Dr. Jusuf KARDAVI
ISLAMI FE E MËSHIRËS, JO E DHUNËS
PËRKUSHTIM:
Përkthimin e këtij libri ua përkushtoj viktimave të terrorit dhe dhunës në trojet e pushtuara palestineze, me theks të veçantë shehidëve të mëdhenj: Shejh Ahmed Jasinit dhe Dr. Abdu-l-Aziz Er-Rentisi.
All-llahu i mëshiroftë.
Bashkim Aliu
HYRJE
I tërë falënderimi i sinqertë i takon vetëm All-llahut, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje për mëkatet tona. Prej All-llahut kërkojmë mbrojtje nga të ligat e vetvetes dhe nga të këqijat që vijnë nga veprat tona. Atë që e udhëzon All-llahu nuk ka kush e devijon, e kush devijon, nuk ka kush e udhëzon tjetër pos Tij. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos All-llahut, Një, të Vetëm i Cili nuk ka shok dhe besoj se Muhammedi është robi dhe I dërguari i Tij të cilin e dërgoi me udhëzim dhe me fenë e drejtë që të dominojë mbi të gjitha fetë tjera, e mjafton All-llahu si dëshmitar, ndërkaq paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi Të dërguarin e All-llahut, familjen dhe shokët e tij.
Ummeti islam e ka bërë traditë që t’u drejtohet dije¬ta¬rë¬ve të vet të mëdhej për ta sqaruar çfarëdo çështje ideore apo praktike për të cilat zhvillohen debate të shumta. Ky është njëri nga obligimet e dijetarëve ndaj ummetit, e në veçanti kur merret parasysh fakti se All-llahu mori besë prej dije¬tarëve që t’ua sqarojnë njerëzve realitetin dhe mos të fshe¬hin asgjë, sidomos kur paraqiten paqartësi dhe hamendje.
Nisur nga kjo, Sektori për predikim i Shoqatës “El-Islah” në mbretërinë e Bahreinit iu drejtua dijetarit të fam¬shëm islam, dr. Jusuf El-Kardavit, për ta kumtuar qëndrimin e Islamit ndaj dy prej çështjeve më të rrezikshme bashkë¬ko¬hore, gjegjësisht “Terrorizmit dhe dhunës”, të cilat armiqtë e Islamit i shfrytëzuan për ta komprometuar, nënçmuar dhe njollosur Islamin duke u thirrur në disa veprime të marra, të gabueshme dhe në disa ngjarje që ndodhën gjatë tre dhjetë¬vjeçare të fundit në disa vende islame, e në të cilat ishin të kyçur një varg djelmoshash të inkuadruar në disa organi¬za¬ta të rilindjes islame, pastaj pasuan edhe ngjarjet e 11 Shta¬torit të vitit 2001 që qenë shkak që të ndëshkohet i pafajshmi për shkak të fajtorit, nëse është e vërtetë se aty ka patur nga radhët e muslimanëve, u ripërtërinë sulmet kundër Islamit dhe muslimanëve, u gjet shkaku të formohen blloqe kundër tij, t’i vërsulen dhe ta etiketojnë me shpifje e akuza të ndry¬shme të pabaza, me qëllim që të krijojnë pështjellim dhe të pengojnë nga rruga e drejtë e tij.
Sektori për predikim kur i drejtohet shejh Kardavit për çësht¬jen në fjalë, ai bën zgjedhjen e duhur, sepse është e ditur mirë për të gjithë se shejhu i nderuar ka intelekt të shkëlqyeshëm dhe horizonte të gjëra shkencore, se posedon përvojë të madhe në fushën e thirrjes islame, se ka bashkë¬jetuar momentet e thirrjes me misionarët islamë. Shejhu i nderuar konsiderohet një nga talentet e rralla dhe dijetarët veprimtarë të cilët i zgjodhi All-llahu ta përtërijë fenë, t’i ndriçojnë të vërtetat e Islamit dhe të thirrin në Islam me dituri, larg të gjitha skajshmërive dhe devijimeve. Çështjet e rizgjimit dhe mënyra e kompletimit të tij paraqesin preoku¬pi¬min e tij kryesor. Shejhu në këtë drejtim ka dhënë mund të madh dhe kontribut të jashtëzakonshëm. Që para shumë vjetësh ka shkruar një varg librash dhe shkrimesh të shkël¬qye¬shme që trajtojnë probleme dhe preokupime të ndrysh¬me, e diagnostifikojnë sëmundjen dhe e porosisim barin prej barnatores së sheriatit dhe mësimeve të kësaj feje madhore, si p.sh. ”Rizgjimi islam mes kundërshtimit dhe ekstremiz¬mit”, “Rizgjimi islam mes mospajtimit të ligjshëm dhe përçarjes së urrejtur”, “Rizgjimi islam dhe preokupimet e atdheut arab dhe islam”.
Diku para një viti shejhu i nderuar botoi librin “Riz¬gjimi islam prej adoleshencës në pjekuri”, që të kontribuojë në udhëzimin dhe pjekurinë e bijve të Islamit, t’i udhëheqë deri në përkryerjen e rrjedhës së rizgjimit, realizimit të synimeve të tij dhe t’i japë frytet e veta në çdo kohë me lejen e Zotit. Dr. Kardavi shquhet, sikur që është traditë në shkri¬met e tij, me objektivitet, drejtësi, shqyrtim të shkëlqyeshëm, dituri të gjera dhe qëndrim mesatar i cili e mbron nga animi në ndonjë skajshmëri.
Sektori për predikim shprehu dëshirë që një kapitull të librit në fjalë t’ua ofrojë dashamirëve të diturisë dhe gjur¬mu¬es¬ve të së vërtetës, ashtu që të ketë dobi auditori më i gjerë dhe të përhapet mirësia.
Me këtë rast duhet përmendur me theks të veçantë atë se ky botim, me ndihmën e All-llahut, e gëzon mbështetjen e vetë dr. Jusuf El-Kardavit dhe ndihmën financiare të Komi¬sio¬nit të veprimtarive bamirëse në shoqatën “El-Islah”. Lusim All-llahun që t’i shpërblejë si është më mirë, e ne u jemi sinqerisht mirënjohës.
Falënderimi i takon All-llahut me mirësinë e të Cilit plotësohen veprat e mira, meqë suksesi ynë mund të arrihet vetëm me ndihmën e All-llahut të Madhërishëm.
SEKTORI I PREDIKIMIT
SHOQATA “El-ISLAH”
DHU-L-HIXHE, 1424 / JANAR 2004
ISLAMI ËSHTË FE E BUTËSISË DHE MËSHIRËS E JO E DHUNËS DHE URREJTJES
METODOLOGJIA E THIRRJES BAZOHET NË BUTËSI
Metodologjia e thirrjes islame bazohet në butësi dhe mëshirë e nuk bazohet në dhunë, ashpërsi, vrazhdësi dhe urrejtje.
Kur’ani famëlart e përshkroi metodologjinë e thirrjes me fjalët vijuese: “Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kun¬dërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira”. (En-Nahl: 125)
Thirrja me urtësi nënkupton komunikimin i cili i bindë mendjet me argumente dhe fakte.
Këshilla e mirë nënkupton gojëtarinë e cila i përve¬të¬son ndjenjat dhe ndikon në zemra duke i nxitur dhe frikësu¬ar.
Polemizimi në mënyrën më të mirë nënkupton dialo¬gun me kundërshtarët në formën më të mirë dhe mënyrat më të buta me të cilat i afron e nuk i largon.
Kur’ani, duke na treguar për të dërguarit, paqja e Zotit qoftë mbi ta, na rrëfen se si kanë komunikuar ata me popujt e vet me mirësi. All-llahu i Madhërishëm thotë: “Edhe po¬pulli i Nuhit gënjeu të dërguarit. Kur vëllai i tyre (nga gjaku), Nuhu u tha: A nuk jeni kah frikësoheni? Unë jam për ju pejgamber besnik. Kini frikë (dënimit të) All-llahut e më dëgjoni mua. Unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpër¬blim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të bo¬tëve”. (Esh-Shuara: 105-109); “Ai tha: O populli im, unë jam i dërguar te ju, jam i qartë. Adhuronie All-llahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni. Ai u falë juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini”. (Nuh: 2-4)
Veni re si e ka filluar bisedën e tij me fjalët: ”O populli im”, pra, u bën me dije se ai është nga mesi i tyre e nuk është i huaj.
Veni re edhe bisedën e Ibrahimit [alejhis-selam] me popullin e vet. Ai kaloi me ata në disa etapa. Kur gjatë natës pa një yll tha: “Ky është Zoti im”, e kur perëndoi tha: “Nuk i dua ata që perëndojnë”. Pastaj e pa hënën, e pastaj e pa diellin derisa tha: “Unë me veten time i drejtohem Atij që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok!” (El-En’am: 79)
Po veni re si i flet babait të vet me butësi: ”Kur babait të vet i tha: O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij? O babai im, mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë”. (Merjem: 42-43) O babai im, o babai im. Derisa babai ia ktheu duke i thënë: “A ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi), unë do të gurëzoj ty, ndaj largohu prej meje për një kohë të gjatë!” Ai (Ibrahimi) tha: Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim për të falur ty, pse ai (babai) ishte i kujdesshëm ndaj meje”. (Merjem: 46-47)
All-llahu i Madhërishëm kur i dërgoi Musain [alejhis-selam] dhe vëllain e tij Harunin te Faraoni, i porositi që të jenë të butë ndaj tij: “Shkoni që të dy te Faraoni, se ai vërtet e ka tepruar. Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet”. (Ta Ha: 43-44)
Për këtë, Musai [alejhis-selam] kur shkoi te faraoni i tha: ”Dhe thuaj: E ke ndërmend të pastrohesh? Unë të udhë¬zoj te Zoti yt e ti t’ia keshë frikën Atij!” (En-Naziat: 18-19), në këtë formë të butë dhe të qetë.
Një person hyri te kalifi Me’mun që ta këshillojë dhe i tha: “Frikësoju All-llahut o ti tiran i mbrapshtë”. Ndërkaq Me’muni i cili ishte njeri i ditur dhe i urtë, i tha: “O ti, All-llahu i Madhërishëm e dërgoi atë që ka qenë më i mirë se ti te një person i cili ka qenë më i keq se unë dhe e urdhëroi të jetë i butë ndaj tij. I dërgoi Musain dhe Harunin të cilët janë më të mirë se ti te Faraoni, i cili është më i keq se unë dhe u tha: “Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet”. (Ta Ha: 43-44)
PEJGAMBERI FTON NË BUTËSI DHE SHPËRFILLË DHUNËN
Kush i lexon fjalët e Të dërguarit të All-llahut apo e lexon jetëshkrimin dhe praktikën e tij, do ta hasë metodën e butë¬sisë, shpirtmirësisë dhe gjakftohtësisë në thirrje dhe sjellje të ngulitura thellë në karakterin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Mendoj se mjafton të përmendim disa hadithe të sakta dhe të mira (hasen) që i ka përmendur Hafidh Mundhiriu në veprën e tij “Et-Tergib ve Et-Terhib”, për të nxitur për butësi dhe shpirtmirësi.
Hadithi i Aishes [radijall-llahu anha]: ”All-llahu është i butë dhe e don butësinë në çdo punë”.
Këtu duhet ta cekim shkakun e thënies së këtij hadithi ashtu si e pa dhe e transmetoi nëna e besimtarëve, Aisheja [radijall-llahu anha], e cila ishte dëshmitare okulare dhe ashtu siç e përcolli Buhariu në përmbledhjen e tij të saktë të haditheve. Ajo thotë: “Një grup hebrenjsh kërkuan të hyjnë te I dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], dhe kur hynë i thanë: “Es-Samu elejke-Shkatërrimi qoftë mbi ty”. Unë u thashë: “Mbi ju qofshin shkatërrimi dhe mallki¬mi”. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Oj Aishe, All-llahu e do butësinë në çdo punë”. Unë i thashë: “A nuk i dëgjove çka thanë?” Pejgamberi tha: “Unë u thashë: Edhe mbi ju”.
Ata çifutë, nga sjellja dhe kultura jonjerëzore, i shtrem¬bë¬ruan fjalët, ashtu që në vend të thonë: “Es-Selamu alejke-Paqja e Zotit qoftë mbi ty, ata thanë: “Es-Sam”, gjegë¬sisht vdekja dhe shkatërrimi. Mirëpo, I dërguari i All-llahut nga sjellja dhe karakteri i tij madhështor, nuk deshi që këtë ta shndërrojë në betejë, por ua ktheu me këtë fjalë të shkël¬qyesh¬me: Edhe mbi ju. Gjegjësisht vdekja është e caktuar për të gjithë njerëzit, edhe për ne edhe për ju. Pastaj ia mësoi Aishes këtë kulturë të lartë, kulturën e butësisë në sjellje duke i thënë: ”Oj Aishe, All-llahu është i butë dhe e don butësinë në çdo punë”.
Do t’i përmendim disa hadithe tjera që i përzgjodhëm në librin tonë: “El-Munteka min et-tergibi ve et-terhib”.
Muslimi transmeton prej Aishes: ”All-llahu është i butë dhe e don butësinë, Ai shpërblen për butësinë me atë që nuk shpërblen për dhunën si dhe për gjërat tjera”.
Transmetohet prej Aishes se I dërguari i All-llahut ka thënë: ”Në çdo gjë që është butësia, atë e zbukuron, e prej çdo gjëje që shmanget, atë e shëmton”.
Transmetohet prej Xherir ibn Abdullahut [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ”All-llahu për butësinë e jep atë që nuk e jep për ashpërsinë. All-llahu kur e do një rob, i jep butësi. Njerëzit që privohen nga butësia, janë privuar nga mirësia”.
Transmetohet prej Ebu Derdasë [radijall-llahu anhu], e ky prej Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] se ka thënë: ”Kujt i jepet hisja e vet prej butësisë, atij i është dhënë hisja e tij prej mirësisë, e kush privohet nga hisja e tij prej butësisë, është privuar nga hisja e tij prej mirësisë”.
Transmetohet prej Ebu Hurejres [radijall-llahu anhu] i cili thotë: “Një beduin urinoi në xhami, ndërkaq njerëzit u ngritën ta sulmojnë, ndërsa Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u tha: ”Lenie le ta kryejë nevojën, por urinës së tij hedhni një enë ujë, sepse ju jeni dërguar lehtësues e nuk jeni dërguar vështirësues”.
Enesi [radijall-llahu anhu] transmeton prej Pejgam¬be¬rit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] se ka thënë: ”Lehtësoni e mos rëndoni, përgëzoni e mos largoni”.
Transmetohet prej Aishes [radijall-llahu anha] se ka thënë: ”Sa herë që ka qenë në pozitë të zgjedhë I dërguari i All-llahut, ai e ka zgjedhur më të lehtën nëse nuk ka qenë më¬kat, e nëse ka qenë mëkat, ai më së tepërmi i është lar¬guar asaj. I dërguari i All-llahut asnjëherë nuk ka ndësh¬kuar për diçka personale, por këtë e ka bërë nëse janë shkelur kufijtë e All-llahut, ka ndëshkuar për këtë”.
Transmetohet prej Enes ibn Malikut [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ”Maturia është prej All-llahut, kurse ngutja prej djallit. Asnjëri nuk është më arsyetues (falës) se All-llahu, e kurrgjë nuk është më e dashur për All-llahun se sa falënderimi”.
Transmetohet prej Ibn Abbasit [radijall-llahu anhu] i cili thotë: “Pejgamberi i All-llahut i ka thënë Eshexhit: Ti ke dy veti të cilat i duan All-llahu dhe I dërguari i Tij: butësinë dhe maturinë”.
Transmetohet prej Enesit [radijall-llahu anhu] se ka thënë: “Isha duke ecur me Të dërguarin e All-llahut, ai kish¬te të veshur një gunë Nexhrani me skaje të forta. E arriti një person dhe e hoqi për gune fuqishëm, e unë kur e shikova qafën e Të dërguarit të All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vërejta se i kishin mbetur gjurmët e skajit të gunës nga fuqia e tërheqjes. Ky person i tha Të dërguarit të All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “O Muhammed, më jep nga pasuria e All-llahut që posedon”. I dërguari i All-llahut e shikoi, buzëqeshi dhe urdhëroi t’i jepet diçka.
Transmetohet prej Ibn Mes’udit [radijall-llahu anhu] i cili thotë: “Sikur unë e shikoja Të dërguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke rrëfyer për një pejgamber të All-llahut të cilin e kishte sulmuar fizikisht populli i vet dhe e kishte gjakosur, ndërsa ai duke e fshirë gjakun nga fytyra thoshte: “O Zot, fale popullin tim, se ata nuk dinë”.
ISLAMI ËSHTË FE E MËSHIRËS
Ashtu siç thërret Islami në butësi dhe e tërhoq vërejt¬jen prej dhunës në thirrje dhe sjellje, vërejmë se si po ashtu thërret edhe në mëshirë duke e konsideruar atë thelb të moralit, ndalon nga vrazhdësia, e përbuzë atë dhe i përbuzë ata që janë të këtillë në formën më të ashpër.
Kur’ani na e ka rrëfyer rrëfimin e lopës që ndodhi te Beni Israilët, pastaj këtë e mbaroi me fjalët që ua drejtoi atyre duke u thënë: ”Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë. Madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës). All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju”. (El-Bekare: 74)
Madje, Kur’ani përmend se vrazhdësia e zemrave të Beni Israilëve ka qenë dënim hyjnor për ta për shkak të mëkateve dhe për shkak të shkeljes së premtimeve dhe zotimeve dhënë All-llahut, sikur që thotë All-llahu i Madhë¬ri¬shëm pasi i përmend premtimet që i ka marrë prej tyre: ”Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura)”. (El-Maide: 13). Madje edhe vetë Teurati i përshkruan se janë popull me natyrë të vrazhdë.
Ndërkaq ummeti islam urdhërohet të jetë i mëshir¬shëm, është cilësuar si i tillë, madje edhe vetë porosia e tyre hyj¬no¬re ngrihet mbi mëshirë, madje ajo është vetë mëshirë, sikur që përmendet në Kur’anin fisnik, sepse All-llahu iu drejtua Të dërguarit të Tij me këto fjalë: ”E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat”. (El-Enbija: 107)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk është mëshi¬rë vetëm për arabët, lindorët apo madje edhe për të gjithë muslimanët, por ai është mëshirë për të gjitha krijesat meqë misioni i tij ishte mision botëror, sikur që thotë edhe All-llahu i Madhërishëm: “Thuaj (Muhammed): O ju njerëz! Unë jam I dërguari i All-llahut te të gjithë ju…!” (El-A‘raf: 158)
Meqë thirrja dhe misioni i tij janë të destinuar për të gjithë njerëzit, atëherë edhe mëshira që është e bashkan¬gji¬tur me misionin e tij është e destinuar po ashtu për të gjithë njerë¬zit, edhe pse njerëzit që më së shumti kanë dobi prej kësaj mëshire janë ata të cilët e besojnë Pejgamberin e All-llahut, e ndjekin atë dhe e pasojnë rrugën e tij. Ata jetojnë në klimën e kësaj mëshire: me besim, adhurim, mendim, moral, sjellje dhe me marrëdhëniet e tyre me njerëzit tjerë.
Kjo, ngase njerëzit që më së shumti kanë dobi nga ditu¬ria dhe përvoja e mjekut të shkathët, janë ata të cilët besojnë në mjekësinë e tij, i drejtohen atij, marrin prej tij dhe shërohen prej tij. Kjo është urtësia e ajetit: ”O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e më¬shirë për besimtarët”. (Junus: 57), si dhe ajetit: ”Ne të shpa¬llëm Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besim¬tarët…” (El-Israë: 82)
All-llahu i Madhërishëm i thotë Pejgamberit të Vet: ”Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët”. (En-Nahl: 89)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e për¬shkruaj¬ti veten dhe misionin e tij me fjalë koncize duke thë¬në: ”Unë jam mëshirë e dhuruar”.
Pra, ai është mëshirë e dhuruar nga All-llahu për të gjithë njerëzit në përgjithësi dhe për besimtarët në veçanti. All-llahu i Madhërishëm thotë: ”Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët”. (Et-Teube: 128) Po ashtu thotë: ”Thuaj: Ai është vesh i të mirës suaj (dëgjon të mirën dhe vepron e jo të keqen), ai beson All-llahun (çka i thotë), u zë besë besimtarëve dhe është mëshirues për ata që besuan nga mesi juaj…“. (Et-Teube: 61)
Në mësimet e asnjë pejgamberi nuk gjejmë thirrje për mëshi¬rë, nxitje për të, stimulim për zbukurimin e moralit dhe sjelljes ndaj njerëzve në përgjithësi me këtë veti, madje edhe ndaj kafshëve, sikur që gjejmë në mësimet e Muham¬medit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Unë këtu do të mjaftoj me shënimin e disa haditheve që i përzgjodha nga libri i Imam Mundhiriut “Et-Tergib ve et-terhib”, konkretisht nga kapitulli: ”Stimulimi për sensi¬bi¬li¬¬tet ndaj krijesave të All-llahut: popullit, fëmijëve, robërve dhe të tjerëve, mëshirë ndaj tyre, butësi ndaj tyre dhe largi¬mi nga e kundërta e këtyre si dhe nga keqtrajtimi i robit, kaf¬shës për transport dhe të tjerave pa shkak të arsyeshëm fetar, si dhe ndalimin e damkosjes së kafshëve në fytyrë”. Imam Mundhiriu në këtë kapitull ka përmendur një numër të konsiderueshëm hadithesh, ndërsa ne do t’i veçojmë si vijon:
Transmetohet prej Xherir ibn Abdullahut [radijall-llahu anhu] i cili thotë: “I dërguari i All-llahut ka thënë: ”Kush nuk i mëshiron njerëzit, nuk do ta mëshirojë All-llahu”.
Sipas versionit të Ahmedit kemi edhe shtesën: ”Dhe kush nuk fal, nuk do t’i falet edhe atij”.
Transmetohet prej Ebu Musës [radijall-llahu anhu] se ky e ka dëgjuar Të dërguarin e All-llahut të ketë thënë: ”Nuk do të besoni (si duhet) derisa nuk mëshironi”. Disa thanë: “O I dër¬guar i All-llahut, të gjithë ne jemi të mëshirshëm!” I dërguari i All-llahut tha: ”Nuk bëhet fjalë për mëshirën e ndonjërit prej jush ndaj shokut të vet, por flitet për mëshirë ndaj të gjithëve”.
Transmetohet prej Abdullah ibn Amër ibn El-Asit [ra¬di¬jall-llahu anhu] se I dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alej¬hi ve sel-lem] ka thënë: ”Të mëshirshmit prej njerëzve do t’i mëshi¬rojë Mëshiruesi absolut, mëshironi ata që janë në tokë, do t’ju mëshirojnë ata që janë në qiell”.
Transmetohet prej të njëjtit sahabij-shok të Pejgam¬be¬rit, se I dërguari i All-llahut ka thënë: ”Mëshironi, që të mëshi¬roheni, falni të tjerët, që të faleni edhe ju, mjer për ata që nuk u vënë vesh fjalëve, mjer për ata që janë këmbëngulës në veprimet e tyre duke e ditur se çka bëjnë”.
Transmetohet prej Ebu Hurejres [radijall-llahu anhu] i cili thotë: “E kam dëgjuar të sinqertin e dëshmuar, pronarin e kësaj dhome, babain e Kasimit, Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: ”Nga mëshira privohet vetëm njeriu i pafat”.
Transmetohet prej Ebu Hurejres [radijall-llahu anhu] i cili thotë: “I dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i puthi dy djemtë e Aliut, Hasenin dhe Husejnin. Pre¬zent aty ishte edhe Ekre’a ibn Habis Et-Temimi. Në këtë, Ekre’a tha: “Unë kam dhjetë fëmijë, por kurrë nuk e kam puthur ndo¬njërin prej tyre!” I dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e shikoi, pastaj tha: ”Kush nuk mëshi¬ron, nuk mëshirohet”.
Transmetohet prej Aishes [radijall-llahu anha] e cila thotë: “Erdhi një person te I dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe tha: “Ju i puthni fëmijët tuaj, kurse ne jo?” I dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ”Çka mund të të bëjë kur All-llahu e ka larguar mëshirën prej zemrës sate”.
Transmetohet prej Mua’vije ibn Karre i cili përcjell prej babait të vet se një njeri tha: ”O I dërguar i All-llahut, unë s’mund ta theri delen se kam mëshirë ndaj saj!” Ai tha: “Nëse e ke mëshiruar atë, të mëshiroftë edhe ty All-llahu”.
Transmetohet prej Ibn Abbasit [radijall-llahu anhu] se një njeri e shtriu delen që ta therë dhe e mprehte thikën. I dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: ”A don ta bësh të ngordhë dy herë? Pse nuk e mprehe thikën para se ta shtrishë delen?!”
Transmetohet prej Ibn Omerit [radijall-llahu anhu] e ky prej Të dërguarit të All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili ka thënë: ”Çdo person i cili mbyt një bilbil e më tepër pa të drejtë, All-llahu do ta pyes për këtë në Ditën e Gjykimit”. Njëri pyeti: “Si duhet të veprohet drejt me të?” I dërguari i All-llahut tha: “Atë duhet ta therish dhe ta hashë, e jo t’ia këpusish kokën e ta hedhish”.
Transmetohet prej Ibn Sirinit se Omeri [radijall-llahu anhu] e pa një njeri duke e hequr për këmbe një dele që ta therë, dhe i tha: “Çoje në vdekje si duhet”.
Transmetohet nga Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] se ai kaloi pranë disa djelmoshave kurejshitë të cilët e kishin lidhur një shpend apo pulë dhe e gjuanin, ndërsa pronarit të shpendit ia kishin caktuar t’ia japin çdo shigjetë që nuk qëllon. Kur e panë Ibn Omerin [radijall-llahu anhu] u shpër¬n¬danë, kurse Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] tha: “Kush e bëri këtë? All-llahu e mallkoftë atë që e ka bërë këtë, sepse I dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e mall¬koi atë që e vë një gjallesë me shpirt shënjestër për ta gjuajtur”.
Transmetohet nga Ebu Mes’udi [radijall-llahu anhu] i cili thotë: “Ishim në udhëtim me Të dërguarin e All-llahut. Ai shkoi për disa nevoja ndërsa ne pamë një shpend me zogjtë e vet. I morëm zogjtë e shpendit, ndërsa kur erdhi ai filloi të fluturojë mbi ne. Ndërkohë erdhi I dërguari i All-llahut dhe tha: “Kush e shqetësoi këtë shpend me zogjtë e vet, kthenia atij zogjtë”. Pastaj e pa një vrimë thneglash të cilën e kishim djegur, dhe pyeti: “Kush e ka djegur këtë?” Thamë: “Ne”. Ai tha: “Me zjarr nuk mund të dënojë askush tjetër pos Zotit të zjarrit”.
Transmetohet prej Abdullah ibn Xhaferit [radijall-llahu anhu] i cili thotë: “Një ditë më mori I dërguari i All-llahut me vete dhe më tregoi disa fjalë që nuk i dëgjoi askush dhe unë nuk ia tregova këto fjalë askujt. I dërguari i All-llahut kur kryente nevojën preferonte të fshehej pas ndonjë muri apo grumbull drurë hurmash. Hyri në kopshtin e një banori të Medines (ensar) dhe aty pa një deve. Kur e pa Të dërguarin e All-llahut, u tërhoq anash dhe i lotuan sytë. I dërguari i All-llahut iu afrua devesë dhe ia lëmoi kokën e ajo heshti. I dërguari i All-llahut tha: ”Kush është i zoti i kësaj deveje? E kujt është kjo deve?” Erdhi një djalosh prej ensarëve-medinasve dhe tha: “Deveja është e imja, o I dërguar i All-llahut”. I dërguari i All-llahut i tha: “A nuk frikohesh aspak prej All-llahut për këtë deve që ta ka falur All-llahu. Ajo m’u ankua se ti e lë të uritur dhe e mundon shumë me punë”.
Transmetohet prej Ibn Omerit [radijall-llahu anhu] i cili thotë: “I dërguari i All-llahut ka thënë: Një grua ka hyrë në zjarr për shkak të maces të cilën e ka lidhur dhe as që e ka ushqyer e as që e ka lënë të lirë të hante ushqim që do ta gjente ajo”.
Sipas një transmetimi tjetër thuhet: ”Një grua u dënua për shkak të një maceje që e kishte mbyllur derisa kishte ngordhur. As s’e kishte lënë të hajë e as të pijë, pasi e kishte lidhur , po as që e kishte lënë të hante nga ushqimet që i gjuante në tokë”.
Transmetohet prej Sehl ibn El-Handhalijje [radijall-llahu anhu] i cili thotë: “I dërguari i All-llahut kaloi pranë një deveje të cilës i ishte ngjitur barku për shpine dhe tha: ”Kini frikë All-llahun për këto kafshë, shaloni të shëndosha dhe hani të shëndosha”.
Transmetohet prej Esmasë, vajzës së Ebu Bekrit [radijall-llahu anhu], se I dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e fali namazin e zënies së Hënës dhe tha: “M’u afrua zjarri derisa thashë: O Zot, a edhe unë jam me ata? Kur pa një grua - mendoj se tha: Duke e gërvishur një mace - dhe tha: “Çka ndodh me këtë grua?” I thanë: “E ka mbyllur derisa ka ngordhur nga uria”.
Transmetohet prej Ebu Hurejres [radijall-llahu anhu], e ky prej Të dërguarit të All-llahut, se ka thënë: ”Derisa një njeri ishte duke udhëtuar, u et shumë dhe zbriti në një pus e piu ujë. Kur doli nga pusi, pa një qen që dihate nga etja saqë nga etja e madhe hante dhe. Ky person tha: Këtë qen e paska kapluar etja që më kaploi edhe mua. E mbushi këpucën me ujë, e kapi qenin, ia hapi gojën dhe i dha ujë. All-llahu për këtë i qe mirënjohës dhe ia fali mëkatet”. Disa i thanë: “O I dërguar i All-llahut! A do të shpërblehemi edhe për kafshët?” I dërguari i All-llahut tha: “Për çdo gjallesë ka shpërblim”.
Transmetohet prej Ebu Mes’ud El-Bedriut [radijall-llahu anhu] i cili thotë: “E rrihja një shërbëtor me thupër dhe kur dëgjova një zë prej pas shpine: Dije Ebu Mes’ud! Por unë nuk e kuptova zërin prej hidhërimit, e kur m’u afrua e pashë se ishte I dërguari i All-llahut dhe tha: ”Dije Ebu Mes’ud se All-llahu është më i fuqishëm të të hakmerret ty, se sa ti që ke fuqi ta rrahish këtë shërbëtor”. Atëherë thashë: “Pas kësaj nuk rrah më asnjë shërbëtor”.
Sipas një versioni tjetër: “Unë thashë: O I dërguar i All-llahut! Unë e liroj këtë për hir të All-llahut të Madhëri¬shëm”. I dërguari i All-llahut tha: ”Sikur mos të kishe vepruar kështu, do të përbinte zjarri, apo do të prekte zjarri”.
Transmetohet prej Zadhanit i cili thotë: “Shkova te Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] i cili kishte liruar një rob. Mori nga dheu një degë apo diçka tjetër dhe tha: “Unë nuk kam për këtë rob shpërblim as sa kjo gjë, sepse e kam dëgjuar Të dërguarin e All-llahut duke thënë: ”Kush i bie me shuplakë apo e rrahë robin e vet, këtë mund ta kompensojë me lirimin e tij”.
Transmetohet prej Ammar ibn Jasirit [radijall-llahu anhu] i cili thotë: “I dërguari i All-llahut më tha: ”Kush e rrahë një rob pa të drejtë, Ditën e Kijametit do t’i hakmerren atij”.
Transmetohet prej Ebu Hurejres [radijall-llahu anhu] i cili tho¬të: “Babai i Kasimit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Pejgamberi i pendimit, ka thënë: ”Kush e akuzon një rob ndër¬sa ai është i pastër nga etiketimi i shpifur, atij do t’i ekzekutohet masa ndëshkuese, me përjashtim nëse është i tillë”.
Transmetohet prej Ebu Hurejres [radijall-llahu anhu] se I dërguari i All-llahut ka thënë: ”Robit i takon ushqimi dhe veshja dhe nuk bën të ngarkohet përtej mundësive të tij. Nëse i ngarkoni, atëherë ndihmoni dhe mos i dënoni robtë e All-llahut se edhe ata janë krijesa si ju”.
Transmetohet prej Amër ibn Harithit [radijall-llahu anhu] se i dërguari i All-llahut ka thënë: ”Sa t’ia lehtësoshë shër¬bë¬to¬rit tënd punën, kjo do të jetë shpërblim në peshojën tënde” .
Transmetohet prej Ebu Hurejres [radijall-llahu anhu] i cili thotë: “I dërguari i All-llahut ka thënë: ”Kush godet një thupër pa të drejtë, do t’i hakmerret për të Ditën e Gjykimit”.
Transmetohet prej Ummu Selemes [radijall-llahu anha] e cila thotë: “I dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte në shtëpinë time, në dorë kishte një misvak dhe e thirri një shërbëtore saqë u pa hidhërimi në fytyrën e tij. Ummu Seleme doli prej dhome dhe e gjeti shërbëtoren duke luajtur me një qengj e i tha: “Ti luan me këtë qengj, ndërsa I dërguari i All-llahut të thërret? Ajo tha: “Jo, pasha All-llahun, nuk të kam dëgjuar”. I dërguari i All-llahut tha: ”Sikur mos të isha frikuar nga hakmarrja, do të goditja me këtë misvak”.
Transmetohet prej Ibn Abbasit [radijall-llahu anhu] se I dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kaloi pranë një gomari i cili ishte djegur me zjarr në fytyrë dhe tha: ”All-llahu e mallkoftë atë që e ka djegur”.
Sipas një versioni tjetër të tij: “I dërguari i All-llahut ndaloi që të goditet dhe të shënohet me zjarr fytyra”.
Taberaniju transmeton me sened të mirë-xhejjid- në formë të thuktë: I dërguari i All-llahut e mallkoi atë që shënon përmes zjarrit në fytyrë.
Transmetohet prej Xhabir ibn Abdullahut [radijall-llahu anhu] i cili thotë: “Kaloi pranë Të dërguarit të All-llahut një gomar i cili ishte djegur në fytyrë e nga hunda i rridhte gjak. I dërguari i All-llahut tha: ”All-llahu e mallkoftë atë që e ka bërë këtë”. Pastaj e ndaloi djegien dhe goditjen e fytyrës.
Për ndalimin e djegies me zjarr në fytyrë ka shumë hadithe.
Ky numër kaq i madh i haditheve të sakta pejgam¬be¬ri¬ke për vlerën e mëshirës dhe nxitjen për mëshirë, duke e për¬fshirë njeriun, e në veçanti njerëzit e dobët, e po ashtu edhe kaf¬shët që hahen apo përdoren për transport si dhe ato që as nuk hahen e as nuk përdoren për transport si macja dhe qeni, nuk mendoj se përfshihen nga ndonjë fe tjetër në mënyrë kaq të prerë dhe këmbëngulëse për të nxitur mëshi¬rë dhe butësi dhe për të na larguar nga arroganca dhe ash¬përsia ndaj robërve të All-llahut.
MËSHIRA NË LUFTË
Mëshira për të cilën urdhëron Islami më e theksuar është në luftë, të cilën në të shumtën e rasteve e udhëheqjen ndjenjat e urrejtjes kundër armikut, po ashtu arsyetohen sjelljet arrogante ndaj armikut, hakmarrja ndaj tij, ashtu që vriten ata që nuk meritojnë të vriten, apo vrasja bëhet në mënyrë tejet barbare për njeriun e cila e keqtrajton tepër armikun, e masakron trupin e tij apo demonstron shfryrje të mllefit në vrasjen mizore të tij.
Këtë trajtim e kanë edhe: prerja e pemëve që japin fryte, shkatërrimi i ndërtesave dhe institucioneve qytetare si dhe djegia e çdo gjëje që mund ta arrijë njeriu sipas teorisë së ashtuquajtur “politika e tokës së djegur”.
Për fat të keq, kjo është politika që e ndoqi Perëndimi në të gjitha luftërat e tij, e në veçanti në Luftën e Dytë Botërore gjatë së cilës u vranë dhjetëra miliona njerëz, madje Amerika i dha të drejtë vetes t’i shkatërrojë dy qytetet japo¬neze: Hiro¬shimën dhe Nagasakin me bomba bërthamore, edhe pse Japonia u dorëzua!
Perëndimi është ai që i shpiku armët e shkatërrimit ma¬siv, i prodhoi për vete dhe sot kërkon prej botës që t’i zhdu¬kë këto armë, ashtu që vetëm ai të posedojë armë të këtilla.
Fshehtësia e kësaj është se sipas Perëndimit, lufta është si politika dhe ekonomia, gjegjësisht e ndarë nga feja, vlerat dhe morali.
Ndërkaq në Islam lufta është si politika dhe ekonomia, nuk ndahet nga vlerat e tij fetare dhe morale. Nisur nga kjo, në luftë demonstrohen gjurmët e drejtësisë dhe mëshirës në segmente të ndryshme.
Në këtë plan, Islami ndalon që në luftë të vritet dikush tjetër pos atyre që luftojnë. Për këtë, I dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur e pa një grua të vrarë në një betejë, e gjykoi vrasjen e grave dhe fëmijëve.
Në një rast tjetër, për një grua të vrarë tha: ”Kjo nuk ka mundur të luftojë”.
I dërguari i All-llahut, në mes tjerash i porosiste udhë¬heqësit dhe komandantët e ushtrive dhe togjeve edhe si vijon: ”Mos tradhtoni në plaçkën e luftës, mos e shkelni besën, mos masakroni dhe mos vritni fëmijë”.
Me masakrën nënkuptohet shëmtimi i të vrarëve përmes prerjes së hundës, veshëve, shkyerjes së barqeve etj.
I dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e dër¬goi një person ta arrijë Halid ibn Velidin [radijall-llahu anhu] në një betejë dhe t’ia kumtojë këtë porosi pejgam¬berike: ”Thuaji Halidit: Mos vritni gra dhe shërbëtorë”.
Nuk ka kurrgjë të çuditshme në fjalët e Të dërguarit të All-llahut: ”Njerëzit më të lehtë në vrasje janë besimtarët”.
Edhe kalifët që erdhën pas Të dërguarit të All-llahut e ndoqën rrugën e tij në falje dhe mëshirë.
Ebu Bekri e porositi komandantin e tij, Jezid ibn Ebu Sufjanin kur e dërgoi për në Sham, duke i thënë: “Mos vrit fëmijë, gra e pleq”.
Transmetohet prej Omerit se e ka porositur Seleme ibn Kaj¬sin duke i thënë: “Mos vritni gra, fëmijë e pleq të mbetur”
Transmetohet prej Ibn Abbasit se ai përkitazi me aje¬tin: ”… e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teproj¬në” (El-Bekare: 190), ka thënë: “Me këtë ajet mendohet në mos¬¬vras¬jen e grave, fëmijëve dhe pleqve të shtyrë në moshë”.
Ebu Bekri ka ndaluar të vriten murgjit në manastire sepse ata nuk luftojnë për motive fetare.
Po ashtu përmendet edhe prej Omerit të ketë thënë: “Kini frikë All-llahun për bujqit të cilët nuk ju luftojnë”.
Kjo mund të rrumbullakohet me fjalët se lufta në Islam e arsyeton vetëm vrasjen e atyre që i luftojnë muslimanët dhe ua drejtojnë armët.
Por, kur flitet për vrasjen e atij që lufton, duhet të ki¬het parasysh se trupi i tij nuk shëmtohet dhe nuk masa¬kro¬het, as që i pritet koka për t’iu dërguar komandantit suprem apo kalifit, sepse edhe kjo është një lloj masakre e ndaluar.
Ebu Bekrit [radijall-llahu anhu] iu dërgua koka e mbësh¬tjellur e një komandanti. Kur e zbuloi pa se ishte kokë njeriu dhe mori vesh se është koka e njërit prej komandan¬të¬ve të palës kundërshtare. Kur i pyeti për shkakun e veprimit të këtillë, ata thanë: “Ata kështu veprojnë me kokat e ko¬man¬¬dantëve tanë!” Ai tha: “A do t’i pasoni persianët dhe roma¬kët? Pasha All-llahun, nuk dua të më sillet kokë sot e tutje!”
Prej porosive kur’anore ka qenë edhe urdhërimi i muslima¬nëve që pasi t’i dobësojnë armiqtë, të mos i vrasin por vetëm t’i zënë rob, e pastaj i la të lirë që të zgjedhin: ose t’i lirojnë të robëruarit pa kompensim, ose të kërkojnë kompensim në pasuri apo shkëmbim të të robëruarve. All-llahu i Madhëri¬shëm thotë: “Pra, kur t'i takoni në (luftë) ata që nuk besuan, mëshonju në qafë (mbytni) derisa t'i rras¬ka¬pit¬ni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lironi falas ose kërkoni dëm¬shpërblim përderisa lufta të mos pushojë…” (Muham¬med: 4)
A thua vallë ka njohur historia popull i cili i ka patur mësi¬me të këtilla që mbjellin faljen dhe mëshirën, madje edhe në kohën e luftës gjatë së cilës si zakonisht njerëzit i kapërcejnë kufijtë?
LOGJIKA E GRUPACIONEVE TË DHUNËS
Meqë ky është qëndrimi i Islamit në thirrjen e tij për butësi, falje, mëshirë dhe përbuzjen e dhunës e vrazhdësisë, atëherë shtrohet pyetja: pse janë paraqitur grupacione të dhunshme në vendet islame? Po ashtu, cila është baza fetare në të cilën ato mbështeten, e në veçanti kur kihet parasysh se këto organizata thirren në përkatësinë islame?
Ne themi: Dhuna që ushtrohet nga disa grupacione të cilat thirren në përkatësinë islame, është rezultat i filozofisë së caktuar të cilën e përfaqësojnë këto grupacione dhe i një logjike, fakteve dhe koncepteve specifike në të cilat thirren këta njerëz.
Nëse analizohen grupacionet aktuale të dhunës në botën arabe, do të hasen filozofia, pikëpamja dhe botëkupti¬met në të cilat thirren, të bazuara në argumente nga Kur’ani dhe Suneti dhe në mendimet e disa dijetarëve.
Është e vërtetë se këto grupacione bazohen në tekste të pa¬qarta ndërsa i lënë ato të qartat, bazohen në çështje të pje¬së¬rishme, ndërsa i lënë ato të përgjithshme, kapen për kupti¬min tekstual, ndërsa i shpërfillin synimet si dhe tekstet dhe rregullat tjera që bien ndesh me këto tekste të përgjithshme. Në të shumtën e rasteve argumentet përdoren në kuptim të gabuar, që i nxjerrin nga konteksti dhe kornizat e tyre. Mirë¬po, sidoqoftë, ata pasojnë logjikë të imagjinuar që e arsyeton dhunën dhe përparon te disa të rinj të ngutshëm e euforikë dhe njerëz të thjeshtë sipërfaqësorë të cilët ndalen në sipër¬fa¬qe e nuk futen më thellë. Bazë e tyre është logjika e ha¬va¬ri¬xhëve klasikë, për të cilët hadithët autentikë kanë tre¬guar se e lexojnë Kur’anin, por ai nuk e kalon fytyn e tyre në veprim.
DHUNA E BRENDSHME
Këto grupacione dhunën e kanë filluar nga vetë ven¬det e tyre, gjegjësisht kundër pushteteve ekzistuese. Por, në çfarë baze fetare e kanë arsyetuar një veprim të tillë, së paku sipas botëkuptimeve të tyre?
Cilat janë dhe sa mbajnë arsyetimet e grupacioneve të
dhunës
Grupacionet e dhunës bazohen në logjikën se qeveritë e sotme janë mosbesimtare-qafire, sepse nuk gjykojnë me atë që e ka zbritur All-llahu i Madhërishëm. Po ashtu ata e kanë zëvendësuar Sheriatin të cilin e ka zbritur All-llahu i Madhërishëm me ligjet që i kanë sjellë njerëzit, e me këtë, imponohet të shpallen jobesimtarë dhe renegatë nga feja e All-llahut, distancim nga bashkësia muslimane dhe të lufto¬hen derisa të tërhiqen nga pushteti, sepse kanë bërë kufër të qartë (bevah), për të cilin kemi argument para All-llahut.
Këto grupacione ekstreme dhe të dhunshme, mosbesi¬min e këtyre regjimeve e mbështesin edhe me një fakt tjetër, gjegjësisht me atë se: këto regjime janë besnike ndaj armiqve të All-llahut, mosbesimtare që u bëjnë kurtha muslimanëve dhe i luftojnë besimtarët e devotshëm të cilët thirrin në Islam dhe në zbatimin e Ligjit të All-llahut të Madhërishëm, i mundojnë dhe i shtypin. All-llahu i Madhërishëm thotë: ”E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre”. (El-Maide: 51)
Qeveritë e sotme këto akuza i përgënjeshtrojnë me arsyeti¬me të ndryshme, e ne këtu do t’i përmendim si vijon: Këto qeveri pranojnë se fe zyrtare e shtetit është Islami, ato ndër¬tojnë xhami për kryerjen e namazit, caktojnë imam, ligjë¬rues dhe muezina, themelojnë institute dhe fakultete fetare, punë¬sojnë predikues dhe mësues fetarë nëpër shkolla dhe vende të tjera, organizojnë solemnitete me rastin e Rama¬za¬nit dhe dy Bajrameve, e emitojnë leximin e Kur’anit në radio dhe televizion si dhe shumë çështje të tjera të veprimeve fetare të cilat në ndonjë mënyrë dëshmojnë se shteti përkatës është shtet islam.
Po ashtu disa kushtetuta të këtyre shteteve prokla¬moj¬në se Sheriati është burimi parësor për nxjerrjen e ligjeve, disa të tjera arsyetohen me paaftësinë e tyre për t’u bërë ballë për ballë trysnive të Perëndimit etj.
Qëndrimi i Ibn Tejmijjes
Grupacionet e këtilla ekstreme dhe të dhunshme, bazohen në qëndrimin-fetvanë e Ibn Tejmijjes për luftimin e çdo pale e cila nuk zbaton një adhurim të qartë islam si: namazin, zekatin, apo nuk e zbaton Ligjin e Zotit në fushën e gjaqeve, pasurisë dhe nderit, nuk thërret në të mirë dhe nuk ndalon nga e keqja etj. Në këtë qëndrim u bazua libri i grupacionit “Xhema’atu-l-xhihad” me titull “El-Feridatu-l-gaibe” (Obli¬gi¬mi i humbur). Këtë qëndrim të Ibn Tejmijjes, autori e mira¬toi bazë teorike për formimin e organizatës së tij dhe arsyetimin e të gjitha veprimeve të tyre.
Ata në këtë drejtim për argument e marrin luftimin e Ebu Bekrit dhe sahabeve që ishin me të, All-llahu qoftë i kënaqur me ata, kundër atyre që nuk e dhanë zekatin. Nëse kjo luftë është zhvilluar për një obligim, atëherë ç’mund të thuhet për ata që nuk i zbatojnë pjesën më të madhe të dispozitave fetare, edhe pse një gjë e tillë kërkohet nga masa popullore, në veçanti dijetarët dhe thirrësit, të cilët në të vërtetë më së tepërmi urrehen nga pushteti, shtypen dhe sulmohen?!
Mirëpo, këta njerëz kanë haruar se ai i cili e lufton këtë palë që nuk e jep zekatin, është pushtetari, e jo masa e gjerë, sepse kjo do të shkaktonte trazira dhe tollovi.
Grupacionet ekstreme dhe të dhunës po ashtu men¬doj¬në se këto regjime janë jolegjitime sepse nuk janë zgje¬dhur në mënyrë legjitime përmes votimit të masës së gjerë popu¬llo¬re, zgjedhjes nga trupi zgjedhor dhe pranimi i tyre nga ana e mbarë popullatës, pra këto regjime nuk e gëzojnë pëlqimin e përgjithshëm i cili është themel i legjitimitetit, por këto regjime kanë ardhur në pushtet me fuqi, me shpatë dhe me dhunë. Për këtë arsye, kush ka ardhur në pushtet me fuqinë e shpatës, duhet të luftohet me shpatën e forcës e nuk mund të luftohet me shpatën e lapsit!
Mirëpo, këta njerëz e harruan qëndrimin e juristëve klasikë islamë se: dominimi është një nga rrugët e ardhjes në pushtet nëse vendosë rend në shtet dhe i binden njerëzit.
Kështu veproi Abdu-l-Melik ibn Mervani pasi ngadhë¬njeu mbi Ibn Zubejrin [radijall-llahu anhu]. Atë e pranoi popu¬llata, e në mesin e tyre kishte edhe disa sahabë si: Ibn Omeri, Enesi etj., me qëllim që mos të derdhen gjaqet dhe të mos shkaktohen trazira. Është thënë: Një sundues tiran është më i mirë se sa trazirat e vazhdueshme.
Kjo është dëshmi se e drejta islame është reale dhe e merr në konsideratë ndryshimin e rrethanave.
Grupacionet ekstreme të dhunshme mendojnë se: të ligat e paraqitura haptazi të cilat i lejojnë këto qeveri, si: alkooli, bixhozi, prostitucioni, verimet, kamata dhe ndalesat tjera fetare, duhet të ndryshohen me fuqi për ata që kanë mun¬dë¬si ta bëjnë këtë, ndërsa sipas këtyre grupacioneve, qeveritë kanë mundësi t’i pengojnë me fuqi këto veprime të liga, për atë edhe nuk bie obligimi i ndryshimit me fuqi nga qeveritë, ashtu që të mjaftojnë vetëm me dënimin e këtyre dukurive me fjalë, sikur që përmendet në hadithin e njohur: ”Kush sheh prej jush një të keqe, le ta ndryshojë me fuqi, e nëse nuk mundet, atëherë këtë le ta bëjë me fjalë, e nëse nuk mundet edhe me fjalë, atëherë le ta bëjë me zemër”.
Mirëpo, këta njerëz i harrojnë kushtet e domosdoshme për ndryshimin e të keqes me fuqi të miratuara nga ana e dijetarëve.
Disa prej këtyre grupacioneve trajtimin e këtyre qeve¬ri¬ve ia japin edhe gjithë shoqërisë e cila u shprehë besnikëri, e pranon qeverinë e tillë, hesht ndaj veprimeve të saj dhe nuk gjykon për të se është e pafe. Ata bazohen në parimin: Kush nuk e shpall mosbesimtar qafirin, ai vetë është qafir.
Me këtë ata janë zgjeruar tepër në shpalljen e njerëzve si mos¬besimtarë, duke i konsideruar të këtillë njerëzit në përgjithësi.
Nisur nga kjo, ata nuk brengosen për vrasjen e qyte¬ta¬rë¬ve të shoqërive të tilla të cilët nuk kanë kurrfarë ndi¬ki¬mi në qeveri. Kjo, ngase qytetarët e këtillë janë mos¬be¬sim¬tarë, e me këtë lejohet të derdhet gjaku i tyre.
Grupacionet e këtilla, komunitetet jomuslimane i kon¬si¬de¬roj¬në shkelëse të besës me mosdhënien e xhizjes, mbësh¬tet¬jen e regjimeve të këtilla renegate, sistemet e tilla sheku¬llare, refuzimin e Sheriatit islam. Me këto veprime, ata nuk kanë lënë që muslimanët të kenë ndonjë konsideratë dhe obligim ndaj tyre, por gjaku i tyre është lejuar dhe pasuritë e tyre nuk kanë mbrojtje. Nisur nga kjo, ata e kanë lejuar plaçkitjen e artarëve koptë në Egjipt, e po ashtu e lejuan edhe plaç¬kitjen e disa muslimanëve.
Gjithashtu, grupacionet e këtilla mendojnë se turistët dhe personat tjerë që hyjnë në vendet muslimane me viza zyr¬tare dhe pëlqim ligjor, e të cilët juristët i konsiderojnë njerëz të mbrojtur edhe nëse shtetet e tyre i luftojnë musli¬manët, duhet të vriten sepse nuk kanë marrë leje prej shtetit legjitim islamikisht, po ashtu edhe shtetet e tyre amë: e luftojnë Islamin, e me këtë nuk mbetet besë mes tyre dhe muslima¬nëve. Për këtë, është obligim që njerëzit e këtillë të luftohen dhe të vriten, gjaku dhe pasuria e tyre nuk kanë shenjtëri!
Këta teza të këtilla lansojnë edhe për shtetet perëndi¬mo¬re në të cilat edhe vetë disa prej tyre qëndrojnë, e këto shtete u kanë dhënë të drejtën e qëndrimit të sigurt apo u kanë dhë¬në azil politik atyre që janë dëbuar nga vendet e tyre. Këto shtete u dhanë strehim atyre që u përzunë, i ushqyen dhe i siguruan nga rreziku i përndjekjes.
Grupacionet e këtilla thonë me plotë guxim dhe eufo¬ri: Të gjitha këto shtete janë jobesimtare, armike të Islamit. Ne duhet t’i luftojmë të gjitha derisa ta përqafojnë Islamin e të shpëtojnë apo ta japin xhizjen të nënshtruar. Kur janë pyetur disa prej personave në fjalë pse qëndrojnë në këto shtete perëndimore, kanë thënë: Këto shtete janë si nevojto¬ret, i përdorim për nevojë edhe pse janë të fëlliqta.
Ata mosbesimtarë, e kanë të lejuar gjakun dhe pasuri¬në për muslimanin sipas teksteve fetare.
Ata përmendin ajete dhe hadithe të cilave u japin koment të shtrembëruar, e nëse t’i vë përpara ajeteve dhe haditheve tjera që janë më të shumta, më të qarta dhe më të kup¬tueshme se ato të atyre, thonë: Të gjitha këto që i përmend ti i ka deroguar ajeti i shpatës.
Kjo është në fjalë të shkurtra logjika (fikhu) e grupa¬cio¬neve të dhunës në bazë të të cilës i bënë gjithë ato ma¬sakra nga të cilat tmerrohet njeriu dhe rrëqethet trupi ndaj bashkë¬shte¬tas¬ve të vet muslimanë dhe jomuslimanë, si dhe ndaj turis¬tëve e të huajve tjerë që nuk luftojnë kundër nesh.
Kjo logjikë dhe kjo e kuptuar është logjikë qorre, saka¬te dhe me të meta në çdo segment. Juristët islamë duhet seriozisht, në mënyrë shkencore dhe me maturi të disku¬toj¬në me këta njerëz rreth mendimeve të tyre, duhet t’ua përgënjeshtrojnë tezat e gabuara në dritën e Kur’anit, Sunnetit dhe ixhmasë (bashkëpëlqimit) së ummetit.
DUKURIA E DHUNËS A ËSHTË ME KARAKTER ISLAM APO GLOBAL?
Këtu është e drejtë e jonë e plotë të parashtrojmë pyetjen vijuese: a thua dhuna është dukuri islame apo është dukuri globale? Kjo, ngase disa telallë të mediave perëndi¬mo¬re - dhe ata që sillen në orbitën e tyre në vendet tona - tentojnë ta paraqesin terrorizmin si dukuri të veçantë për muslima¬nët, apo se nacionaliteti i tij është islam. Kjo në veçanti erdhi në shprehje pas ngjarjeve të 11 Shtatorit. Mirëpo, ky është një gabim trashanik, madje padrejtësi e qartë.
Dhunën e hasim në anë dhe vende të ndryshme të botës. Këtë dukuri e hasim në të gjitha kontinentet: Në Irlandë, Japoni, Amerikë, Indi, Izrael, për atë, pse kjo dukuri t’u ngjitet vetëm muslimanëve por jo edhe të tjerëve? Këtë e bëjnë mediat perëndimore, amerikane dhe sioniste të cilat e fshehin realitetin, e trumbetojnë të pavërtetën dhe u plasoj¬në njerëzve gënjeshtra qëllimisht.
SHKAQET E DHUNËS NË BOTËN ISLAME
Është e vërtetë se në botën islame ka dhunë, mirëpo kjo dhunë i ka shkaqet dhe motivet e veta, shtrohet pyetja se cilat janë këto shkaqe?
Shkaqet e dhunës
Shkaqet e dhunës mund të përfshihen në pikat vijuese:
1. Padrejtësitë ndaj muslimanëve nga ana e faktorëve të jashtëm: Palestinë, Bosnjë, Kosovë, Çeçeni, Kashmir, Sudan etj.
2. Dhuna e disa pushtetarëve, persekutimi i thirrësve islamë nga ana e tyre, shkelja e lirive të tyre, mbyllja e të gjitha dyerve para tyre, moslënia e tyre të lirë në misionin e vet si të tjerët si dhe të përgjigjurit e tyre nxitjeve të forcave kundërislame kryqtare dhe të tjera.
3. Shtypja e mendimit mesatar objektiv, gjë që i dha mundë¬si mendimit të dhunës të punojë në errësirë nën tokë, atje ku nuk gjykohet dhe nuk diskutohet me të, e sikur të kishte vepruar haptaz në opinion, do të ishte më i vogël dhe më i udhëzuar.
4. Të metat ideologjike dhe juridike te disa grupe thirrëse të cilat janë ndalur vetëm në disa tekste, pa mos u thelluar në synimet dhe unifikimin e tyre.
Unë mendoj se këto janë shkaqet më të rëndësishme, ndër¬kaq duhet të hedhet dritë në shkakun e fundit, për shkak se është i rrezikshëm dhe mjaft me ndikim.
Thelbi i grupeve të dhunës:
Grupacionet të cilat thirrin në dhunë, janë ose:
1. Shërbëtorë të forcave sioniste, kryqtare dhe mate¬ria¬liste kundërislame, kanë depërtuar në mesin e organizatave islame dhe i kanë lëvizur prej nga nuk e kanë ditur.
2. Injorantë të përbetuar që punojnë falas në llogari të këtyre forcave kundërislame pa mos e kuptuar, që është edhe më e pranishme. Sikur forcat kundërislame të kishin marrë me qira njerëz të caktuar dhe t’i kishin paguar me miliona dollarë, nuk do të mund t’ua kishin bërë shërbimin ashtu siç u shërbyen këta njerëz në njollosjen e imazhit të Islamit. Këta njerëz janë injorantë seriozë (injorantë që nuk dinë, dhe nuk e dinë se nuk dinë), sikur thotë edhe ajeti: ”E kur atyre u thuhet: Mos prishni rendin në tokë! Ata thonë: Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)”. (El-Bekare: 11)
Kryesisht, e meta e tyre është në të menduarit e jo në ndërgjegje, sepse pjesa dërrmuese e tyre janë të sinqertë, qëllimet e tyre korrekte, ata janë të devotshëm ndaj Zotit, janë identikë me paraardhësit e tyre havarixhë të cilët i konsideruan të gjithë muslimanët jobesimtarë, madje edhe Aliun [radijall-llahu anhu] e shpallën jobesimtar, e me këtë e lejuan derdhjen e gjakut të tij dhe të muslimanëve që iu bashkangjitën atij. Hadithet të cilat e kanë përbuzur njerëzit në fjalë, janë vërtetuar nga dhjetë mënyra.
Hadithet që përmenden në dy përmbledhjet autentike të haditheve, theksojnë se: ”Ndonjëri prej jush do të ndjehet inferior me namazin e tij farz krahas namazit të tyre, me namazin e tij vullnetar krahas namazeve të tyre vullnetare, leximin e tyre krahas leximit të tyre. Ata do të lexojnë Kur’an, por leximi nuk do t’i kalojë fytat e tyre, do të largohen prej fesë, sikur që del shigjeta prej harku”.
Ata janë njerëz që shumë agjërojnë dhe falen, shumë lexojnë dhe bëjnë ibadet, mirëpo leximi i Kur’anit nga ana e tyre nuk i kalon fytat e tyre, gjegjësisht leximi nuk ka depër¬tu¬ar thellë në zemrat dhe mendjet e tyre ashtu që ta kuptoj¬në si duhet dhe t’i njohin urtësitë dhe synimet e Kur’anit pa mos e bërë qëllim të tyre kryesor: ndaljen vetëm në shpreh¬jet dhe kuptimin tekstual.
Logjika e këtillë e verbërt i shtyu të shkelin në gjakun dhe pasuritë e muslimanëve tjerë, madje e arsyetim edhe derdhjen e gjakut të kalorësit të madh të Islamit, birin e madh Ali Ibn Ebu Talibin. Një poet i tyre duke e lavdëruar vrasësin e Aliut tha:
“O lum për goditjen e të devotshmit me të cilën synoi vetëm të arrijë kënaqësinë e Zotit (Pronarit të Arshit)”.
Unë e përmend ndonjëherë dhe e konsideroj njeri me vepra më të pranuara te All-llahu.
QËLLIMI I MIRË NUK I ARSYETON VEPRIMET E MARRA
I dërguari i All-llahut na ka ndaluar nga veprimet e marra dhe euforike që mund të kryhen nga disa njerëz të mirë, njerëz me qëllime të ndershme, motive fisnike pa mos i analizuar rezultatet dhe përfundimin e dhimbshëm të tyre. Kjo ndodh për shkak të shkurtpamësisë dhe fushëveprimit të ngushtë të tyre. Për këtë, nëse shoqëria nuk ua varr veshin, nuk i udhëzon dhe nuk i pengon nga të menduarit e këtillë të gjymtë, ata do ta dëmtojnë gjithë shoqërinë dhe mendjelehtësia e tyre, edhe krahas qëllimit të mirë, do të çojë në shkatërrimin e vetë atyre, e bashkë me ata edhe të shoqërisë.
Nisur nga kjo, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ua tërhoqi vërejtjen njerëzve të mençur dhe të urtë që të jenë më syçelë ndaj këtyre njerëzve, t’i drejtojnë në rrugë të drejtë, t’i pengojnë nga zbatimi i asaj që e kanë planifikuar dhe kanë vendosur ta realizojnë, me qëllim të mbrojtjes së bashkësisë në përgjithësi dhe jetës së tyre dhe të bashkësisë.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] këtë e ilustroi me një shembull të gjallë e të shkëlqyeshëm i cili flet shumë. Ky shembull ka të bëjë me udhëtarët e një anijeje e cila përbëhej prej dy apo më tepër katesh. Disa njerëz kanë qenë në pjesën e sipërme e disa të tjetër në pjesën e poshtme. Si do të ishte sikur udhëtarët që gjendeshin në pjesën e poshtme të hapnin një vrimë në pjesën e poshtme ku është hisja e tyre, me qëllim që të marrin ujë drejtpërdrejt nga deti apo lumi, me arsyetim se ata këtë vrimë e hapin në pjesën e tyre ku janë të lirë të bëjnë çka të duan si dhe se nuk duan t’i shqetësojnë e bezdisin ata të katit të sipërm, duke kaluar kohë pas kohe nëpër pjesën e tyre që të mbushin ujë.
Më mirë është ta lexojmë këtë hadith të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] të plotë, sikur që përmendet në përmbledhjen e Buhariut “Sahihu-l-Buhari”:
Transmetohet prej Nu’man ibn Beshirit [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ”Shembulli i atij që i zbaton urdhrat e All-llahut dhe atij i cili i shkelë ato, është si shembulli i disa njerëzve që udhëtojnë me një anije. Disa prej tyre qëndrojnë në pjesën e lartë kurse disa të tjerë në pjesën e poshtme të anijes. Ata që ishin në pjesën e poshtme, kur u është pirë ujë, kanë kaluar në pjesën e atyre që ishin në pjesën e sipërme. Një ditë thanë: “Sikur të hapnim një vrimë në pjesën tonë e mos t’i mërzisim ata që janë sipër nesh!” Sikur t’i kishin lejuar këta ta bëjnë atë që e planifikuan, do të fundoseshin të gjithë, e sikur t’i pengonin, do të shpëtonin edhe ata edhe të tjerët”.
Hadithi në fjalë na dëshmon përgjegjësinë kolektive të popullatës, gjegjësisht popullata nuk lejohet t’i lë disa bij të vet që me injorancën dhe veprimet e pamatura të shkaktojnë fundosjen e tyre edhe pse mund të jenë të sinqertë. Pra, nuk mjafton vetëm sinqeriteti, por krahas tij medoemos duhet të veprojmë drejt.
TË METAT E LOGJIKËS SË GRUPACIONEVE TË DHUNËS
Logjika e këtyre havarixhëve modernë është e gjymtë dhe e devijuar dhe bazohet në:
1. Të metat në të kuptuarit e xhihadit.
2. Të metat në të kuptuarit e ndryshimit të të keqes me fuqi.
3. Të metat në të kuptuarit e mosrespektimit të pushtetit.
4. Të metat në të kuptuarit e shpalljes së njerëzve për mosbesimtarë.
Për çdonjërën nga të metat e përmendura do të themi nga një fjalë për ta sqaruar si dhe për t’i eliminuar pësh¬tjellimet dhe paqartësistë përkitazi me çështjen në fjalë.
1. TË METAT NË TË KUPTUARIT E XHIHADIT
Të metat e grupacioneve të këtilla në fushën e xhiha¬dit, fillojnë me atë se këta njerëz mendojnë se luftimi i gjithë jobesimtarëve është obligim, edhe nëse janë në paqe me muslimanët.
Ne me këtë rast dëshirojmë që t’ua parashtrojmë një pyetje të qartë: Pse i luftojmë mosbesimtarët? Për shkak mosbe¬simit apo armiqësisë?
Sikur t’i kishim luftuar thjesht vetëm për shkak të mosbesi¬mit, atëherë do të duhej t’i vrasim pleqtë, gratë, mur¬gjit, bujqit, tregtarët si dhe personat tjerë që kanë trajti¬min e tyre, gjegjësisht të cilët nuk luftojnë dhe nuk marrin pjesë në luftë, por kjo është e ndaluar. Për këtë hadithet e Pejgam¬berit dhe porositë e Ebu Bekrit dhe Omerit [radijall-llahu anhu] na kanë ndaluar t’i vrasim të zënët në gojë.
Po ashtu, përmendet se Ibn Abbasi përkitazi me fjalët e All-llahut: ”Ve la teëtedu - E mos e teproni”, thotë: “Teprimi është vrasja e grave dhe fëmijëve”.
Shejhu-l-Islam Ibn Tejmijje në traktatin “Kaide fi kitali-l-kufar”(Një parim në luftimin e mosbesimtarit), e për¬gë¬njesh¬tron e atyre që thonë se ajeti: ”Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni…!“ (El-Bekare: 190), është i deroguar duke thënë se teprimi është padrejtësi, e All-llahu assesi nuk e lejon padrejtësinë.
Unë këtij konstatimi ia shtoj edhe atë se ajeti përmban një shkak i cili nuk pranon derogim, e ky shkak mishërohet në fjalët e All-llahut: ”All-llahu nuk i do ata që e teprojnë”, e kjo asnjëherë nuk derogohet.
Prej dispozitave të luftës në Kur’an
Ai i cili dëshiron t’i njohë dispozitat e luftës, fillimisht duhet ta konsultojë burimin parësor të Islamit, gjegjësisht Kur’anin famëlart dhe hadithet autentike që e sqarojnë atë. Prej dispozitave më të theksuara do t’i veçojmë:
1. Luftimi i atyre që i luftojnë muslimanët:
Kush e lexon Kur’anin me vëmendje dhe i bashkon ajetet e ndryshme gjatë analizave, e kupton se lufta në Islam është e lejuar kundër atyre që i luftojnë muslimanët, e shkelin nderin e tyre apo të njerëzve të dobët, sikur që e shohim në ajetet vijuese:
“Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejt, e All-llahu ka fuqi për t'u ndihmuar atyre (muslimanëve). (U lejuan të luf¬toj¬në) Ata, të cilët vetëm pse thanë: All-llahu është Zoti ynë! u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte”. (El-Haxhxh: 39-40)
“Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sul¬mojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën). Dhe luftoni kudo që t’i zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzunë ata juve. Provokimi (fitne¬ja) është më i rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë Xha¬mi¬së së Shenjtë (Qabes) deri që ata t’ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju ata”. (El-Bekare: 190-191)
“Në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë All-llahu nuk ju lejon rrugë (luftë) kundër tyre”. (En-Nisa: 90)
“Në qoftë se nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe dhe nuk heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë kap¬ni edhe mbytni kudo që t’i takoni. Kundër tyre ju kemi dhë¬në fakte të qarta”. (En-Nisa: 91)
“Përse të mos e luftoni një popull që i thyen zotimet e veta dhe tentoi ta dëbojnë Të dërguarin? Në të vërtetë ata e filluan të parët luftën”. (Et-Teube: 13)
“Ç’keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t’i shpëtuar) të paaftit: nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: Zoti ynë! Nxirrna nga ky fshat (Mekka), banorët e të cilit janë mizorë”. (En-Nisa: 75)
2. Lufta nuk bëhet për t’i detyruar njerëzit që me dhunë ta pranojnë Islamin:
Lufta në Islam nuk bëhet me qëllim që t’u imponohet njerëz¬ve me dhunë, sepse Islami në mënyrë të prerë e ndalon imponimin me dhunë të fesë.
All-llahu i Madhërishëm në ajetin e zbritur në Mekke thotë: ”A ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?” (Junus: 99)
Në ajetin e zbritur në Medine thotë: ”Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota…” (El-Bekare: 256)
Madje, refuzimi i këtillë i imponimit me dhunë i fesë, është vërtetuar që në kohën e Të dërguarit të All-llahut Nuhit [alejhis-selam]: “… a mos do t’ju detyrojmë për to (pranimin e tyre), kur ju jeni urrejtës të tyre!” (Hud: 28)
Kur’ani iman-besim valid e konsideron atë besim i cili lind si rezultat i vullnetit të lirë, e përndryshe e refuzon, siç ishte rasti me besimin e Faraonit kur u fundos: ”… e ai tha: Besova se nuk ka Zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët”, ndërkaq All-llahu ia ktheu me fjalët: “Ti tani beson, ndërsa më parë kundër¬shtove dhe ishe njëri prej shkatërruesve!” (Junus: 90-91)
Po ashtu Kur’ani e refuzoi besimin e popujve të cilët e proklamojnë besimin kur i godet zemërimi dhe ndëshkimi i All-llahut: ”E kur e panë dënimin tonë, thanë: Ne i kemi besuar vetëm All-llahut, dhe i kemi mohuar ata që ia shoqë¬ronim. Por besimi i tyre, kur e vërejtën dënimin tonë, nuk u bëri dobi. Ky është ligj i All-llahut (i kahershëm) ndaj robërve të Tij dhe aty, në atë çast pësuan disfatë jobesimtarët”. (Gafir: 84-85)
Pra, shihet se lufta nuk është për shkak të mosbesimit të mosbesimtarëve, sepse diçka e tillë ndodh me vullnetin e All-llahut që është e lidhur me urtësinë e Tij.
Politeizmi që moti është pastruar në doktrinën e besimit islam: ”Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë” (Junus: 99), ”Sikur të dëshironte Zoti yt, do t’i bënte njerëzit të një feje (por nuk dëshiroi, Ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtim (mes vete). Përveç atij që e mëshiroi Zoti yt. Po për këtë edhe i krijoi ata” (Hud: 118-119), gjegjësisht i krijoi që të kenë dallime mes vete, pasi çdonjërit prej tyre All-llahu i dha intelekt dhe vullnet.
3. Lufta për shkak të ndalimit të sprovave në fe (fitnes):
Islami e ka legalizuar luftën për ta ndaluar sprovimin në fe - fitnen, siç thotë All-llahu i Madhërishëm: ”Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari-fitne-, e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun…“ (El-Enfal: 39)
Fitneja e përmendur është: konfiskimi i lirisë së njerëzve dhe shtypja e tyre për shkak të besimit, siç ishte rasti me gro¬pue¬sit e hendeqeve, as’habu-l-uhdud, të cilët i vunë në sprovë besimtarët dhe besimtaret. Kur’ani këtë sprovim të njerëzve e konsideron më të rrezikshëm se vrasj¬en sepse vrasja e shkatërron trupin, ndërsa sprova i shkatë¬rron mendjen dhe vullnetin që në të vërtetë përbëjnë thelbin e njeriut. Nisur nga kjo, Kur’ani i injoroi idhujtarët të cilët luftën në muajt e s
|