NGRITJA E ISLAMIT
HARUN JAHJA
apitulli 2
Përhapja e shpejtë e Islamit në Amerikë
PARATHËNIE
ISLAMI ËSHTË NË NGRITJE
Gjatë 20 viteve të fundit, numri i Muslimanëve në botë është rritur vazhdimisht. Statistikat e vitit 1973 tregojnë se popullata Muslimane në botë numëronte 500 milionë; tani, ajo ka arritur në 1.5 miliardë. Sot, çdo i katërti person është Musliman. 1 Ka mundësi që popullata Muslimane do të vazhdojë të rritet dhe Islami do të bëhet feja më e madhe në botë.
Arsyeja e kësaj rritjeje të vazhdueshme nuk është vetëm rritja e popullatës në vendet Muslimane, por gjithashtu numri në rritje i njerëzve të cilët po kthehen në Islam, një dukuri që ka fituar shtytje, posaçërisht pas sulmit në Qendrën Botërore të Tregëtisë më 11 Shtator 2001 (që këtej e tutje do t’i referohemi si 9/11). Ky sulm, i dënuar prej çdokujt, posaçërisht prej Muslimanëve, papritur ka tërhequr vëmendjen e njerëzve (posaçërisht të Amerikanëve) për Islamin. Njerëzit në Perëndim po flasin shumë për atë se çfarë feje është Islami, ç’thot Kur’ani, cilat obligime pasojnë me qenien Musliman dhe si duhet Muslimanët t’i udhëheqin punët e tyre. Ky interesim ka shkaktuar në mënyrë të natyrshme një ngritje në numrin e njerëzve që u kthyen në Islam në mbarë botën. Kështu, parashikimi i dëgjuar zakonisht pas 9/11 se “ky sulm do të ndryshojë rrjedhën e historisë botërore” ka filluar të jetësohet, në një mënyrë. Procesi i kthimit nga vlerat fetare dhe shpirtërore, të cilin bota është duke e përjetuar për një kohë të gjatë, është bërë kthim në Islam.
Nganjëherë, kur zhvillime të tilla raportohen prej mjeteve të informimit, shohim se sa të jashtëzakonshme në të vërtetë janë këto ngjarje. Edhepse ndonjëherë paraqiten si ndodhi të rëndomta, ato në të vërtetë janë shenja se parimet morale Islame kanë filluar të përhapen në mbarë botën me shpejtësi të madhe.
Duhet të kuptojmë se këto shenja ose shpërfillen në dobi të ngjarjeve tjera ose nuk mund të vlerësohen drejtë prej shumë njerëzve. Mirëpo, është e një rëndësie të madhe që:
- Burra të shquar shteti citojnë Kur’anin në fjalimet e tyre dhe shfrytëzojnë çdo rast për të shprehur nderimin e tyre për të.
- Ata kanë filluar t’i vizitojnë xhamitë dhe të kërkojnë informacion të hollësishëm për Islamin.
- Për herë të parë në histori, Papa ka ftuar të Krishterët dhe Muslimanët të agjërojnë një ditë së bashku.
- Kleri i Krishterë citon Kur’anin në predikimet e tyre.
- Me javë të tëra, Kur’ani ka qenë libri më i shitur në vendet perëndimore.
- Ka pasur programe të posaçme lajmesh të transmetuara botërisht në televizion, raporte dhe programe debatuese që prezentojnë Islamin.
- Gazetat e famshme botërore kanë botuar artikuj për Islamin dhe Muslimanët.
- Librat më të kërkuar nëpër librari janë librat për Islamin dhe historinë Islame.
Ky libër paraqet dhe vlerëson këto zhvillime në mënyrë që lexuesit të mund ta vlerësojnë rëndësinë e tyre. Në njërën anë, ky libër do të bëjë përpjekje për t’i bërë besimtarët më të papërkulur dhe më të vendosur dhe, në anën tjetër, të tregoj rëndësinë që çdokujt t’i tregohet për parimet morale të Islamit. Të gjitha këto zhvillime janë shpallur në Kur’an:
“Kur erdhi ndihma dhe çlirimi (ngadhënjimi) i Zotit dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e Allahut. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko falje nga Ai (Kur’an, 110: 2-3) dhe është e rëndësishme të dijmë se ajo që thuhet në këtë varg do të bëher realitet shumë shpejtë. Kjo po ndodhë madje edhe tani. Zoti do ta përmbush këtë premtim me të vërtetë. Prandaj, besimtarët duhet të bëjnë gjithë çka munden për të qenë pjesë e këtyre zhvillimeve.
Kapitulli 1
Rënia e Ateizmit dhe Ngritja e Besimit
Përpara se t’i hedhim një vështrim rritjes së Islamit në mbarë botën, duhet ta shqyrtojmë edhe një tjetër zhvillim vendimtar: rënien e ateizmit dhe ngritjen e besimit. Gadi çdokush që ka studiuar historinë njerëzore, veçanërisht aspektet e saj filozofike dhe shoqërore, do të pajtohet se shekulli i nëntëmbëdhjetë ishte një periudhë e rëndësishme, sepse gjatë atyre viteve u ndërmorën hapat e parë drejt rënies së ardhshme shpirtërore. Karakteristika më e rëndësishme ishte rritja e ateizmit (p.sh. të mohuarit e Ekzistencës së Zotit) si kundërvënie ndaj besimeve teiste dhe fesë, e cila ishte përgjithësisht dominante në botë deri atëherë.
Edhepse ateizmi ka ekzistuar që prej kohërave të lashta, lindja e kësaj ideje filloi në të vërtetë në Evropën e shekullit tetëmbëdhjetë, me përhapjen dhe ndikimin politik të filozofisë së disa mendimtarëve anti-fetar. Materialistët si Denis Didero (1713-84) dhe Baron d’Holbah (1723-89) sugjeruan se gjithësia ishte një konglomerat i materies që kishte ekzistuar përgjithmonë dhe se vetëm materia ekzistonte. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, ateizmi u përhap edhe më shumë. Mendimtarë si Ludvig Fojerbah (1804-72), Karl Marks (1818-83), Fridrih Engels (1820-95), Fridrih Niçe (1884-1900), Emil Durkhaim (1859-1917) dhe Zigmund Frojd (1856-1939) zbatuan mendimin ateist në fusha të ndryshme të shkencës dhe filozofisë.
Mbështetja më e madhe për ateizmin erdh nga Çarls Darvini (1809-82), i cili refuzoi idenë e krijimit dhe paraqiti teorinë e evolucionit, e cila kinse i dha një përgjigje shkencore çështjes që kishte hutuar ateistët me shekuj të tërë: Si erdhën në jetë qeniet njerëzore dhe gjallesat?
Kjo teori bindi një numër shumë të madh njerëzish se ekzistonte një mekanizëm në natyrë që i dha jetë materies së pajetë dhe prodhoi me miliona specie të gjalla të ndryshme prej saj.
Kah fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, ateistët formuluan një botëkuptim që “shpjegonte” gjithçka: Gjithësia nuk ishte krijuar, sepse ajo nuk kishte një fillim dhe kishte ekzistuar përgjithmonë. Ata pohonin se ajo nuk kishte një qëllim të caktuar, se rregulli dhe barazpesha e saj ishin rezultat i rastësisë dhe se teoria e evolucionit e Darvinit shpjegonte se si u krijuan qeniet njerëzore dhe gjallesat tjera. Ata besonin se Marksi dhe Durkhaimi kishin shpjeguar historinë dhe sociologjinë dhe se Frojdi kishte shpjeguar psikologjinë në bazë të supozimeve ateiste. Mirëpo, zhvillimet shkencore, politike dhe shoqërore të shekullit njëzet hodhën poshtë këto pikëpamje, sepse zbulimet e vazhdueshme në astronomi, biologji, psikologji dhe shkenca shoqërore anuluan bazat e supozimeve ateiste.
Në librin e tij Zoti: Dëshmia, Pajtimi i Besimit dhe Arsyes në një Botë Postlaike, dijetari Amerikan Patrik Glin i Universitetit Xhorxh Uashington shkruan:
Dy dekadat e fundit të hulumtimeve kanë përmbysur gadi të gjitha supozimet dhe parashikimet e rëndësishme të një gjenerate më të hershme të mendimtarëve modern laik dhe ateist që kanë të bëjnë me çështjen e Zotit. Mendimtarët modern supozonin se shkenca do të zbulonte që gjithësia të jetë gjithnjë e më e rastësishme dhe mekanike; në vend të kësaj ajo ka zbuluar shtresa të reja të papritura të një rregulli të ndërlikuar që flet për një projektim mjeshtëror paimagjinueshëm madhështor. Psikologët modern parashikuan se feja do të tregohej si një neurozë dhe si e tejkaluar; në vend të kësaj, përkushtimi fetar është treguar të jetë një komponentë jetike e shëndetit themelor mental në aspektin empirik…
Pak njerëz duket se e kuptojnë këtë, por deri më tani kjo duhej të ishte e qartë: Gjatë një shekulli në debatin madhështor në mes të shkencës dhe besimit, raportet kanë ndryshuar plotësisht. Pas Darvinit, ateistët dhe agnostikët si (Tomas Henri) Haksli (1825-95) dhe (Bertrand) Rasel (1872-1970) mund të bënin me gisht drejt asaj që dukej të jetë një trup solid i teorisë që mund të provohej që kinse dëshmonte se jeta ishte e rastësishme dhe se gjithësia në thelb ishte e rastit. Shumë shkencëtar dhe intelektual vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik këtij botëkuptimi. Por ata janë të shtyrë ta mbrojnë atë gjithnjë e më shumë deri në nivele gadi absurde. Sot të dhënat konkrete tregojnë fuqishëm në drejtim të hipotezës së Zotit. 2
Shkenca, e cila është paraqitur si shtyllë e filozofisë ateiste/materialiste, del të jetë pikërisht e kundërta e saj. Siç shprehet një autor tjetër: “Materializmi i prerë që përjashton çdo qëllim, zgjidhje dhe natyrë shpirtërore nga bota thjeshtë nuk mund t’i shpjegojë të dhënat që dalin nga laboratoret dhe observatoriumet.” 3
Me pak fjalë, ateizmi pësoi një rënie të papritur në çerekun e fundit të shekullit njëzet pikërisht nga vet konceptet shkencore dhe sociologjike prej të cilave pasuesit e tij kishin shpresuar të kenë përkrahjen më të madhe. Në këtë kapitull, do të shohim rënien e tij në fushat e kozmologjisë, biologjisë, psikologjisë, mjekësisë dhe sociologjisë; në pjesët e mëvonshme do të diskutohet se si kjo ka përgaditur themelin për ngritjen e Islamit.
Kozmologjia: Rënia e konceptit të një
Gjithësie të Amshueshme dhe Zbulimi i Krijimit
Goditja e parë që iu dha ateizmit nga shkenca e shekullit njëzet ishte në fushën e kozmologjisë. Ideja se gjithësia kishte ekzistuar përgjithmonë u hodh poshtë, sepse shkencëtarët zbuluan se ajo kishte një fillim. Me fjalë të tjera, ata dëshmuan në mënyrë shkencore se gjithësia ishte krijuar nga asgjëja.
Kjo ide e një gjithësie të përjetshme erdh në botën Perëndimore, bashk me filozofinë materialiste, nga qytetërimi klasik Grek. Ajo pohonte se vetëm materia ekziston dhe se gjithësia buron nga amshueshmëria dhe është e amshueshme. Në Mesjetë, kur kisha Katolike dominonte mendimin Perëndimor, materializmi u harrua. Mirëpo, në kohën moderne shkencëtarët Perëndimor u bënë shumë kureshtar për këto burime klasike Greke dhe ringjallën interesimin për materializëm.
Personi i parë që paraqiti një kuptim materialist të gjithësisë ishte filozofi i mirënjohur Gjerman Imanuel Kanti (1724-1804), edhepse nuk ishte materialist në kuptimin filozofik të fjalës. Kanti sugjeroi se gjithësia ishte e amshueshme dhe se çdo mundësi mund të jetwsohej vetëm përbrenda kësaj amshueshmërie. Me ardhjen e shekullit të nëntëmbëdhjetë, gjerësisht u pranua se gjithësia nuk kishte një fillim dhe se nuk kishte ekzistuar asnjë moment i krijimit. E përvetësuar me pasion nga materialist dialektik si Marksi dhe Engelsi, kjo ide gjeti rrugën e saj për në shekullin e njëzet.
Kjo ide ka qenë gjithmonë në pajtim me ateizmin, sepse të pranohej se gjithësia kishte një fillim do të nënkuptonte se Zoti e kishte krijuar atë. Prandaj e vetmja mënyrë për t’iu kundërvënë kësaj ideje ishte të pohohej se gjithësia ishte e amshueshme, edhepse shkenca nuk e mbështeste një pohim të tillë. Xhorxh Policeri (1903-42), ithtar i paepur i këtij pohimi, u bë gjerësisht i njohur si përkrahës i materializmit dhe Marksizmit në gjysmën e parë të shekullit njëzet përmes librit të tij Principes Fondamentaux de Philosophie (Parimet Fundamentale të Filozofisë). Duke pandehur se modeli i “gjithësisë së amshueshme” ishte i vlefshëm, ai kundërshtoi idenë e krijimit:
Gjithësia nuk ishte një objekt i krijuar. Po të ishte atëherë do të duhej të krijohej në çast nga Zoti dhe të vinte në jetë nga asgjëja. Për të pranuar krijimin, njeriu duhet të pranojë, në rradhë të parë, ekzistencën e një momenti kur gjithësia nuk ekzistonte dhe se diçka u krijua nga asgjëja. Kjo është diçka që shkenca nuk mund ta pranojë. 4
Duke e përkrahur idenë e një gjithësie të përjetshme, Policeri mendonte se shkenca ishte në anën e tij. Mirëpo, shumë shpejtë pas kësaj, fakti për të cilin kishte aluduar duke thënë “nëse është ashtu, ne duhet ta pranojmë ekzistencën e një krijuesi,” domethënë, se gjithësia kishte një fillim, u vërtetua. Ky fakt erdh si rezultat i teorisë së “Big Bengut” (Shpërthimit të Madh), mbase konceptit më të rëndësishëm të astronomisë së shekullit njëzet.
Teoria e Big Bengut u formulua pas një sërë zbulimesh. Në vitin 1929, astronomi amerikan Edvin Habëll (1889-1953) vërejti se galaktikat vazhdimisht largoheshin nga njëra tjetra dhe se gjithësia zgjerohej. Po të kthehej mbrapsht rrjedha e kohës në një gjithësi që zgjerohet, e tërë gjithësia duhet të ketë buruar nga një pikë e vetme. Ndërsa bënin vlerësimin e vlefshmërisë së zbulimit të Habllit, astronomët u ballafaquan me faktin se kjo pikë e vetme ishte një realitet “metafizik” në të cilin ekzistonte një tërheqje e pafund gravitacionale pa masë. Materia dhe koha u krijuan përmes shpërthimit të kësaj pike të pa-masë. Me fjalë të tjera, gjithësia u krijua nga asgjëja.
Në njërën anë, disa astronomë konservator materialist janë përpjekur që t’i bëjnë ballë teorisë së Big Bengut dhe të mbajnë në jetë idenë e një gjithësie të amshueshme. Artur Edingtoni (1882-1944), një fizikan i mirënjohur materialist, e përmbledhi pikëpamjen e tyre fare mirë kur tha: “Filozofikisht, nocioni i një fillimi të papritur të rregullit të tanishëm të Natyrës është i neveritshëm për mua.” 5 Mirëpo, përkundër kësaj neverie, teoria e Big Bengut vazhdon të vërtetohet nga zbulimet konkrete shkencore. Në vrojtimet e tyre të bëra në vitet e 1960-ta, Arno Penzias dhe Robert Uilson zbuluan mbeturina radioaktive të këtij shpërthimi (rrezatimi i sfondit kozmik). Këto vrojtime u vërtetuan në vitet e 1990-ta nga sateliti COBE (Hulumtuesi i Sfondit Kozmik – Cosmic Background Explorer).
Të përballur me të gjitha këto fakte, materialistët u mbështetën për muri. Entoni Flu, një profesor ateist i filozofisë në Univerzitetin e Reading dhe autor i librit Humanizmi Ateist, e bën këtë pranim interesant:
Është e ditur se rrëfimi është i mirë për shpirtin. Prandaj unë do të filloj duke pranuar se ateisti Stratonist duhet të turpërohet nga konsensusi bashkëkohor kozmologjik. Sepse duket se kozmologët po japin një provë shkencore për atë që St. Tomas thoshte se nuk mund të vërtetohej filozofikisht; domethënë, se gjithësia kishte një fillim. Për aq kohë sa do të mendohet qetësisht që gjithësia të jetë jo vetëm e pa fund por gjithashtu edhe e pa fillim, është e lehtë të këshillohet që ekzistenca e saj e vrazhdë dhe çfarëdo që të zbulohen të jenë veçoritë e saj më fundamentale, do të duhej të pranoheshin si baza shpjeguese. Edhepse unë mendoj se kjo ende mbetet e saktë, padyshim se nuk është as gjë e lehtë dhe as e rehatshme të mbrohet kjo pikëpamje përballë rrëfimit të Big Bengut. 6
Një shembull i reagimit ateist ndaj teorisë së Big Bengut është parë në një artikull të vitit 1989 të shkruar nga Xhon Medoksi, botues i revistës Nature, njërës prej revistave më të njohura materialiste-shkencore. Në artikullin e tij, të titulluar “Poshtë Big Bengu,” Medoksi shkruajti se Big Bengu është “filozofikisht i papranueshëm,” sepse “kreacionistët (ithtarët e krijimit) dhe ata me bindje të ngjashme … kanë arsyetim të bollshëm në doktrinën e Big Bengut.” Ai poashtu parashikoi se “ajo vështirë se do ta mbijetonte dekadën e ardhshme.” 7
Mirëpo, përkundër shpresave të Medoksit, teoria e Big Bengut vazhdon të bëhet edhe mw e besueshme dhe zbulimet e reja vazhdojnë të vërtetojnë se gjithësia u krijua.
Disa materialist kanë një pikëpamje relativisht të logjikshme në lidhje me këtë çështje. Për shembull, fizikani materialist Anglez H. P. Liptoni “padëshirë” pranon faktin shkencor të krijimit. Ai shkruan:
Mendoj … se ne duhet … të pranojmë se i vetmi shpjegim i pranueshëm është krijimi. E di se kjo është mallkim për fizikanët, siç është me të vërtetë edhe për mua, por nuk duhet ta refuzojmë një teori e cila nuk na pëlqen nëse provat eksperimentale e mbështesin atë. 8
Pra, astronomia moderne vërteton dhe konstaton se koha dhe materia u krijuan nga një Krijues përjetësisht i plotfuqishëm, i Cili është i pavarur nga këto të dyja. Fuqia e amshueshme që krijoi gjithësinë në të cilën ne jetojmë është Zoti, zotëruesi i fuqisë, dijenisë dhe urtësisë së pafund.
Fizika dhe Astronomia: Rënia e Idesë së një
Gjithësie të Rastësishme dhe Zbulimi
i Parimit Antropik
Një dogmë e dytë ateiste që u zhvlerësua nga zbulimet e shekullit njëzet në astronomi është ideja e një gjithësie të rastësishme. Pikëpamja se e gjithë materia në gjithësi, trupat qiellor dhe ligjet që përcaktojnë raportet në mes tyre nuk është asgjë më shumë se rezultat i paqëllimtë i rastësisë është lëkundur në mënyrë dramatike.
Për herë të parë që prej viteve të 1970-ta, shkencëtarët kanë filluar të pranojnë se barazpesha fizike e gjithësisë është përshtatur në mënyrë të ndjeshme në dobi të jetës njerëzore. Përparimet e bëra në hulumtime u kanë mundësuar shkencëtarëve të zbulojnë se ligjet fizike, kimike dhe biologjike të gjithësisë, si edhe forca të tilla themelore si gravitacioni dhe elektro-magnetizmi dhe madje edhe vet strukturat e atomeve dhe të pjesëve të tij, të gjitha janë të rregulluara pikërisht ashtu si duhet të jenë për jetën njerëzore. Shkencëtarët Perëndimor këtë projektim të mrekullueshëm e kanë quajtur “parimi antropik”: Çdo aspekt i gjithësisë është projektuar duke pasur parasysh jetën njerëzore.
Karakteristikat e saj themelore mund t’i përmbledhim si vijon:
- Shpejtësia e zgjerimit të parë të gjithësisë (forca e shpërthimit të Big Bengut) ishte pikërisht shpejtësia e duhur. Sipas llogaritjeve të shkencëtarëve, po të kishte ndryshuar shkalla e zgjerimit nga vlera e saj aktuale për më shumë se një pjesë në një miliardë, gjithësia ose do të rënohej para se të arrinte madhësinë e saj të tanishme ose do të shpërndahej në çdo drejtim në atë mënyrë sa t’mos mund të ribashkohej më kurrë. Me fjalë të tjera, madje edhe në momentin e parë të ekzistencës së saj kishte një llogaritje të hollë të saktësisë prej një në një miliardë.
- Katër forcat fizike të gjithësisë (domethënë, forca gravitacionale, forca e dobët bërthamore, forca e fuqishme bërthamore dhe forca elektromagnetike) janë të gjitha në nivelet e duhura që të krijohet një gjithësi e rregullt dhe që jeta të ekzistojë. Madje edhe me luhatjet më të vogla të këtyre forcave (p.sh. një në 1039ose një në 1028; domethënë – llogaritur në formë të vrazhdë – një në një miliardë miliardë miliardë), gjithësia do të përbëhej ose vetëm prej rrezatimit ose vetëm prej hidrogjenit.
- Shumë përshtatje tjera delikate e bëjnë Tokën ideale për jetën njerëzore: madhësia e Diellit, largësia e tij nga Toka, karakteristikat unike fizike dhe kimike të ujit, gjatësia valore e rrezeve të diellit, mënyra se si atmosfera e Tokës përmban gazërat e domosdoshme për frymëmarrje dhe fusha magnetike e Tokës që i është përshtatur në mënyrë ideale jetës njerëzore. (Për më shumë informacion mbi këtë temë, shih librin Krijimi i Gjithësisë të Harun Jahjasë, Botuesit Al-Attique: 2001)
Kjo barazpeshë e brishtë është njëri prej zbulimeve më mahnitëse të astrofizikës moderne. Pol Dejvis, astronomi i mirënjohur, shkruan në paragrafin e fundit të Planit kozmik të tij: “Përshtypja e Projektimit është e parezistueshme.” 9
Në një artikull në revistën Nature, astrofizikani V. Pres shkruan se “ekziston një projektim madhështor në Gjithësi që favorizon zhvillimin e jetës inteligjente.” 10
Është interesante se shumica e shkencëtarëve të cilët kanë bërë këto zbulime ishin materialist të cilët erdhën në këtë përfundim padëshirë. Ata nuk ndërmorën hetimet e tyre shkencore duke shpresuar të gjejnë dëshmi për Ekzistencën e Zotit. Por shumica, nëse jo të gjithë ata, përkundër mosdashjes së tyre, arritën në këtë përfundim si shpjegimi i vetëm për projektimin e mrekullueshëm të gjithësisë.
Në librin e tij Gjithësia Simbiotike, astronomi amerikan Xhorxh Grinstajni e pranon këtë fakt:
A thua si ka pasur mundësi të ndodhë kjo (që ligjet e fizikës t’ia përshtatin vetveten jetës)? … Me shqyrtimin e të gjithë provave, vetvetiu lind mendimi se ndonjë ndërmjetës i mbinatyrshëm – apo, më parë Ndërmjetësi – duhet të jetë i përfshirë. A është e mundshme që papritur, pa e pasur këtë qëllim, ne kemi marrë në thua në dëshminë shkencore të ekzistencës së një Qenie Supreme? A thua ishte Zoti i cili ndërhyri dhe kështu si me magji ndërtoi gjithësinë për të mirën tonë? 11
Duke e filluar pyetjen e tij me “A është e mundshme,” Grinstajn, një ateist, përpiqet të shpërfill faktin e qartë me të cilin përballej. Por shumë shkencëtarë të cilët iu kishin qasur kësaj çështjeje pa paragjykim pranojnë se gjithësia është krijuar posaçërisht për jetën njerëzore.
Materializmi tani është duke u konsideruar si një besim i gabueshëm jashtë sferës së shkencës. Gjeneticisti Amerikan Robert Grifits e pranon këtë kur thot: “Po të kemi nevojë për një ateist për të debatuar, shkoj në degën e filozofisë. Dega e fizikës nuk na hyn shumë në punë.” 12
Në librin Fati i Natyrës: Si e zbulojnë ligjet e biologjisë qëllimin në gjithësi, që trajton mënyrën se si ligjet fizike, kimike dhe biologjike janë të llogaritura në mënyrë të mahnitshme në mënyrë “ideale” duke patur parasysh nevojat për jetën njerëzore, biologu i mirënjohur molekular Majkëll Denton shkruan:
Pamja e re që është shfaqur në astronominë e shekullit njëzet paraqet një sfidë shqetësuese ndaj supozimit i cili ka qenë mbizotërues përbrenda qarqeve shkencore gjatë pjesës më të madhe të katër shekujve të kaluar: se jeta është një dukuri periferike dhe krejtësisht e rastit në planin kozmik. 13
Me pak fjalë, ideja e një gjithësie të rastësishme, ndoshta shtylla më qendrore e ateizmit, është vërtetuar si e pavlefshme. Shkencëtarët tani haptazi flasin për rënien e materializmit. 14 Zoti zbulon falsitetin e kësaj ideje në Kur’an: “Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre pa qëlllim. Ai është mendim i atyre që nuk besuan…” (Kur’an, 38: 27), dhe shkenca e vërtetoi këtë të vërtetë në vitet e 1970-ta.
Fizika e Kuantit dhe Zbulimi i Urtësisë Hyjnore
Një sferë e shkencëws që shkatërron mitin materialist dhe jap dëshmi pozitive për teizmin është fizika e kuantit.
Fizika e Kuantit merret me grimcat më të vogla të materies, të quajtura poashtu “sfera nën-atomike.” Në shkollë, secili mëson se materia përbëhet prej atomeve. Atomet përbëhen nga një bërthamë dhe disa elektrone që sillen rreth tij. Një fakt i çuditshëm është se të gjitha këto grimca zënë vetëm diku rreth 0.0001 përqind të hapësirës së atomeve. Me fjalë të tjera, një atom është diçka që është 99.9999 përqind “i zbrazët.”
Ajo që është edhe më interesant, studimi i mëtejshëm tregon se bërthamat dhe elektronet përbëhen prej grimcave shumë më të vogla të quajtura “kuarkë,” të cilat në kuptimin fizik nuk janë madje as grimca; ato më parë janë thjeshtë energji. Ky zbulim theu dallimin klasik në mes të materies dhe energjisë. Tani duket se vetëm energjia ekziston në gjithësinë materiale dhe se materia është vetëm “energji e ngrirë.”
Ka edhe një fakt që ngjallë kureshtje edhe më shumë: Kuarkët, ato qeska energjie, veprojnë në atë mënyrë sa që mund të përshkruhen si “të vetëdijshme.” Fizikani Friman Dajson, kur mori Çmimin Tempëlton për Përparim në Fe (2000), pohoi se:
Atomet janë një gjë e çuditshme, që sillen më tepër si faktorë aktiv se sa si substanca inerte. Ato bëjnë zgjidhje të paparashikueshme në mes të mundësive alternative sipas ligjeve të mekanikës së kuantit. Duket se mendja, që manifestohet nga aftësia për të bërë zgjidhje, është deri në një masë një gjë e qenësishme në secilin atom. 15
Me fjalë të tjera, ekziston një informacion që qëndronë pas materies, informacion që i paraprinë sferës materiale. Gerald Shroeder, një shkencëtar i stërvitur në MIT i cili ka punuar si në fizikë ashtu edhe në biologji dhe është autor i librit Shkenca e Zotit, bën një numër komentesh të rëndësishme në lidhje me këtë çështje. Në librin e tij më të vonshëm, Fytyra e fshehtë e Zotit: Shkenca zbulon të vërtetën përfundimtare, Shroeder shpjegon se fizika e kuantit – bashk me degët tjera të shkencës – është mjeti për zbulimin e një urtësie universale që shtrihet pas botës materiale. Siç shprehet ai:
Njerëzimit iu deshtën me mijëra vite para se Ajnshtajni të zbuloj se, sado që duket e çuditshme, baza e materies është energjia, se materia është në të vërtetë energji e kondensuar. Mund t’na nevojitet një kohë më e gjatë që ta zbulojmë se ekziston ndonjë mos-qenie madje edhe më fundamentale se energjia që formon bazën e energjisë, e cila pastaj formon bazën e materies. 16
Xhon Arqibald Uiler, profesor i fizikës në Universitetin Prinston dhe fitues i Çmimit të Ajnshtajnit (2003), shpjegoi të njëjtin fakt kur tha se “bit-i” (shifra binare) e informacionit i jap nxitje “asaj,” substancës së materies. 17 Sipas Schroeder-it, kjo ka një “domethënie të thellë”:
Raportet materie/energji, funksionet e valëve të kuantit, kanë domethënie të thellë. Shkenca mund të jetë duke iu afruar kuptimit se e tërë gjithësia është një shprehje e informacionit, urtësisë, një ideje, pikërisht sikurse atomet që janë shprehje të prekshme të diçkaje të papeshë si energjia. 18
Kjo urtësi është një gjë aq e gjithëdijshme sa që e përfshinë tërë gjithësinë:
Një vetëdije e vetme, një urtësi universale, përshkon gjithësinë. Zbulimet e shkencës, ato që hulumtojnë natyrën e kuantit të materies nën-atomike, na kanë sjellur në cepin e një kuptimi befasues: e tërë ekzistenca është shprehje e kësaj urtësie. Në laboratore ne e përjetojmë atë si informacion që së pari shprehet si energji dhe pastaj kondensohet në formën e materies. Çdo grimcë, çdo qenie, nga atomi deri te njeriu, duket të përfaqësojë një nivel të informacionit, të urtësisë. 19
Kjo don të thot se gjithësia materiale nuk është një grumbull i paqëllimtë dhe kaotik i atomeve, siç pretendon dogma ateiste/materialiste, por në vend të kësaj është një manifestim i urtësisë që ekzistoi para gjithësisë dhe që ka pushtet absolut mbi gjithçka që ekziston. Sipas fjalëve të Shroederit, është “sikur një bazë metafizike të ishte fiksuar mbi materialen.” 20
Ky zbulim shpartallon tërë mitin materialist dhe zbulon se gjithësia e dukshme materiale është vetëm një hije e një Qenie Absolute të mrekullueshme. Prandaj, siç e shpjegon Shroeder, fizika e kuantit është bërë pika në të cilën takohen shkenca dhe teologjia:
Pikëpamja e lashtë teologjike e gjithësisë është se e tërë ekzistenca është shfaqje e një urtësie të jashtëzakonshme, me një vetëdije universale që është pasqyrim i saj. Nëse e zëvendësoj fjalën informacion me urtësi, teologjia fillon të tingëllojë si fizikë e kuantit. Ndoshta po bëhemi dëshmitarë të bashkimit shkencor të materiales dhe shpirtërores. 21
Kuanti është vërtet pika në të cilën takohen shkenca dhe teologjia. Fakti se e tërë gjithësia përshkohet nga një urtësi u zbulua në Kur’an 14 shekuj më parë. Në një ajet lexojmë:
I adhurari juaj është vetëm All-llahu, përveç Tij zot tjetër nuk ka. Dituria e Tij përfshinë çdo gjë. (Kur’an, 20:98)
Shkencat natyrore: Rënia e Darvinizmit dhe
Fitorja e “Projektimit Inteligjent”
Siç u tha më heret, njëra prej mbështetjeve më themelore për ngritjen e ateizmit në zenitin e tij në shekullin e nëntëmbëdhjetë ishte teoria e evolucionit e Darvinit. Duke pohuar se origjina e qenieve njerëzore dhe e të gjitha gjallesave tjera mbështetet në mekanizmat e pavetëdijshëm natyror, Darvinizmi u dha ateistëve veshjen shkencore që ata kishin kërkuar me shekuj. Ateistët më të zjarrtë të asaj kohe përvetësuan teorinë e tij dhe mendimtarë si Karl Marksi dhe Fridrih Engelsi bën shpjegimin e saj bazën e filozofisë së tyre. Lidhja në mes të Darvinizmit dhe ateizmit që lindi atëherë ka vazhduar deri në kohën tonë.
Por, në të njëjtën kohë, ky besim qendror i ateizmit është pikërisht ai që ka marrë goditjen më të madhe prej shkencës së shekullit njëzet. Zbulimet në paleontologji, biokimi, anatomi, gjenetikë dhe në fushat tjera shkencore kanë shpartalluar teorinë e evolucionit (Shih librin Darvinizmi i hedhur poshtë të Harun Jahjasë). Ne jemi marrë me këtë fakt shumë më hollësisht tjetërkund. Megjithatë, me pak fjalë, mund të themi si vijon:
- Paleontologji: Teoria e Darvinit mbështetet në supozimet se të gjitha speciet rrjedhin prej një paraardhësi të vetëm të përbashkët dhe se ato u ndanë prej njëra tjetrës gjatë një periudhe të gjatë kohore me anë të ndryshimeve të vogla graduale. Kinse, dëshmitë e nevojshme do të zbulohen në të dhënat fosile apo në mbetjet e ngurtësuara të gjallesave. Mirëpo, hulumtimi i fosileve i bërë gjatë shekullit njëzet paraqet një tablo krejtësisht të ndryshme, sepse asnjë fosil i qoftë një specie të padyshimtë të ndërmjetme, një specie që do ta vërtetonte këtë teori të evolucionit gradual në mes të specieve, nuk është gjetur. Për më tepër, çdo takson (kafshë apo bimë që ka lidhje natyrore) shfaqet papritur në të dhënat fosile dhe kurrë nuk është gjetur asnjë gjurmë e çfarëdo paraardhësi të mëparshëm. Dukuria e njohur si Shpërthimi i Kambrianit, të cilën shkencëtarët e klasifikojnë si një periudhë kohe që u shfaq 540 deri 490 milionë vite më parë, është në veçanti interesante. Në atë periudhë të hershme gjeologjike, gati e gjithë fila e mbretërisë shtazore (grupet më të mëdha me struktura trupore mjaft të ndryshme) u shfaqën papritur. Shfaqja e papritur e shumë kategorive të ndryshme të gjallesave me struktura trupore tërësisht të ndryshme dhe organe dhe sisteme jashtëzakonisht komplekse (p.sh. moluskët, antropodët, ekinodermët dhe, siç është zbuluar së voni, madje edhe kurrizorët) e bënë të pavlefshme teorinë e evolucionit dhe vërtetuan krijimin, sepse siç pajtohen edhe evolucionistët, shfaqja e papritur e një taksoni nënkupton projektimin e qëllimshëm dhe kjo don të thot krijim.
- Vrojtimet biologjike: Darvini shtjelloi në mënyrë të hollësishme teorinë e tij duke u mbështetur në shembujt se si shumuesit e kafshëve prodhuan lloje të ndryshme të qenëve apo kuajve. Ai ekstrapoloi ndryshimet e kufizuara që vrojtoi për tërë botën natyrore dhe sugjeroi se çdo gjallesë mund të kishte rrjedhur nga një paraardhës i përbashkët. Por Darvini pohoi kështu në shekullin e nëntëmbëdhjetë, kur niveli i sofistikimit shkencor ishte i ulët. Në shekullin e njëzet, gjërat ndryshuan shumë. Dekada vrojtimesh dhe eksperimentesh në speciet e ndryshme shtazore kanë treguar se ndryshimi në gjallesa kurrë nuk ka tejkaluar një kufi të caktuar gjenetik. Pohimet e Darvinit, si: “Nuk e shoh ndonjë vështirësi që një racë arinjësh të jetë shëndrruar, me anë të seleksionimit natyror, gjithnjë e më shumë në shtazë ujore sa i përket shprehive të tyre, me gojë gjithnjë e më të mëdha, derisa një krijesë është bërë aq monstruoze sa një balenë” 22 në të vërtetë dëshmon mosdijeninë e tij të madhe. Në anën tjetër, vrojtimet dhe eksperimentet tregojnë se mutacionet e definuara nga Neo-Darvinizmi si një mekanizëm evolutiv nuk u shtojnë asnjë informacion gjenetik krijesave të gjalla.
- Zanafilla e Jetës: Darvini foli për paraardhësin e përbashkët, por kurrë nuk e përmendi se si erdh në jetë ky person. Supozimi i tij i vetëm ishte se qeliza e parë mund të ishte formuar si rezultat i reaksioneve të rastësishme kimike “në ndonjë pellg të vogël të nxehtë.” 23 Por ata biokimist evolucionist të cilët u përpoqën që të mbyllin këtë vrimë në Darvinizëm ishin të frustruar nga fakti se të gjitha vrojtimet dhe eksperimentet e tyre tregonin se asnjë qelizë e gjallë nuk mund të krijohej nga materia e pajetë me anë të reaksioneve të rastësishme kimike. Madje edhe astronomi ateist anglez Fred Hojll u shpreh se një skenar i tillë “është i krahasueshëm me mundësinë që një uragan që përshkon një depo hekurinash nga materialet që gjinden aty të mund të montonte një Boing 747.” 24
- Projektimi inteligjent: Shkencëtarët të cilët i studiojnë qelizat dhe molekulat e tyre, bashkë me organizimin e mrekullueshëm brenda trupit dhe rregullin dhe planin e brishtë të organeve të trupit, ballafaqohen me provën që evolucionistët dëshirojnë ta hedhin poshtë me forcë: Bota e gjallesave përshkohet prej projektimeve tejet komplekse që nuk mund të gjinden në asnjë pajisje teknologjike. Shembuj të ndërlikuar të projektimit, duke përfshirë sytë tonë që janë shumë më superior se çfarëdo kamere, krahët e zogjëve që kanë frymëzuar teknologjinë e fluturimit, sistemi i integruar në mënyrë komplekse i qelizave të gjallesave dhe të dhënat e mrekullueshme të ruajtura në ADN kanë zhvleftësuar teorinë e evolucionit, e cila i konsideron gjallesat si produkt të rastësisë së verbër.
Nga fundi i shekullit njëzet, të gjitha këto fakte e kanë mbështetur Darvinizmin për muri. Sot, në SHBA dhe në shtetet tjera Perëndimore, teoria e projektimit inteligjent po pranohet gjithnjë e më shumë nga shkencëtarët. Ata që e mbrojnë atë thonë se Darvinizmi ka qenë një gabim i madh në historinë e shkencës dhe ai u bë i tillë duke e imponuar filozofinë materialiste në modelin shkencor. Zbulimet shkencore tregojnë se ekziston një projektimi në gjallesa, i cili vërteton krijimin. Me pak fjalë, shkenca provon përsëri se Zoti krijoi të gjitha gjallesat.
Psikologji: Rënia e Frojdianizmit dhe
Pranimi i Besimit
Përfaqësuesi i ateizmit të shekullit njëzet në psikologji ishte psikiatri austriak Zigmund Frojdi (1856-1939). Ai paraqiti një teori psikologjike që përjashtonte ekzistencën e shpirtit dhe u përpoq të shpjegonte gjithë botën shpirtërore të njerëzimit në lidhje me motivime seksuale dhe të ngjashme hedonistike. Por sulmi më i madh i Frojdit drejtohej kundër religjionit. Në librin e tij E ardhmja e një iluzioni, fillimisht të botuar në vitin 1927, Frojdi sugjeroi se besimi fetar ishte një lloj sëmundjeje mendore (neurozë) që do të zhdukej plotësisht me përparimin e njerëzimit. Për shkak të kushteve primitive shkencore të asaj kohe, teoria e tij u propozua ose pa hulumtimin dhe hetimin e duhur ose pa ndonjë literaturë shkencore apo mundësi krahasimi. Prandaj, pohimet e tij ishin tejet të mangëta.
Pas Frojdit, psikologjia u zhvillua në një themel ateist. Veç kësaj, themeluesit e shkollave të tjera të psikologjisë ishin ateist të pasionuar. Dy prej këtyre ishin B.F. Skiner (1904-90), themelues i shkollës bihevioristike dhe Albert Elis (1913-), themelues i terapisë racionale-emotive. Bota e psikologjisë gradualisht u bë tribunë e ateizmit. Një sondazh i vitit 1972 i bërë midis anëtarëve të Shoqatës Psikologjike Amerikane zbuloi se vetëm 1.1 përqind e psikologëve në këtë vend kishin ndonjë besim fetar. 25
Por shumica e psikologëve të cilët ranë në këtë mashtrim të madh u përgënjeshtruan nga vet hulumtimet e tyre psikologjike. Supozimet themelore të Frojdianizmit u tregua se nuk kanë gadi kurrfarë mbështetje shkencore. Veç kësaj, u dëshmua se religjioni nuk ishte sëmundje mendore, siç deklaruan Frojdi dhe disa teoricien tjerë të psikologjisë, por më tepër një element themelor i shëndetit mendor. Patrik Glin përmbledh kështu këto zhvillime të rëndësishme:
Mirëpo çereku i fundit i shekullit njëzet nuk ka qenë i mirë për vizionin psikoanalitik. Gjëja më e rëndësishme ka qenë shfaqja e pikëpamjeve të Frojdit për religjionin si krejtësisht të gabuara. Është mjaft ironike që hulumtimet shkencore në psikologji gjatë njëzet e pesë viteve të fundit kanë dëshmuar se, larg prej të qenit neurozë apo burim i neurozës siç pretendonin Frojdi dhe pasuesit e tij, besimi fetar është njëri prej korelatëve (lidhjeve) më të qëndrueshme të shëndetit të përgjithshëm mendor dhe të lumturisë. Studim pas studimi kanë treguar një lidhje të fuqishme në mes të besimit fetar dhe praktikës, në njërën anë dhe sjelljeve të shëndosha në lidhje me problemet si vetëvrasja, alkoholi dhe keqpërdorimi i narkotikëve, ndarja bashkëshortore, depresioni, madje, mbase befasuese, nivelet e kënaqjes seksuale në martesë, në anën tjetër. Me pak fjalë, të dhënat empirike lëvizin krejtësisht në drejtim të kundërt me konsensusin gjoja “shkencor” të profesionit psikoterapeutik. 26
Në fund, siç thot Glin, “psikologjia moderne në mbarim të shekullit të njëzet duket se po rinjoftohet me religjionin,” 27 dhe “një pikëpamje tërësisht laike e jetës mendore të njeriut është dëshmuar të jetë e dështuar jo vetëm në rrafshin teorik, por edhe në rrafshin praktik.” 28
Me fjalë të tjera, psikologjia poashtu ka çrrënjosur ateizmin.
Mjekësia: Zbulimi se si “Zemrat gjejnë prehje”
Një degë tjetër e shkencës që u ndikua nga dështimi i supozimeve ateiste ishte mjekësia.
Sipas rezultateve të përpiluara nga Dejvid B. Larson dhe ekipi i tij në Institutin Kombëtar për Kërkime Shëndetësore, një krahasim në mesin e amerikanëve në lidhje me respektimin e detyrave fetare nga ana e tyre dha rezultate shumë interesante. Rreziku që meshkujt të cilët shkonin në kishë shpesh të sëmuren prej sëmundjeve arteriosklerotike të zemrës ishte vetëm 60 përqind në krahasim me atë të meshkujve të cilët nuk shkonin në kishë rregullisht; në mesin e femrave, vetëvrasja ishte dyfish më e lartë tek femrat që nuk shkonin rregullisht në kishë se sa tek ato që shkonin në kishë rregullisht; duhanpirësit të cilët e konsideronin religjionin shumë të rëndësishëm në jetërat e tyre kishin gjasa mbi shtatë herë më të mëdha të kenë lexime normale të shtypjes diastolike se sa ata të cilët nuk e konsideronin të rëndësishëm. 29
Psikologët laik shpjegojnë dukuri të tilla përgjithësisht si dukuri që kanë shkaqe psikologjike. Në këtë kuptim, besimi fetar ngritë moralin e një personi dhe kontribon në mirëqenien e tij apo të saj. Mund të ketë diç të vërtetë në këtë shpjegim, por nëse e shikojmë më për së afërmi, vërejmë diç shumë më befasuese: Besimi në Zot është shumë më i fuqishëm se çfarëdo ndikimi tjetër në moralin e njeriut. Në hulumtime gjithëpërfshirëse për lidhjen në mes të besimit fetar dhe shëndetit fizik, Dr. Herbert Benson i Shkollës Mjekësore të Harvardit doli me disa rezultate interesante. Edhepse nuk posedon besim fetar, Bensoni erdh në përfundimin se besimi në Zotin dhe adhurimi kishte efekt shumë më pozitiv në shëndetin njerëzor se që mund të vërehet në çkado tjetër. Bensoni konkludon se ka “zbuluar se besimi fetar qetëson mendjen si asnjë formë tjetër e besimit.” 30
Pse ekziston një lidhje aq e posaçme në mes të besimit fetar, shpirtit njerëzor dhe trupit? Bensoni, një hulumtues laik, konstatoi se mendja dhe trupi njerëzor janë të “lidhura me Zotin.” 31
Ky fakt, të cilin bota e mjekësisë ngadalë po fillon ta vërejë, është një fshehtësi e zbuluar në Kur’an: “Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen. Pra, ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.” (Kur’an, 13:28) Arsyeja pse ata të cilët besojnë në Zot, i falen Atij dhe kanë besim në Të janë më të shëndoshë fizikisht dhe mentalisht se të tjerët është se ata sillen në harmoni me natyrën e tyre. Sistemet filozofike që janë në kundërshtim me natyrën e njeriut gjithnjë sjellin me vete dhimbje, pikëllim, shqetësim dhe dëshprim.
Burimi themelor i qetësisë së njerëzve fetar është se ata veprojnë për të fituar pëlqimin e Zotit. Me fjalë të tjera, kjo prehje është rezultat i natyrshëm i dëgjimit të zërit të ndërgjegjës së njeriut. Njerëzit të cilët i jetojnë parimet morale të fesë thjeshtë “për të qenë më të qetë” apo “për të qenë më të shëndoshë” nuk mund të jetojnë në harmoni me parimet morale të fesë; ata që veprojnë me këtë qëllim nuk mund të gjejnë prehje në kuptimin e saj të vërtetë. Zoti e di mirë se çfarë mbajnë njerëzit në zemrat e tyre dhe atë që ata shfaqin. Qetësia e mendjes vie vetëm duke qenë i sinqertë dhe duke u përpjekur për të fituar pëlqimin e Zotit. Zoti urdhëron:
Përqënro vetveten tënde sinqerisht në fenë (e vërtetë), i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën Ai i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu. Ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë. (Kur’an, 30:30)
Nën dritën e këtyre zbulimeve, mjekësia moderne po fillon të bëhet më e vetëdijshme për këtë të vërtetë. Siç thot Patrik Glin, “mjekësia bashkëkohore është qartë duke lëvizur në drejtim të pranimit të përmasave të shërimit përtej natyrës thjeshtë materiale.” 32
Shoqëria: Rënia e Komunizmit, Fashizmit
dhe Ëndrrës Hipi
Rënia e ateizmit nuk ndodhi vetëm në astrofizikë, biologji, psikologji dhe mjekësi; ajo ndodhi poashtu në politikë dhe në parimet morale të shoqërisë.
Rënia e komunizmit mund të konsiderohet si njëri prej shembujve më të rëndësishëm në lidhje me këtë. Komunizmi mund të konsiderohet rezultati politik më i rëndësishëm i ateizmit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Themeluesit e kësaj ideologjie, Marksi, Engelsi, Vladimir Lenini (1870-1924), Leon Trocki (1879-1940), apo Mao Cedung (1893-1976), të gjithë pranuan ateizmin si një parim themelor. Qëllimi primar i të gjitha regjimeve komuniste ishte të prodhojnë shoqëri ateiste dhe të shkatërrojnë besimin fetar. Bashkimi Sovjetik i Stalinit, Kina komuniste e Maos, Kamboxha, Shqipëria dhe disa shtete të bllokut të lindjes zbatuan presion të pamasë në Muslimanët dhe njerëzit e tjerë fetar, ndonjëherë deri në atë shkallë sa të kryejnë vrasje masive.
Mirëpo, për çudi, në fund të viteve të 1980-ta, ky sistem i përgjakshëm ateist u rrëzua. Kur i shqyrtojmë arsyet e kësaj rënie dramatike, shohim se ajo që u rrëzua ishte në të vërtetë ateizmi. Patrik Glin shkruan:
Për të qenë të sigurt, historianët laik do të thoshin se gabimi më i madh i komunizmit ishte përpjekja për të sfiduar ligjet e ekonomisë. Por ligjet tjera, gjithashtu, hynë në lojë … Veç kësaj, me kuptimin e rrethanave të rrëzimit të komunizmit nga ana e historianëve, po bëhet gjithnjë e më e qartë se elita sovjetike ishte vet duke përjetuar agoninë e një “krize të besimit” ateist. Duke qenë se kishte jetuar nën një ideologji ateiste – një ideologji që përbëhej prej gënjeshtrave dhe që bazohej në një “Gënjeshtër të Madhe” – sistemi sovjetik përjetoi një demoralizim radikal në çdo kuptim të kësaj fjale. Populli, duke përfshirë edhe elitën sunduese, humbi gjithë ndjenjën e parimeve morale dhe gjithë ndjenjën e shpresës. 33
Një tregues interesant i “krizës së madhe të besimit” të sistemit sovjetik ishte përpjekja e Presidentit Mihajl Gorbaçov (1931-) për të bërë reforma. Që prej se ai u bë sekretar i përgjithshëm i partisë komuniste (1985-91) dhe mori presidencën sovjetike në vitin 1990, Gorbaçovi ishte i interesuar për problemet morale si edhe për reformat ekonomike. Për shembull, një prej gjërave të para që ai bëri ishte të fillojë një fushatë kundër alkoholizmit. Për të ngritur moralin e e shoqërisë sovjetike, ai përdori për një kohë të gjatë terminologjinë marksiste-leniniste. Por duke e parë se kjo nuk sjellte kurrfarë dobie, ai madje filloi ta përmendte Zotin në disa prej fjalimeve të tij edhepse ishte një ateist. Natyrisht, këto fjalë jo të sinqerta të besimit nuk sollën kurrfarë dobie dhe kriza e besimit në shoqërinë sovjetike vazhdoi të keqësohej. Përfundimisht, perandoria gjigante sovjetike u rrëzua në vitin 1991.
Shekulli i njëzet shënoi jo vetëm rrëzimin e komunizmit, por gjithashtu edhe atë të fashizmit, një frut tjetër i filozofisë anti-fetare të shekullit njëzet. Fashizmi është rezultat i një filozofie që mund të quhet përzierje e ateizmit dhe paganizmit dhe është shumë armiqësor ndaj religjioneve teiste. Fridrih Niçe (1844-1900), i cili mund të quhet babai i fashizmit, lartësoi parimet morale të shoqërive barbare idhujtare, sulmoi Krishtërimin dhe religjionet tjera monoteiste dhe madje e quajti veten “Anti-Krisht.”
Pasuesi i tij, Martin Hajdeger (1889-1976), ishte një përkrahës nacist i etshëm dhe idetë e këtyre dy mendimtarëve ateist i dhanë vrull egërsisë së Gjermanisë naciste. Lufta e dytë botërore, e cila shkaktoi vdekjen e 55 milionë njerëzve, është një shembull tjetër i fatkeqësisë që ideologji të tilla ateiste si fashizmi dhe komunizmi i kanë sjellur njerëzimit.
Në këtë pikë, duhet ta sjellim ndër mend Darvinizmin Social, një tjetër ideologji ateiste që ndihmoi në shkaktimin e të dy luftërave botërore. Në veprën e tij Evropa që nga viti 1870, profesori i historisë në Harvard Xhejms Xholi pohon se prapa secilës prej dy luftërave botërore qëndrojnë pikëpamjet filozofike të udhëheqësve Evropian Social Darvinist të cilët besonin në mitin se lufta ishte një domosdoshmëri biologjike dhe se kombet zhvilloheshin nëpërmjet konfliktit. 34
Një pasojë tjetër shoqërore e ateizmit u shfaq në demokracitë Perëndimore. Në ditën e sotme, ekziston një tendencë që Perëndimi të konsiderohet si “bota e Krishterë.” Mirëpo, që nga shekulli i nëntëmbëdhjetë, një kulturë ateiste që rritej me shpejtësi kishte ndikim në kulturën e Krishterë dhe sot ekziston një konflikt në mes tyre në atë që quajmë qytetërimi Perëndimor. Dhe ky element ateist ishte shkaktari i vërtetë i imperializmit Perëndimor, degjenerimit moral, despotizmit dhe dukurive tjera negative.
Në veprën e tij Zoti: Dëshmia, shkrimtari Amerikan Patrik Glin tërheq vëmendjen ndaj kësaj çështjeje dhe për të bërë krahasimin në mes të elementeve që ndjejnë frikë ndaj Zotit dhe atyre ateiste në Perëndim, merr shembujt e revolucioneve amerikane dhe franceze. Revolucioni Amerikan është realizuar prej njerëzve të cilët besonin në Zot. Deklarata e Pavarësisë së Amerikës shpall se të gjithë njerëzve “Krijuesi i tyre ju ka dhuruar disa të drejta të patjetërsueshme.” Pasiqë revolucioni francez ishte vepër e ateistëve, Deklarata Franceze e të Drejtave të Njeriut dallonte, nuk përmendte Zotin dhe ishte përplot me nocione ateiste dhe neo-pagane.
Përfundimet faktike të dy revolucioneve ishin krejtësisht të ndryshme: në modelin Amerikan, u krijua një mjedis relativisht më paqësor dhe më tolerant, që respektoi fenë dhe besimin fetar; në Francë, armiqësia e egër ndaj fesë përmbyti vendin në gjak dhe liroi një egërsi që nuk kishte të barabartë në historinë franceze deri në atë kohë. Siç thot Glin, “ekziston një lidhje reciproke interesante në mes të ateizmit në njërën anë dhe katastrofës politike në anën tjetër.” 35
Glin vëren se përpjekjet për ta shëndrruar Amerikën në një vend ateist poashtu i kanë shkaktuar dëm shoqërisë. Fakti se revolucioni seksual, për shembull, që u përhap gjatë viteve të 1960-ta dhe 1970-ta u shkaktoi dëm jashtëzakonisht të madh vlerave tradicionale morale pranohet madje edhe prej historianëve laik. 36
Lëvizja hipi ishte një shfaqje e këtij dëmi shoqëror. Hipit besonin se mund të gjenin emancipim shpirtëror nëpërmjet filozofisë laike humaniste, filozofive të lindjes dhe me anë të gjërave të tilla si narkotikët dhe seksi i pakufizuar. Këta njerëz të rinjë që vërshuan rrugët me këngë romantike – si ajo Imagjino e Xhon Lenonit, që doli në shitje në vitin 1971 dhe në të cilën ai foli për një botë “pa shtete dhe pa fe poashtu” – në të vërtetë po pësonin një mashtrim masiv.
Në të vërtetë, një botë pa fe i solli ata faktikisht në një fund fatkeq. Udhëheqësit hipi të viteve të 1960-ta ose bënë vetëvrasje ose vdiqën prej gjendjeve komatoze të shkaktuara nga narkotikët në fillim të viteve të 1970-ta. Shumë hipi të tjerë të rinjë pësuan fat të ngjashëm.
Pjesëtarët e të njëjtës gjeneratë të cilët përdorën dhunën u gjendën në anën që u bë viktimë e dhunës. Gjenerata e vitit 1968, e cila ia ktheu shpinën Zotit dhe religjionit dhe paramenduan se do të mund të gjenin shpëtimin në koncepte të tilla si revolucioni apo Epikuranizmi egoist, shkatërruan si veten ashtu edhe shoqëritë e tyre.
Lëvizja drejt parimeve morale fetare
Faktet e dhëna më lartë dëshmojnë qartë se ateizmi është duke pësuar rënie të paevitueshme. Me fjalë të tjera, njerëzimi është – dhe do të jetë – duke u kthyer nga Zoti dhe jo vetëm në komunitetet shkencore dhe politike. Prej burrave të spikatur të shtetit e deri te yjet e filmit dhe artistët e popullarizuar, ata të cilët kanë ndikim në opinion në Perëndim janë shumë më fetar se që ishin më parë. Shumë njerëz e kanë kuptuar të vërtetën dhe fillojnë të besojnë në Zot pasi që kanë jetuar me vite të tëra si ateist. (Patrik Glin, prej librit të të cilit kemi cituar, është njëri prej këtyre ish-ateistëve.)
Është interesante se zhvillimet që kontribuan në këtë përfundim filluan poashtu në gjysmën e dytë të viteve të 1970-ta. Parimi antropik së pari u shfaq në vitet e 1970-ta dhe kriticizmi shkencor i Darvinizmit filloi të shprehej në mënyrë të zëshme në të njëjtën kohë. Pika kthesë kundër dogmës ateiste të Frojdit ishte vepra Rruga më pak e rrahur e M. Skot Pek. Për këtë arsye, Glin, në botimin e vitit 1997 të librit të tij, shkruan se “gjatë njëzet e pesë viteve të fundit, kanë dalë në shesh dëshmi të rëndësishme, që shkatërruan themelet e botëkuptimit bashkëkohor laik që dominoi për një kohë të gjatë.” 37
Padyshim, fakti që botëkuptimi ateist është tronditur në themel nënkupton se një tjetër botëkuptim po ngritet, e ai është besimi në Zotin. Që nga fundi i viteve të 1970-ta (ose që nga fillimi i shekullit të katërmbëdhjetë sipas kalendarit Musliman), bota ka qenë dëshmitare e ngritjes së vlerave fetare. Sikurse edhe proceset tjera shoqërore, pasiqë ai zhvillohet gjatë një periudhe të gjatë kohore e jo përnjëherë, shumica e njerëzve mund t’mos e vërejnë atë. Mirëpo, ata të cilët e vlerësojnë këtë zhvillim pak më me kujdes shohin se bota është një një pikë kthese madhore në sferën e ideve.
Historianët laik përpiqen ta shpjegojnë këtë proces sipas parimeve vetjake të tyre. Megjithatë, duke qenë se ata janë në lajthitje të thellë sa i përket ekzistencës së Zotit, ata poashtu gabojnë shumë në lidhje me rrjedhën e historisë. Në të vërtetë, siç shpallet në vargun në vijim, historia lëvizë ashtu siç e ka përcaktuar Zoti: “Në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh ndryshim. Në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh devijim.” (Kur’an, 35:43) Për të vazhduar pastaj se historia ka një qëllim dhe shpaloset ashtu siç ka urdhëruar Zoti. Dhe urdhëri i Zotit është të përsosë dritën e Tij:
Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë. (Kur’an, 9:32)
Me fjalë të tjera, Zoti ia ka zbritur dritën e Tij njerëzimit përmes fesë që Ai ka shpallur: Islamit. Ata të cilët nuk besojnë duan ta shuajnë këtë dritë me “gojët” e tyre – aludimet, propagandën dhe filozofitë, por Zoti përfundimisht do ta përsosë dritën e Tij dhe do të bëjë që vlerat fetare të mbisundojnë.
Përfundim
Ne jemi duke jetuar në një kohë të rëndësishme. Ateizmi, të cilin njerezit janë përpjekur për qindra vite ta paraqesin si “rrugë të arsyes dhe shkencës,” po vërtetohet të jetë thjeshtë mungesë e arsyes dhe mosdijeni. Filozofia materialiste, e cila u përpoq ta përdor shkencën për qëllimet e saj vetjake, është mposhtur nga shkenca. Një botë që e shpëton veten nga ateizmi do të kthehet drejt Zotit dhe fesë. Mirëpo, nga cila fe do të kthehet? Me lejen e Zotit, ajo fe do të jetë Islami. Siç do të shohim në kapitujt pasues, ky proces ka filluar shumë kohë më parë.
Është e qartë se Muslimanët kanë detyra të rëndësishme në këtë periudhë. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë ndryshim të madh në mënyrën e të menduarit në botë, ta interpretojnë atë, t’i përdorin në mënyrën më të mirë rastet dhe mundësitë e ofruara nga globalizimi dhe ta përfaqësojnë me efikasitet të vërtetën përgjatë kësaj rruge. Ata duhet ta dinë se konflikti themelor i ideve është në mes të ateizmit dhe besimit. Nuk është kjo një luftë në mes të Lindjes dhe Perëndimit, sepse këto të dyja përmbajnë besimtarë dhe ateistë. Për këtë arsye, të Krishterët besnik dhe Çifutët besnik janë aleat të Muslimanëve. Mosmarrëveshja kryesore nuk qëndron në mes Muslimanëve dhe Ithtarëve të Librit (Çifutët dhe të Krishterët), por në mes të Muslimanëve dhe Ithtarëve të Librit në njërën anë dhe ateistëve dhe paganëve në anën tjetër. Natyrisht se ne nuk duhet të shfaqim armiqësi ndaj njerëzve të tillë; në vend të kësaj, ne duhet t’i konsiderojmë ata si njerëz që kanë nevojë të shpëtohen nga lajthitja e tyre.
Koha kur shumë njerëz të cilët janë duke jetuar në mosdije pa asnjë dijeni për parimet morale fetare do të stolisen me besim në botën e afërt post-ateiste është duke u afruar shpejtë.
Kapitulli 2
Përhapja e vrullshme e Islamit në Amerikë 50
Në kapitullin e mëparshëm, rrëfyem se njerëzit po fillonin t’mos e pranonin ateizmin dhe t’i kthehen fesë dhe pyetëm se cilën fe po kërkonin ata. Numri në rritje i njerëzve që kthehen në Islam në disa vitet e fundit tregon se përgjigja e saktë në këtë pyetje ka filluar të zbulohet. Çdo ditë, interesimi për Islamin po rritet në mbarë botën dhe shumë njerëz po kthehen në Islam pasiqë po e lexojnë Kur’anin dhe po e studiojnë jetën e Pejgamberit Muhammed (saas). Veç kësaj, ka njerëz të cilët ndoshta nuk kanë filluar ende ta praktikojnë Islamin por që janë të ndikuar shumë nga mësimet morale të Kur’anit dhe thonë se mënyra më e mirë e jetës për qeniet njerëzore është ajo e përshkruar në Kur’an.
Tridhjetë apo dyzet vite më parë, pjesa më e madhe e njerëzve nuk dinin gadi asgjë për Islamin; tani, Islami është bërë religjioni më i përfolur, religjioni për të cilin shkruhet dhe hulumtohet më së tepërmi në botë, si edhe religjioni për të cilin përgatiten shumica e programeve. Natyrisht, kjo gjendje e gjërave ka kontribuar që shoqëria të mësojë për Islamin. Në njërën anë, ata që janë të përfshirë në aktivitete të tilla kanë zgjeruar dijeninë e tyre për Islamin; në anën tjetër, atyre të cilëve u është drejtuar ky informacion mund ta kenë shfrytëzuar rastin që për herë të parë në jetën e tyre të fitojnë dijeni për Islamin. Pra, për shkak të mungesës së informimit apo informimit të gabuar njerëzit të cilët kanë pasur pak kontakt me Islamin po hyjnë në këtë fe në turma.
Kjo lëvizje vërehet mjaft në Shtetet e Bashkuara, një vend i bazuar në vlera fetare. Kur Amerikanët flasin për vendin e tyre, njëra prej gjërave që ata theksojnë është se njerëzit e çdo përkatësie fetare janë të lirë të jetojnë në paqe dhe siguri. Kjo rrethanë u ka dhënë emigrantëve Muslimanë një vend ku mund të praktikojnë fenë e tyre të lirë dhe të flasin për besimin e tyre. Si rezultat i kësaj, numri i Muslimanëve rritet përditë. Përkundër kësaj, Muslimanët me vite të tëra kanë mbetur të pakët në numër dhe ekonomikisht dhe politikisht të dobët.
Por gjatë 10 viteve të fundit, këto vështirësi ekonomike, shoqërore dhe politike kanë filluar të zhduken. Në disa shtete, xhamitë ekzistuese janë të stërmbushura dhe janë ndërtuar xhami të reja. Me qindra shkolla Islamike, që punojnë me orar të plotë dhe gjatë fundjavës, janë hapur dhe është dashur të zgjerohen për të regjistruar të gjithë ata që duan të regjistrohen. Shumë kompani kanë filluar të veçojnë dhoma për të punësuarit e tyre Musliman, shumë banka kanë filluar të hapin sektorë që veprojnë sipas ligjit Islamik dhe shumë institucione shtetërore kanë filluar të punësojnë Muslimanë në poste të larta.
Një botim i vonshëm i revistës Krishtërimi Sot, njërës prej revistave më të njohura të Amerikës përmbante një artikull të titulluar “A janë të Krishterët të përgatitur për Muslimanët në rrjedhën e përgjithshme?” Ky artikull bën këtë vlerësim të ngritjes së Islamit në Amerikë:
Islami mund të bëhet religjioni i dytë më i madh në Amerikë aty nga viti 2015, duke ia kaluar Judeizmit, sipas disa vlerësimeve. Sipas vlerësimeve tjera, Islami tashmë ka arritur atë shkallë.
Muslimanët po e ndryshojnë pamjen kulturore dhe fetare duke shkuar në Perëndim. Një spital në Detroit u ofron pacientëve Muslimanë kopje të Kur’anit; Aeroporti Ndërkombëtar i Denverit ka një faltore ku Muslimanët mund të falen; Senati i SHBA-ve ka ftuar një klerik Musliman për të hapur seancën e tij me lutje; forcat ushtarake kanë punësuar katër kapelan Musliman; Shtëpia e Bardhë dërgon urime (sikurse kartpostalet e saj të Kërshëndellave) për Fitër Bajram, festën që shënon përfundimin e Ramazanit; Ambasada e Arabisë Saudite në Uashington D.C. u dërgon nga 100 Kur’an në muaj burgjeve ndërsa imamët (udhëheqësit shpirtëror) dërgojnë vullnetarë për mësimin e Arabishtes. “Në Kapitol Hill … shërbimet e përjavshme të lutjeve dhe forumet Muslimane për t’ua bërë të njohura kongresistëve pikëpamjet Muslimane janë bërë një gjë e zakonshme,” shkruan Ira Rifkin e Shërbimit të Lajmeve Fetare (30 Nëntor 1999), “dhe në Kongres është paraqitur një faturë për të botuar një pullë postale që përkujton Ramazanin.” 38
Këto zhvillime mahnitëse kanë tërhequr interesimin e shumë sociologëve. Një nga emrat më të rëndësishëm që është i lidhur me këtë çështje është Profesori Dianë Ek, e njohur për sajimin e emrit “Projekti i Pluralizmit” për një iniciativë për dialogun ndërfetar. Në librin e saj, Një Amerikë e re fetare, ajo jap një vlerësim për përfundimin në të cilin ka arritur ajo në lidhje me ngritjen e shpejtë të Islamit:
Me rritjen në numër të Muslimanëve dhe me bërjen e tyre më të dukshëm në shoqërinë Amerikane, zyrtarët publik kanë filluar të mos flasin më për “kisha dhe sinagoga” por për “kisha, sinagoga dhe xhami.” Zbatimi vjetor i muajit të Ramazanit të agjërimit Musliman tani njoftohet publikisht dhe bëhet arsye për përshkrimet e Muslimanëve fqinjë në Dallas Morning News ose Minneapolis Star Tribune. Vaktet që shënojnë përfundimin e agjërimit të quajtura “yftarë” në përfundim të secilës ditë janë bërë momente identifikimi. Në fund të viteve të 1990-ta kishte organizime të yftarit nga personeli Musliman në Kapitoll Hill, në Pentagon dhe në Departamentin e Shtetit. Në vitin 1996 Shtëpia e Bardhë ishte mikpritëse e organizimit të parë të festimit të Fitër Bajramit në fund të muajit të Ramazanit, një praktikë që ka vazhduar. Poashtu në të njëjtin vit Marina e SHBA-ve gradoi kapelanin e parë Musliman, Togerin M. Malak Abd al-Muta’ Ali Noel dhe në vitin 1998 u hap xhamia e parë e Marinës së SHBA-ve në Bazën Detare të Norfolkut në Virgjinia, ku ishte i stacionuar Togeri Noel. Kur 50 marinarë marrin pjesë në faljen e së Premtes (Xhumasë) në këtë vend, ata na bëjnë me dije të gjithë neve për fillimin e një epoke të re të jetës fetare Amerikane. 39
Ek i konsideron këto zhvillime si shenjë të fillimit të një epoke të re, në të cilën Islami do të përhapet shpejtë, jo vetëm në mbarë Amerikën por në mbarë botën.
Zhvillimet pas 9/11
Interesimi Amerikan për Islamin arriti kulmin e vet në çerekun e fundit të vitit 2001. Arsyeja më e rëndësishme për këtë ishin sulmet e 9/11 kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit. Disa studime të ndërmarra për të përcaktuar rrënjët e ideologjisë terroriste, si edhe hulumtimet për Islamin, kanë mundësuar që njerëzit të mësojnë se Islami është një fe paqësore që urdhëron tolerancën, drejtësinë, mëshirën dhe dashurinë. Islami papritur u bë temë kryesore e diskutimit në mbarë botën. Gjithnjë e më shumë burra shteti të njohur në botë, shkencëtarë politik, hulumtues dhe mendimtarë e marrin si të nevojshme ta kuptojnë Islamin në mënyrë të drejtë dhe kanë mbajtur fjalime që vënë në pah tolerancën Islamike dhe gatishmërinë për të arritur marrëveshje. Amerikanët ju kanë qasur organizatave Islamike për të gjetur informacionin më të saktë për Islamin dhe historinë Islamike. Si rezultat i këtij interesimi, Instituti për Hulumtimin e Mediave të Lindjes së Mesme raportoi se pas 9/11, 34,000 Amerikan u konvertuan në Islam. 40
E përjavshmja egjiptiane al-Ahram al-Arabi botoi një letër të shkruar nga Dr. Ualid A. Fatihi i Fakultetit të Mjekësisë së Harvardit. Në të, ai pohoi se kur dëgjoi për herë të parë për sulmin, mendoi se puna që kishte bërë ai për ta bërë të njohur Islamin në Amerikë do të sprapsej për 50 vjet. Mirëpo, shumë shpejtë e kuptoi se sa kishte gabuar. Ai vazhdon:
Të shtunën, më 15 Shtator, shkova me gruan dhe fëmijët e mi në kishën më të madhe në Boston, (Trinity Church – Kisha e Trinisë) në Sheshin Kopli, me ftesë zyrtare të Shoqërisë Islamike të Bostonit, për ta përfaqësuar Islamin me ftesë të posaçme të senatorëve të Bostonit. Të pranishëm ishin kryetari i Bostonit, gruaja e tij dhe krerët e universiteteve. Kishte më shumë se 1,000 njerëz atje …
Lexova një deklaratë zyrtare të lëshuar nga klerikët udhëheqës Musliman që e dënonte incidentin (domethënë, sulmet). Deklarata sqaronte qëndrimin dhe parimet Islame dhe normat sublime të tij. Pastaj, lexova vargjet Kur’anore të përkthyera në anglisht …
Njëri më tha: “Nuk e kuptoj gjuhën Arabe, por nuk ka dyshim se ato që i the janë fjalët e Allahut.”
Të dielën, më 16 Shtator, Shoqëria Islamike e Bostonit i bëri një ftesë të hapur Qendrës Islamike në Kembrixh, të lokalizuar në mes të Harvardit dhe MIT-it. Nuk prisnim më tepër se 100 njerëz, por për befasinë tonë erdhën më tepër se 1,000 njerëz, në mesin e tyre fqinjët, ligjëruesit e universitetit, pjesëtarë të klerit dhe madje edhe udhëheqësit e priftërinjëve të kishave përreth, të cilët na ftuan për të folur për Islamin. Të gjithë ata shprehën solidaritet me Muslimanët. Na u drejtuan shumë pyetje. Çdokush dëshironte të dijë për Islamin dhe të kuptoj normat e tij …
Po atë ditë, prap u ftova për të marrë pjesë në një takim në kishë dhe prap pashë po të njëjtat gjëra. Të enjten, një delegacion prej 300 studentësh dhe ligjëruesish nga Harvardi vizituan qendrën e Shoqërisë Islamike të Bostonit, të shoqëruar nga Ambasadori Amerikan në Vjenë. Ata u ulën në dyshemenë e xhamisë, e cila ishte e mbushur plot. Ne ua shpjeguam atyre normat e Islamit dhe e mbrojtëm atë prej çfarë
|