Faqja kryesore
     Kur'an
     Kuran shqip
     Radijo islame
     5 Kushte te fejes
     Dowloads
     Falja e Namazit
     Libra
     => 40 HADITHE KUDSIJ
     => Hilet e Shejtanit
     => SHPIRTI I VARFËR
     => Shërimi i shpirtrave
     => Halifët besimdrejtë
     => Shenjat e Kijametit
     => Jeta e Kësaj Bote
     => Për diten e rikthimit
     => E mira dhe e keqja
     => ISAI DO TË KTHEHET
     => FRIKA NDAJ ALLAHUT
     => SahihŽ ul ŽBuhari 1 Shqip
     => SahihŽ ul ŽBuhari 1
     => SahihŽ ul ŽBuhari 2
     => SahihŽ ul ŽBuhari 3
     => SahihŽ ul ŽBuhari 4
     => SahihŽ ul ŽBuhari 4
     => Hadithe mbi Xhihadin
     => SahihŽ ul ŽBuhari 8
     => Krijimi i Univerzit
     => Moskryerja e Namazit
     => Jeta dhe vdekja
     => Dita e gjykimit
     => Islami feja e lehtësisë
     => Daveti në shtëpi
     => 20 Mënyra për syefaqësi
     => Islami fe e Mëshirës...
     => Popujt e zhdukur
     => Muhamed a s
     => të përg me xhennet
     => Pse Islami
     => Urdhërimi dhe ndalimi
     => Rregullat e shitblerjes
     => mjekrrën dhe duhanin
     => Edukimi e fëmijëve
     => Te ruash gjuhen
     => Dija
     => Dobitë e Ibadetit
     => Islami Është Fe...
     => Pendimit të sinqertë
     => Fshehtësia e sprovës
     => Krijimi i njeriut
     => Të mendosh thellë
     => Përkushtuarit Allahut
     => Disa sekrete të Kur'anit
     => Mjeshtëria e Allahut...
     => Xhenneti .
     => Karakteri i Muslimanit
     => Dëshiroj të pendohem, por.
     => Pengesat në rrugë
     => Profeti Jusuf
     => Kur'ani drejt shkences
     => Parimet themelore të Islamit
     => T'a mësojmë Islamin
     => Përse e pranuam islamin?
     => Ngritja e Islamit
     => Përmbledhje tregimesh
     Dr. Shefqet Krasniqi 1
     Bekir Halimi 1
     Dr. Zekerija Bajram
     Sadulla Bajrami
     Filma islam
     Contact
     MILIONERI
     Kamata
     Shkenc
     islam video
     Libra islam
     40 Hadithe
     Ilahi
     T
     Enis Rama live




hixhret - Parimet themelore të Islamit


 

PARIMET THEMELORE TË ISLAMIT

Thuaj: “O njerëz, ju erdhi e Vërteta nga Zoti juaj.
Kush udhëzohet në rrugën e drejtë, ai është udhëzuar
për dobinë e vet dhe kush e humb rrugën e drejtë, ka hum
bur në dëmin e vet, ndërsa unë nuk jam mbikëqyrësi juaj”.
(Sure Junus: 108)



HARUN YAHYA


HYRJE


Ky libër është shkruar për ata të cilët së voni janë njohur me Islamin dhe të cilët tashmë kanë dijeni dhe një shkallë të bindjes ndaj Islamit, por e cila mund të ketë pasur origjinën e tyre në burime të papërshtatshme apo të pabaza. Informacioni të cilin njerëzit e grumbullojnë për Islamin është, në të shumtën e rasteve, i kufizuar në atë që paraqesin familjet e tyre, shokët apo librat e caktuara. Mirëpo, informacionit të saktë për Islamin mund t’i qasemi vetëm duke iu referuar Kuranit, burimit të Islamit.  
Kurani është shpallja e fundit e zbritur prej Zotit, si udhëzim për njerëzimin. Ndërsa Teurati dhe Ungjilli, dy libra që i kanë paraprirë Kuranit, ishin po ashtu shpallje prej Zotit, me kohë, ato u shtrembëruan dhe humbën vlerën e tyre si fjalë hyjnore e Zotit. Edhe pse ato mund të përmbajnë pjesë të fjalës origjinale të Zotit, pjesa më e madhe e tyre përbëhet prej fjalëve dhe ndërhyrjeve të njeriut. I vetmi libër i shpallur nga Zoti që ka mbijetuar plotësisht e pandryshuar, është Kurani. Ajo përmban vetëm atë që është shpallur nga Zoti. Zoti zbriti porosinë e Tij, ose me anë të Xhibrilit, ose përmes frymëzimit të drejtpërdrejt të Profetit Muhammed (savs). Kurani përbëhet vetëm prej asaj që iu shpall Profetit Muhammed (savs), që u zbrit në etapa, për një periudhë njëzet e tri vjeçare.
Në çdo kohë, shpallja menjëherë u shënua me shkrim ose u mbajt në mend, nga ana e shokëve të Profetit. Sot, të gjithë Muslimanët kudo që janë, lexojnë të njëjtin Kuran. Në asnjërën prej kopjeve të tij nuk mund të gjendet asnjë kundërthënie apo mospajtim. (Në ditët tona, Kurani i Uthmanit, Kalifit të tretë, është i ekspozuar në Muzeun në Topkapi, në Stamboll.) Dëshmi se Kurani është prej Zotit është mungesa e plotë e çfarëdo lloj mospajtimi në Kuran. Sipas Librit të Zotit:

A nuk përsiatin ata për Kuranin! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie. (Sure Nisa: 82)

Kurani është udhëzim për të udhëhequr njeriun në rrugën e drejtësisë. Është shpallje e Zotit, e zbritur për të nxjerrë njeriun nga errësira në dritë. Me anë të Kuranit, Zoti ynë, Krijuesi i njeriut dhe i të gjitha gjallesave, udhëzon robërit e Tij në rrugën e drejtë. Në një ajet, Zoti thotë:

O njerëz, ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët. (Sure Junus: 57)

Ekzistenca e Zotit, njësia e Tij, argumentet e krijimit dhe jeta e jetës së përtejme, janë ato fakte themelore më të theksuara në Kuran. Në shumë vargje të Kuranit, Zoti e thërret njeriun të mendoj dhe të përsiat mbi urtësinë hyjnore në krijimin e Zotit dhe përkohshmërinë e jetës së kësaj bote dhe përhershmërinë e jetës së ahiretit. Po ashtu, në Kuran mund të gjejmë edhe historitë e jetëve të profetëve; sinqeritetin e tyre në   besim, përkushtimin e tyre ndaj çështjes së Zotit dhe vendosmërinë e tyre në përhapjen e porosisë hyjnore. Më në fund, një numër ajetesh në Kuran na ofrojnë gjithashtu vizionin për mënyrën se si duhet të sillemi në jetët tona të përditshme.  
Në këtë libër, bazuar në informacionin e ofruar nga Kurani, do të bëjmë fjalë për Zotin, vetitë e Tij, qëllimin e vërtetë të ekzistencës sonë në këtë botë, çfarë duhet të bëjmë për të vepruar në pajtim me të, realitetin e vdekjes dhe atë që na pret, jetën e përtejme.
Ju rekomandojmë që ta lexoni këtë libër me kujdes dhe të mendoni për mësimet e tij, pasi që ato kanë për qëllim që t’ju afrojnë më shumë me Krijuesin tuaj dhe t’ju tregojnë rrugën e lumturisë dhe shpëtimit të përjetshëm.


NUK EKZISTON ZOT TJETËR POS TIJ

Esenca e Islamit është të jesh i vetëdijshëm për ekzistencën e Zotit dhe të kuptosh se nuk ekziston zot tjetër pos Tij. Të praktikosh Islamin domethënë të lejosh këtë të vërtetë të manifestohet në çdo aspekt të jetës së njeriut. Sipas Kuranit:

Zoti juaj është një Zot i vetëm! S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Atij, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! (Sure Bekare:163)

Shumica e njerëzve mendojnë se materia, substanca që përbën bazën e gjithësisë, ka një ekzistencë absolute, dhe Zotin e konsiderojnë veçse si një ide abstrakte. (Zoti është me të vërtetë mbi atë që ata i përshkruajnë Atij) E vërteta është, megjithatë, se vetëm Zoti ekziston vërtetë dhe se gjithçka tjetër është vetëm krijim i Tij.
E tërë gjithësia dhe gjithçka në të u krijua nga Zoti. Para krijimit të gjithësisë, asgjë nuk ekzistonte, në kuptimin material. Gjithçka ishte mos-ekzistencë. Në momentin kur u krijua gjithësia, Al-Aual (i Pari) dhe Al-Akir (i Fundit) Zoti, i Cili është i pavarur nga koha dhe hapësira, krijoi kohën, materien dhe hapësirën. Kurani i referohet kësaj çështjeje si vijon:

Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, pa shembull të mëparshëm dhe, kur vendos për diçka, vetëm thotë për të: “Bëhu!” - dhe ajo bëhet. (Sure Bekare: 117)

Përkundër njohurisë së pranuar, Zoti nuk krijoi materien dhe pastaj ta linte atë të pavarur. Gjithçka që ndodh, madje edhe në këtë çast, është paracaktuar nga Zoti. Çdo pikë shiu, çdo fëmijë që çel sytë për herë të parë në këtë dynja, procesi i fotosintezës në bimë, të gjitha funksionet trupore të gjallesave, rrugëtimet e yjeve në galaktikat shumë të largëta, çdo farë që mbinë, apo çfarëdo ngjarje tjetër që mund të na vjen në mendje, apo për të cilën dështojnë të mendojmë, të gjitha janë paracaktuar nga Zoti. Është Zoti Ai i Cili krijon gjithçka. Çdo gjë ndodhë me urdhrin e Tij:

Allahu është Ai, që ka krijuar shtatë qiej dhe po aq toka. Urdhrat e Tij zbresin përmes tyre, që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij. (Sure Talak: 12)
A ka më të mirë se Ai, që zë fill krijimin dhe pastaj e ripërsërit atë, që ju jep mjete jetese nga qielli dhe toka?! Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër? Thuaj (o Muhammed): “Sillni provat tuaja, nëse ajo që thoni është e vërtetë!” (Sure Neml: 64)

Po t’i ishte lënë gjithësia vetvetes, ajo do të çrregullohej, shpartallohej dhe degjenerohej. Mirëpo, baraspesha e përkryer e të gjitha gjërave, nga qelizat e një organizmi të gjallë e deri te yjet në hapësirën e thellë kozmike, të gjitha zbulojnë ekzistencën e diçkaje që i kontrollon ato në çdo moment, me përsosmërinë e njëjtë si krijimi i tyre i parë. Në çdo skutë të gjithësisë, njeriu gjithmonë do të arrij të njoh një plan të përkryer:

Ai ka krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin. Nuk mund të gjesh në krijimin e të Gjithëmëshirshmit kurrfarë ceni. Hidhe vështrimin: a sheh ndonjë plasaritje? Pastaj hidhe sërish vështrimin; sytë e tu do të kthehen të lodhur e të molisur. (Sure Mulk: 3-4)

Mohimi se Zoti është Krijuesi dhe veshja e natyrës hyjnore asaj të cilën Ai krijoi, me gjithë dëshmitë e panumërta për të kundërtën, është po aq i pakuptim sa edhe pohimi se një rrokaqiell nuk është ndërtuar prej punëtorëve të ndërtimtarisë, por se është krijuar me anë të vullnetit të lirë të tullave apo me vendosjen e tyre mbi njëra tjetrën si rezultat i rastësisë së kulluar.
Rregulli i përkryer në gjithësi dhe krijimi suprem i gjallesave, na zbulon se ato duhet të jenë krijuar të gjitha nga një Krijues i vetëm. Po të kish zota tjerë, domethënë, të tjerë të aftë për të imponuar vullnetin e tyre, do të mbisundonin parregullsia dhe hutia. Se nuk ekziston zot tjetër pos Tij dhe se asnjë qenie tjetër në gjithësi nuk ka fuqi të ngjashme, rrëfehet në një ajet të Kuranit si vijon:

Allahu nuk ka zgjedhur për Vete ndonjë bir dhe përveç Atij s’ka asnjë zot tjetër, përndryshe çdo zot do të merrte atë që ka krijuar dhe do të ngriheshin njëri mbi tjetrin. Qoftë i lartësuar Ai nga shpifjet e tyre! (Sure Muminun: 91)

Në lutjen më poshtë, Profeti Muhammedi (savs) thekson se nuk ekziston zot tjetër pos Allahut dhe një besimtar duhet t’i drejtohet Atij për çdo gjë:
Askush nuk meriton të adhurohet pos Allahut, i Madhërishmi, i Durueshmi. Askush nuk meriton të adhurohet pos Allahut, Zotit të Fronit Madhështor. Askush nuk meriton të adhurohet pos Allahut, Zotit të Qiejve dhe Zotit të Fronit të nderuar. (Buhariu)
Siç theksohet më lartë, nuk ekziston zot tjetër pos Tij. Ai nuk ka djalë. Ai është i lartësuar prej këtyre vetive njerëzore. Nga ajeti më poshtë kuptojmë qartë se ato fe që thonë se Zoti ka një “djalë” janë të larguara nga udha e drejtë. Njësia e Zotit theksohet më tej në Kuran si vijon:

Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” (Sure Ihlas: 1-4)
Disa njerëz mendojnë se Zoti gjendet në një vend të caktuar. Besimi se Zoti është lartë në qiell, në një vend të largët në gjithësi, besohet prej shumë njerëzve. E vërteta, megjithatë, është se Zoti është gjithkund dhe rrethon gjithçka. Ai është qenia e vetme e vërtetë dhe absolute, të Cilës të gjitha qeniet i nënshtrohen:

Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u43 i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori! (Sure Bekare: 255)

Zoti mban gjithçka në zotërimin e Tij në çdo moment të caktuar. Nuk ekziston asnjë krijesë që Ai nuk e mban për balluke. Ai ka pushtet mbi të gjitha gjërat dhe është i lartësuar larg çfarëdo të mete apo paaftësie.


ZOTI ËSHTË AFËR NJERIUT

Shumë njerëz mendojnë se Zoti është shumë larg. Mirëpo, siç thuhet në Kuran: “...Me të vërtetë, Zoti yt i ka përfshirë të gjithë njerëzit me dijen e Tij...” (Sure Isra: 60), Ai është shumë afër. Ai sheh dhe njeh çdo veçori të një qenie njerëzore dhe dëgjon çdo fjalë që ai shqipton. Ai ka dijeni madje edhe për mendimet më intime të njeriut. Kjo rrëfehet në Kurani si vijon:

Ne e kemi krijuar njeriun dhe, Ne e dimë ç’i pëshpërit atij shpirti i vet. Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet. (Sure Kaf: 16)

Zoti është aq afër njeriut sa që dëgjon lutjen e çdokujt – madje edhe nëse lutet me zemër – dhe është Ai i cili i përgjigjet asaj:

Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë. (Sure Bekare: 186)

Zoti e di atë që njeriu mban fshehur në zemrën e tij. Ai e di nëse ai përfshihet në një punë për të fituar kënaqësinë e Tij apo për të kënaqur epshin e tij. Zoti na përkujton se Ai i di mendimet tona më të fshehta:

...Ta dini se Allahu e di ç’ka në zemrat tuaja, andaj ruajuni prej Tij. Dhe ta dini se Allahu është Falës i madh dhe i Butë. (Sure Bekare: 235)

Edhe nëse ti flet me zë të lartë, (është e kotë, sepse) Ai, me të vërtetë, i di sekretet edhe më të fshehta. (Sure Ta Ha: 7)

I Dërguari i Zotit, Profeti Muhammed (savs) i përkujtoi po ashtu Muslimanët kur ata luten se Zoti është shumë afër tyre duke thënë: “Ju e thërrisni Dëgjuesin, Atë që është shumë afër jush; Atë të Cilin ju e thërrisni është më afër se cilido prej jush.” (Buhariu dhe Muslimi)
Pasi që Ai është me ju në çdo moment, Zoti është me ju derisa ju e lexoni këtë libër; Ai sheh atë që ju veproni dhe di atë që ju mendoni. Kjo e vërtetë rrëfehet në Kuran si vijon:

A nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë?! Nuk ka bisedë të fshehtë midis tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti; as midis pesë vetave e që Ai të mos jetë i gjashti; as kur janë më pak, as kur janë më shumë, që Ai të mos jetë me ata, kudo që të ndodhen; Ai në Ditën e Kiametit do t’i njoftojë ata se çfarë kanë bërë, se, me të vërtetë, Allahu di çdo gjë! (Sure Muxhadile: 7)


ZOTI KRIJOI GJITHÇKA SIPAS
NJË URDHRI TË CAKTUAR

Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar. (Sure Kamer: 49)

Fati është pjesë e krijimit të përsosur të Zotit dhe të gjitha ngjarjet, të së kaluarës dhe të ardhmes, janë të njohura për Të si në një “moment të vetëm” të pafund.
Është Zoti Ai i Cili krijoi materien. Ajo që ne quajmë kohë është lëvizja e materies. Koha është një dimension i cili është i lidhur vetëm me njeriun. Vetëm njeriu ndien kalimin e kohës; një qenie njerëzore mund të njoh ekzistencën e tij vetëm duke qenë se ajo ekziston në kohë. Mirëpo, Zoti është i pavarur nga koha, sepse është Ai i Cili e krijoi atë. Me fjalë tjera, Zoti është i pavarur nga rrjedha e kohës; Zoti nuk ka nevojë të pres për të parë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Zoti është vërtet i lartësuar mbi të gjitha këto të meta. Zoti është në dijeni për një ngjarje të ardhme (e ardhmja për ne) para se ajo të ndodhë, sepse Zoti, i Pari dhe i Fundit, është i pavarur nga koha dhe sepse Ai është Absoluti dhe i Përjetshmi. I pavarur nga koha, Zoti është i vetëdijshëm për një ngjarje e cila, nga këndvështrimi ynë, do të ndodhë me mija vite më vonë. Në të vërtetë, është Ai i Cili e nënshtroi, e përcaktoi dhe e krijoi atë. Kjo e vërtetë zbulohet në një ajet si vijon:

S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë! (Sure Hadid: 22)  


ZOTI KA PUSHTET MBI GJITHÇKA

Zoti, Krijuesi i çdo gjëje, është i vetmi zotërues i të gjitha qenieve. Është Zoti Ai i Cili i grumbullon retë e dendura, ngroh dhe ndriçon tokën, ndryshon drejtimin e erërave, i mban zogjtë pezull në qiell, çan farën, bën që të rrah zemra e njeriut, urdhëron fotosintezën në bimë dhe mban planetët në orbitat e tyre të ndara. Njerëzit rëndom pandehin se dukuri të tilla ndodhin në pajtim me “ligjet e fizikës,” “gravitacionit,” “aerodinamikës,” apo në pajtim me faktorët tjerë fizik; mirëpo, ekziston një gjë që këta njerëz shpërfillin: të gjitha këto ligje fizike u krijuan nga Zoti. Në të vërtetë, i vetmi zotërues i fuqisë në gjithësi është Zoti.
Zoti sundon të gjitha sistemet në gjithësi, pa marr parasysh se a jemi të vetëdijshëm për to, apo nëse jemi duke fjetur, të ulur, duke ecur. E gjithë pafundësia e proceseve në gjithësi, të gjitha thelbësore për ekzistencën tonë, është nën kontrollin e Zotit. Madje edhe aftësia jonë të hedhim një hap të vogël përpara varet nga hollësi të panumërta të paracaktuara hollësisht, përfshirë forcën e gravitacionit të tokës, strukturën e skeletit të njeriut, sistemin nervor dhe muskulor, trurin, zemrën dhe madje edhe shpejtësinë e rrotullimit të tokës.
Atribuimi i ekzistencës së botës dhe tërë gjithësisë rastësisë së plotë është gabim i madh. Rregulli i hollë i tokës dhe gjithësisë i kundërvihet plotësisht mundësisë së krijimit përmes rastësisë, dhe për më tepër, është një argument i qartë i fuqisë së pafund të Zotit. Për shembull, orbita e tokës rreth diellit shmanget vetëm 2.8 mm në çdo 29 km nga rruga e drejtë. Po të ishte ky devijim për 0.3 mm më i gjatë apo më i shkurt, atëherë gjallesat në gjithë tokën ose do të ngriheshin ose do të digjeshin. Ndonëse është pothuajse e pamundshme madje për një copë mermeri të rrotullohet në të njëjtën orbitë pa ndonjë devijim, toka mban një drejtim të tillë përkundër masës së saj gjigante. Siç thuhet në Kuran: “dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë…”(Sure Talak: 3). Në të vërtetë, rregulli madhështor në gjithësi mbahet si rezultat i sistemeve fantastike të cilat varen nga baraspesha jashtëzakonisht delikate.
Shumë njerëz besojnë në besimin e çoroditur se Zoti “krijoi çdo gjë dhe atëherë i la ato të lira.” Megjithatë, çdo ngjarje, që ndodhë në cilëndo pjesë të gjithësisë, ndodhë vetëm sipas Vullnetit të Zotit dhe nën kontrollin e Tij. Kurani thotë si vijon:

A nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë, që është në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun. (Sure Haxh: 70)

Është shumë me rëndësi që të kuptohet ky fakt për atë i cili përpiqet t’i afrohet Zotit. Lutja e Profetit Muhammed (savs) e cituar më poshtë është një shembull shumë i mirë për këtë:
O Zot: Të gjitha lëvdatat të takojnë Ty: Ti je Zoti i Qiejve dhe Tokës. Të gjitha Lëvdatat të takojnë Ty; Ti je Ai që mban në jetë Qiellin dhe Tokën dhe gjithçka ka në to. Të gjitha Lëvdatat të takojnë Ty; Ti je Drita e Qiejve dhe e Tokës. Fjala Jote është e Vërteta, dhe Premtimi Yt është e Vërteta, dhe Takimi me Ty është e Vërteta, dhe Xheneti është e Vërteta, dhe Zjarri (i Xhehenemit) është e Vërteta, dhe Ora është e Vërteta. O Zot! Ty të nënshtrohem, dhe unë besoj në Ty dhe unë varem prej Teje, dhe Ty të pendohem dhe me Ty (dëshmitë/argumentet Tuaja) u kundërvihem kundërshtarëve të mi, dhe Ty ta lë gjykimin (për ata që e refuzojnë porosinë time). O Zot! M’i fal gjynahet e mia që i kam bërë në të kaluarën apo që do t’i bëj në të ardhmen, dhe gjithashtu gjynahet që i kam bërë fshehurazi apo haptazi. Ti je Zoti im i vetëm (të Cilin e adhuroj) dhe nuk ka Zot tjetër për mua (domethënë nuk adhuroj asnjë tjetër pos Teje). (Buhariu)
Proceset e ndërlikuara që ndodhin në trupat e gjallesave janë shembuj mbresëlënës që na ndihmojnë të kuptojmë fuqinë e Zotit. Për shembull, në çdo moment, veshkat tuaja filtrojnë gjakun tuaj dhe nxjerrin molekulat e dëmshme jashtë trupit. Ky proces i filtrimit dhe eliminimit, i cili mund të kryhet nga një qelizë e vetme e veshkës, mund të kryhet vetëm përmes një aparati gjigant për hemo-dializë (veshkë artificiale). Një aparat për hemo-dializë është projektuar në mënyrë të ndërgjegjshme nga shkencëtarët. Mirëpo, një veshkë, nuk ndien, apo nuk ka një qendër vendim-marrëse, dhe as aftësinë e të menduarit. Me fjalë tjera, një qelizë e pandërgjegjshme e veshkës mund të kryej detyra të cilat përndryshe kërkojnë një proces të ndërlikuar të menduarit.
Është e mundshme që të ndeshim me miliona shembuj të tillë në gjallesa. Molekulat, që përbëhen nga materia e pandërgjegjshme, kryejnë detyra aq të mrekullueshme që në rastin e kundërt do të mund të na jepnin përshtypjen e vetëdijes. Ndonëse vetëdija e dukshme në këto raste është, natyrisht, e mençurisë dhe diturisë së pakufishme të Zotit. Është Zoti që projektoi qelizat e veshkës, si edhe molekulat për të cilat folëm dhe i Cili i urdhëron ato që të kryejnë detyrat e tyre përkatëse. Në Kuran, Zoti na informon se ai vazhdimisht u zbret “urdhra” krijesave të cilat Ai i krijoi:

Allahu është Ai, që ka krijuar shtatë qiej dhe po aq toka. Urdhrat e Tij zbresin përmes tyre, që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij. (Sure Talak: 12)

Është e qartë se Zoti, i Cili krijoi gjithçka në gjithësi, është padyshim në gjendje t’i ringjall të vdekurit. Në lidhje me këtë fakt, Zoti shpall si vijon:

A nuk e shohin ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën pa u lodhur aspak në krijimin e tyre, është i Fuqishëm t’i ngjallë të vdekurit? Po, Ai është vërtet i Fuqishëm për çdo gjë. (Sure Ahkaf: 33)


ZOTI SHEH DHE DI GJITHÇKA

Njerëzit nuk mund ta shohin Zotin – përveç nëse Ai dëshiron këtë, që paraqet arsyen kryesore pse shumë njerëz shpesh pandehin në mënyrë të gabuar se Zoti nuk mund t’i shoh ata (vërtet, Zoti është i lartësuar prej asaj që ata i përshkruajnë Atij). Zoti sheh dhe ka dijeni për çdo gjë, deri në hollësinë më të vogël, siç tregohet në një ajet të Kuranit si vijon:

Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë, ndërkohë që Ai i arrin shikimet e të gjithëve. Ai është Bamirës i pakufi dhe di çdo gjë. (Sure En’am: 103)

Kudo që mund të jetë një person, padyshim se Zoti është me të. Mu në këtë moment, derisa ju lexoni këta rreshta, Zoti ju sheh dhe e di me saktësi atë që ju përshkon mendjen. Kudo që shkoni, apo çfarëdo që bëni, kështu është gjithmonë. Siç e shpjegon Kurani:

Në çfarëdo pune që të jesh, çfarëdo gjëje që të lexosh nga Kurani dhe çfarëdo pune që të bëni (o njerëz), Ne jemi dëshmitarë, kur ju të thelloheni në të. Zotit tënd nuk i fshihet asnjë grimë peshe, në Tokë e në qiell; as më pak nga ajo e as më shumë nuk mbetet pa u shënuar në Librin e qartë. (Sure Junus: 61)

Ai i krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Fron. Ai e di se çfarë hyn në Tokë dhe çfarë del prej saj, çfarë zbret prej qiellit dhe çfarë ngjitet drejt tij. Ai është me ju kudo që të gjendeni; Ai sheh gjithçka që bëni. (Sure Hadid: 4)

Profeti Muhammed (savs) gjithashtu i përkujtoi besimtarët që ta kenë parasysh këtë kur tha: “Zoti është mbi Fron dhe asgjë që ju veproni nuk është e fshehtë për Zotin.”
I vetëdijshëm për këtë të vërtetë, një besimtar i nënshtrohet Zotit të tij, kërkon mbrojtjen e Tij dhe nuk i frikësohet askujt pos Tij. Urdhri i Zotit për Profetin Musa dhe Harunin, të cilët ngurruan që të shkojnë tek Faraoni për ta thirrur atë në Islam, është një mësim për të gjithë besimtarët:

(Allahu) tha: “Mos u frikësoni! Në të vërtetë, Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh. (Sure Ta Ha: 46)


TË GJITHA QENIET I NËNSHTROHEN ZOTIT

Të gjitha qeniet në gjithësi, të gjalla apo të pajetë, janë nën urdhrin e Zotit. Ato mund të veprojnë vetëm nëse Ai dëshiron këtë. Ato mund t’i kryejnë vetëm ato punë të cilat Ai dëshiron. Për shembull, bletët, të cilat prodhojnë më shumë mjaltë se që ato kanë vërtetë nevojë, nuk do të mund të dinin kurrsesi se mjalti është i dobishëm për njerëzit; dhe as që mund të jenë të vetëdijshme për përbërjen e saktë kimike që e bën atë të dobishëm dhe të shijshëm. Në të vërtetë, përveç se nuk dinë se pse prodhojnë mjaltë me bollëk, as që mund të posedojnë zgjuarsinë për të ndërtuar hojet e rregullta gjashtëkëndëshe, secila prej të cilave është një mrekulli e projektimit dhe matematikës. Është Zoti, të Cilit i nënshtrohen të gjitha qeniet, që bën që bletët të përmbushin këto vepra. Fakti se bletët veprojnë në pajtim me urdhrin e Zotit përshkruhet në Kuran si vijon:

Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke thënë): “Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit! Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd me përulje!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin.(Sure Nahl: 68-69)

Bindja e bletëve ndaj urdhrave të Zotit në mënyrën se si sillen ato nuk është një anomali. Zoti na jep këtë shembull për të na mundësuar që të kuptojmë se të gjitha qeniet, duke përfshirë edhe njeriun, veprojnë sipas Vullnetit të Tij. Kurani tregon se ky është një argument për ata të cilët mendojnë. Të gjitha qeniet i nënshtrohen plotësisht urdhrit të Tij:

Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Gjithçka i përulet Atij. (Sure Rum: 26)

Disa religjione konsiderojnë që Shejtani është një qenie e ndarë dhe e pavarur prej Zotit. Disa sosh i veshin fuqi të veçantë Shejtanit. Megjithatë, të dyja këto mendime janë të pasakta. Shejtani, si edhe jobesimtarët të cilët e pasojnë atë, i nënshtrohen Vullnetit të Zotit. Zoti krijoi Shejtanin për ta vënë njeriun në sprovë dhe e pajisi atë me aftësinë dhe me autoritetin për të thirrur njerëzimin në mosbesim. Fjalët e Zotit drejtuar Shejtanit rrëfehen në Kuran:

Allahu tha: “Atëherë dil prej Xhenetit! Me të vërtetë,
ti je i mallkuar dhe mallkimi Im do të jetë mbi ty deri në Ditën e Gjykimit”.
Ai tha: “O Zoti im, më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen ata!”
Zoti tha: “Në të vërtetë, ty do të jepet afat deri në një ditë të caktuar (kur i fryhet Surit për herë të parë)”.
Ai tha: “Betohem në madhërinë Tënde se unë do t’i mashtroj ata të gjithë, përveç robërve të Tu të sinqertë!”
Zoti tha: “E vërteta është - dhe Unë them vetëm të vërtetën se, do ta mbush Xhehenemin me ty dhe me të gjithë ata që të pasojnë ty”! (Sure Sad: 77-85)

Sikurse edhe njeriu, Shejtani është po ashtu plotësisht nën kontrollin e Zotit dhe i nënshtrohet Vullnetit të Tij. Ai nuk është një qenie që posedon një vullnet të ndarë dhe të pavarur nga Zoti; ai as nuk mund të bjerë vendime të tilla dhe as nuk mund t’i zbatoj ato. Në sprovën e vënë për qeniet njerëzore në këtë jetë, ai është vetëm një qenie që pritet të dalloj të drejtët prej të pandershmëve.


BESIMET E GABUESHME PËR ZOTIN

Teurati dhe Ungjilli, shpalljet e mëhershme prej Zotit, kanë humbur vërtetësinë e tyre origjinale, pasi që fjalët dhe ndërhyrjet e njeriut janë përfshirë në to. Kjo është njëra prej arsyeve pse u zbrit Kurani. Se librat e shenjtë që paraprinë Kuranin u shtrembëruan nga ana e njeriut përshkruhet në Kuran si vijon:

Mjerë ata që me duart e tyre shkruajnë Librin, e pastaj thonë: “Kjo është prej Allahut” që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar! (Sure Bekare: 79)


Me të vërtetë, një grup ithtarësh të Librit e shtrembërojnë Librin me gjuhët e tyre (ndërsa e lexojnë atë), që ju të mendoni se ai farë leximi është prej Librit (që ka zbritur Allahu), kurse në të vërtetë, nuk është prej Librit. Ata thonë: “Kjo që lexojmë është nga Allahu”, por ajo nuk është nga Allahu. Ata flasin gënjeshtra për Allahun, duke qenë të vetëdijshëm për këtë. (Sure Ali Imran: 78)

Shtrembërimi i Teuratit dhe Dhiatës së Re çoi në përhapjen e besimeve të rrejshme midis pasuesve të tyre. Këta libra të shenjtë përmbajnë besimet dhe idetë që rrjedhin nga jashtë besimit të vërtetë të Zotit. Kjo manifestohet në shtrembërimin e shpalljes së vërtetë dhe në përshkrimin e Zotit si një qenie me dobësi dhe të meta karakteristike për qeniet njerëzore. (Vërtetë, Zoti është i lartësuar nga ajo që ata i përshkruajnë Atij).
Në Teuratin e shtrembëruar, për shembull, është fabrikuar një tregim në të cilin Zoti përshkruhet si një qenie e cila u mposht në një garë të mundjes me Profetin Jakub (as). Në mënyrë të ngjashme, në një tjetër tregim, pohohet se pasi që ka krijuar botën për gjashtë ditë, Zoti u lodh dhe pushoj në ditën e shtatë. Mirëpo, pasi që Zoti është i lartësuar dhe mbi çdo të metë, nuk mund të lodhet dhe të ketë nevojë për pushim. Kjo në Kuran përshkruhet si vijon:

Ne i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe çdo gjë që gjendet midis tyre për gjashtë ditë, pa ndierë lodhje aspak. (Sure Kaf: 38)

A nuk e shohin ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën pa u lodhur aspak në krijimin e tyre, është i Fuqishëm t’i ngjallë të vdekurit? Po, Ai është vërtet i Fuqishëm për çdo gjë. (Sure Ahkaf: 33)

Kjo zbulon se pasuesit e këtyre librave janë shmangur nga rruga e drejtë dhe nuk kanë pasur një kuptim të saktë për Zotin dhe vetitë e Tij.
Kurani, në anën tjetër, është nën mbrojtjen e Zotit dhe është libri i vetëm i shpallur nga Zoti që ka mbetur i pandryshuar. Kurani është libri i Islamit, fesë së vetme të vërtetë:

Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë. (Sure Hixhr: 9)

Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur. (Sure Ali Imran: 85)

Kurani iu referohet besimeve të gabueshme të përvetësuara nga të Krishterët dhe Çifutët, dhe e bën të ditur besimin e vërtetë. Për shembull, thënia e tyre: “Zoti ka djalë (Jezusin),” e cila është një prej parimeve të Krishterimit, thuhet të jetë thjesht një besim i paarsyeshëm dhe një gënjeshtër e thënë kundër Zotit:

Ata thonë: “Allahu ka bërë një fëmijë”. I Lavdishëm dhe i Lartësuar qoftë Ai! Përkundrazi, Atij i përket çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë dhe Atij i nënshtrohet gjithçka. Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, pa shembull të mëparshëm dhe, kur vendos për diçka, vetëm thotë për të: “Bëhu!” - dhe ajo bëhet. (Sure Bekare: 116-117)

Disa vargje tjera lidhur me këtë çështje janë si vijon:
O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën! Mesihu - Isai, i biri i Merjemes, është vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Pra, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij! Dhe mos thoni: “Tre zota”! Hiqni dorë, se është më mirë për ju! Allahu është vetëm një Zot - qoftë lavdëruar Ai! Ai është tepër i lartësuar për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu mjafton për rregullimin e gjithësisë. (Sure Nisa: 171)

Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës! E si mund të ketë Ai fëmijë, ndërkohë që nuk ka bashkëshorte?! Ai ka krijuar çdo gjë dhe është i Dijshëm për çdo gjë. (Sure En’am: 101)

Besimi i krishterë pohon se Zoti krijoi gjithësinë dhe pastaj e la atë të pavarur. Megjithatë, siç thamë më herët, Vullneti i Zotit sundon gjithësinë në çdo moment; ajo është vazhdimisht nën kontrollin e Tij. Asgjë nuk mund të ndodhë pa Vullnetin dhe jashtë kontrollit të Tij:  

A ka më të mirë se Ai, që zë fill krijimin dhe pastaj e ri-përsërit atë, që ju jep mjete jetese nga qielli dhe toka?! Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër? Thuaj (o Muhammed): “Sillni provat tuaja, nëse ajo që thoni është e vërtetë!” (Sure Neml: 64)

Me të vërtetë, Allahu mban ekuilibrin e qiejve dhe të Tokës, që të mos shkatërrohen. Kur ato nisin të shkatërrohen, askush nuk mund t’i mbrojë, pos Tij. Me të vërtetë, Ai është i Butë dhe Falës (i gjynaheve). (Sure Fatir: 41)

Për t’iu kundërvënë këtyre nocioneve të rrejshme dhe shumë të tjerave që nuk janë përmendur këtu, Zoti na i jap në Kuran vetitë e Tij të lartësuara. Kjo jo vetëm për t’iu dhënë përgjigje këtyre pohimeve të gabueshme, por po ashtu për t’i udhëzuar ata që janë fajtorë prej tyre në fenë e vërtetë të Zotit.
Çdokush duhet të pranoj se Zoti është Një dhe se asgjë dhe askush nuk mund të krahasohet me Të; ai është i lirë nga çdo e metë. Ai rrethon gjithçka, Ai ushtron sundimin e Tij mbi krijimin në çdo moment, Ai është afër njeriut, Ai ka fuqinë të bëj gjithçka, Ai është i Gjithëmëshirshmi, Ai është i Drejti, Ai është Sunduesi i Ditës së Gjykimit, Ai sheh dhe dëgjon gjithçka dhe është më i lartësuari për nga vetitë.


BESIMI NË ZOT I LIRË
NGA IDHUJTARIA

A e ke parë ti atë që epshin e vet e ka marrë për zot? A do t’i bëhesh mbrojtës atij? (Sure Furkan: 43)

“Shirk”, fjala që përdoret për idhujtari në Arabishte nënkupton “ortakëri/shoqërim.” Në Kuran, i referohet përshkrimit shok Zotit, apo mendimit se dikush apo diçka, që quhen idhuj apo zota të rrejshëm, meriton adhurim përkrah apo përveç Zotit. Ndonëse, idhujtaria nuk kufizohet me adhurimin e totemeve apo qenieve të pajetë. Pasi që është përgjegjësi e njeriut që t’i shërbej Krijuesit të tij dhe të përpiqet për të fituar vetëm kënaqësinë e Tij, ndjekja nga ana e tij e çfarëdo qëllimi tjetër është të adhuroj diçka tjetër pos Zotit. Për shembull, një person do të ishte fajtor për idhujtari nëse do të përpiqej për të fituar kënaqësinë e njerëzve në vend të Zotit. Po kështu, do të ishte përsëri përshkrim shok Zotit nëse qëllimi i jetës së njeriut do të ishte t’i kënaq tekat dhe dëshirat e veta më tepër se sa të fitojë kënaqësinë e Zotit. Shumë njerëz u përshkruajnë karakter hyjnor gjërave si të hollat, pozita, pasuria e kështu me radhë.  
Kurani i referohet idhujtarisë së shoqërisë Arabe, e cila veçoi një pjesë të të korrave dhe të bagëtisë së tyre për idhujt e tyre, si vijon:

Ata kanë caktuar për Allahun pjesë nga drithi dhe kafshët shtëpiake, të cilat i ka krijuar Ai dhe thonë sipas hamendjes së tyre: “Kjo është për Allahun, ndërsa kjo është për idhujt tanë”. Mirëpo ajo pjesë që është për idhujt e tyre, nuk arrin te Zoti, kurse ajo që ata e kanë caktuar për Allahun - ajo arrin te idhujt e tyre. Sa gjykim të shëmtuar bëjnë ata! (Sure En’am: 136)

Siç përmendet në ajetin e mësipërm, idhujtarët e ndajnë një pjesë të pasurisë së tyre për Zotin dhe një pjesë tjetër për idhujt e tyre. Kjo është karakteristikë e gabimit të idhujtarëve.
Ta duash një qenie më shumë se Zotin apo ta duash atë ashtu siç duhet njeriu ta duaj Zotin është përsëri një formë e idhujtarisë. Po ashtu, dikush i cili i frikësohet një qenie ashtu si duhet t’i frikësohet Zotit, e hyjnizon atë, pasi që pandeh se ajo qenie posedon një fuqi të veçantë dhe të pavarur nga Zoti.
Mirëpo, Muslimanët besojnë me vendosmëri se çdo gjë është krijuar prej Zotit, se të gjitha çështjet janë të rregulluara prej Tij, se gjërat nuk kanë ndonjë fuqi për të dhënë një rezultat në mënyrë të pavarur, se çdo ngjare është paracaktuar dhe krijuar nga ana e Zotit, se Zoti është poseduesi i vullnetit dhe vendimit përfundimtar. Ky është ai sistem besimi që Zoti na shpall në Kuran. Devijimi nga këto parime, duke besuar se çdo gjë ndodhë vetvetiu, si rezultat i rastësive, duke ia veshur fuqinë për të krijuar disa arsyeve tjera, janë të gjitha forma të përshkrimit të shokëve Zotit. Zoti nuk fal idhujtarinë:

Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ai me të vërtetë, ka humbur dhe është larguar shumë prej udhës së drejtë. (Sure Nisa: 116)

Kur i Dërguari i Zotit (savs) u pyet: “Cili është gjynahu më i madh në sytë e Zotit?”, ai ka thënë po ashtu: “T’i bësh rival Zotit edhe pse Ai i vetëm të ka krijuar.” (Buhariu)



VLERËSIMI I ALLAHUT ME
VLERËN E TIJ TË VËRTETË

Ata nuk e çmojnë Allahun me vlerën e Tij të vërtetë. Vërtet, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm. (Sure Haxh: 74)

Zoti manifeston fuqinë dhe dijeninë e Tij të pafund në çdo gjë. Përsosmëria në çdo pjesë të trupit të njeriut, dijenia në krijimin e një lule, bukuria e ngjyrës dhe aroma e saj, madhështia e qiejve dhe e gjithësisë, rregulli i orbitave të planetëve, peshqit në thellësitë e oqeaneve dhe krijimi i ndërlikuar në çdo gjë që ju shihni rreth jush, janë të gjitha manifestime të qarta të fuqisë dhe pafundësisë së Zotit. Disa jobesimtar, përkundër perceptimit të ekzistencës së Zotit dhe të fuqisë së pafund të Tij, e mohojnë Atë nga mendjemadhësia. Ata nuk e pranojnë madhështinë e vërtetë të Zotit. Pasi që atyre u mungon urtësia, ata dështojnë të shohin shenjat e qarta të ekzistencës së Zotit dhe të madhështisë së Tij të manifestuara në të gjitha qeniet. Pavëmendja e këtyre njerëzve shprehet në një ajet si vijon:

Eh, sa shumë shenja ka në qiej dhe në Tokë, pranë të cilave ata kalojnë pa ua vënë veshin! (Sure Jusuf: 105)

Vetëm ata të cilët mendojnë mbi qëllimin e krijimit përreth tyre, të cilët kanë aftësi të qartë të dallimit, të cilët përdorin mendjet dhe ndërgjegjet e tyre, mund ta njohin të vërtetën që këto shenja lënë të kuptohet. Ata janë ata të cilët besojnë. Një nga vetitë kryesore të një besimtari është aftësia e tij për të qenë mendjemprehtë. Besimtarët, të cilët janë të aftë të shfrytëzojnë mendjet e tyre, të liruara nga arsyet e rrejshme, arrijnë të njohin mjeshtërinë dhe fuqinë e Zotit përmes krijimit të Tij dhe në këtë mënyrë arrijnë të kenë vlerësim të drejtë të madhështisë dhe lavdisë së Tij. Një ajet i Kuranit rrëfen se ata të cilët janë të aftë të mendojnë qartë shohin shenjat e Zotit ngado që të kthehen:

Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës, në këmbimin e natës me ditën, në anijet që lundrojnë nëpër det për t’u sjellë dobi njerëzve, në ujin që Allahu zbret prej qiellit, duke ngjallur përmes tij tokën e vdekur dhe duke shpërndarë gjithfarë gjallesash, në lëvizjen e erërave dhe në retë që qëndrojnë midis qiellit e Tokës, pra, në të gjitha këto, sigurisht që ka shenja për njerëzit me intelekt. (Sure Bekare: 164-)

Një person që është i prirur kështu njeh shenjat e ekzistencës së Zotit ngado që shikon, duke e kuptuar drejt fuqinë e Tij të vërtetë. Besimtarët vazhdimisht përkujtojnë Zotin në mendjet e tyre, ndërsa shumica e njerëzve jetojnë jetët e tyre pa menduar për këto fakte. Në një ajet të Kuranit, sjellja ideale e një Muslimani përshkruhet si vijon:

...për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto - lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit. (Sure Ali Imran: 191)

MADHËSHTIA DHE FUQIA
E PAFUND E ZOTIT

Zoti krijoi rregullin e gjithësisë në mënyrë madhështore për t’i lejuar njeriut që të kuptoj madhështinë e Tij. Një varg që i referohet këtij rregulli thotë: "...që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij..." (Sure Talak: 12). I përballur me madhështinë e detajeve të këtij rregulli, njeriu mahnitet, duke e pranuar urtësinë, dijeninë dhe fuqinë e pafund të Zotit.
Aq e gjerë është dijenia e Zotit sa që ajo që për ne është “e pafund” në sytë e Tij tashmë ka marr fund. Çdo ngjarje që ka ndodhur që nga krijimi i kohës, deri në thellësi të përjetshmërisë, u paracaktua dhe përfundoj në sytë e Zotit. (Shih Pafundësia dhe Realiteti i Fatit, nga Harun Jahja) Kjo përshkruhet në Kuran si vijon:

Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar. Ne urdhërojmë vetëm një herë dhe vullneti Ynë përmbushet sa çel e mbyll sytë. Ne tashmë i kemi shkatërruar të ngjashmit me ju (në mosbesim). Prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?! Çdo bëmë e tyre është shënuar në librat (e engjëjve që regjistrojnë veprat). Çdo gjë, e madhe a e vogël qoftë, është shënuar (në Leuhi Mahfudh). (Sure Kamer: 49-53)

Njeriu duhet të përpiqet të vlerësoj gjerësinë e dijenisë së Zotit dhe të reflektoj për të kuptuar madhështinë e Tij.
Me miliarda njerëz janë shfaqur në tokë që nga kohët që s’mbahen mend. Prandaj, Zoti krijoi me miliarda qifte të syve, me miliarda shenja të ndryshme të gishtërinjve, me miliarda inde të ndryshme të syve, me miliarda tipe të ndryshme njerëzish... Po të dëshironte Ai, Ai do të mund të krijonte po ashtu me miliarda më shumë. Siç thuhet në Kuran: "... Ai shton në krijim çfarë të dojë. Allahu, me të vërtetë, është i pushtetshëm për çdo gjë." (Sure Fatir: 1)
Zoti posedon gjithashtu fuqinë për të krijuar shumë gjëra tjera përtej imagjinatës sonë të kufizuar. Të gjitha thesaret që Zoti i ka dhuruar në këtë botë për robërit e Tij janë të përfshira në shikimin e Tij. Ai na zbret ne vetëm atë që Ai dëshiron, gjithçka me masë të caktuar:

Nuk ka asnjë send që të mos gjenden tek Ne thesaret e tij; por prej tij Ne japim me masë të caktuar. (Sure Hixhr: 21)

Kjo gjë, e manifestuar gjithandej në krijimin madhështor të Zotit, vlen si për atë që dimë ashtu edhe për atë që ne nuk dimë. Zoti tërheq vëmendjen për këtë në vargun: "... Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini." (Sure Nahl: , Ai krijon shumë gjëra tjera për të cilat jemi plotësisht të pavetëdijshëm.
Zoti ka krijuar shumë bota dhe qenie të cilat ne nuk mund t’i shohim. Për të kuptuar më mirë mundësinë e ekzistencës së botëve tjera, ne duhet të marrim parasysh si vijon: një fotografi është dy-dimensionale – gjerësia dhe gjatësia. Mirëpo, bota në të cilën jetojmë ne është tre-dimensionale – gjerësia, gjatësia dhe thellësia – (koha mund të konsiderohet si dimensioni i 4-të). Tjerat tejkalojnë aftësinë tonë të të kuptuarit. Mirëpo, në sytë e Zotit, ekzistojnë edhe dimensione tjera. Engjëjt, për shembull, janë qenie që jetojnë në një dimension tjetër. Sipas Kuranit, engjëjt mund të na shohin dhe dëgjojnë në dimensionin dhe hapësirën në të cilën ata jetojnë. Veç kësaj, dy engjëjt, që rrinë në dy krahët tonë, secili, në çdo moment, regjistron çdo fjalë që ne flasim dhe çdo vepër që bëjmë. E megjithatë, ne nuk i shohim ata. Xhinët janë po ashtu qenie të një dimensioni tjetër, siç informohemi nga Kurani. Ata, sikur ne qeniet njerëzore, sprovohen po ashtu, gjatë gjithë jetës së tyre dhe në fund do të sillen për t’u gjykuar para Zotit. Megjithatë, ata posedojnë tipare krejtësisht të ndryshme nga njerëzit; ekzistenca e tyre varet nga një sistem i shkakut dhe pasojës krejtësisht i ndryshëm.    
Këto janë të gjitha fakte që meritojnë vëmendje të kujdesshme në mënyrë që të fitojmë një kuptim më të mirë të krijimit të shkëlqyeshëm të Zotit. Është në fuqinë e Zotit të krijoj bota, qenie dhe rrethana të reja të panumërta. Veç kësaj, Ai është në gjendje të krijoi secilën prej tyre me një shkallë të pakufishëm të dallimit. Vërtet, në një natyrë të panjohur për ne, Zoti do të krijojë Parajsën dhe Ferrin. Përderisa sistemet që i lihen vetvetes në këtë botë anojnë kah plakja, degjenerohen dhe përfundimisht shuhen, në Parajsë, e pandikuar nga kalimi i kohës, asgjë s’do të shkatërrohet; “lumenj qumështi shija e të cilit nuk do të ndryshojë kurrë” është një shembull për të sqaruar këtë veçori të Parajsës. Trupi i njeriut gjithashtu nuk do të degjeneroj; dhe asgjë asnjëherë nuk do të vjetërsohet. Sipas Kuranit, çdokush në Parajsë do të jetë i një moshe të njëjtë, do të jetojnë së bashku përjetësisht, në gjendjen më të mirë, dhe pa u plakur apo pa humbur bukurinë e tyre. Zoti na informon po ashtu në Kuran se në të do të ketë burime që gëlojnë për ne prej të cilave të pimë. Ferri, në anën tjetër, do të jetë krejtësisht ndryshe, në të, Zoti do të krijojë vuajtje të paimagjinueshme. Askush nuk do të jetë në gjendje që ta përfytyroj dhimbjen që shkaktojnë vuajtjet e tilla derisa nuk i përjeton ato.  
Zoti ka vënë një kufi mbi çdo gjë në këtë botë. Çdo gjë ka një ekzistencë të kufizuar. Duke qenë kështu, për të kuptuar “përjetësinë” dhe fuqinë e pafund të Zotit, ne duhet të përdorim mendjet tona dhe t’i krahasojmë këto ide me diçka që është e njohur. Ne mundemi të dimë vetëm deri në atë shkallë që na e lejon Zoti. Zoti, megjithatë, ka dijeni të pakufishme. Të marrim parasysh shembullin vijues, Zoti ka krijuar 7 ngjyra themelore. Është e pamundshme për ne të përfytyrojmë një ngjyrë tjetër. (Ky rast është e ngjashme me përshkrimin e ngjyrës së kuqe dikujt që ka lindur i verbër; asnjë përshkrim nuk do të ishte i përshtatshëm.) Mirëpo, Zoti është në gjendje të krijoj më shumë se këto ngjyra themelore. Ndonëse, veç nëse Ai ashtu dëshiron, ne kurrë nuk do të jemi në gjendje të kuptojmë atë që tejkalon atë që Ai ka dashur që ne të dimë.
Gjithçka që posa kemi përmendur i takon asaj njohurie që Zoti ka ndarë për ne në këtë botë. Por, një çështje meriton vëmendje të posaçme; pasi që pushteti dhe fuqia e Zotit është e pakufishme, gjithçka mund të ndodhë, dhe në çdo kohë, me vullnetin e Tij. I Dërguari i Zotit, Profeti Muhammed (savs) iu referua po ashtu fuqisë së amshueshme të Zotit kur tha: “Shtatë palë qiej dhe shtatë palë tokë nuk janë më shumë në Dorën e Zotit se sa një farë mustarde në dorën e ndonjërit prej jush.” Zoti shpjegon pafundësinë e dijenisë së Tij në Kuran si vijon:

Sikur të gjithë drurët, që gjenden në Tokë, të ishin pena e deti bojë shkrimi e t’i shtohen atij edhe shtatë dete të tjera, nuk do të shtereshin fjalët e Allahut. Pa dyshim, Allahu është i Plotfuqishmi dhe i Urti. (Sure Lukman: 27)

Shkurt, pa marr parasysh se sa shumë përpiqemi ta bëjmë këtë, ne kurrsesi nuk do të arrijmë të kuptojmë gjerësinë e dijenisë së Zotit, pasi që ajo është e pakufishme. Ne mund ta kuptojmë atë vetëm aq sa këtë na e lejon Zoti:

Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori! (Sure Bekare: 255)


DASHURIA NDAJ ZOTIT
DHE FRIKA NDAJ ZOTIT

Allahu ka thënë: “Mos adhuroni dy zotëra, sepse Ai është një Zot i vetëm, prandaj frikësohuni vetëm prej Meje!” (Sure Nahl: 51)

Frika ndaj Zotit është njëra prej vetive themelore të një besimtari. Pasi që, është frika ndaj Zotit ajo që e afron një person më afër Zotit, bën që ai të arrijë një besim më të thellë, i mundëson atij që të sillet me përgjegjësi ndaj Zotit në çdo moment të jetës së tij, dhe ushqen përkushtimin e tij ndaj vlerave të Kuranit. Fakti se parimet e mira morale që Zoti pret prej robërve të Tij vijnë me frikën ndaj Zotit vërtetohen nga Profeti Muhammed (savs) me këto fjalë:
Kini frikën e Zotit kudo që jeni; nëse e pasoni një vepër të ligë me një të mirë do ta fshini atë; dhe me njerëz silluni në mënyrë të njerëzishme. (Tirmidhiu)
Dështimi për të kuptuar kuptimin e vërtetë të frikës së Zotit bën qe disa ta ngatërrojnë atë me lloje tjera të frikave të dynjasë. Mirëpo, frika ndaj Zotit dallon shumë prej të gjitha llojeve tjera të frikës.
Fjala arabe e përdorur në tekstin origjinal të Kuranit (kashijat) shpreh respektin e madh. Në anën tjetër, fjala arabe e përdorur në Kuran për t’iu referuar frikave të dynjasë (hauf) shpreh një lloj të thjeshtë të frikës, sikur frika që ndien njeriu kur ndeshet me një kafshë të egër.
Një shqyrtim i vetive të Zotit shpie drejt një kuptimi më të mirë të këtyre dy llojeve të frikës, të dyjat të shprehura me anë të fjalëve të ndryshme në arabisht. Frikat e dynjasë shkaktohen zakonisht nga një kërcënim i mundshëm. Për shembull, njeriu mund të frikësohet prej të qenit i vrarë. Mirëpo, Zoti është i Gjithë-mëshirshëm, Mëshirëploti dhe i Drejti. Prandaj, frika ndaj Zotit nënkupton shprehjen e respektit ndaj Tij, ndaj të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit dhe të Drejtit dhe shmangien e tejkalimit të kufizimeve të Tij, rebelimit ndaj Tij dhe të qenit prej atyre të cilët e meritojnë ndëshkimin e Tij.
Pasojat që shkakton në njerëz frika ndaj Zotit e bën këtë ndryshim të dukshëm. I përballur me një frikë vdekjeprurëse, një person bën panik; i pushtuar nga pafuqia dhe dëshpërimi, ai dështon të përdor arsyen e tij dhe të gjej një zgjidhje. Mirëpo, frika ndaj Zotit vë në veprim urtësinë dhe mbështetjen në ndërgjegjen e njeriut. Përmes frikës ndaj Zotit, një person nxitet t’i shmanget asaj që është e keqe, e degjeneruar dhe që ka gjasë t’i shkaktoj atij dëm fizik ose mental. Frika ndaj Zotit ushqen urtësinë dhe largpamësinë. Në një ajet të Kuranit, Zoti na bën me dije se urtësia dhe gjykimi i drejtë fitohet përmes frikës ndaj Zotit:  

O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t’ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe. (Sure Enfal: 29)

Frikat e dynjasë i shkaktojnë shqetësim njeriut. Mirëpo, frika ndaj Zotit jo vetëm që i jap shkas forcës së shtuar shpirtërore, por gjithashtu edhe qetësisë së mendjes.
Përmes frikës ndaj Zotit njeriu iu shmanget atyre veprimeve të këqija me të cilat nuk është i kënaqur Zoti. Një varg i Kuranit thotë: "... Allahu nuk i do njerëzit arrogantë e mburravecë." (Sure Nisa': 36). Një person që i frikësohet Zotit përpiqet me mish e shpirt të përmbahet prej mburrjes dhe të përfshihet sa më shumë në punë të mira për të fituar dashurinë e Zotit. Për atë arsye, frika ndaj Zotit dhe dashuria ndaj Zotit janë reciprokisht të veçanta.
Frika ndaj Zotit, në të vërtetë, largon pengesat që pengojnë afrimin tek Zoti dhe të fituarit e dashurisë së Tij. Pengesa e parë prej tyre është epshi i njeriut. Prej Kuranit, ne mësojmë se ekzistojnë dy anë të shpirtit; njëra që frymëzon të keqen dhe ligësinë dhe tjetra, ruajtjen nga çdo prirje ndaj të keqes.

...Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur, duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën! Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë. (Sure Shems: 7-10)

Lufta kundër kësaj të keqe dhe mosnënshtrimi asaj, kërkon fuqi shpirtërore. Kjo fuqi buron nga frika ndaj Zotit. Një person që i frikësohet Zotit nuk robërohet nga egoizmi i shpirtit të tij. Frikë-respekti që ai ndien për Zotin e largon atë prej mendimeve dhe veprave që nuk e meritojnë kënaqësinë e Tij. Një ajet i Kuranit na informon se vetëm ata të cilët i frikësohen Zotit do të jenë të kujdesshëm ndaj paralajmërimeve që u janë komunikuar atyre:

Në të vërtetë, paralajmërimi yt i sjell dobi vetëm atij që ndjek Këshillën (Kuranin) dhe i frikësohet të Gjithëmëshirshmit, edhe pa e parë Atë. Këtij jepi lajmin e mirë për falje gjynahesh dhe shpërblim bujar! (Sure Ja Sin: 11)

Njeriu duhet të përpiqet për të ndier një frikë më të thellë ndaj Zotit. Ai duhet të mendoj për krijimin e Zotit dhe të pranoj mjeshtërinë dhe fuqinë supreme të paraqitur në çdo hollësi të tij për të arritur këtë ndjenjë fisnike. Të menduarit e tij duhet t’i mundësojë atij të arrij kuptim më të mirë të madhështisë së Tij dhe të rris frikë-respektin e tij. Vërtet, Zoti na urdhëron:

O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë! (Sure Ali Imran: 102)

Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni, dëgjoni e binduni dhe shpenzoni për bamirësi në të mirën tuaj. Ata që e ruajnë veten nga lakmia e saj, pikërisht ata janë të fituarit. (Sure Tegabun: 16)

Sa më shumë që një besimtar i frikësohet Zotit, aq më shumë e do Atë. Ai e pranon më mirë bukurinë e krijimit të Zotit. Ai fiton aftësinë për të njohur shumëllojshmërinë e njerëzve, natyrën, kafshët dhe në çdo gjë rreth tij, si shëmbëllime të vetive madhështore të Zotit. Rrjedhimisht, ai fillon të ndiej një dashuri më të thellë për këto mirësi, si edhe për Zotin, Krijuesin e tyre.
Një person i cili e kupton këtë fshehtësi di po ashtu se ç’është dashuria ndaj Zotit. Ai e do Zotin, mbi dhe para çdo gjëje tjetër dhe kupton se të gjitha qeniet janë vepër e krijimit të Tij. Ai i do ato në pajtim me kënaqësinë e Zotit. Ai i do besimtarët që i janë nënshtruar Atij, por ndien neveri për ata të cilët janë të pabindur ndaj Tij.
Dashuria e vërtetë që e bën njeriun të lumtur, që i sjell atij gëzim dhe qetësi, është dashuria e Zotit. Format tjera të dashurisë, që ndjehen për qenie tjera pos Zotit, në fjalët e Kuranit, dashuri e veçantë për idhujtarët dhe që si pasojë shpie drejt dhimbjes, pikëllimit, trishtimit dhe ankthit. Dashuria e idhujtarëve dhe dashuria që besimtarët ndiejnë për Zotin krahasohen në një ajet si vijon:

E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu. Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun... (Sure Bekare: 165)


KURANI ËSHTË UDHËRRËFYES

Ky është Libri në të cilin nuk ka dyshim. Ai është udhërrëfyes për të devotshmit (Sure Bekare: 2)

Kurani është fjala e Zotit. Zoti ka shpallur Kuranin për ta prezantuar Vetveten, për t’ju komunikuar njerëzve qëllimin e ekzistencës së tyre, për t’i informuar ata për natyrën e kësaj jete, bazën e sprovës së tyre në këtë botë dhe përgjegjësitë e tyre ndaj Krijuesit të tyre, për t’ju dhënë atyre lajmin e mirë për ahiretin dhe për t’ju treguar se çka përbën parimet e mira morale. Kurani iu shpall Profetit Muhammed (savs) nga Xhibrili. I liruar prej çfarëdo shtrembërimi të mundshëm, është Libër për të cilin njerëzit do të mbajnë përgjegjësi në Ditën e Gjykimit. Në një ajet, Zoti na informon se Kurani është nën mbrojtjen e Tij:

Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë. (Sure Hixhr: 9)

Stili unik i Kuranit dhe urtësia supreme e mësimeve të tij, është dëshmi e qartë e të qenit të tij fjalë e Zotit. Veç kësaj, Kurani ka shumë veti të mrekullueshme, që vërteton se është shpallje e Zotit. Një numër zbulimesh shkencore, të cilat janë zbuluar vetëm në shekujt 20 dhe 21, u shpallën në Kuran 1400 vjet më parë. Ky informacion, e cila ishte e pamundur të verifikohet në mënyrë shkencore në kohën e shpalljes së Kuranit, ka vërtetuar edhe njëherë se është fjalë e Zotit.
Një karakteristikë tjetër e rëndësishme e Kuranit është se – në kundërshtim me Teuratin dhe Ungjillin – ai nuk përmban asnjë kundërshti çfarëdo qoftë. Kjo është megjithatë dëshmi e mëtejme se është fjalë e Zotit. Zoti përkujton njerëzimin për këtë fakt si vijon:

A nuk përsiatin ata për Kuranin! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie. (Sure Nisa: 82)

Kurani është udhërrëfyes për njerëzimin. Ai është po ashtu kriteri përfundimtar me anën e të cilit dallohet e drejta nga e gabuara, për të cilën arsye një tjetër emër për Kuranin është emri “Furkan,” domethënë “Dalluesi”:

...Ai ka zbritur edhe Dalluesin (e së vërtetës nga e pavërteta). Ata që nuk besojnë shpalljet e Allahut, i pret dënim i ashpër; Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim. (Sure Ali Imran: 4)

Kurani është libër që këshillon njerëzimin:

Ky (Kuran) është shpallje e qartë për njerëzit, me qëllim që ata të marrin paralajmërim nëpërmjet tij, që ta dinë se Allahu është Një Zot i Vetëm dhe që të këshillohen njerëzit e mençur! (Sure Ibrahim: 52)

Kurani është shpallja e fundit nga Zoti dhe do të mbetet e tillë deri në Ditën e Gjykimit. Edhe pse Teurati dhe Ungjilli ishin shkrime të shenjta të vërteta në kohën kur ato u shpallën, ato e kanë humbur vlerën e vërtetësisë së tyre, për arsyet e shpjeguara më herët. Zoti na informon se, në sytë e Tij, Islami është feja e vetme:

Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur. (Sure Ali Imran: 85)


BESIMI NË LIBRAT E SHPALLUR NGA ZOTI
DHE BESIMI NË TË DËRGUARIT E TIJ

Që prej kohës kur Profetit Adem (as) zbriti në tokë, Zoti i ka dërguar të dërguar çdo kombi, për t’iu komunikuar atyre ekzistencën e Zotit dhe të ahiretit, dhe për t’iu komunikuar porosinë hyjnore. Disa prej këtyre të dërguarve janë ata profetë emrat e të cilëve përmenden në Kuran dhe të cilëve u janë shpallur librat. Një Musliman nuk guxon të bëj dallim midis tyre, por duhet t’i respektoj të gjithë ata në mënyrë të barabartë, pasi që ata të gjithë ishin profetë të fesë së vërtetë. Zoti i urdhëron Muslimanët të besojnë në të gjithë profetët, pa bërë dallim:


Thoni: “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe Esbatëve (12 bijve të Jakubit), në atë që i është dhënë Musait e Isait dhe në atë që u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi midis tyre dhe vetëm Allahut i përulemi”. (Sure Bekare: 136)

I vetmi libër ndaj të cilit është përgjegjës njerëzimi në kohën tonë është Kurani, i shpallur Profetit Muhammed (savs). Pasi që, siç bën me dije Kurani, librat e mëhershëm, të cilët në fillim u shpallën për t’ia komunikuar të vërtetën njerëzimit, më vonë u ndryshuan përmes plotësimeve dhe heqjeve:

Mjerë ata që me duart e tyre shkruajnë Librin, e pastaj thonë: “Kjo është prej Allahut” që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar! (Sure Bekare: 79)

Për këtë arsye, Islami u shpall nga Zoti si religjionin përfundimtar të Zotit. Në një ajet të Kuranit, urdhëron si vijon:

…Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. (Sure Ma’ide: 3)

Kurani na bën me dije po ashtu se Profeti Muhammed (savs) është profeti i fundit:

Muhammedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve; Allahu është I Gjithë-dijshëm për çdo gjë. (Sura al-Ahzab: 40)

Rrjedhimisht, religjioni i vetëm i vërtetë për të gjitha kohërat, që nga epoka e Profetit Muhammed (savs), deri në Ditën e Ringjalljes, është Islami, dhe burimi i tij, Kurani.


BESIMI NË ENGJËJ

Engjëjt, siç na informon Kurani, janë robërit e Zotit, të cilët zbatojnë urdhrat e Tij. Zoti u ka caktuar atyre detyra të ndryshme. Xhibrili, për shembull, ju dërgon shpalljet hyjnore profetëve. Ekzistojnë engjëjt në secilën anë të një njeriu, duke shkruar çka do që ai bën; engjëjt që i mirëpresin njerëzit në Parajsë dhe ata engjëj të cilët janë roje të Xhehenemit; engjëjt të cilët marrin shpirtrat e njerëzve, engjëjt të cilët i ndihmojnë besimtarët, engjëjt të cilët u komunikojnë të dërguarve se cilët nga mesi i njerëzve të pabindur do të marrin ndëshkimin e Zotit, engjëjt të cilët japin lajmin e mirë për një të porsalindur të dërguarve. Engjëjt janë qenie të bindura, të cilat nuk janë kurrë arrogante, por që vazhdimisht e lavdërojnë Zotin:

Allahut i përulet në sexhde çdo gjallesë, në qiej dhe në Tokë, edhe engjëjt, të cilët nuk janë kryelartë. (Sure Nahl: 49)
Gjatë historisë, engjëjt i kanë dërguar njerëzimit porositë e Zotit. Engjëjt u janë paraqitur shumë profetëve, dhe, në disa raste, besimtarëve të sinqertë, si Merjemja, dhe u kanë komunikuar atyre urdhrat dhe urtësinë hyjnore të Zotit. Zoti na informon për besimin në engjëj në Kuran, duke e bërë atë parakusht të besimit në Kuran për Islamin. Në një ajet të Kuranit, thuhet se besimi në engjëj është veti e një besimtari:  

I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij”. Ata thonë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe te Ti do të kthehemi!” (Sure Bekare: 285)


NATYRA E PËRKOHSHME
E JETËS SË KËSAJ BOTE

Jeta e kësaj bote është sprovë për njerëzimin. Edhe pse Zoti ka krijuar joshje të panumërta për njeriun në këtë botë, Ai po ashtu e ka paralajmëruar atë që të mos merret së tepërmi me to e të harroj Zotin dhe fenë e Tij. Në një ajet të Kuranit, Zoti shpall se zbukurimi i kësaj bote është i përkohshëm dhe se kënaqësia e vërtetë është Parajsa, si shpërblim për kënaqësinë e Zotit:

Çdo gjë që gjendet në Tokë, Ne e kemi bërë stoli për të, për të provuar se kush prej tyre punon më mirë. (Sure Kehf: 7)

Ta dini, se jeta në këtë botë, nuk është tjetër veçse lojë, dëfrim e zbukurim, si dhe mburrje ndërmjet jush e rivalitet për më shumë pasuri dhe fëmijë! Ajo i shëmbëllen bimës, e cila pas shiut rritet dhe i gëzon bujqit, por më vonë zverdhet, thahet dhe mbetet pa vlerë. Në botën tjetër ju presin vuajtje të mëdha ose falja e Allahut dhe kënaqësia e Tij; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme. (Sure Hadid: 20)

Përderisa besimtari i gëzon po ashtu ato mirësi që përshkruhen si kënaqësi të kësaj bote, për dallim nga jobesimtari, ai nuk i konsideron ato si qëllimin e jetës së tij. Ai mund të dëshiroj t’i posedoj ato, por vetëm me qëllim që t’i falënderohet Zotit dhe t’i përdor ato për të fituar kënaqësinë e Zotit. Ai nuk i ndjekë ato për shkak të lakmisë. Sepse, ai është i vetëdijshëm se ajo që është e kësaj bote është jetëshkurtër sikurse vet jeta e tij. Ai është i vetëdijshëm se, pas vdekjes së tij, këto gjëra nuk do t’i sjellin dobi atij. Veç kësaj, ai e di se nëse ndjekë vetëm gjërat e dynjasë, me çmimin e qëllimeve më fisnike, ai për to sakrifikon ahiretin e tij. Në një ajet të Kuranit, kjo e vërtetë e rëndësishme rrëfehet si vijon:

Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu. (Sure Ali Imran: 14)
Joshja e gjërave të kësaj bote është një faktor thelbësor në sprovën që i është vënë njeriut në këtë botë. Shejtani shfrytëzon pandërprerë joshjet në përpjekjet e tij për të mashtruar njeriun. Megjithatë, besimtarët janë ata të cilët, edhe pse mund të joshen nga tundime të tilla, janë të vetëdijshëm për vlerën e tyre të vërtetë. Duke e ditur se këto janë mirësi të përkohshme të kësaj bote dhe se ata me anë të tyre vihen në sprovë, joshjet mashtruese të këtyre gjërave nuk i mashtrojnë ata. Për këtë arsye, ata nuk mashtrohen nga Shejtani dhe janë në gjendje të shpëtojnë vetveten nga vuajtja e përjetshme. Në Kuran, Zoti paralajmëron njerëzimin si vijon:

O njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun. (Sure Fatir: 5)

Në anën tjetër, ata të cilët nuk kanë besim dhe kështu janë të privuar nga urtësia, ndiejnë një prirje të brendshme ndaj kësaj bote. Nën ndikimin e Shejtanit, ata e bëjnë arritjen e gjërave të përkohs
 

 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free