Faqja kryesore
     Kur'an
     Kuran shqip
     Radijo islame
     5 Kushte te fejes
     Dowloads
     Falja e Namazit
     Libra
     => 40 HADITHE KUDSIJ
     => Hilet e Shejtanit
     => SHPIRTI I VARFËR
     => Shërimi i shpirtrave
     => Halifët besimdrejtë
     => Shenjat e Kijametit
     => Jeta e Kësaj Bote
     => Për diten e rikthimit
     => E mira dhe e keqja
     => ISAI DO TË KTHEHET
     => FRIKA NDAJ ALLAHUT
     => SahihŽ ul ŽBuhari 1 Shqip
     => SahihŽ ul ŽBuhari 1
     => SahihŽ ul ŽBuhari 2
     => SahihŽ ul ŽBuhari 3
     => SahihŽ ul ŽBuhari 4
     => SahihŽ ul ŽBuhari 4
     => Hadithe mbi Xhihadin
     => SahihŽ ul ŽBuhari 8
     => Krijimi i Univerzit
     => Moskryerja e Namazit
     => Jeta dhe vdekja
     => Dita e gjykimit
     => Islami feja e lehtësisë
     => Daveti në shtëpi
     => 20 Mënyra për syefaqësi
     => Islami fe e Mëshirës...
     => Popujt e zhdukur
     => Muhamed a s
     => të përg me xhennet
     => Pse Islami
     => Urdhërimi dhe ndalimi
     => Rregullat e shitblerjes
     => mjekrrën dhe duhanin
     => Edukimi e fëmijëve
     => Te ruash gjuhen
     => Dija
     => Dobitë e Ibadetit
     => Islami Është Fe...
     => Pendimit të sinqertë
     => Fshehtësia e sprovës
     => Krijimi i njeriut
     => Të mendosh thellë
     => Përkushtuarit Allahut
     => Disa sekrete të Kur'anit
     => Mjeshtëria e Allahut...
     => Xhenneti .
     => Karakteri i Muslimanit
     => Dëshiroj të pendohem, por.
     => Pengesat në rrugë
     => Profeti Jusuf
     => Kur'ani drejt shkences
     => Parimet themelore të Islamit
     => T'a mësojmë Islamin
     => Përse e pranuam islamin?
     => Ngritja e Islamit
     => Përmbledhje tregimesh
     Dr. Shefqet Krasniqi 1
     Bekir Halimi 1
     Dr. Zekerija Bajram
     Sadulla Bajrami
     Filma islam
     Contact
     MILIONERI
     Kamata
     Shkenc
     islam video
     Libra islam
     40 Hadithe
     Ilahi
     T
     Enis Rama live




hixhret - Profeti Jusuf


 

PROFETI   JUSUF (AS)
Njëmend, për ata që pyesin (interesohen),
në ndodhinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij pati fakte
(mbi fuqinë e Zotit). (Jusuf: 7)



PËR AUTORIN

Autori i cili shkruan me pseudonimin HARUN JAHJA, lindi në Ankara në vitin 1956. Me përfundimin e arsimit fillor dhe të mesëm në Ankara, ai mandej studioi artet në Universitetin Mimar Sinan të Stambollit dhe filozofinë në Universitetin e Stambollit. Që prej viteve të 1980-ta, autori ka botuar shumë libra lidhur me çështjet politike, besimin dhe çështjet shkencore. Harun Jahja është i mirënjohur si autor i cili ka shkruar libra shumë të rëndësishëm që zbulojnë mashtrimin e evolucionistëve, pavlefshmërinë e pretendimeve të tyre dhe lidhjet e errëta në mes të Darvinizmit dhe ideologjive të përgjakshme si fashizmi dhe komunizmi. Pseudonimi i tij përbëhet prej emrave “Harun” (Aron) dhe “Jahja” (Xhon), në kujtim të dy profetëve të respektuar të cilët luftuan kundër mungesës së besimit. Vula e Profetit në kopertinën e librave është simbolike dhe ka të bëjë me përmbajtjet e tyre. Ajo përfaqëson Kuranin (Librin e shenjtë të fundit) dhe Profetin Muhammed (saas), profetin e fundit. Nën udhëzimin e Kuranit dhe Sunnetit, autori ka për qëllim të përgënjeshtroj secilin prej parimeve themelore të ideologjive të pafe dhe të ketë “fjalën e fundit”, në mënyrë që t’ua mbyll gojën plotësisht kundërshtimeve të ngritura kundër fesë. Vula e Profetit të fundit, i cili arriti urtësi kulminante dhe përsosje morale, përdoret si shenjë e qëllimit të tij për komunikimin e kësaj fjale të fundit.
Të gjitha veprat e autorit përqendrohen rreth një qëllimi: të bart porosinë e Kuranit tek njerëzit, t’i inkurajoj ata të mendojnë për çështjet themelore lidhur me besimin (si ekzistenca e Allahut, njëshmëria e Tij dhe Jeta e përtejme) dhe t’i demaskoj themelet e dobëta të ideologjive të çoroditura të sistemeve të pafe.
Harun Jahja ka një rreth të gjerë lexuesish në shumë vende, nga India deri në Amerikë, nga Anglia në Indonezi, nga Polonia në Bosnje dhe nga Spanja në Brazil. Disa nga librat e tij janë në dispozicion në Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Spanjisht, Italisht, Portugalisht, në gjuhën Urdu, Arabe, Shqipe, Ruse, Serbo-Kroate (Boshnjake), Polake, Malajase, Ujgur Turke dhe Indoneziane dhe ato pëlqehen nga lexues në mbarë botën.
Këto vepra, shumë të çmuara në mbarë botën, kanë qenë të dobishme për shumë njerëz për të përmirësuar besimin e tyre në Allahun dhe për shumë të tjerë për të fituar një dituri më të thellë për besimin e tyre. Urtësia dhe stili i sinqertë dhe i lehtë për t’u kuptuar ju jap këtyre librave një karakteristikë të veçantë e cila ka ndikim të drejtpërdrejt tek çdokush i cili i lexon apo studion ato. Rezistente ndaj kundërshtimeve, këto vepra karakterizohen me veçoritë e tyre të efikasitetit të shpejtë, rezultateve të sakta dhe pakundërshtueshmërisë. Është e pamundur që ata të cilët i lexojnë këta libra dhe mendojnë seriozisht për to të vazhdojnë të mbrojnë sinqerisht filozofinë materialiste, ateizmin ose cilëndo ideologji apo filozofi tjetër të shtrembëruar. Madje edhe nëse vazhdojnë ta bëjnë këtë, do të jetë kjo vetëm një këmbëngulje sentimentale pasi që këta libra përgënjeshtruan ideologjitë e tilla që nga themelet e tyre. Të gjitha lëvizjet bashkëkohore të mohimit tani janë të mposhtura ideologjikisht, duke iu falënderuar përmbledhjes së librave të Harun Jahjasë.
Nuk ka dyshim se këto tipare rezultojnë prej urtësisë dhe qartësisë së Kuranit. Autori me modesti ka për qëllim të shërbej si mjet i kërkimit të rrugës së drejtë të Allahut nga njerëzimi. Me publikimin e këtyre veprave nuk kërkohet përfitim material.
Duke i marrë parasysh këto fakte, ata të cilët i inkurajojnë njerëzit për t’i lexuar këta libra, të cilët i hapin “sytë” e zemrës dhe i udhëzojnë për t’u bërë shërbëtor më të devotshëm të Allahut, bëjnë një shërbim shumë të çmueshëm.
Në ndërkohë, do të ishte vetëm humbje kohe dhe energjie të përhapen libra tjerë të cilët krijojnë huti në mendjet e njerëzve, shpien njeriun në rrëmujën ideologjike dhe të cilët sheshazi nuk kanë rezultate të fuqishme dhe të sakta për largimin e dyshimeve nga zemrat e njerëzve, siç është vërtetuar edhe nga përvoja e mëparshme. Është e qartë se është e pamundshme që librat e sajuar për të theksuar fuqinë letrare të autorit më tepër se sa qëllimin fisnik të shpëtimit të njerëzve nga humbja e besimit, të kenë një ndikim aq të madh. Ata të cilët dyshojnë për këtë lehtë mund të kuptojnë se qëllimi i vetëm i librave të Harun Jahjasë është të mposhtet mosbesimi dhe të përhapen vlerat morale të Kuranit. Suksesi dhe ndikimi i këtij shërbimi shfaqet në bindjen e lexuesve.
Një gjë duhet ta kemi parasysh: arsyeja kryesore për egërsinë që vazhdon, konfliktin dhe të gjitha përvojat e hidhura të cilave ju nënshtrohen shumica e njerëzve është mbizotërimi ideologjik i mosbesimit. Kjo gjendje mund të përfundojë vetëm me disfatën ideologjike të mosbesimit dhe me komunikimin e mrekullive të krijimit dhe të parimeve morale të Kuranit në mënyrë që njerëzit të jetojnë në pajtim me to. Duke e pasur parasysh gjendjen e botës sot, e cila i shpie njerëzit në tatëpjetën e spirales së dhunës, në korrupsion dhe konflikt, është e qartë se ky shërbim duhet të ofrohet më shpejtë dhe në mënyrë efikase. Përndryshe, mund të jetë tepër vonë.
Nuk është e tepërt të themi se kjo përmbledhje e librave të Harun Jahjasë ka marr këtë rol udhëheqës. Me vullnetin e Allahut, këta libra do të jenë mjet përmes të cilit njerëzit e shekullit 21 do të arrijnë paqen, drejtësinë dhe lumturinë e premtuar në Kuran.
Veprat e autorit përfshijnë: Rendi i Ri Mason, Judaizmi dhe Masoneria, Masoneria Globale, Kabala dhe Masoneria, Kalorësit e Tempullit, Islami Dënon Terrorizmin: Terrorizmi: Rituali i Djallit, Fatkeqësitë që Darvinizmi ia solli Njerëzimit, Komunizmi në pritë, Fashizmi: Ideologjia e Përgjakshme e Darvinizmit, “Dora e fshehtë” në Bosnje, Prapa skenës së Holokaustit, Prapa skenës së Terrorizmit, Letra Kurde e Izraelit, Politika e shtypjes e Kinës komuniste dhe e Turkestanit Lindor, Palestina, Zgjidhja: Vlerat e Kuranit, Dimri i Islamit dhe Pranvera që do të vijë, Artikujt 1-2-3, Një Armë e Shejtanit: Romanticizmi, Drita e Kuranit asgjësoi Satanizmin, Argumentet nga Kapitulli i Shpellës deri te Kohërat e Fundit, Shenjat e Ditës së Fundit, Kohërat e Fundit dhe Bisha e Tokës, Të vërtetat 1-2, Bota Perëndimore i kthehet Zotit, Mashtrimi i Evolucionit, Përgjigjet e sakta për evolucionistët, Gafet e evolucionistëve, Pranimet e evolucionistëve, Ideja e gabuar e Evolucionit të Specieve, Kurani mohon Darvinizmin, Popujt e Zhdukur, Për njerëzit që posedojnë arsye, Profeti Musa (as), Profeti Muhammed (saas), Profeti Sulejman (as), Koha e Artë, Mjeshtëria e Allahut në Ngjyra, Madhështia është gjithandej, Rëndësia e Dëshmive të Krijimit, E vërteta e Jetës së kësaj bote, Ankthi i mosbesimit, Njohja e të vërtetës, Përjetësia tashmë ka filluar, Përjetësia dhe Realiteti i Fatit, Materia: Një tjetër emër për Iluzionin, Njeriu i vogël në Kullë, Islami dhe Filozofia e Karmës, Magjia e zezë e Darvinizmit, Feja dhe Darvinizmi, Dështimi i Teorisë së Evolucionit në 20 pyetje, Projektimi në natyrë, Teknologjia imiton natyrën, Rruga pa krye e Evolucionit 1 (libër enciklopedik), Rruga pa krye e Evolucionit 2 (libër enciklopedik), Allahu njihet përmes arsyes, Kurani udhëheq rrugën drejt shkencës, Zanafilla e vërtetë e jetës, Vetëdija në qelizë, Teknologjia imiton natyrën, Një varg i mrekullive, Krijimi i Gjithësisë, Mrekullitë e Kuranit, Projektimi në natyrë, Vet-flijimi dhe modelet e sjelljes inteligjente të kafshëve, Fundi i Darvinizmit, Të menduarit e thellë nuk e mbron kurrë mosdijen, Mrekullia e gjelbër: Fotosinteza, Mrekullia në qelizë, Mrekullia në sy, Mrekullia në merimangë, Mrekullia në mushkonjë, Mrekullia në milingonë, Mrekullia e Sistemit të Imunitetit, Mrekullia e krijimit në bimë, Mrekullia në atom, Mrekullia në bletë, Mrekullia e farës, Mrekullia e hormonit, Mrekullia e termitit, Mrekullia e organizmit njerëzor, Mrekullia e krijimit të njeriut, Mrekullia e proteinës, Mrekullia e nuhatjes dhe shijimit, Mrekullia e mikrobotës, Fshehtësitë e ADN-së.
Librat e autorit për fëmijë janë: Mrekullitë e Krijimit të Allahut, Bota e Kafshëve, Madhështia në Qiej, Krijesat e mrekullueshme, Ta mësojmë Islamin tonë, Mrekullitë në Organizmat tonë, Bota e shokëve tonë të vegjël: Milingonat, Bletët që ndërtojnë hoje të përkryera, Ndërtuesit e shkathtë të pendëve: Kastorët.
Veprat tjera të autorit mbi temat Kuranore përfshijnë: Konceptet themelore në Kuran, Vlerat morale të Kuranit, Kuptimi i shpejtë i Besimit 1-2-3, Keni menduar ndonjëherë për të vërtetën?, Kuptimi i vrazhdë i mosbesimit, I devotshëm ndaj Allahut, Braktisja e shoqërisë ku mbretëron mosdija, Shtëpia e vërtetë e besimtarëve: Parajsa (Xheneti), Njohja e Kuranit, Indeksi i Kuranit, Mërgimi për hir të Allahut, Karakteri i hipokritit në Kuran, Fshehtësitë e hipokritit, Emrat e Allahut, Komunikimi i porosisë dhe Debati në Kuran, Përgjigjet nga Kurani, Vdekja Ringjallja Ferri (Xhehenemi), Lufta e të Dërguarve, Armiku i përbetuar i njeriut: Shejtani, Shpifja më e madhe: Idhujtaria, Feja e të padijshmit, Mendjemadhësia e Shejtanit, Lutja në Kuran, Teoria e Evolucionit, Rëndësia e Vetëdijes në Kuran, Dita e Ringjalljes, Kurrë mos harro, Mendimet e shpërfillura të Kuranit, Karakteret e njeriut në shoqërinë ku mbizotëron mosdija, Rëndësia e durimit në Kuran, Informacion i përgjithshëm në Kuran, Feja e arrirë, Para se të pendoheni, Të Dërguarit tonë thonë, Mëshira e besimtarëve, Frika ndaj Allahut, Jezusi do të kthehet, Bukuritë e paraqitura nga Kurani për jetën, Një buqetë e bukurive të Allahut 1-2-3-4, Ligësia e quajtur “Tallje”, Misteri i testit, Urtësia e vërtetë sipas Kuranit, Lufta kundër Religjionit të Mosbesimit, Shkolla e Jusufit, Aleanca e të mirës, Shpifjet e përhapura kundër Myslimanëve përgjatë historisë, Rëndësia e pasimit të Fjalës së Mirë, Pse e mashtroni vetveten?, Islami: Feja e Lehtësisë, Përkushtimit dhe Entuziazmit të përshkruar në Kuran, Të parët e të Mirës në Çdo gjë, Si e interpretojnë të paditurit Kuranin?, Disa fshehtësi të Kuranit, Guximi i besimtarëve, Të qenit optimist në Kuran, Drejtësia dhe Toleranca në Kuran, Parimet themelore të Islamit, Ata që nuk ia vënë veshin Kuranit, Marrja e Kuranit si udhërrëfyes, Kërcënimi i fshehtë: Pavëmendshmëria, Sinqeriteti i përshkruar në Kuran, Feja e adhurimit të njerëzve, Metodat e gënjeshtarit në Kuran.


PËR LEXUESIN


Arsyeja pse është caktuar një kapitull i posaçëm për rënien e teorisë së evolucionit është se kjo teori përbën bazën e të gjitha filozofive anti-shpirtërore. Pasi që Darvinizmi refuzon faktin e krijimit dhe si pasojë ekzistencën e Allahut, gjatë 140 viteve të fundit ka bërë që shumë njerëz ta braktisin besimin e tyre dhe të bien në mosbesim. Prandaj, të tregohet se kjo teori është një mashtrim është detyrë shumë e rëndësishme, e cila është fuqishëm e lidhur me fenë. Është imperativ që ky shërbim i rëndësishëm t’i bëhet çdokujt. Disa prej lexuesve tonë mund të kenë mundësinë të lexojnë vetëm njërin prej librave tonë. Prandaj, e shohim si të përshtatshme t’ia kushtojmë një kapitull përmbledhjes në lidhje me këtë çështje.
Në të gjithë librat e këtij autori, çështjet e lidhura me besimin shpjegohen në dritën e vargjeve Kuranore dhe njerëzit thirren t’i mësojnë fjalët e Allahut dhe të jetojnë në harmoni me to. Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me vargjet e Allahut shpjegohen në atë mënyrë për të mos lënë hapësirë për dyshim apo pikëpyetje në mendjen e lexuesve. Stili i çiltër, i qartë dhe i rrjedhshëm i përdorur siguron që secili person i secilës moshë dhe nga çdo kategori e shoqërisë të mund t’i kuptojë me lehtësi këta libra. Ky rrëfim efikas dhe i qartë mundëson që ato të lexohen përnjëherësh. Madje edhe ata që me ashpërsi refuzojnë natyrën shpirtërore ndikohen nga faktet e rrëfyera në këta libra dhe nuk mund ta refuzojnë vërtetësinë e përmbajtjes së tyre.
Ky libër dhe të gjitha veprat e Harun Jahjasë mund të lexohen individualisht apo të diskutohen në grup. Ata lexues që kanë dëshirë të përfitojnë prej këtyre librave do ta shohin se diskutimi për to është shumë i dobishëm, sepse do të jenë në gjendje t’i rrëfejnë njëri tjetrit mendimet dhe përvojat e tyre.
Veç kësaj, është një shërbim i madh për fenë të kontribuohet në prezantimin dhe qarkullimin e këtyre librave, të cilët janë shkruar vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut. Të gjithë librat e autorit janë jashtëzakonisht bindës, kështu, për ata që dëshirojnë t’ua komunikojnë fenë njerëzve, njëra prej metodave më efikase është t’i inkurajojnë ata t’i lexojnë këta libra.
Shpresojmë se lexuesi do të gjejë pak kohë për t’i hedhur një shikim pasqyrës së librave tjerë në faqet e fundit të librit dhe të vlerësojë burimin e pasur të materialit mbi çështjet e lidhura me besimin, të cilat janë shumë të dobishme dhe është kënaqësi t’i lexosh. Në to, njeriu nuk do të gjejë, sikurse në disa prej librave të tjerë, pikëpamjet personale të autorit, shpjegime të bazuara në burime të dyshimta, stile të pavëmendshme ndaj respektit dhe nderimit që u takon çështjeve të shenjta, ose shpjegime të pashpresë, që ngjallin dyshime dhe shpjegime pesimiste që krijojnë devijime në zemër.


PARATHËNIE


Kurani iu zbrit njerëzimit nga Allahu që t’i shërbej si udhërrëfyes, ai përmban të dhënat më të sakta, që i sjellin lajme të gëzuara njerëzimit, që e paralajmërojnë atë dhe e rrënjosin frikën në të. Është një mëshirë e madhe dhe i vetmi Libër Hyjnor. Për atë arsye, njerëzit duhet ta lexojnë dhe mësojnë Kuranin mbi çdo gjë tjetër.
Sikur që përmban urdhërat e Allahut, Kurani gjithashtu u jap njerëzve të dhënat më të sakta për një varg çështjesh.
Allahu na mëson urtësi të rëndësishme në ato pjesë ku përshkruhen jetët e profetëve të së kaluarës. Tregimi jetësor i secilit profet na pajisë si me mësime të fesë ashtu edhe me shembuj se si duhet të sillemi në kohën dhe shoqërinë në të cilën jetojmë. Mësimi i këtyre tregimeve jetësore në hollësi, përpjekja për të kuptuar urtësinë që ato përmbajnë dhe të luturit Allahut që të mund ta bëjmë këtë, është detyrë e secilit Mysliman.
Në këtë libër do të analizojmë jetën dhe përpjekjet e njërit prej këtyre profetëve të së kaluarës, Jusufit (as), dhe do të marrim parasysh dijeninë që Allahu na dhuron në lidhje me të.
Profeti Jusuf (as), i njohur në Bibël si Jozefi, është njëri prej atyre profetëve për jetën e të cilit Kurani ka shumë për të thënë. Gati e tërë Surja Jusuf, njëra prej më të gjatave në Kuran, i kushtohet jetës së tij dhe të familjes së tij. Herët në këtë sure, Allahu zbulon se tregimi i tij jetësor përmban informata të rëndësishme, dëshmi dhe urtësi:

Njëmend, për ata që pyesin (interesohen), në ndodhinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij pati fakte (mbi fuqinë e Zotit). (Sure Jusuf: 7)

Pasi që Allahu u kushton shumë hapësirë hollësive të jetës së Profetit Jusuf (as), mund të jemi të sigurt se besimtarët mund të mësojnë shumë prej saj. Në të vërtetë, vargjet e fundit të sures theksojnë se tregimet jetësore të profetëve përmbajnë mësime të rëndësishme për ata që posedojnë mençuri dhe arsye dhe që janë në gjendje të kuptojnë kuptimet thelbësore të pranishme në krijim:

Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kurani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjta) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson. (Sure Jusuf: 111)

Njëri prej shembujve më madhështor të urtësisë në tregimet jetësore të profetëve është mënyra se si vargjet jo vetëm që përshkruajnë ngjarjet në të kaluarën, por gjithashtu ofrojnë mësime për gjeneratat e ardhshme duke vënë theksin në ndodhitë që akoma duhet të ndodhin. Në këtë kuptim, jeta e Jusufit (as) ka disa domethënie. Kur i hedhim një vështrim jetës së tij shohim se Myslimanët janë përballur me vështirësi të ngjashme në të gjitha kohërat, se ata u janë nënshtruar akuzave të pabaza prej njerëzve që nuk janë të fesë së tyre dhe se ata kanë përjetuar situata të shumta në të cilat është dashur të tregojnë durim dhe bindje përballë vullnetit të Allahut. Na është thënë se në një moshë të re Profeti Jusuf (as) ishte hedhur në një pus nga vëllezërit e tij dhe ishte lënë të vdes, se ai më vonë ishte shitur si rob dhe kishte kaluar shumë vite në burg si pasojë e akuzave të rrejshme dhe se ishte sprovuar me një varg vështirësish. Pra kur besimtarët i hedhin një vështrim jetës së tij gjejnë një numër të madh ngjashmërish me vet jetët e tyre. Është ligji i pandryshueshëm i Allahut ai që besimtarët gjatë gjithë kohës janë përballur me situata të ngjashme. Allahu e bën të qartë këtë në një numër të vargjeve:

Ky është ligji i Tij edhe me të dërguarit që i dërgoi para teje. E në ligjin Tonë ti nuk gjen ndryshim. (Sure Isra: 77)

(ky është) Ligji i Allahut e është i kahershëm edhe ndër të parët, në ligjin e Allahut nuk do të gjesh ndryshime. (Sure Fet’h: 23)

Veç kësaj, pas gjithë kurtheve që iu kurdisën atij; mënyra se si ai u hodh në pus, si u përgojua, si u burgos padrejtësisht dhe u la aty me vite, Allahu më në fund e bëri Jusufin (as) drejtues të Thesarit të Shtetit. Ai i dha atij pushtet, pozitë dhe pasuri. Ligji i pandryshueshëm i Allahut vlen këtu, sikur që vlen në çdo sferë tjetër. Allahu premton në disa vargje se besimtarët do të jenë të shpëtuar pas gjithë fatkeqësive të tyre:

Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira Allahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit. (Sure Nur: 55)

Pikërisht si edhe me profetët tjerë, besimtarët që lexojnë tregimin jetësor të Profetit Jusuf (as) do të ndeshen me shumë lajme të gëzuara dhe do të mësojmë një numër të madh mësimesh. Duke qenë kështu, secili besimtar duhet t’i lexojë këto histori dhe të përpiqet ta kuptojë urtësinë që ato përmbajnë. Të kuptuarit e plotë të jetës së Profetit Jusuf (as) do t’i pajisë besimtarët me atë lloj diturie që do t’iu sjellë dobi atyre në jetën e tyre të përditshme dhe gjatë gjithë jetës së tyre.



HISTORIA E PROFETËVE


Kur e analizojmë historinë e profetëve, ndeshemi me një të vërtetë mahnitëse. Numri më i madh i tyre kishin prejardhje të njëjtë. Kjo zbulohet në një numër vargjesh në Kuran:

Këta (të përmendur) ishin që Allahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilët), dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur… (Sure Merjem:58)

Siç mund të shihet prej këtij vargu, individët superior të cilët u dërguan si profetë u zgjodhën posaçërisht prej Allahut dhe bënë thirrje në emër të Tij për në rrugën e drejtë. Natyrisht se është një nder i jashtëzakonshëm të jesh i zgjedhur i Allahut. Prandaj profetët janë individë shumë të vlefshëm, si për arsye se u zgjodhën prej Allahut ashtu edhe për shkak të natyrës së drejtë të tyre.
Pas profetit të parë, Ademit (as), profeti më i vjetër i përmendur në Kuran është Nuhi (as). Siç e dimë, Nuhi (as) tregoi durim dhe vendosmëri të madhe në shpjegimin e qenies dhe njëshmërisë së Allahut një fisi mosbesimtar dhe kur ai fis këmbënguli në mohimin e tyre, ata u fundosën nga një rrebesh i madh shiu që e dërgoi Allahu. Vetëm Nuhi (as) dhe ata besimtarë që e pasuan atë shpëtuan, duke e mbijetuar rrebeshin me anë të arkës që kishin ndërtuar, ashtu siç u kishte premtuar Allahu.
Allahu lavdëron Profetin Nuh (as) në Kuran:

Selam i qoftë Nuhut (prej Allahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij). Ne kështu i shpërblejmë të mirët. Vërtet, ai ishte prej robërve Tonë që janë besimtarë. (Sure Saffat:79-81)

Në një varg tjetër Allahu zbulon se pasardhësit e Profetit Nuh (as) do të jenë “të qëndrueshëm,” me fjalë të tjera se ata kurrë nuk do të zhduken:

Për Zotin Neve na pat thirr në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë.
Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe.
E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën. (Sure Saffat: 75-77)

Gjeneratat erdhën e shkuan pas Profetit Nuh (as) dhe njerëzit prapë u larguan nga rruga e drejtë, duke i adhuruar idhujt dhe duke ia kthyer shpinën Allahut. Në atë kohë, Profetit Ibrahim (as) iu dhurua dhuntia e profecisë (pejgamberllëkut) dhe iu dha përgjegjësia që të thërriste njerëzit që t’i kthehen Allahut dhe rrugës së drejtë. Profeti Ibrahim (as) ishte njëri prej pasardhësve të Profetit Nuh (as) që kishin mbetur “të qëndrueshëm” në tokë. Allahu e zbulon këtë në Kuran me këto fjalë:

Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij. (Sure Saffat: 83)

Profeti Ibrahim (as) ishte një njeri shumë i dëlirë dhe i shenjtë dhe njeri që Allahu e lavdëroi. Në një varg, Allahu pohon:
Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur Allahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? Allahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë. (Sure Nisa: 125)

Veç kësaj siç zbulohet në Kuran në lidhje me Profetin Ibrahim (as):

• Vërtet, Ibrahimi ishte shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i kthyeshëm. (Sure Hud: 75)

• Vërtet, Ibrahimi ka qenë shëmbëlltyrë e të mirave, adhurues i Allahut, besimtar i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët. (Sure Nahl: 120)

• Falënderues për të mirat e Tij. Ai (Allahu) e zgjodhi atë (për pejgamber) dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë. (Sure Nahl: 121)

• A u kanë zili atyre njerëzve për atë që Allahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit Librin e Urtësinë (Sheriatin) dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh. (Sure Nisa: 54)

• E nga pasardhësit e tij (të Ibrahimit) udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. (Sure En’am: 84)

• Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet (Sure Nexhm: 37)

Me Profetin Ibrahim (as) filloi një brez i pandërprerë i pasardhësve. Edhe pse ai kreu detyrën e tij si i dërguar te mohuesit e Allahut me sinqeritet dhe vendosmëri të madhe, shumica e njerëzve përreth tij (me përjashtim të kushëririt të tij, Profetit Lut (as)) dështuan t’i kushtojnë vëmendje porosisë së tij. Në këtë moment, Profeti Ibrahim (as) kërkoi prej Allahut që një besimtar i pastër të jetë trashëgimtar i tij dhe të vazhdoj të përfaqësoj fenë e Allahut në tokë. Allahu iu përgjigj lutjes së Profetit Ibrahim (as) me një mrekulli, duke i dhënë gruas së tij një fëmijë të pastër, megjithëse ajo ishte e vjetër dhe shterpë. Në këtë mënyrë Profeti Ibrahim (as) u bë babai i Profetit Is-hak (as), i cili ishte një profet i shquar në sytë e Allahut, i pajisur me arsye, besim dhe vetëdije për Zotin. Me kohë, Profeti Is-hak (as) gjithashtu pat një djalë dhe e quajti Jakub. Që të dy ishin dhunti të Allahut për Profetin Ibrahim (as):

E pasi u largua prej tyre dhe prej çka adhuronin ata pos Allahut, Ne i dhuruam atij Is-hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë pejgamberë. (Sure Merjem: 49)

Dhe Ne i dhuruam atij Is-hakun dhe Jakubin, e në pasardhësit e tij shpallëm pejgamberllëkun dhe librin e shenjtë (librat e shpallura), atij i dhamë shpërblimin në këtë botë, kurse në botën tjetër do të jetë ndër të mirët e përsosur. (Sure Ankebut: 27)

Një djalë tjetër i Profetit Ibrahim (as) ishte Profeti Ismail (as). Së bashku ata ndërtuan “shtëpinë” e parë, ose vendin e adhurimit, Qaben. Lutja që ata bënë në këtë kohë është shënuar në Kuran me këto fjalë:

Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): "Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!"
Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtetë Ti je që falë, je mëshirues!" (Sure Bekare: 127-128)

Allahu iu përgjigj kësaj lutje dhe prej pasardhësve të Profetit Ibrahim (as) krijoi një bashkësi që i nënshtrohej Allahut plotësisht. Bijtë dhe nipat e Profetit Ibrahim (as) dhe vet fëmijët e tyre ishin njerëz të bekuar që në mesin e tyre kishin profetë, që besuan në Allahun dhe jetuan në pajtim me urdhërat e Tij përkundër faktit se jetuan në një mjedis kryesisht pagan. Profeti Musa (as), Haruni (as), Davudi (as), Sulejmani (as), Jakubi (as) dhe Junusi (as) dhe shumë të tjerë si ata ishin të gjithë individë të pastër dhe të përsosur, pasardhës të Profetit Ibrahim (as). Allahu thotë kështu për pasardhësit e profetëve:

Ne atij (Ibrahimit) i falëm Is-hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhëzuam. Më parë edhe Nuhun e patëm udhëzuar. E nga pasardhësit e tij (të Ibrahimit) udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë bamirësit. (shpërblyem) Edhe Zekerijanë, Jahjanë, Isain, Ilijasin të gjithë prej të mirëve të përsosur. (shpërblyem) Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit tjerë. Edhe disa nga prindërit, nga pasardhësit dhe nga vëllezërit e tyre i zgjodhëm (për pejgamberë) dhe i udhëzuam në rrugë të vërtetë. Ky është udhëzim i Allahut, udhëzon me të kë të dojë nga robërit e Tij. E sikur t'i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për t'iu shkuar huq ajo që kanë vepruar. Ata ishin që u patëm dhënë librin, urtësinë e pejgamberllëkun; e nëse këta (idhujtarët mekas) e refuzojnë këtë (pejgamberllëkun tënd), Ne e kemi siguruar këtë me një popull që nuk e refuzon. Ata (të dërguarit e përmendur) ishin që All-llahu i vuri në rrugë të drejtë… (Sure En’am: 84-90)

Profeti Ibrahim (as) ua kaloi besimet e tij djemve të tij, një proces ky që u përsërit nga nipi i tij Jakubi (as). Allahu përshkruan këtë në Kuran:

Kur Zoti i vet i tha atij: "Dorëzohu"! Ai tha: "Iu kam dorëzuar Zotit të gjithësisë"! E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi, (u tha) "O bijtë e mi, Allahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë myslimanë!" A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: "Çka do të adhuroni pas meje"? Ata thanë: "Do të adhurojmë Zotin tënd, dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, një të vetmin Zot dhe ne, vetëm Atij i jemi dorëzuar!"
Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata. (Sure Bekare: 131-134)

Mirëpo, të jesh pasardhës i Profetit Ibrahim (as) sigurisht që nuk domethënë se do të jetë i drejtuar automatikisht në rrugën e drejtë. Njësoj sikur që ky brez ka përfshirë profetë, njerëz të devotshëm dhe që i frikësohen Zotit, po ashtu ka nxjerrë njerëz që nuk kanë arritur të kuptojnë konceptin e fesë apo të gjejnë rrugën e drejtë. Ky fakt zbulohet po ashtu në Kuran. Duke folur, për shembull, për pasardhësit e Profetit Ibrahim (as) dhe të djalit të tij Profetit Is-hak (as), Allahu thotë:

Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is-hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të kenë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues të hapët të vetvetes. (Saffat: 113)

Natyrisht, profetët ishin njerëz të zgjedhur, njerëz superior, por siç do të shohim në kapitujt në vazhdim, në mesin e nipave të tyre, vëllezërve, djemve, baballarëve dhe madje edhe grave të tyre, dolën njerëz që u sollën në kundërshtim me vullnetin e Allahut, tejkaluan kufijtë që përcaktoi Ai dhe kundërshtuan fenë e Tij. Allahu zbulon këtë në një varg tjetër:

Ne Nuhun dhe Ibrahimin i zgjodhëm të dërguar e pasardhësve të atyre dyve ua dhamë pejgamberllëkun dhe Librin. Disa prej tyre i udhëzuan në rrugë të drejtë po shumë prej tyre mbetën jashtë rrugës. (Sure Hadid: 26)

Në mesin e atyre që u sollën në këtë mënyrë përkundër asaj se ishin pasardhës të profetëve ishin disa prej djemve të Profetit Jakub (as).
Allahu flet për Profetin Jakub (as) shumë herë në Kuran, duke e përshkruar atë si njeri të sinqertë, të vendosur, largpamës, të zgjedhur dhe të favorizuar. Allahu flet për cilësitë e larta të Profetit Jakub (as), në këto vargje:

Përkujto robërit tanë Ibrahimin, Is-hakun, Jakubin që ishin të fortë në zbatimin e detyrave dhe largpamës në fe. Ne i pajisëm ata me një virtyt të posaçëm, me përkujtim ndaj botës tjetër. S'ka dyshim se ata ishin te Ne prej të zgjedhurve më të mirë. (Sure Sad: 45-47)

Dhe ia falën atij Is-hakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të gjithë i bëmë të mirë (pejgamberë). Dhe ata i bëmë shëmbëlltyrë që udhëzonin sipas urdhrit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë. (Sure Enbija: 72-73)

Veç kësaj, Allahu gjithashtu zbulon në Suren Jusuf se Profeti Jakub (as) ishte një njeri i ditur, i cili posedonte dituri të posaçme që i ishte dhuruar atij:

Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për te, ngase Ne e kemi mësuar për atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. (Sure Jusuf: 68)

…Ai(Jakubi) tha: "A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?" (Sure Jusuf: 96)
Njëri prej djemve të Profetit Jakub (as) ishte Profeti Jusuf (as), i cili më së miri kuptoj besimin dhe virtytet morale që Jakubi (as) i inkurajoi tek fëmijët e tij. Këtë mund ta shohim prej fjalëve të tij siç na rrëfen Allahu në Kuran:

Unë e ndoqa fenë e prindërve të mi: Ibrahimit, Is-hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t'i përshkruajmë kurrë një send shok Allahut. Ky (besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga Allahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën. (Sure Jusuf: 38)

Megjithatë, nuk ishin të gjithë vëllezërit e Jusufit sikurse ai. Përveç vëllait të tij më të ri, i cili i përngjante shumë atij, vëllezërit e tjerë të tij nuk arritën të kuptojnë konceptin e besimit, ishin robër të dëshirave të tyre vetjake dhe tejkaluan kufijtë që Allahu përcaktoi. Prandaj, këta vëllezër ishin ata që ia përgatitën një kurth mizor Profetit Jusuf (as).
Kapitujt në vazhdim të këtij libri do të përshkruajnë këtë kurth që u përgatit për Profetin Jusuf (as), çfarë ndodhi pastaj dhe sjelljen e tij shembullore përballë gjithë këtyre ngjarjeve.




FËMIJËRIA E PROFETIT JUSUF (as)
ËNDRRA E TIJ E FËMIJËRISË


Profeti Jusuf (as) pa një ëndërr kur ishte ende fëmijë dhe e pyeti babanë e tij se çfarë kuptimi kishte ajo. Babai i tij, Profeti Jakub (as), interpretoi ëndrrën dhe e përgëzoi atë. Ai po ashtu e paralajmëroi Jusufin (as) që të mos u tregonte vëllezërve të tij për të. Kjo ngjarje përshkruhet në Kuran:

(përkujto) Kur Jusufi, babait të vet i tha: "O baba im, unë pashë (në ëndërr) njëmbëdhjetë yje dhe diellin e hënën, i pashë duke më bërë mua sexhde!"
Ai (Jakubi) tha: "O biri im, mos u trego ëndrrën tënde vëllezërve tu, se po të bëjnë ndonjë dredhi, s'ka dyshim, djalli për njeriun është armik i hapët".
Ja, kështu Zoti yt të zgjedh ty, të mëson interpretimin e ëndrrave, plotëson dhuntinë e Tij ndaj teje dhe familjes së Jakubit, sikurse pat plotësuar atë më parë ndaj prindërve tu, Ibrahimit dhe Is-hakut. Vërtet, Zoti yt është më i dijshmi, më i urti!" (Sure Jusuf: 4-6)

Arsyeja pse babai i tij paralajmëroi Jusufin (as) që të mos u tregonte vëllezërve të tij për ëndrrën qëndron në sjelljen e tyre, e cila nuk arriti të frymëzojë çfarëdo sigurie. Si një njeri i urtë dhe i kuptueshëm, Profeti Jakub (as) ishte i vetëdijshëm se djemtë e tij kishin karakter të tillë që ngjallte grindje dhe xhelozi. Duke i njohur ata aq mirë, atij ia mori mendja se ata mund t’i përgatitnin ndonjë kurth Jusufit (as). Për këtë arsye Profeti Jakub (as) paralajmëroi Jusufin (as) për armiqësinë e shejtanit dhe e këshilloi atë që të jetë i kujdesshëm.
Mësimi që duhet të nxjerrim nga kjo është se Myslimanët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj njerëzve që shkaktojnë përçarje dhe ngatërresa dhe ndaj njerëzve që janë të dobët në çështjet e fesë dhe të mos u tregojnë njerëzve të tillë për zhvillimet e kënaqshme ose gjasat e mira të ardhshme për Myslimanët. Kjo për arsye se njerëzit që janë vërtet të devotshëm kënaqen kur Myslimanëve u ndodhë ndonjë e mirë, bëhen më të fuqishëm apo në përgjithësi vijnë në pozitë të favorshme, ndërsa ata që shkaktojnë përçarje tmerrësisht pikëllohen nga kjo. Pasi që të tillët nuk kanë dëshirë të shohin çka do që i sjellë dobi fesë apo besimtarëve të saj, ata përpiqen që të parandalojnë që të ndodhin gjëra të tilla dhe madje bashkëpunojnë me armiqtë e besimtarëve në mënyrë që të ndodhë kjo. Allahu përshkruan sjelljen e ngatërrestarëve:

Nëse ty të takon ndonjë e mirë (në luftë), ajo u vjen keq atyre, e nëse të godet ndonjë e pakëndshme, ata thonë: "Ne edhe më parë kemi ndërmarrë për çështjen tonë dhe kthehen të gëzuar. (Sure Teube: 50)

Për këtë arsye njerëzve të tillë nuk duhet t’u tregohet për zhvillimet e kënaqshme dhe të mbara në lidhje me Myslimanët para se ato të ndodhin dhe për këtë arsye ndaj të tillëve duhet të sillemi me kujdes të madh. Paralajmërimi që Profeti Jakub (as) i bëri djalit të tij Jusufit (as) është një shembull i qartë për këtë.



KURTHI I PËRGATITUR PËR PROFETIN
JUSUF (AS) PREJ VËLLEZËRVE TË TIJ


Profeti Jakub (as) kishte të drejtë kur paralajmëroi djalin e tij. Vëllezërit tjerë ishin xheloz në të dhe në vëllain e tij më të ri. Kjo zili digjej me aq forcë përbrenda tyre sa që i shtyri ata të përgatitin kurth për Jusufin (as). Ky është edhe një tregues tjetër se sjellja e vëllezërve të Jusufit ishte shumë larg vlerave morale të Islamit dhe se ata po dështonin të shfaqnin karakterin e besimtarëve të vërtetë. Kurthi që ata përgatitën dhe ajo që ata i bënë Profetit Jusuf (as) rrëfehen në Kuran:

Kur ata (vëllezërit) thanë: "Pasha Zotin, Jusufi dhe vëllai i tij, janë më të dashur te baba ynë se sa ne, ndërsa ne jemi grup (i fortë). Vërtet, babai ynë është në gabim sheshazi. Mbyteni Jusufin ose hidheni diku larg në një vend e babai juaj t'ju dojë juve e pas asaj (pendohuni) bëheni njerëz të mirë. (Sure Jusuf: 8-9)

Siç duket fare qartë në këto vargje, zilia ishte arsyeja kryesore që qëndronte prapa kurthit që vëllezërit e Jusufit përgatitën për të. Mendimi se babai i tyre e donte Jusufin (as) dhe vëllain e tij më shumë ishte ajo që i çoj ata drejt kësaj xhelozie. Ata dëshironin një dashuri të drejtuar vetëm nga ata, dhe menduan, për shkak të numrit të tyre dhe mënyrës se si i jepnin zemër njëri tjetrit, se ata kishin më shumë të drejtë në atë dashuri.
Është e qartë se kjo është mënyra më e shtrembëruar e të menduarit. Sipas Kuranit, masa e vërtetë e dashurisë së një besimtari është se deri në çmasë është e motivuar ajo nga vetëdija për Zotin. Kushdo që është më se i vetëdijshëm për Allahun më së shumti i frikësohet Atij dhe qëndron me përpikëri përbrenda kufijve të sjelljes të përcaktuar prej Tij. Prandaj, njerëzit që ata duan më së shumti janë ata që shfaqin vlerat më të drejta morale. Ky është kuptimi i dashurisë i besimtarëve. Është e qartë se Profeti Jakub (as) përvetësoi këtë masë të njëjtë kur iu dha dashurinë djemve të tij. Është plotësisht e natyrshme se pasi që Profeti Jusuf (as) ndjente më shumë frikërespekt ndaj Zotit dhe posedonte vlera më të larta morale se vëllezërit e tjerë të tij ai duhej ta kishte dashur atë më së shumti. Mirëpo, pasi që vëllezërit e Profetit Jusuf (as) nuk ndanin atë pikëpamje, ata nuk ishin në gjendje të kuptojnë dashurinë që babai i tyre ndjente për Jusufin (as) dhe për vëllain e tyre më të ri. Ky është një tregues i rëndësishëm i asaj se sa shumë kishin devijuar karakteret e tyre nga feja e tyre.
Një aspekt tjetër i sjelljes së tyre që vlen të përmendet është mënyra e pasjellshme me të cilën ata u sollën ndaj babait të tyre. Përkundër asaj se babai i tyre ishte profet i zgjedhur dhe njeri me zgjuarsi dhe arsye të lartë, ata pretendonin se babai i tyre “po gabonte haptazi” për shkak të dashurisë së tij ndaj Jusufit (as) dhe vëllait të tij. Kjo sjellje e paturpshme ndaj një profeti tregon se sa i dobët ishte besimi i tyre. Veç kësaj, mënyra se si ata u përpoqën ta mbysin Profetin Jusuf (as) është edhe një dëshmi e dobësisë së besimit të tyre dhe e natyrës së tyre ngatërrestare. Është fare e qartë se asnjë njeri që i frikësohet Allahut, që beson se do të jap përgjegjësi për veprimet e tij në jetën e përtejme (në ahiret) dhe që e di se Allahu e sheh dhe e dëgjon atë në çdo çast asnjëherë nuk do të mund të përkrahte ndërmarrjen e një veprimi të tillë dhe madje kurrë as që do të mund ta mendonte një gjë të tillë as edhe për një moment të vetëm. Mirëpo, për ta bërë babën e tyre që t’i don apo t’i kënaqë ndjenjat e tyre të xhelozisë, këta njerëz besuan se zgjidhja ishte ta mbysin Profetin Jusuf (as) apo ta braktisin atë diku në rrugë.
Vrasja është gjithsesi një mëkat dhe braktisja e një fëmije të ri buzë rrugës është një veprim shumë i lig. Njerëzit të cilët madje do të mendonin të bëjnë një gjë të tillë është e qartë se nuk kanë vetëdije apo ndjenjë keqardhjeje. Prandaj, vëllezërit e Profetit Jusuf (as) ishin të pandjenja dhe të pamëshirë.
Mënyra e të menduarit të tyre ishte po ashtu plotësisht e gjymtë. Ata shpresuan se pas kryerjes së një mëkati të tillë dhe pas bërjes së një gjëje kaq të lig ndaj Jusufit (as) mund të mbeteshin ende prej atyre “që veprojnë drejt.” Natyrisht se nëse dikush me të vërtetë dëshiron që Allahu ta falë atë pasi të ketë bërë mëkat ai po ashtu mund të shpresoj që të ndryshojë sjelljen e tij dhe të jetë prej atyre që ndjejnë frikërespekt ndaj Zotit. Megjithatë, këta burra shpresuan të mbeten prej atyre që ndjejnë frikërespekt ndaj Zotit edhe duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se veprimet e tyre ishin të gabueshme. Kjo është edhe një dëshmi tjetër se atyre u mungonte aftësia e të gjykuarit dhe karakteri i besimtarit të vërtetë.
Kjo mund të shihet në vazhdim të këtij vargu se në momente të rrezikut të skajshëm Allahu ndihmoi Profetin Jusuf (as), duke i frymëzuar vëllezërit e tij që ta hedhin atë në pus në vend se ta mbysin:

Njëri prej tyre tha: "Mos e mbytni Jusufin, e në qoftë se jeni për të bërë diç, lëshojeni atë në fund të bunarit, do ta marrë atë dikush prej udhëtarëve". (Sure Jusuf: 10)

Siç kemi parë, pa marrë parasysh se çfarë plane sajuan ata në lidhje me Profetin Jusuf (as) dhe pa marrë parasysh se çfarë kurthe kurdisën për të, profeti ishte gjithnjë i nënshtruar ndaj fatit që Allahu kishte përcaktuar për të. Askush kurrë nuk mundet të ndalojë fatin i cili i është ndarë atij. Allahu e ka krijuar fatin e Profetit Jusuf (as) madje para se ai të lindte dhe profeti përjetoi atë fat pikërisht ashtu si e kishte përcaktuar Allahu.
Duhet të jemi të vetëdijshëm në këtë pikë se nuk ishte vëllai ai që i mundësoi Jusufit (as) të mbijetoj duke sugjeruar që ta hedhin atë në pus, por se ishte Allahu Ai që ndaloi vdekjen e tij. Po të kishte dashur Allahu, mund të mos ia kishte dhënë vëllait kurrë idenë që ta hedhin Jusufin (as) në pus. Mirëpo, ishte e shkruar si fat i Profetit Jusuf që ata të planifikonin ta mbysin atë por pastaj në vend të kësaj e hodhën në pus. Ja pse vëllait të tij iu kujtua kjo ide. Mendimi i rëndomtë që dikush mund ta mashtroj fatin e vet është i pamundur. Fati i Profetit Jusuf (as) ishte përcaktuar deri në hollësinë më të vogël. Fakti se ata nuk e mbytën atë nuk ishte rezultat i asaj se plani i tyre kishte dështuar, por për shkak se Allahu e kishte planifikuar ndryshe që nga fillimi.
Në të vërtetë, Allahu ia kishte zbuluar këtë plan atij në ëndrrën e tij kur ai ishte ende fëmijë. Jeta e Profetit Jusuf (as) u shpalos në mënyrë të tillë për të vërtetuar vërtetësinë e kësaj ëndrre. Allahu ndonjëherë mund t’u jap disa prej robërve të Tij shenja në lidhje me të ardhmen. Ai i zbuloi Profetit Muhammed (saas) në një ëndërr që ai do të pushtonte Mekën dhe se do të shkonte në pelegrinazh (haxhillëk) me besimtarët në siguri të plotë. Vargu në fjalë lexon:

Allahu ëndrrën e të Dërguarit të Vet e vërtetoi me realitet: se me vullnetin e Allahut do të hyni në xhaminë e shenjtë (në Qabe) të siguruar, të rruani flokët e kokave tuaja, t'i shkurtoni e nuk do të keni frikë! Pra Ai ka ditur atë që ju nuk e dinit, para kësaj ju dha një fitore të shpejtë (Hajberin). (Sure Fet’h: 27)

Çelësi i të kuptuarit të aftësisë së Allahut për të zbuluar atë që është “e panjohur” deri më sot me ndodhi që ndodhin pikërisht ashtu si i zbuloi Ai, është që të vlerësohet se gjithçka që është e panjohur për ne tashmë ka ndodhur në praninë e përjetshme të Allahut dhe tashmë është kryer dhe ka marrë fund. “E panjohura” vlen për qeniet njerëzore. Është Allahu, i Cili nuk është i kufizuar nga koha dhe hapësira, i Cili krijon dhe din gjithçka. Ai ka krijuar gjithë kohën dhe gjithë historinë si një çast të vetëm.
Ne nuk guxojmë ta harrojmë këtë të vërtetë ndërsa vazhdojmë të shqyrtojmë pjesën tjetër të historisë jetësore të Profetit Jusuf (as). Çdo gjë që ndodhë ndodh në përputhje me vullnetin e Allahut dhe për besimtarët ka dobi në çdo gjë që ndodhë. Pas çdo vështirësie dhe fatkeqësie që kërkon durim, Allahu dhuron mirëqenie dhe mirësi në këtë botë si edhe shpërblim në jetën e përtejme (ahiret). Për atë arsye, ndodhitë që duket të jenë “fatkeqësi” nga ana e jashtme, si për shembull të qenit i robëruar, i futur në burg dhe i përgojuar, janë të gjitha në të vërtetë ndodhi të mbara për besimtarët.


PLANI DINAK I VËLLEZËRVE

Në Kuran, Allahu zbulon se vëllezërit e Profetit Jusuf (as) përgatitën një plan dinak kundër tij, plan të cilin ata pastaj e vunë në veprim. Për ta realizuar planin e tyre ata së pari e pyetën babanë e tyre, Profetin Jakub (as), që ta lejonte Jusufin (as) që të shkonte së bashku me ta dhe pastaj filluan ta bindin atë, megjithëse ishin të vetëdijshëm se ai nuk u besonte atyre:

Ata thanë: "O baba ynë ç'ke që nuk na beson për Jusufin, e ne ia duam të mirën atij? Dërgoje nesër atë me ne, le të hajë pemë dhe le të luajë me siguri do ta ruajmë atë. (Sure Jusuf: 11-12)

Siç mund të shihet prej mënyrës se si është shprehur ky varg, babai i tyre ngurronte ta dërgonte Profetin Jusuf (as) së bashku me ta dhe madje u lejoi atyre që të ndjejnë mungesën e besimit të tij në ta, duke i vënë ata menjëherë në pozitë për t’u mbrojtur. Ata pohonin se dëshironin vetëm atë që ishte e mirë për Jusufin (as). Arsyeja se ata ishin në gjendje ta thonë një gënjeshtër të tillë me aq lehtësi gjersa po përgatiteshin ta mbysin apo ta braktisin atë duke e hedhur në pus, është dëshmi se ngatërrestarët nuk e kanë të vështirë të gënjejnë. Në të vërtetë, ata vazhduan të gënjejnë, duke thënë se dëshironin që Jusufi (as) t’i shoqëronte ata për kënaqësinë e tij. Ata gjithashtu premtuan ta mbrojnë dhe të kujdesen për të. Edhe një çështje tjetër e cila meriton t’i kushtohet vëmendje e veçantë këtu është mënyra se si ngatërrestarët gjithnjë provojnë ta paraqesin veten si qëllimmirë. Mënyra se si ata pohuan se dëshironin atë që ishte më e mira për Jusufin (as), duke lënë përshtypjen se po mendonin vetëm për të mirën e tij, ishte pjesë e natyrës së tyre dinake. Sidoqoftë, Profeti Jakub (as) ishte një person mendjehollë dhe i urtë dhe qartë mund të kuptonte natyrën e dyshimtë të tyre:

Ai tha: "Unë mallëngjehem po të vijë me ju, e edhe kam frikë se do ta hajë ujku, kur mungon kujdesi juaj për të". Ata thanë: "Për Zotin, nëse e ha ujku, duke qenë ne grup kaq i fortë, atëherë ne mos qofshim fare!" (Sure Jusuf: 13-14)

Arsyeja pse Profeti Jakub (as) nuk u besonte djemve të tij dhe dyshonte se ata mund t’i shkaktonin ndonjë të keqe Jusufit (as) e shtyri atë që të shfaqte këto dyshime. Atij ia mori mendja se ata do të mund t’i bënin ndonjë të keqe Jusufit (as) dhe pastaj të ktheheshin tek ai pasi të kishin përgatitur ndonjë mënyrë shfajësimi. Ata kundërshtuan këtë ide me forcë dhe u përpoqën që ta bindin atë se asgjë e tillë nuk do të ndodhte. Kjo është një teknikë tjetër që shpesh përdorin njerëzit me karakter ngatërrestar. Në të vërtetë, josinqeriteti i tyre shfaqet në pjesën tjetër të tregimit prej fjalëve që ata thanë:

E në mbrëmje erdhën duke qarë te babai i tyre. Thanë: "O baba ynë, ne shkuam të bëjmë gara, e Jusufin e lamë te teshat tona edhe atë e kishte ngrënë ujku. Ti nuk do të na besosh neve, edhe po të jemi të vërtetë!" (Sure Jusuf: 16-17)

Siç mund të shihet, rrjedha e ngjarjeve ishte pikërisht ashtu siç kishte menduar Profeti Jakub (as). Sjellja e vëllezërve të Jusufit vërtetoi saktësinë e dyshimeve që babai i tyre kishte parandier në lidhje me ta. Fakti se ata erdhën duke qajtur ishte një shenjë e qartë e degjenerimit të sjelljes së tyre. E vërteta është se një qëndrim i tillë i dobët është qëndrim që asnjë besimtar kurrë s’do ta përvetësonte. Pasi që besimtarët e dinë se në çdo gjë ka mirësi dhe mbarësi, ata kurrë as nuk mjerohen dhe as nuk ankohen, pa marrë parasysh se çfarë iu ndodhë atyre.
Veç kësaj, vaji që e bënë vëllezërit e Jusufit ishte i llojit që përdorin ata me karakter jo të sinqertë. Njëra prej teknikave dinake të ngatërrestarëve është përdorimi i lotëve si armë për të mashtruar anën tjetër. Në këtë mënyrë ata përpiqen t’i bëjnë njerëzit tjerë të ndiejnë keqardhje për ta dhe e paraqesin veten si të pafuqishëm. Ata përpiqen që të lënë përshtypjen se meritojnë t’ju besohet ndërsa ata në të vërtetë nuk janë fare të tillë. Ky është një tipar i pandryshueshëm i ngatërrestarëve gjatë shekujve. E vërteta është se vëllezërit e Jusufit nuk ndien as brejtjen më të vogël të ndërgjegjes kur hodhën vëllain e tyre, një fëmijë të vogël, në thellësitë e pusit, mirëpo kur erdh koha që të arsyetoheshin ata erdhën duke qajtur në praninë e babait të tyre. Është e qartë se ata nuk ishin fare të sinqertë dhe lotët e tyre ishin një mashtrim.
Kjo situatë është një mjet për besimtarët që të fitojnë dituri të vlefshme. Kur i kushtohet kujdes i veçantë gënjeshtrës që vëllezërit sajuan për Profetin Jusuf (as), shqetësimi i shprehur nga Profeti Jakub (as) është plotësisht i kuptueshëm. Djemtë e tij kishin ardhur me arsyetime, ashtu siç kishte thënë ai vet. Profeti Jakub (as) kishte shprehur qartë shqetësimet e tij në atë që kishte thënë më herët, duke thënë se frikësohej se Jusufin (as) do ta hante ndonjë ujk. Djemtë e tij, besnik ndaj karakterit të ngatërrestarëve, përfshinë këtë shqetësim në gënjeshtrën që ia thanë babait të tyre pasi që e hodhën Jusufin (as) në pus. Ata menduan se në këtë mënyrë kishte më shumë mundësi që babai i tyre t’ju besonte. Mësimi që besimtarët duhet të nxjerrin nga ky tregim është që t’i shmangen shprehjes së dyshimeve apo shqetësimeve të sinqerta të tyre në afërsi të ngatërrestarëve. Kjo për arsye se, siç kemi parë në këtë shembull, ata mund t’i shfrytëzojnë fjalët e sinqerta të besimtarëve kundër tyre.
Siç mund të shihet në vazhdim të këtij ajeti, ata në të vërtetë ishin të vetëdijshëm se babai i tyre nuk u kishte besuar. Kjo gjendje rezulton nga një gjendje shpirtërore që vlen jo vetëm për vëllezërit e Profetit Jusuf, por për çdo njeri me karakter të dyfytyrëshit. Ata që ngrenë kurthe për besimtarët ndiejnë në vetvete një ndjenjë të përhershme të fajësisë. Ata s’mund të ndalojnë së menduari për veprimet e tyre dhe madje t’i përmendin ato. Ata përdorin konstruksione fjalësh si: “Ti s’do t’na besosh ne kurrë ndonëse ne me të vërtetë po e tregojmë të vërtetën,” që asnjë person i ndershëm s’do të përdorte ndonjëherë. Kjo e bën plotësisht të qartë mungesën e tyre të vetëbesimit, që logjikisht buron nga paaftësia e tyre për të shfaqur karakterin dhe vlerat morale të besimtarit. Në Kuran Allahu jap një shembull të mënyrës së të folurit të rrejshëm dhe të ekzagjeruar të ngatërrestarëve:

Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: "Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i Allahut!" E, Allahu e di se ti je i dërguar i Tij, por Allahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu). Ata betimin e tyre e bëjnë për t'u mbrojtur, andaj ata penguan nga rruga e Allahut. Veprimi që ata bënë është shumë i keq. (Sure Munafikun: 1-2)

Siç kemi parë, një mënyrë e vetëmbrojtjes për ngatërrestarët është të përpiqen “të betohen për t’u mbrojtur,” me fjalë tjera të betohen se diçka është e vërtetë ndërsa në të vërtetë ajo është e pavërtetë. Besimtarët, në anën tjetër, u besojnë fjalëve të njëri tjetrit dhe kurrë nuk ndiejnë ndonjë dyshim. Veç kësaj, ngatërrestarët janë të paaftë t’u shkaktojnë çfarëdo dëmi besimtarëve, madje edhe nëse paramendojnë se i kanë mashtruar ata. Allahu përshkruan gjendjen e tyre në këtë varg:

Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar Allahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen ta mashtrojnë Allahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë. (Sure Bekare: 8-10)


VËLLEZËRIT JAPIN DËSHMI TË RREJSHME

Vëllezërit e Profetit Jusuf ishin, në të vërtetë, plotësisht të vetëdijshëm se ata nuk ishin as edhe një grimë të besueshëm. Për këtë arsye ata sajuan dëshmi të rrejshme, ata po shpresonin se kjo do të mund t’i bënte ata më bindës. Ata lanë këmishën e Jusufit me gjak dhe e sollën te babai i tyre, duke u përpjekur që të krijojnë përshtypjen se ai vërtetë kishte vdekur.
Kjo ndodhi është tregues se ata që kurdisin kurthe për Myslimanët janë gjithashtu në gjendje që të sajojnë dëshmi të rrejshme për të mbështetur komplotet e tyre. Duke marrë parasysh nevojën për të qenë i vetëdijshëm dhe i përgatitur për metoda të tilla, është e domosdoshme që të shqyrtohet “dëshmia” e paraqitur me shumë kujdes meqenëse Allahu kështu ka urdhëruar:

O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, “shqyrtojeni atë mirë”… (Sure Huxhurat: 6)

Mirëpo, Profeti Jakub (as) refuzoi t’u besoj atyre kategorikisht, e kuptoi se çfarë po përpiqeshin të bënin dhe pohoi se e tërë kjo ishte një gënjeshtër që ata kishin përgatitur:

E erdhën (i sollën) e në këmishën e tij me gjak të rrejshëm. Ai tha: "Jo, (nuk e ka ngrënë ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punën. …". (Sure Jusuf: 18)
Duke iu thënë djemve të tij se epshet e tyre i kishin mashtruar ata dhe i shtynë ata të ndërmarrin veprime të tilla, Profeti Jakub (as) po tërhiqte vëmendjen në faktin se njerëzit munden me të vërtetë të bëjnë gjëra të tmerrshme nëse ndjekin prirjet e dëshirave të tyre, se dëshirat trupore janë mashtruese dhe se të gjitha të këqijat e tilla burojnë nga shkaku se njerëzit i ndjekin ato dëshira. Ky është një fakt tjetër për të cilin besimtarët duhet ta vrasin mendjen shumë. Dëshirat e kësaj bote i shpien njerëzit nga e liga dhe secili duhet të jetë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm gjatë gjithë kohës, të dëgjoj zërin e ndërgjegjes së tij dhe jo atë të epsheve të tij. Veç kësaj, një pjesë tjetër e urtësisë që shfaqet në këtë ajet është se ngatërrestarët nxiten nga epshet e tyre.
Njëri prej momenteve më mahnitës këtu është sjellja modeste e Profetit Jusuf (as). Kjo sjellje është një shembull i rëndësishëm për mënyrën se si besimtarët duhet ta mbështesin besimin e tyre vetëm në Allahun dhe të kenë guxim, pa marrë parasysh rrethanat me të cilat ndeshen. Siç kemi parë, Profeti Jakub (as) ishte në të vërtetë plotësisht i vetëdijshëm se djemtë e tij kishin ngritur kurth për Jusufin (as). Megjithatë, duke u sjellë me durim dhe përmbajtje të pamasë, ai kërkoi ndihmë prej Allahut. Fjalët që u tha djemve të tij, edhe njëherë zbulojnë se çfarë personi i durueshëm dhe besimtar ishte ai:

…Halli im është: durim i mirë. Allahu është nga i cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani ju". (Sure Jusuf: 18)


PROFETI JUSUF (AS) HIDHET NË PUS

Ekziston një çështje shumë me rëndësi që nuk duhet harruar kur lexojmë për ndodhitë në jetën e Profetit Jusuf (as) – përderisa përjetonte këto ngjarje ai ishte gjithmonë i vetëdijshëm se Allahu ishte pranë tij dhe se Ai dëgjonte dhe shihte vëllezërit e tij kur ata po i përgatitnin kurthin atij. Allahu e siguroi Profetin Jusuf (as):

Pasi që ata shkuan me të dhe vendosën ta vënë në fund të pusit, Ne i shpallëm: "Ti do t'i njoftosh ata për këtë vepër të tyre, e duke mos ditur ata (do të vijë koha t’ju thuash për këtë vepër e ata nuk do të dinë se ti je Jusufi)". (Sure Jusuf: 15)

Vargu i mësipërm e vë theksin mbi dy çështje tjera. E para është mënyra se si vëllezërit e tij bashkëpunuan kur e hodhën Profetin Jusuf (as) në pus. Mbase menduan se do të mund të merrnin përgjegjësi të përbashkët për këtë vepër por të menduarit e tyre ishte shumë i gabuar. Në të vërtetë, sjellja e tyre vetëm dëshmon se atyre u mungonte vetëdija pasi që asnjëri prej tyre nuk u ngrit kundër rrjedhës së veprimit që kishin ndërmarrë.
Prej kësaj mund të vijmë në përfundim se ngatërrestarët jo vetëm se janë në gjendje të ndërmarrin veprim të organizuar kundër besimtarëve, por se ata gjithashtu përbëjnë lëndë të përsosur për protesta masive shoqërore.
Gjithashtu, në ajetin e mësipërm mund të shihet se Allahu e ndihmoi Profetin Jusuf (as) me anë të frymëzimit të Tij, duke e njoftuar për të ardhmen madje në atë moment që dukej të ishte momenti më i errët i jetës së tij. Kjo në vetvete është një mrekulli. Nëse e shikojmë këtë nga këndvështrimi i Profetit Jusuf (as), kjo ishte një mirësi e madhe. Marrja e frymëzimit prej Allahut atëherë kur po e hidhnin në pus dhe sigurimi i tij nga ana e Allahut ishte ndihma dhe përkrahja më e madhe që ai mund të kishte. Me fjalë të tjera, që nga momenti që ishte hedhur në pus, Profeti Jusuf (as) dinte përmes frymëzimit të Allahut se të gjitha kurthet e tyre do të asgjësoheshin. Ai ishte i sigurt dhe i qetë për shkak të besimit të tij në premtimin e Allahut.
Mirëpo, nuk duhet harruar se një besimtar i sinqertë gjithnjë mbështetet në Allahun, pa marrë parasysh se me çfarë vështirësi apo fatkeqësi ndeshet, madje edhe nëse nuk është frymëzuar dhe pranon çfarëdo që ndodhë. Kjo për shkak se Allahu ka njoftuar besimtarët se Ai do të jetë gjithmonë pranë tyre:

Allahu kurrsesi nuk iu mundëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët. (Sure Nisa: 141)

Askush që sinqerisht beson në këtë premtim të Allahut kurrë s’mund të shqetësohet prej kurtheve të kurdisura nga ngatërrestarët dhe jobesimtarët.
Natyra superiore e Profetit Jusuf (as) buron prej vlerave të tij morale dhe nënshtrimit ndaj vullnetit të Allahut. Edhe pse ai ende ishte një fëmijë i vogël, ai ishte shumë i pjekur. Duhet ta marrim me mend se çfarë ndjenje duhet të ketë qenë hedhja në pus për një fëmijë aq të vogël. Vargu flet për hedhjen e tij në thellësitë e pusit, që domethënë se ai ishte në një vend të errët. Ishte në një vend ku kërcënimi për vdekje ishte i madh dhe nuk ishte e sigurt se do të mund të gjendej ndonjëherë. As që mund ta merrte me mend se çfarë njerëz, nëse kushdo, do ta gjenin atë dhe nëse ata do të ishin të mirë apo të këqij. Dikujt që i mungon nënshtrimi ndaj vullnetit të Allahut mund të ketë vështirësi të mëdha dhe të dërmohej prej dyshimeve në rrethana të tilla. Mirëpo, përkundër gjithë kësaj, Profeti Jusuf (as) ishte i durueshëm dhe i nënshtruar ndaj vullnetit të Allahut. Ky është një tregues i qartë i vetëdijes së tij superiore. Është po ashtu e qartë nga fakti se ai ishte sprovuar në këtë mënyrë në një moshë aq të re se kjo nënkuptonte se ai kur të rritej do të ishte prej të zgjedhurve, pasi që vetëm ata që janë sinqerisht të devotshëm ndaj Allahut dhe që i nënshtrohen vullnetit të Tij mund të kalojnë sprova të tilla.
Në vështrim të parë, rrethanat në të cilat u gjend Profeti Jusuf (as) dukeshin vërtetë të frikshme. Ai po kalonte nëpër një sprovë të vështirë. Mirëpo, në dritën e vargut: “E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi…” (Sure Inshirah: 5) Allahu e ndihmoi atë dhe i bëri një premtim që e qetësoi atë dhe i dha qetësi dhe siguri.




DALJA E PROFETIT JUSUF (as) NGA PUSI
JETA E RE E PROFETIT JUSUF (as)


Vargu vijues na njofton për mënyrën se si Profeti Jusuf (as) doli nga pusi:

Dhe atypari kaloi një grup udhëtarësh, e pastaj dërguan ujëmbartësin (për ujë), e ai e lëshoi kovën e vet (në pus) dhe tha: "Myzhde, e gjeta një djalosh!" Ata e fshehën atë si mall tregtie. Po Allahu e dinte shumë mirë se ç'vepronin ata. (Sure Jusuf: 19)

Momenti kur Profeti Jusuf (as) u hodh në pus dhe momenti kur ai u nxjerr prej pusit ishin të dyja ndodhi të përcaktuara në fatin e tij. Asgjë nuk ndodhë jashtë fatit të paracaktuar të njeriut. Për atë arsye karvani që do të kalonte pranë pasi që Jusufi (as) të ishte hedhur në pus, destinacioni i tij dhe soji i njerëzve në karvan të gjitha ishin të përcaktuara me paracaktimin e Allahut madje para se të lindte profeti (as). Besimtarët që kuptojnë këtë të vërtetë të rëndësishme gjithnjë i nënshtrohen vullnetit të Allahut për këtë arsye.
Siç mund të shihet nga ky varg, grupi që e gjeti Profetin Jusuf (as) në pus dhe e shpëtoi atë menduan se do të jenë në gjendje ta shesin atë dhe e konsideruan si mall. Kjo për arsye se sistemi i robërisë ende ishte dominues në Egjipt dhe në rajonin përreth. Njerëzit merreshin në mënyrë aktive me tregti, në veçanti me blerjen dhe shitjen e fëmijëve. Ky ishte shkaku pse njerëzit që e gjetën atë kishin arsye të ngazëllehen për mundësinë që të nxjerrin përfitim prej tij. Mirëpo, vazhdimi i vargut zbulon se ata nënvlerësuan vlerën e tij dhe e shitën atë me një çmim të ulët:

Dhe e shitën atë (Jusufin) për një çmim të vogël, për disa dërhemë (masë argjendi) të numëruar, sepse në mesin e tyre pati të atillë që nuk lakmuan (për çmim më të lartë). (Sure Jusuf: 20)

Në të vërtetë ka një urtësi të madhe në këtë punë. Po të kishin përcaktuar një çmim të lartë për të, po të kishin kuptuar se ai ishte një personalitet i zgjedhur, një profet, ata do të dëshironin ta dëmtonin atë. Ngjashëm, jobesimtarët e tjerë të cilët do të dëgjonin për këtë gjithashtu do të dëshironin t’i shkaktonin ndonjë të keqe atij. Fakti se ata e nënvlerësuan atë dhe e shitën si rob duke shpresuar një përfitim material shkoi në favor të tij.
Urtësia pas kësaj ngjarjeje në jetën e Profetit Jusuf (as) qëndron në mënyrën se si shfaq dobinë dhe mbrojtjen e madhe për besimtarët që është e fshehur në prirjen e përgjithshme të jobesimtarëve t’i nënvlerësojnë ata, duke i konsideruar si të pavlerë dhe të parëndësishëm.
Ka edhe një çështje të rëndësishme këtu. Siç e dimë, Profeti Jusuf (as) njihej për bukurinë e tij të jashtëzakonshme. Mirëpo siç kemi parë, kjo bukuri ende nuk ishte bërë e dukshme në kohën kur ai ra në duart e tregtarëve të skllevërve. Ata nuk arritën të kuptojnë se çfarë personaliteti i vlefshëm ishte ai, duke e cilësuar atë thjeshtë si një “fëmijë.” Kjo domethënë se Allahu në urtësinë e Tij kishte mbajtur të fshehtë këtë bukuri në atë kohë, që ishte edhe një shprehje e ndihmës dhe mbrojtjes së Tij.
Sipas Kuranit, Profeti Jusuf (as) u gjet nga tregtarët e skllevërve dhe iu shit një Egjiptiani. Kjo rrëfehet si në vazhdim:
E ai që e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas së vet: "Bëni pritje të kënaqshme, se është shpresë t'ia shohim hajrin ose ta adoptojmë për fëmijë!" Ja, kështu (sikurse e shpëtuam nga pusi), Ne i bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), e që t'ia mësojmë atij shpjegimin për disa ëndrra. Allahu është mbizotërues i punës së Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve). (Sure Jusuf: 21)

Me anë të këtij Egjiptiani që e bleu atë, Allahu siguroi që Profeti Jusuf (as) të ishte i mbrojtur, i përkujdesur mirë dhe iu mundësua të rritet i qetë në Egjipt. Blerësi i tij atë ia besoj gruas së tij në një mënyrë shumë të mirë dhe të dhimbshme, duke e këshilluar atë që të përkujdesej mirë për të. Në të vërtetë, ata menduan se Jusufi (as) mund të ishte shumë i dobishëm për ta dhe madje menduan ta birësojnë atë. Kjo është edhe një dëshmi tjetër e ndihmës, përkrahjes dhe dashurisë dhe dhembshurisë (mëshirës) së Allahut për profetin (as). Allahu e shpëtoi atë prej rreziqeve të pusit, e vendosi atë në një vend të përshtatshëm dhe Egjiptin e bëri shtëpi të tij. Të gjitha këto ishin mirësi prej Allahut.
Veç kësaj, Allahu i dha Profetit Jusuf (as) dijeni, duke e mësuar atë të interpretoj fjalët e njerëzve. Nuk ka dyshim se kjo është një aftësi e madhe dhe në të njëjtën kohë një mirësi, të cilën Allahu ua dhuron atyre që do Ai prej robërve të Tij. Vargu në lidhje me këtë thotë:

Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush. (Sure Bekare: 269)


AI PËRGOJOHET
KUR ARRIN PJEKURINË

Kështu pra ndodhi që Profeti Jusuf (as) filloi të jetoj me Egjiptianin, Azizin. Sikur që e mësoi t’i interpretoj fjalët e njerëzve, Allahu gjithashtu i dhuroi aftësi të gjykuarit dhe dijeni kur arriti pjekurinë. Aftësia e të gjykuarit të cilës i referohemi në vargun përkatës është aftësia për të sjellë vendim të drejtë të pajtueshëm me
 

 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free