjetëshin e katërt të jetës. Rreth saj gjendëshin po aq vjet ilaçe bimore të ndrysh¬me dhe të papërdorura. Shkova të flej në dho¬mën e vëllait tim më të madh. Sikur të më kishte zgju¬ar ndonjë melek, pa ndonjë ma¬rrë¬veshje, u zgjova para namazit të sabahut. Mbe¬ta në shtrat, duke mos i ndërprerë lutjet për nënë time: “O Zot, largoji këto së¬mundje nga nëna ime! Ajo është drita e jetës si¬me! Le ta ndriçojë ende shtëpinë tonë. Ajo është e tillë në punë dhe shpirt…”
Allahu iu përgjigj fillimit të lutjeve të mia… mi¬rëpo në mënyrën që nuk e kisha menduar. Kur tha mue¬zini: “Esh-shhedu en la ilahe il-lallah,” nëna e përsëriste atë. Kur përfundoi muezini, për¬fundoi edhe jeta e nënës sime!
Gjyshja ime trokiti në derë duke thënë: “Allahu e mori amanetin e vet dhe nëna jote u shërua, fëmija im i da¬shur. Nuk ka më nevojë për mjekë, ilaçe dhe vizita!”
E madhërova dhe e falënderova Allahun xh.sh. Shko¬va ta shoh dhe ta uroj nënën e shëruar. Nuk mund t’i mbaja lotët. Kërkuan nga unë që të përshëndetem me të. E shikova fytyrën e saj të qetë dhe të butë dhe kuptova atë që vëllezërit e mi nuk e kuptonin… porosinë e bu¬zëqeshjes së saj, edhe pse ishte e vdekur. “Bu¬zë¬qeshi bir jetës dhe bëhu i durueshëm në dhem¬bjet e saj.”


Nëse nëna më ka shkuar dhe më ka vdekur, Allahu jeton përgjithmonë dhe është me besim¬tarët e drejtë: “Allahu vërtet është me durim¬tarët.” (El-Bekare, 53)
Atëherë kuptova se Allahu e kishte pra¬nu¬ar pje¬¬sën e parë të lutjes sime. Djali i llastuar do të jetë dritë në vend të nënës së vet, dritë që do t’ua tre¬gojë rrugën e vërtetë vëllezërve të vet. Më¬simi i saj i tretë do t’i mbetet në kujtesë për një kohë të gjatë.
Allahu të mëshiroftë, oj nëna ime! I llastuari yt i vogël bjond po qan për ty. Cila dorë e butë do t’ia lëmojë flokët? Dhe cili zë i ëmbël do t’ia përkujtojë mësimin e tretë kur ta harrojë të tërin ose një pjesë të saj? I llatruari yt, oj nënë, ishte shkak që të tjerët të të sulmojnë duke thë¬në se po më llaston së tepërmi!
Mirëpo sot vogëlushi yt i vogël u bë i madh, e edhe pena e tij u bë e madhe. Me të po u shkruan fëmijëve për atë që ka përjetuar gjatë peri¬udhës së zhvi¬llimit dhe pjekurisë. Ka mbetur besnik dhe mirënjohës. Buzëqeshja nuk i lar¬gohet nga buzët, përkundër syve të zili¬qa¬rëve dhe të këqijave të përçarësve të cilët nxisin përçarje.
Allahu të mëshiroftë, oj nëna e të voglit dhe e të madhit!



MËSIMET E TREGIMIT

1. Muslimani nuk i gënjen njerëzit, e sidomos nuk gënjen prindërit e tij;   kok¬rra e rrushit nuk e gënjeu nënën e vet, edhe pse kishte gabuar.
2. Muslimani duhet t’ua kthejë të tjerëve të drej¬tat e tyre, nëse i ka marrë prej tyre pa njohu¬rinë e tyre.
3. Prindërit duhet t’i dënojnë fëmijët nëse vje¬¬¬dhin, qoftë edhe sende të vogla, në më¬ny¬rë që vjedhja të mos u bëhet shprehi.
4. Allahu xh.sh. na sheh, qofshim të vegjël a të mëdhenj, ndaj duhet të frikësohemi nga Ai dhe gjithnjë duhet ta ndiejmë përcjell-jen e Tij, siç e ndiente kokrra e rrushit, i ci¬li u pendua kur vodhi pjeshkën.
5. Fëmija musliman i fal na¬mazet në mënyrë të rregulltë, e nëse ndonjë prej namazeve i kalon, do ta falë atë kur të zgjohet ose kur të mun¬det, siç bëri kokrra e rrushit kur e zuri gjumi në kohën e namazit të sabahut.
6. Fëmijët duhet t’i luten Allahut xh.sh. për prin¬dërit e vet, qofshin ata të gjallë a të vde¬kur, e kokrra e rrushit lutej tek Allahu xh.sh. për nënën e vet të sëmurë, madje edhe pas vdekjes së saj.


7. Muslimani duhet t’i durojë fatkeqësitë që e go¬dasin, siç bëri kokrra e rrushit kur për¬¬je¬toi vdekjen e nënës së vet, edhe pse ishte i vogël.
8. Fëmija jetim duhet t’i kryejë këshillat dhe dë¬shi¬rat e prindërve të vet, edhe pas vdek¬jes së tyre.

Foto: Nena e shehidit
(xhamia)



Ana tjeter: foto e njejte

NËNA E DËSHMORËVE

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
A nuk keni dëgjuar fëmijë të dashur për poe¬ten El-Hansa? E ka emrin Tumazer, vajza e Am¬rit, i birit i El-Sheridit. Ajo ishte femra më e da¬lluar në fisin e saj, Beni Sulejm. Ka lindur para ardhjes së Islamit, në kohën paraislamike. Ishte përfaqës-uese e denjë e fisit të vet, në sjellje dhe shprehi – të mira dhe të këqija. Nuk dinte për Isla¬min e as që kishte dëgjuar për të. Më së te¬përmi intere-sohej për poezi dhe dinte tregime për arabët dhe të parët e tyre. Dinte të ga¬ron¬te me poetë, si dhe merrte pjesë me fisin e vet në¬për beteja të ndryshme kundër armiqve, duke i nxi¬tur dhe duke i trimëruar luftëtarët e fisit të saj.
Kur vëllai i saj, Sahri ra në fushëbetejë, ajo qau për të dhe një kohë të gjatë mbajti zi për të! Vishte rroba të zeza nga leshi i egër. Dinte t’i tubonte gratë dhe t’u lexonte elegjitë e saj, në të cilat vajtonte vëllanë e vet, kështu që të gjitha së bash¬ku fillonin të qanin, të shqye¬nin rrobat e tyre dhe të shkulnin flokët.
Nganjëherë bridhte maleve dhe bjesh¬¬këve, duke vajtuar vëllanë dhe duke recituar vjer¬sha për cilësitë dhe namin e tij, duke ia për¬mendur rininë dhe fuqinë dhe duke për¬shkru¬ar heroizmat dhe sak¬ri¬ficat e tij. Kishte bërë portretin e një he¬roi të patrembur, i ci¬li mundte çdo luftëtar dhe nga i cili dridheshin kodrat. Ishte në gjendje të mbyste dy egërsira dhe të bënte të pamundurën.
Kështu ndihej poetja El-Hansa në kohën e xha¬hi¬li¬jetit. Ishte kjo mënyra e sjelljes në atë kohë, kohë e cila kishte edhe tek ajo një ndikim të madh. Dinte për hakmarrjen dhe luftën. Dinte tregimet e adhuri¬mit të idhujve dhe kultin e per¬sonalitetit, por kulti¬vonte edhe zakonet e mira të asaj kohe, siç ish¬te mikpritja, të ndih¬mua¬rit e nevojtarëve, sinqeriteti, besa dhe nderi.

ISLAMI NDËRRON SJELLJET E EL-HANSASË

Islami kishte filluar të përhapej në mesin e fi¬seve arabe dhe njerëzit i bashkangjiteshin në më¬nyrë masive. Islami ndërroi shprehitë dhe sjell¬jet e kohës së xha¬hilijetit. Tani i kishte kapluar kre¬naria dhe fis¬ni¬kë¬ria. Me Islam u lartësuan shpir¬tërat dhe u zbutën zemrat, kësh¬tu që njerëzit që hynin në Islam respektonin dis¬pozi¬tat e tij dhe rrugët e lartësuara të cilat i thë¬rris¬nin në vëllazëri dhe në punë të mira për të mirën e Islamit dhe për dobinë e të gjithë muslima¬në¬ve.
Muslimani si individ nuk mendonte më vetëm për veten e tij, por edhe për të mirën e të gjithë muslima¬në¬ve.
Kështu që edhe El-Hansa ndryshoi kur pranoi Isla¬min. Filloi të punonte për të mirën e të gjithë mus¬li¬ma¬nëve dhe pikëpamjet e saj ndaj jetës dhe botës që e rrethonte ndryshuan. Nuk men¬don¬te më se jeta mbaron me vdekjen dhe se ky është fundi për njeriun. Tani ajo e dinte se Allahu xh.sh. përsëri do t’i ngja¬llë njerëzit pas vdekjes dhe kur të vijë Dita e Gjykimit do t’ua llogarisë vep¬rat e tyre, ata të cilët kanë bërë vepra të mira do të shkojnë në xhenet, që është sa qiejt dhe to¬ka, dhe se atje do të jenë përgjithmonë. E nëse ka¬në bërë vepra të këqija, do të hyjnë në xhe¬henem dhe do të qëndrojnë atje përgjith-monë.
Prandaj, El-Hansa nuk i vajtonte më të vde¬ku¬rit, si¬ç e vajtonte vëllanë, se Islami e kishte nda¬luar vajtimin për të vdekurit, shqyerjen e rrobave dhe gricjen e fytyrës si shenjë pikëllimi.
Islami urdhëron të jemi të durueshëm dhe të lute¬mi për të vdekurit me dëshirë që të jenë mirë në atë botë. Allahu e kishte hapur zemërën e El-Hansas për Islamin, kështu ajo ishte bërë besim¬ta¬re e sinqertë dhe besonte në Allahun si Kri¬jues, Islamin si fe dhe Muhammedin s.a.v.s. si të Dërguar të Allahut xh.sh. dhe mbartës i poro¬sisë së Tij për të gjithë njerëzit. Ai i udhëzon njerëzit në rrugën e drejtë, në rrugën e mi¬rë¬sisë, dhe ua tërheq vërejtjen që të mos shkojnë në rrugën e së keqes. Kjo është porosia e Islamit të je¬mi të dë¬gjueshëm ndaj Allahut xh.sh. dhe të Dër¬guarit të Tij.

EL-HANSA PUNON PËR ISLAMIN

Meqë El-Hansa ishte jashtëzakonisht inteli¬gjen¬te dhe i kishte kuptuar Islamin dhe dispozitat e tij në m묬nyrë të drejtë, ajo u vu në dispozicion të fesë së vet të re me plot vullnet. Në këtë gjë ajo ndiente lumturi, e cila ia mbushte zem¬¬rën, si dhe kë¬na¬qësi dhe rehati shpirtërore. Ta¬ni nuk e tronditnin më kurrfarë fatkeqësish apo proble-mesh, se tani besonte se çdo gjë që ndodh-te në botë ishte me caktimin e Allahut xh.sh. dhe me dëshirën dhe vullnetin e Tij. Asnjë nje¬riu nuk i ndodh asgjë, as e mirë e as e keqe, për¬veçse me caktimin e Allahu xh.sh.
Ajo e lexonte dhe e kuptonte Kur’anin:
“Thuaj: Neve nuk na godet asgjë tjetër, për¬veç çka na është caktuar nga Allahu; Ai ësh¬të Ndih¬më¬tar yni. Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbësh¬te¬ten besimtarët.” (Et-Tevbe, 51)
Kuptimi i fjalëve të Kur’anit depërtoi deri në thel¬lë¬sinë e shpirtit të saj. Inteligjenca e saj dhe njohja shumë e mirë e gjuhës i mundësoi të kuptonte se këto fjalë nuk ishin veçse Fjalë të All- llahut, fjalë të Krijuesit të këtij Kozmosi, se nje¬r-

Foto: Shpata dhe automatiku

ëzit, pa marrë pa¬rasysh se sa përpiqen, nuk do të mund të krijonin diçka të ngjashme.
I dëgjoi fjalët e të Dërguarit dhe në to zbu¬loi të vërtetën e qartë si kristali dhe thirrjen për t’i shër¬byer Allahut dhe vetëm Atij. Devot¬shmë¬ria e kishte kapluar pjesën më të madhe të zem¬rës së saj, e cila iu dorëzua plotësisht vullnetit të Alla-hut xh.sh.
Në një hadith, të cilin i Dërguari a.s. ia kishte th묬në Ibni Abbasit në kohën kur ende ishte fëmijë (ende s’i kishte mbushur dhjetë vjeç), thuhet: “Po t’i më¬soj, o dja¬losh, disa fjalë: Ruaju Allahut, Ai do të të ruajë ty, ruhu nga Allahu, Ai do të të of¬ro¬¬jë ndihmë kur ke nevojë; kur të kërkosh ndih¬më, kërkoje atë nga Allahu xh.sh., e nëse kër¬kon diçka, kërkoje atë nga Allahu! Dije se nëse të gjithë do të dëshironin që të ta bënin një gjë të ke¬qe, nuk do të mund të ta bënin këtë nëse Allahu nuk ta ka caktuar atë; e nëse të gjithë do të dë¬shi¬ronin që të ta bënin ndonjë të mirë, nuk do të mund të ta bënin këtë, nëse Allahu nuk ta ka caktuar atë!”
El-Hansa ishte rehatuar me jetën e saj, sepse çdo gjë që ndodhte e shihte si caktim nga Allahu xh.sh. Nuk mërzitej më për vdekjen. I kujtohej se çfarë kishte bërë kur kishte vdekur i vëllai, Sahri, kur i kishte shqyer rrobat e veta dhe kishte jetuar në pikëllim me vite të tëra. I kishte premtuar Allahut, pasi ia kishte hapur zemrën Islamit, se do t’i dër¬gonte katër djemtë e vet për të luftuar në rrugë të Allahut dhe ta mbrojnë Islamin dhe shtë¬pi¬të e muslima¬në¬ve, ta përhapin fenë islame, në mëny¬rë që të zhdu¬ket politeizmi dhe injoranca. Ata ose do të fitojnë kundër armiqve, ose do të vdesin në rru¬gën e Allahut xh.sh. I përkrahte fëmijët e saj të hyjnë në ushtrinë e muslimanëve, nën udhëheq¬jen e Sa’d Ibn Ebi-Vekkasit, i cili shkonte në Irak me ush¬trinë e vet për të luftuar kundër persia¬në¬ve, të cilët atëherë ishin adhurues të zjarrit, dhe për të zhdukur besimin e tyre të kotë.
Fëmijët e El-Hansasë nxituan dhe iu bash¬kan¬gji¬tën ushtrisë së pandalshme të muslimanëve. Ajo i përcolli du¬ke i këshilluar që të jenë të durueshëm në luftë dhe duke ua përkujtuar shpërblimin e Allahut xh.sh. për durimtarët, duke u cituar: “O ju besimtarë, bëni du¬rim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armi¬kut, rri¬ni të përgatitur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dë¬nimit të Allahut.” (Ali Imran, 200)
Ua përmendte shpërblimin e Allahut xh.sh. për të durueshmit në botën tjetër, se Allahu ka prem¬tuar se do t’ua kthejë atë shumëfish: “Kurrsesi të mos mendoni se kanë vde¬kur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Për¬kudrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre.” (Ali Imran, 169)
Ua lexoi edhe një hadith të të Dërguarit a.s.:
“Në Ditën e Gjykimit dëshmori vjen me pla¬gën e tij nga e cila del gjak me erë misku”, dhe shtoi: “Dëshmorit i falen të gjitha mëkatet e bëra…!”
Kështu ajo u ngjallte dëshirën që të merr¬nin pjesë në luftë e ta jepnin jetën në rrugën e Allahut xh.sh., si dhe ua tërhoqi vë¬rejtjen për tur¬¬pin e dezertimit. Prandaj u kujtoi Fjalët e Allahut xh.sh.:
“O ju që besuat! Kur të ndesheni me turmën e atyre që mohuan, mos ua ktheni shpinën. Kush ua kthen atyre shpinën në atë moment, veç atij që kthe¬¬het për të luftuar ose për t’iu bashkangjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hi¬dhë¬rimin e Allahut dhe vendi i tij është xhe¬hen¬emi. E ai është përfundim i keq!” (El-Enfal, 15,16)
Kështu u mësonte El-Hansa fëmijëve të vet fenë e vërtetë dhe të fortë, kështu që ata e dë¬shi¬ro¬nin hyrjen në luftë siç dëshiron njeriu i etur të futet në ujë ditëve të nxehta të verës. Sa ishin të vegjël, ajo u kishte dhënë qumësht dashurie dhe butësie, e tani i ushqente me bin¬dje të pastra islame. Nëse qu¬mështi është ush¬qim për trupin, bindjet e pastra islame janë ush¬qim për shpirtin dhe mendjen. Fëmi¬jët e saj ishin të dëgjueshëm, si në fëmijërinë e tyre ashtu edhe në rininë e tyre. Asnjëherë nuk e kishin pikëlluar. Ata veshën rrobat e tyre ushtarake dhe u nisën për në luftë.
BETEJA EL-KADISIJE
Udhëheqësi ushtarak, Sa’d Ibn Ebi Vekkasi, arri¬ti së bashku me ushtrinë e vet në El-Kadisije, një vend i vogël në Irak. E rreshtoi ushtrinë e vet dhe me strate¬gji të madhe e përgatiti atë për betejën me ushtrinë persiane.
Zhvillohej një luftë e madhe në mes të musli¬ma¬në¬ve dhe ushtarëve persianë. Ajo zgjati disa ditë. Çdo ditë beteja ashpërsohej e me këtë rritej edhe numri i të vra¬rëve dhe i të plagosurve nga të dyja anët. Persianët shfrytëzonin një numër të madh elefantësh, të cilët depërtonin me lehtësi nëpër ushtrinë e muslimanëve, duke shkelur me shputat e tyre të mëdha dhe të rën¬da luftëtarët musli¬ma¬në. Në shpinat e tyre mba¬nin ushtarët per¬sia¬në, të cilët i gjuanin muslimanët me shigj-eta dhe shtiza. Për muslimanët kjo ishte një be¬te¬jë e rëndë, por nuk ikën, qëndruan mjaft mirë dhe iu kundërvunë persianëve dhe elefantëve të tyre me trupat dhe shpirtin e tyre të fortë. Filluan të bënin plane për t’iu kundërvënë armi-kut sa më mirë dhe për t’i eleminuar elefantët e tyre, të cilëve shi¬gje¬tat dhe shpatat nuk mund t’u bë¬nin asgjë. Sa herë që dikush u afrohej me shpa-të, elefantët me feçkat e tyre të gjata menjëherë e rrëzonin ose e shkelnin me këmbë. Në këtë mëny¬rë, u vra një numër i madh i tri¬ma¬ve musli-manë që tentonin të de¬përtonin në drejtim të elefan¬të¬ve, por pa sukses.

Foto: Elefanti dhe shigjeta

Ditën e dytë muslimanët menduan një plan. I ve¬shën devetë me veshje të posaçme dhe kokat ua mbu¬luan me mburoja, kështu që dukeshin të trish¬tueshme me pamjen e tyre, të ecjen dhe kër¬cënimet e tyre. Elefantët u frikësuan dhe nuk sul¬monin më. Tani kalo¬rësit mund t’u afro¬he¬shin elefantëve dhe me shti¬zat e tyre të gjata i gjuanin në sy. Elefantët u trem¬bën dhe filluan të ikin në drejtim të kundërt, kështu që filluan të shke¬lin ushtrinë e vet, e cila shkon¬te pas tyre. Vdiq një numër i madh i ushta¬rëve persianë, ndërsa elefan-tët vazh¬duan të vraponin gjer tek lumi i Euf¬ra¬tit, ku u mbytën së bashku me ushtarët që mba¬nin mbi shpinë.
Muslimanët e kishin paraparë katastrofën e ar¬mi¬¬qve të tyre, ndaj e shfrytëzuan këtë dhe i sul¬muan nga të gjitha anët. Filloi lufta vendim¬tare, e cila zgjati një ditë e një natë. Dëgjoheshin godit¬jet e shpatave, hingëllimat e kuajve dhe tekbiret e luftëtarëve trima muslimanë.
Ditën e dytë persianët filluan të iknin me shpej¬¬të¬sin e erës dhe të largohen në të gjitha drej¬timet, duke kërkuar shpëtim, pasi panë që ko¬man¬¬dantët e tyre ushtarakë ishin vrarë. U vranë me mijëra ushtarë persianë dhe lufta u ndër¬¬pre. Muslimanët ishin të lumtur që Allahu ua mundësoi fitoren. Filluan t’i kërkojnë të vde¬kurit e tyre dhe t’i varrosin ata, ndër¬sa të pla¬go¬surve t’ua lidhin plagët.

Foto: Lumi (Pejsazh)

Kur i mblodhën të vdekurit nga fushëbeteja, mo¬rën vesh se në mesin e tyre ishin të katër djem¬¬të e El-Hansasë. Kishin frikë t’ia ko¬munik-onin asaj këtë lajm. Udhëheqësin ushtarak kjo e kish¬te goditur shu¬më dhe mendonte se sa lajm tronditës dhe i dhimbshëm do të jetë ky për El-Han¬sa¬në. Kishte frikë se ndosh¬ta do të binte në depre¬sion nga pikëllimi i pa¬për¬shkrueshëm, siç i kish¬te ndodhur kur kish¬te humbur të vë¬llanë. Prandaj, ai ngurronte t’ia thoshte këtë lajm të pikëllueshëm.
U dërgua një grup muslimanësh që t’i tregonin asaj për këtë dhe t’i shprehnin ngu¬shë¬llimet e tyre. Si i vërejti, ajo nxitoi në drejtim të tyre, pasi çdo ditë dilte për të marrë vesh diçka në lidhje me ushtrinë e muslimanëve. I ndali ata dhe i pyeti, e ata iu përgjigjën: “Djemtë tuaj, zonjë…”
Por i ndërpreu duke u thënë: “Nuk ju pyeta për djemtë e mi, por më tregoni për rezultatin e luftës!” U përgjegjën: “Fituam, dhe u kemi shkak¬tuar humbje të mëdha!”
U tha: “Falënderimi i takon Allahut, kjo është një dhuratë e Allahut xh.sh.!” Vazh¬doi të pyeste: “Bijtë e mi a kanë luftuar me nder apo kanë qe¬në frikacakë?”
U përgjigjën: “Djemtë tuaj kanë qenë nga ush¬¬ta¬rët tanë më trima. Kanë luftuar të patrem¬bur para armikut. Tekbiret e tyre ishin më të zësh¬met,

Foto: Fantazma e bardhe

kështu që i trimëronin edhe të tjerët për luftë. Ne kreno¬he¬mi me ta dhe me nënën që i ka lindur dhe i ka edukuar me da¬shuri ndaj Allahut dhe sakrifiki¬mit në rrugën e Allahut. Ata janë nder-uar me dhënien e jetës në luftë për Allahun xh.sh.!”
Në këtë rast, El-Hansa tha fjalët e saj të njo¬hura: “Falënderimi i takon Allahut, i Cili më ka nde¬ruar me luftën e tyre dhe që janë bërë trima! Shpre¬soj që Allahu të më bashkojë me ta në xhenetet e gjera dhe së bashku me ta të shi¬joj¬më afërsinë dhe Mëshirën e Tij!”
Nuk i pikoi asnjë lot e as nuk u vesh më në të zeza, flo¬kët nuk i shkuli, e as fytyrën nuk e grici. Tha fjalët e veta dhe ishte e kënaqur me caktimin e Allahut, kre¬nare me atë që kishin bërë djem¬të e saj në rrugë të Allahut xh.sh.
Kjo ishte El-Hansa, shembulli i gjallë për çdo nënë muslimane dhe shembull i mrekullueshëm për ume¬tin tonë. I kishte edukuar fëmijët e vet me edukatë të drejtë dhe të vërtetë islame, e pastaj ia dhuroi ata ume¬tit islam, që të luftojnë për të dhe ta mbrojnë atë; prandaj Allahu i kishte zgjedhur që të jenë në afërsi të Tij, të jenë ata që do ta shijojnë Mëshirën e Allahut xh.sh. dhe të jenë prej banorëve të xhenetit: “Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dësh¬morë në rrugën e Allahut. Përkundrazi ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre.” (Ali Imran, 169)
Ky është premtimi i drejtë dhe i vërtetë i Allahut xh.sh. dhënë luftëtarëve në rrugën e Tij. Sikur të mos luftonin trima të ti¬llë, muslimanët nuk do ta kishin pasur fuqinë dhe famën që kishin, do t’i humbnin tokat e tyre dhe do t’ua merrte armiku.
Allahu e mëshiroftë El-Hansan dhe fëmijët e saj trima! Ata ishin shembujt më të mirë të sak¬rificës dhe nëna e tyre ishte edukatorja më e mi¬rë e këtyre trimave. Prandaj ia vlen që muslima-nët ta quajnë “Nëna e Dëshmorëve.”



MËSIMET NGA TREGIMI

1. Islami i ndërron vetitë e këqija dhe ndërton vir¬tyte fisnike te njerëzit.
2. Muslimani nuk është egoist dhe nuk mendon ve¬tëm për vete, por muslimani mendon edhe për muslimanët e tjerë, për të mirën dhe zhvi¬llimin e tyre.
3. Vdekja nuk është fundi për njeriun, por ekzis¬¬¬ton edhe jeta tjetër, xheneti dhe xhe¬henemi.
4. Muslimani nuk zhgënjehet, sepse e di se çdo gjë është me caktimin e Allahut, ndaj du¬het të jetë i durueshëm dhe falënderues ndaj Allahut xh.sh.
5. Lufta në rrugën e Allahut, ka ndi¬¬kim të madh në përhapjen e Islamit dhe du¬het dashur në mënyrë që të fitohen shpërb¬li¬met e panumërta tek Allahu xh.sh.
6. Gjella është ushqim për trupin, besimi islam – akida është ushqim për shpirtin dhe mendjen.
7. Jobesimtarët sakrifikojnë që ta shkatë¬rroj¬në Islamin dhe muslimanët.
8. Muslimani nuk guxon të dorëzohet, por du¬het të jetë i ditur dhe duhet të zbulojë çdo gjë që është në dobi të Islamit dhe përparimit të tij.
9. Muslimani duhet të jetë i kënaqur me cak¬timin e Allahut xh.sh. dhe të shpresojë në shpërbli¬min e Tij për çdo të ligë që e godet.
10. Islami nuk ka për të parë superior, vetëm nëse pje¬sëtarët e tij luftojnë për të dhe e ruajnë tokën dhe vatanin.



KUJTIMET ME ROJTARIN

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

KOPSHTI

As mos më pyetni sa të lumtur ishim kur na   bënë një kopsht në afërsi të sheshit qendror! E tërë ajo që gjendej aty bënte me dije se ai vend ishte për¬gatitur për fëmijë. Aty gjendëshin dhjetë luhatëse me ulëse të shumta shumëngjyrëshe, me lidhëse të lëkurës. Por, asgjë nuk mund të krahas-ohet me bukurinë e patave që notonin në pishinë, me fon¬¬tanën e bukur, uji i të cilit rridhte në pishinë du¬ke shkaktuar një gurgullimë të bukur, zëri i së cilës depërtonte në veshët tanë.
Sa i mrekullueshëm që është ky kopshti ynë!

LOJA ËSHTË PJESË E FËMIJËRISË

Shkoja te kopshti një orë para perën¬di¬mit të Diellit, në përcjellje të vëllait të vogël, Ble¬rimit. Atje shoqëroheshim me fëmijë e tjerë të lagjes sonë. Ishim të një moshe dhe të një gja¬tësie, kështu që edhe hapat tanë ishin të njëjtë. Kur hynim në kopsht, i lë¬shonim duart, ndërsa shiki-met to¬na shpërnda¬he¬shin në tërë kopshtin, këmb-ët to¬na vraponin në drej¬tim të luhatë¬seve dhe pishi¬na¬ve. Shpeshherë unë dhe vëllai im i vo¬gël lagnim ca riska buke dhe ua gjuanim patave. Kur xhaxha Rexhepi e merrte në dorë bilbilin e vet dhe i fryente, e dinim se dyert e kopshtit së shpej¬ti do të mbylleshin. Koha e lojës dhe e argëtimit kishte ka¬lu¬ar. Pastaj i iknim rojtarit derisa ai e kapte ndo¬një¬rin prej nesh. Edhe kjo ishte pjesë e lojës sonë të dashur.

XHAXHA REXHEPI JU URON MIRËSEARDHJE

Është e drejtë të themi: Ai është rojtar që me¬ri¬ton respekt!
Na shikon me shikim të butë atëror, gjithnjë me fy¬tyrë të buzëqeshur kur vijmë në kopsht. Kish¬te qenë rojtar i kopshtit edhe para se të shndë¬rro¬hej në kopsht për fëmijë. Asnjëherë nuk do të ha¬rrojmë se si çdo natë, para daljes nga kopshti, na joshte me sheqerka të llojllojshme që të dil¬nim sa më parë. Edhe pse bilbili i tij kishte zë të kënd¬shëm, bonbonet megjithatë e bë¬nin të vetën. Edhe kur largoheshim nga kopshti, në veshët tanë për një kohë të gjatë tingëllonte zëri i bilbilit të tij. Ish¬te shprehi e xhaxha Rexhepit, që çdoherë të fish¬kë¬llon¬te melodinë e tij të dashur.
LOJA DHE PROVIMI NUK SHKOJNË BASHKË
Erdhi koha e provimeve. Tani nuk mund të shkojmë në kopshtin tonë të dashur. Babai m’a ka nda¬luar derisa t’i mbaroj provimet me sukses të shkël¬¬qyeshëm. Po përgatitem për provime me zell. Mirëpo, a mund t’i harroj luhatëset dhe pat-at e bukura?
Babai e ndiente se diçka po më mundonte, por kot përpiqej të kuptonte se ç’ishte. Nuk u përgji¬gjesha pyetjeve të tij, se e dija se nuk do ta le¬jonte atë që dë¬shiroja. Në një moment, e vë¬rej¬ti se po vizatoja në letër luhatëset dhe patat pranë pishinës. E lavdëroi vizatimin tim, por si rënd-omë, në mënyrë të butë, ma tërhoqi vërejtjen se duhet të mendoja edhe për lëndët e tjera.

SHKO NË PROVIM I QETËSUAR

Shumë shpejt ai vendosi diçka. Sapo e për¬fun¬doi drekën, më kërkoi mua. Nëna më dërgoi te dhoma e tij. Në hyrje i dhashë selam dhe iu ula në prehër. E kapa përqafe, duke e ndier se ka ardhur koha e gëzi¬mit. Më tha: “Fisnik, si thua, a shkojmë me të shpejtë për një vizitë të shkurtër në kopsht? Duhet të pushosh pak, më¬si¬mi të ka lodhur. Një pushim i vogël do të të ndihmonte që nesër të shkosh në pro¬vim pa bren¬ga dhe i qetësuar. Përgatitu, unë po të pres!”

Foto: Dora me bonbona

U gëzova pa masë dhe e falënderova duke e pu¬¬thur në faqe. E vërejti këtë dhe tha: “Falënde¬roj vi¬zatuesin e mirë, i cili ma kujtoi këtë!”

KRENOHEM ME BABANË

I vesha me të shpejtësi këpucët dhe në një qese të vogël futa pak bukë të thatë. U përshën-deta edhe me në¬nën, e cila më dha disa rroba të pastra. Dola shpejt së bashku me babanë dhe Blerimin. Rrugës vëreja se si shokët e mi më vështronin nga dritaret. I luteshin Allahut që edhe baba¬lla¬rët e tyre t’i dërgonin ata në kopsht, siç po e bënte babai im. Edhe ata, sikur unë, mëson-in me zell. Unë shoqërohesha vetëm me nxënës të mirë dhe të zellshëm. E lutja Allahun që t’i pranonte lut¬jet e tyre, në mënyrë që të gji-thë së bashku të ta¬¬koheshim tek xhaxhi Rexhepi, pranë patave dhe fontanave të ngjyrosura.
Sa i mrekullueshëm është babai im! Vërtet kre¬no¬¬hem me të. Ai është simbol i njeriut të ndie¬shëm, të butë dhe besnik.

MIKËPRITJA E MIRË ËSHTË GOSTI

Kur na pa, xhaxhi Rexhepi buzëqeshi dhe vetu¬llat e tij të zbardhura shndritën nga gëzimi. Nxi¬toi drejt nesh për të na uruar mirëseardhjen, siç bëj¬në shokët e da¬shur pas një mungese të gjatë. E futi dorën në xhep me shpejtësi që ta kompen-sojë me bon¬bone, të cilat i kishte ruajtur për ne,
Foto: Svjedozba dhe canta

që prej shta¬të ditësh. Kushdo që do të na shihte, në ato momente, do të mendonte se xhaxhi Rexh-epi ishte shoku im që prej njëzet vjetësh, edhe pse unë i isha vetëm dhjetë vjeç.
Sa bukur na priti! Na thirri të ulemi në ulë¬sen e tij të preferuar, në të cilën që moti kishte gravuar emrin e tij dhe aty pranë numrin 1956.

SUKSESI ËSHTË MIK I TË ZELLSHMËVE

Pas bisedës së shkurtër me babanë tim, xhaxhi Re¬xhepi m’u drejtua dhe më tha: “Pse nuk po të shoh më këtu? Mendoj se je duke u përgatitur për provime. E di se je shumë i zellshëm!” I buzë¬qe¬sha, e ai vazh¬doi duke bërë shaka: “Ngaqë ke mun¬guar shtatë ditë të tëra, po ta jap notën “zero”!!!”
I gëzuar për shkak të ndërhyrjes së tij, i thashë: “Vëllai im dhe unë jemi gjithnjë të parët. Do t’jua tregoj notat ndonjë ditë. Të gjitha janë pesëshe! Do të kaloj me sukses të shkël¬qyer!” Duke më rrahur shpatullat tha: “Lehtë e kam unë me ju! Babai juaj mund të kre¬nohet me fëmijët e vet të mrekullueshëm!”

FJALËT E TË MËDHENJVE JANE THESAR

Heshti pak e më shikoi në sy: “Fisnik, të prem¬toj që pas provimeve do të të rrëfej një tregim të kënd¬shëm, si shpërblim për mundin tënd të madh.”

Foto: Druri i vjeter

Brohorita nga gëzimi dhe thashë: “Tregim arg묬tues? A dini tregime interesante për ne? Xhaxha, ti je i mrekullueshëm!!! Që tani të falenderoj! Pashë Zotin, a mund të ma tregosh tani, në më¬nyrë që të mos mendoj për të gjatë kohës së pro¬vimeve? Të lutem xhaxha Rexhep, … do t’ju dëgjoj me vëmendje!”
E lëvizi kokën në shenjë pohimi. Ndërsa unë me shpejtësi dhe shkathtësi i mblodha edhe te¬të sho¬kët e mi, shokët në lojë në ndar¬jen e bonbon-eve, kuptohet, pas le¬jes së marrë nga baballarët e tyre.
Axha Rexhep u uroi mirëseardhje dhe filloi me tre¬gimin e tij të paharrueshëm.

BOTA ËSHTË SKENË E MËSIMIT

Mbretëroi një heshtje e thellë. E drejtoi gish¬tin në drejtim të lisit nën hijen e të cilit rrinim, dhe tha: “Të dashur fëmijë, shikoni këtë dru! Me këtë dru më lidhin kujtime dhe mësime të do¬bish¬me. Disa prej tyre janë të dhimbshme, e disa të tjera janë të bu¬kura. Ato janë mësime të paharrueshme në jetën time.”
Na habitën fjalët e tij. “Si mundet një dru ta m묬so¬jë njeriun?” Vazhduam ta dëgjonim të qetë, e ai thosh¬te: “Ndodhia më e rëndësishme, prej së cilës kam marrë mësim, ka ngjarë para dhjetë vje¬tësh. Ky dru ishte një nënë e kujdesshme që ruante në pjesën e poshtme një mbretëri të madhe milingonash të zeza. Ende mund t’i vëreni gjurmët e tyre!!!”
Vërtet mund të shihej hyrja në trung.

MILINGONAT JANË SHEMBULL I ZELLSHMËRISË

Në atë kohë punoja nga mëngjesi deri në mbrëm¬je duke prerë degë, duke mbjellë lule dhe drunj, si dhe duke ushqyer patat. Një herë, vë¬men¬djen time e tërhoqi një litar i gjatë dhe i zi milingonash. I shikova me vë¬men¬dje një kohë të gja¬të, duke e madhëruar Allahun xh.sh., i Cili u dha zell që prej mën¬gjesit të hershëm të kërkoj-në ushqim dhe ta mbledhin atë për ditë të vështira.
U afrova dhe u përkula mbi to, duke i urdhë¬ruar si me shaka me fishkëllimën e bilbilit tim. Për çudi, sikur më kuptuan! Sa e çuditshme është bo¬ta e tyre! Njëra mbante një grimcë dhé që të ndër¬tonte shtëpinë, tjetra qëndronte gjysmë metri largsi nga hyrja, sikur u tregonte rrugën të tjerave, ndërsa e treta mbante një karkalec të vdekur, ndërkohë që e katërta u shkonte në ndihmë!


ROJA ËSHTË LIGJ DHE REND

Tërë këtë mund ta kuptoja disi. Por, çfarë bënin ata dy milingonat duke qëndruar pa lëvizur para hyr¬jes? I shikova me vëmendje! E kuptova se ato ishin rojtaret që nuk lejonin hyrjen e të huajve dhe që vëzhgonin kalimtarët dhe të papunët. Sa gjë e bukur ishte kjo! Sa të reja, të gjalla dhe të forta! Asnjë milingonë nuk mund të dilte nga kontrolli i tyre, nëse dëshironte të lar¬gohej ose të ikte. Detyra e tyre ishte e ngjajshme me timen në kopsht, prandaj vendosa t’i njihja më mirë. Ta njihja më mi¬rë aftësinë e tyre në zgjidhjen e problemeve të rënda, siç isha edhe unë i detyruar të vep¬roja me rastin e ardhjes sime këtu   si shef i kopshtit!

NUK KA JETË PËR TË DËSHTUARIN

Me ndihmën e një shkopi e ndava kokrrën e grurit nga një milingon e vogël, e cili po e çonte në drejtim të hyrjes. Me të shpejtë milingona u kthye prapa në drejtim të kokrrës së grurit dhe vazhdoi ta tërhiqte. E përsërita këtë disa herë dhe çdo herë ajo e kapte kokrrën dhe nisej drejt magazinës së mbretërisë së milingonave.

Foto : Shtrati dhe nata

Mendova ta fshihja atë kokërr. Me shkathtësi dhe shpejtësi e mora kokrrën dhe e futa në xhep. Milingona e kërkoi kokrrën e grurit, por kot, de¬ri¬sa u bind se e kishte humbur. Vendosi të hyjë duke lëvizur krahët e veta të zbrazëta, por filloi një betejë e rëndë!!!

DORA QË JEP ËSHTË MË E MIRË SE DORA QË MERR

Shpejtuan milingonat-rojtare në drejtim të milingonës së mjerë dhe sikur u grindën dhe u fja¬losën me të një kohë. Papritmas, kërcyen në trupin e milingonës së lodhur dhe ia këputën ko¬kën nga trupi, duke e lënë që të ballafaqohet me vdekjen, derisa u nda nga jeta.
E luta Allahun xh.sh. që të ma falë këtë punë të shëmtuar dhe fillova të qaj mbi trupin e vdekur të milingonës, mbi të cilën binin pikat e lotëve të mi të nxehtë dhe të dhimbshëm.
Rojtaret menduan se milingona ishte kthyer pa e përfunduar punën, andaj e kishin akuzuar dhe e kishin dënuar për përtaci dhe për papunësi. E dënuan me vdekje, se nuk ka jetë për ata që dëshirojnë të jenë barrë për të tjerët, kur janë në gjendje të punojnë.
Që nga atëherë, ky vend është bërë vend i posaçëm për mua. Ndaj bonbone për milingonën tonë dëshmor, e vdekja e së cilës ishte mësim për ata që logjikojnë. Me dorën time mëkatare kam shkruar në ulëse pranë atij vendi: “Rexhepi, 1956v.”

MËSIMET NGA TREGIMI

1. Natyra me botën e vet bimore dhe shtazore dhe me bukurinë e vet, të cilën e ka krijuar Allahu xh.sh., është vërtet një hapësirë për jetën dhe argëtimin e fëmijëve.
2. Janë të paharrueshme momentet e lojës së për¬bashkët me fëmijët e lagjes në kopshtin e madh.
3. Kopshti i madh i përbashkët; ku takohen fë¬mijët e lagjes, e ka rojtarin e vet, i cili e hap dhe e mbyll kopshtin në kohën e cak¬tuar me bilbilin e vet.
4. Lojërat dhe argëtimet duhet të jenë në për¬¬puthje me obligimet shkollore. Prin¬dërit duhet të kujdesen gjithnjë për këtë çështje.
5. Dashuria e prindërve ndaj fëmijëve dhe mi¬¬r묬kuptimi i tyre ndaj fëmijëve të vet ësh¬të i pakufishëm. Dëgjueshmërinë e fëmijëve dhe më¬si¬min e mirë prindërit e shpërblejnë duke i lejuar të shkojnë në kopshte për të luajtur me shokët e tyre.
6. Rojtari i kopshtit quhej Rexhep. Ai zgjidh¬¬te mjete dhe mënyra për të gëzuar dhe kënaqur fëmijët.
7. Rojtari i kopshtit i shpërblente fëmijët me tre¬gime të mira edukative në lidhje me jetën e milingonave, të cilat, me organizimin dhe ze¬llin e tyre për punë, mund të jenë shembull për njerëzit.



TRE TË MBYLLURIT NË SHPELLË

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
Dalëngadalë Dielli përshëndeti Tokën dhe u zhduk në horizontin e pafund. E karavani shkon-te rru¬gës së tij, në shkrëtëtirën e shurdhët dhe të thatë. As¬gjë nuk dëgjohej, përveç goditjeve të pat-konjve të kuajve dhe hingëllimës së tyre. Në veri të shkretëtirës ishin bjeshkët e larta dhe të frikshme…
Terri që vinte e shtonte frikën dhe jorehatinë në zemrat e tre udhëtarëve, kurse bjeshkët dhe shkre¬tëtira dukeshin edhe më të trishtueshme. Shu¬më shpejt u ngrit një furtunë e fortë, si një det i tërbuar me va¬lë të mëdha zalli, që ua mbush¬te sytë me zall dhe gati sa nuk i verbronte.

IDE E MIRË, O SHOK!

Vetëtinte, bubullimat gjëmonin, qielli i kishte ha¬pur të gjitha dyert e veta dhe binte shi i madh. Ishin në situatë pa rrugëdalje. Nuk dinin ku të shko¬nin. Ku të strehoheshin?
Njëri prej tyre tha: “Më duket se atje është një shpellë, mund të shkojmë dhe ta kalojmë natën atje, e pastaj ta vazhdojmë rrugën!”
Menjëherë u pajtuan që të tre: “Ide e mre¬ku¬lluesh¬me, o shok!”
Hynë në shpellë. Nga jashtë dëgjohej zëri i erës dhe rënia e shiut. I ftohti kishte filluar të kap¬lonte trupin e tyre dhe u dukej se do të ngrinin…!

“MË KËRKONI, DO T’JU PËRGJIGJEM!”

Njëri prej tyre tha: “Çfarë nate!” Ende nuk e kishte kryer fjalinë e tij, kur u dëgjua një zë i trish¬¬tueshëm dhe një gur i madh u shfaq paprit¬mas dhe ua mbylli hyrjen në shpellë. I kaploi mër¬zia dhe paniku. U përpoqën me tërë fuqinë që ki¬shin ta shtynin gurin, por pa sukses. Gati e hum¬bën shpresën se do të dalin ndonjëherë nga shpe¬lla, ndaj iu dorëzuan mërzisë së pamatur.
Pastaj, i ndërruan mendimet dhe u pajtuan se as¬gjë nuk mund t’i shpëtojë, përveç Allahut xh.sh., të Cilin vendosën që ta thërrasin në ndih¬më me veprat e tyre të mira dhe t’i drejtohen sinqerisht dhe të për¬ulur. Ndoshta Allahu ua largon atyre këtë fatkeqësi.
Nuk kaluan as disa minuta dhe ata në mënyrë pre¬¬kë¬se po thonin lutjet e tyre më të bukura dhe më të sinqerta, që me anë të veprave të tyre të mira t’i afro¬heshin Allahut.


MUNDOHEM T’I KËNAQ

Njeri prej tyre tha: “O Zot i të gjithë botër-ve… Ti di dhe askush prej Teje nuk di! I kam pasur prindërit në moshë. Më kanë ushqyer dhe më kanë edu¬kuar në mënyrë të drejtë. Isha gë¬zi¬mi i tyre dhe mun¬dohesha t’i kënaqja me çdo gjë. Marrëdhëniet e mia me ta ishin ashtu si dëshiroje Ti. Mosdëgjueshmërinë ndaj prindërve Ti e konsi¬deron si një nga mëkatet e mëdha… Ti e di se asgjë nuk është më e rëndësishme për mua se ata, as fëmijët, as pasuria.
Çdo mbrëmje u çoja qumësht, me këna¬që¬si, para se t’u jepja fëmijëve të mi, gruas dhe vetes sime… Gëzimi im nuk kishte fund kur i shihja se si pinin qumështin e mjelë me duart e mia. E kur shihja një buzë¬qeshje të lehtë dhe këna¬që¬sinë në fytyrat e tyre, atëherë e ndieja se si fun¬dosesha në gëzim, sepse e kisha bërë atë që më kishte urdhëruar Allahu xh.sh.

SË PARI PRINDËRIT E MI

Një ditë, shkova larg shtëpisë që të mblidhja ca degë. As nuk e kisha marrë vesh se sa shpejt më kish¬te kaluar koha. Kur përendoi Dielli, nxi¬to¬va te prin¬dë¬rit e mi, ua dërgova qumshtin, por i gjeta duke fje¬tur. O Zot, Ti e di sesa jam mërzi-tur kur u pa¬ta vonuar! Nuk doja t’i zgjoja, e as ta pinë qumështin para tyre gruaja, dhe fëmijët dhe shërbëtorët. Mbaja një tas të mbu¬shur për-
Foto: Lopa mjelet

plot me qumësht dhe pritja që të zgjohe¬shin prindërit derisa agoi dita. Rreth këmbëve të mia qëndronin fëmijët e mi të ur¬itur, të cilët qa¬nin, e unë thosha me vete: “Së pari prin¬dërit e mi, e pastaj ju, e unë do të jem i fundit që   do të pijë…”

LUTJA E MIRËBËRËSIT PËR PRINDËRIT E TIJ

E dëgjova babanë si e madhëronte Allahun dhe e falënderonte atë që e kishte ngjallur pas vdekjes (gjumit). I dhashë atij dhe nënës qu¬mësht, dhe ata e falënderuan Allahun e Madhë¬ruar. Vazhduan të luteshin që Allahu të më shpërblente për këtë. Ndjeva një gëzim të pa¬përshkrueshëm.
O Zot, tërë këtë e kam bërë për hir Tëndin, andaj të lutem që të na e largosh këtë gur!”
Menjëherë guri lëvizi pak, por nuk mjaftonte që ndonjëri nga tre udhëtarët të dilte…, duhej që edhe ndonjë tjetër t’i lutej Allahut xh.sh. që t’i shpëtojë nga kjo fatkeqësi.


E KA MBAJTUR PREMTIMIN

U ngrit tjetri dhe tha: “Ti e di, e të tjerët nuk e dinë, se kam njohur një vajzë, të cilën e doja më shu¬më se të gjithë njerëzit. Ti i kishe dhënë asaj një bukuri të papër¬shkru¬ar. Ishte e drejtë dhe e devotshme, nuk i bënte keq askujt. Në bren¬dësi dëshiroja t’i bëja diçka të keqe, gjë të cilën nuk do të kisha dashur t’i ndo¬dhë motrës a nënës sime.
Shejtani ndizte zjarrin e epshit dhe më nxis¬¬te në mendime të këqija ndaj saj. Mirëpo, ajo nuk e pra¬noi këtë dhe më refuzoi…
Ishte e pastër, e ndershme dhe e devotshme, e kish¬te mbajtur premtimin e vet ndaj meje, se nuk do të bënte atë që është e ndaluar.


URIA ËSHTË VRASËSE

Gjatë një viti të vështirë, në të cilën qielli nuk kish¬¬te lë¬shuar shi, e as toka nuk kishte bereqet, uria e kish¬te mposhtur këtë vajzë dhe gati e kishte rrëzuar. Nxitoi tek unë dhe kërkoi ndihmë kundër vështirësive të je¬tës, që të mos e gjejë vdekja. Nuk kishte as një copë buke për të zbutur urinë. Babai i saj nuk i kishte lënë asnjë dinar e as një dërhem. Unë isha i pasur dhe përsëri më kapluan mendimet e këqija. Mendova se si¬tuata e saj do ta detyrojë që të përkulet dhe të lë¬shojë pe para asaj që i kam kërkuar…
I thashë asaj: “Do të të jap çfarë të duhet, por duhet të kryesh atë që dëshiroj prej teje!
Refuzoi dhe u kthye nga erdhi.
Uria gati po e vriste, dhe nuk kishte mun¬d묬si të kërkonte ndihmë nga askush.

LARGOHU NGA MENDIMET E KËQIJA TË SHEJTANIT

Në fund, erdhi tek unë dhe pa dëshirë pranoi atë që kisha kërkuar nga ajo. Në sytë e saj pa¬¬shë lotët dhe dhembjen e thellë. M’i zgjati duart dhe tha: “Të lutem! Mos lejo që mendimet e kë¬qija të shejtanit të të rrëzojnë. Mos më shfry¬tëzo në këtë mënyrë, por vetëm në mënyrë të nder¬sh¬me. Martohu me mua sipas ligjeve të Allahut dhe ta lidhim kurorën para Allahut dhe para njerëzve.



Fillova të dridhem nga frika dhe më dolën lo¬tët, duke iu frikësuar hidhërimit të Allahut dhe dënimit të Tij. Ia dhashë paratë që kërkonte. I mori 120 dinarë, e lumtur dhe e reha¬tuar që nuk bëra diçka të keqe dhe që e kishte ruajtur nderin e vet.

NUK DËSHIROJA ASGJË PËRVEÇ KËNAQËSISË SATE

E vazhdoi njeriu tregimin e vet: “Falënderimi i takon Allahut, i Cili më udhëzoi në rrugë të drej¬të! Nuk iu nënshtrova presionit të shejtanit, por e refu¬zova, tërë këtë për hir Tëndin, o Zot!
O Zot, u frikësova nga Ti dhe e lashë të shkojë me paratë (edhe pse e doja pa masë). O Zot, unë u fri¬kësova nga ajo ditë kur do të dal para Teje për të dhënë llogarinë. Atëherë nuk do të më shpë¬to¬jë e tërë pa¬su¬ria ime. Atë ditë nuk do të pranosh askë, përveç¬se atë që vjen me bindje të pastër…
O Zot, e di se e kam bërë këtë për hir të fisn¬ikë¬risë Sate. Na ndihmo dhe na e lehtëso këtë situatë!”
Guri lëvizi edhe ca, por jo edhe aq sa të mund¬¬te dikush të dilte nga aty.
Erdhi radha tek i treti që ta luste Allahun për shpëtim.

JEPJA PUNËTORIT HAKUN!

U ngrit edhe i treti, pas lutjes së bashkudhë¬tarëve të vet, dhe tha:
“O Zot, Ti di e të tjerët nuk dinë se kam pa¬sur pa¬su¬ri të madhe dhe punëtorë. Me ta sillesha në mënyrë të drejtë dhe me nder dhe i shpër¬ble-ja me atë që Ti ma kishe dhënë, andaj ua paguaja punën pa¬ra se t’u thaheshin djersët…
Një ditë e kërkova njërin nga punëtorët e mi, por nuk e gjeta. Kishte shkuar e nuk e kishte ma¬rrë më¬dit¬jen e tij. Që nga atëherë kishte kaluar shumë kohë dhe unë mëditjen e tij e investoja në punë të reja, kësh¬tu që ky investim sillte fitim të madh. Një ditë, ai punëtor u kthye tek unë, pasi kishte rënë në vështirësi financiare. Më tha: “Dikur, moti, kam punu¬ar te ju dhe nuk e pata marrë mëditjen time! Tani ajo më duhet. A mund të ma paguani atë?”

NA SHPËTO NGA KJO SITUATË!

Iu përgjigja: “Në këtë luginë, gjithë çka sheh është jotja, si rezultat i mëditjeve të tua!”
Shikoi nga lugina dhe pa deve, lopë, dele, aq shumë, saqë as që kishte mundur t’i ëndërronte. U habit dhe gjuha i përzihej, por shumë shpejt u zgjua nga gjumi i bukur që e kishte kapluar dhe tha: “Po bëni shaka, zotëri!”


Iu përgjigja: “Jo, pasha Zotin, unë mëditjen tënd e kam investuar dhe nga ajo u bë kjo pa¬suri… Merri të gjitha ato që t’i ka dhuruar Allahu, me fat dhe shko i qetësuar!”
Njeriu e mori kopenë e tij nga lugina e ma¬dhe duke mos u besuar syve të tij.
“O Allah, tërë këtë e kam bërë për Ty dhe për fisnikërinë Tënde. Na shpëto nga kjo fatke¬qësi në të cilën kemi rënë!”

ALLAHU NUK I HUMB TË MIRAT E BESIMTARËVE!

E guri lëvizi edhe pak, por këtë herë ishte e mjaf¬¬tueshme që të tre udhëtarët të mund të dil¬nin nga shpella.
Buzëqeshja filloi t’ua ndriçojë fytyrat e tyre dhe filluan që t’u dridhen buzët nga gëzimi…
Ia arritën të dalin nga aty dhe ta vazhdojnë rru¬¬gën e tyre, duke u kënaqur me fisnikërinë e Allahut, duke besuar se Ai asnjëherë nuk harron t’i shpër¬blejë mirëbërësit.
O Zot, bekoji punët tona dhe le të jenë të sin¬qerta vetëm për Ty, Ti i Cili u përgjigjesh lutjeve tona!
Madhërimi të takon vetëm Ty, o Zot i botë¬ve!


MËSIME NGA TREGIMI

1. Muslimani gjithnjë i drejtohet Allahut xh.sh. duke e lutur Atë në të mirë, e si¬do¬mos kur ësh¬të në raste të vështira, në më¬ny¬rë që Allahu xh.sh. t’ia largojë atij të këqijat, siç vep¬ruan këta tre burra në shpellë.
2. Një nga kushtet e pranimit të lutjes është që muslimani ta dojë Allahun dhe t’i për¬mendë veprat e veta më të mira, siç bënë tre njerëzit (në shpellë v.p.)
3. Për muslimanin kënaqësia e prindërve të vet duhet të jetë më e rëndësishme se kënaqësia e nje¬rëz¬ve të tjerë, qofshin edhe fëmijët e tij, si¬ç veproi druprerësi, i cili nuk donte t’u jepte qumësht fëmijëve dhe gruas para prin¬dërve të vet, të cilët i kishte pritur derisa ishin zgjuar.
4. Mirësia ndaj prindërve është një ndër punët më të mira. Allahu e pranoi lutjen e nje¬riut të i dëgjueshëm ndaj prin¬dërve të tij.
5. Muslimanit nuk i lejohet ta keqpërdorë pa¬su¬rinë e vet dhe varfërinë e të tjerëve, du¬ke kërkuar prej tyre të bëjnë atë që është mëkat ose që i dëmton ata, siç de¬shi të bënte djaloshi me vajzën e varfër.


6. Muslimani duhet ta përkujtojë Allahun, t’i fri¬kësohet Atij, ta dijë se Ai është i Plot¬fu¬qi¬shëm dhe se e dëgjon dhe e sheh atë, se do të japë llogari para Tij, edhe pse shejtani e nxit të bëjë gjëra të liga. Kjo duhet ta nda¬lojë atë nga pu¬nët e liga (si rasti me djaloshin, i cili i dha para vajzës pa e dëmtuar).
7. Islami i urdhëron njerëzit të jenë të besue¬shëm dhe t’i ruajnë të drejtat e të tjerëve, si dhe të mos bëjnë dhunë duke ua marrë pasurinë në mënyrë të padrejtë, siç veproi edhe treg¬ta¬ri me bagëti, i cili e kishte ruaj¬tur mëditjen e ba¬riut dhe, pasi pasu¬ria ishte shtuar, ia ktheu më të rritur.
8. Dorëzimi i gjërave të besuara pronarëve të tyre bën pjesë në veprat e mira. Allahu xh.sh. e kishte pranuar lutjen e nje¬riut që ia kishte kthyer punëtorit mëditjen e tij pasi ishte shumëfishuar.
9. Muslimani duhet t’i zgjedhë shokët e mirë, të cilët do të jenë për të ndihmesë dhe bekim nga Allahu xh.sh. në të mirë dhe në të ke¬qe. Këta tre njerëz të mirë ishin të dobi¬shëm për njëri-tjet¬rin kur guri ua mbylli dal¬jen nga shpella.


PËRMBAJTJA

ARKA E BOTËS……………………..…………………….….5
MËSUESI I VOGËL……………………………………….…27
MBRETI DHE DJALOSHI BESIMTAR….………….…49
KULETA E HUMBUR……………….…………….…….…69
BEFASIA…………………………………...………….…..…95
LETRA FITUESE.………………………….…………....117
RRUSHI I LLASTUAR…………………….…………...137
NËNA E DËSHMORËVE…………………….………...155
KUJTIMET ME ROJTARIN…………………………..177
TRE TË MBYLLURIT NË SHPELLË………..…...195
 

 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free